|
Vëllimi poetik “Mjegull” i poetit Lazer Kodra.
Me 15 të Muajit Qershor, poeti Lazer Kodra doli para lexuesve të tij me vëllimin poetik “Mjegull”, promovimin e të cilit e bëri në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” në prezencë të një auditori shumë cilësor, në veçanti fushën e letrave. Kjo veprimtari u zhvillua edhe në kuadër të 10-vjetorit të krijimit të Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, në të cilën autori i librit ka qenë dhe është ndër më aktivët e saj, sidomos si kryeredaktor i gazetës “Dukagjini”.
Ky libër është i teti në krijimtarinë e Lazer Kodrës dhe i katërti vëllim me poezi në një periudhë 9-vjeçare që i bie afërsisht nga një në vit, prodhimtari për tu pasur zili nga krijuesit më në zë. Gjithnjë promovimet e librave të Kodres kanë qenë cilësore edhe në sajë të bashkëpunimit me të papërtueshmin Aleks Dushi si organizator i tyre. I tillë ishte edhe i fundit në radhë. Gjithçka shoqërohet në një monitor me mjedise të mrekullueshme ku autori ka marrë frymëzimin, ku lumi rrjedh rrëmbyeshëm në shtratin e të cilit bashkohen aroma e luleve, flladi i pemëve, oshtima e ortekëve të borës, blegërima e deleve dhe ulërima e ujkut, kënga e shtojzovalleve, thirrja e legjendave e kuvendi i burrave, uji i krojeve e hijeshia e grave të mrekullueshme. Të gjitha mblidhen si pikat e ujit e duke u ndeshë faqeve të shkëmbinjve, formojnë forma të përkryera, të kthyera në figura letrare që vijnë si një këngë e bukur dhe mbërrijnë tek ne, në faqet e librit “Mjegull” të poetit Lazer Kodra. I shoqëruar nga një mjedis me mjegull në monitor, aktori Tomi Delija reciton vargjet e poezisë që ka marrë emrin libri.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|