Bashkë mund të bëjmë më shumë
Me datën 19-20 prill 2013, një përfaqësi e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” e përbëre nga kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj; sekretari i shoqatës Luigj Shyti, kryeredaktori i gazetës “Dukagjini”, Lazer Kodra; kryetari i seksionit të veprimtarive të shoqatës, Prele Milani, kryetarja e seksionit të kulturës, Roza Pjetri, anëtaret e kryesisë: Aleks Dushi dhe Anton Kosteri; anëtare të shoqatës: Silvana Arrinaj e Diana Bungu; aktiviste të shoqatës Lulash Brigja, Tomi Delija, Xhozefa Bungu dhe Damjana Arrinaj dhe i mirënjohuri koreografi Aldo Nika me grupin e valleve prej 7 çiftesh, ishte në Kosove dhe mori pjese në Manifestimin “Zëri Vëllazërimit-2013”, të organizuar nga Shoqata e Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër në Peje.
Manifestimi u realizua me sloganin “Bashkë mund të bëjmë më shume!”.
Në ketë Manifestim morën pjese:
* Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, në Peje,
* Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”- Shkodër,
* Ansambli “Majat e Karafilave” – Plavë e Guci,
* Ansambli “Shpëtimi” në Medvegje,
* Këngëtarë, valltarë, shkrimtarë e veprimtarë nga Hoti, Gruda, Koja e Trieshi- Malësi e Madhe,
* Ansambli “Selman Sadria”, Istog
* Shkrimtarë, artistë e veprimtarë nga Shqipëria, qytetet e Kosovës dhe nga zonat e tjera shqiptare,
* Ansamble e këngëtarë nga Peja, Istogu, Klina, Deçani e qytete të tjera.
Manifestimi filloi në Peje, me Tryezën Tematike, me teme: “Bashkë mund të bëjmë më shume”, në të cilën ligjëruan: Sekretari i Shoqatës “Martin Dreshaj”, Frasher Raca, veprimtaret Neim Prelvukaj e Anton Lulgjuraj; ndërsa nga ne ligjëruan: Lazer Kodra, me teme: “Mundësitë që bashkërisht të bashkëpunojmë në letërsi e art” dhe Luigj Shyti, me teme: “Bashkë mund të bëjmë më shume”.
Pas një shëtitje neper qytet te Komunës se Istogut nen muzikën e valleve tradicionale, në veçanti nga grupi i valleve “Majat e Karafilave” të Plavës-Guci dhe grupi i valleve të koreografit Aldo Nika, u ndaluam para pallatit të kulturës së kësaj komune. Në oborrin e këtij pallati para qindra e qindra qytetareve të komunës së Istogut u dha një koncert me kënge e valle nga përfaqësuesit e trojeve të Shqipërisë së Vjetër, në veçanti me këngëtarin e mirënjohur Ismet Demaj, grupi valleve “Majat e Karafilave”, grupi valleve të Aldo Nikes. Gupi i jone u paraqite me vallen e T’Lekve dhe me vallen sipas motiveve Tiranes, të cilat u mire dhe u duartrokiten nga pjesëmarrësit.
Pas një darke të shtruar nga kryetari i kësaj komune Haki Rugova, u mbyll dita e pare e manifestimit.
Në ditën e dyte ishim në komunën e Klinës. Pas vendosjes së luleve të freskëta në monumentet e dëshmoreve të Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe në monumentin e Nenës Terezë, u bë lëvizja neper rrugët kryesore të qytetit me valle tradicionale dhe nen muzikën e tyre.
Në orën 11. 00 filloi veprimtaria “Fjala poetike”, apo ora e poeteve. Për ketë, anëtari i kryesisë Aleks Dushi, me interpretuesit anëtaren e shoqatës, Djana Bungu, aktorin Tomi Delija, nxënëset Xhozefe Bungu dhe Damjana Arrinaj, solli para pjesëmarrësve poetet e mëdhenj Martin Camaj, Ali Pordrima, Azem Shkreli e At’ Viçenc Malaj, të përgatitur me mjaft përkushtim dhe të paraqitur nëpërmjet monitorit dhe recituesve apo interpretuesve Tomi, Djana, Xhozefja e Damjana.
Me vone ishim në Gllogjan, pranë varreve të dëshmoreve, na priti Baca Ilmi, babai i heronjve të Luftës në Kosove, babai i Ramush Haradinaj. Ai, pas vizitës që bëmë në varrezat e dëshmoreve, na prit në shtëpinë e tij me kafe dhe raki. Aty, në emër të kryesisë së Shoqatës, Bacës Ilmi, ju dorëzua Medaljoni i Shoqatës sonë për djalin e Tij, Ramush Haradinaj, me motivacion: “Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në Luftën pa kompromise për Çlirimin e Kosovës. Një personalitet i veçante i vlerave njerëzore e nacionale. Heroi i Pathyeshëm në shërbim të nacionalitet shqiptar; Lider në luftën për emancipimin e shoqërisë kosovare drejt standarteteve euroatlantike”.
Duke marre me vete mbresat e jashtëzakonshme të këtij Bace që Luftës në Kosove i kishte dhëne tre djem, tre dëshmore, tre heroi, u nisem për në Deçan, në qendrën e Rrafshit të Dukagjinit. Aty na priti kryetari i organizatës së veteraneve të Luftës së Kosovës, kolonel Mushkolaj.
Në ketë pjesëmarrje, në kuadrin e 10 vjetorit të krijimit të Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe 5 vjetorit të bashkëpunimit tone me Shoqatën e Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me vendim të kryesisë nr. 998, date 15 prill 2013, ju dorëzuam titullin “Mirënjohja”: poetit Azem Shkreli e Ali Podrima; veprimtareve: Frashër Raca e Ismet Demaj, Drejtorisë së kulturës në Kline, intelektuales Drita Krasniqi, këngëtarit e rapsodit Dervish Shaqe (pas vdekjes), ansamblit “Selman Sadria” në Istog, ansamblit “Majat e Karafilave” në Plavë e Guci, ansamblit “Shpëtimi” në Medvegje; ju dorëzuam titullin “Anëtar Nderi” të Shoqatës veprimtareve: Anton Lulgjuraj, Neim Prelvukaj, poetit Prend Buzhala, studentes Qëndresa Jashari dhe kolonel Avdyl Mushkolaj.
Kryesia e Shoqatës “Martin Dreshaj”, nderoj me titullin “Anëtar Nderi” të kësaj shoqate, Ndue Sanaj, Roza Pjetri dhe Aleks Dushi.
Pjesëmarrja në manifestimin “Zëri vëllazërimit-2013”, nuk mund të realizohej pa ndihmësen financiare të komunës Pult, me kryetar Sokol Cubin; e konsullit të Nderit të republikës së Austrisë në Shkodër dhe N/kryetar të Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Gjergj Leqejza; të anëtarit të këshillit të bashkise së qytetit Shkodër, anëtarit të kryesisë së Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe biznesmenit Mhill Prroni; si dhe të anëtarit të Shoqatës sonë, Zef Gjergj Nika. Prandaj i urojme me urimin popullor: “Zoti i’ua shtoftë! Paçin e dhënçin!”
Me ketë rast ju bëjmë thirrje biznesmenëve dhe tregtareve dukagjinas dhe më gjere, bëni përpjekje që nga të ardhurat tuaja financiare të na ndihmoni që të vijojme të realizojmë më mire misionin e shoqatës se, pranë nesh do të gjeni në çdo kohe vetveten. Duhet të dini se, punohet në mënyre vullnetare! Kjo është e rëndësishme dhe një element më shume që tu nxit për më shume në kontributin tuaj.