part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Prezantimi i librit “Atentati qe tronditi dy shtete”, me autor studiuesin, poetin dhe publicistin Prele Milanin

Libri “Atentati që tronditi dy shtete” i studiuesit, poetit dhe publicistit  Prelë Milani  u prezantua, më datën 6 prill 2013 në auditorin e gjimnazit Dom Bosko, në Shkodër. Merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, intelektualë, shkrimtare, gazetar të shtypit të shkruar e mendjeve vizive, studentë dhe banorë nga zona e Dukagjinit. Veprimtaria, filloi me një  dokumentar të shkurtër historik me titull “Shala e Fatosave të shqiptarizmit”. Veprimtarinë e drejtoi aktorja e Teatrit “Migjeni”, Rajmonda Marku, “Mirënjohja” e qytetit Shkodër. Në ketë veprimtari dhanë opinione të tyre: Sekretari i Shoqatës, Luigj Shyti; Dramaturgu, shkrimtari, publicisti, Mjeshtri i Madh, Fadil Kraja; publicisti Prele Shytani; profesor Gjergj Perluca, kryetari i shoqatës, Ndue Sanaj; studiuesi Kole Çardaku; kritiku Kadri Ujika dhe poeti e publicisti Lazer Kodra.

Kryetari  i Këshillit  të Komunës Shalë, Ndue Ndrezaj, me rastin e prezantimit të këtij libri, në emër të Këshillit të Komunës Shalë, prezantoi vendimin e këshillit të kësaj komune, për ti dhenë titullin kolonel Ndoke Gjeloshi “Qytetar Nderi” i komunës, pas vdekjes. Ketë titull, në emër të afërmeve të tij, ju dorëzua Kole Nikes, i cili në fjalën e tij, tha: Falënderoj nismëtarët, këshillin e komunës, shoqatën “Atdhetare-Dukagjini” dhe Prele Milanin  për punën e madhe që ka bere në ngritjen e jetës e veprës së kolonel Ndoke Gjeloshit në një libër. Respekt, Prele Milani!
Kjo veprimtari u mundësua financiarisht nga Kole Çardaku, të cilin e falënderojmë, me urimin popullor: “Kole, Zoti  jua shtoftë, paçi e dhënçi!”

 

part03