REALIZIMI I VEPRIMTARIVE TË VITIT, NJË BAZË E MIRE PËR VIJIMIN E REALIZIMIT TË MISIONIT TË SHOQATËS PËR VITIN 2019
Viti 2018, me punën e anëtareve të shoqatës, të anëtareve te kryesisë po mbyllet me shumë realizime, të planifikuara për këtë vit.
Së pari, me punën e palodhur të anëtareve të redaksisë, me në krye Luigj Shytin, të dashamirësve të gazetës “Dukagjini”, dhe të mundësorëve, gazeta edhe ketë vit ka dalë rregullisht në çdo muaj. Në këtë muaj del numri 182 i saj. Për botimin e gazetës kane kontribuar Gjergj Leqejza për pesë numra, Ndue Ftoni për tre numra, Gëzim Çardaku për tre numra dhe Anton Kosteri për një numër, të cilët i falënderojmë, Zoti ju shtoftë “inatin” dhe të vijoni të mundësoni botimin e gazetës.
Së dyti, kemi marrë pjesë duke qenë edhe organizator, në disa veprimtari:
*Me datën 6 – 10 Prill 2018, morëm pjesë në Manifestimin “Zëri i Vëllazërisë-2018”, në kuadrin e vitit të Gjergj Kastrioti. Me datën 6 prill ishim në Lezhë, te Memoriali i varrit të Gjergj Kastriotit. Po atë datë ishim në Hot në kuadrin e 107 vjetorit të Kryengritjes antiosmane dhe të ngritjes së Flamurit Kombëtar në malin e Deçiçit, pranë lapidarit kushtuar kësaj kryengritje.
*Me datën 7 Prill, në mjedisin e bibliotekës së “Luigj Gurakuqi” organizuam paraqitjen e monografisë kushtuar Profesor, Kolë Prelës, me titull “Profesor Kole Prela, deputeti historik i Dukagjini”, me autor Prelë Milanin, me pjesëmarrje nga gjitha trevat shqiptare. Me këtë rast nga Sekretarja e Prefekturës u dorëzua, zonja Feleke Kasemi, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes “Mirënjohja” për profesor Kolë Prelën, si pjesëmarrës në Luftën Nacional-Çlirimtare. Me ketë rast dhe Prelë Milani, nga kryesia e Shoqatës, u nderua me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”. Me datën 9 Prill ishim në Rrafshin e Dukagjinit, në Deçan, bëmë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, në qendër të qytetit, te komuna u zhvillua një koncert i përbashkët festiv. Këtu nderuam me titullin “Mehmet Shpendi” luftëtarët Tahir Selim Geci dhe Lan Selim Geci.
*Me datën 10 Prill ishim në Prekaz, ne nderuam të rënët në Luftën e Kosovës nga familja e Adem Jashari dhe pasi bëmë nderimin e vendosem lule, shkuam në shtëpinë e Adem Jasharit, ku na priti Rifat Jashari. Rreth drekës së kësaj date, bëmë homazhe pranë monumentit madhështor të Adem Jasharit, në qendrën e Komunës Skenderaj dhe pastaj morëm pjesë në koncertin, që u dha me ketë rast i organizuar nga seksioni i kulturës së kësaj komune. Nderuam titullin “Mehmet Shpendi” bashkëluftëtarin e Azem Galicës, Shaban Mangjollim.
Në të gjitha rastet u bën përshëndetje në emër të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”. Shoqata u nderua me titullin “Mirënjohja”, nga shoqata “Martin Dreshaj” për pjesëmarrjen në ketë manifestim.
Ata, që mundësuan marrjen pjesë në ketë manifestimin “Zëri i Vëllazërisë-2018”, janë Ndue Ftoni, me banim në Miçigan, Preke Nike Gjonaj, me banim në Kanada, Gjergj Leqejza, Prele Milani e Mikel Shpatina, si dhe zonja File Strugaçi. të cilët i falënderojmë dhe i urojmë me shprehjen popullore “Paçin e dhënçin!”.
*Me datën 15 prill morëm pjesë në takimin për rrugën e Dukagjinit, të organizuar nga Gjon Dukgilaj dhe i mundësuar nga Ndue Ftoni e Gjon Dukgilaj, me pjesëmarrjen jo vetëm banore të Dukagjinit, por dhe artist e shkrimtar të qytetit të Shkodrës.
*Me datën 13 maj 2018, organizuam festën e 15 vjetorit të themelimit të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” në mjediset e Fshatit të Paqes, me pjesëmarrjen e shumë anëtarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të Shoqatës, por dhe shumë miqve, përfaqësues të shoqatave analoge, si:: Të shoqatës “Martin Dreshaj” me qendër në Peje; të Ansamblit folklorik autokton “Rugova”; të Muzeut “Ivezaj” në Tuz; Klubi i Shkrimtareve në Klinë; Shoqata “Bytyçi-Tiranë – Prizren”; Shoqata “Sali Mani”; Shoqata Kulturore e Atdhetare “Postriba” dhe të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Pejë. Në mes tyre, e veçantë ishte pjesëmarrja e Monsinjor Angelo Massafra, e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Arben Gjuraj dhe e z. Filip Guraziu, anëtar i Këshillit të Bashkisë Shkodër. Në ketë festim u nderuan me tituj nderi: me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, Imzot Monsinjor Angelo Massafra, zoti, Flamur Gashi, zoti, Arben Gjuraj dhe zonja, Prenda Mark Shpendi; me titullin “Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, u nderua zoti Petro Koçi dhe zoti Kolë Çardaku; me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, zoti Tonin Vasa; me titullin “Mehmet Shpendi”, Tulan Lulashi dhe Martin Gjon Gilaj, pas vdekjes; me titullin “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Fadil Galiqi, Dukate Bregu, Besim Zagani, Nikoll Hebja e Lek Mirash Nika – pas vdekjes, Sose Nika Shqau, Kin Kola, Simon Zhuri, Marie Buxha dhe Drita Zefi.
Me rastin e kësaj feste për të pranishmit u dha koncert dhe u bë parada e veshjeve tradicionale të Dukagjinit, nen kujdesin e Luigj Mila, Roza Pjetri e Gjon Dukgilaj.
Në ketë festim pati përshëndetje nga miqtë dhe dhënie të titujve nderi: Përshëndeti: Drejtori i Ansamblit “Rugova”, zoti Vesel Nikçi, i cili në emër të këtij ansambli dorëzoj titullin “Mirënjohja” për shoqatën, për Kryetarin e Shoqatës-Ndue Sanaj dhe për Zef Lulash Sokolin, pas vdekjes; Klubi i Shkrimtarëve në Klinë, zoti Prend Buzhala dhe zoti Ismet Krasniqi-Lala, të cilët nderuan me titullin “Mirënjohja” Kryetarin e Shoqatës, Ndue Sanaj; zoti Rrahman Jashari përshëndeti në emër të Shoqatës “Martin Dreshaj” dhe zoti Ukshin, Shoqatës i dhe titullin “Mirënjohja”; zoti Fadil Grabovci, përshëndeti në emër të Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe nderoj me titullin “Mirënjohja” shoqatën; përshëndeti zoti Shtjefen Ivezaj, në emër të Muzeut “Ivezaj” dhe nderoj shoqatën me titullin “Mirënjohja” dhe Agron Isa Gjedi, përshëndeti në emër të shoqatës “Bytyçi”-Tirane-Prizren dhe kryetarin e shoqatës, Ndue Sanaj e nderoj me çmimin “Plisi i bardhë., emblema hyjnorë e shqiptarisë”, i klasit të parë.
Ky festim u mundësua nga dukagjinasit Prek Gjonaj, Sokol Sterbyçi, Vito Sanaj, Mhill Ftoni, Nikoll Gerla, Mhill Bregu, Ndoc Bregu, Luigj Ladhinaj, Anton Kosteri, Arber Raja, Edmond Terthorja, Roza Pjetri, File Strugaçi, Kole Çardaku e Gjon Dukgilaj. I falënderojmë dhe mirënjohje për kontributin e tyre!
*Me datën 21 maj 2018, morëm pjesë në 45 vjetorin e kryengritjen e të burgosurve në burgun e Spaçit, që u zhvillua me datën 21 maj 1973, i organizuar nga Komisioni për Drejtësi e Paqe.
Mundësoj pjesëmarrjen në këtë veprimtari, zoti Luigj Mila.
*Ma datën 27 qershor 2018, morëm pjesë në dekorimin e Monsinjor Angelo Massafra, me dekoratën “Nënë Tereza”, i propozuar nga kryesia e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta.
Mundësoj pjesëmarrjen, anëtari i shoqatës, zoti Luigj Mila.
*Me datën 30 qershor 2018, morëm pjesë në Ditën e Plisit të Bardhë, në fshatin Uçë të Komunës së Istogut. Në ketë veprimtari përveç përshëndetjes së rastit, u nderuan me titullin “Mehmet Shpendi” tre dëshmoret e shkollës së këtij fshati, Hasan Hysenaj, Bajram Hoxha e Muharrem Hysenaj, të cilët në vitin 1992, me jetën e tyre kane mbrojtur shkollën shqipe në fshatin Uçë. U nderuan me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, shkolla 9 vjeçare “Tre dëshmorët e shkollës shqipe” dhe poeti Gjon Gjergjaj.
Mundësoi pjesëmarrjen e grupit të Shoqatës çifti Monda e Gjon Dukgilaj, të cilët i falënderojmë!
*Me datën 15 korrik 2018, morëm pjesë në përkujtimoren e të rënëve në Qëndresën e dukagjinasve, në Plan, në muajin korrik 1915, kundër ushtrisë malazeze, me rastin 103 vjetorit, i organizuar nga Bashkia Shkodër Në këtë pjesëmarrje u përshëndet dhe u vendos kurore me lule pranë lapidarit të ngritur për të nderuar të rënët.
Mundësoj pjesëmarrjen Motër Dukate Radoja, të cilën e falënderojmë në mënyrë të veçante!
*Me datën 4 gusht 2018 morën pjesë në paraqitjen e katër librave, me titull “Dita e Plisit” të autorëve: aktori Ismet Krasniqi-Lala dhe poetit Prend Buzhala, në fshatin Orllan, në Komunën e Podujevës, te kulla e dëshmorit Zahir Pajaziti. Me ketë rast, u dha opinioni i ynë mbi librat dhe për dëshmorin Zahir Pajaziti u dha titulli i nderit “Mehmet Shpendi” dhe grupit organizator, Ismet Krasniqit, Prend Buzhala, Idriz Berisha, Gjon Gjergjaj, Migena Arllati e Raif Gashi ju dhurua nga një kopje të librit, me materialet e Konferencës së Arsimit, me titull “100 vjet arsim e kulture në Dukagjin”.
Mundësoj pjesëmarrjen në këtë veprimtari, Motër Dukate Radoja, Anton Kosteri, Pal Lera e Gjon Kosteri. Ju faleminderit!
*Me datën 21 tetor 2018, ditë e Dielë, në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, u mblodh Konferenca e VI e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, me pjesëmarrjen e delegatëve që përfaqësonin degën e Shkodrës, Tiranës, Malësisë së Madhe, Lezhës e Kurbinit. Në Konferencë morën pjese një grup përfaqësues të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër në Pejë, me Kryetarin e saj, z. Ukshin Jashari; përfaqësues të Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”, zoti Ilmi Kurti, Alfred Haxhari; përfaqësues i Shoqatës “Dukagjini”, në Miçigan, zoti Ndrek Guri; përfaqësuesi i Shoqatës “Mirëdita”, zoti Gjon Bruçi; Anëtar Nderi të Shoqatës, profesor Ahmet Osja e Gjergj Preluca. Pas mbajtjes së raportit pesë vjeçar dhe diskutimeve, u kalua në zgjedhje të strukturave drejtuese të Shoqatës, dhe u rizgjodh kryetari Ndue Sanaj dhe anëtarët e Këshillit të Shoqatës, kryetari i së cilës është zgjedhur, av. Agim Martin Gilaj.
Mundësoj përgatitjen e zhvillimin e punimeve të Konferencës VI të Shoqatës, z. Gjergj Leqejza, znj. Roza Pjetri, z. Ndue Sanaj, z. Agron Hasanaj, z. Luigj Shyti, z. Prelë Shytani, z. Pal Lera, z. Kolë Çardaku.
*Me datën 27 tetor 2018 morëm pjesë në përvjetorin e pestë të Ditës së Plisit ne Boletin. Në filluam u ndalua në qendër të Mitrovicës ku ishte vendosur monumenti i Isa Boletinit dhe u bënë homazhe, pastaj shkuam në Boletin, te kulla e Isës. Me ketë rast u përshëndet dhe për heroin Isa Boletini, ju dha titulli “Mehmet Shpendi” dhe titulli “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini” për Halit Baranin, njëri nga luftëtaret e papërkulur për të drejtat e njeriut. Me ketë rast, Shoqata u nderua me titullin “Mirënjohja”
Mundësoj pjesëmarrjen në ketë veprimtari, zoti Ndoc Fusha, të cilin e falënderojmë dhe e urojmë me shprehjen popullore “Paçi e dhënçi!
*Me 28 tetor 2018, morëm pjesë në veprimtarinë artistike, në Pukë, të pagëzuar me emrin “Festa Pukjane”, me ftesë të grupit organizator, me në krye Vladimir Prenga e Rrok Gjoka, të cilët me mbështetjen e biznesmenëve të shumtë e të nderuar të Pukës dhe të Bashkisë Pukë, me Kryetarin Gjon Gjonaj, me pjesëmarrjen e artistëve të nderuar të Pukës e më gjerë, me të cilët krijuan një atmosferë festive në shtëpinë e Kulturës “Ndue Shyti”.
Mundësoj pjesëmarrjen në këtë feste, Zef Gjini, kryetari i Degës së Shoqatës “Mirëdita”, në Shkoder. Faleminderit i nderuar Zef Gjini!
*Me datën 11 nëntor 2018, ditë e diele, në ora 14. 00 deri në ora 18. 00, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër në Pejë, u organizua veprimtaria kulturore, në kuadrin e vitit të Gjergj Kastriotit, me temë: “100 vjetori i Komitetit për mbrojtje e Kosovës dhe festave të Nëntorit, në shenjë respekti dhe kujtimi për të gjithë mësimdhënësit e brezave, me qëllim që ne të shkruajmë dhe të flasim shqip. Gjithashtu dhe një nderim i veçantë për mësimdhënësit e viteve 90-të, që me sakrifica të mëdha i dolën ballë për ballë okupatorit serb dhe nuk lejuan mbylljen e vatrave mësimore”. Pas përshëndetjes së rastit, nderuam me titullin “Mehmet Shpendi” SBASHKU (Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës), Martin Dreshaj (pas vdekjes), dhe Shaban Murat Jashari (pas vdekje). Me titullin “Mirënjohja Martin Camaj” nderuam: SBASHKU (Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës) dhe shkrimtarin Rrahman Jashari.
Nga grupi i shoqatave: Shoqata “Martin Dreshaj”, Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, Ansambli Autokton “Rugova” dhe Drejtoria e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, nderuan me titull nderi “Pishtari i Arsimit”, Luigj Shyti, Gjyste Shyti, Kole Çardaku, Prele Shytani e Aleks Dushi, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në arsimimin e brezave nder vite, në detyrën fisnike si mësues dhe drejtues të shkollave”.
Mundësoj realizimin e kësaj pjesëmarrje zoti Daniel Çardaku, të cilin e urojmë, me urimin popullor “Paçi e dhënçi!”
*Me datën 26 nëntor 2018, morëm pjesë në konferencën shkencore, në kuadrin e vitit të Gjergj Kastriotit, me ftesë të Drejtorit të revistës “Illyricum – Dea”, revistë letrare, shkencore e kulturore, që botohet në disa gjuhë dhe botohet në Prishtinë-Zagreb. Profesor Rexhep Abazi.
Kjo konferencë u hap me një dokumentar kushtuar Gjergj Kastriotit, pastaj vijoj me disa trajtesa. Në fund u ndanë disa çmime. Ne u nderuam me “Çmimi i dyte”.
*Me datën 1 dhjetor 2018 morëm pjesë në Simpoziumin shkencor, të pagëzuar me emrin “Nikaj – Merturi në shekuj”. Në ketë simpozium morën pjesë 40 lektor nga të gjitha trevat e Shqipërisë Veriut nën drejtim të Dr. Mark Palnikaj. Pasi u përshëndet në emër të Shoqatës, Dr. Mark Palnikaj u nderua me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”.
*Me datën 24 nëntor 2018, në mjediset e bibliotekës së Muzeut, në Tiranë, u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, dega e Tiranës. Kryetar i Degës së Tiranës, u rizgjodh zoti Zef Bari.
*Me datën 25 nëntor 2018, në mjedisin e Bar-Restorant “TRADITA”, u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme e anëtareve të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Dega Shkodër. Kryetare e Degës së Shoqatës u zgjodh zonjusha Age Martini.
*Me datën 2 dhjetor 2018, me Sekretarin e Shoqatës, Anton Kosterin morëm pjesë në mbledhjen e degës së Lezhës, për zgjedhjet në ketë degë. Kryetar i saj u rizgjodh zoti Mirash Ftoni.
***
Në këto realizime është mundësimi i zotit Gjergj Leqejza, me 95 000 lekë; Ndue Ftonit me 71 000 lekë; Kole Çardaku me 71 000 lekë; Anton Kosteri me 27 000 lekë, Motër Dukate Radoja me 20 000 lekë; Preke Gjonaj me 16 600 lekë; Vito Sanaj me 16 600 lekë; Sokol Sterbyçi me 16 600 lekë; Mhill Ftoni me 16 600 lekë; Nikoll Gerla me 16 600 lekë; Gjovalin Shyti me 15 000 lekë; me Ndoc Selimi 12 600 lekë; Roza Pjetri me 10 000 lekë; Edmond Terthorja me 10 000 lekë; Arber Raja me 10 000 lekë; Mhill Bregu me 8 300 lekë; Ndoc Bragu me 8 300 lekë; Luigj Ladhinaj me 8 300 lekë. Gjithsejte 449 500 lekë. Ju faleminderit dhe paçi e dhënçi.
***
Mbi bazën e realizimeve të vitit 2018 dhe detyrave që dolën nga Konferenca e VI-të e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, për vitin 2019, programi i veprimtarive te Shoqatës Atdhetare “Dukagjini
*Vijimi i botimit të gazetës “Dukagjini”, me 16 faqe, në çdo muaj.
*Studimi mbi vijimin e shkollimit të fëmijëve në zonën tonë dhe propozimi i masave konkrete në ndryshimin e gjendjes, në muajin Maj.
*Marrja pjesë në gjitha ftesat e shoqatave analoge, veçanti në Manifestimin “Zëri i Vëllazërisë-2019”, që organizohet nga Shoqata “Martin Dreshaj”, me qendër në Pejë, në muajin Prill.
*Marrja pjesë në manifestimin “Dita e Plisit të Bardhë” në Zym të Hasit, në Komunën e Prizrenit, që organizohet nga Grupi i Klinës me në krye Ismet Krasniqi, në muajin Qershor apo Tetor.
*Përgatitja e zhvillimi i një konference shkencor, kushtuar shkrimtares amerikane, Roza Lajnne, në muajin Tetor.
*Rindërtimi i monumentit të albanologut Martin Camaj dhe ri-inaugurimi i tij, me rastin e 94 vjetorit të lindjes së tij, në muajin Korrik.
Ndue Sanaj,
Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”