part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

KLUBI I MEDIES SHQIPTARE NE BUKURESHT

Pak histori për Klubin e Medies Shqiptare

Me nismën e Ambasadës se OSCE-se ne Tirane, sektori i medies, pas disa muajsh, me datën 27 janar 2010, ne hotel “Sheraton” u be ceremonia e nënshkrimit te aktit te themelimit te Klubit te Medies Shqiptare, me 12 anëtarë qe kane shprehur interes për te qene ne grupin e themelimit te këtij organizimi.
Anëtarët e themelimit te këtij klubi janë sipas pasqyrës:

N/r

         Lloji i medies

    Emri e mbiemri

                  Pozicioni

  1

TV4 plus - Lushnjë

Shkëlqim Bylykbashi

Pronari, aksionari, gazetari

  2

TVAVN - Fier

Fatos Mihaili

Pronari

  3

Gazeta “Dukagjini” -  Shkodër

Ndue Sanaj

Kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe drejtuesi i gazetës

  4

TVAIPO - Gjirokastër

Aristotel Petro

Pronari

  5

TV channel 7 - Gjirokastër

Orjana Cenko

Pronare, aksionare

  6

TV “Klaudiana” - Peqin

Gazmend Vogli

Pronari, aksionari

  7

Puka TV - Puke

Ramazan Ringaj

Pronari

  8

Kukësi TV - Kukës

Lutfi Mençka

Pronari

  9

Kruja TV - Kruje

Ermir Kasmi

Pronari, drejtuesi

10

TV “Sot-7” -  Pogradec

Petrit Demiraj

Pronari, drejtori

11

Radio - Kukësi

Petrit Palushi

Drejtori

12

Radio- Saranda

Shkëlqim Hajno

Pronari, aksionari, gazetari

Ne ketë takim themelues, Ambasadori i OSCE-se ne Tirane, zoti Robert Bosch, përshëndeti këtë nisem, dhe pastaj u zgjodh Presidenti i Klubit te Medies Shqiptare, Pronari dhe drejtuesi i TV4 plus-Lushnjë, zoti Shkëlqim Bylykbashi. Mediet themeluese te këtij Klubi përfaqësohen me dy anëtar, te cilët janë Anëtaret e Këshillit te Nderit te Klubit dhe këta marrin vendimet përkatëse. Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, përfaqësohet nga Kryetari i Shoqatës, zoti Ndue Sanaj dhe Kryeredaktori i gazetës “Dukagjini”, poeti Lazer Kodra.
Me 1 mars 2010, anëtarët e Klubit janë takuar ne Fier dhe kane diskutuar mbi problematikat e secilës medie dhe mundësit e zgjidhjes se tyre.
Me 9 prill 2010, anëtarët e Klubit janë takuar ne Tirane dhe kane diskutuar mbi mundësit e rolit te Klubit, si dhe u zgjodh grupi Auditi, me kryetar pronarin e TV-Kruja, ekonomistin Ermir Kasmi.
Me mbështetjen e OSCE-se ne Tirane, përfaqësuesit e medies themeluese te këtij Klubi, me datën 16-21 maj 2010, beri nje vizite pune ne Bukuresht dhe ne Bastov te Rumanisë.
Kronika
Përfaqësuesit e Klubit, Shkëlqim Bylykbashi-Presidenti i Klubit; anëtarët: Fatos Mihaili, Orjana Cenko, Gazmend Vogli, Ramazan Ringaj, Lutfi Meçka, Shkëlqim Hajno, Petrit Palushi, Petrit Demiraj dhe Ermir Kasmi, te drejtuar nga Ilze Straustina, specialiste ne zyrën e zhvillimit te medies ne prezencën e OSCE-se ne Shqipëri; Suela Kerxhaliu(Shala), asistente e larte ne zyrën e zhvillimit te medies, koordinatore ne prezencën e OSCE-se ne Shqipëri, me datën 16-21 maj 2010, beri nje vizite pune ne Bukuresht dhe ne Bastov, për te marre dhe shkëmbyer eksperience pune me Klubet e medies Rumune.
Me datën 17 maj 2010, u takuam ne zyrën e shoqatës se pronareve te medieve lokale, me Drejtorin e programit te kësaj shoqate, zotin Christian Haits.
Me datën 18 maj 2010, u takuam me Klubin e Medies Rumune, ne ambientet e Radios Kombëtare Rumune “Radio Romania”. Pritja u be nga përfaqësuesja e Presidentit te Klubit, zonja Marie Ursia me 5 bashkëpunëtor te Klubit. Po ne këtë date, u takuam me personelin e KKRT-ja Rumune. Na priti Z/vendës Presidenti i KKRT-se, zoti Ioan Onisei, me Drejtorin teknik te digjitalizimit inxhinier Radu Teodore dhe anëtarin e KKRT-se zotin Gelu Trandafir.
Me datën 19maj 2010, u takuam me Z/presidentin e shoqatës se pronareve te medieve lokale dhe themeluesi i gazetës “Monitorul Expres”, gazete rajonale, zoti Marius Stoianovici, ne Barsov. Pastaj, vizituam nje Televizor “RTT-Radioteleviziunea Transilvania”.
Me datën 20 maj 2010, u takuam me Klubin e medies se Pavarur. Takimi u be me Drejtoren ekzekutive zonjën Ioan Avadani dhe  Koordinatori ekzekutiv zoti Cezar Ion. Po, ne këtë date, me Presidentin i Klubit te medies Lokale, zoti Shkëlqim Bylykbashi; Kryetarin i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, zoti Ndue Sanaj; Pronarin e radios se Sarandës, zoti Shkëlqim Hajno dhe pronarin e TV “Klaudiana”, zoti Gazmend Vogli, te shoqëruar nga përkthyesja zonja Ledia Muşat, u be vizita ne zyrën e Shoqatës “Lidhja e shqiptareve te Rumanisë”. Na priti kryeredaktori i revistës, “ALAR” dhe përkthyesi i veprave te shkrimtari te madh shqiptare-Ismail Kadere, zoti Marius Dobresku.
Përfundimi:1
*Vizita e grupit te Klubit te Medies Lokale Shqiptare ishte i frytshëm. U fitua nje përvojë e mire, veçanërisht ne përcaktimin e problematikes se medies; ne përcaktimin e rregullave te bashkëpunimit ne mes anëtarëve te organizatës, te ndihmës ndaj njëra tjetrës dhe te masave qe mund te merren ne rast se anëtari i organizatës shkel rregullat e përcaktuara te funksionimit te saj. U be qarte, se pavarësisht nga qenia e tyre përpara nesh ne konceptim dhe funksionim te organizatës se medies, problemet e medies ne vendin tone janë po te thuash te njëjta, por ne nivele te tjera. Pra, e  rëndësishme është përcaktimi qarte i rregullave te funksionimit te organizatës, te marrëdhënieve ne mes bashkëthemeluesve te kësaj organizate, korrektësia ne zbatimin e tyre, ne mes tyre dhe me te tretet, si dhe krijimi i klimës se besimit. Pa përcaktimin e këtyre rregullave dhe korrektësinë e zbatimit te tyre, organizata nuk mund te funksionoje, nuk mund te veterregullohemi.
* Kudo ndjehej shteti, rregulli, edukata qytetare, kultura. Për ketë, mund te jap disa shembuj te thjeshte: Nuk kishte taksi te pa liçensuar! Ne rrugën e hotelit tone, punohej ... Pas, punës nuk lihej asnjë grumbull me mbeturina. Gjithë vendi pastrohej dhe fshihej me fshese. Asnjëherë nuk na takoi te fshinim këpucët. Bukureshti ishte i gjelbëruar aq sa nuk mund ta shprehim me fjale, se ishin hapësira te tera me gjelbërim. Udhëtuam mbi 4 ore me tren për ne Bastov dhe nuk pame ndonjë pyll te dëmtuar. Ne qytete nuk ishin ndërtuar kioska, nuk ishin te dëmtuar pasuria dhe objektet e sistemit te kaluar, por ato shfrytëzoheshin ne te mire te publikut, ne te mire te shtimit te të ardhurave te popullit, siç vizitohej “Pallati i Popullit”, për te cilin Kryeredaktori i revistës se miqësisë Rumani-Shqipëri, zoti Marius Dobresku, na tha: “Vetëm i popullit nuk ka qene kurrë!” Ne qendër te qytet te Bukureshtit ishte objekti karakteristik i këtij qyteti, qe quhej “Harku i triumfit”, simboli i fitores, i cili ishte jo larg sheshit te Sharl De Golit, qe tregonte se Rumania e veçanërisht Bukureshti është ndërtuar ne baze te arkitekturës romane. Ketë e shikoje, po te thuash ne te gjitha ndërtesat e ndërtuara me pare.

part03