part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

PER PAK EVROPE

"Nuk vlen asgjë te dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tende"
Duke shikuar prapa …
Ne një interviste te Kadaresë dëgjova tek thoshte se, Shqipëria për pese shekuj ishte e shtypur egërsisht nga Perandoria Osmane , pas rënies se saj ishte e shkurtër koha e një frymëmarrjeje te lire për te kaluar pastaj ne sundimin e regjimit komunist, i cili duhet pranuar se ishte një "ndërprerje" tjetër e frymëmarrjes për te mbërritur me se fundmi ne vitet nëntëdhjete, vitet qe sollën lirinë. Duhet pranuar se ata qe drejtuan pas viteve 90-te kishin mbi supe një barre tejet te vështirë, pasi historia e këtij vendi me emrin Shqipëri nuk te afronte asnjë model te admirueshëm rindërtimi përveçse dhimbjeje e pushtime te pafund. Sikur te mos mjaftonin këto, duket se klasës politike i mungoj ajo me thelbësorja: dëshira për te bere shtet për te gjithë! Te uritur ne krye te shtetit dhe me dëshirën e përjetësimit ne krye te tij, udhëheqësit tanë afruan pran vetes se tyre "njerëzit e forte" duke bere kështu te mundur klanizimin e shtetit dhe ngushtimin e gjeografisë se tij, sollën pranë vetes se tyre te paaftët si një mundësi e kontrollit nga "njëshi" dhe rreshtimit njëshkolonë ne çdo përballje demokratike, qe është themeli i çdo demokracie evropiane. Udhëheqësit tanë "injektuan" ne "arteriet" e këtij populli politiken jo si pjese e jetës demokratike, por si mjetin me te fuqishëm te armiqësisë midis njeri-tjetrit, te ndasisë e përplasjeve me monstruoze, e kthyen politiken ne një dashuri maniere , ne një shpirte te epokës tymnaja e secilës ne këto njëzet vite ka lenë pas shijen e keqe te saj. Nëse, ne kohet e mëparshme u shpërfytyruar njeriu, ne këto kohëra te fundme duket se, këtë shpërfytyrim e pësoi Atdheu, Nacionaliteti. Nëse ishim ne Shqiptaret qe për dekada te tera akuzuam, fajësuam e deri edhe fyem shtetet e Evropës për padrejtësitë e bëra ndaj nesh, tani na lind e drejta te vete-korrigjohemi, te paktën t`i themi vetvetes: more, ne qe prodhojmë sherre pandërprere, tani ne shekullin e XXI mos kemi qene te tille edhe ne kohërat e shkuara. Atëherë fare thjeshte mund te themi: aq shqelma sa na ka dhëne Evropa, ne aq shqelma ia kemi dhënë ne vetvetes!

Une kam qene …
Thuajse tek te gjithë dëgjohet slogani "unë kam qene …" duke vendosur epitete nga me te ndryshmit për te paret e tij dhe nëpërmes këtij slogani te kërkojë edhe vend "nderi" ne hierarkinë politike e shtetërore. Slogane te tilla shkruhen vetëm neper libra enciklopedike qe u përkasin njerëzve me vlera nacionale e atdhetare te shquar. Nëpërmes këtij slogani njeriu nuk mund te behet bashkëkohës, por aq me tepër mbetet jashtë "kërkesë-ofertës" ne raportin njeri-kohe. Vetëdija për te krijuar raporte te drejta me kohen ne te cilën jeton sjell si produkt dimensionin e plote te të qenit njeri i kohës tende. "E keqja" si strukture e qëndrueshme historike dhe regresi si i mirëfilltë ne çdo moment rëndojnë vazhdimisht mbi "kurrizin" e përpjekjeve për te bere hap përpara e për te prodhuar realitete te reja. Për fatin tone jo te mire, te dyja këto këtu, ne vendin tone kane shume ushtare te bindur, shkundja e te cilëve nga themelet e se keqes nuk është e lehte. Përfundimisht, një dite do te vije kur slogani "unë kam qene…" nuk do te ketë asnjë vlere materiale apo stimuluese për pushtet dhe vetëm atëherë njeriu do te furnizoje mushkëritë me oksigjenin e bashkëkohësisë.
Kur fyhen indentitetet
Çmenduria e njeriut i ka rrënjët me te thella se sa Rrapi i Jutbinës. E them ketë, pasi ne një artikull te një gazete te përditshme, para pak ditësh, lexova një artikull ne te cilin artikullshkruesi e kishte zhveshur gjithë cipen njerëzore dhe ishte shprehur hapur kundër vlerave me te spikatura te historisë sonë nacionale. Lapsi i tij e kishte pas fuqinë për t`u shprehur kundër Gjergj Kastriotit, Nene Terezës, Ismail Kadaresë, te ndjerit Ibrahim Rugova e deri edhe presidentes se tanishme te Kosovës, Atifete Jahjaga. Dhe e gjitha kjo furtune e shpirtit armiqësor te artikullshkruesit e kishte pas burimin ne atë qe ai e quante si "sundim te figurave kaurë" ne historinë e popullit shqiptar. A nuk i përket kjo një çmendurie individuale te një shtetasi shqiptar qe kërkon te pranohet ne Evrope!? A nuk është vërtetë një brenge e fshehte qe gërmon ne ndërgjegjen e këtij njeriu, i cili jam i sigurte se po te intervistohet për dëshirat e tij ne raport me integrimin evropian çirret e duartroket si një ithtar i Evropës, ndërsa ne ndërgjegjen e tij dekompozohen mbeturina aziatike. Zoti e dhente qe te jete "Haxhi Qamil pa ushtri"!

Intelektuale me kemishe politike
Sa shpesh është folur për rrolin e intelektualit ne një shoqëri demokratike!? Sa i rëndësishëm është ai ne zhvillimet demokratike te një vendi!? A është i dëshirueshëm apo jo, a arrin ai qe te shkëputet ne një moment final nga politika dhe te dale mbi palët, ku interesi te jete Atdheu, Nacionaliteti apo Njeriu ne kuptimin e plote te fjalës. Eksperienca e këtyre njëzet viteve është mjaft trishtuese dhe zhgënjyese. Duhet pranuar se me mire ishte pozicioni i intelektualit ne fillim vitet nëntëdhjete sesa sot. Intelektuali sot është i dëbuar nga politika, dhe si rezultat i këtij dëbimi te tej-zgjatur edhe ai vete ka bere thuajse divorc me te, është izoluar ne ishullin e vetmisë dhe jeton ne boten e ëndrrave te parealizuara. Po ç`ndodh ne moment kur politikes i duhen për sfond? Si për çudi ne këto moment një pjese e tyre, qe përbejnë shtesën me te ulet intelektuale, veshin kostumin e politikes dhe shërbejnë si çirakët. Nuk arrijnë te dalin mbi palët e te identifikojnë veten sit e tille, intelektuale, bjerrin çdo gjë te mire qe mund te kenë bere dhe pastaj kthehen përsëri ne kthinat e tyre tashme te rehatshme qe vezullojnë nga fondi i "Parajsës" politike. Shembulli me tipik i këtyre viteve është rasti i votimit për kryebashkiak ne Tirane. Unë do pyesja veten time dhe këdo tjetër se si nuk pati një grupim intelektualësh te ndikonin ne qetësimin e popullit ne vitet 97`, po për t`u ardhur ne ndihme familjeve te viktimave te Gërdecit te paktën ne aspektin e drejtësisë ndaj tyre, po për te vrarët ne protestat e 21 Janarit, po për te mbrojtur shitjen e detit shqiptar (desh Zoti e u shpëtua nga një intelektual e atdhetar i vërtetë, Qemal Pashai). Intelektual qe nuk mbrojnë Atdheun, Nacionalitetin, Njeriun, nuk mund te quhen te tille sepse mbrojnë Partine. Sa e dëshirueshme është qe një popull te shikoje ne krahun e vet shtresën intelektuale për t`i lehtësuar sadopak ata nga trysnia qe ushtron çdo pushtet, por sa e trishtueshme është për një popull kur intelektual te tille i shikon se bëhen barre bashke me barrën e pushtetit.

Epode
Na mbeti gjuha tek fjala Evrope ne shqiptareve qe token e kemi ne mes te saj, ujin e kemi bashke me te, identitetin ne te njëjtën rrënjë, por frutat e ndryshme neper dege, gjuhen prej trungut te saj e shqiptimin shpirtëror si për dreq larg saj. Neper ëndrra shohim Evropën, neper kafene bisedojmë për Evropën, ne shkolla flasim për Evropën, qytetet i mbushim me parulla për Evropën, lajmet i fryjmë për Evropën, gishtat i ngritëm për Evropën! Po ku dreqin bie kjo Evropa!? Sa afër e sa larg kjo Evropa për ne shqiptaret!? Duket se popujt nuk i bashkuaka as uji, as toka, por diçka matanë tyre … patjetër mentaliteti, shpirti fisnik, ligji e barazia njerëzore para tij. Ne shqiptareve na shkoj jeta për pak Evrope!
Nga LAZER KODRA

Reportazh nga Thethi i Alpeve Shqiptare

- Vrazhdësia e shkëmbit dhe bukuria përrallore e natyrës në të njëjtin vend -
Kohëve të fundit edhe në Kosovë ishin shpalosur në mediat elektronike e të shkruara pamje nga vendi i quajtur Theth në Alpet Shqiptare. Ato kishin shtuar kureshtjen e miqve të natyrës për të parë e shijuar nga afër ato pamje përrallore. Ëndrrën për të qenë madje një ditë mes atyre pamjeve madhështore anëtarëve të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" dhe Grupit të folklorit "Shpëtimi" nga Medvegja e Kosovës Lindore ua kishin bërë realitet Ndue Sanaj, kryetar i Shoqatës Atdhetare "Dukagjini" nga Shkodra dhe veprimtarët e tjerë të kësaj shoqate. Ata u bënë tok në Shkodër. Darkuan bashkë dhe vëllezërit e motrat nga Kosova kaluan një natë në këtë qytet të traditës për të mbledhur forcë për një rrugëtim të gjatë mes maleve e kreshtave të thepisura. Të gjithë prisnin me padurim mëngjesin sepse i ngacmonte kërshëria dhe dëshira për të parë ato bukuri përrallore me sytë e tyre.
Rrugëtimi nisi. Rruga në të dalë të Shkodrës drejt Thethit po asfaltohej dhe ishte bërë edhe e vështirë për ata që nuk ia kishin mësuar tekat. Kolona e automjeteve nuk ndalej dhe Shkodra mbeti prapa. Para kureshtarëve nga Kosova filluan të shpaloseshin pamjet e para të kreshtave të ashpra.
Boga e Alpeve dhe Boga e Rugovës
*"Ju që nuk jeni mësuar me udhëtime të tilla do ta keni pak më vështirë. Të ashpra, por fort të bukura janë Alpet tona. Do të pushojmë me të arritur në fshatin Bogë"- u foli qetazi vëllezërve nga Kosova, kryetari i Shoqatës "Dukagjini", koloneli në pension Ndue Sanaj.
*Fjala Bogë ia ngacmoi veshin arsimtarit nga Kosova, Bekë Demaj. Ai është i lindur në Bogën e Rugovës dhe kishte dëgjuar legjenda nga pleqtë për atë Bogën tjetër. Ai përgatiti aparatin fotografik dhe shtoi kujdesin e shikimit.
*"Do të fotografoj shumë pamje nga kjo Boga këtu e do ua tregoj atje në Kosovë pleqve e të rinjve. Do ia tregoj edhe babait plak këto pamje të bukura. E bukur, fort e bukur kjo Boga e Alpeve. E bukur edhe ajo atje në Rugovë", foli Beka duke fotografuar e disi edhe duke u krenuar karshi vizitorëve të tjerë. Ai bëri qindra fotografi në atë fshat të bukur dhe gjatë gjithë rrugës drejt Thethit. Në Bogën e Alpeve zelli për punë përshtatej bukur me pamjet magjepse të natyrës. Ajo thënia e vjetër se "Bukën e nxjerrin edhe nga guri" vërtetohej nga afër këtu. Atë pak tokë buzë shkëmbinjve këta malësorë e kishin punuar me kujdes e dashuri .
Rrugë e vështirë e plot leqe- leqe
Pjesëmarrësit e Manifestimit "Dita e Alpeve Shqiptare " nga të gjithë trojet etnike pushuan në Bogë dhe ndërruan llafe me vëllezërit e tyre aty. Mikpritja këtu ishte ruajtur. Dalja nga ky fshat u dha guxim vizitorëve, që për të parën herë kalonin këndej. Ata i thonin njëri-tjetrit se edhe nuk qenka i vështirë kalimi drejt Thethit, por kilometrat në vazhdim i bënë që ta ndërrojnë llafin. Në të dy anët shkëmb e bjeshkë. Ca thjesht gur i larë e ca plot lisa të lartë e mes tyre rruga e ngushtë e pa asfalt. Në vend të tij pak rërë, e pastaj guralecë dhe gur të thepisur. Ata që kishin kaluar shpesh këndej ishin mësuar dhe i ngisnin shpejt makinat e tyre, që për të ardhur këndej kishin plotësuar kushtin e lartësisë mbi tokë dhe të fuqisë së motorit. Makina e vëllezërve nga Medvegja nuk e bënte dot atë rrugë dhe prandaj organizatori i festës i ndau ata nëpër furgonë. Anëtarët e Shoqatës "Martin Dreshaj" ishin bërë sy e vesh në fugonin që ua kishte dhënë komuna e Pejës e të cilin po e drejtonte me shumë kujdes i riu Armend Blakaj nga një fshat i komunës së Istogut. Ai kishte vështirë sepse duhej shikuar me kujdes nga shkonte makina e të tjerët ishin bërë si të pa gojë. Shikonin, lëshonin zëra habie dhe fotografonin. As edhe një krahasim me bjeshkët tjera që kishin parë nuk vlente. Këto ishin bjeshkë e shkuar bjeshkëve. Tamam Alpe Shqiptare.

Thethi, kjo perlë e Alpeve Shqiptare
Pamjet magjepse, vrazhdësia e shkëmbit dhe bukuria përrallore në të njëjtin vend kishin magjepsur vizitorët nga Kosova. Pesë orët e rrugëtimit kishin ikur pa u vërejtur. Thethi u doli përpara me gjithë magjinë e bukurinë e tij. Vërtetë perlë e Alpeve Shqiptare. Thethi po frymonte bukur. Shtëpitë e bukura, shkolla, ambulanca dhe ambientet hoteliere ishin përshtatur në gjirin e bjeshkës madhështore. Malësorët këtu nuk fshihnin krenarinë për vendlindjen e tyre. E quanin Thethin vendin më të bukur në botë. Rrugës vizitorët u ndalen dhe i bënë nderime mikes së madhe të shqiptarëve Edit Durham te përmendorja e saj buzë bjeshkës. Ishte ky moment i lartësimit të kujtimit për të dhe për të gjithë miqtë e popullit tonë nëpër kohë e shekuj. Organizatori i festës së Alpeve na shoqëroi në shëtitjen mes kësaj bukurie përrallore. Në kujtesën e vizitorëve do të mbetet gjatë pamja e bjeshkëve, e lumit të pastër si loti, të ujëvarës, të Kullës së ngujimit, të kishës , shkollës dhe livadhit të gjelbur, në të cilin vëllezërit nga trojet etnike ia than këngës. Pjesëmarrësit edhe në këtë festë nuk e harruan Malësinë e Madhe. Nuk e harruan as Hotin, Grudën, Trieshin, Kojën, PLavën, Gucinë, Rozhajën e Kosovën Lindore. Nuk i harruan po u bënë zë i tyre në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare. Në drekën e përbashkët mu në mes të bjeshkës u këmbyen shumë ide. Kryetari i Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Ndue Sanaj uroj që bashkëpunimi mes vëllezërve nga trojet etnike mos të ketë të ndalur, kurse Ukshin Jashari e Rexhep Abazi iu falënderuan organizatorit të festës për mundësinë që ua kishte dhënë për të parë e shijuar gjithë këtë bukuri të tokës së ashpër shqiptare.

Nga Rrahman Jasharaj

FILLON FESTA E ALPEVE ...

Me datën 28 gusht 2011, ne Theth, filloi festa simbolike "Dita e Alpeve Shqiptare", e organizuar nga Shoqata "Atdhetare-Dukagjini", me mbështetjen e disa organizatave qe operojnë ne vendin tone, si: VIS, BAP, FZM, EXALTO shpk, Frang Podja, Arian Gjuraj, anëtari i Shoqatës Ndue Mici dhe miku i shoqatës Alfred Hanxhari e te tjerë e te tjerë.
Ne këtë feste morën pjese banore te fshatit Theth dhe te komunës Shale, te rinj e te reja nga komuna Pult, Shosh, Shllak, Temal, e te tjerë. E nderoj festen një grup prej 14 vetesh i Shoqatës se miqësisë Kosove-Malësi e shkodrane Madhe "Martin Dreshaj" qe nga Medvegja e Peja e Kosovës, me ne krye kryetarin e saj Ukshin Jashari. Ne përgjithësi ne afërsi te shkollës se fshatit Theth, gjithçka kishte pamjen e një feste.
Mjaft e rëndësishme ishte fakti se, shume te rinj e te reja nga qyteti Shkodër, me origjine ose jo nga krahinat e fshatrat e Dukagjinit u bene pjese e kësaj feste vullnetarisht. Banoret e fshatit Theth ishin pjesëmarrës si ne dite feste.
E rëndësishme ishte se, përpjekjet e grupit organizator te kësaj feste, si: Luigj Shyti, Roza Pjetri, Aleks Dushi, Alfred Hanxhari, Anton Koseri, Drita Shyti, Arian Gjuraj, Florenc Buxha, Donald Vulaj, Kristian Gjoka, Aleksander Kronaj, Geg Shpati ishin shume te perkushtuar. Punuan disa dite për te siguruar pjesëmarrjen, për te përcaktuar e siguruar veprimtaritë qe do te zhvilloheshin, për te siguruar fondin e mbulimit te shpenzimeve te domosdoshme, për te siguruar pjesëmarrjen e përfaqësuesve te Shoqatës se Miqësisë Kosove-Malesi e Madhe "Martin Dreshaj" me qendër ne Peje, e te tjera e te tjera. U bene disa takime pune, ne te cilat nuk munguan as debatet, por ne to kishte respekt dhe impenjim ndaj asaj qe kishim marre përsipër, qe te fillohej festa e Ditës se Alpeve Shqiptare ne fshatin turistik, ne fshatin e qendrës se Alpeve, ne Theth.
E rëndësishme ishte shprehja e gatishmërisë për te marre pjese ne ketë feste e artisteve-këngëtar dukagjinas, qe për arsye pune nuk morën pjese, si: Nik Çarku, Bardhok Prebiba, Gjovalin Prroni, Gjovalin Shanin dhe Bardhok Luca. Gjithashtu, e rëndësishme ishte pjesëmarrja e artisteve këngëtar dukagjinas vullnetarisht, me shpenzimet personale, ne ketë feste, si: Pjeter Shytani, Mark Vata, Agostin Pellumbi, Gezim Zefi, Agostin Preka, Daniel Njebza, kengetarja e vogel dhe e mrekullueshme-Marçela Marashi, Vatnika, humoristi Gege Shpati dhe e palodhura, prezantuesja e kësaj feste, Laura Plishta, libretisti i koncerteve te Dukagjinit Lulash Brigja. Mjaft e rëndësishme ishte dhe puna e pakursyer e Ylber, Drita e Albert Shyti, për vënien ne gatishmëri te teknikes qe do te përdorej ne këtë feste.
E rendesishme ishte prokupimi i komunes Shllak, Pult e Temal per te dhene kontributin ne realizimin e kësaj feste, si: Kryetari i komunes Pult, Sokol Cubi, kryetari i këshillit Temal, Tom Marashi e kryetari i kësaj komune Mark Zhuri, dhe kryetari i komunes Shllak, Hil Kodra.
Te gjitha këto bën te mundur fillimin e festes simbolike te Alpeve Shqiptare, te pagëzuar me emrin "Dita e Alpeve Shqiptare", te cilët, ne emër te Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" i falënderoj me urimin popullor: "Paçin faqen e bardhe, paçin e dhënçin". Jo vetëm kaq, por jemi te bindur se, këto faktorë, këta personazhe te kësaj feste, janë një mbështetje e forte për shoqatën ne vijimin e realizmit te misionit te saj ne te ardhmen.
Festa nuk u zhvillua plotësisht!?
Pse? Dukagjinasit e mi! U bën rreth 9 vjet qe punohet nga Shoqata "Atdhetare-Dukagjini", nëpërmjet veprimtarive te ndryshme, simpoziumeve dhe konferencave shkencor, gazetës dhe botimit te librave, te ngritjes se personaliteteve dukagjinas ne piedestalin e nacionalitetit shqiptar, qe ne mes tyre janë piktori Lin Delija dhe albanologu Martin Camaj, te cilët janë vlerësuar dhe janë dekoruar me urdhrin me te larte "Nderi i Kombit". Kemi 9 vjet qe punohet për te evidentuar vlerat e zonës se Dukagjinit dhe dukagjinasve, për ti publikuar dhe bere përpjekje për t'ua transmetuar brezave. Gjithashtu janë bere përpjekje për ti evidentuar antivlerat dhe për ti dënuar e minimizuar ato, dhe pavarësisht kësaj, ne këtë drejtim është bere pak! Pse, është bere pak? Është bere pak se ato po na "mundin" jo ne pak raste, te cilat e kane bazën tek injoranca. Kjo e shkrete injorance, jo ne pak raste na ka mundur, është treguar me e forte se ne, se ju. Atë e kemi vene re, ne ritet mortore, ne dasma, ne kuvende, ne forcimin e miqësive, ne fushate elektorale, ne veprimtari kulturore e artistike e te tjera. Ne ketë aspekt, po marrim e evidentojmë me force ritet mortore?! Ne Malësi te Madhe, e cila ka qene ndera e jone, ne fushe, ne Mbishkodër, ne Nënshkodër dhe deri ne fushën e Bregut te Matës, janë hequr shume rite mortore, ndërsa ne nuk kemi lëvizur nga vendi aspak. Ne Malësi te Madhe nuk vajtohet i vdekuri, ndërsa ne marrim vajtoret prej kësaj Malësie dhe vajtojnë te vdekurin tone. Jo me kote ka dale barcaleta: More zotni vajtor, a ke liçense qe vjen nder ne? Kjo e shkrete injorance bën qe disa dukagjinas pa te keq te të marrin jetën me arme te ftohte apo te nxehte pak ka rendësi. Rendësi ka se, jeta te merret!? Pse? Kështu dua unë! Unë jam ligji! Unë jam rregulli! Unë e përcaktoi nëse duhet te jetosh apo jo dhe me cilën lloje arme duhet me te ekzekutuar!!!???
Një injorance e tille veproi ne fshatin Theth, me datën 28 gusht 2011! Një grup prej rreth 300 vetëve, te rinj e te reja, për te pare, për te shijuar bukuritë e natyrës qe Zoti ja ka fale këtij fshati, te cilat nuk janë merite e banoreve te tij dhe ata nuk kane asnjë te drejte te pengojnë te tjerët ti shijojnë, erdhën nga Shkodra dhe deri nga Kosova ne këtë fshat te mrekullueshëm. Këta te rinj e te reja, vinin ne emër te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", nen drejtimin e saj, duke bere një ekskursion ne kuadrin e festes se Alpeve Shqiptare, e cila duhet te fillonte ne fshatin Theth, se ai është ne qendër te këtyre Alpeve. Një grup injorantesh e prishen bukurinë e kësaj feste, ne prezencën e forcave te rendit qe kishin marre detyre te siguronin rendin, ne prezencën e shume te shkolluarve, ne prezencën e shume te rinjve, ne prezencën e shume banoreve te këtij fshati qe ishin mbledh si për dite feste kush e kush veshur me mire, dhe asnjë nuk qeme ne gjendje ta parandalonin ketë injorance te na sundonte, e cila ishte e parapërgatitur për të mos lejuar realizimin e kësaj feste. Te mos lejonin arkëtimin e pjesëmarrësve, te mos lejoni pjesëmarrësit te shijonin natyrën e mrekullueshme te këtyre Alpeve dhe te natyrës ne përgjithësi.
As këta injorante dhe as ndonjë grup tjetër injorantesh dukagjinas ose jo dukagjinas te mos mendojnë se, e pengojnë Shoqatën "Atdhetare-Dukagjini" te realizoje misionin e saj. Ajo është shume e vendosur te punoje si deri me sot, vullnetarisht, te realizoje misionin e saj ne shërbim te Dukagjinit e dukagjinasve. Ata, nuk janë dukagjinasit qe përfaqësojnë vlerat e dukagjinasve, ata janë mbeturine e tyre dhe si te tille duhet ti konsideroje çdo dukagjinas qe mbarte me vete vlerat e traditës se mrekullueshme te pritjes, te bujarisë e te respektit shembullore ndaj kujto, por ne veçanti ndaj atyre qe i shërbejnë atij.
I bëjmë thirrje komunitetit te Thethit ta dënojnë këtë akt te turpshëm qe bënë disa banore te tij ne atë dite feste, por dhe komunitetit dukagjinas ne tërësi qe te ngrihen kundër çdo elementi injorante, kundër çdo kujt qe mbarte me vete kriminalitet, ne qofte se duam te ecim ne rrugën drejt emancipimit shoqërore dhe te integrohem ne shoqërinë demokratike.
Nga Ndue Sanaj,
kryetari i Shoqates
"Atdhetare-Dukagjini"

NJË VEPRIMTARI PËR T`U PËRGJITHËSUAR

Gjithmonë, ne dukagjinasit e tjerë, kemi pas dëshirë për te kaluare në Palaj-Shosh, sepse aty kemi gjete një mikpritje te veçantë, të thjeshtë e cilësore duke na krijuar një ambient të ngrohtë ku, koha na ka kaluar pa u ndier në sajë të humorit të hollë e gjuhës lakonike që i karakterizon banorët e këtij fshati. Kjo kudo që nga Pal Kola ne Pilotaj e deri tek Mirash Marku në Bajbë, nga Ndue Marku ne Gjoshaj deri në bjeshkë. Palajt janë dalluar gjithmonë nga fshatrat e tjerë për unitet e solidaritet të cilët e manifestojnë edhe sot me tërë madhështinë e tij, një aspekt te të cilit po e përshkruajmë më poshtë.
Shtysë për të pasqyruar një copëz të jetës të këtyre banorëve apo ish-banorëve të këtij fshati u bënë disa biseda që pata me një ndër pasardhësit e një familje me emër e të nderuar të Palajve, Lek Kulla, me mikun e këtyre banorëve, Petrit Kerrçi si dhe, nga një emision në tv1 channel - "Bileta 12", e drejtuar me shumë shije nga "motra" e shaljanëve e shoshjanëve, gazetarja Kozeta Bruçi.
Ndoshta më shumë se shumë fshatra të tjerë të Dukagjinit mbas viteve 90, fshati Palaj u shpopullua nga një lëvizje demografike e çorganizuar duke kërkuar një jetë më të mirë, duke u vendosur kryesisht në rrethinat e Shkodrës apo zona të tjera, të cilët me vitalitetin e tyre kanë ndërtuar shtëpi model, zhvilluar pemëtarinë e vreshtarinë dukë bërë një jetë normale ku në pamje të parë të duken si autoktonë aty ku banojnë. Shumë të rinj kanë marrë që në krye të herës rrugët e emigracionit ku janë sistemuar në punë dhe krahas formimit të familjeve të reja, kanë dhënë kontribut në përmirësimin e mirëqenies dhe shtimin e të mirave materiale të familjeve të tyre që kanë lënë në Shqipëri. Të gjithë merren me punë të pastër dhe fitojnë lekë djerse, këtë e tregon fakti që asnjë i ri nga ky fshat nuk i ka shkelë dyert e qelive për asnjë lloj arsye. Si rezultat i migrimit nga 75 familje që ka pasur ky fshat në fillim të viteve 90, sot ka vetëm 4 familje me banim të përhershëm aty. Të palajt, pa përjashtim edhe në qoftë se kanë kushte shumë të mira jetese sepse nga ky fshat ka edhe biznesmenë të suksesshëm, apo ne profesione të tjera burim mirëqenie, me banim të përhershëm në shtete të ndryshme të Evropës perëndimore, në qenien e tyre vlon dashuria e përhershme për vendlindjen, nuk i len meraku i saj dhe duan të kthehen herë pas here aty në antipod me shumë dukagjinas të tjerë të cilët "me mburrje" të thonë se ka shumë vite që nuk kam kenë në Dukagjin, se ia kam kthye përfundimisht shpinën edhe pse ndoshta janë në varfëri të skajshme. SI rezultat i këtij malli për vendin e të parëve, duke pasur edhe një unitet për tu pas zili është bërë traditë që për çdo vit, në ditët e para të Gushtit në varësi të ardhjes së emigrantëve, të bashkuar si gjithnjë të 3 brezat me iniciativë në fillim nga emigrantët, kalojnë një ditë apo më shumë si piknik apo ekskursion si të duash me ia vënë emrin, në fshatin Palaj e bjeshkët e tij siç bënë edhe këtë vit me 10 Gusht. Një organizim perfekt, pa një drejtues të vetëm por ndarje detyrash ndërmjet të gjithëve e angazhim maksimal që mos të çalojnë asgjë. Pjesëmarrja ka ardhur duke u rritur nga viti në vit ku sivjet ishin mbi 70 vetë të moshave të ndryshme duke filluar që nga të moshës së tretë si: oficeri në pension, bir i këtij fshati Prelë Gjoka, i cili në bisedat që bënte s`mund ti ndalonte emocionet nga mallëngjimi për këtë vend dhe i ngjitej malit si i ri duke mos e ndier lodhjen; të tjerë si: Fran Kolë Kulla, Martin Kokrri, Tomë Nika, Vuksan Leka e të tjerë, të cilët kishin bërë vite më shumë në këto anë ku flisnin me nostalgji për ato vite me gjithë vështirësitë, me të mirat e të këqijat e atyre viteve. Sigurisht që dominonte mosha e dytë ku pjesa më e madhe ishin emigrantët të cilët e kanë ruajtur me fanatizëm dashurinë për vendlindjen e tyre ku nuk iu mungojnë as planet afatgjatë për të investuar në këtë vend në funksion të përmirësimit të infrastrukturës, sidomos asaj rrugore. Pati edhe shumë të rinj të moshës shkollore që edhe ata dhanë kontributin e tyre. Mungonte elementi femër, gjë e cila do të korrigjohet në të ardhmen. Ishte vetëm zonja Kozeta Bruçaj, të cilën e karakterizonte lirshmëria e çiltërsia si ndërmjet vëllezërve, shumë dinamike e me një përgatitje të lartë fizike që i ngjitej malit si të ishte banore e përhershme aty. Ajo nxiti tej pjesëmarrësit ne biseda të ndryshme, ne veçanti për mbresat e njërit apo te tjetrit, që ishin me interes për ata që dëgjonin. Nga pjesëmarrësit nuk ishin vendas vetëm shoferët: Petriti, Deda e të tjerë si dhe, prof. as. dok. Zef Gjeta, i cili jo i palaj por shoshjan, pjesëmarrja e të cilit nderon çdo veprimtari që organizojnë dukagjinasit dhe më gjerë.
E lamë për në fund por jo për nga rëndësia, nji pjesëmarrës disi të veçantë siç ishte Dom Gjovalin Suka, babi i të cilit ka lindur e rritur në Palaj. E karakterizonte thjeshtësia duke filluar që nga veshja dhe u bë një me të tjerët duke e konsideruar veten të barabartë me ta. Nuk pranoi asnjë lloj privilegji siç mund të ishte udhëtimi me kalë. Përshkoi si gjithë të tjerët gjithë itinerarin prej disa kilometrash në këmbë. Ai bëri edhe një bisedë shumë të ngrohtë duke dhënë edhe mesazhe për të rritë dashurinë për këtë vend kaq të bukur e me vlera, për të shtuar kujdesin e kontributin për të kush e ka mundësinë, pra kurrsesi me kthye shpinën duke pas gjithmonë besimin tek Zoti. Të bën përshtypje kudo që flet oratoria e tij me një gjuhë që tingëllon shumë ëmbël në veshin tonë, një gegërishte të pastër ku janë në harmoni shkodranishtja e vjetër me atë të lëvruar nga korifenjtë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, klerikët me përmasa nacionale si: At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Kardinal Mikel Koliqi, At Zef Pllumbi e të tjerë. Këtë anë pozitive të tij ai e paraqet kudo që flet si në predikime, veprimtari lokale apo nacionale për të cilin krenohet jo vetëm Palaj e Shoshi por i gjithë Dukagjini, i cili po i shtohet vargut të bijve e bijave dukagjinas që janë në piedestal të figurave që i kanë dhënë më shumë këtij nacionaliteti në të gjithë sektorët e jetës.
Këta pjesëmarrës pjesa më e madhe vijnë nga SHkodra me furgona, pastaj në formë marshimi bëjnë itinerarin: Mali i SHoshit-Gryka e Qetës-Lugu i Dragonit-Livadhi i Nreshtrejta-Maja e Bigës të gjithin në këmbë ku nga kënaqësia nuk e ndjejnë lodhjen edhe pse koha i shfaqi kapriçot e saj. Në vendin më të përshtatshëm u zhvilluan shumë aktivitete si: lojëra popullore, gara me kuaj, futboll, vrapime të ndryshme dhe përfunduan në një drekë shumë cilësore kryesisht me prodhime të fshatit ku dominoi mishi i fërlikut. Ora të dukej minutë me humorin e hollë që i palaj e kane traditë, me ndonjë këngë si ajo maje krahu, folklorike, popullore e deri modern. Dominoi biseda e diskutimi se "si mund ta bëjmë këtë veprimtari sa më masive", çfarë mund të bëjmë që herën tjetër të vijmë me makina deri afër Çukës, sit ë bëjmë përpjekje për të sensibilizuar Pushtetin vendor e qendror për të hapur rrugën e makinës deri në qendër të fshatit ose të paktën me konstruktuar atë që ka qenë në vitet e Monizmit, sepse do të kishim më shumë vizitorë vendas e të huaj, ne që kemi shtëpi e tokë do të dilnim më shumë gjatë Verës me marrë prodhime të ndryshme duke siguruar rezerva dimërore, sepse fshati shquhet për pemëtari, vreshtari si dhe tokë-arë me ujë të bollshëm. Sot i pengon shumë transporti deri në rrugën ekzistuese më të afërt. Emigrantë shprehnin gatishmërinë për te investuar ne vendlindjen e tyre dhe për te kaluar disa ditë me familjet e tyre në këtë vend të bukur, me kushte ideale për te zhvilluar turizmin malor si në shumë zona të tjera.
Veprimtari të tilla mund të organizohen në fshatra e zona të tjera të Dukagjinit me motivim dhe në evenimente të ndryshme, të cilat rrisin frymën e kolektive, forcojnë unitetin dhe luftojnë të keqen. As tradita në këtë drejtim nuk na mungon. Në memorien tonë janë akoma të freskëta për ata që i kanë përjetuar ekskursionet në vitet 60 në Qafë të Ndërmanjës me Nikaj-Mërtur, veprimtaritë me pjesëmarrje shumë të gjerë në përkujtim të ngjarjeve historike në Qafë të Boshit e Qafë të Agrit në vitet 70, apo ekskursionet dhe veprimtaritë e ndryshme sportive e artistike midis fshatrave, shkollave apo zonave të ndryshme të Dukagjinit në vendet më piktoreske, kryesisht ndër bjeshkët shumë të përshtatshme që sot për te zhvilluar turizmin malor dimëror e veror. Pra traditën e kemi, shembullin konkret po ashtu siç janë Palajt e Shoshit që e zhvillojnë çdo vit me një organizim model duke mos pasur shqetësimin as konfliktin më të vogël. Për këtë duhet të japin ndihmesën e tyre në organizim e sidomos financim Pushteti vendor sepse ata kanë fonde të veçantë edhe për kulturën.
Pasqyruam shkurt një veprimtari të përvitshme të këtij fshati nëpërmjet të cilës dalin vlerat më të mira të tij si uniteti, solidariteti, duke pasur harmanizim brezash dhe shfaqur me tërë madhështinë e tij dashurinë e madhe për vendlindjen. Kjo duhet të shërbejë si shembull edhe për fshatrat e zonat e tjera. Paraqitëm vetëm një copëz nga ky fshat e njerëzit e tij sepse duhet një gazetë e tërë apo libër për ta paraqitë të plotë sepse ka një histori mjaft të pasur me njerëz që kanë bërë emër jo vetëm në Dukagjin por edhe më gjerë dhe se nuk ka eveniment historik apo shoqëror që Dukagjini ka zhvilluar ku të mos kenë kontributin e tij të vyer edhe fshati Palaj- Shosh.
Nga Prelë Shytani.

Arkitekti me origjinë shqiptare Franco Marussich dhe pema gjenealogjike

Nga Alfred Papuçiu

Nën kujdesin e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë   është promovuar në Tiranë studimi" San Donato Zara"(shtëpia botuese JULVIN 2),  i arkitektit te njohur me origjine shqiptare, Franko Marussich (MARUKU). Studimi fokusohet ne rrënjët e se kaluarës si dhe mbi te ardhmen arkitekturore te kishës San Donato ne Zara te Kroacisë, qytet i banuar nga shqiptaret para shume shekujsh ose siç njihet ndryshe edhe si kryeqyteti i Shqipërisë veneciane.
Studimi i ofrohet lexuesve në gjuhën italiane, por së shpejti pritet të botohet edhe në gjuhën shqipe. Sipas arkitektit, ardhja e tij në Shqipëri ka dhe një motiv tjetër, atë te gërmimit ne rrënjët e prejardhjes se tij dukagjinase. Për familjen e tij dhe për shqiptarët e Zarës është folur gjerësisht në librin dy gjuhësh "Nxënësja e etur e gjuhës romanshë".

Një miku im mjek më tha një ditë: "Ndoshta nganjëherë jemi shumë pranë njerëzve të mëdhenj, por nuk e kuptojmë filozofinë e tyre". Këtë ndjeva kur e takova para 20 vitesh Frankon, shqiptarin me prejardhjen nga Dukagjini, erudit dhe njohës i thellë i historisë së popullit prej nga e ka prejardhjen, prej "Arbanasi" të Zarës. U njoha me të krejt rastësisht me të në Gjenevë. E ruajtëm miqësinë tonë. Më ftoi disa herë në shtëpinë e tij, në Kryzej (Cruseilles) të Francës. Një shtëpi e ndërtuar mbi bazat e një ish ferme, ku edhe tavolinën e tij të punës, mobilet dhe pajisje të tjera të ndërtesës tre kate, i ka skalitur me duart e tij të arta. Ai pret atje miq e dashamirës të shumtë, shpesh herë rreth një gote rakie rrushi nga Shqipëria që ja sjellin miqtë, ose "grapca" nga Zara ku banojnë Arbanasit, ose edhe me një gotë verë të mirë e të vjetër që ai e njeh si degustator e prodhues i saj. I tillë është dhe në jetë, gjithmonë me atë buzëqeshjen e tij karakteristike, me respektin që gëzon tek kolegët, tek miqtë e shumtë. Edhe unë kam fatin e mirë të jem një prej tyre, që herë-herë i marr ndonjë mendim edhe për artin, historinë e popullit tonë, letërsinë, si edhe arkitekturën. Me njohuritë e tij të thella, shpesh më ka folur për historinë e Ballkanit, për prejardhjen e familjes së tij, pemën gjenealogjike që po e ndërton me kujdes, por nuk ka dashur që ajo të bëhej publike, pasi e quante diçka të zakonshme. Më së fundi ja mbusha mendjen dhe një pasdite, para 6 vitesh, më rrëfeu për orë të tëra këto rreshta në dhomën e tij të punës, ku ndodhet një bibliotekë e pasur. Aty gjen edhe fjalorin frëngjisht-shqip të profesorit tim të nderuar të frëngjishtes, Vedat Kokona, të botuar nga "Toena", një fjalorth italisht-shqip dhe shqip-italisht, botime për "arbanasit" e Kroacisë, për Zarën, për historinë e shqiptarëve, të Ballkanit, të Shqipërisë, si edhe relike nga Zara, ku shqiptarët kanë fshatin e tyre me emrin "Arbanasi", kishën, korin e tyre dhe ku rrugët mbajnë emrat e paraardhësve të Frankos. Ai është këmbëngulës për të arritur diçka, pasi thotë jam si malësorët shqiptarë, pak kokëfortë, por dua që gjithçka të jetë e përsosur ... Diku, në shënimet e tij ka shkruar në frëngjisht: "Mon père était de langue maternelle albanaise" (Babai im gjuhën amtare e kishte shqipen…)
Pikërisht nisur nga këto shënime, fillova punën time hulumtuese, gjeta shumë të dhëna historike për Marukët (Mar-uku) e lashtë dhe së fundi e shtyva mikun tim, duke u drejtuar shumë pyetje, duke i marrë orë të çmuara të punës së tij admiruese si arkitekt që kërkohet kudo, të më flasë për shqiptarët që kanë vendin e tyre të nderuar në bregun Dalmat. Për Zarën që ka qenë cilësuar si kryeqytet i Dalmacisë dhe i Shqipërisë veneciane që shkonte deri në brigjet e Durrësit. Ai ruan si relike të radha monedha të asaj kohe të hershme. Duke u përqendruar, me zërin e tij kumbues, me pamjen e tij krenare, filloi të më tregojë:
Franco Marussich ka lindur në Zara në 1938, nga prindër Jaky Marussich dhe Fatma Tambini. Në 1939 shkon në Adis Abeba, Etiopi. Për shkak të luftës, pas një ndalese në një kamp të burgosurish, britanik, kthehet në Zara. Që nga 1948 jeton dhjetë vjet në Trieste ku frekuenton liceun klasik deri në vitin e V të gjimnazit. Gjatë një viti punon në Torino. Në vitin 1958 rifillon studimet dhe merr maturën artistike në Brera të Milanos. Universitetin e fillon në "Politecnico" të Milanos, pastaj vazhdon shkollën e arkitekturës në Gjenevë dhe diplomohet në 1969. Punon një vit si asistent në Universitetin e Gjenevës. Gjatë studimeve ka punuar për zyra të ndryshme arkitekture dhe të urbanizmit, pastaj krijoi studion e tij. Punoi në Zvicër, Itali, Somali, Portugali. Në 1974 vendoset në Francë. Punon si arkitekt në Portoriko, Francë, Kenia, Britani e Madhe, Kroaci. Ka punuar sidomos si arkitekt urbanist për programe të posaçme: si në krijimin e qendrave për persona me aftësi të kufizuar,  të banesave sociale, shkollave dhe ndërmarrjeve industriale. Ka projektuar vila (si të sheikëve arabë), shalé në male, ka ristrukturuar qendra në zona rurale, dhe është marrë edhe me arkitekturën e brendshme. Ka realizuar ndër të tjera një qendër shembullore arkitekturale në Gjenevë, në "qytezën" Kolonji (Cologny) ku kanë rezidencat e tyre miliarderë dhe artistë të dëgjuar si Alen Delon, Sharl Aznavur, si dhe ka rinovuar kështjella në Londër, apo "qyteza" antike në Itali.
Së fundi Franko ka botuar librin "San Donato Zara" (Analizë e krahasuar e elementëve arkitektonikë) në Tiranë. Së shpejti libri do të botohet edhe në gjuhën shqipe, pasi botimi i parë është italisht. Libri është tepër i dokumentuar dhe lexohet me endje si nga arkitektët, por edhe nga lexues të tjerë dashamirës të artit, pasi jep një vizion tjetër të arkitekturës. Franko ka ardhur  në Shqipëri për të gjetur gjurmët e të parëve të tij shqiptarë, për të pasuruar pemën gjenealogjike të familjes së tij, si dhe për të dhënë ndihmesën e tij për arkitekturën shqiptare dhe për të sjellë investues francezë. "Dua edhe unë të jap kontributin tim si shqiptar, thotë ai, në zhvillimin e Shqipërisë. Nuk e prisja nga këto që pashë që vendi im të kishte bërë kaq hapa të mëdha. Natyrisht ka akoma shumë për të bërë, por edhe vende të mëdha, si Franca, Italia e gjetiu, kanë probleme me urbanizmin. Unë i përkas brezit të vjetër të arkitektëve dhe më është dashur të merren sidomos me urbanizmin e një qyteze, qyteti, apo edhe me punime të tjera, si ndërtimi i shkollave, rinovimi i kështjellave e te tjera. Këtu, në Tiranë shoh që janë bërë hapa përpara për urbanizmin, por duhet bërë më tepër për hapësirat e gjelbra, për rrugë dytësore që janë akoma me gropa. Rëndësi i duhet dhënë sidomos bregdetit dhe jo të veprohet si në Spanjë ku gjithçka po betonizohet. I duhet dhënë përparësi turizmit, por kjo kërkon të zhvillohet infrastruktura e duhur. Unë do të përpiqem të ndihmoj me mundësitë e mia dhe me miqtë e mi. Ndërkohë, do vazhdoj kërkimet për të pasuruar pemën gjenealogjike të familjes dhe për të gjetur më tepër të dhëna për prejardhjen time. Në këtë drejtim, më kanë ndihmuar vëllezërit e mi shqiptarë, këtu dhe në Diasporë".
Kur e pyeta Frankon se kur ka filluar largimi i familjes së tij nga Dukagjini, ai duke u menduar thellë, më theksoi: "Migrimi i grupeve të ndryshme familjare u realizua me anën e dy rrugëve të ndryshme: një nëpërmjet Barit (Itali) ku një prej paraardhësve të mi u martua me një italiane; tjetra gjatë bregdetit dalmat: data e mbërritjes së tyre në Zara (tani quhet Zadar) për një pjesë të tyre është në vitin 1723, pastaj më 1726 dhe për një pjesë tjetër në 1733. Paraardhësit e mi ikën nga Shqipëria në atë kohë, pasi kishin luftuar kundër otomanëve që pushtuan tokat tona. Në shekullin e 16-të, shumica e shqiptarëve ishin Kristianë, me Kishën Katolike Romane që sundonte në Veri, dhe me Kishën ortodokse në Jug. Në fillim, vetëm një numër i vogël qytetesh u kthyen nga  feja Islamike, për të mbajtur pozitën e tyre ekonomike dhe privilegjet e tyre nga pushtuesit otomanë. Ndërsa në më se 100 vjet, me gjithë presionet ekonomike dhe pengesat e shumta, pjesa e shqiptarëve që ishin kristianë e ruajtën fenë e tyre. Kur otomanët filluan islamizimin e vendit, ne u larguam nga Dukagjini …". Në 1726, 21 familje shqiptare ikën nga vatrat e tyre dhe u vendosën një kilometër në jug të Zarës. "Arbanasit" u vendosën rreth Zarës ku kishte përparësi Kisha Romane dhe kjo bëri që ata të vendoseshin nën mbrojtjen e "Republikës Veneciane të Dalmacisë". Ata u ndihmuan të ndërtonin shtëpi dhe të kishin stane për bagëtitë e tyre, dhe në rastin e Zemunikut, disa kilometra larg Zarës, ju dhanë livadhe për kullotje, si dhe u pastruan tokat nga gëmushat … Në regjistrin e 15 gushtit 1726 përmenden mbiemrat e disa familjeve shqiptare që u vendosën në Zara, ndër të tjera: Luca d'Andrea Gezghenovich, Nicolo di Luca Marghievich, Prem Vuka Marghicevich, Giesh Prend Marghicevich, Giech Pepa Marghicevich, Prenz Prema Marghicevich, Petar Vuka Gianova, Niko Matessich, Luka Prend, Lesh Pero Marghicevich, Luka Lucich, e te tjera. Tek "Zara Cristiana", Monsinjor Bianki i Zarës thekson mbritjen e "Arbanasi" pranë Zarës. Ai shkruan se në 1726, të udhëhequr nga dy vëllezërit me mbiemrin PETANI, erdhën 24 familje shqiptare. Profesori Vjekoslav Klaic, shkruan për "Arbanasit" në librin e tij "Opis zemalja u kojim stanuju Hrvati" (Raport mbi vendbanimet e banuara nga kroatët), i botuar në 1881. Aty ai thekson se ishin 1354 Arbanasi, rezidentë nga Skutari (Shkodra) që u vendosën aty.
Në 1733, shtatë vjet pas migrimit të parë, grupi i dytë i "Arbanasi" lanë tokat e tyre amtare dhe kaluan në Gjirin e Kotorit, disa nga toka dhe disa nga deti, mbërritën në Hercegovinë, ku qëndruan përkohësisht dhe pastaj hipën anijeve për në Zara dhe u vendosën në vendin e quajtur Zemunik, që ja u dha qeveria veneciane. Raportet e 11 marsit 1735 dëshmojnë se ishin rreth 28 familje dhe rreth 199 vetë. Disa nga emrat e tyre janë: Stjepo Gjuri, Leka Marko, Paolo Marussich, Mar Mazia, Paolo Prendi, Prento Stani, Jovan Vuci, Andrea Toma, Rado Ruço, Marko Pertu, Prento Markov, Stiepo Luco, e te tjere.
Në vitin 1756, qeveria e Venedikut bëri një regjistrim të tokës për familjet "Arbanasi". Regjistri kishte si qëllim të nxirrte numrin e vendndodhjeve dhe të njerëzve që ishin në çdo familje. Në librin "Erber" ndodhen disa nga këto mbiemra: Duka, Petani, Marsan, Marsiga, Kovacevic, Marsig, Sestan, Bargela, Gjoka, Kalmeta, Markuz, Marusic, Nikagi, Skopelja, Vuk, e te tjerë. A janë këto mbiemra nga migrimi i parë apo i dytë? Këtë nuk është e lehtë ta shpjegosh, por sipas Don Mijo Curkovic, janë dy teori:
-  e para, që thekson se mbiemrat e familjeve të para u zëvendësuan nga mbiemrat e familjeve "Arbanasi" që erdhën pak më vonë. Gjithashtu, ekziston edhe mendimi se familjet fillestare lëvizën prej andej;
-  teoria e dytë, është pak më komplekse dhe bazohet në faktin se emrat e fundit u ndryshuan mbi bazën e nofkave, mbiemri mbi të cilin personi ishte krishtëruar, dhe ndoshta dhe në bazë të mbiemrit të babait apo gjyshit të tij. Për shembull, në një dokument që daton në gusht 1726, theksohet se kryetari  i popullimit të  "Arbanasi" ishte Luki Andric. Në regjistrin e pare ishte shënuar emri i Luca d'Andrea Ghesghenovich, i cili duhet të jetë i njëjti Luki Andric. Ai vetë e nderroi mbiemrin e tij dhe mori një tjetër, duke përdorur mbiemrin kristian te të atit.

Pra sipas përfundimit të Mijo Curkovic, në studimin e tij "Povijest Arbanasa kod Zadra", 1922, mund të pranohet teoria se nga mbiemrat e familjeve nga regjistrat e parë dhe më vonë, në të vërtetë del se nuk janë familje të ndryshme. Në realitet janë mbiemra të familjeve shqiptare që i ndryshuan mbiemrat e tyre, duke marrë mbiemrat e vërtetë, ose të baballarëve dhe gjyshërve të tyre kristianë.
Në një dokument të 15 gushtit 1726, për "arbanasit", ndër të tjera thuhet: "Migrimi i parë u bë për shkak të persekutimit fetar dhe dhunës nga ana e otomanëve; është e shkruar se familjet shqiptare ranë dakord të largohen nga barbarizmi otoman, duke lënë tokat e tyre dhe çdo pasuri tjetër, duke u strehuar dhe marrë në mbrojtje nga Republika". Në një dokument tjetër të 30 dhjetorit 1726 theksohet lidhur me migrimin e dytë të shqiptarëve: "... këto familje u detyruan të ikin nga tokat e tyre, për shkak të persekutimit të shkaktuar nga ana e dy pashallarëve otomanë nga Bar (port që është quajtur edhe Antivari). Vetë turqit kanë njohur se persekutimi nga ana e Akmet Pashës ka qenë i gabuar dhe se kjo i detyroi "Arbanasit" të lëvizin nga tokat e tyre amtare. Sipas legjendës, një nga rrugët që përdornin otomanët për të persekutuar shqiptarët ishte rrëmbimi i grave të reja të krishtere. Si hakmarrje ndaj këtij veprimi çnderues, shqiptarët sulmonin natën otomanët ku ndodheshin, digjnin fshatrat e tyre dhe largoheshin nga vatrat e tyre, për t'i shpëtuar një persekutimi të ri nga ana e pushtuesve".
Kur e dëgjoja Frankon, tek fliste shkurtimisht për familjen e tij, ndjeja respekt të veçantë për këtë njeri të thjeshtë që nuk donte të vinte në dukje madhështinë dhe arritjet e jetës së njerëzve të familjes së tij, me emër jo vetëm në "Arbanasi" të brigjeve të Dalmacisë, por edhe në Itali, Zvicër, Amerikë e gjetiu. Mbaja shënime, bëja pyetje por nuk e di nëse munda t'u jap me hollësi në këto faqe të pakta atë histori të madhe të "Arbanasit". Banorët e "Arbanasit" flasin sot më pak shqip, megjithatë ruajnë fjalë të paraardhësve të tyre. Fjalët "bregdeti", "pirun", "marangoz", "kaiço" (kaike-varkë e vogël), "stan", "jam i angër" (nuk kam uri) e te tjera, përdoren gjerësisht në mjediset me shqiptarë në Zara. Një port i vogël në Zara quhet "Bregdet" dhe atje banonin "arbanasit".  Po të shohësh fjalorin e folur nga "Arbanasit" të Dr. Kruno Krstic gjen një ngjashmëri të çuditshme të fjalëve që fliten edhe sot në shqip atje. Për shembull tek fjala "bregdet" thuhet: "era po fryn pe bregdetit"; "faculet" që thuhet në Shkodër, "arbanasit" thonë: "e ko mbluo krenin me faculet"; "fjal": "me dhanë fjalën"; "fol": "un po të flas si mik mikut"; "flok": "kur si kren flokët"; "grabit": "vajzat kan vot në pus me grabit"; "kap": "shkon me kap zogj në vishç"; "këput": "mos ma këput udhën", "kërcye": "këcen si lepuri"; "kopsht": "kopshti n'o mas shpie"; "mbyll": "mbylli syt në daçësh më flet"; "mujt": "sot nuk munj me punua"; "punua": " i ati i ti punon në gjutet"; "rush": "ko rush për me angër e për me bo ven"; "vogël": "mere voglin me vete", "Zadër": "Arbénesh jan sot nji vend me Zadër". Shpesh mblidhen së bashku dhe këndojnë në kor këngët e tyre në kishën shqiptare. "Arbanasii" janë katolikë dhe praktikues të fesë së tyre.
Franko Marussich (Maruku) ka ardhur në Shqipëri, me bashkëshorten Joëlle dhe mikeshën e tyre nga Zara, Maria Gerga, e cila e ka origjinën nga Kallmeti i Shqipërisë dhe megjithëse është hera e parë që ajo ka ardhur në Shqipëri, ajo flet shqip. Ajo të ngjall simpati të veçantë dhe së shpejti një grup nga Zara do të vijë në Shqipëri. Ajo do të jetë "ambasadorja" e jonë për të nxitur ardhjen e miqve dhe të njohurve të saj. Franko do të shkojë me miqtë e tij shqiptarë në Dukagjin për të gjetur gjurmët e paraardhësve të tij, të cilët ai i kujton me respekt, siç kujton me respekt ata 12 mijë shqiptarë që janë akoma në Zara të Kroacisë dhe përpiqen të mbajnë të gjallë gjuhën shqipe brez pas brezi.
Emisione për vizitën e Franco Marussich dhe intervista të tij janë dhënë nga TV shqiptar, si TV Vizion Plus, Top Channel e te tjerë shqiptarë që janë akoma në Zara të Kroacisë dhe përpiqen të mbajnë të gjallë gjuhën shqipe brez pas brezi.
Emisione për vizitën e Franco Marussich dhe intervista të tij janë dhënë nga TV shqiptar, si TV Vizion Plus, Top Channel etj.

Shkolla e Kushe Micës

Nga Smail Bala

Në qytetin e Shkodrës, në lagjen Sarreq, u hap një shkollë nga Kushe Micja për t'u mësuar vajzave më tepër shkrim e këndim, vizatim e punëdore. Rreth hapjes së kësaj shkolle private, të ndihmuara nga qytetarët katolikë, por dhe nga Austro-Hungaria, na jepen dy data, njëra në muajin gusht të vitit 1859 dhe tjetra në vitin 1862. Mendoj se më i saktë është viti 1859, mbasi na jepet muaji e viti dhe se shkruesi i artikulli, Tom Gjyshja, na jep më tepër të dhëna për hulumtimet që ka bërë për këtë shkollë. Madje është i njohur fakti se në ceremoninë e hapjes së shkollës në gusht të vitit 1859 morën pjesë edhe mjaft qytetarë shkodranë. Ajo, si shkolla e parë laike e Shkodrës, rezistoi gati deri në fund të shekullit, kur mësuesja u largua për arsye moshe në vitin 1897.
Mbiemri Mimci i Kushes u vulgarizua nga populli në "Micja", kështu që atëherë e kësaj dite, kjo shkollë njihet me emrin "Shkolla e Kushe Mices".
Shkolla qe një qendër mësimore private për vajza dhe u hap si shkollë laike. Në maketin e historisë së arsimit shqiptar, thuhet: Kjo shkollë qe një qendër mësimore shqipe (private) për vajza, që u hap nga mësueset Kushe Micja me shoqen e saj, Terezë Bërdica. Kjo qe një vatër e rëndësishme e edukimit. Shkolla qëndroi e hapur deri në vitin 1897". Një autor tjetër i njohur i historikut të arsimit shqiptar, Musa Kraja, në librin e tij thotë se "Shkolla qe e vogël dhe e rregullt. Ajo (Kushe Micja-shënimi im, S.B.) u mësonte nxënësve gjuhën shqipe, duke pas edhe ndihmësen e saj, Tereze Bërdica".
Mësuesja Kushe Micja mblodhi në këtë shkollë fillimisht 45 vajza të moshave nga 9 në 14 vjeç, të shtresave të ndryshme të popullit, ku u përpoq t'ua ndriçonte mendjen, t'u edukonte shqisat dhe t'ua shkathtësonte duart.
Shkollën, mësuese Kushja e hapi në shtëpinë e saj, në lagjen Sarreq, në fund të rrugës Vasiej, sot Vjerdhej. Ajo ka qenë një godinë dykatëshe, me tri dhoma, një kuzhinë e një çardak të madh. Një dhomë, atë nga e majta e hyrjes në çardakun e mbyllur e kthen në shkollë (klasë), kurse dhomat e tjera i përdori për banim.
Orenditë e mjetet mësimore ishin të thjeshta e të pakta. Mësuesja për vete kishte një tryezë e një karrige, ndërsa për nxënësit banka të gjata e një dërrasë mbështetëse. Në mungesë të bankave, përdorte stola njëvendësh.
Mbas drekave, për të bërë punëdore, vajzat uleshin në disa jastëkë të vegjël, të cilët i sillnin vetë nga shtëpitë e tyre.
Përvetësimi i nxënëseve ishte i ndryshëm, në bazë të moshës e të aftësive vetjake, pasi mësimi zhvillohej në një dhomë, si shkollë me klasa kolektive.
Mësimi zhvillohej nga ora 8-12 paradreke, ndërsa pasdreke bëheshin mësimet e këngës e të punës së dorës.
Në këtë shkollë, lëndët që jepeshin ishin: këndim, shkrim, numëratore e vizatim. Në të shkruar, përdorej alfabeti i vjetër shkodran. Për të shkruar, nxënësit përdornin bojë e pendë. Libra të veçantë leximi nuk kishte. Si tekst nxënëset mbanin fletoret me shënime që merrnin nga mësuesja. Rëndësi Kushja i kushtonte vizatimit, mbasi ishte një ndihmë për punëdore. Vizatimet kishin karakter dekorativ. Ky mësim përqendrohej në fillim në kopjimin e modeleve nga nxënëset, që përdornin një lloj letre të hollë transparente. Këtë punë të bukur mbasdreke e hidhnin në pëlhurë dhe kështu mësonin të bënin punëdore. Këtu mësohej të punohej qëndisja në gjergjef dhe punë të tjera.
Leze Kolë Bushati, ish nxënëse e kësaj shkolle, ka kujtuar: "Një ditë mbasdreke erdhi për vizitë në shtëpinë tonë mësuesja Kushe Micja e iu lut nanës që unë të shkoja në shkollën e saj. Në mbramje, kur erdhi baba nga puna, nana e përmendi punën e shkollës. Mbaj mend se i ishte ba qejfi babës dhe të nesërmen shkova në shkollë. Në atë kohë isha 9 vjeçe dhe e vijova deri në moshën 14 vjeçe...".
Mësuese Kushe Micja në këtë shkollë mori edhe shoqen e saj, Tereza Bërdica në vitin 1865 dhe e shtoi numrin e nxënëseve në 86.
Gjatë viteve të ekzistencës së saj, në shkollë vazhdonte të përdorej alfabeti tradicional i Veriut, ndërsa metodat pedagogjike të mësimdhënies që përdoreshin ishin të kufizuara, gjithsesi, duke gjykuar nga disa fletore shkrimi e aritmetike e punëdore të ruajtura, bindemi se në këtë shkollë është kryer një veprimtari arsimore e kujdesshme dhe e mirëfilltë.
Padyshim që në këtë gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit shqiptar spikat emri i Kushe Mices. Ajo lindi në Shkodër, më 16 qershor 1832, në një familje të zbritur herët nga Dukagjini. Pas pushtimit turk të Shkodrës, në vitin 1479, familja e saj emigroi në Venedik, ku ruajti gjuhën amtare, dashurinë për atdheun e traditat më të mira te të parëve. Trashëgimtarët e familjes Mimci, me ndihmën e tregtarëve shkodranë që bënin tregti me Venedikun, të përkrahur e ndihmuar edhe nga qeveria e atjeshme, u kthyen në vendlindje dhe u vendosën në lagjen Sarreq.
Mësimet në Shkodër Kushja i mori tek Shor Markja. Përparimi i saj qe i shpejtë. Përmes italishtes e frëngjishtes që zotëronte, pasuroi kulturën e saj edhe në rrafshin pedagogjik. Duke kombinuar këto njohje të reja me fantazinë e duart e shkathtë që kishte, u bind që ato të mos i mbante thjeshtë për vete, por t'ua përcillte edhe vajzave të familjeve shkodrane. Edhe pse e re, 22-23 vjeçe, ajo me kuraja e besim e hapi shkollën e saj për vajza, nën moton "Kurrgja për vehte dhe gjithçka për të tjerët".
Ajo dha mësim në këtë shkollë deri në moshën 65-vjeçe, mbasi iu paralizua njëra këmbë dhe e pati të vështirë të vazhdonte mësimin. Sa qe në gjendje shëndetësore të mirë, ajo nuk hezitoi të jepte mësim edhe në shkollën normale të motrave Stigmatine.
Kushe Micja ka qenë me trup të gjatë, e hijshme në fytyrë e me sjellje shembullore. Ajo kishte ndenjur virgjëreshë.
U nda nga jeta më 3/03/1913 dhe u përcoll për në banesën e fundit nga shumë qytetarë të Shkodrës, burra e gra, madje burrat e Pazarit të Vjetër lanë punën për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të saj. )

Është lindur në Shkodër në vitin 1834, në një familje shkodrane që merrej me tregti e që në bazë të saj kishte siguruar një jetesë të mirë familjare.
Tereza mësimet i mori te shkolla e Shor Markës, ku veçse përvetësoi mësimet që ai jepte, përparoi mjaft në punëdore. Me të mbaruar mësimet këtu, një shoqja e saj, Kushe Micja, hap shkollën e sipërpërmendur. Ajo e afroi Terezën pranë vetes dhe punuan së bashku deri sa u mbyll shkolla.
Mbas kësaj, Tereza hyri në punë në një shkollë italiane si kujdestare fëmijësh.
Ajo u nda nga jeta në vitin 1914.

) Për këtë shkollë dhe jetëshkrimin e mësueses së saj, autori është mbështur në këto burime e dokumenta: H.Bushati, vep.e cit., vol.II, fq. 42; Tom Gjyshja, artikull në gazetën "Zëri i Popullit", viti XVII, dt. 20/09/1959, fq.3; Nj.Kazazi, vep.e cit., fq. 69-70.

Adoleshentët dhe kompjuteri

Duket sikur për shumë prindër kompjuteri, nga kënaqësi dhe mjet pune i suksesshëm, është kthyer në mjet sherri, prindër-fëmijë. Edhe nëse akoma nuk ka hyrë në shtëpi, pasi fëmijët shkojnë dhe e gjejnë atë, kudo që të jetë. I kujt është faji!?
Prindërit kanë të drejtë se kanë frikë. Por jo gjithnjë ai që ka frikë ka të drejtë. Fëmijët kanë të drejtë se duan të mësojnë të përdorin kompjuterin por dhe të zbaviten. Ja që paskan të drejtë. Megjithatë unë nuk do ta sqaroj këtë problem tani (sigurisht më vonë), por dua tu kujtoj disa gjëra që prindërit dhe adoleshentët duhet ti kenë parasysh në përdorimin e kompjuterit.
Nëse dikush, mbërthehet me orë të tëra pas kompjuterit, duke harruar shkollën, detyrat, njerëzit, kjo do të thotë se atë e ka zënë sëmundja e kompjuterit. Ky njeri duhet ndihmuar menjëherë.
Shenjat e qarta të pasionit për kompjuterin(sëmundjes së kompjuterit) janë këto:
Shenja psikologjike: -Këmbëngulja e adoleshentit, për të shkuar në internet, bëhet gjithnjë e më e madhe. Nëse ai do të pengohet, rebelon.
Shenja sociale: -I "sëmuri" fillon të mbyllet në vetvete. Nuk ka dëshirë për të shkuar në shkollë, shkëputet nga shoqëria dhe për çdo rast kërkon të jetë vetëm para ekranit të kompjuterit.
Shenja biologjike: -I "sëmuri" bëhet gjithnjë e më shumë nervoz dhe i padurueshëm. I shfaqen shenja të pagjumësisë pasi nuk ka më asnjë rregull te të fjeturit. Humbë aftësinë e të përqendruarit dhe është para një rreziku real të një gjendje depresive.
Pasojat mund të jenë të mëdha, rënie në mësime, dëmtime shëndetësore dhe konflikte në shkollë, familje dhe shoqëri.
Natyrisht që shpëtimi është i mundshëm. Nëse adoleshenti, nuk është në gjendje vetë që të vendosë kontroll mbi marrëdhëniet e tij me kompjuterin, atëherë duhet të ndërhyjnë prindit. Puna është që gjithmonë të zgjidhen gjërat me mirëkuptim. Nëse jo,atëherë duhet përdorur dhe uni i prindit.
Kur dhe sa duhet ta përdorin fëmijët internetin?
Fëmijët duhet të mund të futen në internet vetëm pasi të kenë mësuar shkrim dhe lexim.
Për fëmijët mbi tri vjeç, lejohet shikimi i lodrave në kompjuter, çdo ditë, nga 30 minuta. Natyrisht program i zgjedhur; nga 6-7 vjeç, 35 minuta në ditë (internet dhe lojëra); nga 7-10 vjeç, 45 minuta në ditë; nga11-13 vjeç, 60 minuta në ditë dhe mbi 14 vjeç, 90 minuta në ditë.
Facebook duhet të përdoret vetëm nga mosha 13 vjeç e lart.
Kujtesë !
Kompjuterin mos e përdorni kurrë as si motivacion dhe as si ndëshkim për fëmijët !

Nga Lekë Imeraj,
shkrimtar dhe përkthyes

PROJEKTI: MODELI I MENAXHIMIT TË HIPERTENSIONIT TË BAZUAR NË FARMACI

Në bazë të një projekti të organizuar dhe pranuar nga pedagogia MSc, Suela Ndoja, me studentët tashmë të UAT-së e vitit të dytë në degën e farmacisë në lëndën e Farmakologjisë Klinike për hipertensionin,vendosën të marrin pjesë duke pasur parasysh se hipertensioni në Shqipëri është një nga sëmundjet më të përhapura dhe shkakton numrin më të madh të vdekjeve, duke mundur kështu të zgjerojnë njohuritë dhe duke u informuar edhe më shumë.
Ka shumë arsye për të cilat studentët janë përfshirë në këtë projekt dhe janë ndarë në 4 grupe, ku në grupin e parë, kanë marrë pjesë: Albana Mehmeti, Alda Pjetri, Ardiana Medha dhe Armando Sheqeri, në grupin e dytë, Erald Mustafa, Fatjon Dashi, Jasmina Hysaj, Mirela Fushaj, në grupin e tretë, Meridiana Kuka, Mirsad Kraja, Morena Mataj, Nensi Dushi, në grupin e katërt, Ditjola Golemi, Paris Mjeda, Rinilda Guri, Vilma Kalaja. Një nga arsyet e forta, lidhet me faktin sesi ata si studentë mund të bëhen më të dobishëm që të ulet numri I njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje dhe mbas projektit të mund të bëjnë një fushatë sensibilizuese.
Në këtë projekt është pasqyruar qartë puna e një muaji rresht në terren e këtyre studentëve që ia kushtuan pikërisht njohjes, zhvillimit, menaxhimit, diagnostifikimit dhe mjekimit të një sëmundjeje që është shumë e përhapur në vendin tonë dhe që quhet Hipertensioni Arterial ose Vrasësi I Heshtur.
Qëllimi dhe objektivat e këtij projekti ishin mjaft të qarta dhe ndikojnë direkt në ndihmën që mund të japin si studentë dhe si farmacistë të ardhshëm, përveç dijeve dhe informacioneve të reja që kanë mësuar duke kontaktuar me njerëz që janë përditë me raste të tilla.
Për të pasur një mbarëvajtje të punës dhe për të plotësuar disa kritere të vendosura, studentët si grup kanë hartuar një plan veprimi me katër pika:
1-Takimi me tre mjekë të specializuar në hipertension
Konkluzionet janë këto: Në radhë të parë kanë qenë shumë të kënaqur që këta mjekë të specializuar dhe shumë të aftë në punën e tyre si: Dr. Edi Smajlaj kardiolog shumë i zoti, Dr Gëzim Havari, mjek i përgjithshëm gjithashtu edhe ish- pedagog i tyre si dhe Dr. Kujtim Demaj mjek i përgjithshëm po ashtu ish pedagog i tyre i nderuar, i kanë pritur shumë mirë dhe nga përvoja e tyre shumëvjeçare kanë marrë mjaft informacion për personat hipertensiv. Njohuritë që përvesuan tek mjekët ishin shumë specifike dhe të sakta që fillonin që nga shkaktarët kryesorë të sëmundjes,mënyrat e parandalimit,simptomat,llojet e mjekimit (urgjent ose afatgjatë) dhe këshillat që mund tu japin këtyre pacientëve. Gjithashtu dhe mjeku kardiolog u ka dhanë shumë informacion sepse ekzistojnë edhe raporte shumë të ngushta midis T.A dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
2-Takimi me tre infermierë që punojnë në spital dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientat hipertensiv
Infermierët që kanë takuar janë: Manjola Rama, kryeinfermiere, Mujo Bajraktari kryeinfermier dhe Imir Hoxha infermier; të tre këta shumë të aftë, me përvojë pune disa vjeçare dhe një humanizëm për tu vlerësuar. Gjatë trajnimit me infermierët gjëja e parë që mësuan ishte mënyra e saktë e matjes së tensionit,duke filluar që nga vendosja e aparatit,pozicioni i qëndrimit të pacientit, dhe përcaktimi i vlerave të sakta të presionit sistolik dhe diastolik. Gjithashtu kanë marrë informacionin e dobishëm për mënyrat e mjekimit ngushtë në kushte spitalore, kanë marrë një informacion afërsisht edhe për numrin e rasteve të shtrimeve dhe urgjencave brenda një dite, i cili ishte më i lartë në kohën e verës sesa në dimër.
3-Takimi me tre farmacistë të vjetër në profesion, me një përvojë pune mbi 30 vjeçare.
Këta farmacistë janë të tre ish pedagogët e tyre shumë të nderuar dhe të respektuar që quhen: Dallandyshe Parruca, Bashkim Laçaj dhe Tonin Naraqi. Të dhënat që mund tu jepnin ishin shumë të vlefshme, për punën e tyre në të ardhmen. Kanë marrë njohuri për llojet e barnave që përdoren më shumë si ateneloli dhe propanololi, kanë mësuar mënyrat e përdorimit dhe të ruajtjes së tyre, kanë mësuar pak për fitimin monetar i cili ishte në përgjithësi i lartë duke pasur parasysh fluksin e madh të barnave hipertensive. Mendimi i tyre se pse duhet të përfshiheshin farmacistët në këtë projekt, ishte se një farmacist duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me këta lloj pacientësh mund të japin informacion të mjaftueshëm si në mënyrën e trajtimit të sëmundjes dhe në mënyrën e përdorimit dhe ruajtjes së barnave.
4-Takimi me një kampion prej 10 personash të moshës 40-45 vjeç të zgjedhur rastësisht që janë (duhan pirës, persona mbi peshë,persona me diabet) sepse këta persona mund të kenë hipertension të paidentifikuar dhe 20 persona të moshës 60 vjeç që janë të vetëdijshëm që vuajnë nga hipertensioni.
Takimi me këta persona ishte gjëja më interesante pasi këndvështrimi i tyre për sëmundjen ishte nga më të ndryshmet,disa ishin mjaft të frikësuar dhe në gjendje jo të mirë psikologjike,ndërsa me disa persona të tjerë ndoshta krejt e kundërta. Mësuan se pjesa më e madhe e këtyre personave bënin një jetë të çrregullt dhe abuzive.
Ndër të tjera studentët janë njohur edhe me shkaqet e hipertensionit i cili shkaktohet nga disa faktorë dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: grupi i parë a) hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi,pra ka origjinë të brendshme; grupi i dytë b) hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione të veshkave dhe që quhet hipertension renovaskular.
Shkak tjetër mund të jetë sëmundje të tjera të veshkave, si p.sh ngushtimi i arteries renale që furnizon veshkën me gjak,duke mos furnizuar si duhet me gjak në veshkë krijohen çrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit.
Shkak tjetër është problemet me gjëndrat e tiroides,kur shtohet funksioni I tyre,çon në prodhim të tepërt të tiroides,gjë që shton rrahjet e zemrës e për pasojë rritje të tensionit të enëve të gjakut.
Shkaqe të tjera janë diabet, tumori i gjëndrave mbiveshkore.
Shkak tjetër me rëndësi është duhani, i cili shton rrezikun për shfaqjen e hipertensionit arterial,sepse nikotina që përmban duhani çon në ngushtimin e enëve të gjakut e për pasojë rritjen e presionit të gjakut.
Shkak tjetër është stresi i cili krijon një dominantë në sistemin nervor,e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka,e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
Nga të dhënat e grumbulluara kanë nxjerrë në dukje se nga tensioni vuan gati 12-20 % e popullatës dhe me rritjen e moshës rritet edhe përqindja e të prekurve. Por, më e rrezikuar është mosha mbi 45-50 vjeç për gratë. Tek gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe,ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, nga përdorimi i kripës,duhanit, alkooli.
Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re edhe hipertensioni tek moshat e reja. Fajtorët për këtë duhen kërkuar tek trashëgimia,por edhe tek stili i jetës,aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore. Periudha e dimrit,për shkak të temperaturave të ulëta, i ftohti, ngushton enët e gjakut dhe rrit 2-3 gradë tensionin.
Në rastet e shtëpisë, ndihma më e mirë dhe më e shpejtë që mund ti jepet pacienti është futja e këmbëve në enë me ujë të ftohtë,pastaj duhet ti jepet adelati, i cili duhet vënë nën gjuhë dhe duhet pritur derisa të qetësohet. Nëse gjendja vazhdon të jetë e njëjtë duhet të shkoni urgjent tek mjeku specialist.
Uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut,lehtëson qarkullimin e tij, dhe largon fluksin tek mjeku specialist ndërsa uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut,lehtëson qarkullimin e tij dhe largon fluksin e gjakut nga pjesët e rrezikshme të organizmit si truri dhe zemra.
Parandalimi i hipertensionit arterial duhet të nisë me eliminimin e të gjithë faktorëve që shërbejnë si burim për shfaqjen e hipertensionit. Të tilla janë kryerja e një jete aktive, me sa më shumë aktivitet fizik, eliminimi i duhanit,kufizimi i kripës,ushqimeve me kalori që përmbajnë shumë yndyra, sheqerna. Përdorimi i zarzavateve, yndyrave me origjinë bimore si p.sh vaj ulliri por edhe me këto nuk duhet abuzuar. Gjithashtu korrektësi në marrjen e ilaçeve dhe rregullimin e temperaturës së shtëpisë. Këto rregulla duhen zbatuar nga të gjithë por sidomos nga ata persona që vënë re se kanë luhatje të tensionit,që kanë prindër apo të afërm që vuajnë nga hipertensioni apo kanë pasur vdekje të papritura te të afërmve nga sëmundjet e zemrës. Këta persona përveç këshillave të mësipërme duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme të tensionit të gjakut. Sidomos kur shfaqen simptoma të tilla si dhimbje koke, marrje mendsh, probleme shikimi, skuqje në fytyrë,zhurmë të vesh, dobësi e përgjithshme. Prandaj, pacientëve u rekomandohet të jenë korrektë në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes në menynë dhe stilin e jetës. Të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.
Pavarësisht nga preparatet e ndryshme si (p.sh antihipertensivët simpatolitikë,vazodilatatorët periferikë etj) të cilët ndihmojnë në stabilizimin e gjendjes ipertensive, kanë edhe efekte anësore si p.sh: dëmtime te të parit, anemi hemolitike,marrje mendsh, frenim në SNQ, të vjella, parestezi, takikardi etj.
Në përfundim avantazhet e fituara nga ky projekt janë shumë të mëdha, pasi në radhë të parë u informuan më shumë sesa në aspektin teorik dhe kur të dalin farmacistë nuk do ta mendojnë më si problem përballje me këta pacientë.
Duke pasur parasysh se edhe një pjesë e familjarëve tanë vuajnë nga kjo sëmundje mund t'i ndihmojnë dhe t'u japin këto këshilla të vlefshme, do të mund të ndihmojnë gjithashtu edhe breza të ardhshëm studentësh që studiojnë për farmaci.
Së fundmi studentët shprehin shumë mirënjohje,respekt dhe njëkohësisht i falënderojnë nga zemra të gjithë personat e sipërpërmendur që kanë dhënë ndihmesën e tyre në realizimin e këtij projekti dhe urojnë që të gjithë që do të kenë rastin për ta lexuar të mund të përfitojnë sa më shumë me anë të këtij projekti për të cilin kanë bërë shumë përpjekje dhe e kanë ndjekur me shumë dëshirë.

Departamenti i Farmacisë, Kolegjet Universitare "Medikom", Dega Shkodër

KUJTESE PËR TE GJITHË BANORËT QE DONË TE BËJNË REGJISTRIMIN E PRONËS

Dukagjini është një zone fiziko-gjeografike unike për nga shtrija, formimi dhe jeta ekonomiko-shoqërore e saj. Ajo përbëhet nga 5 (pese) njësi administrative (komuna): Shale, Shosh, Pult, Shllak e Temal, qe shtrihen krejtësisht ne Alpet Shqiptare, duke zënë pjesën qendrore ne shtrirje drejt jugut; ne mes te vargjeve malore: ne Lindje Sterziqe-qafe Agrit-Arshelli-maja e Thate-bjeshka e Madhe-maja e Alise dhe Jezerce. Vargu Perëndimor, ai Maranajt-qafe Shtogu-Biga e Gimajve-qafa e T'thores-Radohine dhe Jezerce. Me luginat e lumit Shale, Stupe dhe te Kirit gjere ne luginën e Drinit, kodrat e Gurit te Zi dhe Bardhajve, me një shtrirje V-J mbi 30-35 km dhe J-L mbi 15 km.
Ne këtë territor jeton një popullsi autoktone dhe unike ne gjithë historinë e saj, e banuar prej shume shekujsh qe mendohet se zëne fill përpara feudalizmit te hershem. Jeta ekonomiko-shoqërore e kësaj treve është/ishte shume shekullore e mbështetur mbi bujqësinë, e cila ishte e kufizuar për mungese te tokës ARE e kjo ka sjelle edhe mos sigurimin e bukës për mbi 70 % te familjeve, te cilat duhej te shtegtonin me këmbë shume larg për te siguruar bukën, e ky transport ne përgjithësi behej me shpine. Infrastruktura rrugore mungonte fare. Blegtoria zinte vendin kryesor ne ekonomi. Kjo siguronte ushqim e veshje dhe përdorej edhe për tregti e shkëmbim. Dominonte ajo e te imtave: dele e dhi.
Ekonomia e mbyllur natyrore (çdo familje duhet te siguroi çdo gjë qe i nevojitej për jetën brenda pronës se vet te vogël), e ka lidhe këtë popull shume ngushte me token, pyllin, ujin dhe livadhin e tij, e cila, kjo prone ruhej e mbrohej me fanatizëm nga i zoti, por respektohej shume edhe nga fqinji dhe i gjithë komuniteti. Toka are, livadhet, kullotat, pyjet e përzier ishin te ndara ne mes te familjeve te fshatit e te fisit. Këto ishin baze e sigurimit te të ardhurave te çdo familje gjere ne kolektivizimin edhe te zonave malore ne vitin 1967. Kolektivizimi e gjeti ketë popullsi pa asnjë dokument ligjor, qe te ligjëronte edhe juridikisht te drejtën e çdo individi apo familje mbi atë prone qe trashëgonte brez pas brezi edhe qe është prone e jetës se familjeve te tyre. Kjo lenë te kuptoje se, ne këto zona nuk është shtrire kurrë i plote pushteti qendror, e se këtu ka "qeverisur" me shume "e drejta zakonore"-"kanuni", dhe ne baze te tyre, për mungesën e shtetit e te ligjit, kane organizuar dhe drejtuar gjithë jetën ekonomiko-shoqërore ne këto zona e me gjere duke mbartur me vete të gjithë te metat e te mirat e tyre, por për shume kohe kane qene rregullatorë te jetës se kësaj popullsie.
Ne vitin 1947, nga Zef Luci (vdekur), u krye një regjistrim i pjesshëm i këtyre pronave, por asnjëherë nuk u ligjërua nga pushteti qendrore. Këto, sot gjinden pranë zyrës se administrimit te tokës (kadastrës) pranë qarkut Shkodër.
Ne zbatim te ligjit nr. 7501 te vitit 1991 "Për token bujqësore" u be ndarja e kësaj toke, jo për fryme, por sipas kufijve te vjetër dhe çdo kryefamiljare u pajis me vërtetim marrje toke ne përdorim, i cili pas vitit 1995 u shndërrua "Vërtetim marrje toke ne pronësi" me te drejte regjistrimi pranë hipotekave e shoqëruar me një liste emërore për çdo fshat pranë zyrës se kadastrës ne Shkodër.
Me shpërndarjen e kooperativave bujqësore me 1991, ne pese komunat kishte një popullsi mbi 15 000 banore e një sipërfaqe toke are 2 169 ha, pyje 21 823 ha, livadhe e kullota 5 461 ha. U ndanë me ligjin nr. 7501 ne vitet 1991-1993-1 813 ha te gjendura ne regjistrat e kadastrës.
Ne vitin 2009, ka përfunduar azhurnimi i hartave topografike-digjitale edhe për këto komuna, te cilat gjenden pranë ZRPP (hipotekës) ne Shkodër. Nga te gjitha këto qe u shkruan me sipër, te gjithëve na lind e drejta morale edhe ligjore te kërkojmë masivisht për një regjistrim te plote dhe te sakte te të gjithë llojeve te pronave për çdo familje, fshat dhe komune sipas ligjit te sotëm mbi pronësinë mbi pronat e paluajtshme.
Prandaj kërkohet:
1-Angazhimi total i pushtetit vendor, qe është edhe detyre ligjore e tij, për te negociuar me qeverinë për nxjerrjen e një VKM (vendim qeverie) për te ligjëruar rrugën e njohjes dhe te regjistrimit te të gjithë pronave.
2-Bashkëveprimi edhe i shoqatave jo qeveritare dhe te intelektualeve te zonës ne mbështetje te kësaj nisme deri edhe ne organizmin e një peticioni popullor drejtuar qeverise qendrore edhe Kuvendit Popullor.
3-Organizimi i grupeve te punës pranë çdo komune, me përfaqësues te RZPP, te kadastrës, te komunës dhe përfaqësues nga çdo fshat.
4-Nga komunat te disponohen regjistrimet e vitit 1947, ato te ligjit nr. 7501 dhe hartat përkatëse për çdo komune.
5-Te sensibilizohen te gjithë banoret, këshillat e komunave dhe pleqtë e fshatrave, qe te parashikohet edhe një fond financiar për te përballuar shpenzimet se, e gjithë kjo pune ka një kosto financiare dhe kohe-pune.
Besoj ne mirëkuptimin tuaj!
Nga Zef Fusha

ZEF GJELOSH ARA - DO TE MBETET PERHERE I GJALLE

Pak dite me pare u nda nga jeta ne moshën 81 vjeçare Zef Gjelosh Ara. Vdekja e tij ishte e dhimbshme jo vetëm për bashkëshorten, për vajzën, për katër djemtë, për afro 40 nipa e mbesa qe i deshi aq shume, por edhe për shokët e miqtë e tij te shumte, për bashkëfshatarët, për Pultin ku kaloi rininë, ku derdhi mundin e djersen pa kursim për afro gjysme shekulli ne kërkim te një jete me te mire e me te begate, për një progres e zhvillim te gjithanshëm.
Humbja e Zefit është e dhimbshme për gjithë Dukagjinin, prandaj nuk është e lehtë të shkruash për ketë figure qe e përfaqësoi denjësisht kudo e kurdo here malësinë tone. Ne shokët e miqtë e tij me dhimbje do te përpiqemi te bëjmë një përmbledhje te shkurte te vlerave te këtij njeriu, jo vetëm për fizikun, trupin e tij te drejte e te gjatë si çetinat e bjeshkëve, qe ja dhuroi Zoti, por mbi te gjithë me bukurinë e shpirtit e te zemrës se tij bujare. Po, çfarë te veçojmë? Po ndalemi ne me kryesoret tipare qe i zotëroi aq mire ne te gjithë detyrat e ngarkuara e sidomos si kryetar i kooperativës bujqësore ne Pult për afro 20 vjet; si i zgjedhur ne strukturat e pushtetit vendor e te rrethit dhe deri deputet i Kuvendit Popullor, për dy legjislatura. I zgjuar prej natyre, me mendje te holle e te mprehte dhe me një gjykim te shëndoshtë, me një zemër te madhe e fisnike, ku zinte vend çdo gjë e bukur, çdo bëmë e lavdishme, çdo veprim i ndershëm ne te gjithë detyrat e zgjedhura e te emëruara dhe ne detyrën me fisnike, ne atë te qenies njeri.
I brumosur me fisnikërinë e truallit ku lindi e u rrit, te fshatit e te zonës, ai si tipar dallues kishte ndershmërinë, mirësjelljen, dashurinë e dhembshurinë për njerëzit, me te cilët punoi e jetoi afro gjysme shekulli për përparimin, progresin e ndryshimin e begatimin e jetës, për emancipimin e shoqërisë e sidomos te femrës. Ai qe ne balle te punës për zhdukjen e analfabetizmit, për ndërtimin e shkollave fillore e 8 vjeçare ne çdo fshat, te shkollës se mesme ne qendër te zonës, për ndërtimin e qendrave shëndetësore e te spitalit, te vatrave te kulturës ne çdo fshat dhe te shtëpisë se kulturës ne zone, te shërbimeve tregtare, te telefonisë dhe përmirësimin e infrastrukturës duke çuar rrugën e makinës ne çdo fshat.
Zefi ishte miku i mire për te gjithë duke pajtuar e jo duke mbjell grindje e përçarje midis njerëzve. Ai ishte njeri i thjeshte, por me karakter te forte e me personalitet te qëndrueshëm, ne çdo situate. Aje ku kërkohej sakrifica, shembulli pozitiv ishte Zef Ara. Te vërteten e pa kudo e kurdoherë ne sy, pa u lëkundur, pa u trembur prej saj, e tha me kurajë, e tha hapur atë, e kjo ia rriste besimin. Ai i mësonte shokët e shoqet qe te mos jene llafazane, gënjeshtar, mashtrues, harbute ne sjellje, s' mirëzës e te tjera vese me njeri-tjetrin dhe njerëzit ne përgjithësi.
Zefi, dashurinë për vendlindjen, për Pultin e tij, për tere malësinë, për truallin ku u lind e u rrit e ruajti me fanatizëm. Gjithnjë ne feste e ngjarje te gëzuara e sidomos për fatkeqësi te ndryshme, ai ishte atje, duke ua shtuar kënaqësinë, por edhe duke ua lehtësuar fatkeqësinë e mërzinë. Ai këmbënguli qe te rindërtohej shtëpia e tij me respekt te nënës se tij te dashur e te xhaxhait qe tere jetën iu përkushtuan Zefit. Jeta për ta kishte kuptim kur Zefi te ishte i kënaqur. Me qëndrimin e tij, ai bënte thirrje qe te mos braktisej, te ndërtohej, te zhvillohej e te përparojë malësia.
Me vdekjen e Zefit, jo vetëm familja humbi njeriun e mire e te dashur, por edhe ne shokët e shoqet, miqtë e tij. Zef e sfidoi sëmundjen qe e lodhi, por nuk e mposhti deri ne fund. Ai nuk u ankua edhe kur ajo e shtrëngonte fort, e duronte dhimbjen, me kthjelltësi mendimi e gjykimi u jepte përgjigje vizitoreve te shumte, i falënderonte, u tregonte episode te shkurtra nga jeta e tij dhe e shokëve, u jepte kurajë familjareve te vet qe te përballojnë jetën si do te vije ajo.
Jeta e figura e tij e ndritur janë një shembull për te gjithë ne.
I përjetshëm qofte kujtimi i tij.

Zina Franja, Ndue Sanaj, Ndoc Grima, Ahmet Osja, Halil Vogli, Nike Toma, Adem Vokshi, Gjergj Çuni, Pal Noshi, Prele Shytani, Pal Lera e Vat Gjoni

Kompleksi i krisjes si krize brenda vetes

- Nё vend tё replikёs -

Nё se qytetari amerikan, qё nё vitet 70-tё konsumonte 400 litra ujё pёr frymё nё 24 orё, kur shqiptari thahej pёr ujё tё pijshёm, zgrip qё ende vazhdon edhe sot, nuk mund ta deshifronte lehtё kultin e ujit "Gzimi i ujit asht gzimi i jetёs", kёtё vlerё tё folklorit modern shqiptar, shqiptari sot, mjerisht, s'ёshtё i lirё ta lexoj drejt thelbin e tij, sa kohё qё mes nesh, tё pashpёtuar nga kthetrat e kultit tё "Armikut tё Çlrimit" siç do ta quante Konica, edhe pas 21 vjet "demokraci" kjo arritje artistike, njё dhimbje qё buronte nga shpirti i artistit, do tё anatemohet me çdo kusht nёn trysninё e kompleksit antikomunist. Megjithatё, brenda vehtes sime, miqve dhe kundёrshtarёve, sepse armiq s'mund tё ketё Sali Mani, tё gjithёve u kam dhёnё tё drejtё pёrballё absurdit shqiptar: "Askund nё botёn demokratike nuk mund tё ngjajё ajo qё perjetuam nё Shkodrёn tonё mё 6.04.2011 nё Teatrin "Migjeni", nё jubileun e 100-Vjetorit tё ngritjes sё flamurit nё Deçiç, jubile i nderuar, me pjesёmarrjen e tij, edhe nga Presidenti i Republikёs, Profesor Doktor Bamir Topi. Megjithatё asnjёri nga autoritetet lokale tё kёtij qyteti nuk mori pjesё pёr tё vetmin shkak: Thjesht pёr tё qenё korrekt, jo me Kushtetutёn e RSH, por me vijёn e partisё "nё hёnё jo tё mirё" me Presidentin Topi".
Absurdi ynё: Klima e kёsaj epidemie politike, partia mbigjithçka, me metastazat e saja kёrkon tё mbajё nёn kontroll total gjithçka nё jetёn politike, kulturore, artistike, sportive, akademike tё njeriut shqiptar nё tё gjallё e nё tё vdekur …
Kam ndjekur me shumё vemendje nё internet apo edhe nё shkrime tjera nga shokё e miq tё Sali Manit, impresionet e tyre si sodisfaksion apo si kontenstim ndaj vlerёsimit qё, kohёt e fundit, Bashkia e qytetit tё Koplikut, mbёshtetur nё propozimin e Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё rrethit Malёsi e Madhe, mё13 shkurt 2010, i bёri "Artistit tё merituar" Sali Mani. Pёrgjithёsisht mё ka pёlqyer ajo klimё debati si diversitet qё ridimensionon mes nesh obligimin nё thellim tё konfirmimit tё mёtejshёm tё vlerave tona, ndryshe nderimin sa mё dinjitoz qё gjithёsesi ia kemi borxh akoma Sali Manit sikur mё indinjuan vlerёsimet e politizuara, ndryshe kompleksi i krisjes si krizё brenda vehtes, kur jemi aq koshientё pёr dobinё e vlerёsimit objektiv tё veprёs sё tij..
Nёn shembullin e shkёlqyer tё nderimit qё diaspora shqiptare nё SHBA, si gjithnjё pararoja e sensibiliteteve nё afirmimin tonё si komb, i bёri nё ditёt mortore. Kur vdiq miku i tё gjithёve dhe njёri prej vlerave mё tё spikatura tё kёtij kombi nё fushёn e folklorit, "Artisti i merituar" Sali Mani ndodhesha familjarisht nё Itali. Me t'u kthyer nё Koplik, i vrarё shpirtёrisht nga mungesa nё pёrcjelljen mortore tё bilbilit tё folklorit modern shqiptar, ndjeva si obligim rivlerёsimin publik tё kёsaj figure qё Koplikut, dhimbshёm, po i mungonte … prej disa vitesh.
Kёshtu, si kryesi e LSHA-M. Madhe, paraqitёm propozimin, sikurse zhvilluam disa takime me drejtuesit bashkiakё Koplik. Natyrisht qё qarkulluan edhe kundёrshti, madje
nёn kompleksin idiot tё ngjyrave tё "parcelёs", duke paragjykuar atё dhe institucionin tonё, LSHA, u shpik edhe "njё grup intelektualёsh nismёtarё, qё askush s'e pa, as s'e njohu", sikur u afruan edhe kandidatura tё tjera … çka s'na habiti, as s'na befasoi ... as para tri vitesh gjatë insistimit tonё nё nderim tё "Mjeshtrit tё Madh" Lukё Kaçajn, sot "Nderi i Kombit". Kryesorja: A kemi bёrё sa duhet pёr Sali Manin? Le tё mё mirёkuptojnё oponentёt e mendimit ndryshe, por personalisht, si kritik dhe studiues, kaq sa u bё e konsideroj pak, njё fillim tё mbarё brenda nesh nё vlerёsim tё veprёs sё tij.
Do tё ftoja krejt sinqerisht vetёdijen profesionale tё folkloristikёs shqiptare kudo ndodhet t'i kontribuonim bashkarisht nderimit tё plotё tё Sali Manit, ambasadorit shpirtёror tё kombit tonё, veçmas i Malёsisё sё Madhe, sikur tё kontribuojmё, po aq pa komplekse, krejt njerёzisht, nё shuarjen e atyre keqkuptimeve me vetvehten qё s'po i shmangim dot ne shqiptarёt brenda vehtes, mjerisht jo nё emёr tё sё ardhmes sonё, por tё sё ardhmes "sё parcelave tona", qё aq mjeshtёrisht i anatemoi mjeshtri i fjalёs dhe i tingullit "Artisti i merituar" Sali Mani nё kёngёn e tij: "Politika, politika".
Si njёri nga anёtarёt e Seminarit shkencor Ndёrkombёtar "Shkodra nё shekuj" me njё pjesёmarrje qё nga Australia e largёt, SHBA, Gjermania, Anglia, Italia, e te tjere e te tjere shpesh jam ndjerё "vetёm" brenda vehtes kur me studiues tё ndryshёm, tё ardhur nga shtete tjera, diskutonim: Pse Konica dhe Fishta, emrat mё tё nderuar tё kombit tonё, e kanё parё shpeshherё gati tё pamundur tё tё bёrit shtet (ligjor ёshtё fjala, se ai diktatorial ligjёron vetё …), ndryshe a janё tё zotёt shqiptarёt tё mbahen shtet mё vete?!? E vetmja pёrgjigje qё mё vinte nё ndihmё ishte: "Mjerё ai qё s'qe aty kur u fol pёr tё"-thotё populli ynё. "Do tё thuash ishim tё izoluar",- vazhdonte bashkёbiseduesi im.
Patjetёr, tё izoluar brenda vehtes si njё popull qё masakrohej pёr tё plotёsuar etjet shovene tё fqinjёve tanё, pёrherё nёn "kujdesin" gjeopolitik tё Fuqive tё Mёdha, po aq tё izoluar nga sjellja jonё tragjikomike, gjithnjё "origjinale", shpёrtheja disi i çliruar, ndryshe "arsyetoja" atё dhe vetvehten. Ç'ёshtё ky gen "vetёshkatёrrues" brenda nesh, rrjedhojё e tё cilit shqiptarёt edhe komunizmin ta kishin mё tё tmerrshmin, edhe kapitalizmin mё çnjerёzorin nga tё tjerёt çka i bёn gjithnjё e mё shpesh tё thonё: "Ky vend nuk bёhet…?!?."
Nёse egoizmi njerёzor ёshtё njё e keqe, jo thjesht shqiptare, por universale, egoizmi partiak, krahas krenarisё folklorike, mes nesh vazhdon tё jetё e keqja tragjike krejt origjinale, ndryshe si njё vetёshkatёrrim i cili me klimёn e pёrhershme "tё fronteve" dje si luftё me armikun e brendshёm dhe bashkёpunёtorёt e tij, sot si njё luftё me kundёrshtarin politik dhe aleatёt e tij dёshmon qartё se nё thelb ne na mungon geni ndёrtues si filozofi e bashkёpunimit dhe e pranimit tё tjetrit, ndryshe si njё shprehje e qartё e njё populli nё formim dhe jo civil: E dhimbshme, por e saktё, edhe nё kontekstin e njё gjeopolitike si kjo e shekullit XXI, kaq e favorshme pёr ne si komb, nё Epokёn e Dialogut ne s'po arrijmё tё kuptojmё se e Ardhmja jonё vazhdon tё mbetet peng i thelbit tё asaj filozofie qё ende nuk kemi arritur ta bёjmё tonёn: Tё tё duan tё tjerёt, duhet mё parё tё duash vetvehten. Kёtej kalon fati i sё ardhmes sonё, ndoshta kjo ёshtё hallka e fundit qё shekulli i 21-tё tё formatohet si shekulli i shqiptarёve. H. Klinton e tha qartё, kohёt e fundit, gjatё vizitёs nё Ballkan: "Tashmё, ju shqiptarёt, jini tё barabartё me tё tjerёt". Do tё thotё koha punon pёr ju, por qё kjo tё japё frutet e saj duhet tё duani mbi tё gjitha vetvehten. Koha rroftё .
Partia, si njё rudiment i Perdes sё Hekurt mbaroi, koha e Postperdes apo e njeriut tё lirё: Rrofsha unё, erdhi. Le ta gёzojmё si vlerё diversiteti duke nderuar vetvehten, ndryshe vlera si vepra e Sali Manit qё na nderojnё, na plotёsojnё dhe na bashkojnё drejt dhe rreth Nёnёs sonё tё Pёrbashkёt, ku tё gjithё kemi njё gjak, ku tё gjithё flasim njё gjuhё! Nё librin tim mё tё ri, "Kur dashurohemi me kultkonjukturёn", do "tё takoheni" me njё pёrvojё brilante, si njё mёsim i madh, ndryshe me "autokritikёn"e mikut tё madh tё shqiptarёve Willson, nёntor 1920, para kryeministrit anglez Llojd Xhorxh, kur i shkruante: "Ndonёse isha nё favor tё ruajtjes sё statukuosё, pra ruajtjes sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, kisha gabuar nё njё aspekt: "Si vetё (Willsoni), ashtu edhe Fuqitё e Mёdha nuk e kishim parё Çёshtjen e Shqiptarёve nga pikёpamja e interesave kombёtare shqiptare, por nga pikёpamja e interesave tё vendeve tona". Aspak pёr replikё, por nё respekt tё mendimit ndryshe, si vёshtrim kritik, dua t'u kujtoj anatemuesve tё krijimtarisё sё Sali Manit nё diasporё e kudo qofshin: Vёrtet nё shikim tё parё, nё sipёrfaqe, ndryshe si ngjyrim entuziazmi, kёnga e Sali Manit: "Gzimi i ujit, asht gzimi i jetёs"(13 qershor 1973) mirrte jetё si jehonё e arritjeve totalitare, por, po tё futemi nё filozofinё estetike tё vargut, edhe pse ndoshta krejt pa vetёdije çka ka ngjarё edhe me tё gjithё gjenitё e botёs nёn diktatura, ky lloj gёzimi, si gёzim uji, vinte si ironi me vetvehten, vinte si njё dhimbje: Njё dhimbje pёr ekzistencё, kur cilido e di se tre tё katёrtat e trupit tonё sikur dy tё tretat e globit, si domosdoshmёri e ekzistencёs sonё si qenie, janё ujё. Dhe ne "gёzonim" nё gjirin e asaj tharjeje katastrofale si qenie pёr ujin, gёzimin e njё çesmeje nё mes tё fshatit(lagjes), kur bota po synonte tё siguronte burime uji edhe nё Mars. Aq mё absurde tingёllonte njё situatё e tillё kur Shqipёria, pёr nga burimet ujore natyrore nё raport me numrin e popullsisё qё ka, zё kreun e vendit nё rang kontinenti, mos mё gjёrё: Nё shekullin XX, ashtu si Migjeni nё vitet "30-tё ngrinte legjendёn apo apoteozёn e misrit, nё vitet "70-tё, ne po ngrinim me kёngё kultin e ujit, apoteozёn e tij, ujin-perёndi.
Kёtu po pёrjetёsohej si njё grotesk njёra nga dёshmitё mё tё dhimbshme autentike tё historisё sonё moderne nёn zgripin tragjikomik tё atij uji, para tё cilit shqiptari i shekullit XX, ashtu si njeriu primitiv nё lashtёsi, po i ngrinte atij, ujit, himnin çka nёnkuptonte anёn tjetёr tё medaljes, Thembrёn e Akilit tё njё sistemi qё nё thelbin e vet filozofik, si llahtari zgripi ekstrem, vetёm zhuri-zhar e priste. Kёtё medalje brilante me dy pamjet e saj, tё dukshmen dhe tё padukshmen si nёntekst, e ritheksoj ndoshta krejt padashje, mund tё na e dhuronte vetёm njё mrekulli shpirti prej artisti brilant siç qe "Artisti i merituar" Sali Mani.
Kodi i Aizbergut nё letёrsi dhe pёrgjithёsisht nё art i tejkalon kufinjtё e tё gjitha nёnteksteve si njё kod-parim qё sa buron nga shpirti, sidomos nё njё kontekst shtrat Prokust, po aq mund tё deshifrohet vetёm me tё kundёrtёn e vetvehtes si vetё thelbi i qenies sonё, ku e dukshmja dhe e padukshmja, gazi dhe loti, jeta dhe vdekja, janё aq pranё e pranё, sa s'mund tё kenё jetё pa njёra tjetrёn.
Ndoshta nuk e teproj po t'u kujtoj se Molieri i famshёm disa vepra tё tij, si shtrat Prokusti d.m.th si detyrimpёrcaktim nё emёr tё mbijetesёs do t'ia dedikonte, njёrit prej diktatorёve mё pёrbindёsh qё njohu njerёzimi, Luigjit XIV, i cili dёnimet me vdekje i ekzekutonte me prerje koke nё gijotinё. Megjithatё madhёshtia moleriane kurrё nuk u zbe nga qytetarёt e kryeqytetit kulturor tё Evropёs, pse jo edhe tё botёs, Francёs sё tyre, tё bindur se vepra e Molierit, edhe pse pa vetёdije, i hapte rrugёn Francёs moderne.
Hiqnie me kujdes nga memoria juaj "ngjyrosjen" e mallkuar tё atij detyrimpёrcaktimi rozё nё vargjet "Gzimi ujit asht'gzimi i jetёs" dhe do tё ndjeni se nga shpirti i Sali Manit,
jashtё kёtij formati qё e diktonte koha, pёrjetohet vitaliteti i njё krijuesi tё jashtёzakonshёm, mungesёn e tё cilit do ta ndjejmё sa ma larg ditёve tona.
Me artistёt e mёdhej ngjet si me malet: Mund tё jenё edhe hijerёndё nё kufijntё e njё stine tё caktuar, por sa ma larg nesh, aq mё fort zbulohet madhёshtia e tyre. Artistёt e mёdhenj nuk e shpallin disidencёn me slogane. Ata e pohojnё me gjenialitetin e artit, me thellёsinё e shpirtit tё tyre nga buron vetё vepra artistike si njё oponencё e pёrjetshme ndaj tё gjithёve, sadoqё diktaturat e tё gjitha kohёrave, kanё synuar, pёrmes manipulimeve, tё shndrisin nga drita universale e veprёs sё kёtyre gjenive. Nuk dua tё them se Sali Mani qe disident. Kushdo qё improvizon njё ndjeshmёri tё tillё si shtirje, fiktivitet, do tё kompromentonte vetё artistin nё fjalё, veprёn e tij sikur askush nuk mund tё mohojё dot se Saliu me veprёn e vet konfirmoi gjeninё e artistit qё u dominua pёrgjithёsisht nga shpirti i popullit tё tij.
Madje tё vjen shumё keq kur libri i tij "Malli pёr Malet", i reklamuar me rastin e 65-vjetorit tё lindjes sё tij, dhjetor 2010, botohej i censuruar, ndryshe nёn ethet e boshtit blu, duke hequr disa nga perlat e kёtij autori: "Dasmё e re nё katund tё ri", "Gzimi i ujit asht' gzimi i jetёs"e te tjera e te tjera frymё qё, mjerisht, pёrjetohet edhe nё parathёnien e tij shkruar nga njёri prej miqve tё mi dhe tё Sali Manit. Autori i parathёnies, nё shtёpinё e tё cilit njё klub "Pёtёf" i lljoit tё vet nё Koplik (ku debatonim hapur pёr nevojёn e pluralizmit qё nё fillim tё viteve 80-tё), nё dhjetor tё 1990-ёs Saliu do tё digjte vёrtet teserёn e PPSH-ёs, i dashuruar pas veprёs brilante tё "Artistit tё merituar" Sali Mani, shkrimtari ynё po aq i nderuar nuk e kuptoj sepse ngatёrron solidaritetin nё masё tё ish-komunistёve shqiptarё me alternativёn e parё demokratike, si opozitё, me jetёn e plotё tё veprёs artistike tё artistit nё fjalё si njё realitet qё duhet lexuar ashtu siç ishte, si vetё historia jonё si popull, si kulturё, si krijimtari artistike e te tjere, tё cilat kurrёsesi nuk fillojnё mё 22 mars 1992, ndryshe me ardhjen nё pushtet tё opozitёs demokratike.
"Merrnie me mend se çfarё do tё ndodhte me historinё tonё nё tёrёsi, sikur t'i pranonim shtirjet gjithё disidencё kadarejane, tё ndezura nga etja pёr shkёlqim tё rremё apo pёr abuzim politik pёrmes emrit tuaj, sidomos nё faqet e gazetёs "Drita",- i drejtohem Kadaresё, ndёrsa, sё bashku me vajzёn time(31.10.2001)., po pёrjetonim respektin dhe vemendjen e tij, larg frymёs sё intelektualit organik, ndaj argumenteve tё mia tek libri "Kryqёzimi modern i gjenive" ("Onufri"-2001) mbi tё ashtuquajturёn disidencё tё Kadaresё. Dhe Kadare, jo thjesht do tё nderonte me bashkёbisedёn e tij sa miqёsore, sa profesionale tё ftuarit nё konakun e tij, por duke pohuar publikisht (Gazeta Shqiptare, 16.03.2002): "Unё nuk kam qenё disident ...", do tё nderonte akoma mё tej vetvehten dhe veprёn e vet pёrmes kёtij deklarimi. Tё gjithё e dimё, bie fjala, qё Kadare nё asnjё rast s'ka pranuar ta mohojё "Dimrin e Madh", por, pёrkundrazi e ka mbrojtur me dinjitet si njёra ndёr krijesat e veta nё periudhёn e socrealizmit. Kёtё kuotё vlerёsimi do tё mirёpriste i mrekullueshmi, "Artisti ynё i merituar", kёtё kuotё vlerёsimi real-profesional, larg çdo sentimentalizmi genetik apo partiak do t'i uroja tё gjithё shokёve dhe miqve tё sinqertё tё Sali Manit.
Koha nuk do tё na e falё, brezat do tё na ndёshkojnё, nёse vazhdojmё tё injorojmё vetvehten nё emёr tё filozofisё sё pёrjashtimit apo tё fronteve, nё epokёn e posthistorisё, kur historia i kaloi muzeumeve dhe shqiptari i lirё, si qytetar i botёs demokratike, ka shansin maksimal tё realizimit tё vetvehtes. Vetёm duke i shpёtuar moderacionit si kompleks, ndryshe antikomunizmit si dogmё, ne do tё mund tё pranojmё vetvehten si integritet vlerash respektive duke shijuar dhe vlerёsuar me dinjitet kumtin e vlerave tona tё traditёs sё afёrt dhe asaj tё largёt, nё çdo fushё, si letёrnjoftimi adekuat i domethёnies sonё si identitet kulturor kombёtar.
Nga Kadri Ujkaj, kritik letrar

DEKLARATE PER SHTYP

- Redaksisë se gazetës "Dukagjini" -
Ne gazetën tuaj, te muajit qershor 2011 është botuar një artikull, me titull "Ringjallja Malazeze ne Shqipëri e Kosove dhe gjumi shqiptare", me autor Rrahman Jasharaj, i cili ne fund te tij kërkon argument te tjera për sa shkruhet ne artikull.
Mbasi lexuam me vëmendje ketë artikull me disa pjese dhe fragmente te tij nuk jemi dakord. Artikulli shkruesi qe ne fillim thotë se, Gjukanoviqi "... nuk po vinte ne veprim makinerinë vrastare ... kundër Kosovës ..." dhe për këtë ishin inatosur malazezet. Autori nuk e ka te qarte se kush është Gjukanoviqi dhe kush janë malazezet. Gjukanoviqi çdo kohe ka përfaqësuar popullin e Malit te Zi, interesat dhe aspiratat e tija. Ai asnjëherë nuk ka qene veç dhe populli malazez veç, ne çdo kohe ai ka mbrojtur interesat e rajonit dhe fqinjësisë se mire me ne. Ne qofte se individë dhe grupe e veçanta kane luftuar kundër interesave te popullit te Kosovës, qeveria nen drejtimin e Gjukanoviqit si dhe populli i Malit te Zi kane mbajtur qëndrim solidaritetit ne luftën e popullit te Kosovës. Për ketë, ne kohen e krizës kosovare mijëra familje janë strehuar ne Mal te Zi me te njëjtin trajtim si ne Shqipëri. Po kështu qeveria e Malit te Zi, jo shume lehte ka njohur ne te paret shtete Pavarësinë e Kosovës.
Me keqardhje shprehemi për pikëpamjet kundër te drejtave te njeriut qe paraqiten ne artikull. Do apo nuk do z. Rrahman, kryesisht ne Shkodër, ekziston pakica e malit te Zi, e cila ka qene mese një shekull prezentë ne jetën e këtij qyteti. Ne librin madhor "Shkodra ne mote", te mësuesit te popullit Hamdi Bushati, përmendet emigrimi nga Mali i Zi si dhe katër periudha te këtij emigrimi. Ne fund autori shprehet: "emigracioni i podgoricajve ... kanë dhëne shkas te ndryshimit te disa zakoneve tradicionale ne Shkodër".
Ne qofte se pranoni ketë arsyetim dhe realitetin atëherë kërkojmë te mos na i cenoni te drejtat qe kemi si pakice sipas konventave ndërkombëtare.
Ne gëzohemi me grupimin qe kane bere dukagjinasit ne shoqatën atdhetare, po ju çfarë keni me ne? Ne pa reshtur do te kërkojmë te drejtën e gjuhe, shkollimin, mbiemrat te cilat janë ne mbështetje te konventave ndërkombëtare ku bën pjese vendi i ynë.
Shoqata e jone as nuk është serbe dhe as nuk merret me martesa, ne përfaqësojmë pakicën ekzistonte te Malit te Zi ne Shqipëri, e cila detyrën themelore ka qe te jete ure lidhëse midis dy popujve. Kryesia e shoqatës tone me ane te një diplome falënderon gjithë popullin e Shkodrës nëpërmjet këshillit bashkiak për mikpritjen dhe marrëdhëniet e mira te krijuara midis te palëve gjë qe është përshëndetur nga dy qeveritë përkatëse.
Për kryesine e shoqatës pakica malazeze "Alba-Montenegro"

Kryetari
Burhan Çuliqi (firmosur dora vete)
Shkodër, me 14. 08. 2011

REAGIMI!

I nderuar kryetari i shoqatës pakicave malazeze "Alba-Montenegro", Burhan Çuliqi!
E nderuar kryesi e kësaj shoqate!
E lexuam me vëmendje reagimin tuaj ndaj artikullit te zotit Rrahman Jashari, koordinator i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", i cili ka ketë adrese e-mail: rraha_j@hotmail.com dhe ketë nr. telefoni: O44 106- 392, me te cilin mund te komunikoni drejtpërsëdrejti me te, me titull: "Ringjallja malazeze në Shqipëri e Kosovë dhe gjumi shqiptar" te botuar ne gazetën "Dukagjini", me nr. 91 te muajit qershor 2011, mbi te cilën kemi ketë reagim:
Redaksia e gazetës "Dukagjini" nuk merre përsipër te vlerësoje artikullin e zotit Rrahman dhe as reagimin tuaj. Është e drejta e te dy palëve te shtroje apo te paraqes mendimet e tij ne raport me momentet përkatëse. Ne e kemi te qarte se, pakicat nacionale janë ura lidhëse ndërmjet nacionaliteteve dhe për këtë bëjmë përpjekje te punojmë. Ju jeni te mirëpritur te bashkëpunojmë se bashku ne interes te krijimit te klimave sa me te favorshme për zgjidhjen e problemeve te mbetura, ose qe mund te krijohen.
Gazeta "Dukagjini" është periodik i Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" dhe publikon punën qe bën ne interes te Dukagjinit, te dukagjinasve kudo qe ndodhen, ne interes te komunitetit ku punojnë dhe jetojnë, pa cenuar te drejtat e askujt. Prandaj, ajo te mos paragjykohet se, nuk kemi asgjë me ju dhe me askënd tjetër qe nuk na i prek këto interesa.
Gazeta "Dukagjini" është e hapur dhe pranon publikimin e çdo kujt qe nuk na i shkel katër kodet e përcaktuara ne rregulloren e saj dhe nuk mban përgjegjësi për mendimet e njërit apo tjetërit artikullshkrues.
Ne reagimin tuaj e mirëpritem, e vlerësuam si një shqetësim i juaj dhe e gjykuam te drejte qe ta publikojmë.

Me respekt
Ndue Sanaj, kryetari i Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini"
Lazer Kodra, kryeredaktori i gazetës "Dukagjini"

Disa nga faktorët e domosdoshëm që ndikojnë
për të zgjatur jetën e njeriut

nga Voc Deda

Kjo është një temë shumë e gjerë, por në mënyrë koncize do të mundohem t'i shpjegoj disa nga këto faktorë.
"Qe t'i kalojmë këto dy-treqind vjet mire e për lezet!"
Por që të arrish këtë objektiv kërkohen këto kushte:
- Këmbët nxehtë !
- Barkun lehtë !
- Kokën freske !
- Kurrë nuk " vdes"
Praktika dhe teoria kanë vërtetuar se po zbatove këto kushte, trupin e ke gjithmonë në rregull
Disa nga këta faktorë janë si më poshtë:
Së pari: Kur ke këmbët nxehtë, temperaturën e trupit e ke normale. Po pate trupin normal je ne gjendje për të kryer çdo punë fizike e mendore, në çdo kohë dhe në çdo stinë që ka viti.
Por që të mbash këmbët nxehtë, duhet mos me ndejnë zbathur nëpër shtëpi, as në tokë, asnjëherë.
Ata që janë me sëmundje reumatizmi, azme, dhe të ftohur me (bronkopolmoni) si dhe të moshuarit, detyrimisht do të veshin çorape dhe jelekë prej leshi, nga data 16 tetor - 16 maj. Po kështu do të mbajnë mbathur këpucë me push gjatë gjithë kohës përveç stinës së verës që kanë mundësi me ndejnë me pantofla e çorape leshi.
Se dyti: Po pate barkun lehtë nuk do të kesh shqetësime në stomak. Pra, do të jesh në gjendje me lëviz normalisht për të kryer çdo punë. Por, për të plotësuar këtë kusht duhet me ngrënë me masë, pak e mirë. Kështu pra kërkohet me ngrënë ushqime që kanë vitamina, proteina, albumina dhe lëndë të tjera ushqyese për të cilat ka nevojë organizmi e trupi i njeriut. Po kështu kërkohet me ngrënë në orar të caktuar, mëngjes, drekë e darkë. Një fjalë e urtë e popullit thotë: "Po hëngre shum',të bën zullum". Ndërsa në filozofi thuhet: "Po kaloi masa, prishet cilësia". Prandaj, duhet me ngrënë pak e mirë që të kesh barkun lehte. Nisur nga këto shprehje filozofike të popullit kërkohet që vazhdimisht duhet me ngrënë ushqime me kalori, për ta mbajtur trupin në rregull (normal).
Së treti: Po kështu po pate kokën freske, do te jesh i lumtur nga gjendja shpirtërore, emocionale dhe psikologjike. Por që të kesh kokën freske, duhet mos me mbajte mërzitje, për problemet familjare, ekonomike, shoqërore dhe social-politike. Kjo për vetë faktin, se po mbajte mërzi, do të kesh edhe pasoja të tjera në gjendjen shëndetësore. Prandaj duhet me mbajte kokën te freskëte në çdo kohë.
Pra, si konkluzion: Kur çdo gjë e bën me masë, si qejfin (dëfrimin), pijen, ngrënien e ushqimit, pushimin, punën, studimin, e te tjera ... dhe mban:"Këmbët nxehtë, barkun lehtë e kokën freske, prej sëmundjes kurrë nuk vdes".
Së katërti: Jeta zgjatet tek njeriu: Kur nuk vuan nga gjendja shpirtërore, kur s'ka strese, shqetësime e probleme të tjera familjare, ekonomike e shoqërore; kur nuk vuan nga ana mendore (psikologjike) në përgjithësi; kur nuk vuan nga ana fizike jashtë masës; kur merresh me sport, si futboll, volejboll, atletikë e te tjera; kur merresh me studime, shkrime dhe shkencë; kur merresh me veprimtari artistike; me art, kulturë, teatër, cirk, opera, balet, estradë, me humor si dhe me ansamblin e këngëve e valleve; kur nuk merresh me drogë, pije alkoolike, bixhoz, duhan e te tjera; kur mban regjim për ushqim, pushim, dëfrim e te tjera; kur ti ha shumë lloje ushqimesh, frutash, perimesh ( zarzavate); kur merr ajër të pastër dhe rreze dielli të mjaftueshme, duke soditë natyrën; kur merr pjesë aktive në jetën familjare e shoqërore; kur merresh me punë dhe aktivitete të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme.
Së pesti: Faktorë të tjerë janë: Mos mendo për pleqërinë dhe moshën asnjëherë; mos bisedo asnjëherë për moshën me askënd; puno sa më shumë mbasi të dalësh në pension; hani sa më shumë ushqime të freskëta, qe të merren drejtpërdrejt në natyrë; mos hani mish me dhjamë, as yndyra.
Ha sa më shumë fruta e perime. Çdo ditë në mëngjes, pini një gotë uji me qumësht deleje mundësisht, ose lope, duke i hedhur një lugë gjelle mjaltë blete brenda, këto të shkrira bashkë, sepse mjalti ka të gjitha llojet e ilaçeve brenda, meqenëse bleta merr nektarin e të gjitha luleve. Po kështu edhe qumështi i deles pothuajse ka të gjitha ilaçet që përdor mjekësia sepse delja kullot në çdo lloj bari që del përtokë.
Përdoreni vajin e ullirit sa më shumë në ushqime dhe mundësisht me pi çdo ditë 15 gr.
Pini nga një gotë verë mbas ushqimit një herë në ditë.
Hani mish peshku sa më shpesh.
Pini produktin (lëngun) e boronicave sa më shpesh.
Mundësisht çdo ditë me pi një gotë kos mbas buke ose më shumë.
Gjatë ditës hani bajame, lajthi e arra.
Mos mbani stres për fëmijët.
Çdo vit bëni 15-30 ditë plazh në ujë te kripur (rërë deti) . Çdo vit mbas plazhit mundësisht duhet të shkoni në vende turistike të freskëta 15-30 ditë, sipas mundësive në bjeshkët e larta (alpe), ku të ketë bimësi, ahut e pishe përveç të tjerave dhe të pini ujë bore me qumësht deleje. Këtu do të merrni edhe aromën e mozaikut te të gjitha luleve që ka bjeshka aq të këndshme dhe të domosdoshme për shëndetin e njeriut.
Bëhuni doktor, mjek dhe profesor, psikolog e sociolog të vetvetes suaj, për të ruajtur shëndetin dhe për të zgjatur jetën.
Kalojeni kohën në mënyrë sa më gazmore, në familje, në shoqëri e kudo.
Puno gjithë jetën kudo të jesh, si me punën, mendjen e dorën tënde, të lësh vepra të pavdekshme që të hyjnë në histori dhe t'i shërbejnë njerëzimit sot dhe në të ardhmen.

Shqiponja e qiellit - Ndue Logu

Me 13 shtator tё çdo viti forcat ajrore tё regjimentit tё helikopterëve tё Farkёs nё Tiranё, familja dhe miqtё e shumtё pёrkujtojnё aviatorin Dukagjinas, trimin apo siç mund tё quhet "Mic Sokoli mbi granat", tё pa harruarin Ndue Mhill Logu.
Kanё kaluar 25 vjet nga ajo ditё tragjike qё kurrё nuk do tё harrohet nga efektivi i regjimentit tё helikopterëve tё Farkes, ajo ditё ёshtё ditё zie dhe dhimbje tё pa shoqe, njё vdekje qё u përjetësua nё muzeun e regjimentit tё helikopterёve, u shёndrrua dhèu nё fole pёr aktin heroik tё pilotit Dukagjinas. Ndueja ishte shefi i armatimit tё regjimentit si edhe zv-komandante i regjimentit tё helikopterve nё Farkё tё Tiranёs.
Si njё oficer me shumё provojё po drejtonte qitjen me efektivat e repartit, papritmas njё ushtari i shpёton granata nga dora pasi i kishte hequr siguresën, rrezikoheshin shume jetё, sa çel dhe mbylle sytё piloti trim Ndue Logu mbulon me gjoksin e tij granatën, këtu shkruhet historia, flijohet pёr tё shpёtuar tё tjerёt.
Kushe ishte Ndue Logu?
Ndueja ёshtё lindur me 8 maj tё vitit 1940 nё fshatin Brashtё tё Shoshit, nё Dukagjin, nё shtёpinё patriote tё malёsorit Gjon Marashi, qё njё ditё do tё skalitej nё librin e njerezve tё nderuar.
Ndueja i vogel fare ambjentohet me jeten kolektive nё konviktin e Shkodrës ku edhe aty merr dijet e para, një djalë energjike dhe i zgjuar qё e donte arsimimin. Pasi mbaron 7 vjeçaren me nota tё shkёlqyera dërgohet nё shkollёn e mesme ushtarake "Skenderbej" nё Tiranё. Djaloshi nga Dukagjini tregon talentin e tije duke qen shembull NT mësime dhe NT sjellje.
Pasi përfundon shkollën e mesme ushtarake, Ndueja zgjidhet nder MS TV përgatiturit dhe sё bashku me njё grup shokësh dërgohet pёr studime nё Bashkimin Sovjetik pёr pilot helikopteri.
Shokёt dhe bashkёmoshatarёt e tij tregojnё kujtimet e atyre viteve larg vendlindjes po me njё ёndёrr qё shumё shpejte e bёn realitet, tё fluturonte nё qiellin e Shqipёrisё.
Ndue Logu i pёrket atij brezi qё themeluan regjimentin e helikopterёve nё Farkё, nuk ke si tё mos kujtosh kuadrot e para si Lulo Muaj, Tomor Lavdia, Seman Meçe, Et'hem Mehmeti, e dhjetёra tё tjerё qё kryen detyra nga mё tё vёshtirat nё shёrbim tё mbrojtjes dhe tё popullatёs.
Ndue Logu ishte njё pilot qё kurrё nuk u terhoq pёrpara vёshterёsive, Ai ka fluturuar qё nga Skrapari e deri nё Vermosh, nga Tirana nё Dukagjin, duke transportuar transformatorёt gjatё elektrifikimit tё vendit nё ato tё vite tepёr tё vёshtira e me dimra shumё tё rrezikshёm.
Nё borё dhe nё shi, nё mjergull dhe nё ditё tё mira, avioni qё pilotonte Ndue Logu kurrё nuk njohu lodhje.
Pёr merita nё punё ёshtё dekoruar me shumё dekorata dhe medalje trimёrie, si njё aviator qё ka qёndruar mbi 1000 orё fluturimi nё ajër. Ai ishte komandant dhe instruktore, ishte i rreptё dhe shumё humane, i kishte lezet biseda e cingarja e duhanit, i kishe lezet e qeshura dhe qortimi, ishte shumё komunikues. Ndueja ishte nipi i patriotit dhe luftёtarit tё shquar Gjon Marashi, por kurrё ky njeri nuk pranonte privilegje, i pёlqente thjeshtёsia, miqёsia me shokёt dhe kolegёt e vet aviator, ishte shumё i afёrt me ushtarёt, Kush nuk e nderonte kёtё trup te lartё si njё vigan qё dallohej nё mesin e tё gjithёve. Kishte njё shikim tamam prej shqiponje, trup drejtё dhe i hieshёm. Me shaka banorёt e pallatit e thёrrisnin gjeneral Ndueja.
Nё ditёn e varrimit sa lot u derdhёn nga kolegёt, shokёt dhe miqtё, familja dhe tё afёrmit e shumё qё kishin ardhur nga Brashta dhe fshatra tjerё tё Dukagjinit pёr ti dhёnё lamtumirёn e fundit dёshmorit tё atdheut, pilotit tё parё nga alpet e veriut tё paharruarit Ndue Logu. Sot prehet i qetё nё Varrezat e Kombit nё Tiranё. Sa shumё ёshtё shkruar dhe do tё shkruhet pёr kёtё bir tё Dukagjinit. Njerzёve tё mёdhenj historia ju vjen pas. Ne qё patёn fatin e mirё ta njihnim nga afёr sot nё 25 vjetorin e rёnjes e kujtojmё me shumё respekt, pёrulemi pёrpara aktit tё tij heroik, ndihemi krenar qё Ndue Logu ёshtё bir i maleve krenare tё Dukagjinit.
Lavdi tё pёrjetesheme dёshmorit tё atdheut, shpirti i cilit, si shqiponjё krenare do tё fluturojё gjithmonë nё hapsirёn Shqiptare si dikur me helikopterin e tij qё aq shumё e deshi. Piloti Ndue Logu nuk do tё harrohet asnjёherё nё historinё e aviacionit Shqiptare.

Nga Gjin Musa, Romё

PORTA E SHALES

- përshtypje nga e kaluara -

Sigurisht Shala ka pasur porte qe është ruajtur nga ora dhe dragonjtë e saj. Nëpërmes kësaj Porte kane kaluar neper shekuj banoret trima, te urte e bujar. Këndej ka kaluar Princi LEKE DUKAGJINI, i cili kur vinte nga Shoshi, ku kishte qëndruar me trimat e tije, aty ku sot quhet Guri i Lekes. Këndej kaloj drejt rrafshit te Dukagjinit nëpërmes Shalës se Isniqit, te Bajgores drejt Pejës ,aty ishte kryeqendra e Principatës se dukagjinaseve. Leka fale trimërisë se fisit prej nga vinte ai dhe diturisë se fituar ne shkollat e Venedikut, ishte një luftëtarë dhe ideolog i shquar i luftëtarëve te popullit shqiptar kundër turqve ne shekullin e 15-te. Si bashkëluftëtare me Gjergj Kastriotin, pas vdekjes se tij, ai udhëhoqi me se një dekade popullin shqiptar ne lufte kundër turqve. Duke hedhur një vështrim historisë shohim se, nga këto porta kane lëvizur trima qe kane luftuar kundër Vezirit te pa bese, kundër mbretit Satrap e tjerë. Qe këtej trimi MARK LULA shkoj ne kuvendin e Prizrenit dhe aty tha: "Lufta duhet bere si kundër turkoshaku ashtu dhe kundër karadakut dhe kjo gjeti përkrahjen e gjithë krerëve te Veriut te Shqipërisë. Shala ka qene ndërlidhëse e Dukagjinit dhe me malësitë si motra. Nëpërmjet kësaj porte Mehmet Shpendi me delmerinë e Dukagjinit ka luftuar kundër armikut si dhe ka marre pjese ne ngritjen e flamurit nga Ded Gjon Luli ne Deçiç ne vitin 1911,gjithashtu Shpendi me trimat e tij ishte ne krah te Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit ne shpalljen e pavarësisë ne vitin 1912. Trimat e kësaj ane nuk janë përkulur dhe as nuk janë xane ne befasi nga armiku. Trimi ÇUN NIKA përpara vdekjes nuk u përkul, por lëshoj thirrjen qe te mos u dhimbet çike as djalë, por me dal me u vra me shkian. Nga kjo ane çika Shkurte Vata me te rinjtë dukagjinas shkoj për te ndërtuar hekurudha dhe për te ngritur diga hidrocentralesh për t'i dhënë drite Shqipërisë. Për Dukagjinin kane shkruar shume, si: Baron Nopçe i Austrisë-Hungarise, i cili ka folur dhe shkruar për cilësitë e mira te malësorëve. Po kështu, princesha Angleze Edi Durham, poeti i Rilindjes Risto Siliqi, akademiku Aleks Buda e tjerë e te tjerë.
Për Dukagjinin kane bere shume shkrime sidomos pas viteve 90 dhe këto kane rëndësi njohëse, por do te ishte me interes qe shkruesit te trajtojnë problem qe te tërheqin interesin e lexuesve edhe jashtë komunitetit te dukagjinasve. Kjo do te kërkonte qe shkrimet te mos kenë fryme te shovinizmit, por te unitetit e te bashkëpunimit. Te mos kenë fryme te nihilizmit, sepse çdo periudhe kohe ka historinë e vet dhe te largohemi sa me shume nga rudimentet e se kaluarës se vjetër dhe te shkruhet me shume për kërkesat e kohës, për demokracinë dhe qytetërimin Evropian.
Nga Pjeter Delija

Spanët ishin princa të Shalës dhe Shoshit

Pulti përfaqëson një ndër fiset më të vjetra qysh në shekujt e parë
të krishterimit e me të qëndrueshmin te maleve të Shkodrës
* Pulti i Epërm që ndahej prej Shkodre deri në Dri të Bardhë, sundohej prej Dukagjinëve. Qendra e Pultit të Epërm ishte Piani i Krasniqes(civitas Polatensis)
* Spanët kjen zotruesa të Drishtit e Krahinës së Postribës, kah bregu i djathtë i Drinit, kundruell të cilit rrishin Dukagjinët
* Zekarijat kishin qytetin e Shurdhahut (Sarda), Danjen (Dagno), Balshën (Baletium), Spanë e Abacinat e Shtjefnit (Shalë), e Shën Kryqa Pog.
* Në sundimin e familjes së Dushmanëve ishte vendi që mban emnin e tyne. Viti 1452 përmendet distrikti i Dushmanit
Spanët ishin princat e Shalës dhe Shoshit:
* Spanët, thotë Hopf, i kishin rrënjët në Perandorinë e Bizantit dhe përmenden që me 1386.
* Familja e Shkodrës Spani ishte fis me Dukagjinin e dhespotatin serb, prandaj numërohej n' aristokratët më të mëdhenj shqiptar
* Spanët kjen zaptuesa të Drishtit të cilin e mbajtën deri në vitin 1442, vit në të cilën e pushtoi Venediku.
* Sipas historianëve Hopf dhe Thellozy, emri i kësaj familje ashte grek, që donë me thanë: Span=qose i rrallë pa qime
* Dr M. Sufflaay shkrua se i madhi katolik shqiptar Pjeter Spani ( 1430-1455 pati djalin e vet me atë emër
* Në mbledhjen e Kuvendit të Lezhës, bashkë me princat shqiptar mori pjesë edhe Pjeter Spani, princ i malsive të Shoshit dhe Shalës, me të katër djemtë e tij Lekën Bozdon, Oroshin dhe Markun
* Në luftën e Torviollit kundra Ali Pashës, me 29 qershor 1944, në të cilën Skënderbeu pat ndihmue, bashkë me krenët e Shqipnisë qe edhe Marin Spani, komandanti i këmbësorisë, u varrue, Pjeter Spani, vëllai i Marinit(Nga komandantët ma trima, u ndan në shej; Anton Lisiaci, Vrano Konti, Vëllezërit Marin e Frano Spani, Pal Meshi, NikollëVaseci, LukaThani, Ndrekë Perlati e Lazer Shqau.
* Në çështjen e koklavitur të Danjës, Pjeter Spani dhe Lekë Dushmani (Princi i Zadrimës), mbajtën anën e Venedikut
* Biemi ka shkruar se Skënderbeu në fillim të dhjetorit 1455 shkoj prej Dibre në Pult. Pjeter Spani, princi i Shoshit dhe Shalës kishte vdekë, të bijtë e tij ishin zanë nder veti, pushka po jepte e merrte ndër malsina. Skënderbeu i pajtoi e qetësoi vetëm me pak urti e pak forcë. Vllanë e vogël, Mark Spanin,i cili nuk ishte bind në asnjë mënyrë dhe ishte shkaku i trazirave e lidhi në hekura dhe e hodhi në burg.
* Në luftën e rreptë që Skënderbeu bëni kundra Mustafë Pashës e nipit të vet Mojsiut, në Dibër të poshtme qenë prej anës së shqiptarëve 1000 ushtarë e 42 oficerë, mes të cilëve Dhimiter Erzeni dhe Marin Spani, dy trima të shquar veteran.
Si perfundim historik themi:
Gjeografikisht nga hapësira e gjerë malore e Pultit të Vjetër ka mbetur si xhep vetëm territori i Komunës së sotme të Pultit, ndërsa si toponime Shala, Shoshi, Merturi, Gashi, Krasniqja, Salca Agri, Mavriqi, Prekali, Molla, Brashta, Radoja, Lesniqja, Koda e Shlliut e te tjerë, janë të gjitha ish fshatra të ç' populluara të Pultit të vjetër e të populluara rishtazi nga dukagjinasit e ri( ose të epërm)
Si popullatë nga Pulti i vjetër mesjetarë kanë mbetur në trajtë rudimentare vetëm Bobi, Lopçi (Shalë), Ajdinajt(Boks), Progrit (Salcë-Merkur), Lumardhi (Dushman), të cilët janë thrako-ilirët e vjetër dhe bërthama e vazhdimësisë Pulato-Dukagjinnase
Përgatiti Prelë Milani

Poezi

nga Gjon Podja

Mësuesi

I ri isha n'at zaman
Emnue mësues isha n'Dushman
Edhe sot me vjen me kja
Nji fmise t' vogël tuj i ba mësim
"Shkruaje shkronjën, shpirti im"
U zverdh fmija, u ba si boja
Pak filloi me ju marre goja
"Nji fjale n' vesh mësues du me t' thane-
Me za t' lehte goja tu ju marre-
S'ka pas buke nana me m' dhane
Buke s'kam hanger, uja m' ka marre."
Lashe mësimin, u dhashe pushim
"ec me mue shpirti im
E lame mësimin, shkojmë ne dhome
E bajme mësimin pak ma vone."
Si dy burra tuj qa dert
Hangrem mjesin tan lezet
"sa here uja ka me t' marre
Te jep mësuesi buke me ngrane
Sa here t' dush hajde n' mesdite
Me gzim t' madh un kam me t' prite
Sa here t' duesh eja tek un
Un jam ti e ti je un.

N' at Dushman ku i thonë Kish Arre
Ku nuk han as pula bar
N' ato rreshme me t' hy frika
S'jeton delja, as s'jeton dhia
Fëmijët e vegjël tuj ardh n' shkolle
Bukën s'kishin me çfarë me e njome.

Për te pritur e buke me dhanë
Shpi për shpi ishin te tanë
Buke e kripe edhe zemër
Te thirrtë mashkull edhe femër
Race e bukur për me u pa
Ishin burra edhe gra
Dije, shkolle kishin për zemër
Edhe mashkull edhe femër.

Kah kam shku e kah kam ra
Njerëz ma t' pritun nuk kam pa
Pas mësimit për çdo dite
Rrinin fëmija duke prite.

"apo vjen mësues për mesdite"
Tjetri femi pa mendu gjate
"hajde mësues sonte për darke"

N' kish t' Dushmanit kam pas fjetun
Nji plake t' moçme aty kam gjetun
Vinte Dila me qiri n' dore
"ban kryq mësues, ti fjetsh me Zoje"
Bajshe kryq, fjetsha me Zoje,
Bajshe kryq, fjetsha pa Zoje
Tuj u kthy me qiri n' dore
"natën e mire-m' thoshte-frato".

Frati i shkrete ishte piku
Kish, lanë kishe
N' Shkodër kish shku
m' takoj mue me e zevendesu
ai me çu meshe
un me ba mësim
kështu kish qene ky fati ynë.

***
Qe ne kohe te Kastriotit
Kjo krahine ka qene e njoftun
Nji nga princat, Pal Dushmani
Ka ken burrë, ka ken i pari.
Ne pari te Kastriotit
Pal Dushmani ish i zoti
N'doni ju me mire me dite
Emni "Dushman" do t' thote anmik
Dushman turku ja ka vu
N' daç me e dite ti or mik
Për Turki ka ken armik.

Poezi

nga Zef Ukcamaj

Mirëserdhe motër

Nji yll i radhe ra nga qielli
Fort ma shum ndrit dielli
Dhe ky yll ka ra n' Shkodër
Mirëserdhe ti moj motër.

Për ne yll asht motër Kristina
Ti nder motrat je ma e mira
An mban shkoj jehona
Gëzove shum kto zemrat tona.

Gëzoi fusha, gëzoi malësia
U gëzua plaku dhe fëmija
Prandaj t' thrrasim t' gjith motër
Nga Dukagjini deri n' Shkodër.

Nane Tereza si kudo dhe n'Indi
Dhe motër Kristina ne Shqipni
Qe te dyja janë me fame
Njëra motër, tjetra nane

Uji mbyti Shkodren me rrethina
Varkën e shpëtimit drejton motër Kristina
Ajo ngjalli shpresën, solli besimin
Shenjtore si kjo e don njerëzimin

Dhurate nga Krishti, dhurate nga Zoti
I bardhe t' shkofte gjithmonë moti
Te uron plaku, nana e fëmija
Te falsha dite nga ditët e mija

Ne ty t'kemi shenjtore
Gjithçka e mire te vjen përdore
Te urojme te gjith shpi për shpi
Ty tu baft dita njimije.

Lamtumire ... por prap do t'vi

Lamtumire fushe e Ukcames
Lamtumire kullat e barotit
Ende n'sy kam gjalle ftyren e babës
N'prag te derës kur lëshoj pikat e lotit

Lamtumire vorret e t'pareve
Lamtumire dhe ju o burra dheu
S'harroj amanetin e babës e xhaxhallarëve
Kudo te shkosh biro mos harro këtu ktheu

Lamtumire o mori Broshe
Lamtumire dhe ti vorr frati
Për ju malli s'mu ka sose
Ika i vogël kshtu erdh fati

Ika por kurrë s't'kam harrue
Atje shkova për jetesa t'mir
Nji grusht dhe mora me duar
T'i marr ere se jam yt bir

Ika n'vjeshte si zog shtegtar
Por pas dimnit vjen pranvera
Nuk duroj s'rri dot pa ardhe
Atje ku ne jete me solli vera

Te pi tambel ne kroje tua
Siç pin femija ne gjijt e nanes
Vetëm ktu uj etjen ma shuan
Si ne rreze t'diellit dhe ne drite t'hanes

I joti isha i tille kam mbetun
Lamtumire thash un, the edhe ti
Kur t'kujtosh se un jam tretun
Jo, jam gjall m'prit prap do t'vi

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni

numrat

part03