part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

81

100 vjetori i Nene Terezes - Nje jete pranë Nana Terezës

Nje bashkëbisedim me Atë Sebastian Vazhakala M.C.
Atë Sebastiani lindi ne vitin 1942 ne Vayla ne qarkun e Kattayam-it ne Kerala te Indisë. Është njohure për here te pare me nana Terezën me 30 nëntor te 1960 dhe për here te fundit me 19 korrik 1997. Me 23 mars 1967, paderë Sebastiani hynë ne Kongregaten e Misionareve te Dashurisë. Kushtet e para i ka pranuar me 2 qershor 1968 dhe ato përfundimtare me 2 qershor 1974. I ka qëndruar pranë Nene Terezës ne vitet me domethënëse te veprimtarisë se saj dhe se bashku me te ka themeluar urdhrin e Misionareve te Dashurisë—Vëllezërit Kontemlative, i te cilit është edhe Epror i Përgjithshëm. Po ashtu, Atë Sebastiani se bashku me Nene Terezën ka themeluare edhe Misionaret Laike te Dashurisë, nji lloj Urdhri te Trete te Misionareve te Dashurisë.

***
Atë Sebastiani kure jeni takuare për here te pare me Nana Terezën?
Hera e pare qe dëgjova Nene Terezën te flasë ishte ne kolegjin e Sh. Albertit ne Rachi, Indi. Unë po studioja për filozofi ne atë kolegj dhe ajo erdhi te beje nji takim me profesorët dhe studentet ne mars te vitit 1966 . E takova atë, personalisht mesdite e 30 nëntorit, 1966 ne sallonin e shtëpisë se saj ne Kalkuta. Te flasësh për jetën dhe veprën e kësaj shenjtenorje te shekullit te ri do te na duheshin dite te tera!
Unë do ta quaja me interes për lexuesit e gazetës ku ju doni te shkruani qe te flasim ne ketë shkrime për Shqipërinë e dy kohëve qe NENE TEREZA e vuajti dhimbjen e popullit Shqiptare. Unë dua te përmend dy gjera tepër interesante! NJERA ESHTE e trishtueshme, diktatori Enver Hoxha qe u mundua te krijoje nji Shqipëri pa Zot. Ai për te nuk ishte i vlefshëm, Zoti nuk i duhej ase njerëzve te tij. Enveri dhe qeveria e tije punuan pa u lodhur për ta zhdukur besimin ne Zotin e te gjithëpushtetshëm, te gjithëdijshëm dhe te gjithepranishem nga zemrat e njerëzve. Zoti ishte i tepërt për regjimin e Enver Hoxhës, Nene Terezës i lëndonte zemra, luteshe për kombin e vete, dhimbjen ma te madhe ajo e ka ndjere kure ne Shqipëri u rrafshuan te gjitha besimet fetare. Katedralja e madhe e Shkodres ne veri te Shqipërisë, u kthye ne pallat basketbolli e volejbolli, ndërsa Katedralja e Zemrës se Shenjte ne Tirane, Kryeqyteti i Shqipërisë, u përdore si kinema e gjera te tilla. Ne Shqipëri filloje persekutimi i klerikëve me vrasje, burgime dhe internime, Nene Tereza ishte shume e tronditun për këto qe po ndodhnin ne vendin e kombit te saje, ajo lutej dhe vetëm lutej … besonte tek Zoti se nji dite Shqipëria do te çlirohej nga kjo fare e keqe qe kërkonte qe njerëzit te ishin laik e te pa Zote.
Vdekja e diktatorit Hoxha i dha shpresën e plote Nene Terezës se ne nji dite te afërme te vizitonte Shqipërinë, te prekte vorret e te pareve te saje, te sh'madheshe teke varri i te ëmës
Ajo e kishte merak qe nuk mundi ta takonte ase edhe ditën e fundit te jetës se saje, me gjithë ndërhyrjet e shumta, diktatura nuk ja dha ketë mundësi Shqiptares qe mbante çmimin e larte te paqes!!! Kjo ishte diktatura ma e egër e atyre kohëve.
Atë Sebastian, ju keni nji aktivitet 30 vjeçare pranë Nene Terezës, jeni i vetmi qe ndoshta dini shume gjera edhe nga jeta e familjes se Nenës se Madhe siç e quani ju dhe e gjithë Bota. Çfarë mund te na thoni?
Po, ashte shume e vërtet qe unë kame pasure lidhje te ngushta me njerëzit e Nenës.
Ne dhjetore te vitit 1979, pake kohe pasi Nena mori çmimin Nobel, unë takova vllajne, Lazrin dhe qe preje asaj dite mbetem miq te përjetshëm. Lazri ishte dy vjet me i madh se Nene Tereza.
Lazri me tregoje se Nana jone e kishte pagëzuare Nene TEREZEN TE NESERMEN PASI LINDI, sepse dy fëmijët e ma pareshëm na kishin vdekur te porsalindur. Ato e quajtën Anjëze Gonxhe Bojaxhiu dhe e thërrisnim Gonxhe qe do te thotë "lule e paçelur". Por ajo do te behej "Lulja e vogël", pasi ajo mori emrin Terezë ne kushtet e saja te para.
Atë Sebastiani me ve përpara ne tavolinë nji tufe me letra dhe fotografi te ndryshme me Nane Terezën dhe unë vendosa qe pake nga këto te jua dërgojë për botime, mbasi jeta dhe vepra e Nane Terezës nxjerre çdo dite nga nji te re nga arkivat.
Me gjithë qefte! Faleminderit!
Nga Gjin Musa
Romë, Itali

PA DASHURI DHE FLIJIM JETA S'KA KUPTIM

Mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës, tashmë dimë shumëçka. Dimë për prejardhjen e saj, vendlindjen, familjen, rrethin në të cilën jetoi, rrugën e rregulltarisë që mori, veprimtarinë e saj në Indi dhe kudo në botë. Mirëpo sado që dimë shumë mbi jetën dhe veprën e saj, prapëseprapë nuk mund të themi se jeta e Nënë Terezës përfshihet në një liber apo emision. Mbi njeriun nuk thuhet e tëra kur nxjerrim në pah vetëm rrethin e kësaj jete, sado që ai rreth mund të jetë i gjerë apo i ngushtë, i madhërishëm apo i përulur, me bëma të mëdha apo të vogla. Nënë Terzes me veprën e saj të frymëzuar nga Hyji ka përmasa të pakufishme.
Për të shkruar për figurën e saj, jam bazuar tek puna e madhe e Don Lush Gjergjit, i cili është dhe biblografi i jetë së saj, kam zgjedhur një thënjë të saj e cila na ndihmon për të mësuar se si ajo e ka zbatuar këtë thënjë me jetën e saj.
Ajo ka thënë: "Pa Dashuri dhe Flijim jeta s'ka kuptim!".
Për ta kuptuar së paku deri diku jetën dhe veprën e madhe të Nënës Tereze, si dhe për ta imituar dhe vazhduar edhe ne atë, kuptohet, secili sipas kushteve dhe mundësive, duhet "zbërthyer" fenomenin e Mirësisë dhe të Dashurisë nga shumë aspekte. Përse dhe si ishte ajo e tillë, aq e mirë e dashur, e madhe, Nëna e botës së mjeruar? Ku është prapavija, fuqia, fshehtësia e jetës së saj kushtuar Zotit nëpërmjet njeriut?
Po kush ishte Nënë Tereza?
Vuajtja dhe vetmia e plotë, dramatike, nën qiellin e Kalkutës, kur doli prej Motrave të Loretos, në lagjet më të mjera Tigjil dhe Monotigjil, në rrezik ta vrasin si evropiane të bardhe dhe spiune angleze, u bë për të sfidë jete. Atëherë nga zemra e madhe dhe virgjërore, fe dhe dashuriplote, lindi kjo uratë e mrekullueshme: "O Zot, më jep së paku fuqi të mbes dhe të vdes në mesin e tyre për t'ua dëshmuar Dashurinë tënde".
Ja vetëm disa porosi-thesare nga jeta dhe përvoja e Nënës Tereze mbi vuajtjen: "Vuajtja është e madhe por edhe më e madhe është dashuria". "Kam vuajtur shumë kur jamë ndarë prej familjes sime, kur u nisa për motër misionare në Indi. Por kam vuajtur edhe më shumë kur u ndava prej "Motrave të Loretos". Ishte kjo "thirrja në thirrje", zëri i Zotit, një urdhër i qartë...". "Vuajtja vetvetiu s'është asgjë mirëpo vuajtja si pjesëmarrje në vuajtjen e Krishtit, është një dhuratë e mrekullueshme, dhuratë më e bukur: një dhuratë dhe një dëshmi dashurie...". "Zemra ka uri për bukë, për dashuri, mirësi, jetë, kujdes. Kjo është varfëria më e mdhe që e mundon njerëzimin ... Vuajtja s'është dënim. Jezusi nuk dënon askend. Mundimi është shenjë se edhe ne iu kemi afruar dukshëm Jezu Krishtit në kryq..."
Nëna Tereze vuajti dhe u flijua në heshtje, në uratë, në dashuri për popullin tonë shqiptar, për Shqipërinë, për Kosovën, për mbarë njerëzimin. Në një bisedë rreth ndarjes për së gjalli prej nënës dhe motrës për shkaqe politike dhe ideologjike të Shqipërisë, si dhe për vuajtjen e popullit tonë, ndër të tjera më tha: "Deri më sot kam arritur çdo gjë me dashuri dhe me uratë, por këtë ende jo. Ka ende kufijë dhe pengesa që as dashuria s'mund t'i rrënojë. Vetë Zoti e di përse nëna dhe motra, mbarë populli im duhet të vuajë kaq shumë..." (1972).
Pas Shpërblimit Nobel për Paqe në Oslo më thenë: "Unë mendoj se populli dhe Kisha shqiptare është duke kaluar të Premten e Madhe, por feja jonë na mëson se aty nuk mbaron jeta e Jezu Krishtit, mbaron në kryq dhe përfundon me ngjalljen e tij... Kjo është fshehtësia e suksesit të krishterë..."(Osllo, 12. XII. 1979).
Rreth trazirave në Shqipëri Nëna Tereze ka shkruar kështu: "Me dhimbje të madhe në zemrën time po dëgjoj se jetat po humbën, ndërsa njerëzit po lëndohen në këto trazira... Nëse ne tani nuk kemi qetësi, kjo është për arsye se kemi harruar si të shohim Zotin në njëri -tjetrin..." (28 prill 1997). Ajo shpesh thoshte: "Të duam deri në dhembje, deri në vdekje". Shëndetlige, e vogël, e kërrusur, plotë rrudha në fytyrë, por gjithmonë me sy të ndriçuar, me duar dhe zemër të hapur, Nëna Tereze e ka përqafuar botën e vuajtjes, iu ka lehtësuar barrën miliona njerëzve, ia ka dhënë pësimit, mundimeve, sëmundjeve një kuptim dhe domëthënje të re sipas parimit kuptimplotë: "Pa Dashuri dhe Flijim jeta s'ka kuptim".
Disa porosi thelbore për fenë dhe dashurinë:
* "Sot njerëzit kanë pak fe, sepse ka shumë egoizëm në kërkim fitimi. Feja për të qenë e vertetë duhet të jetë bujare. Feja dhe dashuria shkojnë së bashku... përplotësohen".
* "Feja për të qenë e vërtetë duhet të jetë dashuri dhuruese... Do të hiqesha dorë nga çdo gjë, edhe nga jeta ime, por jo nga feja ime... Pa fe s'do të mund të jetoja as 24 orë".
* "Zoti na ka krijuar për vepra të mëdha, që të duam dhe të dhurojmë dashuri... Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, mosinteresimi për të afërmin...".
* "Ne çdo gjë bëjmë për Jezusin. Unë jetoj 24 orë në ditë me Jezusin dhe për Jezusin, atij ia dhuroj jetën time, zemrën time, dashurinë time, punën time,çdo gjë".
* "Puna jonë nuk është asgjë tjetër përpos shprehja e dashurisë sonë ndaj Zotit. Këtë dashuri ndaj Zotit duhet ta ruajmë gjithnjë ndërsa të tjerët janë mjet për ta shprehur dhe dëshmuar këtë dashuri...".
* "Unë shoh Jezusin në çdo person, sidomos në të varfër dhe të vuajtur... Ata kanë shumë pak, asgjë, por japin shumë, çdo gjë...".
* "Të jesh i krishterë i mirë dmth. ta kesh zemrën e pastër, ta pashë Zotin në çdo njeri dhe të duhemi pikërisht sikurse na do neve Jezu Krishti... Duhet dashur deri te shkalla e gatishmërisë për vuajtje. Nuk mjafton të themi: Të dua! Duhet dashurinë ta shëndrrojmë në veprim jetësor. Si mund ta bëjmë këtë? Të flijohemi deri në flijim-vujtje".
* "Feja jonë s'është asgjë tjetër përpos ungjilli i dashurisë... Nëse dëshironi që të vvarfërit ta shohin në ne Krishtin, ne duhet më parë në ta ta shohim dhe ta njohim vetë Jezu Krishtin".
* "Zoti nuk do t'na gjykojë në bazë të punës që kemi bërë, por sa dashuri kemi pasur në punën dhe jetën tonë".
* "Ta kthesh dikë në fe domethënë t'ia dhurosh atij Zotin. Ta shenjtërosh dikë domethënë ta mbushësh jetën e dikujt me Zotin. Kthimi dhe shenjtërimi janë vepra të Zotit... Mos të kërkojmë ta detyrojmë dikë ta pranojë fenë tonë. Ta kërkojmë vetëm këtë që drita e Krishtit të ndrçojë jetën e tyre dhe tonën,dhe nëpërmjet nesh të vijë ajo dritë në botën e të mjerëve...".
Një nënë për të gjithë - Nëna Tereze
... Gërbula sipas botëkuptimit inda ishte ndëshkim i Zotit, pra, si fatalizëm apo paracaktim hyjnor, që doemos duhej pranuar me bindje fetare. Luftën kundër këtij botëkuptimi ajo e ka filluar qysh në vitin 1957. Atëherë ndër të tjera Nëna Tereze pati thënë: "Është mjaft vështirë ta bindësh popullatën e Indisë që Zoti nuk e ka dënuar njeriun në vuajtje. I dijmë rastet dramatike kur i mbytëshin të shëruarit nga gërbula, ndonjëherë edhe anëtarët e familjeve të tyre ... Mu për këtë kemi marrë për detyrë ndërtimin e qendrave të vogla vetëm për të gërbulur, ku ata mund të jetojnë në paqe, të punojnë, të krijojnë familje ... E bëra këtë për Jezusin ... Preke të gërbulurin me zemrën tënde! Preke të gërbulurin me dashurinë tënde!" Prej atëherit janë ngritur shumë qendra-oaza, "Qytete të haresë" për të gërbulurit në Indi dhe në botë. Nga kjo përvojë-jetë lindi kjo porosi prekëse dhe mahnitëse: "Asnjë sëmundje, pra, as gërbula s'mund ta shëmtojë aq njeriun që në të mos ta njohim vëllaun apo motrën tonë, edhe më shumë, Jezusin mundimtar".
India është toka dhe bota e kundërthënieve dhe ndasive kombëtare, fetare, kulturore, që vjen në shprehje sidomos nëpërmjet kasteve të cilat më se 3000 vjet e ndajnë popullin prej lindjes e deri në vdekje. Të gjitha kastet kanë prejardhje prej Zotit Brahma. Disa prej tyre janë të larta dhe të privilegjuara, tjerat janë të paracaktuara për shërbim dhe robërim. Përzierja mes kasteve ndalohet dhe sanksionohet edhe me vdekje. Një misionar slloven, atë Viktor Sedej, mbi kastet shkruante kështu në vitin 1939: "Misionari në Indi ka tre armiq të përbetuar: djallin, diellin e Indisë dhe kastet. Rreziku më i madh pardyshim janë kastet". Këto barriera, me fe, mirësi dhe dashuri i rrënoi Nëna Tereze, sepse çdo vepër e saj është për njeriun nevojtar, pa kurrfarë dallimi apo përjashtimi. Kjo ishte vepër e Zotit nëpërmes Nënës sonë Tereze.
Nëna Tereze i afroi dhe pajtoi edhe të pasurit me të varfërit që ishin plot paragjykime dhe kundërshtime. Prapë me jetën dhe shembullin e saj. "Të varfërit janë të tillë, sepse janë të detyruar nga kushtet e jetës. Unë dhe motrat e mia jemi të varfëra lirisht dhe vullnetarisht, për dashuri ndaj Zotit, për t'i kuptuar dhe ndihmuar të varfërit më të varfër ... Vetëm kur të pasurit do t'i ndajnë pasuritë e tyre me të varfërit, edhe ata do të jenë të lumtur dhe të qetë ... Ne mvaremi tërësisht prej Provanisë së Zotit, prej bamirësave... Zoti nuk e ka krijuar varfërinë, ne e kemi krijuar atë. Para Zotit të gjithë jemi të varfër".
Ne përfundim mund të themi: Nënën tonë Tereze e qiti në dritë e rriti frymëzoi dhe shenjtëroi vuajtja shumëshekullore e popullit dhe Kishës sonë iliro-shqiptare dymijëvjeçare, e ushqeu feja dhe dashuria e krishterë duke e lartësuar mbi të gjithë që të jetë e të gjithëve dhe për të gjithë. Për këtë edhe e quajta Nëna e botës së mjeruar. Dashuria në veprim. Protagonistja e Zotit dhe njeriut. Shpresa e botës më të mirë, Nëna e botës...

24 Pyetje dhe 24 përgjigje të Nënë Terezes

Dita me e bukur ? Dita e sotme  / Pengesa me e madhe ? Frika  / Gjeja me e lehte ? Te gabosh / Gabimi me i madh ? Te heqesh dore / Rrenja e gjithe te keqijave ? Egoismi / Argetimi me i mire ? Puna / Disfata me e keqe ? Shkurajimi  / Profesionistet me te mire ? Femijet / Nevoja e pare ? Te komunikuarit / Lumturia me e madhe ? Te jesh i dobishem per te tjeret / Misteri me i madh ? Vdekja / E meta me e keqe ? Humori i keq , pakenaqesia / Personi me i rrezikshem ? Ai qe gënjen / Ndjenja me e keqe ? Meria / Dhurata me e bukur ? Falja / Me e domosdoshmja ? Familja / Kursi me i drejte ? Rruga e drejte / Ndijimi me i kendshem ? Paqja e mbrendeshme / Mikpritja me e mire ? Buzeqeshja / Ilaçi me i mire ? Optimizmi / Kenaqesia me e madhe ? Detyra e kryer / Forca me e madhe ? Besimi / Njerezit me te nevojshem ? Njerezit e fese / Gjeja me e bukur ne bote ? Dashuria!

Kane thene per Nene Terezen

Papa Gjon Pali II, me plot gojë mund të quhet se asht ndër Ata pak njerëz që arrijtën me kuptue Shejtninë e Nanë Terezes, qysh ku Ajo ishte në mes njerëzve në këte Botë, pikërisht kur, Ajo me duert e Saja, mjekon lebrozët, të gerbulunit, të sëmutët me SIDA në qendrat "Gift of Love", ku, "Dashnia asht me të vërtetë një dhuratë", pikërisht aty ku, tue dhanë Shpirt, mes atyne vuejtjeve dhe dhimbjeve të papërshkrueshme, ku nuk ndigjohet asgja tjetër veç ofshamjes, Papa Gjon Pali II, kur vizitoi Shtëpinë Nirmal Hriday në Kalkuta, me 4 shkurt 1986, tha: "Kjo ishte dita ma e gëzueshme e gjithë jetës seme!..." 

***
Një gazetar pyeti Papën Gjon Pali II: "Si mund të flasë Kisha, në gjuhën kristjane evangjelike në Liban...?"... Ishte ajo kohë kur armët aty nuk pushonin për asnjë çast... Papa përgjigjet: "E di Nanë Tereza, që shkon në Liban për atë punë, e di edhe pa studjue shumë libra. E di pse kjo, i përket Shpirtit të saj, gjenisë së saj, Zemrës së saj ..." ... Për 24 orë, porsa Nanë Tereza ven kambën në Liban, shpallët armëpushim!

***
Data e paharrueshme historike e pranverës së shumëpritun nga gjithë Shqiptarët, me 25 Maji 1993, shënon në kujtesën tonë historike ato çaste të paharrueshme, kur në Katedralën e Shkodres, tashma të rindërtueme, erdhi Papa Gjon Pali II, dhe bashkë me Té asht edhe Ajo, që tashma gjithë Bota e quen "Shqiptaria e Madhe, Nanë Tereza", për të cilën, Papa tha: "Ju falnderoj sot në emnin e Kishës Katolike, për këte Bijë të Tokës Suej dhe të Popullit Tuej ..."

Papa Gjon Pali II ka thanë: "Nanë Tereza asht grueja që i dha trajtë Shekullit XX.

Ronald Regan: "Kishte fjalët në përputhje të plotë me jetën, diçka vërtetë e rrallë në botën e sotme."

Mark Krasniqi: "Simbol i traditës sonë".

Helmut Kohl: "Shembull i mirësisë së humanizmit njerzor."

Indira Gandi: "Me u takue me Te, domethanë me ndje pushtetin e butsisë, forcën e dashnisë."

Bill Klinton: "Nanë Tereza, ishte e para Ajo që më bani me e dashtë kombin shqiptar. Dhe tashti ndjehem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë".

Toni Bler: "Shpirti i Saj do të rrojë si frymzim për të gjithë ne!"

Martin Camaj: "Legjendë e gjallë. Luftare kundër mjerimit njerëzor"

Papa Benedikti XVI e kujton Nënë Terezën, në 100-vjetorin e lindjes së saj,
si një dhuratë për Kishën dhe për të gjithë Botën.
Në një mesazh drejtuar drejtueses së misionarëve të Bamirësisë, Ati i Shenjtë i kërkon murgeshave që të vazhdojnë punën e nisur nga Nënë Tereza, duke u vënë në shërbim të njerëzve të varfër, të sëmurë që janë në mjerim dhe janë të braktisur.
Sot celebrohet në të gjithë botën 100-vjetori i lindjes së humanistes me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi ose sic njihet nga të gjithë, Nënë Tereza.
Humanistja e madhe që ndërroi jetë në 5 shtator 1997, lindi 100 vjet më parë si sot në një lagje shqiptare të Shkupit, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë ku zhvilloi edhe misionin e saj në ndihmë të njerëzve të varfër.

Disa arritje nga Nena Terezë

Ajo imcakja dhe e Madhja si askush në shekull të Saj, kishte arrijtë me dashuninë dhe fjalën e Zotit të bahej Mësuese e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjeke e 960 000 të sëmuetëve në 213 dispanseri, shërbëtore e 47 000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, kujdestare e 400 pleqëve të braktisun, Nanë e Vertetë e 160 fëmijëve jetimë a të mohuem nga të katër anët.
Njenimbastjetrit, vazhdojnë në 1962: Filipinet, Tanzania, dhe pason Australia; Melbourne, Angli, Amerikë, Romë, prap New York, hapën institucionet e reja në Bangladesh, Los Anxheles, e deri në Vietnam në vitin 1975.
Me datën 22 Gusht 1968 u hap Kuvendi i Parë i Misionarëve të Bamirësisë edhe në Evropë. Shtëpia ishte një kësollë me çati llamarine ... shkruen, Franca Zambonini.
Në vitin 1976 në Indi, ka 66 shtëpi që administrohen nga Nanë Tereza, dhe 34 tjera jashta Indisë, ku Motrat dhe gjithë personeli i sherbimit kalon shifren 1350 vetë. Spitalet, shkollat dhe qendrat e mjekimit ku janë përfshi edhe strehimoret, arrijnë në 729. Ndërsa shifra e njerëzve që mjekohet ndër ato qendra apo strehohet ndër jetimore, të sëmutë me gërbulë e te tjera ... kalojnë shifrën 6 miljon vetë.
Sot janë 759 shtëpi të hapuna për ma të vorfnit e të vorfënve, ku shërbejnë mbi 5000 motra, tue mos harrue se edhe afro 1000 të tjera janë në prëgatitje për këte mision. E nuk janë aq pak sa kujtojmë na, Ata që besojnë tek Mbrekullia e Nanë Terezes, ...po janë miljona njerëz të mjeruem, që kanë provue dhe provojnë çdo ditë lumninë e lutjes së Saj!
Janë shtetet që tashti kërkojnë praninë e Motrave të Saja, me "Sarin e Bardhë me vija ngjyrë qielli dhe të ngjeshun për parzëm Kryqin", tue fillue nga Gjermania, Spanja, Kili, Belgjika, Etiopia, Argjentina, Guinea, Franca, Kolumbia, Japonia, Korea Jugut, Bolivi dhe Gjermania Lindore. Në atë muej që ishte Papë Pali II, në vitin 1980, Ai takohet me Nanë Terezen, dhe Motrat e Saja, ndërsa, "Misionarët e Dashnisë", janë në Milano, Primavalle të Romës, Napoli, Bari, Raguzë, Kalabri e te tjere.
Depërton në Moskë në 1987, në Çeki, Kamboxhia dhe Emni i Saj, tashma, ka pushtue pothuej gjithë skutat e globit njerëzor...
Në vitin 1988, Ajo hapë një Shtëpi edhe mbrenda rrethimit të Vatikanit.
Në vitin 1989, ma në fund, vjen edhe në Shqipni!

Disa vlerësime

Nehru, i jep shpërblimin "Padna Shri", në emen të qeverisë.
Mahatma Gandi u thotë gazetarëve për Nanë Terezen: "Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij.."
Në vitin 1979, me datën 10 Dhjetor, Nanë Tereza asht e pranishme në Oslo, ku, merr çmimin "Nobel" për Paqë, me motivacion: "per veprën e kryeme në luftën për të mundë vorfninë e mjerimin, që përbajnë edhe një kërcënim për paqën". ... Aty, Ajo, kërkon korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: "Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga primja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit!". Në sallë i drejtohet Mbretit Olaf V: "Po përsëris, Madhni, aborti asht një vrasje!" Dhe pak ditë ma vonë deklaron: "I mora paret nga duert e lypsit dhe ndjeva në zemër që prej tij kishe marrë ma shumë se çmimin 'Nobel'..."
Në vitin 1980 asht "Qytetare Nderi" e Shkupit ...
Qytetaria e Nderit e SHBA-së, u është dhënë vetëm 6 njerëzve në botë dhe një prej këtyre është shqiptare: Nënë Tereza, ne vitin 1996

***
Shqiptarët, po të çelin sytë e shpirtit, kanë kah me shtegtue: Udhën tonë e ka ndriçue përjetësisht AJO me dritë prej bebëzes së një Zemre të Madhe, që ka vend për Shqiptarë sa janë në mbarë njerëzimin pse, Ajo ishte, asht e do të mbesë në shekuj të shekujve NANA JONË E LUMNUESHME. Ajo ndërroi vërtetë jetë një ditë të largtë gushti, por nuk vdiq. Nana rron e do të rrojë në qenjen e në veprën e saj hyjnore.
Nana para pak ditesh mbushi 100 vjet.
Mandej do të mbush dyqindë, njëmijë, dymijë .... Pafundësisht! Përgatiti: Roza PJETRI

Shenjtoret nuk vriten!

Refleksion nga Lazër Kodra
Ne ketë vend me emrin Shqipëri paradokset nuk kane fund. Ato pjellin njeri-tjetrin ne vijimësi e me te njëjtën fuqi çudibërëse. Ky vend, përveç problemeve te tjera, është zhytur e po zhytet gjithnjë e me tepër ne krize te thelle identitetit. Para pak ditësh Nena e Madhe e Botes, Nene Tereza, pati 100-vjetorin e linde se saj. Bota zjeu nga kremtimet ne te gjitha anët e saj, ne 130 shtete u kremtua 100-vjetori i lindjes se saj. Madhështore edhe për te pavdekshmen Nene Terezë dhe po kaq sinjifikative edhe për Shqipërinë, pasi bij e saj ishte. Po ne Shqipërinë tone nuk ndodhi kështu! Kokat e krisura te politikes shqiptare as kësaj radhe nuk arritën te dëshmonin para faktorit ndërkombëtar asnjë pjekuri qofte politike, qofte njerëzore, qofte emocionuese apo te tjera. Rendi i ditës: Korrupsion me kunetër e kunata, leje ndërtimi, hidrocentrale qe deklarohen vetëm nje e dalin gjashte, uzurpojnë ditën e madhe te Nene Terezës. Politika shqiptare nuk arrin te paktën nje dite te vetme te beje nje pakt pajtimi, te bashkohej le te themi ne nje vije te vetme nacionale. Nëse kreu i shtetit prezanton ne presidence projektin ambicioz «Rruga e mijëvjeçarit për paqen» ne nderim te kujtimit te Nene Terezës, me rastin e 100-vjetorit te lindjes se saj, vëmë re se te pranishëm nuk kemi asnjë përfaqësues te shumicës se sotme. I pranishëm vetëm kryetari i Bashkise se Tiranes si pjesëmarrës ne zbatimin e këtij projekti; ndërsa përfaqësuesit me te larte te shumicës "mësyjnë" Shkodren, dhe aleatet qeveritar "fusin kokën ne rërë" e heshtin.
A ka turp me te madh sesa te demonstrosh para Evropës e Amerikës veprime te tilla?! Nje gjë është shume e sigurte: "Degët qe shqyhen nga lisi është shume e zorshme t'i ngjajnë lisit me"! A ka se si te jete me turp se sa ne vendin qe ne historinë e tij ka 14 shenjtore, duke filluar nga Shën Asti, dhe pritet shenjtërimi i te pesëmbëdhjetit, Nene Terezës, siç është Shqipëria, te paraqitet para komunitetit ndërkombëtar nje rrokopujë e tille ne 100-vjetorin e Nenës Terezë???!!! Por çudia vijon edhe me tej ne nje emision opinioni te Blendi Fevziut, ne TV-KLAN, me teme: "Mbi kultin dhe filozofinë e Nene Terezës", pasi njeri nga te pranishmit nuk merr kurajën te thotë emrin: Nene Tereza, por thotë me nje shqipe çapaçule: Ajo! O TEMPORA O MORES!!! Madje, po i njëjti person e krahason Nenën Terezë me nje zonje nga Tirana(e nderua qofte), se cilës përherë te pare teleshikuesit i dëgjuan emrin, dhe pastaj shkon dhe me tej duke akuzuar ish presidentin Alfred Mosiu, për ato çfarë kishte thënë kohe me pare kur kishte qene për vizite ne Angli! Deri kur ky vend do te prodhoje këtë lloj specie njerëzore, qe po i ve damkën e turpit këtij vendi ku jetojmë? Dimensioni i Nene Terezës i ka stërkaluar kufijtë e Shqipërisë, asaj nuk mund t'i vene kufij kursantet nihiliste qe fabrikohen ne inkubator te sëmurë psikik. Është për te ardhur keq kur i njohuri Fevziu e ndërpret bisedën e këtij te ftuari ne studio, vetëm e vetëm për t'i vene frerë infinitit te budallaqeve te tij, dhe detyrohet te thotë me gojën e vet: "Emri Nene Tereza e kane 79 sheshe ne mbare boten dhe i janë akorduar 3700 çmime ndërkombëtare".
Te bashkëjetosh, do te thotë te krijosh hapësirë për te tjerët, për te gjetur hapësirën e nevojshme për veten tende. Emri dhe vera e Nene Terezës tashme janë qiellore dhe për fatin e mire nuk mund te shqyhet nga kokëkrisurit e politikes shqiptare, as nga njerëz me busull te humbur qe shkërmoqin "mbretërinë e shpirtit" ne urrejtje e mllefe te pamotivuara. Dikur thoshin: "Kur nuk done veten tende, nuk te done askush!" Kjo po ndodhe me ne shqiptaret!
Sikur sot te jetonte Joneskoja i Madh, patjetër do te na drejtohej: O shqiptar te mjere, e keni ferrin brenda vetes!

Vlera qe shfaqen thjeshte!

Përsëri ishte Ndue Ftoni, ai qe i udhëhequr nga përkushtimi dhe bujaria e tij ndaj njerëzve ne përgjithësi, e ndaj shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" ne veçanti, qe bashkon kryesine e shoqatës dhe te ftuar te tjerë ne bar-restorant "Tradita", ne nje darke pa shume ceremonialitet, por me shume domethënie, e cila mund te përkthehet logjikisht: "Tani jemi! Dukagjinasit janë pjese aktive e shoqërisë qe nga trojet e tyre te hershme e deri ne SHBA-se".
Emri i Ndue Ftonit, te këtij biznesmeni dukagjinasi-amerikan tani mund ta gjejmë ne shume faqe te gazetës "Dukagjini" si mundësor ne botimin e saj, mund ta gjejmë ne shume kopertina librash te autoreve dukagjinas si mundësor i botimit te tyre, emrin e tij e gjejmë ne shume mundësime për zhvillimin e veprimtarive kulturore dhe artistike te shoqatës, dhe e gjithë kjo ndodh jo për faktin se Ndue Ftoni është nje biznesmen i fuqishëm ne SHBA, por për faktin se Ndue Ftoni është nje dukagjinas me koncepte te emancipuara, me vetëdije te larte dhe përkushtim te pashoq për vetëlindjen e tij, Dukagjinin.
Ajo qe binte ne sy ne darken e 21 gushtit 2010 ishin prania e artisteve te njohur, si: Artisti i Merituar, mjeshtri Gëzim Kruja, grupi "Gaz e Maraz", te cilët i dhanë larmi kësaj mbrëmje, me humorin e tyre te holle. Pjesëtarët e ansamblit "Treva", si: Fran Kodra, Preke Mrshaj, Ndue Shytani e Bardhok Mehmeti, me interpretimet e tyre virtuoze sollën freskinë e maleve te Dukagjinit dhe magjinë folklorike te asaj zone; ndërkohe qe Aleks Dushi fiksonte çdo gjë ne celuloid.
Prania e aktores se teatrit "Migjeni", Rajmonda Marku, mundësoj interpretimin me shume mjeshtëri te disa poezive te poetit Lazer Kodra te shkëputura nga vëllimi i fundit i tij "Vikamat e heshtjes".
Si gjithnjë ne këtë darke pa protokoll apo skenar te përgatitur nuk munguan as intelektualet, qe nder ta mund te përmendim poeten dhe përkthyesen Ledia Dushi, kryetare e seksionit te shoqatës për marrëdhëniet publike.
Vete Ndue Ftoni shprehet: "Nuk është e rëndësishme se sa paguaj unë sonte, e rëndësishme është qe unë ndjehem mire midis jush dhe fatmirësisht çdo dite e me tepër nga shoqata "Atdhetare-Dukagjini" po prodhohen vlera bashkëkohore".
Kryetari shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Ndue Sanaj, ne pa mundësi te marri pjese, për Ndue Ftonin dhe te pranishmit ne këtë darke, dërgoi këtë mesazh: "Ndue Ftoni e gjithë pjesëmarrësve ne atë darke qefti, mbrëmja e mire! Te gjithëve ju përshëndes dhe ju uroj nga zemra qe ta kaloni me zemër te mire. Shume kane dhe te gjithëve ju uroj: t'u shtohet pasuria, por nuk janë te gjithë bujar, se nuk e kane ne natyrën e tyre. Ndue Ftoni nuk është vetëm, por është i veçante dhe prandaj bujaria sikur e ka burimin te ky dukagjinas-amerikan dhe vijon ta mbaj me faqe te bardhe. Kurrë mos tu shteret bujaria dhe xhepi, o Ndue Ftoni. Te gjithë gëzuar rrethas e me zemër te mire, nga miku juaj Ndue Sanaj".
Modestia dhe thjeshtësia me te cilat Ndue Ftoni bën mundësimin dhe organizon darka te tilla na le shteg për nje shprehje te shkurte: Faleminderit dhe me faqe te bardhe, o Ndue Ftoni!
Nga Dede Kodra

SHKOLLA VERORE NE THETH

Me datën 6 gusht përfundoj shkolla verore një mujore në Theth. Për realizimin e këtij programi u angazhuan 31 vullnetar nga Anglia, Kanadaja, Amerika, Skocia, Kosova, Franca dhe Shqipëria. Gjatë një muaji në këtë program u zhvilluan 80 orë gjuhë angleze, dhe 80 orë të tjera edukim mjedisor, ndihma e parë shëndetësore, mbrojtja nga zjarri, njohuri për shoqërinë, planifikimi familjarë dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në këtë program morën pjesë 68 nxënës dhe të rinj deri në moshën 18 vjeç. Zhvillimi i këtij programi i shërben njohjes së gjuhës angleze si dhe marrjes së njohurive për shumë probleme që takohen në jetën e përditshme, në shërbim të turizmit, të jetës së përditshme si dhe gjallërimit të jetës në fshat. Ky program u mbështet nga Projekti i Parkut Ballkanik të Paqes, i cili ka vite që zhvillon veprimtarinë e tij në Alpet Shqiptare. Ky program do të vazhdojë edhe në vitet që vinë.

BANORЁT E THETHIT PROTESTOJNЁ

Me datën 12 gusht në qendrën të fshatit Theth dhjetëra banorë protestuan në mënyrë shumë paqësore. Folësit që e morën fjalën kërkuan nga pushteti vendor dhe ai qendror që të kthejnë sytë nga ky fshat turistik që njihet pothuaj në të kontinentet e botës. Për banorët e këtij fshati është shumë e nevojshme që të investohet në asfaltimin e rrugës automobilistike nga Boga deri në qendër të fshatit, furnizimi me energji elektrike, pasi në gjendjen e sotme nuk është e mundur që të kenë sasinë e nevojshme as për ndriçim, pa folur për vënien në përdorim të mjeteve elektroshtëpiake. Gjithashtu një problem shumë i mprehtë për këta banorë është edhe dhënia e dokumenteve të tokës në pronësi, gjë e cila do të mundësonte zhvillimin e mëtejshëm të këtij fshati.
Që ky fshat të marrë një zhvillim bashkëkohor është shumë e nevojshme që të akordohen nga shteti kredi të buta, të cilat do të ndihmonin në zhvillimin në përgjithësi dhe veçanërisht të turizmit.
Këtë protestë e ndoqën edhe shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve edhe folën para kamerave në mbështetje të zhvillimit të këtij fshati dhe kësaj zone turistike me vlera të pallogaritshme.
Këtë protestë e ndoqën edhe media lokale dhe qendrore. Protestuesit u shpërndanë qetësisht.
Korrespondenti i "Dukagjinit"

Bukuritë e pjesës lindore të Dukagjinit

nga Prelë Shytani
Duke mos qenë eksplorues dhe as Gjeograf, kam shumë dëshirë të sodis natyrën, më pëlqen fshati sidomos malësia të cilëve iu kthehem herë pas here. Shfrytëzova pushimet verore edhe kësaj radhe pashë nga afër bukuritë natyrore të pjesë lindore të Dukagjinit duke filluar nga Shllaku e deri në Nikaj-Mërtur që, unë personalisht e quaj pjesë të Dukagjinit, madje ndër më aktivet dhe vitalet. Nuk është objekt i këtij shkrimi vërtetimi i këtij fakti por, ka 50 vjet që e dëgjoj nga goja e të moshuarve ku një pjesë jetojnë akoma.
Kemi historinë e përbashkët, luftërat po ashtu. Njëqind vjet më parë Shefqet Dërgut Pashën e ktheu mbrapsht Dukagjini me në krye Mehmet Shpendin e Shalës e Prelë Tulin e Mërturit e jo me malësinë e Gjakovës sepse ata e lanë me kalua pa i hy gjemb në këmbë. Meqë jemi në këtë fakt shpreh keqardhjen që nuk u bë asnjë veprimtari për 100 –vjetorin e kësaj epopeje. Me njëri-tjetrin kemi miqësia, të njëjtat zakone, marrim pjesë në gëzime e hidhërime te njëri-tjetri. Kurrë nuk i kanë thanë shtatë apo tetë bajrakë të Dukagjinit por, nëntë bajrakë që nuk dalin pa përfshi edhe Nikaj-Mërtur. Është dukuri e trashëguar që gjithmonë Nikaj-Mërturi ka qenë pjesë e sofrës së madhe në çdo ceremoni e jo Hoti, Kelmendi apo Postriba, me të cilat kemi pasur kontakte. Vetë fakti që shumë vite kemi qenë në të njëjtën prefekturë e disa vite mbas Çlirimit në të njëjtin rreth me qendër në Kodër-Shëngjergj e tregon një diçka të tillë. Në 1953-shin iu aneksua Rrethit Tropojë për ta plotësuar si sipërfaqe e popullsi. Edhe këngët i kemi pasur me subjekte e personazhe të përbashkëta. Edhe pse janë shumë në minorancë, më vjen keq që ka njerëz të cilët kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë përpjekje për t`i shkëputur nga trungu Dukagjinit një nga degët kryesore të tij si Nikaj-Mërtur.
Me disa bashkudhëtarë të tjerë e filluam udhëtimin Shkodër-Koman me një fugon që e drejtonte Preka- një mërturës i mirë, nëpër një rrugë që i ngjante një rrobe të vjetër të arnuar sepse kishte nga 500 m asfalt të ri kurse kilometra të tëra më e keqe se ndonjë rrugë malore që nuk ka pasur asnjëherë asfalt. Na u duk e pabesueshme shifra që na treguan, e cila është dhënë për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Kushdo bindet se as një e treta e tyre nuk janë future në rrugë. Të vjen keq për gjendjen e kësaj rruge sidomos për ata që e bëjnë përditë siç janë: arsimtarët e Komanit e punonjësit e hidrocentralit. Në të gjithë pjesën lindore e jug-lindore Dukagjini laget nga uji nëpërmjet liqeneve te Vau dejës e atij të Komanit. Ky është një privilegj që pak zona malore e kanë duke ia shtuar kështu bukurinë e resurset. Për këtë nuk kemi si të mos jemi mirënjohës për ndërtuesit e projektuesit e këtyre veprave madhështore, për mundin e djersën e tyre duke frenuar Drinin plak e duke e kthyer atë në liqen apo më mirë në lumë të lundrueshëm, aq më tepër duke e shndërruar këtë energji të madhe potenciale ujore në energji elektrike aq e domosdoshme për ne. Drini nuk është errë një lumë me një rrjedhje të fuqishme, i pahajër e burim fatkeqësish dhe me frymë të shenjtë e njehë me formën që ka sot burim lumturie për zonat që përshkon e të ardhurash për gjithë vendin por, është dashtë shumë kohë, përpjekje, sakrifica e investime. Sa lumenj e përrenj nuk janë futur nën komandë tash 20 vjet e duke rritur burimet energjetike? Asnjë! Të paktën të administrojmë, mirëmbajmë e shfrytëzojmë maksimalisht ekzistuesit. Të përpiqemi që t`ua zgjasim jetën. E themi këtë sepse prurjet anësore që derdhen në liqene, rrjedha e të cilave ka shumë pjerrësi, po ja zvogëlimin vëllimin mbledhës sepse sjellin me qindra e mijëra m3 lëndë inerte. Mund të përmendim këtu përroin e Salcës që mbledh ujë që nga Qafa e Agrit i cili rrezikon që në pjesën që ai derdhet në liqenin e Komanit, në një të ardhme të shpejtë ta bëjnë të pamundur lundrimin me anije të mëdha.
Fshatrat e pjesës lindore të Dukagjinit, sidomos zona e Temalit e Toplana kanë qenë të vetmet që s`janë lidhë me rrugë automobilistike me zonat urbane siç është Shkodra. Me ditë të tëra kanë ecur në këmbë për të bërë tregti apo blerë gjërat më elementare për jetesë e nevoja të tjera. Këto vështirësi i kanë vuajtur mbi kurriz edhe kuadrot që kanë shërbyer atje sidomos arsimtarët që kanë qenë shumica jabanxhinj ku rrugë makine më të afërt kishin 6 orë me këmbë. Kurse sot këto fshatra kanë privilegjin e udhëtimit shumë komod nëpërmjet transportit ujor ku për nevojë bien në Shkodër e kthehen brenda ditës apo në raste emergjentë në çdo kohë sepse çdo fshat ka anije apo varkë që siguron transportin deri në Koman. Lëvizjet demografike të dekadave të fundit e kanë bërë punën e vet sepse pjesa më e madhe e këtyre zonave kanë migruar por, përsëri kanë mbetur atje. Prandaj këta banorë duhet ta shfrytëzojnë më shumë liqenin me resurset që ka. Ai është mjaft i përshtatshëm për gjuetinë e peshkut sigurisht të ligjshëm. Duhet të shfrytëzohet edhe për plazh. Uji si kristal, dielli shumë i ngrohtë, ajri i pastër, freskia e natës krijojnë kushte shumë të përshtatshme për turizëm ujor e malor njëkohësisht. Sa shfrytëzohet momentalisht kjo mundësi? Pothuajse fare as nga banorët e përhershëm apo të përkohshëm. Më duken shumë aktuale e domethënëse vargjet e këngës: "M`e ba verën në ato shkrepa, t`knaqet syni e t`zgjatet jeta". Duke udhëtuar nëpër liqen – edhe pse vjen pas një rraskapitje nëpër rrugën tokësore – nuk e ndjen lidhjen përballë bukurive përrallore që shfaqen që natyra ua ka bërë dhuratë banorëve të këtyre zonave. Në vitet "e socializmit" ka qenë bërë një batërdi në pyjet e brigjeve të Drinit sidomos në anën tonë (në krahun e djathtë të tij) por, tani ndjen kënaqësi kur sheh se si flora aty është kthyer pothuajse në identitet. Ngado që të ketë ardhur ky fenomen, nga kujdesi njerëzor apo mos-mundësia e shfrytëzimit është shumë pozitive sepse, po të shfrytëzohet me kriter edhe pyjet janë një pasuri për këto zona.
Fundi i këtij udhëtimi mbresëlënës ishte Nikaj-Mërturi, për të cilin po ndalem pak. Bëhet fjalë vetëm për të sotmin. Ndër dekada është shkruar për këtë zonë, sidomos nga bijtë e saj por, jo aq sa duhet për të paraqitur madhështinë e kësaj zone, për historinë e lavdishme, për njerëzit e mrekullueshëm të arsimuar e me intelekt, për kontributin e tyre në të gjithë sektorët e jetës, jo vetëm në vendlindje por, anë e kënd Shqipërisë. Jemi borxhlinj edhe ne dukagjinasit e tjerë sepse pak ka zënë vend kjo zonë në veprimtaritë tona, librat e shkruar, këngët e shtypin periodik ku tradita ekziston. Që në kontaktin e parë me njerëzit e njohur e të panjohur bindesh se atje në male e ka vendlindjen bujaria, mikpritja e burrëria. Bindesh për vërtetësinë e vargjeve të një kënge: "N`ato bjeshkë dimnon lavdia / bardh si bora, bujaria / s`rrin burrnia nëpër kneta / veç ndër male sa t`jetë jeta". Ku tjetër në Botë të thonë: Mirë së erdhe- në çdo kohë , edhe pa të njohur; të gostitin me ç`të kenë, më mirë se djalin, ta japin dorën për së dyti duke ripërsëritë mirëseardhjen sikur i ke bërë një nder të madh dhe, len çdo punë me ndej në dispozicionin tënd. Askund tjetër si atje nuk është respekti e dashuria për njeriun duke mos u nisë nga interesi. Këto veti e virtyte i sheh kudo që të bujtsh sepse është shumë dytësore çfarë të servirin, ku edhe në këtë drejtim cilësia ka mjaft progres sepse ka ndryshuar shumë mënyra e jetesës si në drejtim të higjienës e pastërtisë, kompletimin me të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, mënyrën e gatimit dhe shumëllojshmërinë e ushqimeve duke mos pasur asnjë ndryshim me çdo familje në qytet.
Pata interesim sigurisht jo në detaje për veprimtarinë e Komunës së Nikaj-Mërturit. Më erdhi shumë mirë kur mikpritësi Ndoc Imeri më tha se disa dukuri negative që mbinë në vitet e para të tranzicionit nuk manifestohen më. Kjo në sajë të ndërgjegjësimit të njerëzve por, edhe të punës së lavdërueshme që ka bërë Kryetari i komunës, z. Gjovalin Gjeloshi.
Të entuziazmojnë shifrat që të jep tekniku i ndërtimit e anëtari i administratës së komunës, z. Ndue Marashi për investimet në ndërtim shkollash si ajo e Gjonpepajve me të gjithë parametrat bashkëkohorë, rikonstruksion qendrash shëndetësore e shkollash, mirëmbajtje të rrugëve ekzistuese e shtimin e tyre me rrugë të reja si ajo që lidh fshatin Tetaj me qendrën e komunës, ndihma sociale e dhënë mbi dyqind familjeve, kryesisht atyre me banim të përhershëm në komunë për të cilat vihen në dispozicion mbi 1.2 milion lekë për çdo muaj ku dominon 7 mijë lekë-shi për shumicën.
Administrata e komunës në çdo kohë është në shërbim të banorëve duke zbatuar me fanatizëm orarin zyrtar 8 deri 16. Kjo në sajë të kërkesës së llogarisë nga Kryetari, i cili jep vetë shembullin personal ku edhe pse me familje në Tiranë, në çdo kohë e ke në Komunë, në dispozicion të banorëve të zonës, i gatshëm për t`i ndihmuar ata në zgjidhjen e halleve e të nevojave që kanë. Prandaj ngado që të shkosh për të flasin fjalët më të mira. Nga ky kryetar e kjo administratë kanë ç`të mësojnë komunat e tjera malore ku shumica e drejtojnë komunën si dikur Sihanuku-Kamboxhian, i cili drejtonte duke qenë jashtë kufijve të shtetit të vet. Megjithatë edhe ata nganjëherë shkojnë në komunat e tyre. Të bën përshtypje fakti që çdo fshat është i mbuluar me shërbim shëndetësor ku shërbejnë 15 punonjës dhe mjeke të përhershme në qendër të komunës. Vetëm vitin e fundit janë shtuar 4 punonjës të rinj me insistim të Kryetarit të komunës pranë Drejtorisë së Shëndetit Parësor në Rreth. Kudo në Dukagjin është frenuar shumë largimi i popullsisë nga trojet e të parëve të tyre që tregon se koha e eksodit rural po merr fund. Përkundrazi, duhet të ndodhin procesi i kundërt sidomos për disa muaj të vitit në shërbim të shëndetit të tyre dhe prodhimin e të mirave materiale-rezerva për Dimër. Njerëzit tani atje po mendojnë se mund të bëjnë një jetë më të mirë në trevën e tyre. Por, nuk u mjafton thjesht infrastruktura rrugore ku edhe ajo lë për të dëshiruar, nuk kanë nevojë vetëm për bukë e ushqim por, nevojat e tyre janë shumë më të gjera. Duhet të stimulohet nga shteti shërbimi shëndetësor, arsimimi i fëmijëve, zhvillimi bujqësor e blegtoral për zonat malore, tamam si prindi që kujdeset më shumë për fëmijën me zhvillim më të dobët. Prandaj shteti duhet të kenë për këto zona program për një zhvillim të qëndrueshëm e afatgjatë. Fondet publike dhe të donatorëve të huaj janë përqendruar kryesisht në ultësirat e vendit e fare pak në zonat malore. Dominon edhe sot teoria e hedhur vite më parë nga Berisha: "T`i kthejmë sytë nga bregdeti". Sot kërkohet e kundërta: "T`i kthejmë sytë nga zonat malore", sepse Shqipëria vend malor është Zvicra, këtë emër e zhvillim që ka e ka arritur duke qenë vend malor. Drejt asaj duhet të shkojmë edhe ne. Vetëm kështu nuk do të kemi migrim nga zonat malore por përkundrazi, do të ndodhë një rikthim në vendlindje të paktën për gjysmën e vitit sidomos për popullsinë e pjesës lindore të Dukagjinit ku natyra e dora e njeriut iu ka krijuar resurse që pak kush i ka , si malin e ujin ku më mirë se askund tjetër mund të gërshetohet njëkohësisht turizmi malor me atë ujor duke mos qenë asnjë ditë të vitit të izoluar nga zonat urbane. Do të ishte një mirësi e madhe për ta sikur të realizohej premtimi i qeverisë Berisha për ndërtimin e rrugës automobilistike Koman-Fierzë nëpër krahun e djathtë të Drinit duke përshkuar të gjitha zonat për të cilat po flasim megjithëse nuk jemi fort optimistë. Nuk duhet përtua me jetua në zonat malore edhe se në kushtet e një krize të mundshme është qytetari që do ta vuajë më shumë sepse malësori për shumë kohë mund të mbështetet në forcat e veta dhe se fatkeqësitë natyrore si: përmbytje, tërmete e të tjera, prekin më tepër fushën se malin. Po e mbyll me titullin e këngës së kantautorit Rrok Gjelaj: "T`paçim Dukagjin".
Nga Prelë Shytani

LIRI BELISHOVA NË DUKAGJIN

Rastësisht në Ambasadën tonë në Greqi mu dha rasti te takohem me Zonjën Lirie Belishova! Unë e kisha njohur nga larg qyshe në kohën kur kalëronte si Anëtare e Byrosë Politike dhe Sekretare e KQPPSH, qe me vone e dënuar si revizioniste. Me qe te dy po prisnim për te kryer disa procedura shkresore, hymë lirshëm në bisedë. Më çudi kthjelltësia dhe shkathtësia, kujtesa dhe thjeshtësia që kishte kjo zonjë shumë e vuajtur edhe tani në moshën e tretë.
Pasi u prezantuam, fjala nxori fjalën dhe kur i thash se nga ç'vend jam më tregoi për vizitën e saj në Dukagjin.
Ja si e kujtonte ajo atë kohë te largët!
Në shtator te vitit 1953 kam qenë për herë të parë në Dukagjin, ka qenë një iniciativë e imja personale për t'u njohur nga afër me realitetin e asaj zone malore te thellë. Deri në Theth kam ardhur me makinë, me tej kam lëvizur herë në këmbë, herë ne mushke. Thethi më ka lënë mbresa pozitive si zonë e bukur, me vlera të mrekullueshme turistike dhe relativisht më e emancipuar se pjesa tjetër e Dukagjinit, e cila në atë kohë bënte një jetë konservatore sipas traditës së vjetër patriarkale
Në Shosh kam fjetur dy net në një shtëpi dy katesh, në fshatin Ndreaj, nuk ka qenë zgjedhja ime, por dihej se ishte zgjedhja më e mirë mes atyre shtëpive te varfra te atij fshati. I zoti shtëpisë quhej Lulash Pjetri, një burrë i thjeshtë, i cili kishte hiret e njeriut punëtorë e bujar, djali i tij ishte kuadër partie në atë zonë. Dukej qartë, se kjo familje e kishte në traditë mikpritjen dhe se priste e përcillte vazhdimisht njerëz. Ishin njerëz të thjeshtë dhe shumë te respektueshëm e shihja se viheshin në siklet nga pozita ime për tu shprehur krejt lirshëm Më kanë dhenë sipas traditës, mish te pjekur ne hell, raki e vere tradicionale, bulmet, një salcë kosi te mrekullueshëm (kos i kulluar) si dhe një ushqim tradicional që gatuhej me djathë, miell dhe gjalpë (mazë djathi), madje ndiheshin në siklet se mos nuk me pëlqenin këto gatime, të cilat edhe sot i kujtoi për mirë. Nga Shoshi kam lëvizur në mushke për gjatë rrugës këmbësore të një shkëmbi te kuq (Guri Kuq), rrugë shumë e vështire nga më vështirat që kam pa. Deri sa kemi zbritur poshtë në breg të lumit Kir(Prekal) na ka shoqëruar si udhërrëfyes një patriot nga Shoshi , një burrë trup mesatarë i zeshket dhe shumë inteligjent nga natyra duke na rrëfyer shumë histori të kësaj krahine.
Në KQ kam propozua, se kjo zonë duhet te lidhet sa më parë me rrugë makine, pasi pa komunikacion nuk mund te depërtojë as zhvillimi e as emancipimi, i cili dukej shumë lagë nga ajo që dëshironim dhe propagandonim atëherë. Shkollimi dhe komunikacion e kishin lënë ata njerëz te mire e bujarë, në gjendje të mjerë.
1- Është fjala për Bal Mark Milanin
Nga Martin Gjoni, Athinë

Martin Camaj-filolog

- Nga Dr. Mimoza Priku (Teli) -
Kontributi gjuhësor i M. Camajt shtrihet në disa fusha, duke nisur me historinë gjuhës, fokusuar kryesisht në studimin e autorëve të vjetër. Ndihmesë të veçantë në këtë fushë përbën studimi "Il Messale" di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi", botuar në revistën "Shêjzat" (1961).
Duhet theksuar fakti që në fushë të gjuhësisë kontaktet më të shumta i ka pasur me botën e kulturën arbëreshe. Prandaj, në studimet dialektologjike një pjesë të mirë e zënë kryesisht punimet për të folmet arbëreshe, fushë ku Camaj ka kontributin më të madh në lëmë të gjuhësisë. Pjesë e kësaj trashëgimie janë monografitë "La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino (Firenze, 1971), "E folmja shqipe e Falkonarës në krahinën e Kozencës", studim i botuar në gjermanisht në vitin 1977, "La parlata arbëreshe di San Costantino Albanese in provincia di Potenza" (Calabria, Rende, 1991) e sa e sa artikuj e studime për të folmet të veçanta, botuar në organe të ndryshme.
Edhe gramatika e shqipes, në mënyrë të veçantë fjalëformimi nuk i ka shpëtuar fokusit të këtij filologu me punimin "Fjalëformimi i shqipes. Mënyrat e formimit të emrave të vjetër. (Albanisische Ëortbildung. Die Bildungsëeiese der älteren Nomina, Ëiesbaden 1966).
Si lektor i shqipes ai nuk mund të linte jashtë vëmendjes edhe botime të posaçme për mësimin e shqipes. I pari botim i përket vitit 1969 ("Lehrbuch der albanichen Sprache"), për të vazhduar me "Albanian Grammar .."(1984), e konsideruar kjo e fundit nga studiuesit si një ndër veprat më të rëndësishme në rrafshin gjuhësor "si një model për gegërishten letrare, por me prirje përafruese me toskërishten" .
Canaj ka bërë edhe disa vëzhgime me karakter sociolingustik për çështje që lidhen me bilinguizmin, diglosinë e plurilinguizmin, duke iu referuar më shumë kontekstit gjuhësor arbëresh. ("Il bilinguismo nelle oasi linguistiche albanesi dell'Italia meridionale" , "Aspetti del plurilinguismo presso gli arbëresh d'America").
Në bibliografinë e tij të gjerë nuk mungojnë as recensionet mbi botimet e ndryshme të cilat i referohen shqipes, gramatikës së sotme e historike të saj, etimologjive parë më shumë në vështrim të gjuhësisë kontaktuale, por kanë tërhequr vëmendjen edhe botime manualesh për mësimin e shqipes.
Punimet me karakter gjuhësor të Camajt nuk i gjejmë vetëm në revistën "Shêjzat", por në organe të tjera, si Südost-Forschungen, Zjarri. Ndeshemi me recensione të gjuhëtarëve e albanologëve, si I. Ajeti, V. Polak, Jokl, C. Haebler, K. Gurakuqi, Decnickaja, Gabinski, Solano, Altimari etj.
Me të drejtë Camaj është konsideruar "në të gjithë këto vite një pikë të sigurtë referimi për të gjithë studiuesit e huaj të albanologjisë e intelektualët shqiptarë të diasporës".
Si përfundim, mund të themi se kontributi i Camajt edhe në gjuhësi duhet çmuar e vlerësuar për metodën e saj shkencore, origjinalitetin dhe urojmë që ky kontribut i tij të shpaloset më mirë përmes kumtesave te kesaj konference.
------------
- T. Osmani, "Martin Camaj dhe gramatika e gjuhës shqipe. Pikëpamjet për gjuhën letrare shqipe", Tradita dhe e sotmja në vështrim gjuhësor 3, Shkodër, 2009, f. 240.
2- Bilinguismo e diglosia in Italia, Atti del Convegno del Centro Studi per la Dialettologia italiana, Pacini, Pisa, 1974, pp. 5-13.
3- "Zjarri", 1986, pp. 18-20, 1989, pp. 136-47.
4- T. Osmani, "Martin Camaj dhe gramatika e gjuhës shqipe. Pikëpamjet për gjuhën letrare shqipe", Tradita dhe e sotmja në vështrim gjuhësor 3, Shkodër, 2009, f. 240.
5- Bilinguismo e diglosia in Italia, Atti del Convegno del Centro Studi per la Dialettologia italiana, Pacini, Pisa, 1974, pp. 5-13.
6- "Zjarri", 1986, pp. 18-20, 1989, pp. 136-47.
7- F. Altimari, "Profilo bio-bibliografico di Martin Camaj, insegne figura dell'alabanistica e della letteratura albanese contemporanea", Albanica, nr. 2, 1991.

Martin Camaj, larg dhe afër Shqipërisë

- Nga poete Ledia Dushi -
Martin Camaj në poezinë e tij "Vendit tem" shkruan: "Kur të vdes le të bahem bar/ në malet e mija në pranverë,/ në vjeshtë do të bahem farë". Kjo është ajo çka autori i ofron vendit te tij. Ndërsa në lidhje me Martin Camajn besoj se është shkruar e vlerësuar aq sa ai të konsiderohet një lloj fenomeni letrar me një prirje të vazhdueshme drejt përsosmërisë artistike; vepra e tij përmban shumësinë e mendimit, shumësinë figurative të fjalës dhe njëkohësisht vetëdijen e lartë estetike të ngritur deri në model.
Por Martin Camaj do të jetë afër Shqipërisë dhe në të, atëherë kur të ketë zënë rrënjë ideja se ai është njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe se vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Për këtë nuk mjafton vetëm të flasim, por duhet një përpjekje shumë më e gjerë. Flas pikërisht për atë përpjekje që është bërë me autorë të tjerë të cilët kanë zënë vend në të ashtuquajturin panteon i artit shqiptar.
Poezia dhe proza e Camajt janë shkruar në gegnisht, në gjuhën e hershme të shkrimit të dokumentuar të shqipes në veprat e Buzukut, Bardhit, Bogdanit e Budit, është shkruar në gjuhën me anën e së cilës mendimtarët e poetët si Mjeda, Fishta, Shiroka, Koliqi, e te tjerë, e përsosë shprehinë poetike shqipe. Gegnishtja me Camajn është lëvruar e përsosur më tej, fakt ky që pati rrjedhoja të dyfishta: dha kontribut në zhvillimin e letërsisë shqipe, por edhe e largoi nga mjedisi zyrtar, i cili mban qëndrim të çuditshëm kundrejt kësaj shprehje aq të sofistikuar letrare.
Në një kohë kur zyrtarisht apo nga persona që s'dihet në emër të kujt flasin po bëjnë përpjekje duke hulumtuar ku mundin në hapësirën e letërsisë shqipe, me emra të njohur e të panjohur të grupit të vjetër apo me emra "të afirmuar" të 20 viteve të fundit, e në këtë rrugë po mundohen t`i kombinojnë dhe t`i integrojnë mes veti për ta përcaktuar dhe krijuar nocionin "letërsi kombëtare" në gjuhën shqipe, disa nga studiuesit e Camajt, brenda dhe jashtë vendit, në mënyra të ndryshme, theksojnë se: "Në vetëdijen e publikut të gjerë lexues", ai klasifikohet si "rast i veçantë - qoftë si autor që e shkruan gegnishten ekzotike, qoftë dhe si shkrimtar modern në mërgim, e te tjerë, kur ai duhet të figuronte si pjesë përbërëse e kulturës shqiptare".
Në ditët e sotme kur flitet për letërsinë krijohet një mjedis ku autori vlerësohet si aktivist shoqëror, ku ai vërtetë mund të ketë merita, por kur flasim për krijim letrar duhet të merremi me atë që e bën të tillë një krijim letrar, me vlerën apo antivlerën letrare të tij, dhe jo me jetën dhe veprimtarinë shoqërore e politike të autorit, me gjuhën në të cilën ai shkruan, ta vlerësojmë atë si vlerë letrare, pavarësisht se veprimtaria shoqërore mund të ndikojë. Duke rënë prè me dashje (dashakeqeje) apo pa dashje, bëjmë që vlerat e vërteta artistike të autorëve të vërtetë përfundimisht të burgosen brenda veprës së tyre e kështu "gjykatësi i vetëm" mbetet lexuesi i cili, gjithsesi, bëhet prè e vlerësimeve pa kurrfarë vlerash, të dhëna këto përmjet mjetesh të fuqishme informacioni.
Martin Camaj në poezi dhe prozë rreh të zbulojë rrënjët e identitetit të shqiptarit të tij. Ndërtesën e artit të vet, Ai e ngriti me gurët e tokës ku kishte lindur. Mundemi lehtësisht të themi se Camaj e mbrun poezinë. Camaj i qaset punës së tij poetike duke u shprehur në këtë mënyrë: "Poezia nuk lyp shpjegime, dhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka".
Duket se toka është ferri i një planeti tjetër e kur ndodh që nganjëherë t`i bjerë dielli, na bëhet se shohim gati në mallëngjim, tashmë shumë larg prej nesh atë çka mund të ishte e jona, atë që mund të na bënte të ndjeheshim mirë, atë që mund të na jepte emrin që kërkojmë.
E gjithë kjo gjendje na sjell ndër mend shprehjen, "në atë kohë…", e se si ishte ajo kohë, e mbi të gjitha kur ishte, nuk e dimë.
"Koha e largët", "shpirti i zgjedhur i sendeve", ka vetëm një mënyrë afrimi, vetëm nëpërmjet artit.
Një afrim të tillë na e bën vepra poetike e Martin Camajt. Të provosh t`i afrohesh këtij thelbi këndellës, do të thotë të merresh fort me Kujtesën.
Gjithçka tek Camaj është Kujtesë; në fund të fundit Kujtesa dhe bartja e saj shpirtërore në mendje e në ndjesi, është thelbi i të bërit Art.
Po cili është raporti mes veprës poetike të Camajt, e veçanërisht poezisë së tij me Kujtesën?
Camaj nuk është shënues ngjarjesh qe dikur kanë ndodhur. Ai rrëmon në "plagën" që ajo çka ka ndodhur ka shënuar tek ai. Ato plagë cirkojnë gjak e aty Camaj ngjyen pendën e tij. Tek Camaj plagët nuk vdesin.
Ato janë Orët e Zanat e shpirtit të tij. Ato nuk shihen, vetëm kallëzohen. Ato nuk preken, vetëm ndjehen.
Ato janë aroma dhe ngjyra e lules, e jo ajo çka mbetet prej saj. Ato janë fshehtësia e ëmbël e dritës së hënës, e jo vetë hëna e ftohtë. Camaj shkruan për atë pjesë të kujtesës që quhet Mall, por nuk mallëngjehet. Është pjesa krenare e mallit. Camaj kujton dhe i lëshon fre ndjesive, por gjithsesi e mban në grusht veten; ia lëshon frymën shpirtit, por s`e përzien me erën.
Ajo çka e përshkon poezinë e Camajt është përplasja mes dëshirës dhe mundësisë, ëndrrës dhe realitetit. Poezia e Camajt është sa frymë aq edhe dritë në vatrat hyjnore të trurit njerëzor. Ndoshta, për paradoks, prandaj ka njerëz që e kanë të vështirë t`i afrohen. Mendoj se shprehja "nuk e kuptojmë Camajn…", është e lidhur me faktin se Arti i Tij është pjesë e atij që e quajmë Arti i Madh, dhe se gjithsesi nuk është e lehtë që këtë art ta bësh pronë vetjake.
Camaj krijoi vepra letrare moderne mbështetur në traditën e vendit të tij duke ngritur në art shqetësimet e njerëzve në ambiente të ndryshme, që nga bjeshkët e Dukagjinit e deri në mjediset moderne të botës. Në poezitë e Camajt ndjehet fuqishëm poeti që nuk e kishte lexuar kurrë më parë e që ishte brenda tij, siç shprehet Borges.
Thuhet se Camaj ishte hermetik, në një kohë që hermetizmi është më tepër shprehje e ndikimit të jashtëm në letërsinë shqipe se sa një vlerë e saj. Kjo dukuri shfaqet në letërsitë e ngritura dhe është shprehje e lëvizjes së poezisë nga sferat e njohura në të panjohurat, si pakënaqësi ndaj stadit ekzistues të saj.
Tek Camaj ka rëndësi mënyra se si ai e vendos fjalën në raport me vetë fjalën, për t`u thënë, për t`u ligjëruar. Mbase vetëm kur fillon të gjallojë së brendshmi, poezia e tij do të mund të fillojë të ekzistojë, bazuar në thelbin e vërtetë të saj. Në të mirë të kësaj ideje e më gjerë, mund të citoj shprehjen e prof. Pipës, kur thotë për Camajn se: "Ai ka guxuar të "sfidojë" poetikën e së fundmes, karakteristikë e poezisë së mësuar, me poetikën e tij të së pafundmes, karakteristikë e poezisë gojore".
Vargu i tij poetik është disiplinë, është filozofi ne dukje e ashpër por mbasi e lexon jashtë deklamacionit bosh e pakuptim, e merr vesh se mbron një shpirt të butë, një gjallesë të mrekullueshme që dalëngadalë merr formë brenda teje e bën që të ndjesh kënaqësinë e krijimit. Camaj e kërkon bukurinë në thellësi, në mënyrën më të thjeshtë. Nuk mund të jem ne një mendje me shprehje të tilla që e nxjerrin Camajn si dy herë të përcaktuar; ai është një herë të vetme, qartësisht i përcaktuar.
Në njërën prej poezive të tij, "Mistika e lules" ai shkruan: "Tha njeriu: po qe se vdes bleta / fryma e saj kthen ne lule /…..Sot një zogës blete i tha asaj në vesh / diçka të mistershme / dhe lule-trumza i dha asaj frymzën e vet / me ia ruejtun për verën tjetër. / Tha bleta: këtë dimën nuk vdes / pse kam frymën e lule-trumzës në vete".
Ky fragment më shumë se të shtyn të analizosh, të sugjestionon. Është bukurtingëllimi i fjalëve, është "frika"e asaj çka fjala do të thotë, çka fjala do të jetë, çka fjala do të bëhet, për të ndodhur çfarë, për të jetuar të nesërmen me mistikën e artit, e dhuruar nga poetët tanë të shkëlqyer. Martin Camaj është poet lirik e poezia e tij na jepet me forma e përmbajtje moderne. Thuajse gjithë poezinë e tij e shoqërojnë motive të vendlindjes e fëmijërisë, ku kanë zënë vend elementet thellësisht shqiptare, si peizazhi, mitologjia, simbolika e sendeve, metafora e te tjerë.
Siç përmenda edhe më lart, Camaj është vazhdues i veprës së autorëve të letërsisë shqipe që shkruanin në gegnisht, nga Budi tek Mjeda e Koliqi, i vetmi autor modern shqiptar i denjë për të vazhduar trashëgiminë e ndritur të tyre. Vepra e Camajt tregon se, jo vetëm që gegnishtja nuk ka reshtur së ekzistuari, por ka arritur kulme në ligjërimin letrar.
Ndonjë nga studiuesit shqiptarë munden edhe të thonë se, Camaj është vërtetë i madh, por sinqerisht na vjen keq që ai shkruan në "gegërisht". Po të ishin të shkruara në "normë" vlera e tij, pa diskutim do të ishte më i madhi. Sigurisht kjo gjë, që për fat të keq nuk është vetëm mendimi i një personi, qoftë ai edhe studiues, por është më shumë, është një grupim i tërë që mendojnë kështu, dhe sa më i madh dhe i fuqishëm të jetë grupimi, aq më shumë i largohet Camaj vendit të vet, Shqipërisë. Ta "afrojmë" Camajn, do të thotë të kuptojmë se, duke shkruar në gegnisht ai i ka bërë shërbimin më të madh e më fisnik poezisë shqipe, letërsisë shqipe, dhe vetëkuptohet, gjuhës shqipe. Për t`u arritur kjo gjë kërkon një përpjekje të dëlirë, pa mllefe primitive, pa fjali e slogane të rrejshme, se gjoja duhet ndarë gjuha standarde nga ajo letrare, të cilat vërtetë janë të ndara, por janë, në një lloj këndvështrimi, në kushte më fort se të barabarta. Sa nxënës në një klasë, qoftë edhe në Shkodër munden ta thonë përmendësh ndonjë poezi të Camajt? A mund të vihet në skenën e teatrit "Migjeni" ndonjë pjesë dramaturgjike e Camajt, p.sh. "Kandili i Argjendtë"? Dhe kjo jo për arsyen se teatri është shtetëror dhe aty flitet gjuha zyrtare, ndërsa "gegnishtja" nuk është shtetërore.
Është e rëndësishme të kuptojmë se poezia e Martin Camajt është kështu sepse është shkruar nga një poet i vërtetë, që përfaqëson fuqishëm vendin e vet e që arrin në pikat më kulmore të zhvillimit të artit.
Ashtu siç theksova me lart, poeti mbetet përfundimisht i "burgosun" brenda veprës së tij. E mendoj se duhet që të gjithë ne, e kam fjalën për të gjithë ata që e njohin dhe e duan poezinë e vërtetë, të përpiqen për ta jetësuar, jo për "hatër" të Camajt, por të poezisë shqipe, të traditës dhe pavdekësisë së saj.
Tek poezia "Dita e malit tem" Camaj shkruan: "Në muzg atje secili prek ballin e vet / e ndien ndër gishta fillin e jetës / e gëzohet ..." Dhe u tregon të gjithëve se kjo gjë është: "Pendë e lehtë në dukje / po e randë hekur në peshë, / tingull ose ngjyrë / e kthjellët deri në dritë."

Tryeza tematike

"Të ndarë e të (pa) mbrojtur" , me sloganin:
"Një thirrje qe del nga zemra",
drejtuar institucioneve te Republikës se Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës!
Me qëllim që t'i bëj bashkë në një tryezë e të dëgjojnë hallet e njëri- tjetrit, Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", me 5 gusht 2010 organizoi në Pejë tryezën tematike, me teme: "Të ndarë e të (pa) mbrojtur".
Ne te morën pjese: Shoqata "Martin Dreshaj" me degët e saj, ne Kosovën Lindore dhe ne Rrafshin e Dukagjinit, përfaqësues nga Lëvizja "Vetëvendosja", OJQ-ja "Syri i Vizionit, "Atdhetare-Dukagjini", me qendër ne Shkodër dhe Shoqata të tjera.
Takimi u ndal ne këto probleme:
- U bën përpjekje për te njohur dhe për te sensibilizuar opinionin lidhur me gjendjen reale ne Malësi dhe trevat e tjera te administruara nga shteti i Malit te Zi, shteti i Serbisë për Kosovën Lindore dhe te trojeve te tjera shqiptare.
- Te njihet përpjekjet e qeverise se Republikës se Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë për të kërkuar ne Republikën e Malit te Zi, te Serbisë, te Maqedonisë dhe te Greqisë plotësimin e te drejtave te shqiptareve ne këto Republika sipas kërkesave te se Drejtës Ndërkombëtare te Drejtave te Njeriut.
- Ne fund te takimit u duel me nje rezolute, ne adrese te institucioneve shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, për ti njohur me shqetësimin e pjesëmarrësve ne këtë tryeze dhe me kërkesë ndaj tyre, qe ato te merren me seriozisht me shtetet fqinje për te plotësuar me mire te drejtat e shqiptareve ne këto vende sipas kartës se te Drejtave te Njeriut. 
***
Shoqata jonë bashkë me ju e me ndihmën e mediave elektronike e të shkruara të Kosovës po bën përpjekje të sensibilizojë opinionin vendor e ndërkombëtar dhe institucionet e Kosovës e Shqipërisë për gjendjen reale në Malësinë e Madhe, në Kosovën Lindore dhe në trojet tjera shqiptare, u ka thënë pjesëmarrësve të tryezës, Ukshin Jashari , kryetar i Shoqatës "Martin Dreshaj". Ai pastaj ka falënderuar Kuvendin komunal të Pejës për mirëkuptimin dhe Gjon Dedvukajn e Shoqatën Atdhetare "Dedë Gjo Luli" për përkrahjen në veprimtarinë e Shoqatës. Kjo tryezë e mbajtur në ambientet e sallës së takimeve të asamblesë komunale ka bërë bashkë përfaqësues nga trojet etnike, nga Shoqata Atdhetare "Dukagjini" e Shkodrës, nga Lëvizja Vetëvendosja, OJQ-ja "Syri i Vizionit dhe Shoqata të tjera. Takimi është përcjellë me vëmendje nga shumë media elektronike e të shkruara të Kosovës.

"Kombi ynë vazhdon të unifikohet në shumë sfera e për këtë shembull i mirë janë Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" dhe ajo "Martin Dreshaj", që , me aktivitete të përbashkëta janë bërë shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit vëllazëror. Meritojnë lëvdata edhe veprimtarët e Ansamblit "Shpëtimi"nga Medvegja e Kosovës Lindore dhe veprimtarët e saj Rexhep Abazi, Shefki Halimi e shumë të tjerë, të cilët po mbajnë të gjallë fjalën e bukur shqipe përmes këngës e skenës në Kosovën Lindore", ka thënë në fjalën përshëndetëse Ndue Sanaj, i cili ka përgëzuar organizatorin e tryezës për qëllimin e mirë të këtij aktiviteti.
"Gjendja e shqiptarëve jashtë dy shteteve shqiptare është e keqe. Për Medevegjën pak dinë shqiptarët e le më të tjerët. Medvegja, Bujanovci e Presheva janë vise shqiptare dhe prandaj duhet bërë më shumë për to. Në të tri këto komuna të drejtat e shqiptarëve shkelen në çdo hap. Neve na mungon çdo gjë dhe për këtë gjendje një pjesë të fajit e kanë edhe institucionet shtetërore të Shqipërisë, që nuk po e ngritin zërin për këtë situatë në takimet me zyrtarët serb gjatë vizitave të ndërsjella" ka thënë profesor Rexhep Abazi, paraqitja e të cilit ka zgjuar emocione te të gjithë pjesëmarrësit e tryezës dhe të përfaqësuesit e shumtë të mediave.
"Janë shumë lajme që vijnë nga Malësia e Madhe e Kosova Lindore e që flasin për gjendjen mjaft të rëndë të shqiptarëve në këto troje etnike. Podgorica po bën lojë të keqe, tinëzare e djallëzore lidhur me kërkesën legjitime të Malësisë për komunë të plotë. Kjo e drejtë Malësisë i takon edhe me Kushtetutën e Malit të Zi edhe me Ligjin për administrim lokal, por edhe me Konventa e Dokumente të tjera ndërkombëtare, por Podgorica dhe disa zyrtarë shqiptarë atje, po bëjnë lojëra politike me këtë çështje duke e mohuar Referendumin, si e drejtë legjitime dhe duke premtuar se kjo çështje madhore për Malësinë do te ndreqet pas 3 e 4 vitesh. Ky premtim është i papranueshëm nga malësorët e Malësisë.
Ideja e përkrahur nga pjesëmarrësit e kësaj tryeze është, që në të ardhmen e afërt në Prishtinë apo Tiranë të organizohet një tryezë e madhe e pjesëmarrjen e zyrtarëve e veprimtarëve nga trojet etnike në mënyrë që para institucioneve të Shqipërisë e bashkë me ta të debatohet për gjithë realitetin dhe të merren hapa konkret që në mënyrë institucionale e përmes takimeve mes shteteve të mbrohen të drejtat e garantuara të shqiptarëve jashtë kufirit të Shqipërisë, ashtu si e obligon shtetin shqiptar edhe Kushtetuta e tij", ka thënë në këtë tryezë Rrahman Jasharaj, koordinator i Shoqatës "Martin Dreshaj".
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe një delegacion nga Prishtina i Lëvizjes "Vetëvendosja". "Për siguri të bashkëkombësve tanë që u shkelen të drejtat në shtetet jashtë Kosovës dhe Shqipërisë është nevojë e domosdoshme që të kemi bashkim kombëtar sepse ashtu do të ishim unik e të fuqishëm dhe armiqtë pastaj do ta kishin shumë vështirë të luanin e të eksperimentonin me të drejtat e shqiptarëve. Bashkimi kombëtar nuk është histori po nevojë e kohës edhe në aspektin ekonomik sepse investitorë nga kompani të mëdha nuk investojnë në tregje të vogla. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kërkojnë veprime reciproke lidhur me të drejtat e shqiptarëve, gjegjësisht që të kërkojnë që të drejtat që i kanë serbët në Kosovë t'i kenë edhe shqiptarët në Kosovën Lindore e kudo tjetër jashtë kufirit të shtetit amë", ne mes te tjerave është shprehur Dardan Molliqaj nga Lëvizja "Vetëvendosja",
"Institucionet shtetërore shqiptare duhet të debatojnë bashkërisht për temat që janë prekur në këtë tryezë. Bashkëpunimi kulturor, arsimor, sportiv dhe në fushat tjera janë elemente të mira të unifikimit të kombit", ka thënë ne mes te tjerave Veton Mujaj nga OJQ "Syri i Vizionit".
Në shenjë respekti për gjithë angazhimet dhe aktivitetet atdhetare organizatori, kryetari i shoqatës "Martin Dreshaj", organizatori i kësaj tryeze, ka nderuar kryetarin e shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Ndue Sanaj që të bëj një përmbledhje të asaj që u tha në këtë tryezë dhe me një prezantim të denjë me argumente e fakte ta përmbyll këtë tryezë. Sanaj, pasi falënderoj organizatorin e këtij takimi, folësit ne këtë takim dhe për respektin qe i behet atij dhe shoqatës qe përfaqëson, tha: Shoqata e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe, tashme është faktor i nje lëvizjeje mbare nacionale pa kthim prapa, ne drejtim te trashëgimisë te vlerave ne fushën kulturore e artistike shqiptare. Ajo është duke e rrite përgjegjësinë e saj çdo dite e me shume. Nisma e marre për këtë tryeze tregon me mire këtë largpamësi dhe përgjegjësi te kësaj shoqate edhe ne drejtim te vlerave te tjera nacionale mbare shqiptare, ne fushat e tjera qe shqetësojnë nacionalitetin shqiptar.
Dëgjuam informacionin e profesor Rexhep Abazit qe paraqiti për gjendjen e mjerueshme ne Kosovën Lindore. Kemi botuar shqetësimet e Malësisë, me autor Anton Lulgjuraj ne gazetën "Dukagjini" dhe jeni te njohur me to. Treguesit qe paraqesin nuk kane nevoje për komente. Dëgjuam përfaqësuesin e Lëvizjes se vetëvendosjes, Dardanin, si dhe atë te shoqatës "Syri i Vizionit", Veton.
Nga shqetësimet qe paraqiten, mendoj se dalin keto përfundime:
Se pari, tekstet shkollore ne mbare shkollat shqipfolës nuk janë te njëjta!? Si është e mundur qe abetarja ne tere shtrirjen shqipfolës nuk është e njëjtë???!!! Si është e mundur qe ne shkollat shqipfolëse nuk është i njëjti tekst i letërsisë shqipe, apo i njëjti tekst i historisë nacionale?! Kjo gjendje është e papranueshme për qeverinë e Republikës se Shqipërisë, për qeverinë e Republikës se Kosovës(pavarësisht se është e re), për Ministrinë e Arsimit te Republikës se Shqipërisë dhe te Kosovës, për Akademinë e te dy Republikave tona. Dhe, ne duhet ta përfshijmë ne rezolutën qe do tu dërgojmë atyre, me qellim qe te sensibilizojmë gjendjen dhe sa te jete e mundur te nxisim ne marrjen e masave te përbashkëta nga ana e institucioneve përkatëse te të dy qeverive tona.
Se dyti, nuk qartësua plotësisht, se problemet e shqiptareve ne Mal te Zi dhe ne Kosovën Lindore janë rrjedhoje e mos zbatimit te kërkesave kushtetuese ndaj etnive shqiptare ne këto vende, apo se te drejtat e njeriut sipas Kartës se Kombeve te Bashkuara nuk janë te pasqyruara ne kushtetutën e tyre? Tjetër është, qe te kërkohen me vendosmëri te madhe zbatimi e kërkesave kushtetuese ndaj te drejtave te etnive ne këto Republika dhe tjetër është te kërkohet qe te Drejtat e Njeriut te pasqyrohen ne Kushtetutën e tyre sipas Kartës se Kombeve te Bashkuara. Duke mos u pasqyruar ato, atëherë e kane me te lehte te kuajve me etnitë përkatëse dhe aq me tepër me shqiptaret ne këto troje. Kjo duhet te jete me e qarte për ne dhe për çdo strukture përkatëse.
Se treti, ne këtë tryeze u dëgjuan vetëm ankime dhe nuk u tha se cila është përgjegjësia e jone! Çfarë bëjmë ne, për te siguruar te drejtat tona! Mendoj se ky qëndrim nuk është i rastësishëm. Edhe ne tavolina te tjera, apo ne biseda te ndryshme na del ky qëndrim. Me duket se është pjekur nje mentalitet i gabuar, përgjegjësinë ta kërkojmë te të tjerët dhe jo te vetja. Sa here qe ne do ta kërkojmë zgjidhjen e problemit te të tjerët, aq here nuk kemi për ta zgjidhur atë. Gjithashtu, evidentohet dhe nje mentalitet tjetër mjaft i rrezikshëm! Mentaliteti i mbetjes peng i se kaluarës.
Ne republikën e Malit te Zi, janë afërsisht 52000 banore shqiptare. Mbi gjysma e tyre janë larguar nga vendbanimi i tyre për ne SHBA, dhe ata qe kane mbetur, janë te ndare ne 7 parti politike ... Ju lutem, a mendoni se nuk ka kush kohe me humb për tu marre me shqiptaret, kur shqiptaret ne këtë Republike te Malit te Zi nuk merren veshtë me njeri tjetrin!!!??? Po, e njëjta gjendje është me shqiptaret ne Maqedoni. Maqedonia paraqet dy kandidatura për President, ndërsa shqiptaret ne këtë Republike dhe qe janë ne pakice, paraqesin tre kandidatura për President!!!??? Përfundimi, ne radhe te pare zgjidhjen e problemeve ta kërkojmë te vetja. Ne qofte se nuk e kuptojmë ketë, zgjidhjet do te jene ne nivele te pakte, për mos me thënë nuk do te jene fare.
Se katërti, ne këtë takim, u shtrua jashtë statusit te tryezës, çështja e bashkimit nacionale, dhe për këtë me lejoni te shpreh mendimet e mija: Janë krijuar katër organizata: 1- Fronti i Bashkimit Kombëtar, 2- Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar, 3- Shqipëria Etnike, 4- Shqipëria Natyrale. Pra, katër ide te ndryshme shtrohen për zgjidhje, katër platforma te ndryshme dhe katër programe te ndryshme paraqiten për zbatim, dhe ne përfundim nuk dine shqiptari i thjeshte ne cilën organizate te vendoset!? Njërës prej këtyre organizatave i kam bere nje letër, dhe ne mes te tjerave i shtroj: Cila do te jete harta e ketij bashkimi, sa shqiptare do te mbesin jashtë këtyre kufijve dhe sa etni te tjera do te përfshihen ne këta kufij? Pse, ne komisionin e hartimit te programit te kësaj organizata nuk ka asnjë katolike, shqiptar, se nuk ka kush te drejte ta përjashtojë ketë pjese shqiptare nga e drejta për te dhenë mendimin për idenë e Bashkimit Kombëtar? Për këto dhe te tjera nuk kam marre ende ndonjë përgjigje. Mendoj, se shtrohet për zgjidhje bashkimi i Republikës se Kosovës dhe te Republikës se Shqipërisë ne nje Republike te vetme, për te cilën duhet shume pune.
Se pesti, ne diskutimet nuk doli ideja, se gjithçka do te shikohet, do te analizohet, do te arsyetohet dhe do te vendoset vetëm ne realizimin e idesë euroatlantike. Jashtë kësaj ideje, nuk ka për tu marre kush me ne. E përforcojë këtë, se edhe Lëvizja vetëvendosja, me duket mua(qofsha i gabuar) e shikon zgjidhjen e problemeve te Republikës se Kosovës dhe asaj te Bashkimit Kombëtar, jashtë realizmit te idesë euroatlantike. Ne qofte ky përfundim është i sakte, Lëvizja për Vetëvendosje tregon se pavarësisht nga dëshira dhe qëndrimet idealiste, është jashtë kërkesave te kohës ne zgjidhjen e problemeve nacionale, qofte brenda Kosovës apo dhe te atyre Kombëtare.
Se gjashti, mendoj se kjo tryeze ishte e domosdoshme dhe u hodh nje baze me e qarte për tryeza te tjera me te plota, me ide me te qarta për këto probleme, si dhe për probleme te tjera te çështjes Kombëtare. Këto probleme qe u ngritën ne këtë takim, organizatoret e tij, duhet t'ia bëjnë prezent qeverise se Republikës se Shqipërisë dhe te Kosovës.
***
Pas përfundimi të punimeve, pjesëmarrësit e tryezës janë gjendur në Deçan në një takim vëllazëror me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj, i cili pasi na njoh shkurt me historinë e komunës se Deçanit, gjendjen dhe perspektiven e saj, na shtroj dhe shqetësimin qe kishte për arrestimin e Ramush Harajdinat nga strukturat e drejtësisë ndërkombëtare ne Hage. "Shprehim solidaritetin e pjesëmarrësve të tryezës dhe të shqiptarëve nga trojet etnike me kërkesën për lirimin sa më të shpejtë të ish kryeministrit të Kosovës dhe ish komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj", i ka thënë Selmanajt koordinatori për trojet etnike i Shoqatës.
Mbështti pjesëmarrjen e përfaqëfuesve të Shoqatës Atdhetare Dukagjini, zotëri Nikolin Dedvukaj
Rrahman Jasharaj dhe Dede Zhivani

BALLKANI-PERBALLOHET ME TE SHKUAREN MA SHUM SE SA ME TE ARDMEN

- Ai-duhet te mbyll plaget e vjetra –
(Restrospektive historike)
Nga Mark Bregu
Edhe ne shqiptaret, problemet dhe fatet i kemi pase mjaft te ngjashme me popujt e tjere te Gadishullit Ballkanik. Per pushtimin pese shekullore osman te gjithembajne pergjegjesi, dhe duhet pranue me dhimbje, se shpesh here shkaktare u bame ne vete me luftnat qe zhvilluem mbrenda vehtes mes fisesh, mes principatash apo shtetesh, duke i hape rrugen invazareve osmane !
Aty nga mesi i shekullit XIII, tataret e Zhengis Hanit invade Anadollin, shkaterruen ushtrine e Sulltanit te turqeve Selxhuke me kryeqytetin e tyne-Konje dhe e detyruen te bahej vasal i tyne. Por, tataret qe ishin tribu-nomande te races mongole, nuk kishin zotesine me themelue nji shtet te stabilizuem. Dynjdja e tyne kaloi si nji rrebesh i natyres, tue lane mbrapa rrenime dhe varfeni. Ne mbarim te shekullit XIII, turqte e Anadollit u shkeputen nga zgjedha e tatareve, tue luftue nen emnin e tyne Osman, i cili u paraqit si trashegimtari i sulltaneve Selxhuki.
Tue korre nji vaarg seksesesh kunder Perandorise Bizantine, osmani shtriu sundimin e tij mbi nji pjese te madhe t'Anadollit dhe u ba themelues i Perandorise Otomane. Pushteti i Bizantit po dizintegrohej per shkak te grindejeve dinastike, dhe pretendentet e Frontit Perandorak, te verbuem nga urrejtja kunder njeri-tjetrit, nuk e vleresuen rrezikun e madh qe po ju vinte nga Lindja. Dhe ajo qe asht ma absurdja, ata rekrutuen turqe, si ushtare per te luftue kunder njani-tjetrit, apo per te shtyp popujt e Ballkanit, te cilet orvateshin me u shkeput nga sundimi i Bizantit.
Osmani dhe trashegimtaret e tij i perdoren grindjet e bizantineve per te shtri sundimin e tyne mbi Anadollin dhe mandej mbi te gjithe gadishullin e Ballkanit. Orhani, i biri i Osmanit ishte i pari sundimtar i turqve osmanllije qe mori titullin Sulltan dhe shkriu te holla prej argjendime emnin e tij. Per nji kohe, ai u ba aleat i Pereandorit Jani Kantakuzeni, i cili i dha te bijen-Thedhora per nuse. Shikoni sa me mençuri depertonin turqit!?. Gjashtemije ushtare turqe u derguen ne Thrake per te luftue per hesap te Perandorit, kunder Stefan Dushanit te Serbise.
Me 1936, Sulltan Sulejmani, i biri i Orhanit, dergoi tinzisht 30 000 ushtare turqe ne anen evropiane te Dardaneleve, me qellim qe me i pushtue ato toka per hesap te tij. Nji motma vone-Murati, i biri i dyte Orhanit, zaptoiEdrenene, qe u ba kryeqyteti i Mretnise Otomane deri sa ra Stambolla, me 1453. Nen Sulltan Muratin e I-re, qe mbretnoi prej vitit 1359 deri me 1389, fuqia e Bizantit ra aq poshte saqe Perandori-Jani Paleologu ishte detyrue me i paraqite Sulltanit homazhe si vasal i tij. Ma pare, ai kishte shkue ne France per te kerkue ndihmen e Botes Perendimore, por ishte kthye bosh. Çfaj kishte Bota Perendimore kur "maloket" e Ballkanit qe po i pergatisnin vehtes katastrofen?!
Vetem Papa Gregori XI e kishte kuptue rrezikun qe po lanose. Ai, ne nji leter drejtue me 1372 mbretit Ludovik te Hungarise i ven ne dukje se osmanllijte kishin hy ne Serbi, dhe shton se "… dridhej zemra sikur mundete ndodhte qe turqet te futeshin ne Arbeni dhe te pushtonin ndonji skele t'Adriatikut". Zaptimi i Ballkanit prej turqeve filloi nden Sulltan Muratin dhe u plotesue mbas afro nji shekulli kur ra Kruja dhe mandej Shkodra. Nji faktor qe u ndihmoi shum turqeve ishte urrejtja raciste dhe rivaliteti fetar qe ndanin popujt e Ballkanit ne mes tyne, qe i vinin ne kundershtim me Perandorine e Bizantit, dhe me mbretnite e Evropes se mesme. Bullgaret guani ne ate kohe nen zgjedhen e hungarezve dhe ju hapen dyert invaduesve muhamedane tue pase shpresa per shpetim dhe Liri fetare prej tyne. Gjithashtu, lehtesohej barra e turqeve ne orvatjen e tyne me pushtue Viset tona, kur shqiptaret, bulgare e greketbanin nji lufteper vdekje kunder hegjemonise serbe. Taktika qe perdoren turqet per vendosjen e tyne ne Ballkan, ishteme mposhte sundimtarin e nji shteti dhe me e detyrue ti paguante Sulltanit haraç si vasal.
Mandej, kombi kristian qe kishte pranue supermacine e Sulltanit, bahej aleat me turqit per te luftue kunder nji kombi fqinj dhe anmik tradicional. "Kush ma shum se ne shqiparet e aplikuem kte "skeme" tuj luftue perora turkut, qe nga Jemeni dhe deri ne portat e Vjenes?!" Pyetja shtrohet: A duhet te mburremi apo te skuqemi per kete mercanarizem te skajshem? Turqit e Sulltan Muratit u futen ne Bullgari, kur hungarezet ishin tue persekutue vendasit per me i kthye mbaqs vetit, ne Latin. Pushtimet e para u kryen shpejt e shpejt dhe Princi Shishman qe sundonte ne Bullgarine Jugore u ba vasal i Sulltanit. Murati i dha ushtri Shishmanit per te shkepute Vidinen nga dora e hungarezeve. Vete ushtria turke nen komanden e Slltanit, vazhdoi zaptimin e Bullgarise, e cila ishta nda ne mes te tre Princave. Anarkia qe kishte shperthyr mbas cdekjes se Stefan Dushanit u a lehtesoi punen osmanllijve. Me 1971, turqet kaluan lumin Marica dhe marshuen drejt Maqedonise. Nji autor iasaj kohe e pershkruen me keto fjale aptimin e vendlindjes se Lekes se Madh: "... Si shpendet e Qiellit, islamistet u perhapen kudo tue bra njerez dhe tue marre rob ata qe mbeteshin te gjalle. Vendi u shkretue nga njerezit, kafshet dhe pemet e tokes. Nuk kishtema princ, as prijes, nuk kishte ma kush t'i delte zot dhe ta shpetonte popullin nga ky rrebesh. Frika e islamisteve i bante te gjithe me marre arratine, dhe zemrat e heroive dridheshin nga tmerri, ma keq se te grave. Kishte arrijte punasaqe te gjallet me iu pase lakmi te vdekurve".
Me 1389 ushtria e Sulltanit u ndesh me forcat serbe, qe udhehiqeshin nga mbreti llazar. Beteja qe i dha fund mbreterise serbe, u zhvillue ne Fushe Kosove. Millosh Obiliç, nga parija serbe, u fut gjoja si dezertor ne tenden e Sulltan Muratit dhe e theri me nji thike te helmatisun. I biri i tij, Bajaziti mori komanden e ushtrise turke, rrethoi ushtrine serbe dhe i dha grushtin e vdekjes. Llazari u u rob dhe u ekzekutue ne vend. Beteja e Fushe Kosoves ishte nji lifte e perbashket e popujve te krishtere te Ballkanit, ne te cilen shqiptaret moren pjese aktive. Njeni nga princat shqiptare ishte edhe Gjon Kastrioti
E di historikisht, se aty ku u ekzekutue Mbreti Llazar, asht ndertue nji kishe qe quhet Kisha e "Shen Llazarit"! E di, gjithashtu, se edhe Sulltan Muratit, njenit prej pushtuesve me mizore te Perandorise Osmane, i kan ngrite nji Tyrbe. Nuk e di nese munde te quhen shqiptar te vertete ata qe shkojne e falen para Sulltn Muratit?! Kesaj pyetje mendoj se duhet ti pergjgijet Fakulteti Histori-Filologji i Prishtines, dhe Akademia e Shkencave.
Sulltan Bajziti i I-re, i cili mori emnin "i vetimte" dhe Murati i II-te, qe sundoi prej vitit 1421 deri me 1451, vazhduen fusate e Muratit te I-re, tue perfitue nga dasite dhe perçarjet e familjeve princore te Shqipnise.
Depertimi i pare i ushtrise otomane ne tokat arbnore kishte fillue qyh ne mbarimin e shekullit te XIV, kur ishte gjalle Sulltan Murati i I-re. Ni ushtri turke nen komanden e Timurtash Pashes pushtoi Manastirin dhe u fut ne Shqipni tue avancue deri afer Durresit. Trimave shqiptare u printe Karl topija, i cili kishte rrezue nga fqija trashegimtarin e Despotit te Epirit qe sundonte ne Janine. Dhe çuditerisht ishte po ky, Karl Topija, i cili tri vjet me vone i bani thirrje komandantit te ushtrise turke, Kajredin Pashes, qe kishte zaptur Ohrin, me i ndihmue kunder Balshajve, kesaj Principate "supreme"(mendimi i im), e cilai kishte zgjanue kufijte e Ilirise se hershme, nga breg-derdhja e Danubit deri ne Gjinin e Artes, prej Nishit, Shkupit e derine mes te Thesalise. Balshajt ishin orvate serishmi me i bashkue shqiptaret per t'i ba balle invazionit otoman. Hajredin Pasha e pranoi ftesen me gezim, dhe beteja e pare e osmanllijve ne token shqiptare u zhvillue ne bregun e devollit. "Osmanllijte,-shkruan historiani anglez Gilbbons, u ndeshen me burra qe munde te krahasoheshin me ta, qofte nga burroni, zotesia dhe trimnia, po ashtu edhe nga arti i luftes dhe vullneti i pa thyeshem, me fitue ose mevdeke. Perleshja qe e rrepte dhe fitorja ju kushtue shum. Balsha mbet i vrame, dhe osmanllijte me gjithe aleatin e tyne shqiptar, dolen triumfues. Ushtria e Slltanit, perparoi deri ne Kruje dhe mandej u terhoq. Sulltan Murati nuk donte me armiqsue Vendikun ne nji kohe kur bota Perendimore ishte alarmue dhe po flitej per nji Kryqezate kunder muslimaneve. Me 1432, Andrea Topija detyroi nji ushtri turke te zbrapsej dhe keshtu fshine emnin me njolle qe i kishte vu familjes se tij, Karlo Topija, u ba nji kryengritje e Pergjithshme ne shqipni. Sulltan Murati II-te dergoi nji ushtri tjeter, e cila u shpartallue ne malet e kurveleshit t'Himares.
Episode te tilla vazhduen deri ate dite te lume kur Gjergj Kastrioti u kthye ne Kruje dhe ndertoi te parin shtet te centralizuem duke bashkue te gjitha principatat Arbnore nen komanden e tij.
Siç e pame ma nalt, ngjarjet dhe principtet e popujve te ballkanit, pothuejse jane te nji trajtshme, po ashtu i perafert dhe dhe i nji trajtshem ka qene edhe fati i tyne. Sot, ne shekullin e ri na shoqerojne fantasma e te shkuares, dhe asht detyre e te gjtih drejtuesave te keyre shteteve, qe t'i zgjidhin vete problemet etnike dhe religjoze. Kujdes: Historia munde te perseritet dhe demonet e peròarjes mundete rishfaqen ..

Referenca: Historia e Shqipnise-Mendimi shqiptar, Tajar Zavalani, Tirane 1998

"NANA KATRINË …", NANA E PROFESOR KOLË PRELËS…

Baba na la të vegjël jetima …Mbas një viti që "hynë këta…", nuk përfituem as pension, mbasi u konsiderue gjithë fisi "reaksionar"…Na shtetizuen dhe një shtëpi që kishim me qera … Të ardhuna tjera nuk kishim. Dajat filluen Kalvarin që në 1945 … ndërsa, daja Don Kolec, vdiq në vitin 1950 … Na ndihmonte mos me shkue në "preventorium" halla Gjyzepinë, e cila punonte infermiere në spitalin civil të Shkodres … I vetmi burim jetese ishte "shitja e plaçkave" të shtëpisë për me hangër bukë. Mbas shitjes së disa mobiljeve dhe tavolinave … Nana filloi me shitë pajen e vet të prëgatitun me duert e saja qyshë vajzë, sigurisht, me çmime që po ti tregoj me siguri askush nuk do ti besonte, sepse ishin të qendisuna me gjylpanë nga duert e Saja t' arta … Nga Nana pata fatin me trashigue artin e pikturës, për të cilin, Ajo, asht kenë dallue në shkollën e Motrave Stigmatine të Shkodres. Një stole që përdorin klerikët e punueme nga duert e Saja, kur ishte 9 vjeç, pra, në vitin 1918, i asht dhurue Papës nga një delegacion që ka shkue në Romë.
Bana këte hymje për me tregue se cila ishte vlera e punimëve që venim kokën sipër kur binim me fjetë … Nana hapte baulen e nusisë dhe i vente synin njenit çarçaf ose sofrabez …që i duhej me shitë. Ato pak pare posa merreshin nga "tallallesha", shkonin drejtë e tek dyqani i bukës së misrit, o me pague borxhin e ditve ma përpara ose, me ble bukën e freskët si "tullë" …
Kjo ishte gjendja ekonomike e shumë shtëpijave të "prekuna" politikisht në Shkodër … Po, nuk duhet harrue, se kur në 1946 filloi "dera" e burgut, që nuk u mbyll përsa vjet, atëherë, edhe paret e "tallalleshës" hidheshin në pusin e pangopun të burgjeve që të merrnin shpirtin …
Oh, sa me gëzim pritej thirrja e zanit të "tallalleshës" kur, i trokiste derës së shtëpisë …!!
Edhe na si fëmijë vraponim me i hapë derën me shpejtësi për mos me e lanë me pritë mbas dere, e ftonim me hy mbrendë po, Ajo, shumë rrallë pranonte ftesën tonë, se, si na thonte Nana, Asaj i vinte randë me hy për me pi kafe, "mbasi edhe Ti, o Vidë, i ke këto pare për me i çue ushqim tek burgu si unë", kështu, i thonte, Ajo Nanës seme kur iu vente me hy mbrendë …
Ajo ishte një grue e shkurtë, e veshun me një fustan të zi e të gjatë dhe gjithmonë e kujtoj me shami të zezë … kishte zanin pak të trashë, grue shumë e qeshun po me tipare të theksueme malësorje kur fliste … Edhe na mësueme nga Nana jonë emnin e Saj dhe, gjithmonë e kemi thirrë shkurt "Nana Katë ...!" pra, Nana Katrinë … Kjo ishte "tallallesha"… që vinte tek na … Kur delte me shkue gjithnjë përsëriste të njajtën thanje: "Në dorë të Zotit … u baftë vullnesa e Tij..!".
Ma vonë kur filluem me u rritë Nana na shpjegoi se, Kjo "tallalleshë", që shiste rroba të vjetra e të reja ishte Nana e Prof. Kolë Prelës, që i biri kishte përfundue universitetin jashtë dhe kishte kenë profesor në Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, e mbas 1945 ishte edhe deputet i njohtun i Dukagjinit. Ishte arrestue kur po dënohej dijetari At Gjon Shllaku OFM, krejt i pafajshëm. Në atë gjyq profesor Kolë Prela flitej se i ka dalë zot në pafajsinë e Tij, At Gjonit, dhe për atë arësye e kishin arrestue edhe profesor Kolën, i cili, nuk ka dalë ma nga burgu, madje, as në gjyq por, një ditë, Nanës Katë, tek dera e hetuesisë polici i ka thanë: "Mos siell më ushqime … se djalin ta kemi pushkatuar se ai ishte 'armik i Popullit'...!" dhe, Nana Katë, u ishte përgjigjë: "Po, prandej Populli e pat ba deputet të vetin, pse ishte 'anmik' i Tij ...?" dhe, ashtu e pikllueme kishte marrë strajcën me plaçka e shkue në shtëpi të vet, e mbasi i kishte hapë në jerevinë ku jetonte, kishte pa njollat e gjakut të djalit ndër ndrresa nga torturat … kishte kja disa ditë mbi ato rroba dhe i kishte futë në një arkë të vjetër ku, Ajo i ruente si rrelike … Mësuem se Nana Katë, jetonte vetëm mbasi edhe djalin tjetër Markun, ia kishin arrestue dhe e kishte të dënuem shumë vite …
Një ditë, në pragun e festës së Pashkve, aty nga viti 1949, Nana më mori me vete dhe u nisëm nga Ara e Pashës, posa dolëm në Ballabane, kaluem në krahun e majtë nga një rrugicë e vogël që quhet Rruga Daijej, dhe pothuej në fillimin e saj, Nana trokiti dhe më tregoi se aty ishte me banim Nana Katë … Ajo doli menjëherë dhe na për mos me na pa kush pse kishim shkue, u afruem tek jerevia ku jetonte Nana Katë, tek dera nxorëm një tas të mbështjellun me mësallë, ku, Nana eme kishte pregatitë për drekë dishka ma tepër me ia çue për Pashkë edhe Asaj.
Kështu, mësova atë vend ku Nana e Profesor Kolë Prelës, kalonte jetën në vetmi dhe në një vorfni të papërshkrueshme … që, askush nuk di me e mendue. Përveç, mureve të hapuna, jerevija nuk kishte as tavan as dysheme, shiheshin hatllat sipër e toka poshtë pa asnjë drrasë si dysheme … ku, në një skutë mbasdere një batani mbi dy drrasa tregonte vendin ku Nana Katë flente …
Kishte një komodin tek koka dhe një fugure të Zojës së Shkodres … pranë kishte një stol.
Aq më bani përshtypje sa edhe sot mendoj me vete: "Si mund të jetojë njeriu në kushte aq të vështira e sidomos në kohë dimni e ngrice që, Shkodres nuk i kanë mungue kurr...?"
E, me gjithë ate … Ajo ishte optimiste, se një ditë djali tjetër Marku, do të lirohet, "se, këta" nuk kanë me kenë gjithmonë …", një ditë… do ti hajë dreqi edhe "këta..!"
Shumë vite kaluen. Nana Katë vazhdonte me strajcen e vet me dalë me shitë rroba …
Kushdo që kishte nevojë me ble ndonjë plaçkë kërkonte tek tregu fshatarë një plakë të vjetër, "tallalleshën" e njohtun në Shkodër, mbasi, secili, mendonte edhe me e ndihmue Atë …me dishka të vogël, sepse, të gjithë e dinin hallin e Saj …e, mbi të gjitha valën e jetës që e kishte përpi e përplasë ndër brigjet ma të pamëshirshme tue i rrembye të dy djelmët si dy lule …
U gëzuen edhe gurt e sokakut, kur u hap lajmi se Nanës Katë ju lirue Marku nga burgu!
I madh e i vogël e ndalonte Nanën që fluturonte nga gëzimi me i ba urimet e djalit …
Edhe kush s' e njihte do tu ndalonte me i shterngue dorën, toktë kokën me "tallalleshën" për me i urue ardhjen e Markut në shtëpi … e, kush nuk e shihte, do ta ndalonte Ajo tue e ftue për një gotë raki për gëzimin e madh që i kishte sjellë ardhja e djalit tek shtëpia. U dynd Shkodra tek ajo jerevi që i gëzonin edhe hatllat … "Hajde, mirse u ka prue Zoti…!" ndihej deri tek rruga e madhe zani i Burrneshës së Dukagjinit … Shumë shpejtë Zoti e gëzoi edhe me fejesën e Markut …
Por, njeriu që nuk ka fat në jetë, sado i mirë kjoftë, kurr nuk mund të bahet ma i mirë se Nana Katë e, me gjithë ate … nuk mund ti shpëtojë "mjerimit" edhe pse nuk ka krye asnjë vepër të keqe ashtu, si ishte Katërina Prela. Papritmas i vdes edhe djali tjetër i vetëm Marku …
"Asht kenë vullneti i Zotit kështu…!" thonte, Nana e mjerë … Po, lot, jo, kurr nuk kishte përfaqe … vazhdonte traditën e Malëve … Burrneshat nuk kjajnë! Asht vështirë me kuptue forcën e një Nane që kishte mbetë në këte botë pa asnjenin djalë … me një "forcë" të pakuptueshme ...!
Një ditë, kushrinjtë e morën me vete e shkuen tek shtëpija e vet në Dukagjin bashkë me Nanën Katë, ku, Ajo gjetë atje "djelmët e Malit" tek të Parët e Trojeve të veta, ku, mbylli edhe jetën e Saj nën kujdesin dhe bujarinë e Tyne …
Jam i sigurt, se, edhe shkrepat e Maleve do të kenë vajtue vdekjen e Nanës Katë …
E bashkë me Ta, këto pak rreshta le të jenë mirënjohja eme ndaj Asaj Nanë që, Shoqet e veta me "shamija të zeza" i ka me mijra edhe sot, në të katër anët e Shqipnisë …
Asaj Nanë … Burrneshë të Alpeve tona, që na mësoi fjalën "qëndresë" ...!
Shenim: Ju, lutem mos ngatrroni fjalën "qëndresë" me fjalët "harrës", "moskujdese" e te tjera, që përdorën sot në institucionet e "Drejtësisë" moderne … të "demokracisë" shqiptare..!
Nga Fritz RADOVANI, Melbourne

ENIGMA E MAGJISË

Cili jeni ju zoteri Djall?
Është moshatare me Njerëzimin! Na nevojitet ndihma e saj kudo engjëj dhe djaj! I njëjti prototip në fizionomi, veshje, vlera e stil jetese! Djalli njeri dhe njeriu djall ka "ndryshuar"pamjen, ideologjinë, religjionin, synimet, strategjitë, taktikat, ngërdheshjet, të qeshurat e buzëqeshjet! Simpatik, dinak, arrogant, inteligjent dhe kudo i ndodhur prezent! Dikur në opozitë, përfaqësues i errësirës, sundimtar i Skëterrës sot "progresist", i kulturuar, nxitje për veprim, energji e shtuar, enigma e forcës, ambicie për pushtet, "elitë" e avancimit dhe degradimit. Posedues i mistereve mijëra vjeçare te mbyllura hermetikisht te "Enigma e Magjisë" , të cilat përcaktojnë dritë hijet e së ardhmes të jetës së banorëve të planetit tonë.
Cili jeni ju z. Djall?"Ti ke renë nga qielli o Luçiferr, bir i mëngjesit! Ke renë përtokë, ti që në të kaluarën munde kombe të tjera! Ti ishe i vendosur gjer në qiell për ta vendosur fronin tënd mbi yjet më të larta të Perëndisë; ti mendove se do të rrije ulur si mbreti në malin në veri ku mblidhen perënditë; the se do të ngriheshe gjer në majat e reve për të qenë i gjithëpushtetshmi." Bazat e Biblës. Zoti dhe e keqja.
Ju quajnë zotni,një mrekulli! Nga shtëllungat përvëluese të zjarrit "Hyxhym Mamlyk" të jesh apo mos të jesh kjo është çështja mbi çdo gjë mbijetesa! Nxirrni letër e laps dhe shënoni janë kudo të ndodhur djajtë e shenjtori! Si vëllezërit Saimezë. E kalojnë jo keq, shpesh herë për bukuri, njëri dreq tjetri njeri!
Lajm sensacional në Top Channel Big Brother 3 Albania! Një nga pjesëtarët e "familjes"së famshme me prepotencë deklaroj: "Unë jam Djalli. S'pyes për askërkend. Kam ardhë për të fituar. Mos të më dalë kush përpara. Me çdo mjet do ta shkatërroj. Nuk toleroj. Çdo debat, grindje e gallatë përballoj." Ishte i ri, avangardë, ekstravagant. Hap pas hapi djali djall, në dukje indiferent, grumbulloj pikë, fitoj terren. Banorët e tjerë një nga një i përcolli dhe çmimin e madh mori.
Në një gazetë DOSSIER PSIKOLOGJI një çift burrë e grua ju kujtojnë shqiptarëve, me pamjet e buzëqeshjet e tyre të stisura SI TË PËRJETOJNË DIVORCET, NDARJET! Janë intelektualë, diplomatë të klasite ...! Na rekomandojnë pa zë dhe me insinuatë si të sillemi kur të divorcohemi, të ndajmë gratë! Edhe zogjtë kanë "familje"e trashëgimtarë. Pse nuk nxjerrin fotografitë e martesës dhe të muajit të mjaltit? Jo, sepse nuk i lejon mister Luçiferr Satan Djalli!
Lajme të reja sa të doni të drejtat e njeriut mos i mohoni. Një grua e martuar brenda llojit bëhet drejtuesja e parë e një kombit. Droga, prostitucioni, korrupsioni dhe disa pushtetarë e "misionarë" të kultit abuzojnë pa pikë turpi etj.! Dëmtime ndaj ambientit, specieve, sigurisë e perspektivave të jetës! O Mete për vete, e ardhmja paralajmëron tërmete!
Cili jeni ju z.....?"Kam heshtur duke iu bindur vijës dhe disiplinës së partisë. Bile, edhe kur unë isha në krye të partisë, nuk e ndihmova Todin. E ndiej peshën e fajit. Problemet e vështirësitë e mëdha që kishin të bënin me fatin dhe të ardhmen e gjithë vendit, kur po ndodhte kapërcimi nga njeri sistem në tjetrin, më vonuan të ndihmoj shokun tim." Panorama 7.5.010 Shok e shkuar shokut! Shumë vite në krye të partisë, shtetit, ushtrisë e sigurimit nuk lëvizi as gishtin! Edhe justifikohet! Sa keq?! E vonuan disa minuta dhe një telefonatë! "Alo..., po vijnë festat e nëntorit, s'do të bënim keq sikur të shikojmë mundësinë e faljes për disa kategori njerëzish, boll e vuajtën dënimin, e kemi tepruar....".
"Ne do ta lëmë këtë botë po aq budallaqe e gënjeshtare sa ç'e kemi gjetur kur lindem", ka paralajmëruar Volteri. A kishte të drejtë ai? Sigurisht po, por edhe jo! Ne kemi ardhur në këtë botë që ta ndryshojmë atë, të bëjmë diçka të mirë, ndryshe pse na sollën?! Mos vallë për të larë "mëkatin" e parë dhe gjynahet e të tjerëve?! Histori Biblike! "Mollë e Ndaluar" Djalli e gënjeu, ia prishi mendjen Adamit! Dakord. Po ky pse u josh? Pse e shkeli fjalën e dhenë? Ç'faj kishte Djalli?!
E Hënë 5 Korrik 2010 "Një pasdite me Gentën" . Në ekran përsëri ai:"Kam marë çka kam dashtë nga Italia, vetëm të mirat. Do jem kurdoherë Shqiptar. Jam sfidues. Jeta është shumë e shkurtër. Dua të jetoj në çdo moment dhe të jap maksimumin. Populli Shqiptar ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në historinë dhe kulturën botërore. Jo vetëm kaq. Gjuha Shqipe çelës për zbërthimin e mistereve të hieroglifëve Egjiptiane. Për sa i përket klimës politike të acaruar në vend ka një "konflikt"më tepër të stisur e artificial midis të majtës e të djathtës, të cilat shpesh herë konvergojnë në synime, tematika dhe programe të përbashkëta."
Pyetje:"Jeni për sistemin liberal apo autoritar?"
Përgjigje: "Jam për ndërthurjen dhe kontributin e të dyjave. Me ardhjen e liberalizmit kemi humbur shumë vlera. Populli ynë ka qenë idealist dhe i përkushtuar për zbatimin e disa parimeve, normave dhe rregullave njerëzore…"
Pyetja e gazetares, shumë dimencionale! Gjithashtu edhe përgjigjja! Motive për disa shkrime. Thashë me vete: "Ky djalë ka të ardhme. Mos vallë u zbulua Djalli?!
Nga Luigj Temali

T'U NGJATE JETA, O NIKE TOMA!

T'u ngjate jeta, o Nike Toma! Kjo thirrje përshëndetëse, jo vetëm nga unë, por nga nje opinion i gjere, qe nga vendlindja, krahina dhe jashtë saj, qe po ta përshëndeteshim te gjithë ne nje kohe, me nje zë, mundet ta dëgjonte dhe ne Kanada, atje ku ai banon sot! Ndaj, do i lutesha redaksisë se gazetës tone te nderuar te rezervoje nje vend, ne mes shkrimeve te tjera, për këtë njeri te nderuar te Dukagjinit, anëtarin e nderuar te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Nike Toma, i cili edhe pse larg ndjek me kënaqësi gjithë veprimtaritë e saj aq te admiruara.
Nike Tomen, duke u nisur nga aftësitë e tij organizuese dhe realizuese, punëtorë dhe i gatshëm kudo për ti shërbyer popullit, deri sa doli ne pension, e kane ngarkuare me shume detyra te ndryshme shtetërore, si: Ne fshatin e lindjes, Thethi-kryetar kooperative; nga viti 1971-1972 është teknik prodhimi ne ish fermën "Perlat Rexhepi"; nga viti 1972-1979 kryetar i këshillit te bashkuar Kelmend; nga viti 1979-1986 kryetar i këshillit te bashkuar Postribe; ndërsa nga viti 1986-1990 përgjegjës i sektorit ne Ndërmarrjen e Kullotave ne Shkodër, prej se cilës doli ne pension dhe e gëzon atë i lumtur me familje, djem dhe vajza, me dhëndër dhe nuse, nipa dhe mbesa te mrekulleshem.
Po bej përpjekje te sjell te lexuesi disa momente te jetës se këtij njeriu me zemër te madhe nëpërmjet disa kujtimeve te mija.
Nike Tome Gjonaj, ne vitet 1960-1970, ishte drejtuesi i pare i ekonomisë bujqësore ne Theth. Me gjithë vështirësitë e mëdha, ai ndikonte pozitivisht ne mirëqenien e kooperativisteve dhe veçanërisht për të jetuar me kulturë, te krijimit te kushteve te përshtatshme ne tërheqjen e sa me shume te pushuesve e turisteve vendas e te huaj ne fshatin e tij, Thethin, qe është perla e bukurisë Ballkanike. Si drejtues ne këtë fshat nxiti e realizoi elektrifikimin e pare ne krahine, lidhjen e lagjeve me rruge makine, ndërtimin e shkollës 7-vjeçare, vatrën e pare te kulturës dhe kompletimin e sallës me 200 vende, anekse e mjete argëtimi; kombinatin e thjeshte për përpunimin e drurit, i cili plotësonte nevojat e fshatit dhe mund te jepte dhe jashtë tij. Këto ndikuan ne rritjen e te ardhurave te kooperativisteve(fshatareve) dhe plotësimin e objekteve social e kulturore. Ai, gjithnjë mbështeti lëvizjen kulturore e artistike dhe te punës me librin. Ai dhe Ndoc Grimaj inkurajojnë nismën e arsimtareve "Ta bëjmë fshatin Theth, te pastër si ujët e kulluar e te bardhe si bora e bjeshkëve tona".
Atij, ne moshe te re i takoi te jete drejtues, por duke ndenjur ne mes njerëzve, shpejte mësoj te behet nje drejtues i mire, i këndshëm dhe i pa përkulur para vështirësive te kohës. Ai, asnjëherë nuk e humbi kontaktin me njerëzve, me shoqërinë. Ne mes tyre mund te veçojmë: Leke Curri, Zog Sokoli, Zef Koçeku, Vate Nika, Pal Tul Vata, Gjergj P. Shyti, Milan Çuni, Gjergj Preka, Luke Toma, Sokol Ndrethi, e te tjerë. Këta, i jepnin kënaqësi dhe mbështetjen e merituar. Ai, gjene inkurajimin e vazhdueshëm edhe nga drejtues e figura me emër ne zone dhe ne nivel rrethi, si: Mark Ndou, Kole Arrinaj, Prele e Ndoc Grimaj, apo Bilal Parruca, Zina Franja, Ahmet Osja, Hysen Laçi e Veli Bulaj. Ai, edhe ne Kelmend gjeti ngrohtësinë ne mes atyre banoreve bujare, qe ne mes tyre mund te veçojme: Pjeter Dragu, Rrok Marku, Mark Toma, Mark Vushaj, Prele Jaku, e te tjerë. Dhe, jo vetëm te këta, por dhe tek ata qe ishin caktuar me detyra te ndryshme ne këtë krahine, si: Ndue Sanaj, ne atë kohe, me detyre komandant batalioni ne zone, Zef Gjeloshi, Vat Gjoni, Pjeter Delija, Nikoll Marku, mjeku Tahir Sadiku, kryetari i kooperativës Ymer Sadiku dhe shume e shume te tjerë. Ne këtë zone, disa nga kuadro kryesor ishin prej Dukagjini. Për këtë, ne nje bisede humori dhe me nje theks, se jemi ne te afte te drejtojmë, por nuk kemi se çfarë te bëjmë, Rrok Mark Daka, prej fshatit Nikç, i thotë: "O Nike Toma veç se jemi burra zotni e u kem pranue tane keta drejtues dukagjinas, e jo se s'ka pas Kelmendi drejtues te mire e te mundshem …".
Ai, nuk ndjehej mire ne asnjë rast kur ndonjë familje, pavarësisht nga qëndrimi klasor i tyre, vuante për jetese, ka gjetur mundësinë për ti ndihmuar dhe me kuraja e arsyetim te shendosh ju është përgjigjur zërave kundër.
Me kujtohet, ne vite me pare, kur u vendos qe nje vajze ta çonin ne aksion, e cila ishte ne nje prej zonave ku kishte drejtuar Nika kësaj! Ajo ishte e fejuar, dhe i fejuari i saj nuk pranonte qe e fejuara te shkonte ne aksion. Ne qofte se ajo do te shkonte ne aksion, do ta ndante ate. Çështja shkoj për zgjidhje deri te Sekretari i Pare i rrethit, dhe megjithatë problemi nuk po zgjidhej. Dikush i kishte thënë te atit, te shkonte te Nike Toma, ti rrëfente problemin, se ai mund te ndihmoje. Ai, e zgjidhi problemin. Vajza nuk shkoi ne aksion. Falënderimet dhe mirënjohjet për zgjidhjen e këtij problemi, Nike Tomes i vijnë dhe sot.
Pas mbylljes se kishave dhe grumbullimit te pajisjeve te tyre, te cilat ishin me vlera kulturore-fetare te pallogaritshme, Nike Toma me caktoi për inventarizimin e tyre dhe vendosjen ne nje dhome te veçante. Nika nuk ishte për te shkatërruar. Ai ishte, qe gjithçka qe i shërbente kulturës, qe i shërbente identitetit duhet ruajtur me shume kujdes.
Populli thotë: "Edhe me i zoti te jesh, pa inatçar mos meç". Natyrisht, ne veprimtarinë e tij kishte persona qe përpiqeshin te sajonin momente kritike, momente injorimi dhe keqdashje te qëllimte, qe jo radhe reflektoheshin nëpërmjet letrave anonime! Nika, njihesh për karakterin e tij te forte, për vlera morale te larta, ndaj dhe mbështetej ne punën e tij nga te gjithë. Sa here Nika, emërohesh ne detyra te reja, Dada Lene, nje grua e moshuar, por plote energji dhe me humor i thoshte: "Niko kujdes! Se edhe kryetar, edhe i ri e i pashëm e me ba me rrshit ta han dreqi t'gjallte, more "hallat"!"
Atdhetarizmi ishte motivi i tij. Ai u referohet dhe krenohet gjithnjë me figurat patriotike te krahinës, si: Mehmet Shpendi, Mark Sadiku, Dede Gjon Luli, Mitër Kola dhe deri me Bale Marku, Gjon Marashi, Martin Gjoni e te tjerë. Ai, ishte i përfshirë ne festat përkujtimore te këtyre figurave dhe ngjarjeve te Dukagjinit.
Megjithëse drejtues ekonomie, por fale aftësive te tij te gjithanshme dhe dashamirësisë se tij për kulturën dhe artin, çdo vit na shoqëronte për ne festen e madhe te Reçit, qe merrnim pjese me ansamblin artistik. Na thërriste ne zyre dhe fillonte bisedën me pyetje te tilla: "... he i dashur Gjergj, e kemi rininë dhe grupin artistik te gatishem? Çfarë probleme ke, çfarë ndihme kërkon? Te gjitha problemet mi thuaj!?" Ndihesha mire, ndjehesha optimist, se ndihma e drejtuesit kryesor nuk me mungonte. Ai, shpesh vinte ne prova te grupit artistik, edhe ne mbledhjet e rinise. Ai, ne gjitha veprimtaritë e rinise, te kulturës, te aksioneve lokale dhe kombëtare ishte figura numër nje mobilizuese e te gjithëve ne. Ne saje te ndihmës se tij, ne vitin 1966, Vatra e kulturës dhe organizata e rinise u shpallen shembullore ne nivel rrethi, dhe për këtë krahas stimujve moral u kompletuam me nje radio me vaj-guri dhe nje gramafon për vatrën e kulturës, dhe fondin e plote për pasurimin e bibliotekës me botime te reja. Mua me dërguan ne nje kurs për fizarmonike, nëpërmjet se cilës gjallërohej jeta artistike dhe kulturore e fshatit. Çdo pas dite, qendra e fshatit gjallëronte nga përgatitja artistike, nga lojërat sportive, nga mbrëmjet argëtuese dhe mbrëmjet tematike, letrare dhe artistike, konkurset letrare dhe lojëra popullore sipas traditës. Kjo gjendje argëtuese i dedikohet përkushtimit te Nike Tomes.
Kur ishte Kryetari i Keshillit te Bashkuar ne Kelmend, grupit artistik te shtëpisë se kulturës "Shkurte Vata", ne Shale, i krijoje mundesi e ngrohtësi per nje turne nje javor ne kete zone, jo vetëm për te dhenë programe artistike-folklorike, por dhe për te shkëmbyer eksperience njeri me tjetrin. Ne ato raste, po te thuash dhamë program artistik folklorik ne te gjitha fshatrat e zonës, qofte dhe me grupe te vogla, se ne përbeheshim prej 40 vetëve. Ato dite i kujtoj me shume nostalgji. Kudo shikonim dhe përjetonim jo vetëm artdashësin kelmendas, por dhe fisnikërinë e bujarinë e tyre te jashtëzakonshëm.
Vështirësitë e ngjarjet Niken e kane fisnikëruar me tepër. Është nder ata qe ka kaluar edhe momente tragjike ne jetën shoqërore dhe familjare, dhe duke qene njeri, me guxim e me zgjuarsi i ka përballuar me sukses, i ka përballuar me nderime. Ai, ne momente te tilla gjate jetës se tij, ka dite te kërkoi falje, por edhe te fali. Te dish te falsh, por dhe te dish te kërkosh falje është urti, fisnikëri dhe guxim.

Opinione:
* Kur Nika ishte kryetar i Këshillit te Bashkuar ne Postribe, nje banore i kësaj krahine, Jup Kadria, rastësisht me tregon nje ndihme qe kishte pasur prej tij. Po rrija me kolegun dhe mikun tim te veçante, Ramiz Danin, na vjen Jupi, shoke dhe patriot i tij, me te cilin u prezantuam. Ai ndjeu kënaqësi qe isha nga Thethi! Me drejtohet: Nike Tomen duhet ta njihnin!? Po, -i them e njohim dhe është njeri i nderuar ne gjithë krahinën tone te Dukagjinit. Po, ju ku e njihni?, i them. Ai, përgjigjet: Kam pasur nje rast shume te vështirë ne jetën time, qe varej jo vetëm jeta e ime, por dhe e gjithë familjes. Kur unë isha transportues, furnitor i manifakturës ne Mes-Postribe, magazina thyhet dhe grabitet. Nga strukturat përkatës akuzohem për grabitje dhe duke pasur probleme biografie për kohen, akuza përforcohet. Isha ne pozicion te rende shpirtëror, ekonomik dhe familjare. Nuk kisha asnjë përgjegjësi ne këtë akt kriminal dhe duke e konsideruar veten te pastër, me shkon mendja ti drejtohem Nike Tomes. Kështu bëra. I them: "Ne dorën tende, o Nike Toma! Me beso, jam i pastër, po bije viktime, me ndihmo, te bije ne bese si burri-burrit!" Nika me ndjeshmërinë njerëzore qe kishte, me shpëtoj prej burgut. I jam mirënjohës ne jete te jetës. Ta nderoni e respektoni Nike Tomen e Dukagjinit.
* Zef Koçeku: Kur Nike Toma, sapo ishte zgjedhur kryetar, i drejtohem: E gëzofsh detyrën edhe pse je ne moshe te re, megjithatë je i madh! Me te vërtetë, Nike Tomes me i thane burrë, ishte pak.
* Ndoc Grimaj: Sapo isha emëruar drejtor shkolle ne fshatin Abat. Kisha dëgjuar për Nike Tomen dhe ne pritje për ta takuar ne ndonjë rast, erdhi dita ne Breglumi, ne nje takim me kuadro te zonës. Prezantimi i pare ishte surprize, me paraqitet nje kolos, i pashëm, tek i cili lexohej shume lehte buzëqeshja e komunikimi, shpirti dhe karakteri njerëzor i tij, sa qe prej asaj dite e ne vite, tek unë dhe te tjerët janë pasuruar vlerat e tij.
* Ahmet Osja, Mjeshter: Ai ishte nder te paret qe punonte per te vene ne jeten praktike te rejat shkencore ne ekonomi. Me Niken nënkupton krenarinë e krahinës, malësorin e qytetëruar. Ai, është i familjes, i te afërmeve, i krahinës dhe me gjere.
* Aleks Mishenko: Paraqitja dhe karakteri i Nikes përfaqëson malësorin me traditat e shkëlqyera te Dukagjinit, te shqiptarit origjinal. E pra, nga shkrep e bubullon, atje e gjen malësorin tone. Megjithëse, origjinën time te dashur e kam larg, atje ne Rusi, e kam lidhe jetën dhe lumturinë me miqësi malësori, thethjani. Me sjell kënaqësi nusja e djalit, Arta, nipat: Andreja, Arseni dhe Sergjej. Ndaj dhe ne vite, unë dhe familja e ime mbajmë nje relikt, malësorin me veshjen e tij karakteristike, me ndriçim ne dore e pushkën ne krah. Ky punim artistik i punuar me duart e mija është i vendosur ne këndin e dukshëm te dhomës se pritjes ...!!!
* Hajri Bleta: E ndjeje ëmbëlsinë e shoqërisë me Niken, aq sa mjaltin e bletës ...!
* Bashkim Laçi: Nje person si Nika, me zemer te madhe njeriu do te ishte ne kandidaturen e dashur per deputet dhe e mirepritur ne çdo situate politike! Do te kish shansin e perfaqesimit kryelarte te elektoratit masiv ... Nike Toma, te kujotojme per cilesite tuaja mbreselenese, pavaresisht vendodhjes suaj, ne Amerike apo ne Kanada. Te vini me shpesh, te jeni afër nesh.
* Ndue Sanaj: Nike Tomen qe kur e njoha unë, ne fillim te viteve 70-te e deri me sot, me mbetet ne kujtesën time: Personifikuesi i malësorit dukagjinas, me te gjitha virtytet, me karakter te forte, i komunikueshëm, i thjeshte, njerëzor dhe i rrepte, këmbëngulës dhe human, atdhetar dhe i afte për te kapërcyer pengesat, për te zgjidhur problemet, për te kaluar vështirësitë, Ai mbetet njeri.
***
Me këtë shkrim, shprehim adhurimin dhe respektin e veçante për Niken, për ta pru tek secili qe e dëshiron, megjithëse aq larg syve, por te gjithë e konsiderojmë aq afër zemrave.
Te paçim Nike Toma!
Nga Gjergj Çuni

Molla e Shoshit

Kur t'bìe me fjet bilè at´her a mun'
m'nalin me bâ Kryq?
N'bjeshk't e nalta t'mbushuna me ah e çetina, me kroje e burime, me burrni e faqe-bardhsi, me burrni e trimi leu me dt 01 XII 1899 aj' qe komunistat e quejten rraksionar, âsht me kapë kryet në grushta kúr njeri e merr vesh se pse e quajten rraksionar, per faktin e vetem se ishte nji burrë plot me virtyte, qe kish' dishirë me pasë aj' vetë e bashk'fshatar't e tij lirinë e t'menduemit, të fjales e të fesë.
E rriti shtatin plot me halle e travaje, per krevat kish do dushk ose do fier të bamun palë e per mbloje prâp fier të bamun palë e per jastek kish cumren e drunit, por faleminers Zotit e prindve të tij u kalit me te tâna virtytet mâ të nalta të nji burrit fetar, trim e fisnik .
Giatë f'minisë së vet n'vend se me shkue në shkollë e me marre nji edukim intelektual e njezor si nji pjese e mire e klasës shoqnore të gjytetnueme e perendimore, per shkak të kushteve t'kqija ekonomike të asò kòhe e të pamuncise se prinderve të tij me e shkollue e bâni shkollen tuj ruejt dhitë e edhat s'bashkut me bashk'fshatar't e tij neper shkamijet e thepisuna e livadhet e Molles.
Me pak fjalë bâni univerzitetin e malevet ashtu si pjesa mâ e madhe e dukagjinasvet të vuejtun të asò kòhe.
S'bashkut me Ndue Kolen e me shum' dukagjinas të tjerë, mueren pjesë në kryengritjen antizogiste nân udhhjekjen e (dom Larecit) Dom Loro Caka që e m'rriti kulmin e saj në nândor të vjetit 1926.
Në lulzim të rinisë perveç agonisë së jetës së v'shtirë që bâshin në vendlindje të vet ju shtue edhe demagogjia komuniste, per Te vuejtja mâ e madhe shpirtnore e mendore.
As nji vjet masì ka hì partia komuniste nuk kânë pritë me e shtie n'burg për faktin se bashkë me Ndue Kolen, Zef Markun, Zog Malen, Mhill Kolen e Ndue Biben kâne mbrojte t'tanë koçak't mâ n' zâ të Veriut neper shpellat e koniqet e Mollës e k'shtu drejt' per drejt' e kânë shfaqë haptaz dashtuninë e tyne për këtë sistem anti-njerzor, e me e thâne t'drejten e Zotit k'tò burra e kâne dâshtë komunizmin njaqë sa kish me dashtë njeri krypen n'sy .
Në burgun që ish në kodër Shnjergjit mâ perpara kisha e ipeshkvit, dmth vend i shèjt, uratet, meditimit e heshtjet, tashmâ e shndrrueme prej faqezive komunista në burgun mâ të madh të zonës së Dukagjinit, Katilat e Enverit ja bânen t' tâna torturat mâ çnjerzore qi mujshin me ju bâ nji njerit. I thyen t'tânë dhâm't e goj's njâ per njâ, i futen voè të skuquna nân sqetulla, me bajonetë t' pushk's ja vizatën kâm't si me kêne tuj vizatë mish thiut per me e krypë e me e çite me e thâ n'tym per dimen.
E mas fundit t'pâ ftyr't' per me i kunorzue turturat e pamshirshme në varr't e vizatuna me bajonetë pushket i futen hekur të skuqun, pooooooooor i SHOSHNJANI se kâ pasë per fare as per hise me u dorzue, por me dalë faqe bardhë ku do qi kâ kêne, faqe bardhe bilè e faqe bardhe fort duel edhe Mark Mhilli, masi mas te tânë atyne vuejtjeve të sprovueme mbi shpatulla të veta nuk e çili zânin e gojës me tregue vend'strehimin e koçakve por bilè vazhdoj edhe me nji dishir' mâ të madhe luften e vet bashkë me miqt e dashamir't vet kunder rregjimit mizor.
Leke Vojvoda i Pepsumajve njiher te shpija e vet tek po kuvendoshim per Pepsumajt e per Mollen tuj kjâ lot per faqe prej permallimit m'thâ:
" e more djali i Nojs ty t'ruejt Zoti fort si ke qefet me e dite historine e gjyshit tand e te para'ardhs've tu; kur kam ken koçak neper bjeshk't tueja shpesh bollë m'ka pâ mbrojte Marku e bilè shpesh herë m'ka prue bukë me hanger e ka ndej me mue me me kalue merzine, e aj vetë ish mâ keq se un, se aj e kish provue burgun ".
E kish rândë komunizimin se kish ndìe se jâne gjindje e pâ fé, dhe ky per vetë ish shum' fetar por në të njâjtën kohë edhe shum' praktikant. Pader Ambrozi paste dritë duhet me i thâne tash se kâ dèk' edhe aj m' ka tregue shpesh hèr' episode të ndryshme të jetës së Markut në gerbet, e nji nder episodet nòshta mâ t'búkur e mâ qesharak per sa i perket besimit qe kish Marku po e shkruaj edhe un' n'k'të artikull shum' modest per te :
" Marku ishte me të vertet fetar, shum' i devotshëm dinte shum' urate ne shqip e latinisht por ishte besimtar analfabet si tre çerek't e t'dukagjinasve, shkonte gati per çdo masdite dhe per çdo dite të dielle e t'kreme në kishë për me marre pjesë në meshë, nji t'dielle në kishën St. George në Bruksel pâu tuj ndâ kungimin nji murgeshë dhe me't' vërtet' ju zbeh çerja e ftyr's, i erdh shum' keq, fill sa dola un' prej kishet mu drejtue: Ambroz moré búrr si ka munsi me e ndâ kungimin gratë, mue m'erdh per me qesh, jo per me qesh e gjâ por kam dèk' gazit, por mrapa i spjegova se si âsht doktrina teologjike e kishës për sa i perket Korpit të Krishtit por prap se prap su bindte se ish msue me pâ në Dukagjin veç freten tuj çue meshë e tuj ndâ kungimi e jo grá d.m.th n'k'te rasë murgesha".
Pjeter Kaceli i nipi i Markut kur e kam pvetë per Markun si besimtar m'kâ thânë:
" kâ kênë fetar i madh dhe kâ shkue në kishë shpesh edhe te shpija kish qeft shum' me thânë rruxaren" nder të tjera më kallxoj nji histori të vogël qi e kish ndié vetë prej gojës së Gjelosh Lushit të Pepsumajve.
Gjeloshi i kish pâ thânë Markut: "kur t'fitojnë komunizmi s't'lânë me thâne uratë e as me bâ kryq mâ, Marku i kish pergjegj: po more Gjelosh kur t'bìe me fjet, bilè at´her a mun' m'nalin me bâ Kryq?
Masi kâ dale koçak, âsht ndjekë rreptsisht prej sigurimit të shtetit per me e pushkatue por kâne kêne pik'risht miqt e dashamir't e tij si e kâne strehue per dò kòh' edhe mir' neper shpijat e tyne, disa prej tyne jane: Mhill Kola i Molls, Kole Cani i Dushmanit, vllaznit Zef e Jak Marku kushritë e tij, Zef Noja i Gurit Lek's, Lulash Bala i Palajvet, daja i vet Kol Lulashi i Dushmanit e tjere e tjere. Kishin hall me e arrestue per herë të dyte se kishin inât' se Marku si kish kallxue ât' çka lypshin komunistat me ditë.
Masi Marku duel prej burgut foli me t'kushrinin e vet Ndue Kolen edhe aj kundërshtar i flak't i ideologjise djallzore komuniste per me u arratise s'bashkut, por Noja per fat të keq kish veç nânen e tij gjallë dhe ajo ish' e moshueme e shum' e smure dhe dashtunija e birit per nânen fitoj mì dashtuninë e jetës personale k'shtu qe në 1946 Marku u nis per ne Jogusllavi e Noja ndeu në shpi të vet e i sherbeu s'amës deri në të sosun të ditve të saja, por mas do koh'sh po ashtu si ishte e parashikueme râ në kthetrat e komunistave, ne 1950 u burgos e diq ne burgjet e tyne si kriminel e rraksionar i pushtetit komunist.
Marku kjè nder t'par't dukagjinas që s'bashkut me Pashko Pjetrushin dhe Mirash Nduen e Thethit per motive politike u arratisen e duel ne Jugosllavi. Sa duel ne tokat e Titos bâni nji vjet burg në burgjet e UDB se. Në 1946 u njoften me Dede Pjeter Volen e Dushmanit në Jogusllavi edhe ky kundërshtar numer NJI i sistemit enverhoxhjan. U arratis prej Jogusllavijet e kerkoj strehim politik në shtetin fqinjë Italian, xúni vend ne Firence ku edhe qendroj per disa vjet deri sa muer edhe nânshtet'sinë italiane (pashaporten e tij origjinale italiane e kane familjar't e vet qe e ruejne me shum' nostalgji e kujtime) e njaty ka fillimi i vjetit 1954 shkoj ne Belgjike ku edhe i mbydhi edhe ditet e fundit të jetës së tij.
Në gerbet Marku bashkë me pader Daniel Gjecaj, Ate Ambroz Martini, Dede Pjeter Volaj kjèn nder themeluesat kryesor të "Komuniteti i Diaspor's Jashte Atdheut per Çlirimin e Shqipnise" (kete fakt ma kâ tregue Pjeter Gera bâsh i nipi i Dedë Pjeter Voles dhe ma kâ konfirmue edhe vetë Pader Ambroz Martini).
N'dhè t'huej kryesisht u shoqnue me dukagjinas të arratisun per motive politike si puna e tij, ndèr ta miqt mâ të ngushtë kjèn: At' Ambroz Martini shalnjânë, Pashko Pjetrushi thethnjâne, Mirash Ndoja, Pjeter Kushi prekaluer, Gjelosh Ukshini thethnjâne, Dede Volaj dushmanas, Ate Daniel Gjecaj shâlnjânë, Martin Camaj i Te L'ums, Mons Dejardin Belg, Ndue Mirash Ulaj shoshnjâne, Marash Bala shoshnjâne, Bub Matoshi, Gjo Bala te salcnjor te dy, Lazer Pali i sumjane.
Nd'rroj jetë ne kryegjytetin e bashkimit evropjan Bruksel me dt 21 .V. 1977.
Dukagjinasit që ndodheshin ne Bruksel asò kòhe i bânen gjâmen mâ burrnore si mujshin me i'a bâ nji njerit per faktin se Marku ish i dashtun, i beses, e i burrnise me të gjithë.
K'tu po paraqes edhe dy dokumenta autentik të bamuna në formë ftese-lajmrimi per dèken e e tij. Ftesa e parë âsht per Ipeshkvin e Brukselit qe e donte Markun jasht'zakonisht shum' dhe ftesa e dyte âsht per te tânë shqyptar't e Brukselit:
Reverend Mons Dejardin
Me njisitë ma te kthelltat të falenderimit e te mirnjoftjes për shka ju keni ba për SHQYPTARËT,në Belgjikë – e sidomos me Pepsumaj Mark, - ju grishim të merini pjese në meshën e dritës, në kishën ST. SERVAIS, të hanen n'oren 11. Gjithashtu në drekë, fill mbas vorrimit; e cilla shtrohet në ket adresë: 13 Rof Henri Berge, Bruxelles.
Pjeter Kushi e Marash Bala.
U baj me dijtë vllazenvet Shqyptarë, se: Pepsumaj Mark ka dekë.
Të hanen që vjen, prandej, datë 23 Maj, ora 11, thohet Mesha Shejte për shpirtin e tijë; në Kishen e Saint-Servais, e cilla gjindet në Chaussèe de Haecht- 1030 Bruxelles.
Fillë mbas meshet, pércillet kufoma për t'u pushue në vorret e Schaerbeek-ut. N'oborrin e kishës jane mjetet e gatshme për të kollajsue ulltimin. Si të jenë vorrue kufoma, - ju lutem-; me ardhë të gjith, në "Kafen Shqyptare", 82, rue Kessels; sa me ndejë pak sebashkut; simbas zakonevet të malevet t'ona që, - në kso rasash-, jeta në dhé të huejë i ban edhe ma të përmallshme.
Pjeter Kushi – i Pepsumaj.
E ne fund të k'tij artikulli po paraqes edhe të vetmen poezi qi pader Ambroz Martini kâ shkrue n'jetën e vet e pik'risht kët poezi ja ka kushtue shokut e mikut të tij të dashtun Mark Mhillit Pepsumaj.
Poezia per kete gjigand të histrorise se Dukagjinit:
Letë të kjoftë mbi vorr ledina, / Butë t'kjoshin moti e stina, / Ak'lli bora e serotina. / E prej Zotit kjoftë kênë thanë, / Na ktû shum, Mark, mos me të lânë, / Por me të bajtë, me t'çue n'vend t'anë:
N'ato malet titanike, / Kû banon rraca fisnike, / Që përban Shqypnin'Etnike. / Përmbi kry'ka me t'valvitë / N'vorre t' "Fisit", Mark, nji ditë / Bash n'jatë token, kû je rritë: / Kuq e Zi Flamur' i të parvet, / Që perherë n' tok'n e Shqyptarvet, / Ka nderue dek'n e ushtarvet. / Dukagjini ka me të kja,
E mbarë Shoshi, që t' pat vlla, / Kush t'ka njoftë, e kush t' ka pa. / Për njat "Besë", që kurr nuk preve, / Për trimni, që sa herë kreve; / Kanë me ndi'i brêznitë e reja, / Si qindrohet, kurë njerzt "Feja" / I forcon, me fuqi t'reja. / Ka me xânë Rrac'e Shqyptarit, / Si s'koritet troll'i t'parit, / As po ra n'dor'n e barbarit. / N'shembull t'and, Mark, kanë me msue, / Pares s'huejë mos me i lakmue,
N'mulli t'huejë ujë mos me çue. / Prandej Mark, kjo deka jote, / Larg Atdheut tridhetë motmote,
Kurrsesi s'ka me shkue kote. / Njatë qindresë, që ke trgue, / Kurr Shqypar't s'kanë m'e harrue
E dijnë të gjith se n'dhe t'gerbetit, / S'i sherbeve kurrnji shtetit, / Si kanë bâ njifarë "miletit"…! / Pate ndrý n'zêmren çelike, / Njat' burrni t'rracës fisnike, / Per me ruejtë Shqypninë Etnike. / Amanet mos me u merzitë, / Për njatë kohë, që ke me pritë, / Me t'çue n'vendin, kû je rritë. / Oh sa hall, oh vaj medet! / Me pritë njeri n'nji vorr shkret, / Larg Atdheut, larg vendit t'vet. / Ban gajret, si bane motit, / Se dikurë, me ndimë të Zotit: / Kthejmë nder troje t'Kastriotit. / N'vorre t' "Fisit" je mâ mirë, / Si gjithmonë pate dishir, / Kurë t'a bajmë Shqypninë e lirë. / Atje n'Mollë ke me pushue / Tash pushon n'vorre t'Bajrakut, / Kû për së gjallit s'mujte, spakut, / Me i kja t'utë, veç se për së largut. / Bjeshk't e Mollës Ty të bajnë kunorë / Brêz mbas Brêzit për çdo korë / Si n'pranverë, si kur bjen borë. / Shum e motra tash bertet, / Tujë vajtu mbi vllazen t'vet, / E për Ty, dekun n'gerbet / Por kurë të çojmë, Marka, n'Shqypni / E ndienë vedin si n'rini: / Nên Flamurin Kuq e Zi. / Kurr nji grimë mos bajë idhnim, / Se ksaj toke, të lamë dorzim / Dersa t'vinë dita për Kthim.
***
Ne fund te ktij shkrimi po e mbylli me fjalt e fundit që pader Ambrozi i shkruen ne fundin e poezise se tij. V.O Kjo Poezi dalë prejë Zêmret, u lexue publikisht në Vorret e Bruxelles, ndersa Famullitari, At Ambroz Martini OFM po shtite në dhê Heroin Katolik, "Mark Mhillin e Mollës"

Bruxelles 23. 5. 1977 H.13
Nga ANTON KODRARI

Nekrologji

Ditën e diel, me 29 Gusht 2010, në orët e para të mëngjesit ra në krye të detyrës polici rrugor i Qarkut të Shkodrës, biri i Dukagjinit: Kolë Ndreshaj. Ai u ekzekutua për shkak të detyrës pak kilometra larg fshatit Reç, Malësi e Madhe në një atentat të mirëorganizuar ndërsa po udhëtonte drejt qytetit të Shkodrës me motorin e Policisë, mbasi ishte kryer më së miri detyrën që i ishte ngarkuar për festën e Reçit.
U lind në fshatin Nënmavriq të Dukagjinit 41 vjet më parë, në një familje shembullore e cila rrezatonte veti e virtyte më të mira njerëzore ku Kola duke u rritë, në ketë ambient familjar mori anët më të mira të saj si edukatën e mbi të gjitha vitalitetin e korrektësinë për punë. Mbasi mbaroi shkollën e mesme dhe shkollën ushtarake për Oficer – Rezervist, që nga viti 1991 ka qenë pjesë e policisë së qarkullimit rrugor ku në periudha të pakta ka lëvizur edhe në struktura të tjera të Policisë. Sipas kolegëve dhe atyre që e kanë njohur nga afër, atë e ka karakterizuar gjithnjë korrektësia në punë, përkushtimi maksimal për kryerjen e detyrave që i janë ngarkuar. I dashur me kolegë, miq e shokë por, i papajtueshëm me shkelësit e ligjit e keqbërësit me të cilët nuk përtonte të përplasej por që, njerëz të tillë i morën edhe jetën. Kolë Ndreshaj iu shtua vargut të gjatë të policëve të vrarë në krye të detyrës gjatë dy dekadave të fundit. Sigurisht ata që kanë qenë më të përkushtuarit për zbatimin e ligjit për shkak të së cilës janë edhe në shënjestër të kriminelëve. Bashkohemi me gjithë opinionin e gjerë se vrasja e tij është një krim i rëndë, barbar e i dënueshëm duke shprehur edhe besimin se shteti do ta zbardhë këtë ngjarje duke kapë autorët e dhënë atyre dënimin e merituar. Jo vetëm policët por i gjithë populli duhet të jenë më të mbrojtur nga aktet kriminale të njerëzve që duan të sfidojnë shtetin. Ai ra në krye të detyrës në një moshë të re, në kulmin e punës së tij dhe të përgatitjes profesionale si mbrojtës fanatik i ligjit. Organet e policisë kishin akoma shume nevojë për përkushtimin e shembullin e tij pozitiv në kryerjen e detyrave; fëmijët kishin më nevojë se kurrë për përkujdesjen e prindit të tyre kurse, prindërit dhe të afërmit e ndjenin nevojën e prezencës e ndihmën e tij. Por dora gjakatare ia preu në mes jetën Kolë Ndreshës. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e tyre më të dashur, policia kolegun e tyre model, kurse Dukagjini një ndër bijtë e tij më të mirë. Shpresojmë se familja dhe të afërmit do të gjejnë forca – si edhe herët e tjera – për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, të cilët do të qetësoheshin po të zbuloheshin autorët e krimit e viheshin para drejtësisë, për të cilin kanë besim sepse, kurrë s`kanë pasur konflikte me kënd e nuk i kanë bërë keq kujt.
I përjetshëm qoftë kujtimi i policit Kolë Ndreshaj.
Zef Gjelosh Vata, Prel Shytani, Ndue Sanaj, Lazër Kodra, Pal Mirashi, Mirash Villi, Ndue Vata, Agim Hasani, Ndue Ndrezaj.

Mundesoi botimin e ketij numri, zoteri Ndue Ftoni, me banim ne Miçigan te SHBA

numrat

part03