part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

75sp

Instinkti i fjalës

Gjuha shqipe gjithmonë më ka magjepsur në gojën e nënës time. Ditën fliste pak, merrej me punë, nuk kishte kohë as të merrte frymë. Po, ndërsa hynte e dilte në dhomën tonë të ndenjes, gjithmonë thoshte ndonjë fjalë, ndonjë shprehje, herë duke m’u drejtuar mua e herë pa iu drejtuar askujt, duke e lënë fjalën ose fjalinë pezull në ajër, në pritje që dikush ta dëgjonte para se fjala ose shprehja shuhej, të varrosej në heshtjen që lëshonin muret e trashë në atë qoshe të humbur të botës ku jetonim. Por kishte edhe raste kur nëna ulej pranë meje e bisedonte vetëm me mua, ose lëvizte nëpër shtëpi gjithë gjallëri dhe vazhdonte të më fliste, sikur donte të ndante barrën e rëndë te fjalëve me mua. Edhe pse fëmijë, unë e pata kuptuar se nëna ime fliste më bukur se të gjithë njerëzit që njihja. Përveç zërit të ëmbël dhe pëshpëritës, që në veshin tim vinte si një kompozim mahnitës, ajo vazhdimisht shqiptonte fjalë që unë nuk i dija, ose shprehje që duhej të ishin shumë të vjetra e vinin nga thellësia e kohës, të ngjeshura e të lëmuara, si gurët e zallit të bartur prej larg, nga thellësitë e maleve.
Kjo gjuhë bëhej më e gjallë dhe me e pasur kur ajo me tregonte histori, përralla të dëgjuara apo rrëfime të krijuara prej saj, me përsonazhe që ajo dinte t’i veçonte prej gjuhës që flisnin. Fjala në gojën e saj sikur gjente vetveten, rikrijohej e shqiptohej, sikur thuhej për herë të parë. Trupi i imët dhe i brishtë i sime mëje dukej sikur ishte krijuar prej fjalëve dhe sa herë fliste, rrëfente, ose këndonte, mua më dukej se ajo do të shndërrohej e tëra në fjalë, e tëra në gjuhë, do të shndërrohej në gojë të drurëve, gurëve, lumejve, shkëmbijëve, maleve, horizontit, qiellit deri sa të tretej e të shuhej krejt në fjalën e fundit. Ligjërimi i saj ishte e thjeshtë, e butë, muzikor, kumbues, i çlirët, i natyrshëm, magjepsës.
Insktinktin e fjalës, natyrisht duhet ta kem trashëguar prej saj, edhe pse gjuha ime nuk i afrohet kurrkund magjisë së gjuhës dhe aftësisë së saj të lindur për të folur e treguar bukur.
Kur rri e mendoj tani pas kaq vitesh, them me vete se ajo qe mësuesja ime e madhe e gjuhës shqipe, po jo vetem mësuesja, po prej saj trashëgova edhe instinktin e fjalës, instinktin e përdorimit të fjalës së duhur në vendin e duhur që është edhe sekreti i parë i shkrimit letrar. Më vonë, duke patur një lidhje të fortë emocinale me fjalët, nisa të kuptoj se babai, gjyshi, nëna, por edhe njerëzit e tjerë të afërm flisnin secili nga një gjuhë me vete, kishte sëcili fjalët që i përdorte më shpesh, madje ishin edhe disa fjalë tekanjoze që qëndronin ne majë të gjuhës si lythe e përdoreshin vend e pa vend. E njëjta gjë ndodhte edhe me shprehjet që përdoreshin nga nëna, babai, gjyshi e të tjerët. Ndërsa nëna përdorte më shpesh shprehje me bekime e lutje për të Plotëfuqishmin, Krijuesin tonë, babai sillte nga mbledhjet dhe gazetat fjalë dhe shprehje të reja, ndërsa gjyshi, përdorte edhe ndonjë sharje a mallkim, që dukej i helmët dhe shpues, si maja metalike e shigjetave të lashta.
Unë, si një dëgjues i mirë, vetem mbaja vesh, magjepsesha pas fjalëve që ata shqiptonin, përpiqesha te mbaj mend shprehje e fjalë të reja, pyesja vazhdimisht për fjalët që nuk ua dija kuptimin.
Raporti im me fjalët ishte krejt i veçantë: kishte fjalë që me ngazëllenin kur shqiptoheshin, edhe pse ato nuk kishin të bënin me mua, po kishte edhe fjalë që mezi i duroja, me dukeshin të pista, cinike, të liga, sikur ndillnin fatkeqësi. Të tjera fjalë më dukeshin të shëmtuara, të gjymtuara, gungaçe, të rropatura e të lodhura, të rrënuara dhe të vjetruara si teshat e te varferve te varura ne tel. Ime më, edhe pse përdorte fjalë, që zakonisht i përdornin edhe të tjerët – edhe ajo fliste shqip - prapë fjalët në gojën e saj më dukeshin gjithmonë ngazëllyese, me emocioninin, më krijonin ankth, ose më tronditnin, ose binin mbi mua si një frymë hyjnore dhe me magjepsnin. Në gojën e nënes sime çdo fjalë dukej e re, dukej sikur shqiptohej për herë të parë.
Nga ana tjetër, babai më merrte shpesh me vete dhe bisedonte me mua, ndërsa punonte. Herë pas here ndalej e me thoshte: “Ti i thua disa fjalë të çuditshme, fjalë që të lënë në ëndërr”. Unë në përgjithësi as që e vrisja mendjen se si flisja, çfarë fjalësh përdorja. Ato vinin instinktivisht në buzë, për të shprehur gjendje, mendime, për të treguar veprime, ose thjeshtë për të përshkruar diçka që më pëlqente.
Në shkollë ndërkaq, mësuesit më hiqnin herë pas here verejtje se shprehesha ngatërrueshëm dhe përdorja disa fjalë e mbaresa, sipas tyre të plakura e të dala mode. Gjuha e re që po flitej në shkollë me dukej e zbrazët dhe shpesh tingëllima e saj me kujtonte zhurmën e shëmtuar që leshon një fuçi e zbrazur që shkon duke u përplasur nepër gurë, ndërsa rrokulliset teposhtë një brinje. Gjithsesi edhe në libra, edhe në shkollë, gjeja plot fjalë që me pelqenin e lidhesha me to, por në veçanti tronditesha, kur gjeja ndonjë fjalë ose shprehje të veçantë qe së pari e kisha dëgjuar nga nëna dhe kjo me çudiste: Si ka mundësi që edhe ky e paska ditur këtë fjalë të nënës sime? Me ngjante sikur dikush, i panjohur, ishte futur vjedhurazi në shtëpinë tonë dhe kishte plaçkitur fjalët tona të shtrenjta. Sepse, në fakt, gjuha që flitej në shtëpinë tonë, ndryshonte shumë nga të gjitha gjuhët që fliteshin rreth e rrotull, te fqinjtë, miqtë, në shtepitë e shokëve e babit, ose në shkollë.
Shtëpia e fqinjve të mi, përshëmbull, i ngjante një shtëpie xhindësh. Kjo shtëpi mund të quhet me të vertetë shtëpia e mallkimeve. Qe në mëngjes herët, pa dalë ende dielli, dëgjoheshin mallkime që shqiptoheshin me zë të lartë e që vazhdonin gjithë ditën e ditës: qenit që lehte ne qejf të vet apo i sapozgjuar nga një endërr me rivalë, i klithnin “Pusho, të preftë ujku në Sh’Ndre”, vajzës që flinte ende i thërrisnin “Çohu, fjetsh gjumin e madh!”, plakut që ankohej për reumatizmën ia prisnin ”Mos e çiltë drita nesër se na çmendi” . Mallkime të tjera si “I thaftë krahi, si i ka tha”, “e shoftë kolera” “Mos e pruftë kryet” “I rentë pika” , “e marroftë Zoti”, “I humbtë fara”, “Treti Zo’farën”, “Mos u rritsh ma i madh”, “E perpiftë dheu” etj., dëgjoheshin gjithandej dhe mua më bënte përshtypje se ku i gjenin të gjitha këto fjalë për të mallkuar, ndërkohë që fjalët e dashurisë ishin më të pakta e përdoreshin më rrallë, shqiptoheshin me ndruajtje dhe me një ndjenjë fajësie, sikur dashuria të ishte “molla e ndalume” përgjithmonë dhe njerëzit të kishin frikë të bënin mëkatin e dytë të madh.
Ndërsa rritesha, unë pyesja për fjalët që nuk i kuptoja dhe gjyshi herë pas here ma priste: “Ç’e don. Nuk është fjalë e hajrit”. Thoshte kështu sidomos për fjalët që po sillte civilizimi i fshatit, termat e rinj që sillnin të ardhurit nga qyteti, mësuesit, gazetat dhe radioja. Po unë doja t’i kuptoja të gjitha fjalët dhe megjithë zemrimin e gjyshit, prapë vija rrotull pa e hequr nga mendja fjalën e re, pyesja nënën ose babain, dhe kur mbetesha pa përgjigje, pyesja edhe mësuesit në shkollë, të cilët, edhe pse më përgjigjeshin, me siguri mendonin me vete: “Diçka nuk është në rregull me këtë djalë”.
Unë, ndërkaq po rritesha midis një babilonie gjuhesh: gjuhës që dëgjoja në shtëpi, gjuhës që dëgjoja në fshat dhe gjuhës së re, asaj që dëgjoja në shkollë e që, s’do mend, duhej të ishte gjuha e qytetërimit të ri, edhe pse njëherë desh e hengra për shkak të kësaj gjuhe. Se nga më ishte fiksuar dhe përdorja vend e pa vend shprehjen “Ku vete?”. Njeherë babai më këqyri me çudi dhe pastaj, si u verenjt në fytyrë, tha kërcënueshem: “Mos ta dëgjoj më atë fjalë”. Pas disa ditësh, unë e përdora prapë pa dashje të njëjtën shprehje dhe atëherë babai më kapi për veshi dhe ma shkuli fort, duke më kërcënuar me fjalë edhe më të ashpra. “Fol si njeri, më tha. Ndryshe do t’i kesh punët keq me mua”.
Përpjekja ime për qytetërim gjuhësor kishte përfunduar keq, ashtu siç kishin përfunduar keq edhe përpjekjet për qytetërim të shumë paraardhësve të mi, të cilët, sa herë shkonin e vinin nga qyteti sillnin edhe ndonjë fjalë të re, fjalë të qytetërimit të atëhershëm, që fatkeqësisht, ishte qytetërimi i një qyteti të pushtuar nga otomanët për shekuj me rrallë.
Edhe pse të krishterë, që e kishin ruajtur besimin dhe lirinë e tyre, duke u ngujuar mes maleve, prapë ata ishin ndotur nga pushtimi. Në klasë të shtatë bëra një listë të gjatë të fjalëve turke, arabe, perse që përdoreshin në fshat, fjalë që ishin sjellë sigurisht nga qyteti, se fshati nuk qe pushtuar kurrë. Vendosa të hakmerrëm me babain, që përdorte shpesh fjalë turke, sidomos kur donte të tallej, ose kur donte të dukej i veçantë. I thashë se ai nuk duhej të përdorte më fjalë të tilla si “penxhere, hava, sabah, aksham, sevap, zaman, bujurm, hozhgjelden ” e te tjera, sepse ato janë fjalë turke. “Ku te shkon mendja edhe ty. Turqit na e kanë marrë të keqen ka herë”, tha babai, duke me këqyrur i çuditur, qortueshëm.
Mua më dukej se turqit me çallma të kuqe ishin ende këtu, të strukur në ato fjalë që kur e kur i përdorte edhe babai. Ai qe mësuar me ato fjalë, të ardhura prej shekujsh, te futura ilegalisht në shtëpinë tonë, si krimba qe gërryjenë trarët dhe hatullat e vejtra që mbajne çatinë e rendë të mbuluar me rrasa guri. Turqit vetë nuk patën arritur të të hynin me ushtarët, po me fjalët e tyre po, kishin ardhur si “qytetërim”, duke vdekur e varrosur fjalë të mëparshme të shqipes. Pushtimi nuk sjellë vetëm dhunë dhe shtypje. Ai sjellë ndotje, ndotje në shpirt, ndotje në fjalë, ndotje në gjuhë e kjo sjell edhe ndotje në mendim e në ndjenjë.
Edhe ata shqiptarë që kishin mundur të qendronin, të mos nënshtroheshin, të jetonin të lirë dhe të ruanin besimin e tyre, fenë e tyre, prapë ishin ndotur në shekujt e gjatë të pushtimit. Kontakti me qytetin e pushtuar, nevojën e vazhdueshme të njeriut për informacion dhe qytetërim, e kishte ushqyer me ndotje dhe kur e zbulova këtë, sa herë i degjoja këto fjalë me krijohej ndjesia se isha duke pirë ujë të fëlliqur nga i njëjti pellg ku pinin edhe lopët ose shkërryheshin derrat.
Gjithsesi neveria nuk mjafton për të shmangur ndotjen gjuhësore. Adolfo Bioy Casares ne tregimin e tij të njohur “Për të kujtuar Paulinën” na flet për një ndotje tjetër gjuhësore, për mënyrën se si ne i ndotim gjuhën njeri-tjetrit, se si një marrdhënie dashurie, ose urrejtjeje është edhe nje lidhje e ngushte gjuhësore, ku të folurit, ose ndotet, ose përtrihet.
Me sa duket, gjuha ashtu sikurse teshat që veshim, është në kontakt të përditshëm me qindra ndotje dhe ne duhet të kujdesemi për pastërtinë e saj çdo orë, çdo ditë. Gjuha shkallmohet nga zhargoni i rrugës, nga barbaria e mediave dhe sidomos nga shkrimi i keq letrar. E theksoj “Shkrimi i keq letrar” sepse, sikurse shprehet Anton P. Çehov “shkrimtari para së gjithash është gjuhë”, sepse letërsia nuk e ka gjuhën thjeshtë mjet, lëndë, por mbi të gjitha e ka pasion, ndjenjë, shpirt. Nga kjo pikëpamje ka të drejtë Josif Brodski kur shkruan se “për shkrimtarin ekziston vetëm një formë patriotizmi: qëndrimi i tij ndaj gjuhës”. Mungesa e këtij patriotizmi gjuhësor krijon shkrimin e keq letrar, që sjellë ndotjen e vazhdueshme gjuhësore, shtrembërimin dhe varfërimin e saj, humbjen e gjallërisë dhe shterrimin e aftësive shprehëse.
Por shkrimi i keq letrar (nuk po përdor termin “shkrimtari” që e përdorin disa shkrimtarë që e trajtojnë shkrimin letrar si zeje) nuk vjen vetëm nga mungesa e patriotizmit gjuhësor, sepse shumica e shkrimtarëve, jo vetëm kanë një lidhje emocionale me gjuhën në të cilën shkruajnë, por edhe përpiqen ta pasurojnë gjuhën e shkrimit, të krijojnë e shtojnë fjalë të reja, të shkriftojnë sintaksën, të sjellin kuptime e nuanca të reja te fjalët. Pothuajse në çdo bibliotekë shkrimtari serioz gjen fjalorë të rinj e të vjetër të gjuhës dhe fletore ku janë shënuar fjalë të rralla, fjalë të humbura, fjalë e shprehje të zbuluara rastësisht prej tij gjatë një bisede në udhëtim, ose gjatë shfletimit të një libri të vjetër. E megjithatë gjatë shkrimit të keq letrar, gjuha lëngon, shtrydhet, rrulloset, zhubravitet, zvetënohet, humbet fuqinë shprehëse dhe kenaqësinë e komunikimit.
Tek disa shkrimtarë të zellshëm, shkrimi i keq letrar, i ngjan një tabloje, ku edhe pse janë përdorur të gjitha ngjyrat dhe kombinimet e mundshme të tyre, prapë kemi një njollosje pa shije dhe të rrëmujshme që ngjan më shumë me një derdhje të shëmtuar ngjyrash. Për më tepër, në një shkrim të tillë të keq letrar, fjalët duken të vjetra, të shumëpërdorura, të pajeta, ngjajnë me rrobat e frikshme të të vdekurve.
Çdo krijim letrar është edhe një krijesë e re gjuhësore, është një gjuhë e re, e pashqiptuar dhe e padëgjuar parë. Kjo është dhuntia e letërsisë, magjia e krijimit, misteri i pashpjegueshem i shkrimit, që në fund të fundit lidhet me instinktin e fjalës. Eshtë shumë i njohur fakti, që disa fëmijë, jo vetëm flasim shpejt, po edhe na mahnitin me fjalët që thonë, me fjalitë që shqiptojnë, kur ata nuk dinë ende as shkrim dhe këndim dhe kur nuk kanë lexuar kurrë një libër. Janë thjeshtë fëmijë “të lindur me gojë”. Më këtë instinkt të lindur gjuhësor, me këtë prirje të mbinaturshme për fjalën, lidhet edhe aftësia krijimit letrar, të shprehur në një gjuhë gjithmonë të re.
Shqipja, si një ndër gjuhët me të vjetra, u krijua si gjuhë jo nëpërmjet shkrimit letrar (shkrimi i saj është fatkeqësisht i vonë) po nëpërmjet këtyre fëmijevë “të lindur me gojë” që gjatë mijëra vjetëve shprehën në shqip ndjenjat e tyre, ankthet, vizionet, endrrat, shpresat. Dhe arritën të krijojnë një gjuhë të jashtëzakonshme. Gjuha e Konicës, Naimit, Fishtës, Mjedës, Nolit, por edhe shkrimtarëve dhe përkthyesve të tjerë shqiptarë të shekullit të njezetë nuk erdhi si një rastësi dhe as falë gjenisë së tyre gjuhësore. Kjo gjuhë tashmë ishte krijuar prej shekujsh, por ata mundën, falë instinktit të tyre të lindur për fjalën, të shprehën në shqip, duke e çliruar këtë “gjuhë të Perendisë” me aq sa mundën nga ndotjet dhe barbaritë gjuhësore.
Eshtë e padiskutueshme se, ashtu si instinkti seksual i ka paraprirë ndjenjës së dashurisë, instinkti i fjalës i paraprin gjithmonë dashurisë për gjuhën. Dante Aligeri në njërën prej këngëve të tij ka një varg të pavdekshëm: “Donne ch’avete l’intelletto d’amore”(“Gra që e keni intelektin e dashurisë“ Vita Nova, XIX). Me këtë varg ai i ndan gratë në dy kategori, në gra që e kanë intelektin e dashurisë dhe në gra që nuk e kanë këtë intelekt, pavarësisht se të gjitha gratë e kanë instinktin e seksit.
Shkrimit të keq letrar, si një nga kërcënimet më të mëdha për çdo gjuhë, duke i munguar instinkti i fjalës, i mungon edhe intelekti i gjuhës edhe ndjenja e dashurise për gjuhën. Në shkrimin e keq letrar, gjuha vjen duke u tkurrur, duke humbur fuqinë dhe freskinë, natyrshmërinë dhe lirizmin, ndjenjën dhe intelektin. Nënshtrimi i vazhdueshëm ndaj shkrimit të keq letrar e çon një gjuhë drejt ndrydhjes, plakjes, vdekjes.
Ndryshe nga ç’ndodhte në të shkuarën, kur ndotjet, barbarzimat gjuhësorë dhe shkrimi i keq letrar, nuk arrinin të shkatërronin gjuhën e komuniteteve të izoluar, sot, kur fjala mund të shtegtojë brenda një çasti të vetëm nga kompiuteri im deri në skajin më të largët të globit, gjuhët janë me të vërtetë të kërcënuara. Nëse gjuha e nënës sime ishte e mbrojtur jo plotësisht, gjuha ime është krejtësisht e zbuluar, kërcënohet jo vetëm nga gjuhet e tjera që po globalizohen, po edhe nga zhargoni i rrugës, gjuha shterpe e mediave që të bombardon çdo orë, shkrimi i keq letrar që të përndjek nga të gjitha anët; në poezi, në prozë, në teatër, në përkthime, kudo. Atëherë, pra, si do të shpëtohet gjuha ime? Sa herë mendoj i shqetësuar për këtë, them me vete se, nëse ka një shpëtim, ky është instinkti i lindur i fjalës dhe zëri i nënës, që më pëshpërit në vësh edhe sot e kësaj dite në gjuhën e saj të dlirë shqipe si dhe lidhja shpirtërore me gjuhën e atyre shqiptarëve të hershëm që lindën, u rriten e vdiqen në një rrethim të pashpresë të mbajtur fort pas fjalës shqipe dhe besimit.
Këta anonimë të historisë, duke patur si dhunti të lindur instinktin e fjalës, çka me sa duket ua bënte më të lehtë dhe më të kuptimtë qenien në këtë jetë të pashpresë, të mbushur me vuajtje dhe dhimbje, e sollën shqipen e bukur deri te unë dhe e shndërruan atë në gjuhë të endrrave të mia, në gjuhë të ekzistencës sime.
Gjuha e tyre gjithmonë më ka kujtuar gjuhën e Biblës, gjuhën më të përkryer të përdorur deri më sot, çka është një provë më shumë për prejardhjen e saj hyjnore. Ndoshta është kjo natyrë biblike e gjuhës shqipe që e ka shpëtuar atë në shekujt e errët të historisë dhe e mbron atë nga rrëbeshet dhe traumat shkatërruese të kohëve moderne.
Nga Lazër Stani

Zef Shoshi: 55 vite krijimtari në një ekspozitë

Me një seri punësh të panjohura, krijuar gjatë 7 viteve të fundit, piktori Zef Shoshi kthehet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në ambientet e GKA-së, Piktori i Merituar ekspozon krijimet e viteve 2003-2010. Ekspozita e piktorit Shoshi sjell krijimtarinë e tij me vepra retrospektive, duke filluar me “Autoportretin” e vitit 1955, me një grup veprash të periudhës së Akademisë në Rusi dhe duke vazhduar me vepra të periudhës së mbas studimeve, me një koleksion prej 35 veprash nga periudha 20- vjeçare (1989-2009) dhe me 2 tablo të realizuara në vitin 2010 (“Pashuku” dhe “Vajza me strajcë”). Piktori Shoshi shpalos në këtë ekspozitë stilin e tij piktorik të dallueshëm, të konsoliduar në vite, ku prioritet marrin ngjyra e ngjeshur dhe drita diellore. Motivet kryesore të artistit në këtë ekspozitë (kompozimet e tij) janë ato historike dhe tema e fshatit, kryesisht nga zona e Zadrimës, ku ai është frymëzuar në realizimin e dhjetëra e dhjetëra portreteve e kompozimeve figurale. Punimet e viteve 2003 – 2010 ekspozohen për herë të parë për publikun. Në ekspozitën e vitit 2010, paraqiten edhe 12 vepra nga koleksioni i GKA-së. Zef Shoshi i përket asaj plejade të piktorëve shqiptarë, që ka krijuar kryesisht nën realizimin socialist, por që ende vazhdon të krijojë. I takon brezit të Sali Shijakut, Skënder Kamberit, Ksenofon Dilos, Vilson Kilicës, Guri Madhit, Fatmir Haxhiut, Danish Jukniut, Ismail Lulanit etj. Shoshi ka kryer Liceun Artistik  “Jordan Misja”, Tiranë (1952-1956) në klasën e piktorëve Sadik Kaceli, Abdulla Cangonji dhe Kel Kodheli, ndërsa studimet e larta i kreu në Shën Petërburg (1957-1961) në ateljenë e Prof. Joganson, aso kohe President i Akademisë së Arteve në Moskë. Pas studimeve, Shoshi mbrojti diplomën në Tiranë, në Institutin e Lartë të Arteve, punoi si ilustrator për disa vjet në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe “8 Nëntori” (1965-1974). Gjatë viteve 1974-1993 ishte piktor në profesion të lirë. Ekspozon për herë të parë në publik në vitin 1956 me tri punime, ndër të cilat edhe portreti “Gjyshja”. Në vazhdimësi ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare me tablo kompozicionale, brenda tematikës së realizmit socialist. Artisti, veç të tjerash, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë. Ekspozitën e parë vetjake në GKA, piktori e ka hapur në vitin 2002.

Disa nga veprat
“Krijimi kooperativës në malësi” (1974),
“Gju më gju më popullin” (1976),
“Bisedë për tokën – Helmës 1944” (1977),
“Kuvendi i Lezhës” (1978),
“Në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës” (1982)
“Portreti i shokut Mao Ce Dun” (1975),
“Portreti i shokut Enver” (1974), 
“Pashko Vasa” (1978),
“Avni Rustemi”,(GA, Pogradec),
“Shkrimtari Shefqet Musaraj” (1976),
“Vajza fshatare”(1976),
“Gjimnazistja”(1973),
“Malësorja e vogël” (1975),
“Nëna Matilde”(1979)
“Ismail Qemali” (1982, GA, Vlorë), etj...
Prelë Milani

Pjetër Gjoka, Artist i Popullit, Qytetar Nderi i Shkodrës

Kryesia e Shoqates “Atdhetare-Dukagjini”, me daten 27 mars 2010, ne mjediset e bar-restorant “Tradita G&T”, zhvilloi ceremonine e dorëzimit te titullit “Qytetar Nderi” te qytetit Shkoder, dhene nga Keshilli Bashkiak i qytetit Shkoder, Artistit te Popullit Pjeter Gjoka, pas vdekjes. Ne kete ceremoni moren pjese: anetar te shoqates “Atdhetare-Dukagjini”; miq, te aferme, familjare, koleg te Artisti te Popullit Pjeter Gjoka; Anetar e Nderit te Shoqates dhe anetare te Keshillit Bashkiak te qytetit Shkoder. Hapjen e cereminise e beri, Ndue Sanaj, kryetari i shoqates, i cili me pas i dha fjalen poetit Prele Milani, i cili, në mes të tjerave tha: Pjetër Gjoka, biri i një malsori të fisëm arriti majat më të larta  të aritit dhe sporit, me punë e talent. Pa e përkëdhelur njeri, ai i hapi udhë vetës, duke kapërcyer stërkëmbshat dhe xhelozitë  e smirxhive të kohës. Përveç artistëve njerzit e thjeshtë kanë qënë miqtë e tij më të mirë, mekaniku, shoferi punëtori, bariu, shkollari, malësori, labi, myzeqari fëmijët, plaku. “Nga kjo kategori,- thoshte, mësoj dhe ralizoj karakteret e përsonazheve të mij. Pjetër Gjoka, si përçues i fjalës artistike në skënë dhe ekran, si vreshtar i palodhur i kultivimit të talenteve të reja, si shok dhe mik i dashur për familjen e madhe të tetatrit, ishte njeriu që ia ngriti munomentin vetës si themelues i Tetarit tonë profesionist Kombëtar, ai ishte dhe mbetet në radhën e artistëve më të shquar, një nga kolonat më kapistol të mermertë të këtij tempulli shumë të shtrenjtë të gjithë shqiptarve.
Në kete çaste solimiteti përkujtimor, falenderimi dhe mirnjohja  i përket artisti tonë të madh që u dha  mundesinë qoftë prpopzuesve Shoqatës “Dukagjini”, qoftë Këshillit Bashkjak ta çertefikojnë dejure  si qytetarë nderi, pasi defakto  ka mbi 40 vjetë që Pjeter Gjoka e ka pagzuar veten  qyetetar nderi i atdheut te tij. Ne mes duartrokitjeve, u ftua Kryetari i Keshillit Bashkiak, zoti Bardhyl Lohja, per te dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” i qytetit Shkoder, per Artistin e Popullit Pjeter Gjoka, djalit te Tij, Gjovalin Gjoka. Me pas, u dha dokumentari: “artisti i Popullit Pjeter Gjoka-52 vjet ne shkene”, te përgatitur nga djali i tij, Gjovalin Gjoka.

***
Mundesoi përgatitjen dhe zhvillimin e kësaj ceremonie, Presidenti i Bar-restorant “Tradita-G&T”, zoti Gjon Dukgilaj dhe Bisnesmeni Mark Kroqi, te cilet i falenderojme per bujarine e tyre.
Redaksia

Vazhdojnë të na vrasin krenarinë dhe  kujtesën  shqiptare
Ishim  duke u përgatitur për mbajtjen e takimit të Kryesisë dhe Këshillave Artistik e Organizativ të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” sepse më 24 e 25 prill kemi Manifestimin Tradicional “Zëri i Vëllazërisë” dhe pjesë e tij do të jenë 120 artistë, këngëtarë e veprimtarë nga të gjitha trojet etnike. Pa ia nisur takimit ia bëhu një njeri me një gazetë në dorë .
-U kam  kërkuar bukur në do  vende juve të Shoqatës dhe u gëzova që ju gjeta. Shikojeni këtë shkrim në gazetë dhe më tregoni, ju që po merreni me patriotizëm, çka po thoni e cilës kohë është kjo ? – foli ky njeri dhe na e hodhi gazetën para syve. E lexuam titullin. Lexuam . Përmendej Lidhja e Prizrenit, preambula, Gjykata .E kuptuam mllefin e këtij mikut.
-Gjykatat e llojeve të ndryshme , që kishte instaluar Serbia në vitet e vrara të Kosovës lëshonin akte e bënin përpjekje për të zbehur e zhdukur çdo gjë shqiptare në Kosovë.- ia ktheva qytetarit dhe mbledhja jonë humbi arsyen e parë të takimit. Nisen bisedat plot  dhembje dhe flisnim e flisnim dhe prapë e shikonin datën që mbante gazeta dhe lajmi për vendimin e tmerrshëm e të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. “Vazhdojnë të na vrasin krenarinë dhe  kujtesën  shqiptare”, deklarova para  Kryesisë dhe Këshillave Artistik e Organizativ të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. U ngrita dhe ua gjeta në internet preambulën e Komunës së Prizrenit dhe atë po ua sjellë edhe lexuesve të këtij reagimi. Po ua sjellë, jo pse nuk e dinë, por për t’ua krahasuar me një mbishkrim që gjendet në midis të Dukagjinit dhe në tokën e Kosovës. Ky mbishkrim gjendet në hyrje të shkollës në fshatin Kastrat (Gorazhdec). Nëse botohet ky shkrim në ndonjë media shqipe të Kosovës  a kudo tjetër në trojet shqiptare, lexuesi ka mundësi të  bëj krahasime dhe të vërej lehtë “burrërinë” dhe “drejtësinë”e përbërësve të Gjykatës Kushtetuese, që po i thonë e Kosovës.
Ta shikojmë logon e Komunës së Prizrenit dhe ta analizojmë. Aty po shkruan fillimisht: “Republika e Kosovës” dhe është flamuri, që e zbuluan e që po i thonë se është i Kosovës. Pak më tutje është preambula e Komunës së Prizrenit. Është pamja e një shtëpie monument për gjithë shqiptarët, që në Kosovën e Gjykatës Kushtetuese është shumicë e shkuar shumicës dhe që lirinë, që e ka sot, e ka paguar me gjak, trauma, tragjedi, vuajte e ecje me qindra kilometra mes plumbave e fyerjeve në zhvendosjen biblike të vitit 1999. Çka paska të rrezikshme në këtë preambulë?  Asgjë. Në të shprehet kujtesa dhe krenaria për një ngjarje të madhe. Në atë vit (1878) shqiptarët u mblodhën, jo për të krijuar ushtri e struktura politike e për të okupuar shtete fqinje, por për t’i mbrojtur ato pakë toka, që u kishin mbetur nga sulmet gllabëruese të kuçedrave nga Karpatet. Ata që i pengon kjo preambulë dhe kjo ngjarje e madhe e lirisë, ata duhet të merren me vetën e tyre dhe të shikojnë çfarë pozicioni kishin në vitet e vrara të Kosovës dhe kujt i kanë shërbyer- lirisë apo territ dhe hijeve të zeza.
Gjykatë Kushtetuese, shikoje pak këtë foton, si pamje origjinale nga Gorazhdeci, që po e dërgoj në botim bashkë me këtë tekst. Për këtë është dashur të shqetësohesh dhe të  marrish vendim të prerë. Shikojeni o gjykatës të  kësaj “gjykate” dhe lexojeni me kujdes se e di që serbishten e dini më mirë se gjuhën shqipe. Kjo është pllaka në hyrje të shkollës në Kastrat (ish Gorazhdec) dhe po u ndihmoj pak. Është e vendosur dhe rri aty edhe tani kur unë po shkruaj e po ju drejtohem. Aty po thotë: “Republika e Serbisë. Autonomna Pokrahina Kosovo i Metohija” e pastaj emërtimi i shkollës ....
Hajt, more kuku gjykatës dhe më thoni mua dhe lexuesve a nuk është kjo shkelje e asaj Kushtetutës së Kosovës? Është, është, po çka? As lavrën e miut ju nuk guxoni ta bëni kundër këtij  mbishkrimi e as kundër mbishkrimit ofendues ndaj shqiptarëve që është në  një përmendore midis po këtij Gorazhdeci. Turp për Ju a? Po, po, turp dhe ju lus nëse botohet ky shkrim ejani e më burgosni. Ani s’ka gjë. Punova më shumë shokë për unifikimin e kombit dhe në ruajtjen e krenarisë dhe kujtesës shqiptare. Ju po  doni ta vrani atë. Atë vrajeni e neve na burgosni. S’ka gjë se jemi mësuar me pamje të tilla, por po na vret më shumë se kjo tani po na vije në Kosovën “e lirë” dhe po na vije nga njerëzit “tanë”.
Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator i Shoqatës  “Martin Dreshaj”,
rraha_j@hotmail.com

Gjakmarrja për pak sa nuk shënoi viktimën e radhës

Babë e bir i shpëtuan mrekullisht vdekjes një atentati në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. Gjovalin dhe Ervin Prroni u gjendën nën kërcënimin e plumbave të një arme zjarri teksa po shkonin në punë. Ata u larguan me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “3 Heronjtë”. Policia që arriti në vend ngjarje mësoi nga dëshmitarët okularë se një person ende i paidentifikuar ka dalë nga një lokal, ka nxjerrë armën nga një çantë dhe në distancë rreth 20m ka qëlluar në drejtim të tyre, pastaj është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia, në vendngjarje, sekuestroi katër gëzhoja të cilat u morën në cilësnë e provës materiale. Gjovalin Prroni delkaroi në polici se nuk e njeh autorin e krimit të mbetur në tentativë. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi djali i axhës së tyre, Ndue Prroni, ka vrarë bashkëfshatarin e tij për çështje pronësie në ngatërresë e sipër, për vetëmbrojtje, Tomë Rrethin. Mësohet gjithashtu se Ervini ka guxuar të dalë dy herë nga ngujimi dhe në të dyja rastet është sulmuar dhe plagosur nga persona të panjohur. Pikërisht për këtë arsye kjo familje ka disa vjet që jeton e ngujuar.
Redaksia,
27 mars, 2010

Blood-feud is almost to record another victim

Father and son escaped death miraculously after an attempt in the early morning of yesterday. Gjovalin and Ervin Prroni were threatened by bullets while going to work. They left quickly through the little streets of “3 Heronjtë” district. Witnesses reported to the police, as soon as it got there, that an unknown person came out of a bar taking a gun from his bag and shot them at the distance of 20 m. The police found four bullet-shells in quality of material evidence. Gjovalin Prroni reported to the police that he didn’t know the attempter. Investigation is mainly focused on blood-feud, as their cousin, Ndue Prroni, after arguing for property questions, killed Tomë Rrethi, a fellow peasant, in self-defense. Ervin tried twice to get out from the house he lived closed-in and in both cases he was attacked and wounded by unknown people. This is the reason this family has been living shut-in for many years.
The Editorial Office
March, 27th 2010

POETI NGA KOSOVA…

Shënime kritike për vëllimin poetik për fëmije “Puthjet e Puhisë”.
Skënder Zogaj u lind me 21.01.1950 ne katundin Lladroc te komunës se Malishevës, Kosovë.
Shkollimin fillor dhe te mesëm i kreu ne Prizren, ndërsa studimet për Gjuhe dhe Letërsi Shqipe ne Prishtine dhe ne Universitetin e Tiranes.
Ne shtatorin e vitit 1971 nis punën si mësues ne shkollën fillore  “Mustafa Bakija” ne Carralluke te komunës se Malishevës dhe vazhdoi si mësimdhënës i gjuhës shqipe ne Gjimnazin  “Naim Frashëri” ne Malisheve.
Me vone redaktor përgjegjës ne gazetën e studenteve  “Bota e Re” ne Prishtine, gazetar dhe redaktor ne gazetën “Rilindja” ne Prishtine, përfaqësues i Zyrës se Qeverise se Republikës se Kosovës ne Tirane, redaktor ne Gazetën “Rilindja”, botimi ne Tirane, këshilltar informimi i kolonel. Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes dhe shef i Shtabit te Përgjithshëm te FARK-ut dhe gazetar ne revistën ushtarake, korrespodent i gazetës ``Rilindja`` te Prishtinës nga Tirana dhe Prizreni, redaktor i kulturës ne gazetën “Bota Sot” Prishtine.
Kryetar i Kuvendit Komunal ne Fushe Kosove (dy mandate) Tani, Këshilltar i ministrit  te Pushtetit Lokal ne Qeverinë e Kosovës.
Ne gazetari angazhimet kryesore te Zogajt janë te lidhura me problemet e artit  dhe te kulturës (letërsi, teatër, televizion, art muzikor dhe figurativ), te cilave u përkasin pjesa me e madhe e shkrimeve te botuara neper te gjitha gazetat dhe revistat shqiptare.
Krahas gazetarisë Skënder Zogaj është marre dhe me krijimtari letrare ne proze dhe poezi, drame, për fëmije dhe te rritur.
Është autor i pese vëllimeve poetike: “ Zogu i ekspozitës” / “Merrmë vëlla për dore” / “Ora e qoftëlargut” /  “Adresa e dallëndyshes” / “Puthjet e puhisë”. Dhe një monografi: “Jusuf Uka Bregu, luftëtare i Ballit Kobtare”.
Si shkrimtar është i përfshire ne shume antologji te botuara ne gjuhe te ndryshme te botes.
Është anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve te Kosovës qe nga viti 1981. Ne vitin 1995 është pranuar anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare te Shkrimtarëve Shqiptare për te rinj dhe Fëmijë me seli ne Tirane. Jeton dhe krijon ne Fushe Kosove.
Vëllimi i tij i fundit poetik “Puthjet e puhisë” te ndara ne 7 grupimeve te larmishme poetike me poezi për fëmije, secila me e bukur se tjetra, te ilustruara me skica shume domethënëse ku secila sikur flet e te bene për vete dhe te urdhëron qe ta lexosh deri ne fund me shume dashuri te gjithë vëllimin. Shtate grupimet janë: “Puthjet e puhisë”, “Lagjja gazmore”, “Lum e lum”, “Ne pritje te lirisë”, “Rimat me mjaltë, nga gurra e arte”, “Adresa e dallëndyshes”, “Te flasim hapur”.

Po prezantoj tri poezi te këtij vëllimi:

Merrem vëlla për dore
Pse i dashur vëlla
Nuk me merr për dore?
Me ty te jem prore

Nëse ti mendon
Qe unë s`mund te eci,
Gabim e ke vëlla,
Vrapoj sikur keci…

Jam posi flutura
Nuk ndalem askund,
Pyete gjyshin si eca
Deri ne katund.

Sheqerka s`kërkoj
As akullore,
Zemrën e kam plot
Kur me merr për dore.
Fjala “Nene”
Fjala nene është fryme hyjnore,
Te jep force e dashuri
Te mbush plot zemrën dhe mendjen
Dhe prape ke për te uri…

Fjala nene buron nga zemra,
Ua ve frerin dhe hordhive
Është kryefjala e mrekullive.

Ne te gjitha gjuhet e botes
Fjala nene ka veç një emër ,
Emër qe kur e shqiptojmë-
Pranvera bleron ne zemër.
Ku rri dashuria?
Ne krahët e ujëvarës ,
Ne brushën e piktorit,
Ne zë te laureshës
A ne zemër te plorit?

Ndoshta rri ne gjethe
Neper çerdhe ne lisa,
A ndoshta ne brazdat
Mbuluar me plisa?

A mos te baladat-
Ne këngët kreshnike,
Ne sarajet e bardha,
A ne vargjet biblike?

Ndoshta rri ne stepa
Përmbi akullnaja?
-jo,jo ! Dashuria
Gjendet te mamaja

Duke lexuar këto poezi për fëmije te poetit te talentuar Skënder Zogaj, ne te ndjehet bota e madhe e fëmijëve, lodrat, gëzimet, shkollimi dhe ëndërrimet. Poeti na mëson se si t`u këndojmë shqetësimeve e proukupimeve te të vegjëlve, te madhe shpirtërorë edhe për me te rriturit.
Nëpërmjet vargjeve me ngarkese poetike e mendimeve te kthjelltë e filozofike, jepen detaje , ngjarje e fabula nga jeta e fëmijëve, te cilat i ka qëmtuar me kujdes  ne veprimtarinë e tyre ne shkolle mes lodrave.
Ne poezinë e tij Skënder Zogaj tregon se e njeh mire psikologjinë dhe boten e fëmijëve prandaj edhe vargjet përcjellin imazhe me ngarkese emocionale e figura te bukura artistike. Thjeshtësia e vargjeve shoqërohet edhe me zhdërvjelltësinë e tyre duke transmetuar tek fëmijët, ne mënyre poetike, mesazhe te mëdha te kohës e te ndjenjës shqiptare . Ky krijues me poezinë e tij ecën ne gjurmët e poeteve me te mire te letërsisë për fëmije te shqiptarëve te Kosovës.
Letërsia për fëmije ne Kosovë ka arritje te dukshme ne te gjitha gjinitë e llojet, veçanërisht ne poezi, ku janë shquar poetet te tille si; Markë Krasniqi, Agim Deva, Ali Huruglica, Gani Xhafolli, Sabit Jaha, … ne mesin e te cilëve ka nga ata qe janë krijuesit e letërsisë për fëmije ne Kosove.
Autoret me te mire te poezisë për fëmije ne Kosove, ashtu si edhe te tjerë qe krijojnë ne proze, ndjekin katër hulli dhe i bashkojnë në një gurrë të pasur popullore shqiptare, traditën e rilindësve tanë te mëdhenj, provoje botërore te shkrimtareve qe krijojnë për te vegjlit dhe talentin e tyre te spikatur.
I tille është poeti i talentuar nga Kosova Skënder Zogaj.
Ibrahim HAJDARMATAJ
Kryetar i OJF “MESUESI”, për Qarkun Kukës(Kukës, Has, Tropojë).
ibrahimhajdarmataj@yahoo.com

Prona tek i Forti apo tek i Zoti

Se ne Shqiperin e Shekullit te XXI Ceshtja e prones dhe e pronesise ,dhe vecanarishte ne veriun e Shqiperise eshte dhe mbetet nje nga gangrenat kryesore te Shqiptareve duke mose kursyer ase jete njerezish nderkohe qe me gjithe perpjekjet e bera Hakmarrjet dhe mosemarreveshjet vazhdojne edhe ne mese Fiseve .kete fakte me se miri e vertetone ngjarja e ndollur dhe prej vitesh ne Malesin e Madhe dhe konkretishte ne mese fisit Lulaj dhe fisit Ujkaj fise te cilet qe ne vitin 1992 vazhdojne qe te kene problem dhe te kene konflikte te pa shmangeshme dhe te pa zgjillura me gjithe perpjekjet e vazhdueshme te policies qe ende eshte e pa fuqishme si dhe e shoqatave te ndryshme dhe ne vecanti e Shoqates se pajtimit mbare kombetare e cila me gjithe problemet e krijuara ne keto te dy fise dhe qe ndollen ne fshatin Podgore te komunes Qender ne Malesin e Madhe kurrsesi nuk eshte arriture qe te shuhen dhe te krijohet.mirekuptimi dhe marreveshja e duhur dhe aqe e nevojshme.per te shpetuare disa jete njerazishe te cilat jane ne rrezik te vazhdueshem dhe totalishte ne meshire te fatit ne nje shtet si Shqiperia qe ne asnje menyre nuk po arrin te gjeje konsensusin dhe integrimin e duhure dhe aqe shum te kerkuare vecanarishte per keto. Familje qe jane ne hasmeri prej vitesh,dhe jo vetem keto te dy familje e me pase edhe fise por edhe shum e shum familje dhe fise te tjera ne Malesin e Madhe dhe ku rasatet jane te shumta dhe te shumedhojshme te cilat here pase here I kemi trajtuare dhe qe vazhdojme ti trajtojme edhe ne Gazeten Malesia qe perpiqet te beje maksimumin e mundeshem per sensibilizim dhe zgjillje te ketij problem shum shqetesuese dhe shume sociale por gjithsesi ende I pa zgjillur sice eshte edhe rasti I familjeve Lulaj dhe Ujkaj, dhe vetem e vetem per ceshtje pronesie toke, ç'ka ndodhë rralle dhe shum rralle ne te gjithe vendet e europes dhe botes se Qyteteruare dhe te zhvilluare.Raste qe per hire te se vertetes duhet then dhe pranuare qe her pase here si edhe mjafte raste te tjera e kemi trajtuare edhe ne gazeten tone por qe sidoqofte ende nuk e ka arriture ate qe duhet per shkake te kohes dhe momentit integruese ne te cilen ndollet vendi I vogel europiane por me halle dhe shqetesime shume te medha ekonomike politike dhe sociale sic eshte edhe ceshtja e pronave dhe e pronesise se tokes dhe ku hakmarrja dhe rrezikshmeria e marrjes se jetes se njerezve vazhdon qe te jete evidente dhe dhe qe pritet te ndolle ne cdo kohe. konflikt I nisur qe ne vitet 1992 por qe fatkeqesishte vazhdon edhe ne vitin 2010 edhe pse ky konflikte dhe me pase I kthyere ne hasmeri ne mese ketyre dy familjeve prej vitesh eshte nen vezhgim jo vetem te mediave por edhe te organeve te drejtesise qe ende nuk egzistojne ne kete vende si dhe te shoqatave te pajtimit mbare kombetare.c ka e tregon me se miri vazhdimi I hakmarrjes qe kulmon ne vitin 1997, kur djalit te vetem te Ramadanit, Shpetimit, I pritet gishti, ne shenje hakmarrjeje, ngjarje per te cilen ne kemi shkruare por ja qe ka vazhduare edhe pase ketij viti dhe konkretishte ne vitin 1998 dhe ne pranevere te atij viti pase hakmarrjes se familjes Ujkaj ndaj familjes Lulaj. Ujkajt arrin te marrin penge vellezerit Bledar Lulaj, Mentor Lulaj, dhe Serian Lulaj djemte e Hamdi Lulaj dhe ku Mentori mbahet peng disa ore ne Shtepin e familjes Ujkaj minoren te cilet jane kapur nga hakmarresit ne fshatin Podgore teksa po luanin me qellim qe tu leshonin token e zene Mentori rrahet dhe per pasoje peson frakture ne syrin e Djathte te tije ndersa Serianit me te voglit I presin dhe, sipas zakonit, faqen e majte,pasi duhej marre gjaku. Menjehere ata dergohen ne spitalin rajonal te Shkodres vellai I madhe Bledari arrin te largohet dhe ku marrja peng dhe hakmarrja eshte e her pase hershme dhe e vazhdueshme dhe ku nuk ka munguar ase kerrcenimi me arme kercenime qe me gjithe kerkesat e vazhdueshme te familjes Lulaj si ne polici dhe organe te tjera shteterore e me se shumti prane Shoqatave te ndryshme te gjakmarrjes nuk kane dhene rezultat ngjarje dhe histori tragjike te cilat edhe pse kan nisur ne vitin 1992 kulmuar sic kemi shkruare edhe here te tjera ne vitin 1997 e me pase sic thame edhe ne vitin 1998 ende jane te agravuara dhe totalishte ne meshire te fatite dhe ku kerrcenimet vazhdojne dhe qe rrezikojne jo pake jete njerezishe te fajshem ose te pafajshem te rinje ose te vjeter te cilet kurrsesi nuk arrin me gjithe perpjekjet e bera qe te bejne dicka per marrveshje dhe arritjen e nje kompromisi te mundeshem ne mese familjes Lulaj dhe Ujkaj,qe gjithsesi eshte I pa mundeshem ne kohen dhe kushtet integruese ne cilat eshte shqiperia dhe vecanarishte veriu I Shqiperis.
Vasel Gilaj

FUQIA E FJALËS SË THJESHTË

- Rreth librit: “Moj e mira n’ ortek t’ borës”, me autor Luigj Shyti -
Edhe nacionalitetet me te përparuara dhe me themel te thella kulturore janë vete ngritur duke pas për baze fjalën e thjeshte e te kuptueshme për te gjithë. Përpjekjet për te ndërlikuar pasurinë leksikore te nje gjuhe jo vetëm qe nuk i kane bere nder asaj gjuhe, por e kane shpërfytyruar atë deri ne keqardhje. E them këtë gjë duke u nisur pikërisht nga ngacmimi qe me beri përdorimi me shume mjeshtëri i “fjalës se thjeshte” nga autori Luigj Shyti, ne librin e tij te fundit, te titulluar ëmbëlsisht “Moj e mira n’ ortek t’ bores”.
Autori tashme e ka profilizuar vetveten nëpërmes penës prodhimtare te tij ne dy librat e mëparshëm te titulluar: “Dukagjini ka vend për te gjithë” dhe librin studimore-etnografik “Gjurme” si dhe dhjetëra artikuj publicistike ne gazetën “Dukagjini” e gjetke. Është e vlere te thuhet se libri i fundit i përket nje fushe ekzotike fare pak te lëvruar, te paktën këto vitet e fundit, siç është folklori, e për këtë duhet falënderuar sinqerisht autori. Tek nje popull, krahine, zone apo edhe fshat qofte “kostumi i nusërimit” për sa i përket vlerës identifikuese është Folklori. Autori i këtij libri nuk duhet te quhet vetëm nje mbledhës i zellshëm i këngëve folklorike te zonës, por edhe nje studiues i pasionuar i tyre, nje hulumtues ne thellësi duke na dhenë ne libër jo vetëm formën e këngës, por edhe domethënien, përmbajtjen e figuracionin.
Është për t’u vlerësuar skeda referente qe nga Montaneli, Lein, Palaj, Koliqi e deri tek mjeshtri Ramadan Sokoli. Pavarësisht nga titulli disi si i veçante, ne këtë libër kalohet tek përgjithësimi folklorik i tërësi se zonës se Dukagjinit. Aty kemi folklorin ne katër dimensionet: letrar, muzikor, koreografik e dramatik(lojërat popullore). Dukagjinasi disi i “ashpër” për nga temperamenti din te veçoje e ta vlerësojë te bukuren brenda konceptit estetik te saj, madje edhe t’i këndojë me ndjenje e pasion. Është për te ardhur mire qe autori pa pretenduar profesionisten(siç shprehet vete) arrin ta beje rolin e tij me produktivitet. Është e argumentueshme dhe bindëse radha e klasifikimit te këngëve te maleve te Dukagjinit nise nga te veçantat e tyre ne tete grupe: “Këngë përpjete”(e gjate, majëkrahut), “Këngë e terthuer”,(terthorçe, nen krah), “Këngë dasme”, “Ninulla”(këngë djepi), “Putira”, “Këngë kapuçash”, “Këngë për mbledhjen e bletës” e “Vajet”. Argumentet qe paraqet dhe ilustrimet për çdo grupim te bëjnë te mendosh për nje mendim racional e te mbështetur ne fushën erudite te sferës përkatëse. Duke lexuar librin çdo njerit nga ne i krijohet nje “magazine” imazhesh te përjetuara kohe me pare.
Nëpërmes ndjesive qe te afron libri, e shkuara piketohet ne te tanishmen dhe atmosfera rrethore shfaqet e tera si ne nje ekran televiziv. Aty shfaqet dasma me këngët e saj, putiri me hokat dhe zhdërvjelltësinë e improvizimin ne moment, këngën e kapuçave si shoqëruese e ecurisë se lojës deri ne shpoti ekstreme; kënga majëkrahut si nje spirale qe bashkon kreshtat e maleve, kushtrimi si nje piskame drithëruese për mbrojtjen e dinjitetit; ninullat si limfe qumështore për rritjen e fëmijës, vajet si shprehje e dhimbjes njerëzore dhe solemnitet për ata qe kane rene heroikisht. Këngët folklorike te përfshira ne tekst mendoj se janë sa tipizuese aq edhe përfaqësuese për folklorin e zonës. Figura e krahasimit sjell elementet e florës e faunës dukagjinase, figurat e fantazisë popullore, elementet përbërës te natyrës alpine, pra gjejmë: selvinë, çetinën, plepin, sorkadhen, arushën, drenushën, zanat, shtojzovallet, dragonjtë, shkrepin e malit, stanin, ortekun, lumin e kroin e kristalte, lulen si simbol bukurie e gjallimi e te gjitha këto janë kopsitur mjaft bukur nga Gjeniu-popull ne «kostumin» e çikës dukagjinase. Besoj se po te ishte i gjalle Orfeu, këngëtari i natyrës ne lashtësi, do te frymëzohej nga kjo pasuri folklorike e zonës se Dukagjinit. Jam i nje mendjeje me autorin për ninullat, te cilat po zëvendësohen me «rigixhenglet». Është thellësisht e pafalshme qe zëri i nenës te zëvendësohet me krisma te thata prej metali.
E ku mund te ketë kantautor me te mire se nënën dukagjinase te përkund djepin ku ka lindur te birin dhe mjeshtërisht me zë nene e veshe me epitetet me te arrira për ardhmërinë e jetës se tij? Asnjë lidhje organike dhe as njerëzore nuk mund t’ia kaloje lidhjes qe ndërton ne krye te herës tingulli i zërit te nënës tek koka e foshnjës se vet. Kjo është nyja ku sinteza e jetës nis rrugëtimin. Për këtë le te kujtoj nje thënie te shkrimtarit te madh francez George Artur Goldsmith(marre nga libri i M. Camajt «Mërgimi i gjuhës») : «Gjuha amtare asht ne fund te fundit kumbimi i formave qe fëmija zbulon për here te pare. Gjuha amtare asht frymëmarrja e veçante e trupit, asht pragu përtej elementeve dhe hapësirës». Kur folklori dukagjinas po i drejtohet fatkeqësisht « rënies » ose shtrembërimit nen peshën e « Ombredhës » fallco te modernitetit, ky libër fiton edhe nje vlere me shume: «Atë te mbajtjes gjalle, te dhënies jete nje VLERE tej mase përfaqësuese e identifikuese për Dukagjinin tone te MIRE».
Nga Lazer Kodra

Kënga kuja vajtimtare ku-ku-mjauu e kukumjaçkës qysh nga “Zanafilla”…

(Në magazinën e në inventarin e gjuhës shqipe ekzistojnë dy rrënjë/etimone imituese nga britma origjinale e kukumjaçkës dhe dy kompozita fjalëformuese me kronologji tepër të lashta!)
Ndër tablotë e famshme të piktorëve të Rilindjes Evropiane, me bazë tregimin biblik, krahas Adamit, Evës, djallit antizot, gjarprit që shpejton të fshehjet në një ferrë dhe të shumë  çifteve të kafshëve e zogjve të tjerë, ka edhe një tablo, ku në një degë ekstreme të një peme, shohim edhe zogun vajtimtar. (Tablo e piktorit Jan Bruegel, “The Garten of Eden”, e vitit 1620) 
Ky zog, i cili sipas shumë besëtytnive popullore të popujve të ndryshëm e para ndjellë dhe e parathotë të keqen, në gjuhën tonë shqipe, quhet kukumjaçka, kukuvajka, kukuvaca ose edhe më shkurt si kuke/qyqe. (Në fjalorin e K. Kristoforidhit, “ΛΕΞΙΚΟΝ ΑΛΒΑΝΟ – ΕΛΛΗΝΙΚΟΝ”, bot 1904, ribotim i vitit 1961, fq. 170-171 e gjemë zërin përkatës me regjistrimet si, kukumjaçkë, kukumaçe, kuku-maçe, kukumale, kukuvajkë, kukuvejkë, kukuvajë-a dhe në greqishten e re “Óθ”)
Kjo kukumjaçka e tablosë së Bruegel, prej kohësh më kishte tërhequr vëmendjen, po ashtu siç më kishte tërhequr vëmendjen edhe shikimi aq ëmbëltor e thellësisht lakmitar, me të cilin djalli, (i konceptuar si një tip gjysmë humanoid e gjysmë majmunoidi me bisht), e vështronte  Evën, në një tablo tjetër. (Hugo van Goes. “The Fall of Man”, 1470)
Duke u thelluar në literaturë, u informova se në artet e basorelieveve asiro-babilonase, në pikturat egjiptiane dhe në ato greke, gjendeshin edhe variante të hershme me “Pemë Krijimi” e “Kopshte Parajse”, mitologji me zogun kukuvajkë e te tjere.
Duke e rivështruar tablonë e Bruegel, krahasuar edhe me disa monedha greke me pamjen e kukumjaçës AΘE/Athinase, “Perëndeshës së Urtësisë”, më vinte ndërmend një farë urtësie e kombinuar me një lloj pafajësie të shtirur, një shikim i humbur me qafën pak të mënjanuar, a thua se nuk i interesonte asgjë nga bota përreth. Kështu formova një ide se, “Kukumjaçka e Zanafillës” e kishte kënduar këngën/kuku-në e saj vajtimtare paralajmëruese, paksa më përpara se të ndodhte ai akti fatal “i ngrënies së frutit të ndaluar”.
Duke e krahasuar emërtimin e këtij zogu në disa gjuhë ndryshme (si kukavica nga sllavët apo si civeta nga italianët e te tjerë), unë arrita në një mendim se në gjuhën tonë emërtimi i këtij zogu si kukumjaçka dhe në variantin kukuvajka/kukavajca është më i qartë, sepse ai bazohet në imitimin e vetë zërit origjinal “ku-ku-mjauuu”, që nxjerr ky zog. Bazuar në origjinalin imitues kuku + mjauu, në gjuhën tonë kemi edhe kompozitën kukumjaçë, ndoshta sepse i shëmbëllen diçka edhe mjaullitjes së maçes/maçokut e pjesërisht bazuar edhe në vërejtjen sepse të dy speciet hanë minj. Kompozita e dytë kukuvajka-kukuvaca, formohet nga etimoni kuku plus vajtimin si vajtojce, që lidhet me mitologji tepër të lashta, që kapin një dimension së paku nga mijëvjeçari II p.e.r. Sigurisht, unë këtu nuk zhytem në kronologjitë më të thella të bazamentit imitues “kukumjau” duke shkuar në kategorinë e të ashtuquajturës “monogjeneza linguistike humanoide zanafillëse”, duke e gjetur  etimonin imitues si një fjalë fosile edhe pse njerëzit primitive sigurisht e kanë bërë atë imitim, siç edhe plot e plot të tjera imitime që bëjnë deri edhe kafshët e pyllit e te tjera. Përdorimi i “Zanafillës” biblike në shkrimin tonë ka vetëm një qëllim simbolik e artistik.
Nuk ka asnjë lloj sensi shkencor besoj sot, që fantazisë së pakontrolluar ti jepet një liri e tillë, sa që “gjuha albanishte-shqipe të quhet si lingua primera – mëmë qysh nga fjala e koha e krijimit kozmogonik”, siç thoshte De Rada, Naim e Sami Frashëri e te tjere, ide infantile këto por që çuditërisht kanë gjetur tek-tuk edhe ndonjë mbështetje pseudoshkencore e fantazisë nga Nermin Vlora, Petro e Gjergj Zheji e te tjere. N. Vlora, përshembull me një fantazi të tejskajshme presupozonte duke cituar Dante Aligherin se, “Adami/Ademi pellazg e kishte quajtur Zotin me një germë I”, se vetë fjala Adam/Adem na qenkësh një fjalë e monogjenezës e ruajtur në gjuhën shqipe dhe në gjuhën turke njëkohësisht, duke cituar Pindarin dhe Pausanien se, “pellazgu na qenkësh krijuar më përpara hënës, se ishte njeriu i parë hyjnor që lindi mbi tokë” e te tjere. (“Shkodra dhe gjuha pellazgo-ilire”, Seminari “Shkodra në shekuj”, II, 1995, bot. 1999, fq. 5-12) Po të bazoheshim dogmatikisht kështu, atëherë do i binte që bie fjala kukja/qyqeja ta kishte kënduar këngën e saj si kukumjauu, qysh në “Ditën e Pestë të Krijimit”, pra një ditë/epokë gjeologjike përpara “Ditës së Gjashtë”, kur Zoti krijoi Adamin/Ademin dhe nga brinja e tij, pas operacionit me narkozë, klonon Eva/Hava. Do i binte që kukumjaçka e këndoi këngën e sa ogurzezë edhe pak më përpara se Adami dhe Eva ta hanin “mollën e ndaluar”…   
Qysh herët, më 1939, medievisti i shquar G. Valentini e shtroi si një problem për zgjidhje nga numizmatike: “Për ç’arsye në nji koleksion shkodran gjenden kaq shumë pare të Durrësit e t’ Apolonisë e deri edhe kukuvaca t’Athinës…?” (“Numizmatika Saveriane”, Revista “LEKA”, Nr. 4, 1939, fq. 108-111) Në disa shkrime tonat, ne kemi shprehur mendimin se duke qenë këto monedha në një pjesë të mirë prej argjendi që njihej aso kohe si “metali fisnik”, këto e thyenin edhe monopolin e sistemeve monetare lokale. Një fenomen i tillë kishte ndodhur edhe në Itali, ku monedhat greke, ilire e epirote, përpara e përgjatë kohës së Pirros kishin depërtuar në Itali e në Romë. Plini i Ri shkruante: “Populli romak nuk e përdori monedhën prej argjendi, përpara se të mundte Pirron… Më përpara kjo monedhë vinte nga Iliria dhe pranohej në vend të mallit”. (“Naturalis Historie”, Libri XXXIII, 3, 13)
Por, përveç këtij depërtimi tregtar, me interes për ne ka qenë edhe interpretimi i shkëmbimeve kulturore, sepse me anën e këtyre monedhave nga simbolikat e stampuara të tyre mësoheshin mitologji e besime, madje lexoheshin edhe disa shkrime dhe shtegtonte edhe alfabeti një tingull, një germë e te tjera. Kështu duhet të pranojmë se kulti i kukuvajkës Athina, e njohur edhe si “Protektoria e Trojës” e te tjera, duket se ka qenë i njohur herët te ilirët.         
Artisti e shtampë punuesi antik i monedhës dhe piktori mesjetar sikur kanë dashur të thonë se kukuvajka AΘE e tha me këngën e saj fatin e paratjerrur me furkë, e tha e këndoi këngën vajtimtare qysh nga njeriu i parë, këndoi për Trojën, për Babiloninë, Kartagjenën, Aleksandrinë … dhe kjo këngë-muzikë vajtuese do të këndohet e mbahet mend deri në Ditën e Kiametit të secilit njeri dhe deri në Ditën e Kiametit të Globit Tokësor, edhe pse ndoshta vetë kukuvajkat do të zhduken shumë kohë përpara këtij fundi të pashmangshëm…
Nga studiuesi Agron Luka

O NJERËZ MOS HARRONI

Erdhi në rrjedhjen e saj dita e Diele 15 Prill 1979. Ishte një mëngjes i bukur pranveror, me qiell të katërt dhe diell plot shkëlqim. Rreth orës 6 e 45 minuta u nisa me biçikletë nga shtëpia në ndërmarrje, sepse më duhej të përfundoja shpejt nxjerrjen e bilancit të tremujorit të parë të vitit 1979. Në momentin fatal, ora 7 e 19 minuta, kur po shkruaja fjalët: “Për stornim artikulli nr......”, këtë të fundit nuk arrita ta shënoj ...! Një tronditje e jashtëzakonshme, befasuese dhe e fuqishme më hodhi me forcë nga kati i dytë përjashta. Në momentin e goditjes mendova se u përmbys bota, se erdhi fundi i saj. U dëgjuan burijat e makinave të ndihmës së shpejtë dhe menjëherë u thirr një mbledhje e jashtëzakonshme e strukturave drejtuese të rrethit për përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe.
E tërë Shqipëria dhe mbarë Bota njohën përmasat e shkatërrimeve që solli tërmeti katastrofik tetë ballësh i shkallës Rihter i 15 Prillit 1979. Ishin ç’vendosur formacione gjigandeske të shtresave nëntokësore, që ndodhën disa dhjetëra km poshtë nesh, të cilat për fatin tonë të mirë fokusin e goditjes kryesore shkatërruese së tyre e patën larg qytetit, në një zonë të gjerë të detit Adriatik, që shkonte nga Shëngjini në Ulqin e më gjerë. Rreth perimetrit të epiqendrës së tërmetit pati fatkeqësi të mëdha. U goditen të gjitha fshatrat ne Breg të Bunës, ne Dajç e ne Velipojë dhe u shkatërruan deri në themele me qindra shtëpi, ndërsa me mijëra të tjera u bënë të pabanueshme. Të pallogaritshme qenë edhe dëmtimet e objekteve social-kulturore si shkolla, qendra shëndetësore, spitale e te tjerë. Vala goditëse e tërmetit përfshiu edhe rrethin e Lezhës me qytetin e fshatrat e tij. Në këtë kuadër të trishtuar u shkatërrua plotësisht lagjja e vjetër e Bohçallekut. Tërmeti, mbi të gjitha ishte një katastrofë e madhe njerëzore, i cili u mori jetën mizorisht 34 personave: burra, gra e fëmijë. Në një familje vdiqën pesë veta.
Për përballimin e situatës u ngrit Shtabi Qendror i Republikës dhe shtabet e rretheve. U mobilizuan me mijëra forca nga ushtria, rendi dhe vullnetare për tu gjendur sa më pranë njerëzve fatkeq të goditur nga tërmeti. Mijëra familjeve pa strehë iu dhanë çadra ushtarake, batanija, ushqime e te tjera. Menjëherë filloj mjekimi intensiv i të sëmurëve të plagosur nga tërmeti. Motoja e ditës:“Të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzore”. Edhe ndërmarrja PTT Shkodër u godit rendë nga tërmeti. Ai shkatërroi pjesën më të madhe të linjave dhe godinave sidomos në fshat. Intensiteti i lartë i punimeve për eliminimin në kohë rekord të pasojave të tërmetit kërkonte nga ne angazhim total, investime suplementare, rritje të shpejtësisë e cilësisë të shërbimeve postare, telefonike e telegrafike, sepse njerëzit e aksionit që ishin me mijëra kishin nevojë të komunikonin çdo ditë me familjen e të afërmit e tyre. Për përballimin e situatës të gjithë punonjësit pa përjashtim punuan ditë e natë me të gjitha forcat, me dinjitet e në mënyrë shembullore.
Filluan të “lulëzojnë” një nga një për tu bërë shumë si lulet që çelin në pranverë shtëpitë e reja, të cilat pak kohë më parë qenë kthyer në gërmadha. Ata u dhanë falas nga shteti. Në këtë kuadër u rindërtua plotësisht nga themelet lagjja e vjetër e Bohçallekut, e cila krahas bujarisë e fisnikërisë të banorëve të saj është e njohur edhe për kopshtet plot me pemë frutore. Një qytet i vogël modern me vila dykatëshe shkëlqente si margaritar në hyrje të qytetit.
Tërmeti i 15 Prilli 1979, solli shkatërrime të mëdha, sepse lëkundjet e tokës ishin të jashtëzakonshme. Në Velipojë, Dajç e te tjerë, Dielli u “mbulua” nga pluhuri, degët e gjethet e pemëve dhe nga gurët e madhësive të ndryshme, që zbriten me furi prej maleve e kodrave. Tërmetet kanë origjinë e karakteristika të veçanta në vende, krahina dhe zona të ndryshme. Në Shkodër tërmete të këtij lloji si “rregull” ndodhin në intervale kohore të gjata prej70-80 viteve. Ata u përkasin atyre fenomeneve madhore, të cilët megjithëse kanë një rregullator veprojnë jashtë dëshirës, vullnetit e kontrollit të çdo force tjetër. Njerëzimi, me zhvillimin e vazhdueshëm të shkencës e të teknikës, po futët gjithnjë e më thellë në zbulimin e “mekanizmit misterioz” duke krijuar mjete gjithnjë e më të sofistikuara për parashikimin sa më të saktë të kohës dhe forcës goditëse të tyre. Marrja e masave parandaluese sidomos projektimi e ndërtimi i të gjitha godinave më cilësi, bazamente e konstruksione sa më të studiuara e solide është përgjegjësi e madhe e shtetit, specialistëve si edhe e çdo qytetari. Çdo nënvlerësim, indiferentizëm, shkelje e abuzim do të ishte fatale për vendin e shoqërinë.
Luigj Temali

TRIMNESHA DUKAGJINASE

- Nga nje bisede me Zina Franija -
Zonja Zina Franija, me nje jete me plote pune, mund, sakrifica dhe ndershmëri, shembulli me tregues ne përpjekje për emancipimin e gruas malësore dhe qytetare shkodrane. Zonja Zine, duke qene “Anëtare Nderi” e shoqatës, mendova se është e nevojshme te njihet lexuesi i gazetës “Dukagjini” me këtë dukagjinase, përvoja e se cilës është mire te jete pjese e punës e emancipimit shoqërorë ne tërësi dhe ne veçanti e femrës.
Ajo, megjithëse mbi 80 vite mbi supe dhe e sëmurë, u be e mundur te bisedoj me dukagjinasit e dukagjinaset nëpërmjet gazetës “Dukagjini”, se cilës i jam shume mirënjohëse.
Kush jeni dhe çfarë ju lidh me Dukagjinin?
- Jam Zina Tom Franja, lindur ne Shkodër me 10 dhjetor 1928. Baba i im, Tom Zef  Plani, deri ne vitin 1926 ka lindur e jetuar ne fshatin Plan dhe është prej fisit “Than”. Ai, ne Shkodër është ulur me djemtë: Gjergjin e Markun dhe vajzën Linë. Ata kane lindur ne Plan.
Me Dukagjinin me lidh gjaku, me lidh veprimtaria gjate luftës Nacional-Çlirimtare, me lidh e gjithë qenia e ime, prandaj ndjeva kënaqësi kur mësova krijimin e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, dhe aq me tepër kur me bëtë thirrjen për tu bere anëtare e saj, sepse ndjeja detyrime, ndjeja se duhet punuar edhe ne këtë moshe megjithëse mundësitë e mija shëndetësore ishin shume te kufizuara. Gjate jetës sime e kam ndjere veten dukagjinase, ne çdo takim, veprimtari dhe bashkëjetesë. Dukagjinasit kane pasur shume probleme jetese, shkollimi, kulture e te tjera e te tjera, por kam bere përpjekje, ne mundësitë e mija e te kohës, për shkollimin e fëmijëve, për lëvizjen e tyre, për emancipimin e vajzave, e te tjera e te tjera.
Ju, edhe nje here me dhatë kënaqësinë për ta ndjere me shume veten dukagjinase, me titullin e larte qe me dhatë, duke me bere “Anëtare Nderi” te Shoqatës. Ju jam shume mirënjohës!
Lidhja e juaj me lëvizjen Nacional-Çlirimtare?
Ne moshe shume te re, rreth 15 vjeçe jam aktivizuar ne lëvizjen Nacional-Çlirimtare. Ne fillim me shpërndarjen e trakteve, me Zef Deda (përgjegjësi i im ne atë kohe), Ndue Vata, Niko Pistulli dhe Mark Plani, vëllai i im. Me shume jam aktivizuar për rajonin e Fushe Fijera. Detyra e ime ishte, kryesisht ne shpërndarje traktesh, qe mi jepte përgjegjësi, vëllai apo ndonjë tjetër; për shpëtimin e njerëzve nga arrestimi. Me ka takuar te shpëtoj: Mark Prelen, vëllain e Kole Preles, te cilin e kam shoqëruar deri ne fshatin Bardhaj. Me vone, rashe ne sy te agjenteve ne shërbim te pushtueseve, nazisteve Gjerman dhe u detyrova te largohem nga qyteti. Për këtë baba, me Tom Noken, me ka çua ne Plan. Te kushërinjtë e babës kam ndej rreth 6 muaj. Ditën e Pashkëve te vitit 1944, baba do te vinte ne Plan me veze te kuqe, por e kapen, e futen ne burg deri ne fillim te muajit Tetor 1944, dhe pak para se te çlirohej vendi, e liruan.
Para çlirimit te vendit, rreth muajit Shtator 1944, jam organizuar ne Rininë Komuniste Shqiptare, me Gac Mazin e Tano Banushin. Ata ishin me te mëdhenj se unë, te cilët u bën garant qe unë te bëhesha anëtare e RKSH për organizatën e Shkodrës. Mbledhja e pare, qe unë u pranova ne RKSH, u zhvillua ne shtëpinë e Mihail Shkodrës. Ne këtë shtëpi, me takoj shpesh te vija, te strehohem dhe te punoj, pjesëtarët e se cilës me priten si vajzën e tyre, si vajzën e shtëpisë. Atyre ju jam mirënjohës ne jete te jetëve, dhe mbi te gjitha për bujarinë, ndershmërinë e tyre. Ishin nje familje e bekuar.
Ne kongresin e II te Rinise Komuniste Shqiptare, qe zhvilloj punimet ne Tirane, kam qene delegate. Aty njoha, për here te pare udhëheqësit e kohës.
Keni pasur njohje me Zef Malen, i cili njihet si kryetari i Grupit komunist te Shkodres?
Personalisht nuk jam njohur me Zef Malen. Kisha dëshirë te njihesha me te nga afër, për shume arsye, por: se pari, se ishte nga fshati i prindërve te mi, fshati Plan, lagja Prandreaj, dhe se dyti, se ishte nje intelektual i mirëfilltë, ishte nje filozof, për te cilin me fliste vëllai, Marku. Është shkruar se Zef Mala, me bashkëpunëtoret e tij krijoj Grupin Komunist te Shkodres, por ne fakt, siç përflitej, Ai kishte krijuar Partine Social Demokristiane, me qendër ne Shkodër.
Unë kam njohur Kole Prelen, Mark Ndojen, Mark Prelen e te tjerë, te cilët ishin shume idealistë. Aq sa nuk kursenin asgjë për idealin qe kishin, veçanërisht dallohej Kole Prela, i cili kishte me shume kulture, ishte profesor. Pak para çlirimit patëm nje makth shume te mall! Nga mezi i muajit Tetor 1944, martonim Gjergjin, vëllai i madh. Ne këtë kohe, ne dasme marrin pjese dhe vëllezërit Dede, Pal dhe Mark Thani, te cilët nuk i prisnim, nisur nga drejtimet e kundërta qe kishin me babën dhe vëllezërit. Atëherë, disa nga miqtë, si: Mark Prela, Mark Ndoja e te tjerë, anëtarë te lëvizjes komuniste për çlirimin e vendit, u ulen menjëherë ne bodrum. Filloi dasma, pjesëmarrësit u bën ne qefte, pas këngëve qitesh pushke, por jo kushdo qite pushke. Pushke qitnin te gjithë ata qe ishin te lidhur me pushtetin. Pushke qiten dhe vëllezërit Thani. Qitja behej poshtë, ne dysheme. Baba, nga frika se mos mund te vritej pa dashje ndonjëri qe ishte ne bodrum, ju bën thirrje te shtinë përpjetë, se ne bodrum kam nja dy “derra” dhe mos ndonjëri me vritet pa dashje. Ja, qe gjate luftës, shoqëria e jone, si ne fshat dhe ne qytet u nda ne tri grupe. Njëra ishte aktive e madhe kundër pushtuesit, njëra(me pak) e lidhur me pushtuesin, se e shikonin zgjidhjen e çështjes nacionale duke u ndihmuar nga pushtuesi dhe tjetra mbante qëndrim indiferente. E keqja e kësaj ndarje, me e madhe ishte se vijoj te funksionoje dhe pas çlirimit, qe ne mjaft raste ishte fatale, shume  e rende.
Gjate luftës Nacional-Çlirimtare, kam pasur nje shoqe, për mua shume e shtrenjte dhe shume aktive, shembull e gjithë neve qe ishim përfshire ne këtë Lëvizje. Ajo me vone u martua me Gjovalin Luken.
Kole Prela, njihet nje nga organizatoret e lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Ju çfarë mund te na thoni?
Kole Prela ka qene shume intelektual, nder me te diturit. Ishte po te thuash i vetmi qe dinte te zbërthente problemet e kohës dhe tu jepte zgjidhje atyre, po te thuash ishte i vetmi qe bënte analize shkencore situatave qe zhvilloheshin dhe qe parashikonte te ardhmen. Ai ka luajtur rol jashtëzakonisht te madh ne organizimin e Luftës Nacional-Çlirimtare ne gjithë Prefekturën e Shkodrës dhe veçanërisht ne zonën e Dukagjinit, i lidhur ngushtë me Bal Marku e Gjon Marashin, te krahinës se Shoshit. Ai beri shume përpjekje te lidhej me Nike Sokolin ne Nikaj-Merture, i cili ishte drejtues i nje çete balliste, me qellim qe te mos behej derdhje gjaku ne mes malësorëve dukagjinas. Ai, u zgjodh deputet, por nuk e gëzoj gjate, me shume nga intrigat e klanet e caktuara, se sa nga ideologjia. U arrestua, u dënua me vdekje dhe sot fatkeqësisht nuk ka as varr. Ai nuk ishte armik, nuk ishte tradhtar, ishte shume besnik dhe i drejte. Por, ja ...
Pas çlirimit te vendit keni pasur disa detyra te rëndësishme. Mund te na thoni disa prej tyre ?
Pas çlirimit te vendit kam kryer shume detyra. Kam filluar punën shitëse ne manifakture. Me vone me emërojnë ne Komitetin Ekzekutiv, referente ne sektorin e tregtisë. Ne këtë rast, shefi i im ka qene Ramiz Sokoli, i cili me ka ndihmuar shume sikur te isha vajza e tij. Mbi te gjitha ishte NJERI. Ne vitin 1946-1947, me emërojnë sekretare e Këshillit te qytetit Shkodër. Pas vitit 1947, ne vitin 1948 me emërojnë Drejtoresh e Proventoriumit dhe Befatrofit(Jetimore), qe varej nga sektori i shëndetësisë. Ne vitin 1950, me kane emëruar Drejtoreshe e Spitali «Jorgji Karamitri» dhe kam punuar deri ne vitin 1953. Nga fundi i këtij viti me kane emëruar Kryetare e Gruas për Qarkun Shkodër, qe përfshinte: Shkodër, Puke, Lezhe dhe Malësi e Madhe. Ne Pranverën e viti 1966, zgjidhem dhe emërohem Sekretare e Komitetit te Partisë se Punës, për rrethin Shkodër. Ne fund te vitit 1977, me kërkesën time, jam larguar nga kjo detyre për arsye shëndetësore, dhe me kane emëruar Kryetare e Frontit për rrethin Shkodër. Ne vitin 1984 kam dale ne pension.
Te gjithë kote detyra janë mjafte te rëndësishme për kohen. Po, detyra te tjera shoqërore keni pasur?
Nuk e di se si do te mirëkuptohemi, por duhet kuptuar se ne kohen tone, shume detyra te larta ngarkoheshin, dhe kryheshin pa shpërblim. Kështu, kam qene deputet ne katër legjislatura, ne atë te paren kam qene N/kryetare e Kuvendit dhe ne legjislaturën e katërt kam qene anëtare e Presidiumit te Kuvendit Popullor; kam qene anëtare e Kryesisë se Përgjithshme te Gruas, ne atë te Frontit Demokratik te Shqipërisë, si dhe kandidate e Komitetit Qendrore te Partisë e zgjedhur ne Kongresin V, VI, VII-te
Patjetër, puna te është vlerësuar. Por keni ndonjë tregues te vlerësimit te punës suaj?
Lexuesi i gazetës “Dukagjini” dhe te tjerët duhet te kuptojnë, se ne ato vite, veçanërisht te Luftës Nacional-Çlirimtare, nuk ishte e lehte, qe nje femër, nje vajze shkodrane e veçanërisht malësore, siç isha unë, te përfshihej ne ketë lëvizje, dhe jo vetëm qe kryet ishte ne rrezik dhe mund te ikte ne çdo çast, por vështirësia rritej dhe veçanërisht kur këtyre ju shtoheshin dhe paragjykimet, fanatizmi deri ne ekstrem ndaj femrës. Këtyre paragjykimeve, ju shtohej dhe propagandimi i te këqijave qe sajonin pushtuesit me shërbëtoret e tyre. Kjo propagande na krijonte shume vështirësi, veçanërisht ne kontaktet me vajzat e gratë e qytetit, te fshatit, e veçanërisht te Malësisë. Duke pasur parasysh punën e bere gjate Luftës, ne vitet e para pas çlirimit deri sa vendi doli nga emergjenca, shpërblimi kryesor ishte kënaqësia e punës se bere. Megjithatë me kane dekoruar me shume urdhra dhe medalje, gjithsejte janë 12 dekorime.
Ju njiheni si nje protagoniste e emancipimit te shoqërisë, por veçanërisht ne punën me gruan. Çfarë mund te ma thoni?
Kemi punuar me mish e shpirt për emancipimin e shoqërisë shkodrane, por veçanërisht për emancipimin e gruas shkodrane, dhe kur them shkodrane, përfshi atë qytetare, fusharake dhe malësore. Nuk ka fshat dhe rajon qe te mos kemi shkuar, qe te mos kemi punuar për emancipimin e grave dhe vajzave. Nje rast, njëra me tha: A e din se çfarë po thua? A e din se kemi burra? Ne kemi burra qe na bluajnë kryet si guri i mullirit misrin! Ti, po na duket se këto nuk i din?! Me ata duhet me fole, se ne qofte se ata keni për ti bindur ne jemi te lindura …Ka raste qe na kane dale burra përpara për te na penguar te hyjmë ne fshat; na kane penguar për te hyre neper shtëpi, nuk na kanë lenë gratë dhe vajzat te takohen me ne. Madje ka pasur raste, qe na kane dale me na rrah, me na vra, e te tjera. Megjithatë, ne punonim me shume kurajë, se shumica ishin me ne. Kur atë pune e shoh pas 60 viteve, jo vetëm qe ndieje shume kënaqësi e krenari, ndjehem e lumtur për punën qe kemi bere ne fushën e emancipimit te gruas, por ne te njëjtën kohe i bej pyetje vetes se ku e kemi marre atë force, atë guxim, atë shprese dhe besim ne idealin tone?! Ne tërësi, forca, guximi e besimi i jone ishte ne idealizmin tone. Njeriu duhet te jete idealiste, se idealisti është njeri i sakrificës, është trim, se ka besim ne idealin e tij, se ne te kundërt nuk mund te imagjinohej ajo arritje.
Gratë ne qytetin Shkodër, veçanërisht ato myslimane ishin te veshura me perçe, me fytyre te mbuluar. Ne shkonim rruge me rruge dhe deri me force jua hiqnim mbulesën e fytyrës. Ka pasur mjaft raste qe rrinim deri ne 6 muaj pa shkua ne zyre, duke punuar fshat me fshat, lagje me lagje dhe shpi me shpi me gruan. Ishte interesant, se kishte dhe nga këto gra me fytyre te mbuluar, te shkonin ne stadium. Por kishte raste, qe nusja ne gjini shkonte e shoqëruar nga dy burra. Ja çfarë kontrasti kishte.
Pune e madhe është bere për te lehtësuar veshjen e femrës ne pune. Femra malësore ishte me veshje te rende. Ajo vishej me xhublete, e cila është e rende për te shkuar ne pune me te. Kur arriti, qe femra malësore, femra e fshatit te vishte pantallona dhe mbi to, te vishte fustan, qe nje gjë e jashtëzakonshme. Prandaj bej thirrje, qe jo vetëm ato arritje te mos mbesin ne vend dhe aq me pak te kthehemi prapa, qe ne TV shoh jo pak raste te veshjes se femrës sipas atyre viteve pas çlirimit, me pretekstin fetare, e cila nuk është fetare, por është mbi bazën e nje mentalitet oriental ndaj femrës.
Pas vitit 1990, me fillimin e proceseve demokratike dhe vijimin e “demokracisë”, shume vete deri dhe grupe jo vetëm e dënuan sistemin moniste, por e shumëzuan me “O” arritjet e tij. Ju çfarë mund te na thoni?
Njeriu udhëhiqet nga arsyeja. Ne çdo pune qe duhet te bej, se pari, duhet t’ia çoj arsyes dhe ajo te vendosi se duhet bere ose nuk duhet bere. Po veprove ne baze te kësaj metode analitike e dialektike, asnjë here nuk ke për te gabuar, ose do te gabosh me pak. Këta njerëz, apo këta shtresa, ne analizën e tyre udhëhiqen nga urrejtja dhe jo nga arsyeja. Nuk mund te fshihet me nje te ramë gjithë ai mund, gjithë ajo pune kolosale e bere ne 45 vjet. Shqipëria ishte nje nder vendet me te prapambetura ne Evrope. U be pune e jashtëzakonshme për daljen nga analfabetizmi, shkollimin e djemve dhe vajzave te këtij populli deri me detyrimin e arsimimit 7-8 vjeçar dhe shumica u arsimuan me arsim te mesëm; për sigurimin e shërbimit shëndetësor falas dhe ne çdo fshat te Republikës i organizuar me mjek, mami, infermier e sanitar: telefonizimi deri ne çdo fshat; elektrifikimi i vendit deri  ne çdo shtëpi, ndërtimi i hidrovoreve, kanalizimet ne bujqësi, ndërtimi hidrocentraleve me kapicitete te larta, bonifikimi e mija hektarëve kënetë, serat e te tjera e te tjera. Janë shume arritje, por theksova këto arritje qe janë me te prekshme dhe nuk jam ne gjendje ti krahasoj me nivelin e tyre sot, sepse informacioni me mungon. Prandaj, atyre ju them, qe te mos jene nihiliste, se nuk mohoj se nuk ka pasur probleme dhe ne mjaft raste kane qene te panevojshme. Nuk është rasti për ndonjë analize te atij sistemi, por thirrja e ime është: Te shkohet përpara dhe te arrihen qëllimet, duke punuar me ndershmëri dhe përkushtim, veçanërisht punonjësit e administratave.
Ka pasur kuadro nga zone e Dukagjini. Mund te na thuash ndonjë gjë ne këtë drejtim, dhe për punën e tyre?
Nga Dukagjini ose me prejardhje nga Dukagjini ka pasur kuadro te nivelit te larte dhe te përkushtuar. Mundësitë kane qene për me shume, por jo ne pak raste politikat ndaj kuadrit te zonave malore nuk ka qene e drejte. Unë kam njohur nga afër, ne mënyrë te veçante: Kole Arrina, Zef Ara, Preke Sokoli, Mark Ndoja, Ndue Marashi, Kole Gjoni, Prele Grima, Gjok Doda, Marash Ndoja, Nike Toma, Drane Susta, Marije Temali, e shume te tjerë. Te gjithë kane qene te përkushtuar, por me lejoni te veçoj:
Mark Ndoja, ka qene shume i afte, punonte shume, ishte inteligjent, i shkathte, ai punonte vete ne materialet, çdo gjë e përgatiste vete, dhe për te gjithë këto cilësi dhe nivele ai duhet te “largohesh” nga Sekretar i Komitetit te Partisë ne Shkodër dhe te dërgohej ne detyrën e Kryetarit te Kooperativës Bujqësore ne Bushat.
Drande Susta, ishte nje femër shume e emancipuar, shume autoritare ne pune dhe shume punëtore, nje femër guximtare, prandaj u ngarkua ne detyra te ndryshme, deri ne detyrën e Kryetares se kooperativës bujqësore dhe Kryetares se Këshillit te Bashkuar ne Gruemire.
Po kështu mund te shprehem dhe për Ndue Marashin, i cili për cilësitë e larta u emërua Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te kryeqytetit-Tirane.
Zonja Zine, cila është familja e jote?
Me 20 shtator 1950, u martova me Zef Franja, me te cilin kam nje vajze, qe ka lindur me 2 janar 1952, dhe quhet Leti, është kandidate shkence, me teme: “Familja patriarkale ne malësi”. Kjo, është martuar me Anton Fistanin, i cili eshte profesor-doktor për shkencat humane. Kane dy djem(Eugeni dhe Juliani), te dy te martuar. Banojnë ne SHBA, ne Kolojado.
Neper mjet gazetës “Dukagjini”, ju drejtohem: “Mos e marroni vendin ku keni le, keni kryer shkollën, jeni edukuar, keni krijuar familjen, keni mundin tuaj. Ju dua shume! Te ktheni sytë nga ky vend”.
Çfarë mund ti thoni dukagjinasve e dukagjinaseve?
Dukagjinasit e mije, dukagjinaset  e mija, si nene, si motër, si gjyshe, ju dua shume. Por, nëpërmjet kësaj gazete te shtrenjte, me lejoni tu drejtohem me këtë mesazh: “Mos harroni traditën e bukës, te asaj bujarie qe ne fisnikëron, dyert e lenë pa çelës, ne raport me kohen. Beni përpjekje me shume te edukoni fëmijët, djemtë e vajzat me normat e shoqërisë se emancipuar; ti shkolloni, me qellim qe te bëhen me te devotshëm për vete, për familjen, për tere shoqërinë shqiptare; te bëni përpjekje te largoheni nga mentalitete e nje shoqërie qe nuk i përgjigjet kohës. Mundësitë janë për me shume arritje, pasi keni hedhur baza te shëndosha për te ardhmen. Larg duart nga gjakmarrja. Te keni me shume besim ne shtetin ligjor, ne drejtësinë. Mos harroni te vijoni te bëni punime artizanale, etnografie, se kane qene te mrekullueshme dhe duhet te kërkohen dhe sot. Te ecet me hapin e kohës”.
Gazeta «Dukagjini», si ju duket dhe çfarë mendimi keni për te?
Shoqata ka punuar shume, por punën me te mire ka ber me nxjerrjen e gazetës dhe mbajtjen e saj. Ajo me pëlqen dhe kisha me ju be nje përgëzim shume te madh redaksisë se saj, si dhe atyre qe kane bere te mundur botimin e saj. Shoqata zhvillon veprimtari te mira. Puna e juaj është e madhe, e jashtëzakonshme. Përgëzime! Ju falënderoj qe me dhatë mundësinë te shpreh disa mendime te mija modeste dhe te komunikoj me lexuesit e kësaj gazete, qe për mua, e përsërisë, është e shtrenjte.
Zonja Zine, ne emër te redaksisë se gaztës “Dukagjini” dhe te anëtarëve te Shoqatës, ju falënderoj për mendimet qe shprehet për lexuesin e kësaj gazete, dhe te urojme shëndet dhe jete, te plakesh me shume me mend dhe me këmbe!

***
Me kete rast, kërkuam disa opinione per jeten dhe veprimtarine e Zonjes Zine, per kete dukagjinase, simbol i emancipimit te femres shkodrane. Ato jane te shumta. Veçuam disa prej tyre: 
* Profesor Gëzim My. Uruçi: “Zina Franja, nje grua e jashtëzakonshme, qe ne jetën e saj ishte nje “strehe” e sigurte, për te gjithë shtresat, politike e shoqërore, e cila nuk ra kurrë ne kurthin e politikes se kohës. Jam dëshmitar, për rasti e familjes se Gjon Ndoja, nga Okoli i fshatit Theth, se cilës, ne “heshtje” i dha nje ndihmese te jashtëzakonshme. Përveç kësaj dhe shume familjeve te tjera ne Dukagjin, Kelmend dhe te krahinave te tjera e te qytetit Shkodër”.
* Mësuesi ne pension Eduart Çiurçija: “Zonja Zina Franja, ne analizën time, mbeti pjese, me vlera pozitive ne historinë e mendimit qytetar shkodran, ne atë kohe te erret, ne te cilën pak vete mbeten pa u përlye ne ndërgjegje duke punuar ne strofkën e keqe te kohës. Luftëtare e vërtetë për emancipimin e gruas, luftëtare e vërtetë për kulturimin e vetvetes dhe te femrës shqiptare, luftëtare e ashpër kundër korrupsionit(nuk përfitoi as nji pale këpucë falas nga pozita e nalte qe kishte), grua qe diti me mbajte ekuilibër ne raport midis ndërgjegjes se saj dhe detyrës qe kishte”.
* Mjeshtri Fadil Kraja: “Për mua, por edhe për shume te tjerë Zina Franja ka qene: -Trimëreshe! E dhenë për t’i bere veç mire njerëzve, duke i ndihmuar dhe madje shpëtuar nga “telashet” e kohës! E besës dhe e mirësisë! Grua si burrë! Kur jepte fjalën, behej cope ta mbante! Nuk ka pasur paragjykime  fetare. Për Zinen, mysliman apo katolik, ishin njësoj. Ishin njerëz, ishin qytetar, ishin shqiptare! I jam mirënjohës Zina Franit, për jete”.
* Marije Temali: “Zina Franija, simbol i shkëlqyer i përkushtimit te gruas shqiptare. Ajo, i kushtoj jetën përparimit te vendit, luftës kundër konservatorizmit, patriarkalizmit dhe obskurantizmit mesjetar te kohës. Me frymëzimin, fjalën e ngrohte, oratorinë e saj te jashtëzakonshme, me mijëra vajza dhe gra vërshuan neper shkolla e universitete, fabrika dhe uzina, duke dhenë kontributin e tyre ne nje vije me burrat. Ajo, me dekada me radhe punoi për nje shoqëri njerëzore te drejte, te barabarte për te gjithë, pa shtypës, pa varfëri e mjerim. Zina, është nje nder gratë me kontribute me te mëdha, me te shquara ne Qarkun Shkodër dhe me gjere”.
Bashkëbiseduesi Ndue Sanaj

JETA E NIKOLLE GJERGJIT PLOT SFIDA E STRESE

Një ndër aktivistët e dalluar të degës së Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, për degën e Tiranës është edhe Nikollë Gjergji. Megjithëse në moshë të thyer, ai ruan cilësitë e larta të një burri energjik, inteligjent, fisnik e burrëror. Jeta e tij plot sfida, që nga fëmijëria e tij e hershme e burrëroi e kaliti, e bëri konkurrues dhe te qëndrueshëm, para vështirësish e pengesash të shumta, që i dolën përpara. Aksionist në hekurudhat e para Durrës-Tiranë, Peqin-Elbasan, kampion mundje në peshën e tij, trajner po me këtë sport me te rinjtë, novator pararojë, e mjeshtër i madh prodhimi, krijues e iniciator në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë, drejtues e specialist në Kombinatin e Drurit dhe Ofiçinën e Automjeteve në Laç, specialist e mjeshtër i kategorisë së lartë në riparime dhe mirëmbajtjen në gatishmëri të automjeteve të rënda në kantierin e transportit në hidrocentralet Fierzë, Koman, Banjë-Elbasan dhe në pension doli në ndërtimin e Impiantit të Ujësjellësit në Bovillë të Tiranës.
Kudo shembullorë, këmbëngulës dhe realizues i ç’do detyre në ç’do front të punës që atij iu besua. Por gjithë këto lëvizje gjatë punës së tij 45-vjeçare, e ka një PSE? të madhe. Nikollën e ndiqte si një hije e zezë biografia. Sapo krijonte bazë dhe ndihej rehat me punën dhe djersën e tij, lufta e klasave e sulmonte, e provokonte, duke e detyruar të mbrohej më të drejtën e tij dhe detyrimin që kishte ndaj familjes, e vlerave të veta të fituara me djersë dhe mund vite me radhë.
Këto vuajtje për Nikollën, filluan që në shkurt të vitit 1945 kur babain ia vranë dhe vetë mbeti jetim në moshën 14-vjeçare. Dhe ja çfarë tregon Nikolla:
-Po është e vërtetë. Në shkurt të vitit 1945, babai im Gjergj Maçi, u vra në rrethana misterioze, duke lënë nënën time me gjashtë fëmijë. Më i madhi isha unë, por edhe unë isha i vogël dhe jo i rritur për punë. Dihet se me vrasjen e Çelo Sinani, në fundin e nëntorit të vitit 1944, pasojat që pati Xhani, fshati im i lindjes. Por ai terror vazhdoi për disa kohë, ku siguria dhe qetësia nuk funksionin dhe armët ishin në duart e gjithkujt, me vrasje të shumta, shpesh duke mos u identifikuar as autorët.
Kështu dhe vrasja e babait tim ishte pa autor, enigmë dhe në rrethana misterioze. Në atë kohë, në zonën tonë vepronin forca partizane. Një njësit të këtyre forcave i drejtonte Hasan Gërxhalliu, i cili ishte njeri paqësor, bashkë me grupin e partizanëve që ai drejtonte. Të tjerë ishin ata që terrorizonin popullin, vetë Hasani me përfaqësuesit e njësitit të tij partizan, erdhi në shtëpinë tonë dhe na ngushëlloi duke na premtuar që edhe do të na ndihmonin. Opinioni i zonës tonë ishte i revoltuar dhe i tronditur për vrasjet që po ndodhnin. Madje e patën shprehur dhe me vargje dhimbjen dhe plagët që sillnin këto vrasje, ku përfshihej dhe vrasja e babait tim.
Po me kaq Xhani nuk mbeti / Vranë Gjergj Maçin e Mitër Keqin / Vaj medet bani krahina / Lanë dy gra me nëntë jetima            
-Po pastaj si vazhdoj jeta pas vdekjes së babait, kush u kujdes për familjen tuaj?
-Ne kishim një nënë të fortë dhe burrneshë, që mori përsipër të na rrisë dhe të na dalë zot. Ne ishim shumë të varfër, se varfëria ishte ulur këmbëkryq në ç’do vatër të asaj krahine. Unë si më i madhi dola përkrah nënës time për ta ndihmuar, për të rritur motrat dhe vëllezërit e tjerë. Duke mos mundur të përballojmë jetesën dy nga fëmijët, një motër dhe një vëlla i dërguam në konviktin “Tom Kola” në Shkodër. Unë me nënën time mundoheshim të siguronim me shumë vështirësi jetesën e familjes.
-Ju shkuat në disa aksione kombëtare të rinisë, çfarë u shtyu të merrnit këtë iniciativë?
-Ato vite ishin shumë të vështira. Ishte krizë për bukë, për kripë, për vajguri e për çdo gjë që njeriut i duhej për të jetuar. Çdo gjë ishte me triska. Me këto triska ushqimore favorizoheshin më shumë ata që merrnin pjesë në aksione. Kjo ishte një formë nxitje për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në aksione. Unë mora pjesë jo vetëm në një turn, por në disa turne vullnetarësh në disa hekurudha, duke ndihmuar në këtë mënyrë familjen derisa më morën ushtarë. Kushtet ishin të vështira për të punuar në atë kohë në hekurudha, por unë punova duke përballuar kushtet dhe vështirësitë, që kishte çdo proces pune atje.
-Ju shërbimin ushtarak e kryet në Tiranë, si arritët të bëheshit kampion në mundje?
- Në rini kisha shëndet por dhe vullnet. Kisha dëshirë të kryeja çdo punë pa llogaritur vështirësitë. Kam kërkuar gjithmonë nga vetja dhe kam pasur gjithmonë konkurrencën dhe sfidën. Kështu në spartakiadën që organizoi ushtria në vitin 1951 unë zura vendin e parë në mundje në peshën time. Komanda më propozoi të qëndroja aty dhe pranova. Përveçse u punësova me ushtrinë kam stërvitur për disa kohë ekipin e mundjes për të rinjtë. Pra edhe punoja edhe merresha me sportin e mundjes
-Çfarë kujtoni nga puna në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë?
-Në vitin 1952, një shok më propozoi të ndiqja një kurs njëvjeçar, për specialist prodhimi e drejtim makinerish. Unë e pranova këtë kërkesë, sepse kisha njohuri në këtë drejtim meqenëse kisha punuar dhe në ushtri në ofiçinën e automjeteve. Pasi mbarova kursin u punësova në Kombinatin e Tekstileve, që në atë kohë mbante emrin e Stalinit. Punoja me pasion e dëshirë dhe puna ime u vlerësua dhe u motivua si shembull për të tjerët.
-Si arritët të bashkonit familjen tuaj  në Tiranë  dhe ta sistemoni me shtëpi dhe punë?
-Po është e vërtetë, se mendja më rrinte  gjithmonë te nëna ime, motrat e vëllezërit me dëshirën që ti kisha sa më pranë. Për këtë mu desh punë e përpjekje, sepse të strehohesh në Tiranë ishte shumë e vështirë. Kërkesat ishin të mëdha dhe mundësitë e vogla për tu realizuar. Unë ia arrita duke siguruar hyrje në pallat të familjes dhe punësim në Kombinat aty ku dhe vetë punoja si mjeshtër prodhimi tekstilesh të leshta. Vetë u martova, nusja ime punonte ndihmëse mjeke dhe patëm dhe dy fëmijë.
-Pse u larguat nga puna dhe jeta në Tiranë duke u vendosur në Laç?
-Ne u shtuam si familje. Hapësirë shtëpie kishim pak. Në këtë hyrje nuk mund të jetonim shtatëmbëdhjetë pjesëtarë të familjes tonë. Në Laç u hapën nje ndërmarrje dhe fronte të reja pune. Unë vetë kam qenë iniciator dhe shkoja të punoja ku të kishte nevojë. Në këtë rast ndihmova dhe familjen time, në lidhje me shtëpinë, sepse në Laç shkova me gjithë familje. Kam punuar nëntë vite në Ofiçinën e Automjeteve dhe Kombinatin e Drurit. Në punë pata rezultate të larta dhe vlerësime vazhdimisht për kohën që qëndrova në Laç.
-Gjatë qëndrimit tuaj në Laç, vëllai juaj u dënua për agjitacion e propagandë, si ndodh dhe a patët pasoja?
-Po është e vërtetë. Ai u akuzua në grup, akuza e sajuar se “gjoja donin të digjnin Kombinatin e Tekstileve dhe të hidhnin në erë bustin e Stalinit”, që ishte në oborrin e Kombinatit”. U bë një gjyq fals. Vëllai im u dënua me 6 vjet heqje lirie. Kjo ngjarje mua  më kushtoi, por jo vetëm mua, por edhe familjes time. Pushimet nga puna qenë në masë për ne, po kështu edhe mua më transferuan në Hidrocentralin e Fierzës.
- Çfarë punuat në Fierzë dhe a patët lëvizje të tjera?
- Në Fierzë kam punuar në ofiçinën e automjeteve, në repartin e riparimin e mjeteve të rënda të transportit, që shërbenin për ndërtimin e hidrocentralit. Atje mora dhe dy djemtë e mi dhe i specializova si saldatorë. Në Fierzë kam qëndruar derisa mbaroi ekrani i digës. Pas Fierzës kam punuar dhe në Hidrocentralin e Komanit dhe të Banjës. Vitet kalonin kantiereve dhe unë ndjehesha i lodhur, duke pritur të jem diku i stabilizuar dhe një ditë të dal në pension. Për këtë i bëra një kërkesë Ministrisë nga e cila varesha dhe më transferuan të punoja në Impiantin e Bovillës në Tiranë. Aty punova deri sa dola në pension në vitin 1995. Kam mbi 45 vjet punë. Kam kaluar qindra ton hekura makinerish në duart e mia, në të ftohtit e janarit dhe vapën e korrikut. Gjithmonë punova shumë, nuk i bëra kujt keq, mendova për të tjerët si për veten time. Ika nga Tirana i ri, energjik, i etur për të punuar dhe u ktheva pas 30 vjetësh, duke kaluar nga një kantier në tjetrin, i thinjur e i plakur, por jo kokë ulur për çfarë kam hequr dhe kaluar gjatë jetës time.
-Ti je një aktivist i mirë i degës së shoqatës tonë në Tiranë, por dhe një dukagjinas që je krenar nga e ke prejardhjen, çfarë mendon për punën e veprimtarinë e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”?
-Tirana ka shumë dukagjinas të nderuar të çdo moshe e profesioni. Ka shumë familje, bile të vjetra që janë integruar shumë vite përpara në Tiranë. Këto është mirë të evidentohen, të njohim njëri-tjetrin, të shkruajmë për vlerat dhe traditën tone. Blej çdo numër gazete, jo vetëm për vete por dhe për njerëzit e mi. I lexoj me shumë dëshirë artikujt që flasin për cilësitë e mira, që kemi pasur dhe kemi. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe për atë çfarë na bashkon me njëri-tjetrin. Shoqata me veprimtaritë dhe gazetën e saj, ndihmon dhe kontribuon në rritjen e këtyre vlerave.
Nga ZEF BARI

“DUELI I HESHTUR I SHOSHIT” PËR NJË KËMBË-FISIT

Fisi ka qenë njësia e parë  bazë e organizimit të jetës e prodhimit shoqëror. Në kuptimin historik përkufizohet: “Një grup njerëzish me lidhje gjaku, me gjuhë e zakone të njëjta, që mbështeteshin ne pronën e përbashkët” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, bot 1983, fq.262)
Duke lënë me një anë kuptimin etimologjik të fjalës fis që sipas Jaklit rrjedh nga greqishtja. At’ Benardin Palaj, etnografi, folkloristi dhe mitologu i madh i maleve shqiptare nënvizon  përkufizimin e fjalës fis sipas kanunit: “Fis don me thanë nji tok vllaznish, prej një tate të përbashkët mbrenda një bajraku e nën prisin e nji bajraktari”.
Institucionet e fisit ishin ngritur mbi bazën e pronës private, mbi bagëtinë, tokat e punueshme dhe mbi pronën e përbashkët të vllazenive e  të fshatrave mbi kullotat.
Organet drejtuese të Fisit:
Fisi  njësia më e madhe vetëqeverisëse dhe deri në fund të shek XVII-të  kishte organet e veta drejtuese:
1-Kryetari i Fisit.
2-Krerët e mëdhenj.
3-Krerët Pleq.
4-Krerët e vegjël(Djemt pas kreut)
5- Kuvendi i fisit, burrë për shtëpi
Organet drejtuese të Bajrakut(Fundi shek XVII e në vijim)
1- Bajraktari.
2-Vojvoda  i parë
3- Krerët e mëdhenj
5- Djemtë pas Kreut(Krerët e Vegjël)
6- Kreu i djelmisë.
7-Kuvendi i Fisit (bajrakut) burrë për shtëpi.
Krerët e mëdhenj ose këmbët e fisit:
Thirreshin ndryshe edhe pleqtë e parë, ata përfaqësonin vllaznitë e mëdha ose këmbët e fisit. ( B. Palaj “Visaret e Kombit “vëllim 12, bot. 1937, fq. 68).
Shoshi kishte katër krerë të mëdhenj  “këmbë fisi”, përfaqësuesit e 4 vllaznive te mëdha te Gjol Sumës e Pepë Sumës
Vllaznia  e Pep Gjolit( Gjolaj)
Vllaznia e Preç Gjolit(Gjolaj)
Vllaznia Memiaj( Pepsumaj)
4-Vllaznia Ndrevashaj (Pepsumaj)
Kreu i fisit:
Kreu i fisit, ishte trashëgimtari i këmbës së parë në kohën vetëqeverisjes së  fisit para bajrakut. Ky njihej si plak i parë dhe shtëpi e parë në fis. Ky rregull natyrisht  nuk funksionoi në kohën e bajrakut, madje që më përpara, pasi divergjencat dhe rivaliteti dhe intrigat për kreun e fisit në një shoqëri të pa diferencuar ekonomikisht, kanë bërë të anashkalohet rregulli i pa shkruar i drejtimit të vëllait të madh në radhë sipas lindjes(parabirnisë).
Krerët e pleqtë:
Vinin pas krerëve të mëdhenj dhe përfaqësonin vllaznitë e mëdha që vinin pas këmbeve të fisit. Edha këta ishin udhëheqës  ushtarak në kohë lufte dhe gjykatës në kohë paqe. Natyrisht që detyra e tyre trashëgohej sipas parabirnisë. Krerët formonin pleqësinë e fisit dhe më vonë të bajrakut dhe natyrisht ishin në kuptimin simbolik nëpunësit e lartë të fisit “shtet”.
Shoshi kishte  12 krerë, nder fiset e mëdha si Shala, kishin 24 krerë.
Krerët e Vegjëlisë
Ishin të parët e vllaznive të vogla qe përfaqësonin vegjëlinë dhe thirreshin djem pas kreut. Këta kishin tagër të mos u rrinin vendimeve të marra nga krerët e mëdhenj.
CILAT JANË KATËR KRERËT MËDHENJË E FISIT TË SHOSHIT?!
Fatkeqësisht trashëgimia jonë historike e shkruar pothuaj është zero!
Kemi një trashëgimi gojore aktive, por shpesh kontradiktore dhe hipokrite.
Ka 15 vjet që shumë informatorë, kur i pyes më thonë:
- Po ta them, por mos e shkruaj!
- Shoshi ka 4 krerë të mëdhenj( këmbë fisi) por mos e shkruaj emrat se na dalin pesë!
- Shoshi ka 12 krerë, shkruaje por mos me përmend emrin tim se ka pretendime për më tepër !
NDREVASHAJT:Kemi qenë gjithmonë këmbë fisit!
1-Jemi vllaznia e katërt e madhe e Shoshit ( Pepa- Preçi-Mema- Ndreu)
2-Këta ishin 4 krerët e mëdhenj të fisit të Shoshit.
3- Pushteti i Krerëve (4 këmbëve të fisit) është përjetësisht i trashëgueshëm dhe i pandryshueshëm (mund të ndryshojë bajraktari, por jo këmbët e fisit)
4- Kemi  një dëshmi qe e vërteton në mënyrë dokumentare se çfarë jemi!
NDREAJT: Këmba e tretë e fisit jemi ne!
1- Dikur Ndrevashajt ishin vërtetë  këmbë e fisit.
2- Më vonë u bëmë ne, pasi ata ishin pak frymë dhe nuk mund të nxirrnin ushtar, për luftë sa kërkonte dauleti.
3- Qe atëherë e kemi ne këmbën e tretë të fisit!
Konkluzioni i studiuesit
1-Asnjëra nga palët nuk ka argumente të plotë qe të bindë plotësisht studiuesin.
2- Është e pakontestueshme se kur Shoshi ishte fis (deri me 1833 ku u instucionalizua bajrakua, At’ Z. Valentini “E drejta e Komuniteteve në traditën juridike shqiptare” Tirane, v. 2007, fq. 330), madje edhe më vonë Ndrevashajt, kanë qenë njeri nga krerët e mëdhenjtë të këtij fisi.
3- Për ketë, ata kanë edhe një dëshmi autentike e cila e konfirmon shtëpinë e Prekë Lulashit si shtëpi vojvode edhe në hierarkinë e më vonshme të Bajrakut të Shoshit
4- Duke qenë të tillë ne fakt, juridikisht sipas  së drejtës zakonore te funksionimit të fisit, ky status mbetet i trashëguar dhe i pa tjetërsueshëm, madje konfirmohet edhe në epokën e bajraqeve.
- Atëherë lindë pyetja: Kur e humbën Ndrevashajt këtë ofiq dhe kur e morën pala tjetër?!
- Ose në të kundërt, mos nuk e kanë humbur fare, por kemi të bëjmë më një trillim të më vonshëm?!
5- Në se u është marrë ky ofiq, pasi pala tjetër, paska ka dërguar më shumë ushtarë mercenare në ndonjë fushatë, pro osmane, kemi të bëjmë më një shpërblim arbitrar të sundimtarëve të huaj në favor të palës më të madhe (Shoshi as Dukagjini nuk kanë dhënë kurrë nizam, nënvizimi im, P. M )
6- Pala qe pretendon se mori këtë ofiq nuk është në gjendje te saktësoi, as se kur e mori, në çfarë rasti e mori, as sa e gëzoi dhe cilët janë në vijimësi trofe mbajtësit e saj!
7- As Ndrevashaj nuk janë në gjendje plotësisht të hellin poshtë pretendimin e Ndreajve, si qëndron puna? Ua morën apo jo? Dhe si qëndron e vërteta e ketij pretendimi?!
8- Në qoftë se i referohemi traditës gojore, Ndrevashajt kryesojnë në sondazhe, madje këtë gjë e thonë edhe shumë gjolaj (nga gjinia tjetër), të cilët  hapur nuk mund të ngrihen mbi tifozllëkun fisnorë, prandaj thonë:-
- Ndrevashajt janë, por mos e shkruaj ose;
-Ndrevashajt janë por mos e shkruaj se ta thashë unë!
-Studiuesi dhe historiani është i detyruar te deklarojë burimet e informacionit, ose për ndryshe është një sharlatan i pa besueshëm. Fiset tashmë kanë vdekur dhe në se shkruajmë për mënyrën e funksionimit të tyre, nuk mund të ndikohemi nga orekset e sotme pasiononte e atavike. Unë, vendosa te deklaroj ato që kam mbledhur gojarisht nga informatorët që nuk duan të deklarohen. Jam i vetëdijshëm se mund të ketë kontestime(madje edhe deri pasionuara), mua si studiues më intereson e vërteta që mund të bej hetim si rezultat i mendimit dhe argumenteve ndrysh. Besoi se ky shkrim do të provokojë   korrektimin  e plotë të listës se krerëve të Shoshit që kurrë nuk u shkrua gjer më sot.
A JANË  APO JO KËTA KRERET E FISIT TË SHOSHIT?!
Ka qenë apo jo Prekë Ndou bajraktar  i Shoshit ?!
Tradita gojore(pasi burime të  shkruar nuk kemi) kur flet për gjenealogjinë e bajraktarëve të Shoshit, nuk ka  arritur të fiksojë në memorien kolektive të kësaj zone se Prekë Ndou ka qenë bajraktar i Shoshit.
Sikur sot të parashtroja publikisht pyetjen : A ka qenë Prekë Ndnou bajraktarë i Shoshit?!  -Jam i sigurt, se do të merrja  përgjigjen ne forme referendumi, se, ai nuk ka qenë!
- Megjithatë, Prekë Ndou ka qenë bajraktar i Shoshit ndoshta më për më shumë se një dekadë. Vdekja e parakohshme e bajraktari Kolë Prela duke lënë  në moshë të mitur dy djemtë (Marash Kola dhe Gjelosh Kola) u bë shkak që titullin e bajraktarin ta merret i kushëriri i tij  i Prekë Ndou, i cili deri sa u rritën vëllezërit (Marsh e Gjelosh Kola) ishte “regjent”(kujdestarë) i tyre dhe bajraktarë fuqi plotë.
Këtë fakt e vërteton  një dokument  që gjendet në Arkivin e Shtetit (Fondi 374, v. 1930, D. 4, FL 1, 2)  nga i cili veçojmë dy paragrafë
…Kështu kur u tretën shoshjanët sipas paradites, në Kerr Torubullus, qe Sulejman Agë Hoti që zabiti me 100 asqer që u ngjit e zuri vend te kulla e bajraktarit të Shoshit, Prekë Ndou”( ishte maji i viti 1872.  Palë Gjoka u vra me 26 maji  pas një pleqërie te pa drejtë që ju bë nga Zabit Sulejman Aga nënvizimi im  P. M)
.... “Të ramit krerët në Shkodër (Prekë Ndou, Bajraktar i Shoshit se Marash Kola  ishte  i ri e nuk qe ba për post ), Veziri i burgosi pengjet e gjalla në burgje të kalasë dhe mbas një javët i internuar në Kerr Torobullus nën roje të fortë e tu u i munduar me hekura të lidhure pa ushqim”…. Dokumenti jep edhe listën e plotë të treturve që do të pasqyrohen  në  librin  “Shoshi, gjeografia, gjenealogjia dhe historia” që do dali se shpejti. Prekë Ndou u internua si regjenti i bajraktarit të Shoshit, vdiq dhe nuk i dihet varri se ku e ka në shkretëtirën e Torobullusit. Prekë Ndou dhe Lush Prela janë  bajraktarët  e vetëm të  martirizuar të Dukagjinit nga të huajt.
nga Prelë Milani

LAMTUMIRE MESUES FRANI

Ti, mësues Frani, ndërrove jete pikërisht ne natën e Zojes se Madhe, e quajtur Nata e Zojes se Frorit. Ndoshta rastësisht, por unë do ta quaja edhe si nje korrespodence e nje shpirti njerëzor te shkëlqyer për te cilët vete e madhërishmja Natyre ruan kulmet e saj për te strehuar ne gjirin e saj ata njerëz qe gjate jetës se tyre ishin përfaqësuesit e profetët me te mire te shëmbëlltyrës se Mbinatyrshme. Filozofi Montenje ka thënë: “Jeta matet jo me gjatësinë e saj, por me mënyrën se si e kemi përdorur …”. Mësues Frani, edhe unë, miku i juaj i përhershëm, Lazer Kodra, i këtij mendimi jam. Ju nuk jetuat shume ne gjatësinë lineare te jetës, por jetuat  shume ne mënyrën se si Ju e ndërtuat atë dhe e përdoret atë ne shërbim te të gjithë njerëzve. Gorki thoshte: “Jeta ikën, kush nuk ecën me te, mbetet i vetmuar”. Ti nuk ishe i vetmuar dhe nuk do te jesh i tille, pasi ti ece me jetën dhe mbete ne kujtesën e njerëzve.
Mësues Frani, unë nuk mund t’i harroj fjalët tuaja njëqind here te peshuara e njëherë te artikuluar. Unë nuk mund ta harroj ecjen tende te ngadalte e fisnike ne rrugicën time qe mbarte ne vetvete përformance paqeje dhe hareje. Thëniet Tuaja stereotip si: “A u lodhet boll aaaa …”, “Mos luani nga vendi se përndryshe ika”, “Erdha edhe njëherë se isha mërzitë për Ju”, “Me vjen keq për gruan tende sepse nuk ka burrë qe i duhet kujt gjë”, me kane mbetur te ngjizura ne kujtesën time sot e deri ne vdekjen time. Ti, mësues Frani, i jepje vlere kohës, i jepje kuptim nje kafeje, zgjidhje nyjën e Gordit e situata te trishtuara, bëheshe burim i dobishëm ne situatat e mbetura pezull. Mësues Frani, unë nuk mund t’i harroj ata artikujt qe Ti shkruaje me makinën e shkrimit e unë diktoja për gazetën e dashur “Dukagjini” dhe kur i korrigjonim te nesërmen ne mëngjes, me shume na dilnin shenja te kuqe(korrigjuese) sesa te zeza mbi te bardhe. Mësues Frani, im vëlla, Gjoka, me thotë, se kur te kishte ty mësues ne shkollën Lotaj, disa dhjetëra vite me pare, sa here qe binte shi, mësues Frani vinte e na përcillte për ne shtëpi dhe tek perroni i Lulit na kalonte te gjithëve te ngarkuar ne shpinën e tij. Mësues Frani, ne këtë jete çdo njeri mund te jete mbret sepse ka nen pushtet shpirtin e tij, te cilit mund t’i japë përmasa te pafundme. Ti e bere këtë, ndaj jeton përsëri. Jeton ne vetëdijen e kujtesën time, jeton ne vetëdijen e kujtesën e te gjithë atyre miqve qe i pate ortake ne rrugëtimin e jetës. Te jetosh pas vdekjes nuk është e lehte, mësues Frani, pasi këtu kemi nga ata qe datëlindja u përputhet qind për qind ma datëvdekjen. Ti jeton përsëri me ne, pasi materia është transformuar ne nje gjendje tjetër, por imazhi yt dhe idealja jote kane mbetun ne ndërgjegjen e vetëdijen tone. Këtë letër ta dërgon Miku Yt i këtejmë, Lazer Kodra, Ty mësues Frani, o Miku i Botes se Përjetshme.

***
Opinione:
* Gjergj Çuni: Do te doja te shkruaja gjate për Franin, pasi për njerëz te tille është vështirë te shkruash shkurt, pasi ndoshta nuk mund te gjesh fjalën e duhur për t’i dhenë dimensionin qe meriton nje njeri i tille, si Ai.
E njoha prej nje çerek shekulli, si nje nder mësuesit shembullor jo vetëm ne shkolle, por edhe ne shoqëri, familje e komunitetin krahinor. Thjeshtësia, intuita, toleranca, komunikimi me te gjitha kategoritë e ndryshme ishin përbërës te formimit te karakterit te tij. Nuk e kuptoje pa shoqëri, ndihmonte e mbështeste ata pa pretendime e privilegje. Nje kontribut te veçante dha ne zhvillimin e lëvizjes kulturore-artistike jo vetëm ne mbështetjen e saj, por me sakrifica duke marre pjese direkt si aktor amator ne rolet kryesore te dramave. Dhe duhet thënë e vërtetë, se tek shija e spektatorit, Ai identifikohej si nje aktor i mirëfilltë profesionist. Ai është pjese e këtyre dramave te shfaqura jo vetëm ne krahinën e Shalës, por edhe ne shume krahina te Dukagjinit. Ishte Frani, pikërisht ai qe fitonte popullaritet nga njëra shfaqje ne tjetrën. Franit i fliste edhe heshtja pasi mimika e tij ishte ma e fuqishme se fjalet tona.
Ai e dallonte dhe e diferenconte mire gabimin nga faji: “Njeri hyjnor e tjetri njerëzor. Ai diti te gjente rrugën e arsyeshme për te mbrojtur njeriun edhe ne kohe te vështira qe diktonte vete politika. Ai vlerësonte siç ishte e vërteta e jo siç e donte regjimi. Kur dikush irritohej, ai mund t‘i drejtohej maksimalisht me fjalën “liberal” e pastaj qeshte edhe vete”.
Me kujtohen shprehjet e tij: “Avash, avash shoke e shoqe, ta marrim me shtruar”, “Secili te jap mendimin e tij, ne fund vendosim me te mirën e mundshme”. Ai beri nje jete te thjeshte, modeste e pa pretendime edhe kur e meritonte privilegjin. Ai deshi shume jo vetëm njerëzit e vet, por edhe shoqërinë dhe kjo u duk edhe ne pjesëmarrjen e shumte ne ditën e fundit te qenies se tij mbi këtë toke. Njerëz te tille kërkon dhe meriton qe te ketë kjo toke shqiptare.
* Prel Shytani: Çdo e keqe ka edhe nje te mire! E them këtë sepse neni i “famshëm” 24/1 qe ra edhe mbi kurrizin tim, me solli fatin qe te punoja si koleg ne te njëjtën shkolle me te ndjerin(nuk dëshiroja ta quaja kështu) Fran Beka. Unë e njihja prej kohesh, por njohja nga afër ishte akoma me e thelle e befasuese. Ishte nje edukator shembullor, shume punëtor, me përgatitje te larte shkencore dhe metodike. Kishte nje formim te gjithanshëm deri ne përmasat e te pabesueshme. Kishim ç’të mësojmë te gjithë prej tij, sidomos për gjakftohtësinë qe e karakterizonte ne çdo moment, për mënyrën e komunikimit me nxënësit e komunitetit. Kurrë ne jetën time nuk e pashe njëherë te nervozuar, por gjithmonë tolerant e paqësor. Korrekt ne kryerjen e detyrave qe i ngarkonin dhe i gatshëm për te ndihmuar te tjerët. Zotëronte nje gjuhe shume lakonike dhe nje humor te holle prej artisti. Te tille njerëz i kane munguar dhe vazhdojnë t’i mungojnë arsimit. Shume gjurmëlënës mbeti edhe ne Bardhaj ku punoi vitet e fundit para daljes ne pension. Ne, koleget e tij e kujtojmë me shume respekt si shëmbëlltyrën e njeriut te mire. Edhe pse nuk jeton fizikisht, Frani mbetet ne kujtesën tone përherë i pavdekshëm.
Pergatiti Lazer Kodra

Një ushtarak me shumë vlera

Kurrë Dukagjinit nuk i kanë munguar bijtë e tij me shumë vlera me të cilët është krenuar, të cilët kanë qenë shumë pozitivë në kuptimin më të mirë të fjalës. Një ndër ta ka qenë Ndue Gjeloshi i cili u nda prej nesh me 23 Mars 2010. Po e quaj dukagjinas sepse të tillë e quante edhe Ai veten dhe vdiq me një dëshirë të parealizuar për ta argumentuar në medien e shkruar se edhe Nikaj-Merturi janë pjesë e Dukagjinit, pavarësisht ndarjeve administrative të herëpashershme.
U lind me 13 Qershor 1929 në fshatin Curraj Epërm ne një familje me tradita patriotike. Ashpërsia e kanunit e goditi që në moshën 2-vjeçare duke mbetur pa baba. Por, nuk mbeti pa kënd e pa përkrahje, se daja i tij, Mark Deda i Shëngjergjit iu gjend pranë, e mori në shtëpinë e tij, e rriti dhe edukoi me vetitë e virtytet më të mira njerëzore duke qenë në çdo kohë mësues për të, të cilit Ndoja i referohej herë pas here. E bëri 18 vjeç, e mësoi si me ecë në jetë duke fituar tani pavarësinë e plotë të tij. Dallgët e jetës e përplasën anë e kënd Shqipërisë. Që në moshë fare të re nëpunës në Qendrën e rrethi të Dukagjinit: Kodër Shëngjergj, pastaj në Tropojë. Mbas shërbimit ushtarak, i etur për dije vazhdoi shkollën e bashkuar te oficereve dhe u emërua oficer. Duke vënë mbrojtjen e Atdheut detyrë mbi detyrat, shërbeu me devotshmëri në reparte ushtarake të ndryshme të vendit tonë si: ne Pukë, në Gjirokastër, në Tiranë dhe pjesën më të madhe në Shkodër. Derisa doli në pension, punoi në Degën Ushtarake në sektorët e organizimit dhe kuadrit. Jo më kot u caktua këtu sepse kishte një mënyrë komunikimi të veçantë me njerëzit, prandaj populli thoshte: Ai, “nxirrte mjaltë nga goja”. Nga kontaktet e përditshme me pushtetarë, partiakë apo njerëz të thjeshtë, krijoi një njohje të madhe në tërë rrethin. Në çdo kohë kanë folur me shumë dashamirësi për të. Ishte një ushtarak shembullor, shumë korrekt në punë, i papajtueshëm me të metat e mangësitë që vërente, duke qene shumë kërkues në radhë të parë ndaj vetes. Ishte ndër të rrallët që nuk abuzonte me asgjë që te ulte sadopak figurën e ushtarakut. Gjithçka kishte më të mirë e pozitive, se pamjen e jashtme fizike, por edhe atë e kishte për ta pasur zili. Tek ai ishin gërshetuar, si në rrallëkënd, vetitë e virtytet më të mira të malësorit, me edukatën qytetare të fituar nga shkolla e jeta. Ishte fjalëpakë e punë shumë. Dinte vetëm për të bërë mirë. Në këtë aspekt kujtohet me shumë respekt nga ata që patën kontakt me të. Shumë njerëz kishin dëshirë të rrinin me të, sepse në çdo kohë kishin ç`të mësonin prej tij. Kjo, në sajë të një formimi të gjithanshëm enciklopedik, si një njohës i rrallë jo vetëm i Malësisë por i çdo zone rurale apo urbane. Kishte një memorie të rrallë. Ishte shumë studiues, i pasionuar pas librit, me një kujtesë të paparë të riprodhonte çfarë kishte lexuar para disa dekadash. Ndou, ka qenë edhe një prind i  mirë e familjar shembullor. Formoi familjen me bashkëshorte, mësuesen e nderuar, të ndjerën Vitore Prendushi dhe patën tre fëmijë, tashmë edhe ata prind: Toninin, Nikoleten dhe Riten,  të cilët  i shkolluan dhe u bënë shëmbëlltyrë e tyre. 
Ishte shumë kritik e objektiv ndaj situatave të krijuara dhe plagëve që krijoi ndërrimi i sistemeve, por gjithmonë e karakterizonte optimizmi. Çdo njeri që rrinte me të, përfitonte prej tij dhe ishte shumë realist në vlerësimin e secilit, por që kurrë nuk fliste keq për ta duke mos qenë prezent. Ndue Gjeloshi, ka qenë modeli i malësorit, qe diti të integrohej në jetën urbane. Ruante me fanatizëm ato norma të mbartura nga origjina që i qëndronin  kohës duke mos i quajtur arkaike në harmoni me asimilimin e shumë vlerave të qytetit të Shkodrës, ku jetoi për 60 vjet.
Është për të ardhur keq që përcillet kaq në heshtje një ish-ushtarak me kaq vlera nga institucionet ushtarake siç është Dega Ushtarake, ku punoi për dekada, apo shoqata “E ushtarakëve në lirim e pension”, dega Shkodër, duke paraqitur argumente absurde. Mos vallë ceremoni dinjitoze duan të ju organizojnë ushtarakëve me antivlera, mbasi edhe të tillë kanë?. Apo mos i shqetëson pak fakti se ishte dukagjinas? Me indiferencën e tyre nuk ia ulën aspak vlerat Ndue Gjeloshit, sepse iu bë një përcjellje siç e meritonte ai nga të afërm, shokë e miq, të cilët i la me shumicë. Kishim përsëri nevojë për të; për bisedat me interes ku na e sillte të gjallë historinë e Dukagjinit në detaje me një saktësi të rrallë për ngjarje, vende, njerëz me ditë e vite sepse kishte një kujtesë perfekt, memorien e kishte si një kompjuter ku mirë ruante gjithçka kishte jetuar e dëgjuar; për humorin e hollë larg çdo lloj banaliteti e gjuhën lakonike që e përdorte shpesh.
Por vdekja e menjëhershme e ndau nga ne, ajo i erdhi siç e kishte zemrën, të pastër e humane duke mos vuajtur vetë as rënduar të tjerët. Kjo bëri që dhembshuria për te të ishte më e madhe. Familja e të afërmit humbën njeriun e tyre të dashur, shokët e miqtë të respektuarin e tyre, ushtria ushtarakun shembullor dhe Dukagjini një ndër bijtë e tij më të mirë por që, do të mbetet i pavdekshëm në zemrat tona sepse ishte një njeri gjurmëlënës dhe me shumë vlera.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Nga Prelë Shytani

Stuhia në mes

Në Jubileun e 550-vjetorit të krijimit të Komunitetit të ETËRVE JEZUITË
“Mision i Ringjallur” – sprovë e suksesshme për një reflektim të njimendtë përkundër burimit të dritës, me synorin e ngujuar në altarin e qytetërimit perëndimor, i cili u ndërpre rrufeshëm në harkimin e një kurbe kohore prej një gjysmëshekulli, për të gjeneruar dritë e optimizëm pas demonizimit të paskajshëm të fatit të vet.
Poret e vendit tim kanë qenë përherë të uritura për të thithur rreze drite. Natyrshëm, pjesa veriore e këtij trualli e lypte pandalshëm burimin e dritës. Nëpër terr e nëpër mjegull. Me shandanin e Buzukut, Budit, Bogdanit, Gjeçovit e prej një aradhe të vëmendshëm misionarësh, në kohë të mëvonshme. Të vetëdijshëm për Kalvar e Golgotë, mësymësit e përhapjes së dritës, nuk e ndalën turrin e nuk e njohën pritjen. Qëndruan në ballinën e përpjekjeve edhe kur stuhia kërcënonte me kamxhikun e asgjësimit. Motet e shekujve më të mbramë të Mijëvjetëshit të Dytë pas Krishtit, ishin ngarkuar me blozë që kullonte lebrozë mbi popujt e rënë në gjunjë nga padija e vikama e shpresës së humbur. Lypej me çdo kusht ngritja në këmbë e vullneteve të nëpërkëmbura nga ortekë vrarëlije që rrëzoheshin me potere nga Orienti e nga rrëpirat e stepave të fjetura. Por titanët e mendimit të ri, ditën ta qarkojnë stuhinë, ta vënë atë në mes, e kur kjo të shkërmoqej, të palosnin hirin e saj për t’i lëshuar udhë një rrugëtimi të ri, e dhëntë Zoti të pandalshëm dhe nga Demonët e Kotësisë së Verbër.
Një logo, ashti i së cilës nuk e njeh mbrapshtinë e përkuljes e lëngatën e përbaltjes.
Etërit jezuitë ngjizën një komunitet të tyrin sak në motin 1540, kur islami hynte në histori veç me pretendime të frikshme. Spanjolli i devotshëm Injac Lajola shenjohet themelues e prijës i Komunitet të Etërve, me performancë të vetme,  përhapjen e krishterimit e binjak të saj, dijen njerëzore pa limite e kufij stinorë. Për të ardhur në Shkodër jezuitët vonohen. Jo fort shumë. Vetëm tri qindvjetësha të stisur. Një absurd në përmasat e ciklopit. Nuk vonohen për fajin e tyre. Stuhia islame është në vrullim të asisojtë që të merr frymën. Toka e Arbërit duhej mbjellë me mejtepe e medrese. Mos o Zot me kisha e me shkolla ...
Mbërritën më 1841 në Shkodër tre apostuj të krishterimit e mendtarë të përveçëm të dijeve njerëzore. Misioni i tyre është i lexueshëm, depërtimi në hapësirën ballkanike i besimit, por edhe i ngritjes së institucionit të qytetërimit ekstraperëndimor. Ballkani pati aq nevojë të mbyllte guvat e mosdijes e të kacavirrej në kapërcej ku mund të vrullonte drita e njimendtë. Drita vjen me ngritjen e altarëve të besimit e auditorëve ku shkollohet popullata e gadishullit e nginjur me mite e pabesi.
Emrat e prelatëve Vinçenc Bazile, Salvador Barteli e Giuseppe Guagliata, të zbritur nga qiejt siçilianë në Shkodrën time, përbënin një trojkë që trokiti në histori, për të ndërtuar një çerdhe ku paqja të shullehej si kryezonjë me tagër të përjetshëm. U gjend një shtëpi, u hap një mësimore shqipe, e cila jetoi vetëm foshnjërinë e vet. U shemb me inat të rrokopujshëm nga shovenë të islamit. Një tjetër misionar vihet në rrugëtimin e gjatë. Klaudio Neri e ringriti shkollën, këmbënguli për jetëgjatësi të saj, por pati dhe riskun e parisk të shkërmoqej ngrehina, brenda mureve të së cilës ligjërohej në ilirishten vezulluese, çka përbënte lamën e gjuhës shqipe.
Misioni i Etërve nuk është ai pellgu shterran i filozofisë islame të kohës, por ajo gurra që mbart mistere të mbijetesës e përparimit.
Vjen një çast fatlum e qeveria vieneze i tregon dhëmbët bishës së kërleshur. Krijohet me përkrahjen e fuqishme të kësaj të fundit, Seminari Papnuer, më 1857. Klerikët me brumë do të ishin të gatshëm për të mbjellë “farën e mirë” pas motit 1874. Këta titanë të besimit e të mendimit progresist, u vunë në punë për përhapjen e gjuhës shqipe, nëpërmjet shugurimeve e botimeve. Dhe jo veç kah flitej vetëm shqip, por ende më në thellojë të gadishullit. Anipse asaj anë flitej serbisht e maqedonisht. Nis një Erë e Re për kombin tim. Seminaristët kanë tagër t’i përsosin dijet e veta në Xhenovë, Isbruk e Padovë. Etërit kishin vetëm një kurs orientimi. Krijonin një trekëndësh të bekuar duke besuar në Zot, besim e përparim.
Stuhia islame e pengesës së përhapjes së dijeve në shqipen tonë të këndshme e pakësoi intensitetin e vrullimit atëbotë kur Etërit shënjuan 27 vjet kontribut të këmbëngulshëm. Rilindja i përpin kalesat deri atij vakti të pakalueshme. Jezuitët nisën mësimin e shqipes ç’prej motit 1868 nëpër shkolla të improvizuara. Njëra ndër to, ajo e Gjon Gugës me vetëm 6 nxënës të fiseve Çoba, Pema e Parruca. Medet! Sa pak fëmijë në shkolla! Vetëm dy asish nga çdo mëhallë e madhe në metropolin verior. Por numri i pakët është një ngërç i përkohshëm pasi më 1877 nis jetën e vet maratonë, Kolegji Saverian, me 400 nxënës e me orientim arsimimin teknik e tregtar të frekuentuesve. Edhe besim plus proklamohej me vetëdije në logon e kësaj vatre të dijes gjenerale.
Shkolla e parë me formatin e pranueshëm ishte ajo e formuar në familjen Llupi e Melgushi. Në dy gjuhë e konkretisht italisht e shqip, zhvillohej mësimdhënia në këtë vatër të dijes. Për Zot, për Atme e për Përparim ishte motivimi i trupës mësimdhënëse. Jung-u, Xanoni, Mjedja, Harapi, Karma dhe laikët Logoreci, Shiroka, Benusi e Gurakuqi janë për fat të mirë nxënës e njëherësh mësimdhënës të Kolegjës Saveriane.
Në këtë hulli vetanake në llojin e vet, njihet dhe kontributi i dinastisë Marubi e Idromenos në artet pamore, pa shpërfillur dhe atë të Boriçit në mësimin e gjuhës turke, aniçka se ishte veçse një mëgojëz në vargoin e kompromiseve.
Përsiatje rretherrotull emrave me dinjitet e kontributeve që vezullojnë në shkollimin e moteve të mëvonshëm, të marshimit të gjatë e pandalim të Etërve Jezuitë e dishepujve që i ndoqën.
Lista e nxënësve më të hershëm të Kolegjës Saveriane përbën staturën e pjesës më me vitalitet të krenarisë kombëtare. Ndre Mjedja, Anton Xanoni, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Henrrik Lacej, Tonin Harapi, Karlo Kraja, Zef Harapi, Ernest Koliqi, Hilë Mosi, Arshi Pipa, Selaudin Bekteshi, Gjovalin Gjadri, Ndue Bytyçi, Ndre Zadeja, Nikollë Gazulli, Lazër Shantoja e Ndoc Nikaj, a nuk përbëjnë profile udhërrëfyese për lançim shpresash të mëdha?! Disa asish, siç e cekëm në kaptinën e mëparshme të këtij kumtimi aspak pretendues për të thënë diç të pathënë, patën fatin e mirë të vishnin petkun e pedagogut në këtë Gjigant të Dijes që pati tagrin për të dhënë diploma të njëvlefshme me ato të Romës, Parisit e Vienës.
Vjen një kohë e nis seria e botimit që është pak të emërtohet Kolana e Etërve. Sa kohë gjeneron kulturë gjenerale, Kolegja Saveriane, u jep rast seminaristëve të shkollohen në Perëndim ku është grisur njëherë e përgjithmonë doku i besimit të fetishizuar të islamizmit arkaik. Vëmendja nga botimet në italisht, frëngjisht e gjermanisht, nuk cungohet. Jung-u boton në vitet 1881 e 1895 një gramatikë të shqipes dhe një fjalor shqip-italisht. Mandej Buseti, më 1911, publikon një fjalor italisht-shqip të dobishëm për kohën e ndërkallur nga harapët aziatikë të zbritur nga stepat e thinjura. Instalimi në qytetin tim i shtypshkronjës së parë, unike në nivel Gadishulli, përbën një ogur të mbarë. Edhe pse vërshon rrjedha e botimeve të suksesshme. Boton Engjëll Radoja në krye të herës. Pas tij Jung-u e Pashko Babi. Disa qindra tekste mësyjnë memoriet e bashkëkombësve të mi, 65 përqind e të cilëve flet vetëm shqip.
Starton botimi i Veprës Pyjore me kallxime historike nga Pjetër Zadrima e Frano Gjenoviqi. E ndjek monografia dyvëllimëshe e vitit 1928 “Shqypnia e Ilustrueme”. Nuk mbetet prapa themelimi i revistës gjurmëlënëse me katër iniciale domethënëse: Alias, Lidhje, Edukatë, Kulturë e Argëtim. “Leka” pati ideatorë Gjon Pantalinë, Ndre Mjedjen, Zef Milotin, Fulvio Kordinianon e Zef Valentinin. Këta titanë të mendimit të kthjellët e shuguruan daljen e revistës më 1929 e deri në vitin 1944 merret me problematikën e gjuhës shqipe, artit të letrave, hulumtimeve filozofike e social-kulturore. Dy prej krijuesve te “Leka”, e konkretisht Fulvio Kordiniano e Zef Valentini do të evidentoheshin më së shumti si hartues tekstesh e kumtesash të qenësishme. I pari do të publikonte “Gjuha shqipe-dialekti i gegëve”, “Gramatika e shqipes”, “Fjalor shqip-italisht” e “Kadastra e Shkodrës e Regjistri i Privilegjeve i vjetëve 1416-1417”. Dhe i dyti, plot 400 kumtesa në periodikë që shtegtonin në largësi të pamatshme, me simotër veprën madhore gjer më sot 27 vëllimesh nën emërtimin “Aktet shqiptare të Venedikut”, vepra të cilat përndritën epokën e rilindjes më të hershme ballkanike e evropiane, sak atë të shekujve XIV e XV.
Teatri, muzetë, bibliotekat e misionet shëtitëse, janë asete të pamohueshme të gjurmimit për përparim e dije, të Komunitetit të Etërve.
Në shërbim të edukimit e gjallërimit të përditshmërisë ndërqytetëse, krijohet më 1879 një trupë le të themi teatrore. Në fillim me këngë, monologë e recitime. Më vonë me inskenim dramash të njëmendta në përkushtim të Atletit të Krishtërimit, Gjergjit të Kastriotëve, të shkruara me finesë nga Anton Xanoni. Edhe drama “Ora e Shqypnisë” e Ndre Zadejës do të përndritej nga akustika e teatrove të improvizuara nga halli e nga malli. Do të çurgonte saora gulshi i lëvizjeve amatore e do të burrëroheshin nëpër ato skena brilante aktorë të formatit evropian si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka e Gjon Karma.
Pas akademisë teatrore e teatrit të Kukullave, filli i gjallërimit të jetës aktive të banorëve të qytetit tim, vijon me krijimin e Bandës Muzikore, të studiove të arteve vizive, të Katedrës së Kinematografisë e galerisë së sporteve assesi njëngjyrësh. Më 1908, Shkodra shenjonte Mark e Loro Kovaçin, Hilë Topallin e Palë Mirashin si protagonistë të futbollistikës shqiptare e ballkanase. Dhe më 1914 do të ligjëronte një trupë gjimnastësh të suksesshëm.
Observatori meteorologjik i krijuar më 1888 e deri më 1946 siglon i përveçëm në Gadishullin problematik me etni të larme si vëllai i tij, Muzeu Botanik, i iniciuar nga Karlo Vasiliko në vitin 1924, është gjithsesi kontribut i misionarëve të quajtur me plot gojën Etër. Mark Harapi, pasi grumbulloi 1000 monedha ilire, hebraike, bizantine, venedikase, greke e ballkanike, krijon më 1927, Muzeun Namismatik. Në horizontin e donacioneve me vëmendjen e Franc Jozefit e mbështetje të qeverisë italiane marrin jetë laboratorët e shkencave ekzakte, observatori i astronomisë e fondi i arkivave dhe i bibliotekave. Në këtë aset të fundit numërohen 500 tituj tekstesh e mijëra dorëshkrime, ekstrakte të gjenezës së kombit tim prej motit të largët 1280. Emra autorësh si Budi, Bogdani, Farleti, Coleti, Jung-u, Cordiniano, Valentini, Harapi e Karma e sosën vrapin e tyre kilometrik me librin e mbramë të vitit 1944 “E drejta e Shqipërisë Etnike” me bashkautorë Gjon Pantalia e Antonio Toldao.
Besimi rrezatonte kulturë e kjo e fundit, mishërohej në nocione të pranimit, kuptimit e të jetuarit në normalitetin pranueshëm me gjasë nga thela më e majme e komunitarëve e mbarëshqiptarë. Konica e ngre në kult institucionin arsimor të ngritur në këmbë falë punës së palodhshme të Etërve. Shkolla e Shkodrës nuk ka asgjë ndryshe nga simotrat e saj në Vjenë, Paris, Romë e Berlin. Kësaj prurjeje i shërben edhe misioni Volante i iniciuar nga Deda i Madh, e ndjekës të tij si Genoviçi, Batista, Dela Pjetra, Serreqi i Verës e mjaft dishepuj të mëvonshëm. Shëtitësit dimëronin në katunde e vilnin visaret e popullit. Këto të fundit i sistemonin e përpunonin në katedrat e Etërve përgjatë ditëve të verës së parë e simotrave të saj. Misioni shëtitës pulson jo vetëm në Malësitë e Veriut Shqiptar, por edhe në Kosovë e Maqedoni. Harta e ndërveprimit zgjerohet më 1927 në kryeqendrën e shtetit shqiptar me kulmim celebrimin e Kishës “Zemra e Krishtit”, në vitin 1940.
Vjetët e mortit të përgjakshëm dhe ringjallja e misionit me ngjyrim profecie e Etërve të pavdekshëm.
Kontributit të patjetërsueshëm të Etërve i hidhet laku në fyt. Këso here jo nga junta e islamizmit por nga heshta e helmuar e diktaturës në ngjyrën e gjakut. U nëpërkëmb, u shkatërrua dhe u tjetërsua gjithë ajo përpjekje e jashtëzakonshme për t’ia fshirë djersën e pezmin fytyrës së Kombit. Atë që e toleruan osmanët, pra kultivimin e traditave historike të popullit shqiptar me sharm spartan, e varrosën komunistët me qelb në deje në vend të gjakut. Në vitin e zi 1946, shteti im fiton statusin e një kombi ateist. Marrëzia nuk paska as tavan, as taban. Nderi paguhet me gjak. Djersa konvertohet me dhunë pa kamatë. Shkohet në hellin e breshërive të plumbave Daniel Dajani, Gjon Fausti e Gjon Pentalia dhe i gjymtojnë gjymtyrët e veta në qelitë vdekjendjellëse Pjetër Meshkalla, Mark Harapi, Gjon Karma, Anton Saraçi, Anton Luli, Gjergj Vata e Giacomo Gardini. Ndëshkimi monstruoz është i hatashëm. Në llojin e vet i papërshkrueshëm. Por Etërit janë të pamposhtur. Zotërojnë energjitë e nevojshme për ta sfiduar mortin e përgjakshëm. Stuhia mënjanohet me përdhunë. Nuk është më në mesin e Rrugëtimit të pambarimtë të Etërve. Nis ringritja institucionale në Tiranë e Shkodër. Rivitalizohet Seminari Papnuer më 1992. Gjashtë vjet më vonë merr frymë për ëmbari Instituti Filozofik e Teologjik. Më 1994, Seminari Saverian merr emrin “Pjetër Meshkalla”. Profili i shkollës së Mesme me rreth 500 frekuentues të përvitshëm, ka për “arterie” të tij dialogimin e besimit me kulturën kontemporane, si dhe binjakëzimin e mësimeve virtuoze të besimit me detajet e kërkimit shkencor.
I gjithë kontributi i Etërve misionarë të palëkundshëm është tashmë në celuloid. Një ekip ekspertësh pasionantë ka realizuar dokumentarin dinjitoz “Mision i Ringjallur” ku spikat regjia mjeshtërore e artistit të qytetit tonë, Frederik Fistani. Nuk ka se si anashkalohet puna mesqimë e Nino Jakovës në montazh, e Tonin Çobanit si hartues i tekstit, apo e Don Nikë Ukgjinit në rolin e producentit.
Nga Dashamir Cacaj

Meritat  dhe mbrojtjen time ia kam besue Historisë se nesërme ...

(95 - vjetori i lindjes së Zef Malës)
Në këto njëzet vitet e fundit, për dhjetëra intelektualë, shqiptar të vdekur apo dhe për ata qe janë gjallë, janë bërë me qindra shkrime e vlerësime, janë dhënë me dhjetëra tituj nderi e dekorata, dëmshpërblime (nuk dihet se deri ne c‘ masë)  për persekutimin e tyre nga regjimi komunist. Sigurisht ky është një detyrim historik dhe është më e pakta që mund të bëhet në vlerësim të kontributit dhe të sakrificave të tyre deri në flijim. E rëndësishmja është të njihen vlerat dhe meritat e tyre, të punohet për të realizuar aspiratat e tyre, për një zhvillim dhe civilizim të vendit tonë, për të qenë në gjirin e Evropës juridikisht por të integruar si qytetarë të vërtetë të sajë.  
Mbetet shume për të bërë, ka dhe një personalitet të tilla që për më se 60 vite ka qene si kryefjalë e politikes shqiptare. Fatkeqësisht, ai thuajse është harruar. Ai u dënua si eksponent politik: nga qeveria e Zogut, nga qeveria e Italiane dhe nga qeveria e Enver Hoxhës. Sigurisht mbetej për tu vlerësuar për aq sa ka thënë e bërë nga sistemi demokratik i vendosur në Shqipëri pas viteve 90-te. Për këtë personalitet, ne te cilin ishin të mishëruara: filozofi e politikani, historiani e shkrimtari, juristi e ekonomisti, esteti e gazetari; ndoshta një njeri unikal i trojeve shqipfolëse. Në  një moshe  te re, 23-24 vjeçare arrin që në mjedisin shqiptar të viteve 1938-1939 të themeloje të parën parti politike shqiptare social demokrate të modelit evropian, ky ishte Zef Mala . Emër i njohur për të gjithë ata që u shkolluan para viteve 90-te, nëpërmjet “Historisë PPSH dhe veprave të Enver Hoxhës”  Si kryetar i grupit komunist te Shkodres, ai u dënua, politikisht dhe nuk u ftua ne themelimin e PKSH. Ai pra qe ne ditët e para te jetës se PKSH, do te ishte kundërshtar i hapur i veprimtarisë se saje te drejtuar nga Enver Hoxha.  Ai u dënua e u persekutua, pasi hapur me fakte dhe argumente, kritikoj Enver Hoxhën, regjimin dhe qeverisjen e tij, regresin që i solli Shqipërisë, duke larguar nga gjiri i Evropës dhe i demokracisë. Për ata që shkollohen  pas viteve 90-te, njohja dhe kontakti me këtë figurë thuajse nuk ekziston. Ka pasur përvjetorë dhe raste për ta kujtuar Zef Malën, thuajse nuk ka pasur veprimtari shkencore apo përkujtimore për ketë figurë. Aq me pak të jetë marrë ndonjë nisem për dekorim e vlerësim të këtij personaliteti.
Në vitin 2002, me kontributin e vajzave (Maria dhe Esmeralda)  dhe te gazetarit njohur Leka Ndoja, kemi nje botim  të Zef Males “Vox Populli-Zëri i Popullit”. Ky botim përmban disa cikle me artikuj te Zefit ne periudhën 1935-1940. Ka një promemorie te Zefit drejtuar regjimit te Hoxhës, një parathënie të bashkëvuajtësit Kasem Trebeshina, një pasthënie të gazetarit Lek Ndoja. Botimi  mbyllet me nje listim te datave me te rëndësishme nga jeta dhe veprimtaria e Zef Males. Kemi dhe disa faqe tek vepra e at Zef Pëllumbit, si dhe disa faqe ne gazetën “Dukagjini”, që përshkruajnë Zef Malen, si njërin nder intelektualet dhe personalitet me te rëndësishme qe jo vetëm u përball me regjimin komunist por dhe qe u persekutua me shume prej tij.  Pra, sot janë vetëm këto  botim publike, ku mund të  njihet ndryshe Zef Mala. A thua mjafton kaq për të  hequr të gjithë atë “balte”, gjithë atë luftë ideologjike e politike, privim të lirisë deri me dhunim të jetës për 50 vite, sigurisht që jo. Gazetari Lek Ndoja, ju benë thirrje historianëve, analisteve, politologëve, studiueseve të ndryshëm;  që të ndriçojnë figurën poliedrike te Zef Males, si mendimtari i parë politik laik i drejtimit social-demokrat shqiptar, opozitari i shekullit 20-te, i dënuar nga tre regjime me rreth 60 vjet burg.
Është një thirrje që bën vete Zef Mala, jeta dhe vepra ime të bëhet  sa më e njohur për të gjykuar e vlerësuar për se aspirova dhe sakrifikova jetën . Ai në testamentin politik do të shprehej : “Unë di se në Arkivat shtetërore ruhen arka me dokumente që i përkasin aktiviteteve të mia të dikurshëm, që do të dëshiroja të baheshin publike i bindur, se nuk janë të shumtë ata persona të shquem në horizontin shqiptar tash 70 vjet e këndej që posedojnë qoftë në jetën e tyre private e qoftë në atë politike një pastërti morale e politike të krahasueshme me atë që karakterizon  jetën dhe veprën time, prandaj mbrojtjen time ia kam besue Historisë se nesërme, e cila do të më njohë meritat që më takojnë jo vetëm për sa kam  ba, dhe nuk asht pak, dikur për vendin tim, por sidomos për atë që nuk kam ba, e nuk kam pranue t’i baj që nga kthimi im në atdhe e deri sot e në mënyrë të veçantë për mendimin tim se e ardhmja e Socializmit kalon nëpër udhën e lirive në realizimin e një shteti të themeluem mbi konsensin e lirinë të vullnetshëm e të gjithë shtetasve të ngritun në shkallë qytetarie e në kuadrin e një pluralizmi e opinionesh që janë refleks i pluralizmit politik, social, ekonomik, kulturor e moral në të cilën merr trajtë e përmbajtje çdo shoqni njerëzore e në çdo sistem qeverimi
Është ky amanet që duhet përmbushet. Në  95 vjetorin e lindjes së Zef Males, këtij biri te denjë te Dukagjinit dhe Shkodres, e vlen të botojmë Promemorien e vitit 1978 dhe një kronologji te jetës dhe veprimtarisë se këtij mendimtari dhe veprimtari te shquar politik. Lexuesi do të mund të bëjë vete një vlerësim, te këtij personaliteti, që për me së 60 vjet u persekutua, por që dhe tani në demokraci është bërë pak për të. Ndoshta nuk duhet pritur 100 vjetori i lindjes  që Zef Mala të vendoset ne altarin e nderit dhe të vlerësohet si e meriton
Nga Ing. Gjon Fierza

TESTAMENT POLITIK
PROMEMORIA E ZEF MALËS DREJTUAR KRYESISË SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, MEHMET SHEHUT

Labovë, Gjirokastër 15 korrik 1978.
Në bazë të një vendimi të Komisionit të internimeve ndodhem në Labovë familjarisht i dënuar me 5 vjet banim të detyrueshëm këtu, për qëndrim të keq politik.
Kundër këtij vendimi të pajustifikueshëm në planin juridik e legal, dhe të pa drejtë në atë etik e politik, paraqes protestën time. Sepse qysh nga vjeti ‘41 nuk kam zhvillue ma, asnjë aktivitet politik e shoqëror, bile sistematikisht i jam shmangë edhe çdo veprimtarie kulturore publike, duke dashtë me evitue çdo fërkim me autoritetet në fuqi.
Rritë e edukue në një rreth familjar i cili dikur pat dhanë kontributin e vet, si në beteja për pavarësi ashtu dhe ma vonë, për liri e demokraci.
Kam nisë veprën time politike e kulturore qysh në moshë shumë të re në mbrojtje të këtyne idealeve dhe në favor të nji rendi shtetëror të themeluem mbi drejtësinë dhe në të cilin burgjet dhe kampet e internimit do të ishin vende koreksioni e riedukimi të vrasësit, grabitësit dhe shkelësit ordiner të ligjit.
Megjithëse përmes pasigurish e lajthitjesh të kuptueshme për moshën djaloshare, jam gjende në mes, dhe në krye të lëvizjes përparimtare që proçeduan krijimin e Partisë Komuniste dhe ardhjen e saj në fuqi.
Pothuaj për 10 vjet me radhë shkrimet e mija, artikujt e mi të shumtë, broshurat, përkthimet e te tjera legale e ilegale kanë qenë baza e vetme teorike dhe materiali kryesor propagandistik i të ashtuquajturve “Grupe Komuniste”.
Nën ndikimin tim grupet e masipërme muarën atë orjentim antimonarkist dhe antikonformist, për të cilën krenohen sot, edhe ata që atëherë i qenë nënshtrue sistemit duke përfitue nga benificet që mbreti u blatonte me bujari gjithë atyne që i shërbenin në mënyrë të hapët ose të mshehtë*.
Gjithashtu nën drejtimin tim qysh më 1939 nisi lufta e organizueme e popullit Shqiptar kundër okupacionit italian, ndërsa të tjerët prisnin sulmin Gjerman, në bindje për të kuptuar se edhe atdheu ynë ishte viktimë e agresionit Fashist. Demostratat e 39-ës janë kryesisht vepra ime.
Për afro 10 vjet me radhë mendimet e mia dhe puna ime i dhanë tonin lëvizjes revolucionare të grupeve progresiste, pa më guxue askush të m’i kundërshtojë gjatë të gjithë kësaj kohe, me dy rrjeshta të shkrueme ose me dy thanie verbale të vërtetueshme. Për këtë aktivitet të vjetër pata marrë nga regjimi i kohës, dënime të shumta me burgime e internime duke pësue edhe gjymtime fizike të randa.
Mbas vitit ‘41 e mbas kthimit tim në Shqipëri i kam ndejë larg çdo veprimtarie politike e shoqërore dukë u tërheqë në një kohë studimesh e meditacioni, megjithë ftesat që më qenë ba nga Partia Komuniste për t’u integrue në të dhe për të marrë funksione përgjegjësie në organet e pushtetit të ri.
Për këtë qëndrim qeshë edhe akuzue e goditë për obstrusjonizëm ndaj sistemit në fuqi, bile edhe në vitin 1953 para ultimatumit me zgjedhë midis përgjegjësive dhe luftës së pareshtur që do të më bahej nga ana e partisë, i preferova t’i përballoj pasojat e kësaj lufte të pabarabartë si dhe rrjedhimet e një persekucjoni të vazhdueshëm me dënime të përsëritura që po vuaj deri më sot. Kështu vargu i dënimeve të vjetra iu shtuen persekutimet, torturat, burgjet, internimet dhe gjymtimet fizike të reja.
Për aktivitetin e kryem nga unë deri në periudhën para vitit 1941 si dhe për mendimet e opsionet e mia pas kësaj periudhe regjimet e ndryshme që u përshkuan në vendin tonë, Monarkia, Komunizmi, më kanë ngarkue deri tani me 10 dënime për një shumë komplesive prej 60 vjetësh, burgime e internime nga të cilat 23 vjet po i kryej tani duke më detyruar të kaloj pjesën ma të madhe të jetës time aktive në kushtet që nënkupton privimin e lirisë nën pushtetin diktatorial, fajtor vetëm se desha lirinë e demokracinë për vendin e popullin tim e për vendet e popujt e gjithë botës.
Kuptohet lehtazi se unë nuk mund të aderoj në partinë Komuniste për shkak të rezervave që pata lidhur me linjën e saj me kompozicionin sodal me metodat dhe objektivat që ajo synonte, duke i gjykuar qëndrimet e qëllimet e saj politike, si të papajtueshme me idealin e asaj lirie që pat inspirue veprën time e mendimin tim të dikurshëm dhe të papërshtatshëm me interesat e kombit dhe të atdheut tim.
Ngjarjet e ndodhura në Shqipëni dhe nën kampin Socialist, mjafton të përmend ftesat për divizjone të huaja me posedue territorin Shqiptar. Kërcënimet Hrushoviane nga toka Shqiptare kundër fqinjit jugor, edicjoni Shqiptar i revolucjonit kulturor Maoist si dhe kthesat e pendimet e vazhdueshme të Partisë, janë prova ma evidente e afermadonit të masipërm se ndikimeve të huaja nuk i kanë shërbye kauzës së pavarësisë të vendit. Për ma tepër në qoftë se në rininë time të parë, sentimentalizmi e fanatizmi djaloshar më patën shtyrë me përqafue idetë luftarake të lëvizjes Komuniste ndërkombëtare, si udhën e vetme për të përmbushë aspiratat e popujve për liri, barazi, drejtësi sociale e progres të përgjithshëm, pjekunia e mendimit në një moshë ma të shtyme me studimet e mia në këtë ndërkohë më patën prirë tashma drejt një socializmi demokratik e liberal, humanist e kritik, si udhë e domosdoshme për të siguruar atë liri e drejtësi sociale pa të cilën asnjë shoqni njerëzore nuk mundet të ndërtohet e të përparojë, sepse në qoftë se liria nuk mund të ekzistojë efektivisht dhe të realizohet veçse mbi bazën e drejtësisë shoqnore, shprehja ma e lartë e së cilës asht rendi i Demokracisë Socialiste, vetë socializmi nuk mund të ekzistojë, veçse i mbështetur mbi një rend lirie të afirmuar në të gjitha format të cilat kjo artikulohet dhe merr konsistencën reale, d.m.th. si liri mendimi e ndërgjegje, si liri qytetare e politike, si liri njerëzore e individuale.
Kur isha i internue në Zvërnec, i pata drejtue autoriteteve shtetërore një letër proteste në të cilin shfaqja besimin që ishte njëkohësisht ma tepër një sugjerim, se dhe një sistem diktatorial komunist do të duhej që njerëzit të mundnin me jetue të lirë me mendimet e me opinionet e tyre duke garantue me ligj paprekshmërinë e integritetin fizik, intelektual e moral të çdo qytetari që nuk merr pjesë aktive në jetën politike të vendit të vet dhe që kufizohet të respektojë ligjet në fuqi.
Unë, për veten time i jam përmbajtur determacionit të maparshëm, për të mos u përzierë në veprimtari politike e shoqnore duke reduktue marredhaniet e mia në rrethin ma të ngushtë familjar i cili për fat nuk poseidon as pregatitjen e nevojshme arsimore, për të ndjekë shtjellimin e mendimit tim politik.    ‘
Bile as nuk kam reague kundër sulmeve e denigrimit që më bahet nga çdo anë në mënyrë zyrtare e jo zyrtare.
Sot mbas dënimit të fundit mue, që në vitin 1945 ndodhesha jashtë Shqipnie dhe kisha mundësi të mbetesha në dhe të huaj i mbrojtun dhe i nderuem, nuk më mbetet veçse të nxjerr konkluzjonet logjike nga ky akt i padrejtë që më bahet dhe të marr një vendim të dhimbshëm, por të domosdoshëm, me anë të kësaj letre, prandaj i baj të njoftun Qeverisë se qysh tani e quej veten të zgjidhur nga të gjitha obligacionet juridike e morale që lidhin një shtetas me shtetin e vet e me autoritetin që përfaqëson vendin e tij, rob politik i një regjimi që më ka shpallë luftë dhe më persekuton vazhdimisht me të gjitha mjetet që i jep pasja e pushtetit në dorë dhe përballë të cilit duhet të mbrohem me të gjitha mjetet legale duke i ba apel ligjeve njerzore e tagrit natyral si qenie e si person.
Gjatë vuejtjeve së dënimit për nevojat e jetës do të jem i detyruar të mbaj me administratën atë lloj raportesh që çdo i burgosur mban me autoritetet e burgut ku vuen dënimin.
Mbas 5 vjetësh, në mbarim të dënimit kërkoj të më dorzohen instrumentat për largimin tim familjar nga Shqipëria. Në moshën 70 vjeçare dhe me shkopin e vërbërisë në dorë, së bashku me shoqen e vuajtjeve të mia do të marr rrugët e mërgimit dhe të kërkoj një atdhe të dytë në ato vende ku revolucjonet liberale e tradicionale kanë konsakrue tashma përfundimisht mundësinë e tagrit e çdo njeriut që të rrojë i lirë me mendimet e veta me kredon e vet filozofike e morale, sociale e politike.
Zef  Mala    d.v.

numrat

part03