part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

74

VITI 2010, VITI I ARRITJEVE ME TE LARTA ...

Ndue Sanaj, Kryetar i shoqatës
“Atdhetare - Dukagjini”

Me date 17 janar 2010, u mblodhe Kryesia e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, e cila beri analizën e realizimeve për vitin 2009 dhe miratoi Planin e Veprimtarive kryesore për vitin 2010.

***
Ne analizën e realizimit te planit te veprimeve te Shoqatës gjate vitit te vitit 2009, dolën këto
përfundime:
1- Gazeta “Dukagjini” është nxjerre çdo muaj dhe viti 2009 u mbyll me nr. 73 te saj; fale kontributit vullnetar te Kryeredaktorit dhe redaktoreve te gazetës, zotit Lazer Kodra, Roza Pjetri, Luigj Shyti, Prele Milani, Suela Ndoja e Tush Shqau.
Ky periodik e ka realizuar mire misionin e saj, dhe ka hedhur një baze te shëndoshë ne ecjen pa u ndalur ne realizimin e misionit me te plote ne shërbim te shoqatës, dukagjinasve, mjedisit ku është përhapur, duke evidentuar e çuar me tej vlerat trashëguese qe na përfaqësojnë denjësisht ne shoqërinë demokratike, drejte vlerave morale te një shoqërie emancipuese ne themelin e se cilës janë vlerat e individit.
2- Gjate këtij viti janë organizuar ceremoni për paraqitjen e 5 libra te autoreve dukagjinas, Lulash Brigja, Sokol Prela, Prele Milani dhe Lazer Kodra.
3- Ne muajin Qershor 2009, u be e mundur njohja me Shoqatën e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër ne Peje. Marrëdhëniet ne mes nesh, janë konkretizua ne një veprimtari kulturore-artistike, me teme: “Te gëzojmë se bashku”, e cila u realizua me datën 3-4 Tetor 2009. Ne këto dy dite, u dha një koncert i përbashkët ne teatrin “Iliricum” dhe u bene vizita: ne Fototekën “Marubi”, muzeun historik te qytetit, ne kalanë “Rozafa” dhe ne Kishën e Zojes.
4- Me mbështetjen tone, këngëtaret dukagjinas, te organizuar ne një shoqëri me emrin “Treva”, me 23 Dhjetor 2009, me teme: “Mbrëmja tradicionale, Folk-2010”, dhanë koncert folklorik ne Teatrin “Migjeni”. U be viti i trete, qe me këta këngëtare është dhenë koncert ne teatrin “Migjeni”, te cilin e vlerësojmë si një arritje te mire dhe te suksesshme. Këngëtari Fran Kodra, nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptare, u nderuar me titullin “Krenaria e Unionit Artistik i Kombit Shqiptare”, te cilin e dorëzoi Presidenti i Saj, Azgan Haklaj. Me këtë koncert u hodhën bazat e plote për mundësi te një niveli me te larte, jo vetëm ne Shkodër, ne Tirane por dhe jashtë vendit.
5- Këto realizime kane pasur një “çmim”! Prej këtij “çmimi”, 92 % është siguruar nga bujaria e biznesmenëve dukagjinas dhe shkodrane: Gjergj Leqejza, Mehill Perroni, Ndue Ftoni, dega SIGMA ne Shkodër, Gjek Sokoli, Pal Lera, Gjon Gilaj, Bujar Kodra, Miri Babziçi, Gjovalin Kodra e Besnik Hoxha. Mundësorët “gjeneral” janë Gjergj Leqejza, Mehill Perroni dhe Ndue Ftoni. Komuna e Pultit, me kryetar Sokol Cubi dhe Komuna e Shllakut me kryetar Hil Kodra kane mbuluar shpenzimiet per kancelari te shoqates. Kryesia e shoqatës i falënderon dhe i uron: Ju shtoftë zoti bujarinë, paçi e dhënçi. Për sigurimin e financimit te realizimit te Veprimtarive te shoqatës, falënderojmë punën e përkushtuar te seksionit ekonomik, te përberë nga: Mehill Perroni, Gjovalin Kodra dhe Florinda Ndoja.

***
Me këto arritje nuk do te thotë se kemi kapur ndonjë lartësi, por do te thotë se kemi ecur mire, dhe kjo ecje na bën te shohim me mire mundësitë tona për te ecur edhe me mire!
Se pari, seksionet duhet te jene me shume vetëveprues. Detyrat ne shoqate janë vullnetare, por vullnetarizmi moralisht ka me shume detyrime, prandaj këtë moral duhet ta kuptojmë me mire, se pa te nuk mund te ecet, nuk mundet te realizojmë misionin e shoqatës.
Se dyti, një pjese e anëtarëve te shoqatës nuk bëjnë përpjekje për te zbatuar kërkesat e statutit, veçanërisht për te paguar kuotat! Gjate vitit 2009 nuk janë arkëtuar 151 800 leke. Askush nuk detyrohet, por për derisa baza e shoqatës është vullnetarizmi, përgjegjësia e secilit anëtarë te shoqatës duhet te jete me e madhe ne zbatimin e kërkesave te statutit.
Se treti, nuk shitet sa duhet gazeta!? Me përjashtim te degës se Malësisë se Madhe dhe te Nike Vidhit, qe zakonisht shesin 20-30 gazeta çdo muaj, për te tjerët as nuk behet fjale. Madje, ata ne Lezhe e Kurbin nuk interesohen për daljen e gazetës. Nga shitja e gazetës, gjate vitit 2009 nuk janë arkëtuar rreth 94 800 leke. Me gjithë kuotat, nuk janë arkëtuar 246 600 leke. Me këto leke mund te ishte siguruar zyra për punën e shoqatës, qe ka shume nevoje për te; ose do te ishin botuar dy libra te shoqatës, te cilat prej një viti janë bere gati për botim; ose mund te botoheshin 12 numra gazete, e te tjera e te tjera. Komentet janë te tepërta.
Se katërti, bashkëpunimi me pushtetin vendor ne Dukagjini nuk ka qene ne nivelin e duhur. Kjo ka qene një dobësi, e cila nuk duhet te jete gjate vitit 2010. Detyrat e vitit 2010 janë, jo vetëm shume me te mëdha, por qe realizimi i tyre kërkon një bashkëpunim shume efikas te Kryesisë se Shoqatës me Kryetaret dhe Këshillat e komunave te zonës sonë.
Se pesti, bashkëpunimi ne mes strukturave te shoqatës dhe organizmave te mjedisit qe veprojmë duhet te jete me shume efikas! Pa bashkëpunim te gjithanshëm nuk mund te realizohet zbatimi i detyrave, nuk mund realizohet misioni i shoqatës. Shoqata e jone është bere pjese e Grupit te Veprimit Lokal(GVL) ne baze te projektit “Bjeshkët e Nëmura”; e Forumit te Zhvillimit Zonave Malore(FZM); jemi bere pjese e krijimit te “Klubit te Medies Shqiptare”, i cili drejtohet nga OSB-ja; jemi bere pjese e misionit te Shoqatës se Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër ne Peje; ne nismën për te përcaktuar një date simbolike feste për Alpet Shqiptare, janë bere pjese me ne, 10 shoqata e institucione te ndryshme ne Shkodër, mbi bazën e te cilave na përkrahu MTKRS-ve. Kohet e fundit ka interesim tjetër për gazetën! Sot, ne gazeten tone modeste shkruajnë qe nga Tropoja dhe Peja!. Këto dite emigrant nga Norvegjia, Italia dhe deri ne SHBA, na dërgohen mesazhe falënderimi për gazetën dhe për veprimtaritë e realizuara ne këto vite, si dhe kërkojnë te bëhen pjese e saj. Theksohen këto, se: Pa bashkëpunim dhe shtrirje te marrëdhënieve  nuk ka realizim te misionit te shoqatës. Nuk mund te ecim si duhet ne realizimin e misionit pa u integruar me pare ne mes veti dhe me te tjerët. Kjo është përgjegjësia e jona. Te gjithë anëtarët e Shoqatës, por veçanërisht anëtarët e Kryesisë duhet te dalin mbi mentalitetet e trashëguara qe na mbajnë te përçarë, dhe qe është pengesa kryesore e mos realizimit te bashkëpunimit ne mes komunave, ne mes grupeve shoqërore te ndryshme e te tjera e te tjera.
Për krijimin e shoqatës jemi bazuar ne sloganin: “Mos pyet se çfarë beri Dukagjini për mua, por pyet se çfarë bëra unë për Dukagjinin”. Morali i këtij slogani duhet te jete me shume pjese e jona, me shume pjese e shpirtit te secilit ne punën për realizimin e misionit te shoqatës. Ne qendër te tij duhet te jene te gjithë anëtarët e shoqatës, por ne mënyrë te veçante, anëtarët e Kryesisë. Pjese e detyrime te këtij slogani, ftojmë te bëhen te gjithë dukagjinasit kudo qe ndodhen.

***
Këto veprimtari janë te rëndësishme, realizimet e te cilave do ti japin jo vetëm Shoqatës, por ne mënyrë veçante Dukagjinit dhe komunitetit dukagjinas kudo qe ndodhet një vlere me te larte besimi e identiteti ne mjedisin ku shpalosin vlerat e tyre. Ky plan, te gjithë anëtarët e shoqatës, ne mënyrë te veçante anëtarët e kryesisë i vene para detyrimeve për te punuar më me përkushtim për te përgatitë dhe realizuar këto veprimtari, ne bashkëpunimin me shoqatat homologe, me strukturat e pushtetit vendore ne qytetin Shkodër dhe ne Dukagjin.

KREMTOHET DITA BOTËRORE E PAQES

Ta fillosh Vitin e Ri me një urim për paqen është jo vetëm një gjë e bukur, por edhe e dobishme. Por ta përcjellësh këtë urim të shoqëruar me këngë, valle dhe recitime te të rinjve është edhe me interesante. I tillë ka qenë edhe aktiviteti i zhvilluar në ditën Botërore të Paqes, i organizuar nga Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult dhe Komisioni Drejtësi dhe Paqe.
Edhe 10 Janari i këtij viti i mblodhi  me qindra shkodranë pa dallim feje, prejardhjeje apo ngjyrave politike në tempullin e kulturës dhe të artit, në teatrin “Migjeni”. Aty ku ka më shumë se shtatë vite që këto dy institucione kremtojnë një nga ditët më të rëndësishme të vitit, Ditën Botërore të Paqes .
Mesazhi i lëshuar posaçërisht nga Shenjtëria e Tij Papa Benedikti I XVI, iu paraqitë publikut i shoqëruar me një aktivitet të pasur artistik dhe letrar, me pjesëmarrjen e shkollave katolike dhe të qendrave të ndryshme kulturore të Shkodrës. Të gjitha këto të zgjedhura dhe të përgatitura nga koreografi i talentuar Aldo Nika dhe nën drejtimin artistik të zotit Luigj Mila.
Tema e mesazhit të Shenjtërisë së Tij Papa Benedikti i XVI përkonte në mënyrë profetikë me ngjarjet që ndodhën në këtë fillim viti në Shkodër dhe Rrethina “Nëse dëshiron të kultivosh paqen, mbro krijesën!” ishte mesazhi i Shenjtërisë së Tij. Ky mesazh vinte pikërisht në atë kohë kur fshatra të tëra në Nënshkodër dhe një pjesë e qytetit, u zhytën papritmas nën ujërat e lumenjve Drin, Buna dhe liqeni Shkodër për arsye të prishjes së ekuilibrave natyrorë si dhe ndërhyrjeve të paplanifikuara në ekosistemin e kësaj zone duke shfrytëzuar natyrën pa treguar respektin dhe kujdesin e nevojshëm për të.
Nga kjo sallë doli dhe mesazhi inkurajues dhe sensibilizues i Shkëlqesisë së Tij Monsinjor Angelo Massafra, i cili bëri thirrje në mënyrë të veçantë për një vëmendje edhe më të madhe kundrejt natyrës dhe krijesave të tjera qofshin ato bimore, shtazore apo njerëzore.
Organizatorët në fund të takimit i dhuruan Shkëlqesisë së Tij Monsinjor Angelo Massafra një glob në mënyrë simbolike, duke vlerësuar kontributin që Kisha Katolike ka dhënë në drejtim të mbrojtjes së krijesës dhe kultivimit të paqes në Shqipëri dhe më gjerë.
Nga Luigj Mila

Nga Zoti, nga Robi apo nga Dreqi?!

Gjatë ditëve të para të Përmbytjes, siç jemi dëshmitarë të gjithë, midis sekretarit të parë të PD-së Sali Ramë Berisha dhe sekretarit të parë të PS-së Edvin Kristaq Rama, të dy besimtarë të devotshën, njëri malësor islam-sunit dhe tjetri qytetar kristian-katolik (meqënëse sapo ka dalë edhe ligji për deklarim-regjistrimin e kombësisë dhe fesë), u zhvillua edhe një debat i fortë. Tema e debatit ishte: Nga na erdhi kjo prag katastrofe, ky ndëshkim-paralajmërim natyror: Nga Zoti apo nga Robi?! Dhe nuk e ekzagjerojmë aspak kur themi se po ky debat u shtri edhe poshtë nëpër militantët e devotshëm komentues e interpretues. Që të dy sekretarët aktualë janë fetarë (ose hiqen sikur janë?!), kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi, porse ç’është e vërteta Saliun nuk e kemi parë asnjëherë në xhami duke falur as pesë vahtet e as të xhumanë e obligueshme, ndërsa Edvinin çoku e kemi parë ndonjëherë në Kishën e Madhe të Shkodrës!
Midis një militanti  të Salës dhe një militanti të Edvinit, pas fazës së parë të Përmbytjes dhe pas tërmetit në Haiti, u zhvillua ky debat:
- More burrë dok. prof. Sali Berisha diçka ka dit, se nuk ia ka fut kot. Ai na doli hakut besa na paralajmëroi: “Jemi në prag të një katastrofe rajonale e në prag të gjendjes së jashtzakonshme me nji përmbytje ujore të pa pame një herë në 100 vjet, prandaj ju baj Thirrje, evakuohuni urgjentisht se Zoti do të hapë portat qiellore të shiut për dhjetë dit e unë do të hapi portat e digave te hidroçentraleve, për të shmangë nji katastofë njerëzore”! Shteti dhe Ridvan Bodia, do iu paguejnë qindarkë për qindarkë. Këto janë punët e Zotit. Zoti sheh e ndigjon çdo gja, në fillim të paralajmëron, të çon haber me ndonji të dërguar, e në kjoftë që ti nuk e ndigjon, pastaj me nji mënyrë e me nji tjetër ta çon ndonji ndëshkim kolektiv, ku besa shkon edhe i njomi nëpër të thatë! A nuk po e sheh se çka bani edhe në Haiti?! A pak bani Sunami namin edhe n’Indonezi, se delshin vajzat çipllak pa pikë tyrpi n’plazhe?!
- A thue more burrë vetë Zoti ia dha Salës urdhnin për me hapë portat kan e kan! A nuk kishte mujtë me i hapë pak ma heret e pak ma me karar, me kenë se edhe Farudin Hoxha tha se digat nuk përmysen edhe me kenë niveli shumë ma i madh?! Sala portat i hap, por kutitë nuk i hap! Po ti or burrë, për vete e për familien tande sikur nuk u evakuove!
- Po ti pate hallin e bagtive, lopëve, pulave, rosave, patave e bibave, burrë, mandej ... Na me to po jetojmë e nuk po na bje gja prej qiellit me parashutë! More burrë, Sala nuk a i marrë me hapë kutitë se i derdhet edhe pushteti në Bunë e në det, hajde me ba zgiedhie t’ reja ...
- A ashtu a? Po ty po t’u dhimbkan ma shumë bagtia se robt a?! Shih se mos po gabon e po bjen në gjynah! Po, medemek mor burrë Sala yt, po na delka pak a shumë si i dërguar, si rahmet pastë ai Nuhu a.s. dhe ai Salihu i parë a.s. që e paralajmëruan popullin e vet, për shiun e tërmetin. Po vetëm për 10 dit ia diftoi Zoti a shërbimi sinoptik a?! Kështu po na del se edhe Firmat Piramidale na ka i paska çue Zoti! Ti thuej shyqyr more burrë qi kët rradhë u dame me pak, pshtoi i njomi kryet robit e hangri i thati bagtia e shpent. Ishalla u dame me kaq e ti vehna punës se për ç’ka po të paguen Sala me Ridvanin me “qindarka”, ik se te zu nata. Ata tash po të thonë, shpinë e tokën a i ke me leje e me tapi, bagëtitë e shpent ai ke të regjistrueme, sa taksa pagueni, a jeni t’ regjistruem e të siguruem e bidate si kto. A se njeh Salën a, qi sa herë flet rren sa ka kryet e e ndrron ligjin si hana e bajramit? A pak le tu Firmat Piramidale Rentjere a?!
- Po besa, po, por prap nuk po mushet kryet. Se besa edhe do nima t’mira i kam marrë. Ai Edvini jot, nuk m’pruni kurgja. Ai thotë e ka fajin robi, po në ia majtë le të hinë n’Kuven e ta vërtetojnë se e ka fajin robi Dritan Prifti!
- Po ti mor burrë a harron se e ke shpinë n’kodër e nuk je përmbytë pasha i gram as me rob, as me tokë e bagti! Edhe për besë fajin nuk e ka as Dritan Prifti se ai ka kenë në Turqi, si Fatos Nanja dikur për me u ba synet ...
- Besa, kush po e merr vesht se prej ka i vinë robit të shkretë këto kusure, prej Zotit a prej Robit, a prej Dreqit Iblisit vetë se edhe ai besa e ka do fuqi për me ba keq deri n’ditën e Kjametit! Por, ndoshta burrë, pak faj e ka edhe Dritan Prifti i LSI-së qi i ka marrë dritat me Tapi se ashtue ka edhe emnin! Si t’shkojnë puna e damshpërblimit, shohim e bajmë, flasim prapë ...
Nga Agron Luka
Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi  e Madhe  “MARTIN  DRESHAJ “,
Ta themi  edhe një herë  njëzëshëm:
O MOJ  SHQIPËRI MOS THUEJ MBAROVA! 
Të nderuarat institucione  të pushtetit lokal në komunat e  Dukagjinit, institucione qendrore, të nderuarit biznesmenë dhe popull i Kosovës,  Shoqata jonë  ka krijuar lidhje të shkëlqyera me Shoqatën “Atdhetare-Dukagjini” në Shkodër dhe artistë e veprimtarë atje. Nga atje  vijnë lajme alarmuese për gjendjen e rëndë pas vërshimeve e përmbytjeve të këtyre ditëve. Gjendja ka gjasë të rëndohet dhe prandaj u bëjmë apel institucioneve të Kosovës, të nivelit lokal dhe atij qendror që të vazhdojmë me ndihmat për vëllezërit tonë.   U drejtohemi publikisht edhe biznesmenëve, që janë dëshmuar dhjetëra herë, por edhe njerëzve të vullnetit të  mirë që të bëhemi tok në këto ditë të vështira për  atë pjesë të tokës nënë dhe ta themi bashkë e me një zë O MOJ  SHQIPËRI MOS THUAJ MBAROVA.
Të nderuarit vëllezër e motra,   Rrethi i Shkodrës  dhe e gjithë  Shqipëria, bashkë me Malësinë e Madhe dhe me trojet e tjera etnike  treguan dashurinë vëllazërore  në kohën e ligë të katrahurave dhe  në vitet e vrara të Kosovës. Ata kishin hapur dyert, zemrat dhe kishin shtruar sofrat e mikpritjes për ne. Ata na ndihmuan të shërojmë plagët e rënda që na shkaktuan bishat nga Karpatet. Ata me dashurinë vëllazërore e me butësinë e zemrave të tyre ua kthyen ëndrrat e bukura fëmijëve tonë, të cilëve u kishte ikur buzëqeshja e gjumi nga klithmat e barbarëve dhe skenat plot gjak  e tortura.
Të nderuarit vëllezër e motra, kryesia dhe anëtarët e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”  janë në gjendje mobile  dhe të gatshëm për t’u angazhuar me detyrat që nga ta kërkon situata e krijuar në Shqipëri.  Apelojmë që edhe komunat tjera ta ndjekin shembullin e Gjakovës dhe të nisin ndihma të menjëhershme. Apelojmë në rininë e Kosovës, që nëse e do puna, të rreshtohet pranë djelmoshave të ushtrisë së Kosovës dhe asaj shqiptare për të qenë pranë popullit të Shkodrës dhe rrethit të saj.  Bashkërisht e me ndihmën e Zotit  do ta tejkalojmë edhe këtë  situatë të vështirë.
Nga Rrahman Jashari, Zëdhënësi dhe koordinatori për trojet etnike i Shoqatës “Martin Dreshaj”-Peje

***
I nderuari vella Ndue, te nderuar vellezer dhe motra te shoqates Dukagjini, ju pershendesim per se forti dhe jemi me shqetesim duke e percjellur situaten qe ndodhi me rastin e permbytjeve nga shirat te fshatrave te shkodres me rrethine. Shpirterisht jemi me ju dhe jemi duke bere apel qe edhe komunat tjera ti bashkangjiten Kryetarit dhe popullit te Gjakoves qe sado pak tu dalim ne ndihme vellezerve tane ne shqiperi.
Pershendetje dhe respekt ne emer te anetaree te shoqates “Martin Dreshaj”, kryetari Ukshin Jashari,

***
Pershendetje zoteri, Gjergj Leqejza! Jemi tu i percjell lajmet çdo moment une dhe familja Grabanica. Jemi me ju. Te lutem, nese ndoj familje eshte pa streh, mund ta dergosh te ne.
Me respekt Arben Grabanica.

Një libër plot mall dhe dashuri për vendlindjen

(Duke shfletuar librin “Malësia dhe fiset e saj” të Prof. Lulash Nikë Palushaj)
“Malësia dhe fiset e saj”, libri i kohëve të fundit i Profesor Lulash Nikë Palushaj, emigrant në SHBA, të cilin pata rastin ta lexoja me ëndje, ndërsa po kaloja disa ditë pushimesh dimërore në Itali, një risi e vërtete, një monografi dinjitoze për trevën e Malësisë së Madhe. Një libër i shkruar jo thjesht me penë, por me aq dashuri dhe respekt për zonës tonë, për njerëzit. Ky është libri i parë serioz, hulumtues të cilin duhet ta ketë çdo malësor, larg preferencave farefisnore apo mediokritetit provincial, me referenca  po  kaq serioze për Malësinë e Madhe. Një libër plot mall dhe dashuri për vendlindjen.
Ndryshe një libër ku jo, thjesht, shkruhet me shpirt, por gjatë shkrimit duket se shumë faqe libri janë mbytur nga lot malli. Libri dëshmon vlerësimin deri në detaje ndaj  traditave të zones sonë në kontekstin sa historik, sa civil: Kontributi i malësorëve aq i njohur nga Lidhja e Prizrenit 10 qershor 1878, ngritja e Flamurit, si një akt patriotik shembullor, më 6 Prill 1911, si prolog i Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28 Nëntor 1912 nga Plaku i Vlorës, diplomati i shquar Ismail Qemali, do të pasohej në ditët tona me sakrificën sublime njerëzore në radhët e batalionit “Atlantiku”, në mbështetje të UCK-ës, në emër të 17 Shkurtit 2OO7, Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Deri sot,-nënvizon me të drejtë autori,- asnji popull s’ka falë ndaj të tjerëve, në dam të vet kombëtar: me besë të lidhura, me miqësi, me vëllami-probatimim, me kumbari: Mijëra viktima, keqpërdorime, dhunime e zhdukje fizike, falë nga vet populli shqiptar: me të vetmin qellim sa fisnik, sa civil: Të ndryshojë për mirë marrëdhëniet dhe botëkuptimet e fqinjëve  të vet, edhe pse s’ka rast që këta fqinj të mos kenë qenë drejtpërdrejt apo indirekt shkaktarë të tragjedisë sonë si komb, pa kujtuar sa udhëheqës ilirë, sot krenaria e civilizimeve të tyre, qenë në perandoritë: Romake, Greke, Serbe, Maqedoni dhe Turke”.(“Malësia dhe fiset e saj”, pjesa II, fq. 18)
Sikur shekuj të tërë nën  kornizën  kanunore, në mungesën e shtetit ligjor, në  familjen malësore kryefamiljari respektonte “drejtësinë” ndaj anëtarëve të familjes, edhe pse fjala e tij ishte vendim, ai kurrë nuk vendoste në dëm të pjesëtarëve të saj. Kështu vepronte edhe Zonja e Shtëpisë ndaj gjinisë së vet në familje, thekson autori. Sikur merrej parasysh edhe fjala e asaj femre që, si kishte hequr dorë nga martesa, vishej si burrë duke fituar të drejtën e fjalës në kuvend me burra dhe të mbajtjes së armës si vajzë e pa vëlla, krejt ndryshe nga kanunet e tjera të vendit, një rast tjetër krejt unik, kur kujtojmë Tringë Smajlin e Grudës, Tonen e Hotit  e te tjere.
Duket, jo rastësisht, Doktor Milan Shuflaj kishte të drejtë kur shprehej: “Gruaja e Malësisë së Madhe është më e civilizuar se ajo e qytetit Shkodër, apo ajo e Malit të Zi ”. Nga ana tjetër mes malësorëve me njëri-tjetrin çdo gjë zgjidhej sipas një kodi komunikimi të vendosur, usulluar, në kuvend dhe kurrsesi në frymë “rruge”.
Në libër, autori jep një vlerësim të gjuhës shqipe, duke e quajtur: “... si kushrina e latinishtes në grupin e njohur të gjuhëve indoevropiane”. Është interesant në këtë  sens vizioni aktual për shqipen nga studiues të huaj dhe shqiptarë. Studiuesja e njohur shqiptare Elena Kocaqi thekson: “Evropa e Bronzit ka folur, një gjuhë ilire, shqipen e vjetër nga e cila lindën gjuhët tjera, pasi greqishtja dhe latinishtja antike qenë gjuhë të krijuara, si gjuhë e administratës, e kishës apo e shkollës në rastin e greqishtes, sikur latinishtja e krijuar nga një kastë e pasur shfrytëzuesish bujqësor duke dëbuar fisin pellazgo-ilir etrusk nga Roma dhe shmangur kështu pellazgjishten  që flitnin popullsitë e  tyre parahelene dhe pararomake ...”. Bie fjala, fjala Athina shpjegohet vetëm përmes shqipes se vjetër, do të thotë e thëna sipas studiuesit të shquar francez M. Aref në librin e tij “Shqipëria-Historia dhe Gjuha”.
Kurse studiuesja shqiptare e lartpërmendur thellohet matej në konkluzionet e saj duke iu referuar sidomos Homerit dhe Herodotit: “Nuk ka gjuhë indoevropiane, por substrakti i këtyre gjuhëve është pellazgo-ilir, që gjendet sot tek shqipja si gjuhë e një populli që ka mbajtur këto popullsi indoevropiane nën sundimin e racës së bardhë pellazgo- ilire ...”. (E. Kocaqi, “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve antike evropiane”, fq. 135). Shumë interesant është fakti kur studiues si M. Aref  e te tjerë, pohojnë se vlerat e shqipes si nënë e gjuhëve të tjera i ruajtën mbi të gjitha Malësitë. “Shqiptarët i ruajtën malet nga mos asimilimi nga popullsitë  barbare që emigronin nga Azia në drejtim të Evropës”. Kurse një studiues italo-arbëresh nga Siçilia  thekson: “Vetë fjala Evropë vjen nga shqipja e vjetër nga koha kur për herë të parë u përdor fjala “arë-me kuptimin tokë e punuar”.
Megjithatë, me tepër të drejtë, profesor Palushaj, në këtë libër shtron pyetjen aq të guximshme e tejet të goditur: “Kujt   ia lëshon zemra me të barazue me nacionalitetin e vet?”(“Malësia dhe Fiset e saj”, pjesa II, fq. 158), që presupozon zgjidhjen civile, dinjitoze brenda vetes sonë të dilemës finale për fatit tonë si komb. Në pasurim të këtij vizioni krejt postmodern, dua të theksoj se  kur flitet për kombin apo nacionalitetin shqiptar, mjerisht,(siç jam shprehur publikisht sa në librat e botuara, sa në mediet e shkruara apo elektronike), ne shqiptarët sikur kemi një keqkuptim sa politik, sa psiko-filozofik me vetveten nën trysninë e një euforie postmoderne mjerane!
Vërtet,  diaspora shqiptare, sidomos ajo në SHBA, “... si ar e visar i cilësisë dhe i virtytit të naltë kombëtar”, siç shprehet autori në këtë libër, mban flamurin e kontributit për Çështjen tonë Kombëtare, çka na detyron t’ju jemi mirënjohës përjetë sa Asaj, sa mikut të madh të shqiptarëve, SHBA, por ama ju atje dhe ne shqiptarëve të tjerë kudo jemi: Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo në Mal të Zi  nuk na lejohet, në një konjukturë globale kaq të favorshme për ne, të dehemi nga entuziazmi modern ...
Nuk na lejohet para brezave që do të vinë të harrojmë faktin e dhimbshëm se jemi i vetmi komb në Evropë që ende nuk e ka zgjidhur Çështjen  Kombëtare. Gabohet cilido që nën ekstazën e kultit të doktrinës postmoderne  ndjehet i kompleksuar para një pretendimi kaq dinjitoz nga ana juaj, çka personalisht e vlerësoj si një zë kurajoz, i njeriut të lire, në epokën e postkulteve, postekuilibreve e postskemave. Një vizion sa fisnik, sa civil, sa modern, sa postmodern, kur dihet se cilado krijesë në këtë botë  ka si limit,  krejt të  natyrshëm, kuptohet, realizimin e vetes brenda vetvetes. Madje, sipas psikologëve çdo gjë nis nga vetvetja. “Duajeni vetveten - Plotësojeni jetën tuaj”, -shprehet psikologjia aq e mirënjohur amerikane Luiza Hej(Louise Hay). “Ka kombe të ndarë në dy apo më shumë shtete, si dikur ishte bie fjala Italia e te tjere, por jo kombe me dy identitete”, nënvizon shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare(“Koha jonë”, 28.03.2008)
Mjafton të kujtojmë se Franca, sa kryeqendra kulturore e Evropë së Re, sa së bashku me Gjermaninë poli i fuqishëm i politikës, sa evropiane, sa globale, ka një dikaster i cili thirret Ministria e Edukimit Kombëtar Nacional, d.m.th nuk e tremb aspak termi komb, apo nacionalitet, siç tremb ndonjë “intelektual” nga Kosova, aq “origjinal”në llojin e vet, sa gjetjen tonë(të kosovarëve) brenda vetvetes e konsideron, madje në “Vizion Plus” drejtpërdrejt nga Prishtina, si Vetëkolonializim!?!?!.     
Ndryshe, sipas filozofisë  së tij  prej skllavi ndaj kultdoktrinës, në “Zonë e Ndaluar”, me Andi Bushatin, kohët e fundit, kosovarët(shqiptarët) nuk paska kuptim të pretendojnë të gjejnë vetveten në “Tiranë”, por vetëm në “Bruksel”, duke konfonduar sjelljen politike, doktrinën filozofike, “skemën”, standardet, formën me përmbajtjen, thelbin, genin e tij, identitetin, ndryshe me te të qenit shqiptar.
Sipas zotit M. K, i dehuri nga entuziazmi modern, emrin e të cilit s’ia vlen ta artikulojmë, gjermanët lindorë qenkan vetëkolonializuar, duke u bashkuar dhe mbështetur në vijim nga vëllezërit e tyre perëndimorë!?!?! Profesor,  besoj  jemi të një mendimi, se nuk ka djalë nëne normal në këtë botë që të dëshirojë ta shoh nënën e vet të copëtuar tërë jetën, siç e kemi ne, Shqipërinë tonë Natyrore, Nënën tonë të Përbashkët!
Këtu nuk presupozohet si zgjidhje gjuha idiote, folklorike, anakronike e kobures, por ndjenja e përgjegjësisë kombëtare, si thelbi i të gjitha lëvizjeve tona,(duke mirëkuptuar aktualisht rolin sa specifik, sa delikat të vijës politike zyrtare) si shoqëri civile:    Intelektualë, studiues, gazetarë larg te të bërit politikë nga të gjithë si deri dje.
Ndryshe do të injorojmë vetveten në  Epokën e Integrimit, sikur aq më pak mund të kemi nesër një Shqipëri të Bashkuar në Evropën e Bashkuar si aspirata më normale, më dinjitoze, më civile e çdo shqiptari vërtet evropian, çka nuk do të arrihet kurrë, në se shqiptarët në Tiranë nuk do të shpëtojnë nga fobia e Shqipërisë së Madhe, apo ata në Prishtinë nuk do të çlirohen nga kompleksi idiot i identitetit kosovar, si identiteti i shqiptarëve, mjerisht, të deformuar në thelbin e tyre.
Asnjë e drejtë kombëtare nuk mund të konkretizohet nga fryma e shenjtë, nga dogmat e sjelljes folklorike sa shqiptare, sa ballkanike, si ajo e entuziazmit modern, aq më pak nga “origjinaliteti”sa tragjik, sa komik i sjelljes sonë me vetveten, por pikërisht, në rrugën që ofrohet në këtë libër, duke evidentuar para Evropës së Re vlerat tona, me bindjen kategorike se, kush nuk do vetveten, nuk mund të jetë as djalë nëne, as politikan, as intelektual. Madje po kaq mjerisht as i pranuar për Evropën e Re, e cila nuk  konsiderohet si “Atdheu- Evropa e Majmunëve”, por nënvizohet saktë, prerë e qartazi: “Atdheu-Evropa e Kombeve” të vetëdijshëm për identitetin e tyre .
Prandaj, profesor, pa pretenduar se në çdo aspekt libri juaj ka rrokur përsosjen, çka e ndjen edhe libri më serioz i një këndvështrimi të tillë historik, ju lumtë për librin “Malësia dhe fiset e Saj” që sjell mesazhin postmodern, më kuptimplotë, aq jetik për ne shqiptarët: “Duaje sinqerisht, larg çdo kompleksi postmodern, vetveten, ndryshe nuk  mund të meritosh as dashurinë e të tjerëve”
Nga Kadri Ujkaj, kritik letrar

VALLE PO FAJIN KUSH E KA?

Filloi shiu, nisin problemet
Dhe me boren perkeqesohen
Hapen diga edhe porta
Pse shqiptaret po denohen?

Dhe me drama politike
Fatkeqesi ka pa pushim
Deklarata e kotradita
Per shqiptaret a ka shpetim?

Deputet, parlamentar
Ne kolltuk fatin vendosin
Nuk u plas per shqiptar
Veç kontrata po vulosin

Ne vaudejes e Koman
As ne Fierze nuk përjashtohen
Per keta njerëz a ka derman
Nga banesat po largohen

Deklarata bejne partite
Katastrofen po shjegojne
Rrejne te rriturit dhe femijte
Te verteten e maskojne

Kjo urgjence e jep alarmin
Ne çdo vend digat po hapen
Qeveria paguan haramin
N’opozite zihen e shahen

Gazetaret shpejt po thirren
Katastrofa a ka shpjegim
Per t’verteten te gjithe zihen
E me thane nuk kan guxim

Katastrofa nuk po ndalet
Dhe përmbytjet vijojne pa nda
Ne beteje te dyja palet
Nuk thone fajin kush e ka.

Deklaron qeveria
Edhe jep fjalen e nderit
S’e ka fajin ministria
Vetem shiu i Jupiterit

Ne Evrope na shpeton
S’ka me u ba dem askuj
Por nje fjale na shpjegon
Kurre mos mbetesh ne dore te huaj

Po mos t’ish bujaria
Here ushqim e here me lek
Per ç’ka thote qeveria
Mjere Shqiperia ku u tret

O shqiptar kudo qe jeni
Aneembane globit mbare
Yll ne zemer ju a keni
Dashurine per keta shqiptare.

Ndue Kole Kodra,
nxenes ne kl. VIII,
shkolla “Pashko Vaso”

NJE KARTOLINE PER KRISHTLINDJE DHE VITIN E RI 2010

Me datën 23 janar 2010, ne bar “Tullat  kuqe” u be paraqitja e romanit “Pengu i Diellit”, me autor Mjeshtrin Fadil Kraja.
Kjo ceremoni u organizua ndryshe nga tradita, e cila u ideua nga Aleks Dushi dhe u drejtua nga aktorja  e Teatrit “Migjeni”, Merita Smaja se bashku me lexuesen Laura Plishta,  nxënëse e shkollës se mesme “28 Nëntori”. Vërtet ky organizim dha një interes tjetër, se ne përgjithësi u fol vetëm për idetë dhe mesazhet qe sjell autori nëpërmjet këtij romani.
Ne ketë ceremoni, morën pjese: Anëtarë te Shoqatës “Atdhetare–Dukagjini”; pjesëtarë te familjes, te afërm, miq dhe shoke te Autorit, përfaqësues te letrave ne Shkodër dhe ne Malësi te Madhe, pedagog te Universitetit “Luigj Gurakuqi”; personalitete te pushtetit vendor; përfaqësues te shoqatave, si: te shoqatës “Integrimi ne Evrope” nga zoti Gjergj Perluca, “Shpresa për jetën” nga Bal Vuksani, e te tjerë.
Here pas here zonjusha Laura, lexoi pjese nga romani dhe pas çdo leximi, drejtuesja Merita i jepte fjalën pjesëmarrësve për te shprehur mendimet e tyre vlerësuese për këtë vepër te Mjeshtrit Fadil Kraja.
I pari e mori fjalën, ai qe kishte përgatitur parathënien e këtij romani, poeti Lazer Kodra, i cili ne mes te tjerave u ndal: “ ... Fryma e shenjte inspiron ne mushkëritë e autorit nga një rastësi kur ne spitalin e Shkodres takohet me personazhin kryesor te romanit, Pal Dedën. Dukagjinasi Pal Deda, i heshtur, me vetulla te vrenjtura, muskuj te tendosur, shpërfillës ndaj sëmundjes, vështrim te mprehte prej skifteri, kur thoshte “po” dilte vetëm “po” e kur thoshte “jo” dilte vetëm “jo”, shikim te përhershëm ne drejtim te Cukalit e lëvizje te komanduara, e bën kurioz autorin e romanit për te gjetur rrugën e depërtimit ne shpirtin e tij. Mjafton një moment kur jashtë po binte bore dhe autori e pyet Pal Dedën: - A te shqetëson kjo kohe? Çelësi u hap, nyja Gordiane u zgjidh. Vijojnë pastaj një dialog  kujdesshëm midis një dukagjinasi te “rrepte” dhe një “Fausti” shqiptare. ... Gjerësia dhe tematika e romanit ngjajnë një eposi krahinor qe stërpikat e ngjarjeve te tij shkojnë deri ne Tirane, Gjirokastër, Korçe, Vlore, Deçiç, Malësi e Madhe, e te tjera. Është një libër-roman-qe sjelle ne kohe virtytet e larta te dukagjinasve ne shekuj, te cilën autori jua dikton, duke thëne: “Bijve dhe bijave te Dukagjinit qe aq shume u rropaten brez pas brezi për ketë vend qe quhet Atdhe ... dhe aq pak kërkuan prej tij ... brez pas brezi ...”.
Pal Deda është vete Dukagjini. Është historia e kësaj krahine ne rrjedhe te shekujve e ne mënyrë te veçante te shekullit te kaluar, me doket e zakonet, me kanunet e kthesat historike, me dasmat e me mortet, me vuajtjet qe dukej se nuk kishte pene t’i  përshkruaj artistikisht ne atë nivel qe e lyp koha e zhvillimi i letërsisë shqiptare. Pra nuk është një roman historik, nuk është as kronike e letrarizuar, por një roman me te gjitha kërkesat bashkëkohorë, … Për Dukagjinin sidomos ne këto dy dekadat e fundit janë botuar shume libra, mbase me shume se për çdo krahine tjetër te vendit. Një pjese te tyre me kane rene ne dore dhe i kam lexuar. Kam dhenë dhe mendime kur me ka ra rasti. I kam përgëzuar bijtë e bijat e Dukagjinit qe djepit qe i përkundi i kane dhenë një pjese te shpirtit te tyre. Ne fund te fundit vendlindjes gjithkush ia ka borxh. Po ajo qe ka bere Fadil Kraja për Dukagjinin me ane te këtij romani i kalon caqet e përmasat, ne te ai ka derdhur thuajse gjithë arsenalin e një prozatori, ngjarjet janë te përjetuara thelle, plot dramacitet e tragjizëm jete. …”, theksoj shkrimtari Skënder Temali.
Luigj Shyti, ne mes te tjerave tha: “ ... Autori se “ bashku me Diellin” shëtiti gjithandej, dhe “e pa Palin” nga Thethi ne Shkodër ndërsa mendon edhe për Vlorën, nga Nikaj-Mërturi deri ne Nikç, nga Rugova ne Pult e Gimaj, “ e pa” ne spital e konvikte shkollore, me pushkën krahut për liri e ne kuvende, te urte e te vendosur. Autori ka pare tradita te mire dhe jo te mire, ka dëgjuar fjale te urta e te radha, ka dëgjuar këngë e krisma pushkësh, ninulla e vaje. Pra, ai pa e dëgjoi gjithë rropamat e jetës nga lindja deri ne vdekje, e mendja e zgjuar, dora e shkathte e penda e mprehte i ka gdhendur këto neper faqet e këtij libri si t’i kishte gdhendur ne rrasen e Palajve te Shoshit, për te mos u shlyer kurrë. Fadil Kraja na dha këtë roman, me shume dashuri si një kartoline shume ngjyrëshe, plote drite e freski, për festen e Krishtlindjes dhe te vitit te Ri 2010. ...
Riza Spahija, ne mes te tjerave u ndal: “...Njeriu vjen ne ketë jete për një mision te madh, për te lenë historinë e tij, te cilën para se ta mbyllin atje ne varr, dëshiron ta lere si vazhdimësi e brezave njerëzore. Ai dëshiron ta lere si forme te një mesazhi, si një amanet, si një piskame njerëzore. ... Ky mesazh është qe ne nuk duhet t’i paragjykojmë njerëzit ne te “ardhur nga mali” apo “nga fusha” dhe “e qytetare”. Te gjithë jemi qytetare te këtij vendi. Shkodra ka një histori te gjate te zbrazjes dhe te mbushjes ne etapa kulmore te historisë. Me këta njerëz Shkodra është shquar ne te gjitha fushat e artit dhe te dijes gjate historisë se saj. ...”.
Aleks Dushi, ne mes te tjerave tha: “... Tani personazhin kryesor po e quajmë Pal Dede Pali. Ndoshta për mjedisin disi te çoroditur te disa qytetareve pa qytetari ju sjell qeshje ky njeri qe lufton për te ruajtur emrin, sepse emri është me i rëndësishëm se jeta, besën, fjalën e dhenë, guximin, dashurinë, respektin si moto te jetës, nuk e dine pse e bëjnë këtë gjë, nuk e dine pse e shohin brinjas e me cinizëm, ne një kohe kur njerëz te ditur, profesor te nderuar nga universitetet e botes shkruajnë mijëra faqe për këto cilësi, mundohen ti shpjegojnë e te bëjnë shkence, ti mësojnë njerëzit me vlerat e tyre. Por atë qe sot mundohen ta bëjnë me dije e me shkence thjeshte ai, Pal Dede Pali i  kishte.”
Ndue Sanaj, ne mes te tjerave u ndal: “... Te gjithë jemi te gatuar nga e mira dhe nga e keqja, por këtë te fundit duhet ta mundim. Dhe për ta mundur te keqen, duhet ta mundim me dashuri, me pune, me respektimin e secilit për mendime ndryshe, për besime ndryshe, për race ndryshe, për prejardhje ndryshe, për grupe shoqëror ndryshe, për kontribute ndryshe, e te tjera “ndryshe” te pafund, te cilat janë tregues te një shoqërie te emancipuar, te një shoqërie te hapur qe ne themelin e se cilës janë vlerat e individit.
Te mos harrojmë traditat qe na kane mbajtur ne çdo kohe gjalle, qe na kane mësuar për mbajtur përgjegjësitë për lirinë deri ne nivel kombëtar, pa u ndalur para çdo pushtuesi e sakrifice, për te bere sakrifica materiale dhe mbi te gjitha njerëzore, te jashtëzakonshme, për te dhenë kontribute te rëndësishme nga secili brez ne çdo periudhe te historisë se Shqipërisë.
Zgjedhja e prindërve dhe te vendit te lindjes nuk varet nga njeriu, por nga njeriu varet pajisja me normat e një shoqërie sa me emancipuese. Kjo, duhet te kuptohet nga te gjithë ne, nga te rinjtë dhe rejat dukagjinase, shkodrane apo ngado qe janë. Vetëm ne këtë mënyrë do te mbytim me mire dhe me shpejt te keqen.
Ngjarjet qe zhvillohen ne roman, janë pjese e jetës se prindërve tanë, janë pjese e jetës sonë, qe duhen respektuar. Por, për disa prej tyre, nuk mundet te jemi peng e asaj jete, i atyre ngjarjeve, e atij mentaliteti qe na lenë prapa shoqërisë, prapa komunitetit ku kemi ngritur çerdhen e jetës dhe te punës, qofte edhe ne zonën prej ka kemi ardhur ne Shkodër Locen. Nuk është zgjuarsi dhe merite te mbesim peng e mentalitetit te vetëgjyqësisë. Nuk është koha, kur ne vitin 1924, nga qendra e Dukagjinit, dikur Kodër-Shën Gjergji, qeverise se asaj kohe i dërgohej telegrami: “Jemi te varfër dhe nuk kemi se çfarë ti japim qeverise, por kryet ja kemi borxh kësaj Nënëlokeje qe e ka emrin Shqipëri ...”. Është koha e demokracisë, është koha e shtetit demokrat, ne themel te cilit është ligji, dhe vetëm ligji.
Ne roman shkruhet: “Arma e mban gjalle një kulle ... Brez pas brezi, me arme jemi mbrojtur nga rreziqe ... E ata, rreziqet i kemi pas gjithmonë te shumta, ata kane qene gjithmonë bri kullave tona ... E si mund te dorëzohen ato?”. Po! Është e vërtetë! Nuk mund te mendoje dhe te veproje ndryshe kur ne shtëpi apo ne afërsi kishe pushtuesin, kishe atë qe te kishte marre lirinë. Pra, arma ishte e domosdoshme dhe pa te nuk kish kuptim jeta e te pareve tanë. Po sot, a mundet te jete pjese e jetës sonë arma, ky lloj mentaliteti? Përgjigja është e qarte dhe vetëm një: Jo.
Me poshtë, autori shkruan: “Jo vetëm ne baze te zakoneve e kanunit, por edhe sipas pleqërisë qe u mblodh dhe e shoshiti punën, unë nuk i kisha borxh askujt. Mikun qe kish ngrenë bukën time ma prenë ne bese ...”. Po! Kur nuk ekzistonte shteti, ose ne atë kohe qe po sa kish filluar te ngrihej, për te mbrojtur lirinë, te drejtën, te drejtat zakonore, qe janë te mbledhura ne kanunin “Leke Dukagjini”, ishte e domosdoshme. Por, a mundet sot te mendojmë dhe aq me pak te veprojmë ne baze te këtyre mentaliteteve? Kurrsesi jo. Pse? Sepse, koha ka ndryshuar, madje ka ndryshuar me shpejtësi dhe këtë shpejtësi nuk mund ta arrijmë me mendime te një shoqërie jo ne kohe, por duhet te ecim me ritmin e saj, ne qofte se kërkojmë te integrohemi ne mentalitetin dhe normat e një shoqërie demokratike. Kjo kërkohet sot, dhe kësaj duhet ti përgjigjemi me sa me shume jete dhe pune progresive, pavarësisht disa shkodrenjve, fatmirësisht janë pak dhe  nuk dihet mire se nga janë, dhe qe mundohen te përçmojnë qytetaret e rinj te qytetit te Shkodres, siç u shkrua këto dite  nga një prej këtyre, ne gazetën “SOT”, me datën 13 te këtij muaji, me titull: “Trashëgimia komuniste kërkon gjyq ndaj Berishës”! More, qe gjithçka mund te jesh, por race shqiptari nuk mund te jesh, çfarë te ka bere dukagjinasi, dhe ne tërësi malësori???!!! Nuk është momenti te ndalem për këtë racist ne këtë ceremoni te nderuar! Nuk po ndalem me gjate, por merreni e lexojeni dhe te jeni te sigurt se keni për ta gjetur veten ngushte ...!
Fjalën e mori edhe përkthyesi Zija Vukaj, Syka Çarku dhe poeti Prele Milani.
Ne fund, Mjeshtri Fadil Kraja mori fjalën dhe ne mes te tjerave, falënderoi te pranishmit, opnionistet dhe organizatoret e kësaj ceremonie, Kryesine e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, ne mënyrë te veçante për vlerësimin e veprës se tij, romanin “Pengu i Diellit”.
Me këtë rast, u anëtarësuan tre rinj ne shoqatën “Atdhetare-Dukagjini”: Juristen Klodiana Shytani, studentin e vitit te IV për gjuhe-letërsi ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Ndoj Mehilli dhe nxënësen e vitit IV te gjimnazit “28 Nëntori”, Laura Plishta, nga Mjeshtri Fadil Kraja, ju dorezua Karte anëtarësie.

***
Autorit te romanit “Pengu i Diellit”, Mjeshtrit Fadil Kraja i urojme jete te gjate dhe mundësi për krijimtari te tjera, për te na bashkuar përsëri dhe përsëri për ti dhenë urime te tjera e te tjera ne vijimësi te krijimtarisë se tij.

***
Urojme dukagjinasin shqiptaro-amerikane ne Miçigan, zotin Ndue Ftoni dhe anëtarin e kryesisë zotin Prele Milani, për financimin e kësaj ceremonie. Qofshin faqebardhe.
Nga Dede Kodra

Me këngëtarin  Pëllumb Vrinca

Kush është Pëllumb Vrinca?
Pyetje me vend, Pëllumb Vrinca është një djalë dukagjinas nga fshati Plan. Një djalë i thjeshte, i rritur me shume sakrifica e qe kërkon te arrije me te mirën ne jete, fillimisht me te mirën ne familje e pastaj edhe ne art. Prej shume vitesh emigrant, por me mend e me zëmër ne vendin e tij!
Qe ne prezantimin tuaj te pare tregoheni krenar për origjinën tuaj, pse?
Krenar ... sepse kur kujtoj Dukagjinin kujtoj njeriun me zemër te madhe, njeriun fisnik, bujar e mikpritës. E për  mendimin tim ai qe nuk njeh, pranon e do identitetin e tij është askush ne jete.
Na thate se qëllimi juaj ne jete është te arrini me te mirën, po konkretisht cila është kjo e mire?
Po, p.sh ne familje një raport sa me i mire, harmoni e mirëkuptim mes nesh. Kërkoj me çdo kusht qe atyre te cilët na linden, rriten e edukuan tua shpërblejmë me dashuri e duke jua shtuar buzëqeshjen. Për sa i përket artit dëshira është te arrij sa me lart, por duke qene vetvetja e sa me origjinal ne atë qe i sjell publikut.
Meqë jemi tek arti ç’mund te na thuash për pjesëmarrjen tuaj ne natën tradicionale “Folk 2010”, me sakte mbresat tuaja?
Ne fakt është hera e dyte qe marr pjese dhe e vlerësoj shume si eveniment pasi është një mirënjohje qe i behet komplet zonës se Dukagjinit, një pasqyre e plote e traditës tone. E shfrytëzoj rastin te falënderoj ato qe realizuan dhe kontribuan për këtë koncert. Folk 2010-ta do mbes ne memorien time gjate si një organizim i përkryer dhe një publik i zjarrte qe me priti ne mënyrë te jashtëzakonshme.
Cili ishte kontakti juaj i pare me shoqatën “Atdhetare-Dukagjini”?
Ne Itali, gjate një takimi qe shoqata kishte organizuar me emigrantët pata rastin te  njoh kryetarin e shoqatës z. Ndue Sanaj, aty mësova për shoqatën dhe me pëlqeu nisma e tyre, veprimtaria e shoqatës, ndaj edhe u integrova ne te, dhe do u beja një thirrje dukagjinasve qe te bashkohen e te kontribuojnë ne ndihme te shoqatës, e cila promovon dhe hulumton vlerat e dukagjinasve ne kohe.
Po ne jetën tuaj te përditshme me se merreni?
Jetoj ne Venecia ku edhe punoj si kamerier. Me përpara kam punuar ne Radio “Rainca”. Aty drejtoja një emision muzikor te quajtur “Dashuri ne Diaspore” ku ne thelb kishte urime, përshëndetje, intervista me njerëz te ndryshëm e te tjera. Gjithashtu kam hapur një faqe interneti www.albatreva.tk qe i dedikohet te gjithë dukagjinasve. Aty mund te bashkëbisedojnë, urojnë, dëgjojnë muzike e te tjera. Ndërsa ne kohen e lire me pëlqen te dëgjoj muzike apo te frekuentoj mbrëmjet e ndryshme muzikore.
Po hobi juaj, sigurisht përveç muzikës?
Me pëlqen shume edhe poezia dhe te bej fotografi.
Për te gërmuar pak ne jetën tuaj private, nga kush përbëhet familja juaj?
Nena, babai, dy vëllezërit dhe motra. Kam edhe dy mbesa si dy yje.
A keni një njeri te veçante ne jetën tuaj?
Sigurisht, nena … Ajo dhe fjalët e saj janë kudo me mua. “Mbi nenën s’ka tjetër”.
Po njeriu i zemrës?
Aktualisht jam beqar dhe jo i dashuruar por s’mund ta mohoj se jam ne pritje te dashurisë se vërtetë ... (qesh).
Cila është vajza ideale për ju?
Fillimisht te jete njeri i sinqerte, e dashur dhe kryesorja e komunikueshme, pasi një komunikim i mire është çelësi për te zgjidhur çdo problem. Te jete e bukur ne shpirt, se bukurinë e shpirtit nuk e sfidon as koha dhe pse jo edhe simpatike … (qesh).
Cilat janë projektet tuaja me te afërta?
Realizimi i albumit te dyte. Kujtoj qe album i pare ishte “shoqja ime” dhe për sa i përket te dytit, preferoj qe emri  te mbetet surprize për publikun.
Ku e sheh veten ne te ardhmen?
Ne te ardhmen … Dëshiroj dhe besoj se do kthehem te jetoj ne Shqipëri, ne Shkodër për te vijuar me rrugën e nisur, muzikën dhe sigurisht për te qene pranë njerëzve e familjes time. Vetëm ideja qe kur te hap sytë do dëgjoj një “mirëmëngjesi” e kur te erret do dëgjoj një “natën e mire” plot dashuri te thënë nga njerëzit e mi te dashur, me lumturon ...!
E ne fund te kësaj interviste, cili është mesazhi apo urimi juaj?
Përshëndes te gjithë lexuesit dhe stafin e gazetës “Dukagjini”. Një përshëndetje e veçante për te gjithë fansat e mi dhe për ty Laura, ju uroj te gjithëve shume suksese ne te gjithë fushat e jetës ...!
Intervistoi: Laura Plishta

ME KENGETARIN  NIKE ÇARKU

Së pari ju përshëndes. Dëshira është që të zhvilloj me ju një intervistë si këngëtar dukagjinas dhe për dukagjinasit. Pra le të filloj me pyetjen: Si e ndjeni veten kur vini këtu në tokën mëmë, në vendin tënd ku je lindur e rritur?
Është kënaqësi për mua që vij pas disa kohësh. Ndiej vërtet një kënaqësi të madhe, më mirë të them kënaqësi të veçantë..
Çfarë mund të thoni, keni vënë re ndonjë ndryshim tek dukagjinasit?
Mund  të them se shoh shumë ndryshime. Nëse dua ti referohem këtu Mbrëmjes Tradicionale të Vitit të Ri 2010: them se e kanë ruajtur folklorin,
dëgjoj të këndohen shumë këngë të cilat rrezik nuk i di. Unë kam jetuar këtu para viteve të tranzicionit dhe dikur njerëzit i ka shqetësuar një emër i tillë si: Pal apo Gjok, nuk jam i sigurt nëse vazhdon të ekzistojë kjo edhe sot, por me aq sa unë kam vënë re, ka ndryshuar në një masë të konsiderueshme.
Po për dukagjinasve në Amerikë  çfarë mund te thoni?
Oh është krejt ndryshe. Në Amerikë nuk ekzistojnë komplekse ,sepse jeta është individuale, çdonjëri sheh punën e tij dhe nuk merr parasysh disa gjëra. Atje është vetëm motoja: A je i zoti të jetosh..
Ju vutë re disa ndryshime pozitive, po ndonjë ndryshim specifik të cilin do të doje ta ndaje këtu ...?
Unë mund të pohoj se vërtet jam plotësisht i kënaqur përsa i përket ecurisë nga ana artistike-folklorike. Mund të përmend këtu një shembull mjaft të lartë frymëzimi si Fran Kodra, artist që i jep jetë kësaj që sapo thashë. Por ajo në të cilën do të doja të ndalesha në mënyrë të veçantë është ajo që më vret shpirtërisht: Dukagjini është ndarë në dy sofra-nuk është Dukagjini aq i madh sa të ndahet në pjesë.
Si e ndjeve vet si zot i shtëpisë?
Unë jam ndjerë si zot shtëpie dhe i zoti i shtëpisë nuk ka sesi të ketë frikë në shtëpi të vet ... Ibriku dhe rakia, zemra e bardhë e Dukagjinit që ndahet me lezet. Ta ndiesh veten si zot shtëpie për mua do të thotë të Jesh vetvetja, të mos kopjosh sepse është diçka që fshihet.
E keni përjetuar në familjen tuaj, familjen Dukagjinase?
Mund të them me plot gojën se rri në gjurmët e edukatës që më ka dhënë familja: unë i sjell fëmijët çdo vit në Shqipëri. Kemi 17 vite në Amerikë dhe përpiqem që tu fut në gjak edhe kulturën tonë, muzikën dhe kënaqem kur e shoh këtë me interes tek ata. Madje mund të përmend këngën që kam bërë: Vetëm shpirti mbetet i ri, e cila më pëlqen shumë mua dhe familjes sime. Në shtëpi të gjithë flasim shqip, bëj një jetë normale, punoj inxhinier-mekanik. Nuk e di nëse fëmijët do vijnë për të jetuar këtu në të ardhmen, nuk ndërhyj në këtë drejtim sepse është zgjedhje e tyre ... u takon atyre të vendosin, por e rëndësishme është që ata i njohin traditat tona.
Ç’mund të na thuash për dukagjinasin në Shkodër?
Historikisht dukagjinasit kanë lënë gjurmë në Shkodër. Dukagjini është i vështirë, por s’ka më të mirë. Mund të them se neve na kanë shtypur fizikisht dhe moralisht, por sa më tepër që të tjerët i ka pasur në shpinë, aq më i fortë është bërë. Ata kanë ecur përpara në Shqipëri dhe në Amerikë, e kanë mbajtur ushqimin si bleta. Dukagjinasit dinë sesi te të grumbullojnë dhe pastaj me e çua në shtëpinë e tyre. Nuk e di se çfarë i kanë bërë tjetër qytetit të Shkodrës përveçse i kanë prishë kënetat dhe i kanë ndërtuar shtëpia shumëkatëshe.
Tani dua të kthehem përsëri tek dalja jote në skenë si këngëtar?
Ajo çfarë unë kam parasysh kur dal në skenë, është përgjegjësia, sedra me  publikun, sepse nuk e konceptoj sesi e ndjejnë të tjerët aq të sigurte kur dalin. Duhet punuar shumë kur del sidomos në skenë, sepse sa më shumë që duhet të punosh aq më shumë i kupton defektet. E mira është që çdo gjë të regjistrohet, në mënyrë që të shihet më pas çfarë është e nevojshme për tu riparuar dhe çfarë duhet të përforcohet për të qëndruar ashtu.
Tani çfarë mund të thuash për Nike Çarkun dhe dukagjinasit atje?
Edhe në Amerikë ka një Shoqatë “Dukagjini”. Edhe atje kam pasur nderin të hap sofrën si këtu. Por mund të flas edhe për vështirësinë e jetës atje, edhe kafen e pinë në dorë e me vrap duhet të shkosh në punë sa nuk të bien ndërmend se ku është Dukagjini, sepse shpirti punon më mirë kur ekonomia është më e mirë..
E ndjen veten patriot apo e quan thjesht si pjesë të origjinës tënde?
Në nervat më të mëdha e tregon veten se kush je. E kam zemrën mal për vendin tim dhe dëshiroj më të mirën për të. Por në këngët dhe tekstet e mia unë shkruaj dhe i këndoj dashurisë, të bukurës, estetikës por jo trimërisë. Jam i mendimit se duhet të shkruajmë për atë që ka ndodhur por duhet të ulemi e të bisedojmë shtruar e me qetësi.
Ç’është për ty të jesh këngëtar?
Për mua është gjithçka, më mban gjallë, kënga më shoqëron kudo, edhe rrugës, në kulmin e nervave arrin të më qetësojë, sepse i jep kuptim jetës sime.
Së fundi, cili është mesazhi që keni për shoqatën “Atdhetare-Dukagjini”?
U uroj të gjithëve gjitha të mirat, është kënaqësi e madhe kur i sheh të gjithë të mbledhur. Urimi im është: Lart e më lart dhe kurrë në majë sepse atëherë dukesh i vogël..
Ju faleminderit që na mundësuat këtë intervistë me ju. Ishte vërtet interesante. Edhe ne ju urojmë të gjitha të mirat në jetën tuaj familjare dhe profesionale.
Faleminderit juve…Mirë u takofshim
Bashkebisedoj Suela Ndoja

SOFRAT... KETO ZGARA QE PO RRUDHIN ARTIN!

“Mos kujtoni se e kam te lehte te kompozoj.
Kur ve gishtat mbi tastiere unë qaj nga zori.”
Richard Wagner
Lazër KOdra
Po ç’ është arti?
I tejngopur me versionin e gjoja paraqitjes se artit nëpërmes “Sofrave”, shume i dyshimte për produktin e tyre, i dëshiruar për t’u mbushur mendjen disave se ne këto sofra nuk ka art, por vampirllëk materialist, preferova t’u drejtohem Kolosëve Botërore për te me dhenë mundësinë qe shprehjet e tyre t’i citoj si me poshtë ne funksion te asaj qe quhet ART.

* Ai qe e quan te mundshme te sakrifikoje formën “ne interes te idesë”, ai pushon se qeni artist, ne qofte se ka qene i tille me pare, G. Plehanovi;
* Arti është te thellohesh pa rene ne fund, Volter;
* Arti i madh te ngjall admirim vetëm duke te tronditur, Bethoven;
* Arti është ziliqar: ai kërkon qe njeriu t’i kushtohet tërësisht, Mikelanxhelo;
* Artin e kane kërcënuar dy përbindësha: artisti qe nuk është mjeshtër dhe mjeshtri qe nuk është artist, A. Frans;
* Atje ku nuk ka një karakter te madh, nuk ka njeri te madh, nuk ka artist te madh, as njeri te madh te veprimit, atëherë ka vetëm idhuj bosh për turmën e ulet: koha do t’i shkatërroje ato se bashku. Nuk ka shume rendësi suksesi. Ka rendësi te jesh i madh dhe jo te dukesh i tille, Rolan;
* Diletantet duan te kuptojnë ne një çast te vetëm atë qe artistet e kane menduar dite, muaj e vite, Shuman;
* Gënjeshtra ne art zhduk te gjitha lidhjet midis fenomeneve, Tolstoi;
* Ne art për çdo njeri te talentuar a një mije te rëndomtë, Balzak;
* Muzika është shprehje me e larte e çdo dije filozofike. Kush depërton ne sensin e muzikës sime, duhet te çlirohet nga meskiniteti, Bethoven;
* Qëllimi i artistit për te nxjerre leverdi vetjake vret çdo vepër arti, Stendal.
Ne këtë moment besoj se çdo shtojce nga ndokush do te ishte naivitet absolut.

Risia
Kjo është një fjale qe përdoret shpeshherë ne lëmin e artit dhe te kulturës. Ndonjëherë ajo e humbet sensin e semitikes për vete faktin se ne konvertimin e saj praktik le difiçite te papranueshme. Kjo fjale “risi” do te thotë: e re, realitet i ri, ndryshim, prishje e monotonie dhe jo e traditës, dhe ne fund te fundit një arome, shije me e pëlqyeshme për audiencën e vetëdijshme.
Fillimi i “sofrave” pas viteve nëntëdhjete vërtetë ishte një risi, për arsyen se arti vërtetë po kalonte një periudhe paralize për vete arsyen e mos orientimit te tij ne momente te tilla te ndryshimeve te mëdha, ishte risi sepse me pare nuk ishte pare një forme e tille, ishte risi sepse deri diku prishi rrjedhën monotone te mëparshme, ishte risi sepse ata qe kishin zbritur nga zonat malore u bashkuan ne këto sofra, duke krijuar kështu një lloj simbolike për te qene me afër njeri-tjetrit edhe ne kushtet e shprishjes se përgjithshmes territoriale e fisnore. Për te gjitha këto një merite te veçante pati ideatori i tyre Mehill Çuni. Por duhet te jemi te bindur se “risia” nuk është e përhershme. Po ndodhi kështu, atëherë do te bjere ne “kanalin” e asaj qe ndryshoj vete: te monotonisë! E kjo lloj monotonie e përsëritur është me e keqe se ajo e para, e cila qe bere tabu. Një shoqëri njerëzore qe nuk prodhon realitete te reja, sidomos ne fushën e artit, është e destinuar e “vrapoje” ne vendnumëro! Fatkeqësisht tani kjo gjë po ndodhe ne mënyrë shume-shume te rëndomtë me sofrat, te cilat janë kthyer ne gangrena te artit. Ato çdo dite po konsumojnë energji krijuese duke i percjellur ato ne ulluqet e një interesi materialist. Ndaj duhet inspiruar një realitet i ri, një version i ri, pasi thenia: “Sofra gjithkush”! nuk mbarte me performance artistike.

Arti te mallëngjen e nuk te vret
Kur pretendohet se po bëjmë art, e ne te vërtetë këtij demonstrimi i mungojnë elementet me te qenësishëm, rrezikon qe kjo shprese për ta këndellur me shije artistike shpirtin te kthehet ne një simptome ne erotike depresante shume fatkeqe për te gjithë ata qe artin e kanë ushqim shpirtëror. Është shume zhgënjyese kur ne këto sofra dëgjon librete qe me shume i ngjajnë një liste apeli për këngëtaret apo një flete-fature malli, sesa anunçimi atraktiv. Po aq zhgënjyese është kur ne këto sofra, me te cilat mburren ne rang krahine, e deri edhe fshati nuk përmenden elementet e figurave njerëzore, te cilat u kane dhenë emër e dinjitet atyre zonave, e po aq zhgënjyese mos përmendja e betejave historike mbi bazën e produktit te tyre sot shitemi si me identitet me race Iliro-Arbënore. A mund te quhet arritje një paraqitje erotike plot lakuriqësi e këngëtareve? A mund te quhet arritje një demonstrim kënge qesharake nen efektin e alkoolit? A mund te quhet arritje artistike dy apo tre ore interpretim radhazi me te njëjtin motiv: erotizëm jargavites!? A mund te quhet arritje artistike qe “babushet” e lahutës te shikojnë dekadencën e veglës se tyre muzikore me te cilën krehën legjendat ne këngë, e ndoshta te përmallin!? A mund te quhet arritje artistike qe kënga elegjiake e Rexhe Delise te valëzohet me ritmin e kulturës orientale?! A mund te quhet arritje artistike hapja e një sofre nga kryeplaku i katundit apo i biri dhe jo nga një personalitet qe sadopak i ka dhenë “limfe” kulturës se zonës se tij!? A mund te quhet zakon autentik i hershmërisë dukagjinase pirja e rakisë me filxhanë ne sofër?! Unë them: jo, pasi kjo përdorej nga shoferet për t’iu shmangur vështrimit te policisë ne lokale. Te gjitha këto qe u thane me larte te çojnë drejt një gjendje EUNUI “dëshpërim pa rrugëdalje” – siç thoshte Bolderi. Pra ... duhet ndryshim.

A ka pasoja ky labirint i krijuar?
Po! Pasoja e pare është se shoqëria njerëzore nuk po jeton ditën e vet ne ketë vend! Ditët nuk falen, aq me pak nuk duhet te mbeten pa ngjyrën e jetës. Po ndodhe një shpërqendrim i energjive krijuese e interpretuese sipas parimit te miqësive, shoqërisë individuale, krahinës racës, te cilat po te ishin te orientuara ne një krosi, patjetër do te prodhonin diçka te qëndrueshme artistikisht. Midis dashurive platonike: ide shpirtërore e materialiste, varianti i dyte dominon ne 95 % te rasteve, gjë qe do te thotë: mendësia kolektive është nëntë fish me e uritur ne “stomakun e bukës”, sesa uria qe gërryen “stomakun e ideve artistike”. Këto sofra po kthehen ne një “molle sherri” edhe midis njerëzve te krahinave te ndryshme, pasi jo pak raste debati kemi, kur simpatizant e mbështesnit e njërës pale grinden ne ithtarët e sofrës tjetër deri aty sa situatën dramatike nga ajo tragjikja e ndan vetëm një fije peri.
I madhi Tomas Man, thoshte : “Njerëzimi ndahet ne dy kategori: ne njerëz te lumtur qe nuk kane kërkesa shpirtërore, e ne njerëz te trishtuar, qe vuajnë nga shkaku i këtyre kërkesave”. Por, mbi te gjitha pasoja me e madhe dhe e pariparueshme është “zënia e kohës” me antivlera. Për te ilustruar këtë ide do te citoj një përkufizim te Eliotit mbi kulturën, një nga esetë e tij me te famshme e largpamëse, ne te cilën theksohet: “Qofte kur krahasojmë një qytetërim me një tjetër, qofte kur bëjmë një ballafaqim mes gjendjeve te ndryshme te qytetërimit tone, duhet te pranojmë se ne asnjë shoqëri, ne asnjë periudhe te kësaj shoqërie, nuk realizohen te gjitha vlerat e qytetërimit. Mbase jo te gjitha këto vlera janë te papajtueshme me njëra-tjetrën, por e sigurte është se teksa pranojmë disa syresh, humbim stinën për te tjerat”. Unë besoj se pas njëzet viteve te lindjes se një risie ka ardhur koha për te ndryshuar. Nga një kocke e plakur nuk nxirret fosfor.
Ne arteriet njerëzore nuk duhet te qarkulloje me gjak i pandryshuar ne asnjë stine pranvere qe nga dy dekada. Ky gjak nuk mund te ushqeje me trurin për te gjeneruar ide te reja artistike.

Fisi I PLANIT, BËRI EPOKË NË DUKAGJIN!

Gjeografikisht, fshati Plan shtrihet ne pjesën perëndimore te komunës Pult dhe te Dukagjinit. Kufizohet, ne Lindje me fshatin Gimaj te komunës Shale, ne Perëndim me fshatin Ducaj te komunës Shkrel, ne Veri me malin Biga e Gimajve dhe ne Jug me fshatin Xhan(fshati Megulle ka qene pjese e Planit).
Fshati Plan, historikisht është përberë: nga Plani si qendra kryesore, Gjuraj-Boksi, Megulla dhe Thani; ndërsa pas vitit 1953, mbi bazën Gjuraj-Boks dhe Megull, u krijua fshati Gjuraj-Boks dhe fshati Megull; ndërsa pas këtij viti, Plani u përbë nga lagja Than, Mehall, Tebregu dhe Prendrejaj.
Sipas studimeve dhe gojëdhënave del përfundimi, se fshati Plan përbëhet nga tre vëllazëri kryesore, qe u formuan nga tre vëllezër, qe u vendosen ne këto hapësira, qe quhen: Prendreu, Gjurendreu dhe Magndreu dhe mbi bazën e këtyre emrave u krijuan lagjet: Prendrejaj, Gjuraj dhe Megulle. Sipas gojëdhënës, një grua e ardhur nga Malësia e Madhe u martua me një djalë nga lagja Boksi, i cili është vendbanimi me i vjetër, se cilës nuk i dihet prejardhja. Nga kjo martese linden tre djem: Prendi, Gjuri dhe Manga. Këta tre vëllezër sipas vendosjes për jetese te tyre, krijuan familje dhe pastaj gradualisht, qe mund te jene rreth 13 brez, formuan vëllazërinë dhe qe sot janë ato qe theksuam me sipër.
Fshati Plan(Planti) ka qen pjese e Pulatit qe ne historinë e hershme dhe sot pjese e komunës se Pultit. Banoret e këtij fshati janë te besimit katolik. Emrat e përdorur, si Ndue, Pal, Gjin, Gjergj, Leke, Bjeshke, Lulë(Lule) i hasim shpesh gjate gjithë historisë se formimit te këtij fshati. Gjithashtu hasim edhe toponime te ndryshme qe lidhen me rrjedhat e historisë si: Gurt e Shalës, Qafa e Boshit, Kryqi i Kujes, Kroj i ftoftë, Ara e Bardhetit, e te tjera.
Pak histori për vёllazёrinё e Thanit!
Thani është lagje, një vëllazëri dhe pjese e fshatit Plan. Ai ka dhenë dhe jep kontribut te çmuar ne gjithë drejtimet, si: ne jetën e ekonomike, sociale, politike, qe kur u vendosen ne këtë hapësire, 350 vjet me pare. Pa dashur te përmendim emra te figurave te rëndësishme, te cilët janë te shumte dhe kane pasur dhe kane një CV-i te pasur, dëshiroj te ndalemi pak ne historinë e kësaj vëllazërie.
Te paret e kësaj vëllazërie kane ardhur nga Mërturi. Po pse e mori emrin Than? I pari i tyre kur erdhi ne Plan, duke mos pasur një vend te mire, toke buke, pemëtari e te tjera, u vendos ne pjesën veriore te Planit, se aty vendi ishte i pabanueshme. Thuhet, se natën e pare te ardhjes nga Mërturi, banori i Pare e kaloi natën nen një thane, dhe nga ky rast lagja e mëvonshme, apo kjo vëllazëri qe u krijua e mori emrin Than.
Për te vërtetuar prejardhjen nga Mërturi, mundte themi se me Gjin Berishën e Mërturit i ndajnë 13 brez. Brezat qe lidhen janë te tille: Emorioni, Noja, Martini, Kola, Mirashi, Marku, Gila, Martini, Cama, Leka, Lula, Gjini, Berisha ne Mërtur. Kjo vëllazëri, duke mos pasur mundësi te përballojë kushtet e jetesës, një pjese e tyre dilte gjate Verës dhe veronte ne bjeshke, ne pjesën lindore te Planit. Këta, gradualisht u vendosen për gjithnjë ne atë bjeshke, megjithëse toka ishte mjaft e varfër, por fale punës se palodhur, te duarve te arta te burrave dhe te grave te Thanit, toka u be pjellore dhe i përballoj deri me se miri, kjo pjese e vёllazёrisё, kushtet e jetesës. Ata, si Leket, siç ishin ne te vërtetë, i thërrisnin njeri tjetrit, nga larg thanësit: “More ku je?!” Nga kjo thirrje, kjo pjese e vёllazёrisё u shkëput nga trungu i Thanit dhe mori emrin Kuje.
Kjo lagje luajti një rol me rëndësi ne jetën sociale e ekonomike te fshatit Plan. Lagjja Kuje ka me dhjetëra kuadro me arsim te larte. Duke pasur kontakte te vijueshme me krahinën e Shalës e te Shoshit, për vete pozicionin gjeografik qe kishte, ishte shkaku i krijimit te mjaft miqësive dhe i lidhjeve martesore. Ajo u be një lagje e njohur për bujari dhe vlera te tjera qe karakterizojnë Dukagjinin.
Arsimimi
Shkolla e vendosur ne këtë lagje, lagjen Than, ishte e një cilësie te admirueshme edhe për një shkolle ne qyteti. Çlirimi i vendit, banoret e fshatit Plan i gjeti po te thuash analfabete. Menjëherë u organizua kursi kundër analfabetizmit rreth vitit 1946, drejtues i  te cilit ishte Marash Xhuri(Fierza), i cili vijoj 5 muaj. Me pas punoj si mësues Lazer Tom Pjetri nga fshati Sheldi, komuna Guri i Zi, i arsimuar ne Itali. Ai hapi shkollën ne oden e Kole Marashit(Stragu), dhe me vone vijuan punën e mësuesit Mark Shmerija, Gjoke Pjeter Marku nga Mekshaj te komunes Shale dhe Fran Marashi. Me vone, shkolla u vendos ne shtëpinë e Gjergj Prenashit dhe Tom Koles, me mësues Marash Gjeloshin.
Ne vitin 1959 është ndërtuar institucioni i pare shkollor shtetëror ne token e Marash Xhur Fjerzes, me mësues Pashko Bigen prej fshatit Gimaj, duke u plotësuar me vone me mësues te tjerë, si: Zef DedeLivadhi, Nikolle Vuka nga Hoti. Nxënësit e pare ishin: Lule Pal Gjethi, Marash Kole Shtyllëza, Lena Gjoni, Kole Stak Babeli, Fran Kole Stragu e te tjerë. Me vone u ndërtua shkolle e re, ne afërsi te varrezave te lagjes, me mësues Rifat Rusten qe u plotësua me Mirash Bregu, Gjyste Hutina, Ndue Stragu, Liza Boka dhe me bijat e para: Mari Gala dhe Prena Zef Stragu.

***
Historia e fshatit Plan është e gjere dhe e lavdishme, prandaj me një shkrim modest nuk mundet te pasqyrohet e plote, por u mundova qe te cek ndonjë moment pikant te kësaj historie te gjere dhe te lavdishme, pjese e se cilës është edhe qëndresa heroike e banoreve te Planit ndaj një ushtrie te rregullte malazeze, ne korrikun e vitit 1915.
Fqinjët tanë nuk kane pasur ndonjë dashamirësi ndaj vendit tone dhe ne veçanti ndaj zonës se Dukagjinit. Qëllimi i tyre ka qene për te na mbajtur te nënshtruar. Ne realizim te këtyre qëllimeve, ne muajin Korrik 1915, me një ushtri te rregullt, me komandant gjeneral Vishoviq, mësynë Dukagjinin me forca deri tre Brigada te Këmbësorie Malore. Lufta ka qene për jete a vdekje. Një ushtri e armatosur deri ne dhembe bënte lufte me një popull te paarmatosur, por fale qëndresës heroike te tij për te mbrojtur lirinë e vete dhe te atyre maleve kreshnike nuk u gjunjëzua. Ai, duke qene i organizuar, ne Plan e Gjuraj shkaktoj shume humbje. Ne Nderkiza te Planit, vrau Fatosin simbol te lirisë, Mehmet Shpendin me shoke. Ne këtë lufte mbeten 75 burra e gra te fshatit te Planit e Gjuraj, u dogjen po te thuash te gjitha shtëpitë dhe u grabiten shumica e bagëtive. Vetëm ne një moment u kapen dhe u lidhen 45 banore, te cilët i nxorën për ti pushkatuar, prej te cilëve shpëtuan Stake Mirashi dhe Martin Kola. Edhe këto forca te rregullt ushtarake malazeze nuk mbeti pa gjë. Një forca e organizuar ne një Brigade, me përbërje deri ne 1200-1500 vete, u kap rob ne hapësirën Dakaj-Nenmavriq-Gimaj, u çarmatos, duke u hequr shulat armeve dhe me ne krye një gjeneral, u kalua nen kulmin e dy armeve te ura e Shalës; mjaft te tjerë mbeten ne qafe Megulle, ne Gropa te Strelit, te Guri i Madh, ne Pla te Madh, te Gurët e Shalës, e te tjera vende te hapësirës Plan-Gjuraj. Theksojmë heroizmin e Martin Kole Preles, qe vrau 4-5 ushtar ne mbrojtje te shtëpisë se tij, ne mbrojtje te dinjitetit te Planit; Bjeshke Deden e te tjerë qe nuk kursyen gjakun e tyre ne mbrojtje te lirisë.
Fshati  Planit ka pasur burra ne zë, si: Nik Noka, Prek Ndou, Leke Leci, Pjeter Mirashi, Kole Mark Prela, Martin Kola, Tome Kole Shpati, qe ky i fundit ishte kryeplakun e fshatit për një kohe te gjate. Nga banoret e këtij fshati kane dale intelektual te niveli te larte, si: Pater Gege Luma, Mandela e Dukagjinit, dënuar nga regjimi komunist për ide properëndimorë. At’ Jak Marlekaj, ose profesor Luigj Marleka, për te cilin shoqata “Atdhetare-Dukagjini” ka organizuar dhe zhvilluar një simpozium shkencore dhe qe materialet e tij janë botuar ne një libër te veçante, me titull “Dukagjini ne rrjedhat e historisë-2”, ne vitin 2006. Ai ishte klerik i madh, filozof, orator dhe pedagog i gjuhës shqipe ne Universitetet te Italisë, ne Bolonje, ne Milano dhe për 30 vjet ne Bari. Ai ka qene autor i shume studimeve dhe botimeve, arkivi i te cilit ndodhet ne bibliotekën “Gjergj Fishta” ne Shkodër, te Kuvendi Françeskane. Zef Mala, një nder socialdemokratet e pare shqiptar, i burgosur nga regjimi monist për ide properëndimore, Bija e Planit, Tinka Thani(Kurti), Artistja e Popullit, e cila është një nder aktoret e mëdha te teatrit dhe kinematografisë shqiptare, e bija e Dede Thanit dhe mbesa e Pal e Mark Thanit. Dede Thani ka qene Nënprefekt ne Tuz, ndërsa Pali dhe Marku kane qene ushtarak te larte. Personalitet te tjera qe kane dale nga banoret e këtij fshati janë edhe: Kole Nosh Arrinaj, i cili për 25 vjet ishte Kryetar i Lokalitetit te Dukagjinit me qendër ne Breglumi dhe për tre legjislatura ka përfaqësuar banoret e kësaj zone ne Kuvendin Popullor te Shqipërisë; Zef Gjelosh Ara, qe për shume vite kreu detyrën e Kryetarit te Kooperativës bujqësore te Pultit dhe për dy legjislatura ishte deputet i Kuvendit Popullor te Shqipërisë;  Gjergj Stak Koçeku, Mark Pëllumbi, Ndoc Kole Stragu, Pal Lera dhe te tjerë qe dhanë kontribute te vlefshme ne fushat e ndryshme te jetës politike, ekonomike, artistike e te tjera.
Fshati i Planit, ka sot qindra kuadro me arsim te larte, qe kudo qe kane punuar dhe punojnë, kane pasur dhe kane reputacionin e duhur. Te tille mund te veçojmë: Lazer Stani-shkrimtar dhe përkthyes; Mark Plani-ishe shefi i shtabit te Flotës ne Forcat e Armatosura Shqiptare, Kolonelin ne Pension Ndue Sanaj-ish Shefin e shtabit te Divizionit ne Shkodër dhe sot Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”; Tonin Vocaj-Drejtorin e Policisë se Qarkut Tirane; Kolonelët ne pension, vëllezërit Kole e Gjergj Vocaj, major Mehill Pali, Vat Gjoni dhe Tom Sanaj; inxhinierin e talentuar Gjon Fierza-specialiste ne Ministrinë e Mjedisit; Gjovalin Kodra-drejtorin e mirëmbajtjes se rrugëve rurale te Qarkut Shkodër; këngëtarin e talentuar Pëllumb Tefa, qe u nda nga jeta ne kulmin e arritjeve artistike dhe Fran Kodra, qe ky i fundit u shpall “Krenaria e Unionit Artistik te Kombit Shqiptar”, dhe mjaft te tjerë qe kane dhanë dhe japin vlerave te padiskutueshme ne emancipimin shoqërorë ne kohen tone te demokracisë.

***
Jemi ne një kohe tjetër, qe beri te braktiset për një jete me te mire fshati Plan, si dhe gjithë zona e Dukagjinit. Kjo me there ne shpirt, me dhemb! Djemtë e vajzat e këtij fshati si dhe tere Dukagjinit, pjese se cilës jam edhe unë, nëpërmjet kësaj gazete te nderuar, bej thirrje për te kthyer kokën prej atyre mrekullive qe na lanë te paret tanë, prej atyre maleve te një mrekullie te jashtëzakonshme, dhe te bëjmë përpjekje te ndalet migrimi dhe emigrimi i mëtejshëm prej banoreve te tyre. Deri kur do te vijojmë kështu? Këtë shqetësim do ta shpreh me mire nëpërmjet këtyre vargjeve:
Nga dheu i atёs, nga aty ku shohim ëndrrat! / Aty ku kemi varrosur njerëzit e zemrës,/ Aty ku jemi, lindur dhe rritur, / Aty ku na kane dashur dhe i kemi dashur, / Mjaft me ikjet e pa mbarim!

***
E mbylli këtë artikull modest me thirrjen për intelektualet e fshatit Plan: Te zbardhin te kaluarën e ndritur te fshatit tone qe krahas se tashmes, e cila vijon te jete gjithnjë ne progres te larte, duhet te kontribuojmë me shume për Planin tone te dashur, Planin tone te zemrës, token tone Atërore!
Nga Ndue Stragu

KUR VITET SFIDOJNE PLEQERINE

Megjithëse po troket në dekadën e nëntë të viteve të jetës, ai burrë i moçëm por simpatik vazhdon të mbetet edhe fizikisht përsëri i ri.
Trupi i tij i gjatë e i drejtë si çetinat e bjeshkëve ku ai u lind dhe u rrit, të mahnit më freskinë e vet. Aq më tepër kur e di se sa vite mban ai mbi supe. Flokët kaçurrela janë po ato të rinisë, veçse të spërkatur me vesën e bardhë të pleqërisë. Thinjat, këta dëshmitarë të fisnikërisë, i bëjnë hije portretit, ashtu siç hijeshon bora shekullore kreshtat e maleve krenare.
I heshtur, lakonik dhe mendje te freskët, Zef Gjelosh Ara, tek bisedojmë me të na krijohet një ndjesi e këndshme komunikimi. Kur merr vesh arsyen e vizitës, çuditërisht bëhet i heshtur, ul sytë, gjerb kafenë dhe për momentin të duket si i zënë në faj. E në këto çaste, me ngarkesën emocionale të modestisë që e karakterizon, tek humb në kujtimet e kohërave, të krijohet ideja se mendimet e tij tani po shtegtojnë luginës së Kirit, diku sipër fshatit Prekal, ku qerthulli i maleve fillon e hapet duke shpalosur mrekullisht të gjashta fshatrat e zonës së Pultit, zonë me të cilën Zefi ka lidhur pazgjidhshmërisht jetën e tij 80-vjeçare.

***
Lindur në shkurt të vitit 1930, në fshatin Gjuraj, rrëzë maleve hijerëndë, vetëm dy kilometër larg vendit piktoresk ku Kiri shkulmon nga një brinjë mali, Zefi do të përballej që në rininë e njomë me përgjegjësitë e jetës. Do të burrërohej para kohe edhe për faktin se i Ati do ta linte herët jetim duke ia bërë jo pak të vështirë mbijetesën në vitet e vështira 40-50.  Këtyre detyrave të mëdha do t’u shtohej një tjetër, akoma më e madhe, të ishte pjesëtar në logun e kuvendit ku do të përfaqësonte fillimisht kullën e tij e më vonë lagjen e gjithë fshatin e lindjes.
Megjithëse larg, në fshatin Plan, fshat i skajshëm i zonës së Pultit, pjekuria dhe inteligjenca natyrore e Zefit, do t’i tërhiqte vëmendjen dikujt, aty rreth viteve 60, për ta angazhuar për nevojat e kohës, në radhët e ushtrisë, në qendrën e asaj kohe, në Breg te Lumi.
Vitet e punës në ushtri, përgjegjësitë e kohës, puna me njerëz të ditur e të përkushtuar, jo vetëm që do t’i zgjeronin horizontin e dijeve, por do të linin gjurmë të thella në formimin dhe karakterin e tij, duke e shndërruar atë djalë simpatik në një burrë të urtë dhe mentak. Dalëngadalë, Zefi do të bëhej një burrë i çiltër, i mençur e  fjalë pak që gjithmonë do të linte punën e tij të fliste.
Ai do të shndërrohej shumë shpejt në modelin e njeriut të cilit do t’ia kishin nevojën kuvendet e burrave e në mënyrë të veçantë njerëzit e tij. Ishin bashkëfshatarët e tij të cilët në vitin 1966 do të kërkonin me ngulm kthimin e Zefit në gjirin e tyre për t’i drejtuar ata në rrugën e panjohur të kolektivizimit.
Fillon kështu ajo rrugë e gjatë dhe e vështirë ku, për më shumë se 20 vite, Zef Gjeloshi do të merrte mbi supe drejtimin e gjithë zonës së Pultit duke mbartur kështu përgjegjësi jo të vogla , të papërballueshme kollaj nga çdokush.
Puna e tij nuk kufizohej vetëm në drejtimin e kooperativës, por tek ai përplaseshin të gjitha hallet, të natyrave nga më të ndryshmet. Do t’i duhej të merrej jo vetëm me organizimin e punës në ekonomi, por edhe me shkollimin e fëmijëve të Dukagjinit, me mirërritjen e tyre në çerdhe e kopshte të zonës e deri në ndërhyrjen për të zbutur konflikte që gjeneronin marrëdhënie të asaj kohe. Përgjegjësitë e tij do të ishin më të mëdha edhe për faktin se ai, do të përfaqësonte për dy legjislatura, banoret e Pultit e atë të Shllakut në kuvendin popullor.
Dukagjinasit e kujtojnë Zef Gjeloshin si njeriun dhe kuadrin më të komunikueshëm në shumë vite që ai drejtoi këtë zonë. Asnjë prej tyre s’pati kurrë nevojë ta priste kryetarin tek dera e zyrës, pasi Zefi përshkonte në këmbë çdo ditë rreth 15 km, nga shtëpia e deri në qendër dhe rrugës takohej me këdo, pa dallim moshe. Nuk e ka pasur të thjeshtë të punojë me njerëzit e tij, në zonën ku u lind e u rrit, por sensi i njeriut të mirë, inteligjenca e lindur dhe e kultivuar tek ai, bënë që Zefi të mbetet edhe sot një prej figurave më popullore e të dashura të Dukagjinit.
Ai nuk u bë kurrë pengesë për hovin e lindur të djemve të Pultit, përkundrazi, shquhej për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të rritur potencialin intelektual të zonës së tij. Të tilla fjalë për Zefin thotë edhe mësues Ndoc Odri; inxhinieri i zonës Gjon Fierza, mjeku Prel Martini, muzikanti Fran Kodra e dhjetëra të tjerë që do të pyeteshin për këtë.
Zef Gjeloshit, i ka takuar të njohë tre sisteme politiko-shoqërore. Me pak fjalë ai sqaron se ka jetuar monarkinë, atëherë kur Dukagjini ishte përtej harresës, kohën e socializmit, ku në emër të zhvillimit Dukagjini njohu një varfëri të tejskajshme dhe kohën e pluralizmit, atë të ditëve tona. Ai ka mendimet e rezervat  e veta për të gjitha kohërat, mendime të cilat janë pronë e tij dhe që gëzojnë të drejtën të bëhen publike vetëm nëse e vendos ai. Ka vetëm diçka që Zefi ka dëshirë ta ndajë me ne, një brengë të madhe: braktisjen  masive pa kthim të Dukagjinit; ndoshta një prej padrejtësive më të mëdha që i është bërë kësaj zone në shekuj.
Natyra bujare ka falur shumëçka qe mungon në vende të tjera, ndaj më pak kujdes për shkollat e sistemin shëndetësor dhe mbi të gjitha një vëmendje modeste ndaj infrastrukturës, Pulti, që është vetëm 40 km larg qendrës së veriut, qytetit Shkodër, do të shndërrohej në një perlë turizmi dhe jetese për mijëra banorë. Këto janë ato pak merake, të cilat ka Zefi e që i ndryn përsëri në vetvete duke u shprehur me modesti:- “të rinjtë e sotëm i dinë më mirë këto punë”.
Të shkruash për Zef Gjelosh Arën, duke synuar të evidentosh një pjesë modeste të jetës së tij nuk është e lehtë pasi jeta e tij me njerëzit e për njerëzit, ka gjeneruar me mijëra episode. Gjithçka në jetën e Zefit është arkivuar në memorien, e cila në harmoni të plotë me fizikun e tij ka mbetur gjithmonë e freskët. Tek shkruaj këto pak radhë për Zefin, e di që nuk i bëj nder vetëm atij, pesë fëmijëve e dhjetëra nipërve e mbesave që jo rrallë rrethojnë gjyshin e tyre; ashtu siç e di, që nuk i bëj nder vetëm Pultit, por i bëj nder gjithë Dukagjinit. Duke sjellë në kujtesën e lexuesit jetën aktive të një prej bijve më të mirë të kësaj zone me emër e histori. E në këtë të fundit ka meritën e gjurmën e tij edhe i miri Zef që natyrisht ka diçka më tepër se njerëzit e zakonshëm.
Ndonëse në mendje disa herë kam dashur të vlerësoj publikisht, pasi jeta e solli që për një kohë të gjatë të punoj me të, ndjehem me faj për vonesën, por më “ngushëllon”  thënia popullore “Me mirë vone se kurrë” , pasi këto radhe i hodha në një moment të  veçantë ,  kur dhe pak ditë e ndajnë nga 80 vjetori i lindjes. 
Nga Gjergj Toni

U NDA NGA JETA, MARASH NDOJA-OGRAJA, ANETARI I SHOQATES “ATDHETARE-DUKAGJINI”

Një sëmundje e shpejte dhe e pamëshirshme i mori jetën, Marash Ndojes, anëtarit te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, ne moshën qe akoma e donim ta kishim ne mesin tone jo vetëm fizikisht, por mbi te gjitha për mendjen, urtinë dhe arsyetimin e tij: bashkëshortja, djali, vajzat, vëllezërit, motrat dhe te afërmit e tij, komunitetit ku jetonte dhe ne, anëtarët e shoqatës.
Marash Ndoja, lindi ne fshatin Gimaj, te komunës Shale, me 1 Shkurt 1939, ne familjen Gropaj. Prindërit e tij, kur Marashi ishte 7-vjeç u larguan nga vendi i te Pareve, për një jete me te mire dhe u vendosen ne fshatin Shtoj i Vjetër, me vone ne Shtoj i Ri dhe pas disa viteve u vendos ne qytetin Shkodër. Ai mësimet e para dhe te mesme i mori ne qytetin Shkodër dhe ato te larta ne Institutin Bujqësor, sot Universiteti Bujqësor, ne Tirane.
Marashi, ka punuar dhe ka dhëne kontributin modest ne kryerjen e shume detyrave shoqërore dhe shtetërore, veçanërisht ne sektorin e bujqësisë, si: brigadier, përgjegjës sektori, Kryetar kooperative bujqësore dhe Drejtor ndërmarrje bujqësore, pa u shkëputur nga sektori i mbrojtjes ne detyra mjaft te rëndësishme, komisar batalioni dhe deri ne shtab Brigade. Ai, kontributin e tij e dha kudo, veçanërisht: Ne Postribe, Velipojë, Gruemire-Vrake dhe ne Vermosh. Ne te gjitha këto vende pune dhe detyra te rëndësishme shtetërore dhe shoqërore, Ai, u paraqit me aftësi profesionale, organizator i afte, i vendosur ne realizimin e tyre, gjakftohte ne marrjen e vendimeve, i sakte ne propozimet, me respekt dhe dashuri njerëzore, i dashur dhe komunikues me njerëzit. Ai mbi te gjitha u paraqit NJERI. Për te gjitha këto merita, është dekoruar me medalje dhe urdhra nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Marashi, me bashkëshorten e tij, Sotiren nga Përmeti, te cilën, nuk e kishte vetëm bashkëshorte te merituar, por edhe shoke e shoqe, ne vitin 1969 krijoj familjen e mrekullueshme, duke u bere me tre vajza e një djalë, te cilët i rriten, i shkolluan, i edukuan me norma morale te larta, dhe i drejtuan me mençuri ne jete.
Marashi, detyrat e tij si familjare, i kreu me se miri. Ai, nuk ishte vetëm një bashkëshort i mire, nuk ishte vetëm baba e mire, por edhe një vëlla i mire, një i afërm i mire, një koleg i mire, një komshi i mire, për te cilën te gjithë kishim akoma nevoje për te, për fjalën e tij, për mendjen e tij, për shoqërinë e tij, për punën e tij te qete, për fjalën e qete dhe shume dashamirëse, te cilat i kujtojmë sot me respekt.
Jeta e Marashit është e mbushur me shume dhunti! Kudo dhe kurdoherë paraqiti vlerat me te mira te një njeriu te vërtetë, te një njeriu te kohës, vlerat e një njeriu me virtytet e larta te një malësori dukagjinas. Prandaj, është krenar bashkëshortja Sotira për Marashin, janë krenar fëmijët për babën e tyre, Marashin; janë krenar vëllezërit dhe motrat e tij, për Marshin; do te jene krenar nipërit dhe mbesat për gjyshin, axhën dhe dajën e tyre, Marshin; jemi krenar ne anëtaret e shoqatës për kolegun tone, Marashin; janë krenar te gjithë te afërmit dhe bashkëfshataret e tij; janë krenar gjithë kush e njohu sadopak Marashin. Te gjithë kemi se çfarë ti kujtojmë Marshit tone te paharruar.
Te gjithë kemi humbur nga humbja e Marashit, por një filozof theksonte: “Qëllimi i jetës është te mbetemi gjalle”. Marashi me jetën dhe punën e tij, ka mbetur i gjalle!
Ne emër te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”,  shprehim ngushëllimet me te sinqerta për familjen dhe njerëzit me te dashur te tij
I përjetshëm qofte kujtimi i tij.

Ndue Sanaj
Gjergj Leqejza
Luigj Shyti
Ndue Mici
Prele Shytani
Roza Pjetri
Pal Lera
Prele Milani
Syka Çarku
Lazer Kodra

ERNEST KOLIQI ARKITRAU I PROZES SHQIPE

(Me rastin e 80-vjetorit të botimit “Hija e Maleve)
Nga ZEF PERGEGA
…hija e maleve ra mbi kohen. Zanat flenë në një varrezë të shndritshme. Ajo e fundit e la një këngë në logun e lisave, që bariu ia mësoi nuses së tij e ajo fëmijëve të së ardhmes, duke pritur derisa lindën këngëtarët hyjnorë, për të zbritur nga mali në fushën e begatë të atdheut, me këngën e zgjimit ndërkrahinore, në respekt të idealit shpirtëror të heronjve dhe krijuesve të epopesë.
Si më ra në dorë “Hija e Maleve?!” Disa tezga të gjata me kaseta, libra, bluza me flamurë kombëtar, kryqe dhe uratë, revista nën zhurmën e magnetofonave ftonin njerëzit pas kërcimeve dhe valleve, kapur dorë për dorë. Mora një libër të vjetër me një bojë blu fort e çelur. Burri që shiste libra tha:
“Libri im bën 20 dollarë, ndërsa librin e Koliqit po ta jap falë!!!”
Ernest Koliqi, ish ministër i arsimit të Shqipërisë në kohen e okupacionit italo-gjerman dhe profesor në Universitetin e Palermos, i cili botoi për njëzet vjet revistën “Shejzat” ia kushtonte librin prindërve të vet. Në kopertinën e fundit shkruhej: Botimi i dytë më 1984 nga Shoqëria botuese letrare Livonia- Michigen.
Shoqeria e Pare botuese 40 vjet me pare
Pas rreshtave prezantues të shoqërisë botuese e letrare në Livonia të Michigenit thuhet se libri “Hija e Maleve” bën 10 dollarë dhe mund të porositet tek Xhevdet Hoxha, në adresën 29559 Lamer Lane Livonia MI 48152.
Kjo tregon se komuniteti shqiptar në Detroit, në vitet ’70 të shekullit të kaluar, i vogël në numër, ka pasur një shtëpi botuese, që deri tani të paktën për mua ka qenë e panjohur. Fakti që kjo shtëpi botuese ka promovuar librat me më vlerë të kulturës shqiptare, shpreh jo vetëm vizionin e themeluesit të saj, por edhe vendos gurethemelin, duke i vënë humbjes dhe asimilimit një digë të madhe. Drejtuesi i kësaj shtëpie botuese ka qënë Xhevdet Hoxha.  Për të mësuar më shumë rreth tij pyeta një ditë aktivistin e diasporës Julian Çefa: “Xhevdeti është nga Kopliku dhe ka mbaruar shkollën në Shqipëri për mësues. Ka punuar pak kohë si mësimdhënës në Mirditë bashkë me vëllain tim, Çezar Çefa. Me pas Xhevdeti ka emigruar në Amerikë dhe ka punuar për rreth 15 vjet si redaktor në “Zërin e Amerikës.”
Në shënimin përcjellës që botuesi Hoxha i bën librit me 12 novela të Ernest Koliqit ai shkruan: “Po dalim para lexuesve me numrin e dytë të bibliotekës letrare, një përmbledhje novelash, botuar për herë të parë në Zarë në vitin 1929. Autori i këtyre novelave nuk ka nevojë për paraqitje. Nëpërmjet shkrimeve të shumta, romane e novela, tregime e poezi dhe përshkrime e artikuj të ndryshëm, gjithashtu punës së madhe të zhvillimit të arsimit kombëtar, si drejtues e punëtor shkencor, Prof. Ernest Koliqi është i mirënjohur para shqiptarëve, që merren me kulturë. Lexuesi i moshës së re, ndoshta as e ka lexuar titullin e këtij libri. Për këtë arsye kishte me u nevojit, por po kufizohemi me citimin e letrës së një miku, i cili ndër të tjera shkruan: “Kur isha student në shkollën e mesme në Tiranë në vitin 1935 e lexova këtë libër në bibliotekën kombëtare. Më pëlqeu jashtëzakonisht, sidomos për gjuhën e bukur dhe përshkrimin e shumë traditave shqiptare. U mundova me e gjet një kopje që ta kisha në bibliotekën personale, por që e pamundur. Atëherë mora një makinë shkrimi dhe e kopjova të gjithë librin. Për me plotsue dëshirën e mikut dhe të lexuesve ne vendosem me e riprodhue.”
Ramë në kontakt-shton botuesi, me mikun tonë Dr. Petro Vuçanin, i cili pati vullnetin me e fotokopjua dhe me na dërgua tekstin e plotë të këtyre novelave. Dr. Vuçanit i jemi shumë mirënjohës për këtë punë të madhe.
Sa i mahnitshëm është respekti mes Xhevat Hoxhës, Dr. Vuçanit dhe veprës së Koliqit!
Historia nuk fillon kur erdhe ti me kovën e ndryshkur pa qumësht!
Ajo ka nisur që herët, madje kur erdhi mërgimtari i parë, e Xhevat Hoxha është një gur piramide që bën dritë në rrugët tona të ikjes. Me këtë mendim i rilexova novelat e Prof. Koliqit, këtij arkitrau të prozës dhe letërsisë shqipe.
A do te kthehet Zana e Fundit?!
Gjithë bota mitologjike shqiptare ka qenë mbushur me zana, saqë çdo mal apo breg deti kishin çerdhen e zanave të veta. Sot ruhen ende vende që quhen me emrin e tyre. Kur nisnin betejat mbi armikun shkelës, trimat e merrnin në sy rrezikun e gjunjët nuk i lëshonin nga shkulmi i hovit që u jepte zana. Në ditët e ngadhënjimit, zanat mjekonin plagët e heronjve me sytë e ngrohtë të diellit dhe ujët e kripur të detit. Ato merrnin dhe u konin qumësht prej deleve të tyre poeteve që ti këndonin triumfit të lirisë. Një ditë ato, kur i duheshin më shumë popullit shqiptar u zhduken, po këngëtarja më e mirë mbeti gjallë. Ajo i mbështolli trupat e adhurueshëm të Pajtorëve e rudinave në tisa të tejdukshëm në një shpellë kristali. Po si ndodhi kjo mugëtirë trishtimi?!
Autori nëpërmjet personazhit të Rushitit, i cili u tregon kushërirave përrallën, shpaloset analiza e botëkuptimit të shqiptarit. Koliqi godet me penen e tij të stërvitur në virtyte e në karaktere, një strofull ku hyjnë e dalin korbat që s’qepojnë lirinë.
“… Shqiptarët nisen me e harrue lumninë e etërve fatosa. Iu duel kujtimit atdheu. Mendimet dhe dëshirat e tyre u kufizuan ndër caqe të bajrakut. Trimërinë e trashëguar filluan ta përdorin për vrasjen e shoku-shokut. Për Shqipërinë e Mbretit të Madh Skënderbe, asnjëri s’kishte për ta pikë malli në zemër. Thonë se në atë këngë dëgjohej zhurma e përkujdesjes së djepave e fjalët e nanës Nina-Nana, që u ndjellin gjumin e ëmbël fatosave të ardhshëm të lirisë. Thonë se në ato këngë dëgjohej gurgullima e krojeve me një krismë armësh, brohori dasmash, në ballë krushqit e malit. Po po, thonë së dëgjohej kënga e kambanave të faltoreve. Dhe kënga e tyre pushoi, s’u dëgjua më…”
A ka humbur kënga e zanës së fundit?! Jo, jo nuk ka humbur. Është fshehur në këngët e vallet tona. Po që tani janë kthyer në skllave të shtypura e të papërfillura. Shkrimtari nuk e bjerr shpresën nga buzët e njoma të zanave, që flenë ndër vorre të kristalta, duke pritur ditën e agimit të madh.
“…flenë ëndërrojnë lumninë e ardhshme të kombit tonë e, krojet e gëzimit kanë për të çelë në çdo kënd të Shqipërisë. Lulet tona që mbulojnë vorre dëshmoresh, kanë për tu gërshetuar me kurora kremtimesh” Kush do ti ngjallë zanat?! Në fund të novelës “Zana e Fundme” fjala përmbyllëse është: “Në fund Reshiti pëshpëriti sikur ti jepte përgjigje mendimeve të thella “- kush e di !”
Lek Dukagjini ishte thirrur në darkën e Kastriotit në Krujë për fitoren ndaj turkut. Leka përcillet me 50 luftëtarë 20 krenë e 30 gra, mes tyre edhe Lula, vajza me e bukur e Dukagjinit. Heroi kombëtar thirri kërcimtarët dhe me të mirës do ti jepte një çmim. Kur pa se çmimin po e fitonte një turkeshë del në skenë zana e Dukagjinit, duke kujtuar të gjithë se ishte Lula. Dhe Koliqi e mbyll novelën ”Kërcimtarja e Dukagjinit” me shprehjen: “Zanat bëjnë shpesh kësi lojnash…!”
Ndjesia e shpagimit dhe e besës
Që para 80 vitesh Koliqi me shpirtin e tij të ndjeshëm, të veshur me kulturë e dije konstaton tek shqiptari një ves dhe një virtyt. I pari është shpagimi “ shqiptari a dreq nuk e harron fyerjen”. Prirja e gjakmarrjes duhet të çrrënjoset prej njomësisë së dlirë të fëmijëve, sepse po dëmton kombin e po shfaros fiset malësore. Duhet që në vogli t’ua mbushim mendjen e t’ua shkulim nga zemra se është një turp e barbarizëm. Për me tregue pabesitë tona të huajt e paraqesin gjakmarrjen si provë kryesore.
Sa fëmijë ka sot në Veri të ngujuar që nuk e shohin dritën e librit?!
Asnjë nuk ndalet në strategjinë e qëllimtë për ta mbajtur këtë vatër plagë të rrjedhë gjak, për ta paraqitur veriorin, malësorin të padobishëm dhe të pagdhendur në integimin e strukturave të larta të pushtetit. Justifikimi për të mos investuar në Veri ka bazë të vjetër, shumë të vjetër …
Ndërsa virtyti i shqiptarit është ndjesia e e besës. Tek novela “Gjaku” mësuesi është personazhi i dy botëve të skajshme që luftojnë, kacafyten me thonj e me plumb, përgjaken derisa e shkrijnë njëra-tjetrën. Doda, një malësor që fati i veçantë e kishte shpëtuar nga jeta e pagdhendur e maleve duke e ndjerë vetën të lumtur se ishte shkolluar në universitetet perëndimore, jepte mësim në gjimnazin e qytetit dhe që fejuar me një vajzë që kishte vetëm nanën. Gjaku i tij i trashëguar prej etërve luftëtar pa gëzuar kurrë një çast paqeje gjatë qindra vitesh të turbullta, kishte një rrjedhë qetësie, plot hove të kërcyeshme për të bërë diçka për Shqipërinë, sepse për ta realizuar nuk mjafton të kryesh detyren. Ëndrrat që i thureshin mësuesit malësor, të ramë në qytet, i diskutonte me të fejuarën. Po atë e hante droja dhe një ditë i drejtohet më ëmbëlsi Nushës së tij të dashur, e cila ia shtonte dashurinë për të bërë punë të dobishme për prosperitetin kulturor të kombit. “…nuk jam kundra kulturës oksidentale. As një fije, po jam kundra disa parimeve të saj që na i pranojmë pa kontroll që me duket se ligështojnë cilësitë origjinale të rraces shqiptare!”
Sa origjinale kjo thenjë!. Mu kujtua vendi im sapo ishte plasaritur kalaja e vjetër e diktaturës dhe thirrjet “E duam Shqipërinë si Europa!” buçisnin pa bukë bulevardeve të qyteteve dhe televizioni jepte në ora tetë të darkës filma perëndimor me seks pa çarçaf!
Si era e fortë e dimrit të acartë që i përkul degët e pemëve deri në buzët e dheut dhe trungu i mbledh energjitë e palcës së vet me qëndrua pa u thyer, ashtu edhe mësuesit Dodë, ekzaltimet drejt aplikimit të jetës perëndimore në sofrën e vobekësisë të legjendës së misrit të mykur, i shkakton një sforcim dhe kraharori i mbushet me bulëza të ftohta.
“…a bajmë mirë na që ushqejmë ato kalamaj me ide të marruna pa shqyrtim nga oksidenti, po due më thanë, a duhet tu japim mësim si fëmijë Europe?! …Është hera e parë pas qindra vjet që gjaku i tyre po ndeshet me kulturë, apo këto njohuri kanë më veshë me një lluster sipërfaqësore me një lëvozhgë të ligsht që bie me të paren herë. Po unë dua me shkrue nje libër për ta!                    
Koliqi, ky mjeshtër i përsosur i dramacitetit dhe i përballjes së heronjve të vet në mënyrë organike dhe të besueshme e ve shpirtin e kulluar dhe të kulturuar te Dodës me turfullimin që sillte hija e gjatë e maleve mbi trarët e zjarrit, të nxirë nga tymi dhe ngujimet. Një lajm mortor vjen nga malësia kur ai po korrigjonte hartimet e nxënësve. I kishin vrarë vëllanë Zekën në fshat. Qëndroi atje pesë ditë i mbërthyer në vajin e mallëngjimit dhe shpresës, se shteti do të vendoste drejtësi.
Dikush zbret në Shkodër që bashkë me lajmin e zi, i jep këshillën e gjakmarrjes “parja e bardhë për ditë të zezë”. “Pasha bukën yt atë me ka çue…!” “Po unë jam mësues si mundëm me vra?!”
Shpirti i Dodës mbështetej e ushqehej nga parime të buta, të ëmbla, të mëshirës njerëzore e ai travlohet rëndë. Mundohet ta gjejë këtë ngushëllim tek e fejuara, por e ëma e saj e thërret në bazë të zakonit për shpagim. Plehut shekullor mbledhur nga terri në shtyllën e karakterit të fisit, mësuesi Dodë kërkonte ti bënte qëndresë me shtegun e shkëlqyeshëm të njohurive shkencore dhe me krojet e dijeve që e kishin armatos me progres të avancuara. Tani trupi i tij qëndronte pezull mbi një humnerë të frikshme. Kur ai mendonte ti jepte zgjidhje ligji, të gjithë i fërshëllenin në vesh me gjuhën e qoftëlargut për të marrë gjakun.
Sapo kishte rënë zilja e orës së parë dhe dikush e thërret se gjakësi është në pazar. Dy tre plumba dhe gjakësi i vëllait shtrihet përdhe si një lis i prerë me sopat. Të gjithë i thonë të largohet diku jashtë shtetit, por ai qëndron aty derisa xhandari i vë prangat. E ai me tregua para gjyqit se fajtorët me të mëdhenj janë autoritete qeveritare.
Po sa drama gjaku shkruhen në kurriz të shqiptarit?! Dhe fati fatal e ka mallkuar me gjak erën e ndryshimeve. Një forcë ia rrëmben vullnetin njerëzve të mirë të shtyrë me kondak pushke dhe gjuhë kërcënimi.
Dhe Koliqi derdh në kupën e uratës që lëshon muzgje mbi dritaret e shpirtrave të virgjër.
“…ai që kalon ndër popull duke hedhur farën e një jetë me të mirë, ai që ndriçon me një dritë me të bukur tokën që na ushqen, ai që bën të ngadhënjejë agimet në muzgun e pacaktuar të shpirtrave, shkurt kush i difton popullit një udhë qytetarie të vërtetë, ai është i denjë me qenë i nderuar si gjysmë perëndie”
Koliqi, kultura dhe mërgata
Me ato që me ka rënë rasti të lexoi, them se Koliqi është një vizionar, që në pikëtakimin e kohëve vetëm sa merr një shkëlqim të ri dhe padyshim themelues i talentuar i prozës shqipe gjatë shekullit të kaluar. Ai i përket gjerdanit të atyre shkrimtarëve që e ka pasqyruar mozaikun e kulturës dhe të shkrimit shqip me gajtanë të veçantë dhe të dukshëm në ngjyra. Koliqi nëpërmjet prurjeve të tij vë në tangallin e zjarrit realitetin e hidhur të druve të lagura.
Në shkrimin “Tradita dhe Kultura” ai shprehet: “Koha e kapërcimit prej një epoke në tjetrën, e cila shkaktoi përleshje të frikshme mes dy botëve në kundërshtim, një botë që pretendonte që ndër ne kishte ngjyra heroiko-patrialkale e një botë mendimesh të hovshme që synonte me vrull të saj me shqymbë çdo lloj kalese para se me përteri mbi baza të reja jetën e njerëzimit, çka ishte për meritë të virtytit të etërve e të gjyshërve u qujt papritmas e mbete dhe faj për brezat e ardhshëm!”
Koliqi me këtë stigmatizon marramendjen e komunizmit për tu bërë ideologji sunduese në emër te së resë, por shkrimtari nuk ia zë emrin në gojë. Shikoni sa jetë ka konstatimi i Koliqit për mërgatën kur shprehet: “Sot programi politik i njanit apo tjetrit tubim partiak, vret të tanë ndjësitë më të ëmbëla që mbinin në zemër të shqiptarit. Tue e përdor emrin e atdheut, punojnë për shkatrrimin e bashkimit kombëtar…As individat as grupimet në Dhe të huaj nuk mund të fitojnë pozita të vazhdueshme në fushë të politikës. Kërcen dikushi për një kohë sipër të tjerëve, mandej bjen. Pozitat politike fitohen në atdhe. Ata që duan më lanë mbas vetës një kujtim të mirë dhe me vleftësue ngashërimet e mërgimit nuk duhet të bien mbas etheve të një veprimtarie të zbrazët, a thue së nesër do të hypin mbi kolltuqe sundimi, por duhet ti kushtojnë mundin e orvatjes me përgatitë në botën e lirë shëlbimin shpirtnor të breznive.”
Me tej Koliqi shton pyetjen në realitetin e kohës, që nuk ka ndryshuar as sot në diasporë. “Kultura çel horizonte para nesh e na shënon udhën me krye detyrat tona si njerëz e si qytetarë. Si asht puna atëherë që na të dalë prej universiteteve ma të përmendura të botës, nuk dimë sot të bashkohemi për të mirën e atdheut, që të parët tonë pa dhe me pak shkollë, veç me normat e traditës arrijshin me u lidh me besë shqiptare e me krye detyrat ndaj nanës Shqipëri?! Kurrë një lidhje vepruese nuk vepron nga përgatitja jonë ditunore!
Pajisja me kulturë e lartëson instinktin e ndërgjegjes kombëtare të njeriut dhe ia bën shpirtin e butë, si vala që fle nen shallin e diellit. A përshkohen veprimtaritë në diasporë nga inspirim i koshiencës, apo dridhen nën fërkime duarsh për të nxjerrë fitime?! Pse presa e damkës së deformimit bie mbi traditën tone?!. Kjo traditë që dalëngadalë po vjen duke u shuar, si llava e vullkanit që len pas një shkrumb që nga breznitë do të shikohet si një hedhurinë. Tani kultura shqiptare që dallohej prej gjakut e gjuhës nga kombet e kombësitë e tjera është sot kërthizjashtë dhe jo besnike e cilësive të mistershme të zanafillës se vet. Ka mbetur edhe pak kohë për të menduar…

“...ATJE RRINE ORË E ZANË, ATJE MBRETËR JANË TE TANË...”

-mbresa nga salla-
LUIGJ   SHYTI
Kështu janë fjalët e një këngë të kënduar në skenën e Teatrit “Migjeni” në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2010.
Një ndër objektivat e shoqatës “Atdhetare–Dukagjini” që në fillim të punës së saj ka qenë dhe është njohja, ruajtja, zhvillimi e masivizimi i traditave kulturore dhe artistike të krahinës së Dukagjinit, që janë me rrënjë shumë të thella në histori.
Në vazhdim të kësaj pune, shoqata në bashkëpunim me ansamblin artistik pranë saj, në mbyllje të vitit 2009 organizuan një shfaqje me këngë e valle ne Teatrin “Migjeni”. Në këtë shfaqje morën pjesë këngëtarë, valltarë, instrumentist, humorist, si: Fran Kodra, Prekë Mrishaj, Viola Shqau, Ndue Shytani, Mukades Çanga, Hajro Pepa, Nikë Çarku, Zef Beka, Kolë Hasani, Gofile Papleka, Bardhok Prebibaj, Pllumb Vrinca, Agim Shytani, Marash Kaçi, Petrit Gjinaj, Marsela Marashi, Prelë Martini e te tjerë.
Teatri pati një dendësi spektatorësh që radhë herë i ka parë, pa çka se shumë njerëz mbetën pa u futur pasi nuk zinte më. Me kënaqësi shikoje kostumet popullore tradicionale të cilat i dhanë hijeshi skenës dhe shfaqjes, sollën freskinë popullore dhe bukurinë e tyre. Kjo ishte vlerësuar mjaftë seriozisht nga gjithë grupi.
Kënga majë krahu, himni karakteristik i malësorëve, çeli shfaqjen, e cila na çoj në ato male që e ruajtën në gjirin e tyre.
Për tu përshëndetur qe pjesëmarrja e disa këngëtarëve dukagjinas emigrant në vende të ndryshme, si: Nikë Çarku nga Amerika, Fran Piniqi nga Belgjika, Agim Shytani dhe Pëllumb Vrinca nga Italia e te tjere.
U pa qartë puna e mirë, e kujdesshme dhe me shumë dëshirë e udhëheqësit artistik të kësaj shfaqje Fran Kodra, regjisorit muzikor Preka Mrishaj, përgatitësve të libretit Roza Pjetri e Lulash Brigja, skenografit Sabah Baxha, organizatorit të grupit Ndue Shytani dhe koreografit Aldo Nika.
Këngëtarët e ftuar Mukades Çanga, Hajro Pepa, Zef Beka, humoristi Marash Kaçi, por dhe grupi i valleve i drejtuar nga Aldo Nika, të cilët interpretuan më gjallëri dhe finesë motivet popullore dhe shoqëruan këngëtarët gjatë këngës, i dhanë jetë e gjallëri skenës dhe sallës, krijuan mjedis festiv dhe morën duartrokitje të gjata të të pranishmëve.
Në këtë program, këngët rrjedhin si ujëvarat e kristalta të bjeshkëve të Dukagjinit, gjithë ëmbëlsi, gjithë jetë e shpresë për të ardhmen. I gjithë programi u përcoll me duartrokitje të gjata. Dalja në skenë e Franit, Violës, Mukadesit, Hajros, Ndojës, Zefit, Pllumbit, Kolës, Gofiles. Marashit, Nikës, Agimit, Marselës e te tjerë elektrizonte sallën sa s’bëhej.
Mbresa shumë të veçanta, për zërin dhe melodinë e bukur, për fjalët e këngës me kuptim të thellë dhe gjithë shpresë la kënga në formën e një bashkëbisedimi e  Mukades Çangës dhe Hajro Pepës, që simbolizonin një çift të rinjsh që donin të lidhnin jetën bashkë, por që njëri përfaqësonte malësinë dhe tjetri qytetin. “... bjeshkët e mija kate-kate,/ nuk ti ndërroj me ato pallate.../, por me në fund gjejnë mirëkuptimin se “...bashkë në qytet dhe bashkë në malësi.../, “... s’jetojmë mirë por jetojmë bukur...”.
Këngëtari tashmë i afirmuar Nikë Çarku që vinte nga Amerika, përveç të tjerash këndoj një këngë e cila evokonte kulturën e lashtë në Dukagjin, folklorin, legjendat, qëndrimin e pa përkulur e të pavarur dhe mos nënshtrimin e këtyre malësorëve, “... atje rrinë orë e zanë,/ atje mbretër janë tetani...”.
Humoristi Marash Kaçi, me interpretimin e tij origjinal krijoj të qeshura por nxiti edhe mendime, duke fshikulluar shfaqje që nuk duhet të jenë midis nesh, të tepruara me fjalë dhe veprime, “... nuk flet burri gjithë çka din ... thotë midis të tjerash ai.
Në skenën e këtij teatri u shpalosën vlera të arrira folklorike e artistike nga më të mirat e Dukagjinit dhe më gjerë. Doli në pah puna e bërë nga vetë grupi artistik dhe organizatorët, por veçanërisht e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, kryesisë dhe kryetarit të saj Ndue Sanaj. Këtu doli edhe një herë përpjekja që bëjnë malësorët dukagjinas për të arritur kohën e humbur në integrimin bashkëkohor, pa harruar vlerat dhe traditën e mirë të vendlindjes. Kësaj i shërbeu mjaftë bukur edhe kënga “Jam krenar që jam malësor”.
Në një lozhe të teatrit takoj Ndue Vatnikajn. Ai është nga Curraj i Epërm dhe banon në Tiranë. Është shumë dashamirës i punës kulturore artistike dhe veçanërisht i folklori të Dukagjinit dhe Nikaj-Mërturit, është autor tekstesh i disa këngëve folklorike. Si shumë të tjerë ka ardhur vetëm për të parë këtë shfaqje së bashku me mikun e tij Zef Bari.
Në këtë veprimtari, Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë, Azgan Haklaj, i dorëzoi kantautorit artist, organizatorit dhe të palodhurit Fran Kodra, titullin “KRENARIA E UNIONIT ARTISTIK TE KOMBIT SHQIPTAR” me motivacion “Për kontribut të shquar në interpretimin me mjeshtri të radhë si kantautor dhe instrumentist, dhe në veçanti për organizimin e drejtimin me nivel të lartë të ansambleve folklorike”. Kjo u prit me duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit në sallë.
Duke parë këtë shfaqje me shumë vlera, me disiplinë e rregull, me pjesëmarrje mjaftë masive në numër aktorësh, por edhe në llojshmëri muzikore, shpreh bindjen që janë të gjitha mundësitë të synohen edhe skena të tjera brenda apo jashtë vendit. Do të dëshironim që në një ndërmarrje të tillë të shtohej pjesëmarrja edhe e këngëtarëve të tjera, me shumë vlera, dukagjinas dhe jo dukagjinas, të cilët nuk patën mundësinë që të ngjiteshin këtë radhë në skenën e Teatrit “Migjeni”. Jemi pak për tu ndarë. Si në të gjitha drejtimet, edhe në punën kulturore artistike, të gjithë kemi nevojën e njëri-tjetrit. Është shumë e nevojshme që të kërkojmë dhe gjejmë pika që na bashkojnë, që na afrojnë.
Edhe një herë urime gjithë pjesëmarrësve, organizatorëve e bashkëpunëtorëve në këtë veprimtari, por edhe gjithë këngëtarëve, valltarëve, instrumentistëve, folkloristëve e dashamirësve të Dukagjinit. Një falënderim i veçante i jepet: Kryetarit te Bashkise te qytetit Shkodër, zotit Lorenc Luka dhe Drejtorit te Teatrit “Migjeni”, zotit Lorenc Mosi; dukagjinasit shqiptaro-amerikane Ndue Ftonit, biznesmenit Ndreth Cubi e Bal Vuksanit, te cilët financuan përgatitjen dhe dhënien e këtij koncerti.

Vetveten  përgatitë   Shqipëria!

Përmbytja!  Janari i këtij viti solli dëme të pallogaritshme. Fshatra të tërë në Komunat dhe Lagjet e qytetit Shkodër e përjetojnë ende fatkeqësinë.
Katundet në Komunat ne Nënshkodër morën plagë të rënda ekonomike.
Përballja me ujin e Drinit, i cili u shfaq si lubi, në ditët e para të janarit, abandonoi mijëra hektarë tokë bujqësore, duke bërë të pabanueshme edhe mijëra shtëpi.
O zot! ....
Mbijetesa është çështje njerëzore.
Koha e solidaritetit shkëlqen akoma ...
Lajtmotivi i ditës del në pah.
Vazhdimisht fatkeqësia pëson humbje në formën e saj ...

Vetveten  përgatitë  Shqipëria!
Tashmë, uji troket derë më derë
Era frushullon ...
Në mëngjes ulen pulëbardhat në oborr

Gjithandej dallgët,
Derdhen me furi tokës amtare.
Mbretëria e gjelbërimit
pushtohet nga lumi që vjen valë–valë.

Këmbëkryq fle nata në heshtje
Dita përsërit refrenin ...
Nga jugu në veri.

“Shqipëria hap zemrën e saj
të  bardhë,
të  bardhë,
të  bardhë ...”

Kur do të mendojmë në qetësi?
Janarin e vitit 2010
Shkodra ka njerëz të mirë ....
Lazër   Preka

POLITIKA
Njëzet  vjet  jam  tuj  mendue
Cilën  politike  me  admirue
Ma  mire  majtas  me  u  rrzue                                          
Apo  djathtas  me  u  qorrue.

Here  ne  diell  e  here  ne  shi                                         
Here  pa  kripe  e  here  pa  shije                                     
Here  ne stuhi  e  here  ne  tufan                                     
Here  ne  bore e here  ne  murlan.

Na  jem  popull  me  durue  shume                                  
Me  u rrzue  ne  shkam  a  me  u  mbyte  ne  lum
Njëra  me bien  pak  e  tjetra  me  shume                       
Politika  asht  vetëm  zhurme.

Presim  ditën  e  presim  natën                                        
Presim shpresën  apo  nafakën                                        
Njëra  pret  gjuhen  e  tjetra  te  ven  flaken                  
Durojmë  grushtin  apo  shuplaken.

Fjale  te  mira  thuhen  para                                              
Fjale  te  këqija  te  vinë  mbrapa                     
N’ daç  me  hatër  n’ daç  me  zor                     
Politika  na  bën  qorr.

Unë  nuk  e  di  pse  nuk  e  kuptojmë                             
A  asht  dardhe  apo  molle
Nëse  dyja  frutat  me  i  hanger                                       
Dardha  e  molla  kane  shije  te  ambël

Me  fjale  te  ambla  na  shijojnë                       
Me  kamxhik  mbrapa  na  fshikullojnë                            
Na  premtojnë  do  e  bëjmë  mire                   
Te  mjerët  na  qe  nuk  e  dimë.

O  e  mjera  politike                                                            
Si  daulle  për  muzike        
Nëse  don  me  e  dite
Politika te ther me thike.

Tuj  mendue  si  asht  ma  mire                         
Me  mire  pune  apo  politike                                           
Unë  ne  pune  gjej   partine                                             
Ne  familje  gjej  qeverinë.

Unë  baj  thirrje  aq  sa  di                                                  
Me  lan  politike  e  parti                                                    
Ne  shoqëri  e familje  mire  me  shkue                                          
Ne  këto  gjej   çfarë  me  duhet  mue.

Kena  hy  ne  shekullin  e  ri                                                              
Me  shume  shëndet  e  lumturi
Nëse  doni  me  u  sigurue                                                                       
Ne  politik  mos  me  u  ngaterrue.           
Prel Kroj

Shoqatë që bashkon vëllezërit nga trojet etnike në një këngë, valle  e në një tryeze

Në ditët e para të pasluftës në Kosovë  filluan ardhjet e shumë shqiptarëve nga Malësia e Madhe (Hoti, Gruda, Tuzi, Trieshi, Koja, Plava, Gucia dhe Dacajt e Rozhajës  në Pejë dhe  vendbanime  të tjera të Dukagjinit e Kosovës. Ata po vinin këtu për të parë nga afër se si kanë arritur ta rinisin jetën familjet që në kohë të katrahurave e zhvendosjes biblike ishin strehuar në këto troje shqiptare . Ishte prandaj ide e përbashkët që të krijohej një mundësi që kontaktet dhe vizitat të jenë edhe të një dimensioni bashkëpunimi kulturor, sportiv e arsimor mes Kosovës dhe trojeve etnike. Kështu në iniciativën e përbashkët të malësorëve dhe veprimtarëve nga Peja e tërë Kosova u formua Shoqata, që fillimisht   mori emërtimin    Shoqata  e Miqësisë  Kosovë –Malësi e Tuzit “Martin Dreshaj”.
Pse Martin Dreshaj ?
Martin Dreshaj kishte kryer studimet në Kosovë dhe  kishte krijuar shumë miqësi dhe lidhje të ngushta vëllazërore. Ai ishte dalluar pastaj në Malësi si veprimtar i kombit dhe humanist i madh. Ishte në krye të gjithë aksioneve humanitare për të strehuar gjithë ato familje që dhunshëm ishin shpërngulur në kohë lufte nga trojet e tyre. Vdiq  në moshën 39 vjeçare pa e parë Kosovën të lirë, por kishte  lënë porosi që të krijoheshin ura vëllazërie mes shqiptarëve në trojet etnike dhe të organizoheshin festa e takime të përbashkëta. Prandaj njëzëri ishte pajtueshmëri që Shoqata të mbaj emrin e tij. Më vonë, në vitin 2006, me kërkesën e pjesëmarrësve në manifestimin Tradicional “Zëri i Vëllazërisë”,  u aprovua propozimi që Shoqata të quhej, jo më e Miqësisë, por  Shoqata e   Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. 
Manifestimi Tradicional “Zëri I Vëllazërisë”, i cili mbahet rregullisht  çdo vit në muajin prill, është bërë një urë e fortë e lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në Malësi, në Kosovën Lindore e në trojet tjera etnike.  Është ky moment feste kur Ansamble nga Malësia,  Kosova Lindore, Ansamblet si  ai Autokton “Rugova”, pastaj ai nga Burimi “Selman Kadria”, ai nga Medvegja “Shpëtimi”  dhe shumë Ansamble, këngëtarë, artistë, poetë e valltarë  nga trojet etnike defilojnë në qendrat e Kosovës me veshje kombëtare dhe shpalosin   programet e tyre të zgjedhura artistike   me këngë, valle dhe humor shqiptar. Vitet në vijim  kanë shënuar shumë angazhime kulturore, sportive e arsimore të Shoqatës, gjithnjë në bashkëpunim me intelektualë e artistë nga trojet etnike. Manifestimi Tradicional  “Zëri i Vëllazërisë ” është kthyer tani më  një festë e vërtetë e kulturës. Edhe në këtë vit janë zhvilluar edhe aktivitete kulturore të promovimit të veprave letrare, skenike e filmime të Malësisë, por kemi  organizuar, që nga shtatori i vitit 2006 edhe protesta artistike e konferenca të mëdha me mediet, për të sensibilizuar opinionin lidhur me gjendjen shumë të keqe të shqiptarëve në Malësi pas aksionit famëkeq “Fluturimi i shqiponjës”. Kemi dërguar edhe shkresa e apele në shumë adresa të ambasadave, shoqatave e institucioneve vendore e ndërkombëtare duke njoftuar ata për shkeljen e vazhdueshme  te të drejtave njerëzore që Mali i Zi i bën ndaj malësorëve.  Në vitin 2008 ishte ngjarje e shënuar edhe xhirimi i filmit “Abetare nëpër shekuj” në respekt të Malësisë dhe 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Filmi është xhiruar pa as një buxhet, por falë angazhimit vullnetar të gjithë stafit teknik e artistik dhe ndihmës me kamera e ushqime të Shaban Muriqit nga “Tele Net”. Po ashtu, ishte ngjarje mjaft e lavdëruar nga opinioni edhe organizimi i Tryezës shkencore “Gjuha shqipe në trojet etnike 100 vite pas Kongresit të Manastirit”. Kjo tryezë ka bërë bashkë e në një vend  veprimtarët e kombit si Albin Kurti, por edhe gjuhëtarë, letrarë e historianë  nga të gjitha trojet etnike.  Më 10 dhjetor të vitit 2008, në Ditën e Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, është organizuar një protestë artistike shumë domethënëse në qendrën e Pejës. Protesta kishte për qëllim kthimin e kujtesës se shqiptarëve në shumë vise etnike u mohohen ende të drejta elementare, si në Mal të Zi e Serbi. Janë zhvilluar edhe shume aktivitete e takime mes veprimtarëve  kulturor nga trojet etnike. Një mirënjohje e veçantë meritojnë banorët e fshatrave Raushiq, Loxhë, Fierzë e Isniq që ishin gjatë viteve bashkorganizator me ne të Manifestimit Tradicional duke qenë mikpritës të pjesëmarrësve të Manifestimeve  në fshatrat e tyre.
Viti 2009 i vuri kurorë të bukur veprimtarive të kësaj Shoqate
Kryetari i  kësaj  Shoqate, Ukshin Jashari, po edhe veprimtarë të tjerë si Frashër Rraci, Sali Luka, Shefki Halimi, Rexhep Abazi e shumë  të tjerë nga momentet më të bukura të aktiviteteve të Shoqatës veçojnë takimet  me vëllezërit e tyre nga Shoqata “Atdhetare- Dukagjini” në Shkodër.  Kishin nisur bisedat vëllazërore me Nue Sanaj e Aleks Dushi për t’u kthyer ato në një takim të bukur kulturor në tetorin e vitit 2009.  Një program i përbashkët mes këtyre dy  Shoqatave i ka dhënë forcë bashkëpunimit mes Shkodrës e Pejës, mes Dukagjinit, Kosovës e Shqipërisë.  Shoqata “Martin Dreshaj” e entuziazmuar nga pritja në Shkodër i ka vënë kurorën më të bukur angazhimeve në 10 vjetorin e punës në lidhje të penjve të atdheut.  Veprimtarët  e Shoqatës “Martin Dreshaj”  te vëllezërit e motrat e tyre në Shkodër kanë gjetur  besën, bujarinë, fisnikërinë dhe mikpritjen e vërtetë shqiptare. Ata kanë mësuar  edhe  gjëra me vlerë nga sfera e angazhimeve dhe organizimit të Shoqatës duke marrë shembull të bukur  kryetarin, kryesinë dhe veprimtarët e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”. Muaji Prilli i këtij viti do të shpalos në Pejë arritje të larta në shumë sfera të kulturës. Peja do të jetë qendër e takimit të vëllezërve nga të gjitha trojeve etnike. Peja do t’i falënderojë Shkodrës e Shqipërisë për kurorën e bukur në 10 vjetorin e aktiviteteve të shumta të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. Në Pejë do të shkëlqejnë artistë e këngëtarë nga Shkodra, Tirana, Kosova,  Malësia e Madhe, Kosova Lindore, diaspora dhe nga troje të tjera etnike. Do të jehojë fuqishëm zëri i përbashkët i vëllezërve nga trojet etnike.
Zёdhenësi i shoqatës “Martin Dreshaj”, Rrahman Jasharaj

numrat

part03