part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

71

Të gëzojmë së bashku

Ajo që bashkon më shumë shqiptarët dhe çdo komb tjetër, ajo është fillesa e çdo bashkësie, është historia. Është ajo histori që daton fillimet  e  gjuhës së tij, fillimet e kulturës së tij, fillimet  e ekzistencës së tij që i jep kuptimin identitetit që krijojmë, karakterit dhe shumë prej  aspiratave të jetës sonë. Shqiptarët  nuk  kanë  një histori të mbushur me triumfe e mposhtje popujsh, nuk kemi një histori superfuqish, megjithatë e kemi një histori ndër më të lashtat e rajonit tonë. Gjurmët e paraardhësve tonë i shohim tek perëndit e lashta Greke që ata i gjetën në këtë truall, tek simbolet e shumë mbretërive mesjetare Europiane që sot janë pjesë e tyre. Ndoshta fati deshi që ne të mos kishim një gjuhë shqipe të shkruar që ta trashëgonim që më parë historinë tonë, po ama kemi shumë për të thënë e për të treguar për veten tonë nëpër shekuj. Ne ishim këtu, ne jemi akoma dhe do të jemi gjithmonë.
Ditët e para të Tetorit 2009 i sollën qyteti Shkodres krahas jetës së saj të larmishme edhe shumë gëzime të njëpasnjëshme dhe kjo vjen nga puna e mirë që bijtë e saj bëjnë të ushqyer nga dashuria për atdheun, jetën dhe punën. Në përfaqësimet brenda dhe jashtë vendit Shkodranët u vlerësuan: Më të mirët. Banda qytetit  dhe ansambli folklorikë i sollën këto trofe në Shkodër duke e pasuruar edhe më shumë historinë e saj. Nje mrekulli. Ne kete “asambel” paraqitjesh ne qytetin tone u prezantue edhe nje eveniment tjeter, ai i bashkepunimit medis Shoqates “Atdhetare-Dukagjini” ne Shkoder, me Shoqaten “Martin Dreshaj” ne Peje
Pra, duke vazhduar traditën e mirë të qyteti, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” në bashkëpunim me Shoqatën e Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” organizoj me datat 3-4 Tetor një sërë aktivitetesh të titulluar “Të gëzojmë së bashku”, për paraqitjen para publikut shkodrane e me gjere, vlerat e përbashkëta te një bashkëpunimi ne mes vëllezërve te një gjaku, me sloganin: “Jemi vëllezër te një gjaku, qajmë dhe qeshim se bashku”. Tek dëgjoje jehonën e tupanëve dhe shikoje valëvitjen e flamurit të shoqëruar nga vallet e ndryshme, në  mendjen time thosha; “Këtë qytet Zoti e ka krijuar për të qenë vatër e historisë, dijes dhe kulturës, djepi që di ti përkundë të gjithë”.
Orët e mesditës së datës 3 Tetor sollën pranë Bar- Restorant “Traditës” vëllezërit tanë nga Tuzi, Peja dhe Medvegja. Mirëseardhjen e parë të përzemërt u dhuroj Kryetari i  Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj me disa nga anëtarët e kryesisë: Luigj Shyti, Mehill Perroni, Ledia Dushi, bashkëpunëtori i ynë Aleks Dushi, Kryetari i shoqatës “Drini”-Shkodër-Gjakove, Nexhat Greza, dhe Gjon Gila, ideatori dhe pronari i “Traditës”. Pas një dreke të këndshme.
Dera e dytë që hapet me dashamirësi për vëllezërit tanë ishte e Bashkisë Shkodër,  ku njeriu i dytë i pushtetit lokal, Ahmet Omi pasi ju ka uruar mirëseardhjen, ai i ka njohur me punën dhe angazhimet e shumta të pushtetit me qëllim që jeta e njerëzve në Shkodër të bëhet sa më e lumtur. Pastaj ai ka përmendur disa nga arritjet e shumta në të gjitha  sferat e jetës. Në këtë takim, Ukshin  Jashari, kryetar i Shoqatës “Martin Dreshaj” pasi e ka falënderuar për mikpritjen zotin Omi, në shenjë mirënjohje i ka dorëzuar portretin e Heroit Adem Jasharit. Pastaj fjalën e mori Rrahman Jasharaj, zëdhënës i Shoqatës  “Martin Dreshaj” i cili tha: “ Kemi filluar të lidhim penjtë e trojeve etnike. Jemi mundur të kthehemi në zë të Malësisë së Madhe e të Kosovës Lindore sepse këto troje shqiptare janë të okupuara. Jemi krenar që angazhimeve tona po i vëmë kurorë sepse tani në këtë rrugëtim është edhe toka mëmë”.
Një jehonë mjaftë mbresëlënëse ishte dhe parakalimi në rrugët e Shkodres i shoqatës së “Martin Dreshaj”, ne te cilin anëtarë të Ansamblit “Shpëtimi” dhe “Selman Kadrija” te veshur me kostumet kombëtare qe me mjeshtri dhe virtuozitet interpretuan vallet. Kjo atmosferë e krijuar solli në qytetin tonë të gjithë Malësinë e Madhe dhe Kosovën. Në orën 17.00 në Teatrin “Iliricum” u dha koncerti i kurorëzuar me titullim “Të gëzojmë së bashku”. Në fillim kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse duke veçuar se: “ Ne jemi të një gjaku, të një gjuhe, të një kulture e të një qytetërimi, kemi te njëjtën nevoje dhe qellim, prandaj bashkëpunimi mes nesh është i frymës vëllazërore. Uroj të na shkojë mbarë në realizimin   e këtij misioni fisnik”. Pas këtij, fjalën e ka marre Rahman Jashari, i cili pasi uroj fillimin e mbare te bashkëpunimit, i dorëzon Shoqatës një “Mirënjohje” falënderimi për fillimin e bashkëpunimit midis dy shoqatave dhe një punim artistik me trojet ende te ndare dhe me mesazhin qe duke punuar bashke trojet e shqipes do te bashkohen. Pastaj, Sekretarit te Këshillit te Qarkut Shkodër, Rudolf Rasha, N/kryetari i Shoqatës “Martin Dreshaj”, Sali Lukaj, i dorëzon një “Mirenjohje” publike për popullin e Shkodres ne shenje falënderimi për buke, krip e zemër ne vitet e vrara. Me këtë rast, zoti Rudolf theksoi: “Ju faleminderit se me kthyet 10 vjet prapa për te kujtuar punën titanike qe u be, qe popullit kosovar, vëllezërve tanë tu lehtësonim sa te ishte e mundur dhimbjet e jashtëzakonshme. Vëllai për vëlla nuk shkon ti japim  njeri- tjetrit falënderime, se është detyre për te ndihmuar njeri-tjetrin. Megjithatë ne emrin e popullit te Shkodres dhe te Qarkut, ju shpreh falënderimet e përzemërta”.
Pas kësaj është shpalosur programi i përbashkët artistik sipas libretit te poetit Lazer Kodra. Sipas traditës, me këngëtaret Ndue Sytani e Fran Kodra vendasit hapen këtë program artistik. Pastaj vijoj me Frashër Rraci bashkë me Ukshin, Qëndrim e Shpejtim Jasharin, aktorë të shoqatës “Martin Dreshaj” qe me interpretim te shkëlqyer te këtij akti i kujtuan Shkodrës se vëllezërit tonë në Malësi të Madhe  e Kosovën Lindore ende nuk gëzojnë të drejtat e tyre. Ata kanë kujtuar se bijtë tonë po i burgos horri dhe kanë kërkuar që trimat të ngrihen nga varret. Janë prezantuar bukur edhe këngëtarë e artistë  të  Ansamblit “Shpëtimi”, të Ansamblit “Selman Kadrija” dhe këngëtari i talentuar Azem Lukaj, grupi i Xhemal Berishës e te tjerë. Bukurinë dhe gjallërinë kësaj feste i kanë shtuar edhe këngëtari Gëzim Zefi, Viola Shqau, Fran Kodra, Ndue   Shytani e shumë të tjerë.
Ne këtë moment gëzimi dhe hareje, Sekretari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Luigj Shyti, lexon vendimet e Kryesisë se Shoqatës për te nderuar me titullin “Anëtar Nderi” te Shoqatës: Ukshin Jashari-Kryetar i Shoqatës “Martin Dreshaj”, me motivacion: “Për qëndresë të paepur përballë presionit politik dhe për kontributin e dhenë në ndërthurjen e vlerave kulturore në faktorin mbarëshqiptar, dhe drejtimin me kompetence të shoqatës vëllazërimi Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, te cilin ia dorëzoi Sekretari i Këshillit te Qarkut Shkodër, Rudolf Rasha; Pal Dreshaj-N/kryetar i kësaj shoqate, me motivacion: “Për kontribut te shquar ne fushën e sportit e aktrimit, kontributor i shquar ne gjallërimin e jetës kulturore-artistike ne shoqatën e vëllazërimit Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, te cilin ia dorëzoi Anëtari i Nderit te shoqatës, mjeshtri Ndoc Gurashi; dhe profesor Rexhep Abazin-N/kryetar i kësaj shoqate, me motivacion: “Për vlera te shquar ne fushën e arsimit, te grumbullimit dhe prezantimit te vlerave folklorike, veçanërisht ne shërbim te gjallërimit te jetës kulturore dhe artistike te shoqatës se vëllazërimit Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, dhe për zë te pastër ne ecurinë e proceseve demokratike ne Kosove”, te cilin ia dorëzoi N/kryetari i shoqatës, Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, Gjergj Leqejza.
Gjallëri, elegance dhe interpretim te jashtëzakonshëm i dhanë kësaj feste te bukur gjate gjithë kohës se saj, prezantueset Viola Shqau dhe Laura Plishta.
Pas koncertit, deri në orët e vona të mbrëmjes, në ambientet e bukura të restorantit “Tradita” kanë jehuar këngët dhe vallet e përbashkët. Pronari  i këtij objekti me plot vlera, ka qëndruar mes vëllezërve nga trojet etnike duke ngritur dolli e duke i ftuar të ndjehen si në shtëpinë e tyre.
Në ditën e dytë të vizitës anëtarët e shoqatës “ Martin Dreshaj”  të prirë nga mikpritësit kanë vizituar FototekënMarubi”, Muzeun e qyteti Shkoder, KalanëRozafa” dhe ndalesa e fundit ka qenë në Shenjtëroren e “Zojës së Këshillit të Mirë” pranë kalasë Rozafa, ne te cilen, pas njohjes me historinë e kësaj Shenjtëroreje të shpjeguar nga  Luigj Shyti, të gjithë së bashku kemi lutur lutjen  e Papës Gjon Palit të II për popullin Shqiptar gjatë vizitës së Tij në këtë Shenjtërore në vitin 1993, dhe te gjithëve ju dhurua nga një flete-palosje për këtë shenjtëreshë te madhe. Në ndarje janë këmbyer dhurata(libra “Dukagjini ne rrjedhat e historisë” te botimit te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe libri “Shtojzovallet e Gollakut” te autorit Demir Krasniqi), adresa dhe ftesa për angazhime të përbashkëta edhe në të ardhmen.
Ne fund te kësaj veprimtarie te përbashkët, nga te dy Kryetaret e Shoqatave, Ndue Sanaj dhe Ukshin Jashari u firmos Akti i bashkëpunimit te përbashkët. Tek shikoja makinat që morë udhën e kthimit për Malësi të Madhe dhe Kosovë thash me vete:- Ja një udhëtim Dashurie dhe Vëllazërie që nuk do të përfundoj kurrë.
Për realizimi e kësaj veprimtarie paraqitëse te vlerave te përbashkëta midis dy shoqatave, kontribuuan te gjithë anëtarët e kryesisë se Shoqatës, si: Lazer Kodra, Luigj Mila, e te tjerë, por ne mënyrë te veçante Gjergj Leqejza-Konsull Nderi i Republikës se Austrisë ne Shkodër dhe ne te njëjtën kohe N/Kryetari i Shoqatës dhe Mehill Perroni-Anëtarë i Këshillit Bashkiak te qytetit Shkodër dhe ne te njëjtën kohe Kryetari i seksionit ekonomik te Shoqatës, te cilët mbuluan te gjitha shpenzimet e kësaj veprimtarie dhe me  këtë rast kame privilegjin ti falënderoj ne emër te komisionit organizator te kësaj veprimtarie. Gjithashtu falënderojmë Gjon Gilaj për punën e palodhur ne pritjen e vëllezërve tanë nga Kosova dhe Malësia e Madhe, si dhe Angjelin Deden-Presidentin e Shoqërisë “Iliricum”, pranë Kishës se Fretërve, për gatishmërinë dhe kushtet e plota qe na siguroj ne realizimin e koncertit “Te gëzojmë se bashku”.
Përgatit Roza Pjetri e Tush Shqau

NJË KËNDVËSHTRIM PSIKOLOGJIK MBI SEKRETIN E JETËS SË NËNË TEREZËS ...

Përgatitur nga: Suela NDOJA
Hyrje
Dëshiroj ta nis me një citim të  Richard Rohr, 2009…
Dy trotuare universale dhe parësore të transformimit kanë qenë gjithmonë të vlefshme për çdo qenie humane që Zoti ka krijuar: dashuria e madhe dhe vuajtja e madhe... Vetëm dashuria dhe vuajtja janë të fuqishme mjaftueshëm  për të zbërthyer mekanizmat tonë të zakonshëm të egos, të shtrydhim të menduarit tonë dualist dhe të na çojë  drejt kuptimit të Misterit.. Sipas eksperiencës sime ato nuk janë gjë tjetër, veçse kullojnë kiminë misterioze që mund të na shndërrojë ne nga jeta e bazuar në frikë në jetën e bazuar në dashuri. Pra nuk ka çudi që ikona e besimit të krishterë është një person që ofron dashuri nga pozicioni i kryqëzuar ... 
Një citim mjaft domethënës nëpërmjet të cilit mund të marrim jo vetëm shpjegimin e përbërjes së jetës tonë por edhe një shembull real e jetik të një njeriu me një shpirt e zemër me përmasa tejet të jashtëzakonshme, përmasa këto që mund të shpjegojë më së miri vetëm këndvështrimi psikologjik. Bëhet fjalë për vetë Nënë Terezën si person, për thirrjen  dhe kontributin e saj … Duke lexuar, duke parë dokumentare e filma mbi jetën e Nënë Terezës, duke përkujtuar edhe ditën botërore për nder të saj; frymëzohem thellë dhe mund të sjell një mundësi për të bërë një eksplorim psikologjik mbi disa nga misteret më të thella të jetës së saj–çështje të tilla si cilësia shpenguese e vuajtjes, natyra paradoksale e besimit, krijimi i marrëdhënieve dhe qëllimi i dashurisë autentike.

Dhurata e Dhimbjes
Në këtë shekull që po jetojmë, ne e kemi distancuar veten tonë nga e mira potenciale që mund të derivojë  brenda dhe nëpërmjet dhimbjes. Më bën përshtypje një titull libri i cili titullohet “Dhimbja është një dhuratë që askush nuk e dëshiron …” Kjo nuk do të thotë që një person në mes të një vuajtjeje të madhe mund të shmangë pyetjen shekullore: “Përse u ndodhin gjërat e këqija njerëzve të mirë?”. Lidhur me këtë Nënë Tereza do të thoshte: “Vuajtja në vetvete nuk është gjë; por vuajtja e ndarë me Pasionin e Krishtit është një dhuratë e mrekullueshme. Vetëm në dritën e kryqit, që është, mundim të fillojmë ti japim kuptim vuajtjes- dhe kështu mund të bëjmë në të vërtetë një fillim …Nënë Tereza e konsideroi atë thirrjen e saj për të ngushëlluar Jezusin e kryqëzuar që është i pranishëm tek “më të varfëritë e të varfërve”. Ajo nuk dëshiroi vetëm tu shërbente të varfërve por të bëhej një nga të varfëritë e udhëhequr nga Besimi..

Prania e Zotit
Varfëria ishte diçka që ajo zgjodhi të bëhej një murgeshë, dhe vuajtja për të nuk konsistonte në dëshirë materiale, marrëdhënie të këqija ,ambicie e tepruar apo gjendje shpirtërore e gjymtuar. Më tepër, dhimbja e saj erdhi në mënyrë të papritur përmes humbjes së asaj që ajo dëshironte më shumë-mungesa e pranisë së Zotit. “Ka shumë dhimbje në botë”- Nëna deklaron “Unë e kam kuptuar gjithnjë e më shumë që është duke u bërë e padëshirueshme që është sëmundja më e keqe që mund të përjetojë ndonjë qenie njerëzore ndonjëherë”. Sigurisht ky kuptim i kësaj gruaje i të qënurit e braktisur nga Zoti e vuri atë në shoqërinë e më të varfërve te të varfërve. Por ndoshta, psikologjikisht, deprivimi i saj vetjak më i rëndë i shërbeu asaj si burimi më i vlefshëm të identifikohet në mënyrë autentike dhe të dhimbshme me deprivimin e të tjerëve.

Nënë Tereza në kornizën e marrëdhënies …
Edhe pse paqe-dashes, ajo nuk ngacmohet me lehtësi dhe jepet rrallë ndaj ekspozimeve emocionale. Nënë Tereza ka një efekt qetësues mbi njerëzit e paqëndrueshëm, dhe një vendosmëri emocionale që të tjerët e shohin si lehtësuese … Përmes fisnikërisë dhe jo provokimeve të lehta, Anjeza Bojaxhi është tmerrësisht kokëfortë dhe i reziston ndonjë ndryshimi që kërkon një rregullim emocional, të tilla si ndryshimet në jetën e saj familjare apo martesës. Nënë Tereza kërkon siguri dhe besnikëri në marrëdhëniet e dashurisë, është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj atyre që do dhe u jep një atmosferë të ngrohtë e ushqyese për ta. Megjithatë, ajo ka tendencë tu ngjitet të tjerëve (si psh kur i vihet nga pas një të sëmuri me lebrose sipas filmit) dhe t’ia ndalojë ata nga të ndryshuarit duke iu dhënë afeksion fizik, afërsi dhe kujdes që është vendimtare për mirëqenien e Nënë Terezës dhe ka një tendencë të zmadhojë së tepërmi dhënien e rehatisë dhe kënaqësisë. Nganjëherë ajo zëvendëson ushqimin me rehatinë emocionale dhe dashurinë. Ajo është ekspresive emocionale dhe shpesh i dramatizon ndjenjat e saj (si p sh kur nuk e gjen më plakun që shtrihej në mes të rrugës, i cili thërret se ka etje, duke i thënë më pas se ka vdekur). Ajo nuk mund ti fshehë reagimet e saj instiktive emocionale ndaj njerëzve dhe situatave, dhe ajo nuk ka ndonjë pretendim rreth simpative të saj personale apo antipative. Ajo ka një çiltërsi fëminore dhe me shakara të cilat janë të dukshme nga të tjerët, por të cilat nganjëherë e futin në ngatërresa, meqë Nënë Tereza rrezikon në impulse apo teka.  Ajo është spontane dhe do të bëjë shpesh diçka të papritur, si stimulime emocionale, argëtime, surpriza dhe ndonjë gjë të re, me qëllim që ti lirojë njerëzit nga zakonet e tyre. Anjeza Bojaxhiu gjithashtu preferon të ndjehet e lirë dhe e çliruar ...; ka tendencë të rrethohet nga njerëz që janë të sjellshëm, të ndjeshëm, paqedashës dhe të përfshirë artistikisht apo shpirtërisht dhe ka një element të fortë të dhembshurisë reciproke dhe simpatisë në marrëdhëniet e saj personale. Është e lehtë për Nënë Terezën të vihet në kontakt fizik me ndjenjat e njerëzve të tjerë dhe botët e tyre emocionale. Ajo mund ta ndajë këtë tip lidhjeje telepatike me nënën e saj, motrat apo shoqet femra në veçanti. Energjia e saj bazohet në ndjenja; ajo mund të ndjejë që duhet ta mbrojë veten pavarësisht nga rreziqet që mund të përfshihet. Nënë Tereza mund të ketë tension të konsiderueshëm me të tjerët dhe nuk bie në kompromis; duket të jetë e lumtur në mjedisin e saj dhe ka gjasa të jetë qendra e tërheqjes në mjedisin e saj. Ajo ka një natyrë të sjellshme, me zemër të gjerë dhe të përzemërt dhe i trajton të tjerët me simpati dhe i kupton me dashamirësi. Nënë Tereza është jashtëzakonisht besnike dhe përkushtohet sapo i jep zemrën dikujt; kërkon dashuri, pëlqim dhe vëmendje nga të tjerët dhe urren ta injorojnë. Ajo është shumë dyshuese ndaj lajkave dhe dëshiron të ndjehet e veçantë. Anjeza Bojaxhi pëlqen dramën dhe ngjyrën në marrëdhënien e saj të dashurisë dhe është e dhënë pas gjesteve të mëdha romantike apo shprehjeve të mëdha të bamirësisë. Ajo kërkon marrëdhënie shumë të thella, emocionale dhe do të preferonte edhe marrëdhënie të fuqishme, të potershme me ata që u mungon pasioni për jetën. Marrëdhëniet rastësore, të lehta nuk e tërheqin Nënë Terezën sepse është serioze dhe rrallë bën diçka vetëm për kënaqësi dhe mund të jetë shumë dorështrënguar. Ndoshta për shkak të ndarjeve të dhimbshme në jetën e saj të hershme, Nënë Tereza është shumë kaotike rreth të qënurit e përfshirë në marrëdhënie shumë të ngushta dhe të ndajë ndjenjat e saj. Ajo mund të përfshihet në mënyrë romantike me njerëz që nuk e trajtojnë apo vlerësojnë atë mirë. Nënë Tereza ka nevojë ta dojë dhe të vlerësojë veten përpara se ajo të gjejë lumturi në dashuri.

Mësimet për ne?
Cilat mësime mësojmë, atëherë, nga eksperienca e Nënë Terezës?
Duke u nisur së pari nga fakti se unë e kam si frymëzim dhe shembull Nënë Terezën dhe së dyti duke e parë nga një këndvështrim psikologjik meqë është fusha ime e pasionit; them se ajo është shembulli iI psikologes më të madhe, të jashtëzakonshme  botërore. Pavarësisht nga mendimi im: kam qenë kurioze të di se çfarë kanë thënë psikologët për të dhe jam përpjekur të gjej diçka derisa zbulova se ata janë të mendimit se Nënë Tereza ka pasur një sindromë të vetë-mohimit. Ndërsa ateistët debatojnë se ajo e ka zhytur veten në një gropë të thellë të profesionit fetar nga e cila ajo nuk ka mundur të dalë. Megjithatë, sipas mendimit tim asnjëra nga këto këndvështrime, qoftë nga psikologët qoftë nga ateistët,  nuk e japin pamjen e tejdukshme të “gjendjes” së saj. Programi dhe sforcimi i jetës së përditshme të Nënë Terezës, së bashku me takimin e saj ekstrem me varfërinë dhe dëshpërimin, do ta çonin atë nga një person të mirë-menduar dhe shumë punëtor drejt dorëzimit ndaj zemërimit, depresionit dhe së fundmi, drejt konsumit profesional. Shkrimet e saj ndaj rrëfyesit të saj janë evidencë e brishtësisë të shpirtit të saj; ajo, si të gjithë ne, duhej të kacafytej me karakterin e paprekshëm, enigmatik të besimit.
Për tu hedhur në konkluzione rreth jetës së Nënë Terezës këto shkrime vetëm do të injoroheshin dhe në këtë mënyrë do të mohonin frytet e luftës së saj. Si mundet dikush ,pas të gjithave, të gjykojë punën e dikujt pavarësisht nga rezultatet e saj? Një aspekt tjetër i besimit është marrëdhënia me qetësinë e Zotit. Për Nënë Terezën jo vetëm që Zoti ishte i heshtur-por që mungonte. Megjithatë ajo e dinte që Zoti e di se çfarë kemi nevojë çdonjëri prej nesh, dhe në çfarë mase. Për Nënë Terezën, një vizion i hershëm i Jezusit dhe sipas mendimit tim, një frymëzim plus nga veprat e të atit i cili jep jetën duke u përpjekur të vërë drejtësinë në vend dhe të mbrojë të tjerët, provojnë mjaftueshëm për ta mbështetur atë gjatë një rrjedhe jete të shërbimit të thellë, që duket të ketë qenë një luftë e fortë e brendshme sepse dashuria për të qenë të vërtetë, duhet të kushtojë–duhet të lëndojë–duhet të na boshatisë ne në vete.
Si tingëllon kjo në ditët tona moderne, ku ne jemi të shtyrë për të bërë thjesht çfarë na bën të ndihemi mirë apo keq? Shkrimet e kohës sidomos gazetari Klejn flet për të sikur ajo të jetë duke e bërë atë vepër bamirësie thjesht për interesa personale ose që dikush mund të jetë duke përfituar prej saj, e megjithatë ajo ka ngulmuar për tua ofruar veten të plotë të tjerëve dhe duke vepruar gjithnjë në emër të Zotit. Ajo pohon se “është vetëm një penë në duart e Zotit” dhe se e gjitha ajo që po bënte nuk ishte vepër e saja por vetëm e Zotit. Pra, nuk është se kjo grua e rrallë kishte nevojë të dënonte veten e saj pakuptim ose që shërbimi i saj për të varfrit e mbajti atë të shkëputur nga dhimbja e saj e brendshme. Kjo nënkupton më tepër që ajo mbërtheu të vërtetën rreth natyrës së dashurisë hyjnore, që konsiston në një boshatisje të plotë të vetes me qëllim për ti dhënë tjetrit dhe kjo përbën dashurinë më të madhe njerëzore, dhe nuk përbën aspak një krizë të besimit siç e kanë quajtur shumë autorë apo intelektualë të kohës pasi duhet të kemi parasysh që një krizë, është zakonisht një periudhë kohore afat-shkurtër, e thellë, një moment pragu apo eksperiencë udhëkryqi. Jeta e Nënë Terezës mund të shikohet si një udhëtim i jashtëzakonshëm misionar; një udhëtim i pastër, jo me synimin për tu dukur apo për të fituar tituj,(kur merr Çmimin Nobel, futet nga dera e pasme dhe jo nga hyrja ku e prisnin të gjithë kureshtarët apo gazetarët) por me një besim të thellë dhe një dashuri të jashtëzakonshme, në të vërtetë një “progres në shenjtëri”. Një udhëtim, faktikisht, në të cilin jemi të gjithë të ftuar pa përjashtim dhe kjo përbën esencën më të madhe psikologjike: të dimë të kuptojmë tjetrin duke u nisur nga dëshira dhe dashuria e pakushtëzuar duke e vendosur veten në vend të tjetrit, të dhimbjes shpirtërore që mund të përjetojë ai/ajo.
Atëherë cili ishte “Sekreti i Jetës të Nënë Terezës” për të cilën flet KOHA? E gjejmë përgjigjen tek Nënë Tereza, e cila tashmë ka nxjerrë në dukje që “Sekreti im është krejt iI thjeshtë – Unë lutem!
Në përfundim mund ta mbyll me fjalët e saja: “Mos u frikësoni. Zoti ju do juve dhe dëshiron ta doni njëri-tjetrin sikurse ai ju do ju … e djeshmja ka ikur, e nesërmja nuk ka ardhur akoma. Ne kemi vetëm të sotmen. Le të fillojmë”
Pra, le të fillojmë që të gjithë të ndërtojmë sekretin e jetës sonë që na është dhuruar ta jetojmë …

NËNË TEREZA

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta(Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit “Nobel” për Paqe. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Shkodra-Shiroka dhe e Drane Bojaxhiut (Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famullitari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania, mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja mësimet e para i morri në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua nga Shkupi më 26 shtator 1928 në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28. E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’ kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka t`ju dishron zemra. Pritni t’ faluna ma t’ përzemërta Gonxhja”. Këtë moment lamtumire e shkruan ne vargje, te cilën e pagëzon:

Lamtumire
* Po lë shtëpinë zemër fanar / Vendlindje e farefis / Po vete n’ Bengalin dergje-vrarë / Atje, në të largëtin vis.
* Lë të njohurit në mëtime / Të afërmit e vatrën shqim, / Më tërheq zemra ime / T’i shërbej Krishtit tim.
* Nënë e dashur, lamtumirë / Ju le shënde’ n miq të mi / Më djeg, o, një fuqi e dlirë / Drejt të përflakurës Indi…
* Dhe anija lehtë, lehtë lundron / Pret valët e detit të trazuar, / Për herë të fundit syri vrojton / Brigjet e Evropës së hakërruar.
* Qëndron në anije e galduar / Fytyrë e përvuajtur gjithë hare / E Krishtit flijetarja e vluar / Nuse e njomë e botës së re,
* Një kryq hekuri n’ dorë shtrëngon / Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të, / E shpirti i gatshëm pranon / Blatën e rëndë fli për të,
* Pranoje, këtë flijim, o Zot, / Dëshmi e përbetimit që të dashuroj, / Ndihmoi gjallesës Tënde sot / Që emrin do të madhëroj!
* Si shpërblim, Të lus o i Hirt’, / O Ati ynë plot mirësi / Të më japësh vetëm atë shpirt / Atë shpirt që-veçse Ti e di.
* Dhe t’ imtë, të pastër si n’ ag vere vesojnë / Të valët lot rrjedhin qetë, me mall, / Që betimin për Ty prore e madhërojnë / Për të madhin blatim që tani u shpall.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.
Jo radhe  theksonin se Ajo është Shenjtorja e te braktisurve te rrugës.

Murgesha me atë prekje te paharrueshme...
Afërsisht 50 vjet para se te ndërronte jete, Nene Tereza gjeti shtrire para spitalit te Kalkutës, një grua me fytyre e trup “përgjysmë ngrenë prej minjve e krimbave”. Murgesha shtatvogël i qëndroi gruas pranë derisa vdiq. Pas kësaj, menjëherë filloi fushatën për te krijuar një strehe ku njerëzit te vdesin me dinjitet, siç e quante ajo. Deri ne fund te jetës se saj Nene Tereza i shërbeu misionit te kujdesjes për njerëzit e veçuar nga shoqëria, ata njerëz qe bota donte t’i harronte. Duke pranuar çmimin “Nobel” te paqes ne emër te “te braktisurve te rrugëve”, Nene Tereza mbante veshur te njëjtën sari, atë rrobe te bardhe e te lire, te cilën e kishte zgjedhur për te barazuar vetveten me te varfrit, qe ne fillim te urdhrit te saj, “Misionare te Bamirësisë”. Ndikimi i Nene Terezës ndjehej me shume ne shtëpinë e saj te adoptuar, ne Kalkute. Por veprimtaria e urdhrit u shpërnda ne bote pas 1965, kur Papa Pali i Katërt e autorizoi këtë shpërndarje.
Ajo krijoi një rrjet global me shtëpi për te varfrit, qe nga tendat e Kalkutës, deri tek getot e Nju Jorkut, duke përfshirë këtu edhe një nga shtëpitë e para për viktimat e SIDE-s.
Mjerimi kishte një armik te vështirë e te paepur tek Nene Tereza; ne Etiopi te të uriturit, ne komunat e pista te Afrikës Jugore, “engjëlli i mëshirës” se Kalkutës do ishte kudo.
Ne 1982, ne mesin e luftimeve ne Bejrut, murgesha e brishte shpëtoi 37 fëmijë te bllokuar ne një spital ne vijën e pare te luftës, duke arritur te ndërpresë përkohësisht zjarrin midis ushtrisë izraele dhe guerilasve palestineze. Puna e saj ndeshi edhe kritika. Kauza e Nene Terezës mbështetej financiarisht nga institucione publike, dhurues private si dhe nga rezultatet e çmimeve.
Ne 1994 një dokumentar televiziv britanik, e akuzoi Nene Terezën për pranimin qe u bënte ndihmave, pa pyetur për burimin e tyre, duke përfshirë këtu atë te diktatorit haitjan Jean-Claude Duvalier. Nene Tereza u dha një përgjigje te shkurtër thënieve te tilla: “S’ka rëndësi kush thotë çfarë, dhuratën ta pranosh me mirësi e buzëqeshje e te vazhdosh punën”!
Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951), për t`u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë Botës. Shqiptarja trupvogël, Nene Tereza, ishte kthyer në një mite, ne një legjendë të gjallë, nëpërmjet veprimtarive dhe punës bamirëse. Ajo ishte nënë kujdestare e mbi 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte mbi 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte mbi 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për mbi 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar mbi 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite këto shifra te viteve 80’ janë shumë me te larta. Ne Indi e me tej, Nene Tereza dhe Misionaret e Bamirësisë, ia dedikuan kohen e tyre te verbërve, sakateve, pleqve dhe te varfërve. Ajo hapi shkolla, jetimore dhe shtëpi për nevojtaret dhe e përqendroi vëmendjen ne viktimat e SIDE-s, pasi kjo sëmundje po përhapej shume ne mase. Ne 1996 Nene Tereza drejtonte 517 misione ne me tepër se 100 vende.
Nene Tereza, në vitin 1979, kur mori çmimin “Nobel” për Paqe, e gjithë bota mësoi se Ajo ishte shqiptare. Me ketë rast beri këtë prononcim: “... Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi jam indiane. Persa i përket besimit, jam murgashe katolike. Sipas thirrjes, i përkas botes. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës se Krishtit. Hyji vijon ta doje boten dhe na dërgon ty e mua për te shprehur te varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij”. Por ne atë kohe Shqipëria heshte. Ajo nuk i dha vizë nobelistes me gjak shqiptare, as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974-ën dhe as për të parë varrin asaj pas vdekjes.
Nënë Tereza nuk ishte ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çaj bërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyes si dhe lëngë shtrydhësit. Këtu, në qendër të Kalkutës shtrihej Shtabi i Përgjithshëm i Rregullit. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si: mbretëresha e Britanisë, ish- presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Bujar Kore, tregon mbi vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri: “Në vitin 1989 kur ajo erdhi për herë të parë në Shqipëri, kam qenë operatori që vajta në Rinas për të pritur. Mbaj mend që nga avioni zbritën nja 10 misionare të saj. Ne nuk e njihnin Nënë Terezën. I pyetëm ato dhe na i treguan: Ja kjo është Nënë Tereza. Ajo ishte më e shkurtra mes tyre dhe nuk binte fare në sy. Por ishte shumë e thjeshtë. Kam xhiruar shumë, por nja dy episode më kujtohen mirë. Në një nga ditë e qëndrimit të saj në Shqipëri, një mbas dite rreth orës katër një makinë zyrtare vjen pranë shtëpisë time. Më kërkuan për të xhiruar diçka. Mora kamerën në TV dhe u nisëm drejt Bllokut. Ishte hera e parë që futesha aty dhe për më tepër në vilën e Enver Hoxhës. Vetëm aty mora vesh se Nënë Tereza do të vinte për të takuar Nexhmie Hoxhën. Gjatë takimit mbaj mend që Nënën Tereza i kërkoi Nexhmijes një vend, ku motrat të hapnin misionin e tyre. Nexhmija tha se ajo do të interesohej, por se asgjë nuk ishte në dorë të saj. Nënë Tereza nuk e priti mirë këtë përgjigje, sepse misionin ajo e kishte shtrirë në shumë vende të botës, ndërsa në vendin e saj në Shqipëri ngurohej. Pastaj e kam shoqëruar atë në disa rrethe të Shqipërisë me gazetarët Ferdinand Samarxhi, Tefta Radi e Amalia Dhamo. E ndoqa në Tiranë, Durrës, Shkodër, Pukë… Madje më kujtohet se në Pukë, në një lëndinë pas Turizmit ishin mbledhur nja 10 mijë veta. Nënë Tereza po takohej me njerëzit, kur një burrë iu afrua dhe i bëri një lutje: “Djali im 25 vjeç ka disa vite që është paralizuar, a ka mundësi ta shohësh, sepse dhe ai dëshiron shumë?”. “Patjetër”, pranoi Nënë Tereza. Djalin e sollën me barelë. Ai sa pa Nënë Terezën u ngrit menjëherë në këmbë dhe i la të habitur të gjithë të pranishmit, pastaj u këput sërish. Nënë Tereza filloi të qante. Ajo dha fjalën se do të kujdesej për atë djalë dhe do ta çonte jashtë shtetit për kurim... Por Nënë Tereza ka shkuar dhe në shumë familje me të cilat kishte lidhje të hershme farefisnore apo familjare. (Marre nga gazeta “Telegraf”, date 10 Tetor 2009)
Ne këtë vizite, ne mes te tjerave ka thënë:
* Nuk e di me siguri se si mund të jetë parajsa, por e di që kur të vijë dita e gjykimit Zoti nuk do të pyes: “Sa gjëra të mira keni bërë?” por do të pyes: “Sa shumë dashuri keni vënë në gjërat që keni bërë?”.
* Nuk lutem për suksese, kërkoj besim.
* Kam zbuluar paradoksin se nëse dashuron deri në dhimbje, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri.
* E di që Zoti nuk do të më jepte më shumë se ç`mund të përballoj. Vetëm do të doja që ai të mos kishte kaq shumë besim tek unë.
* Mundohem t`ju jap njerëzve të varfër atë që të pasurit nuk mund ta kenë me lekë. Jo, nuk do të prekja një lebroz për një shumë të madhe parash, por kuroj mijëra prej tyre me dëshirë, për dashurinë e Zotit.
* Nëse duam që një mesazh dashurie të dëgjohet duhet ta dërgojmë atë. Që të mbajmë një llambë ndezur duhet t`i hedhim vazhdimisht vaj.
* Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë që t`i duash ato.
Ne vitin 1962, Ajo mori çmimin “Pandma Shri” për shërbime të jashtëzakonshme. Ne vitin 1971, Papa Paul VI nderon Nënë Terezën me çmimin e “Parë të Paqes të Papa John XXIII”. Ne vitin 1979, Nënë Tereza fiton çmimin “Nobel” për paqen. Ne vitin 1985, Presidenti Reagan i jep asaj “Medaljen e Lirisë”, e cila është medalja më e lartë e Shteteve të Bashkuara te Amerikës. Ne vitin 1996, Ajo është një nga katër personat në botë që i jepet titulli “Qytetare Nderi” e Shteteve te Bashkuara te Amerikës. Ne vitin 1985, përjeton një atak zemre kur po vizitonte Papa Gjon Pali II në Romë. Ne vitin 1989, pati një tjetër atak zemre akoma dhe më të rëndë. Ne vitin1991, Ajo vuante nga një lloj e ftohure me emrin anemona. Ne vitin 1996, vuante nga malaria dhe infeksioni në kraharor. Më 5 shtator 1997, Bota mëson se Nënë Tereza vdiq, në moshën 87- vjeçare duke lënë pas dashuri dhe paqe.
Presidenti francez Zhak Shirak, ndoshta e përcaktoi me mire nga te gjithë, kur pas vdekjes se Nene Terezës tha: “Sonte ka me pak dashuri, me pak keqardhje e me pak drite ne bote”.
Ndue Sanaj
Oslo 1979

Fjalimi i plote i Nene Terezës, me rastin e marrjes se çmimit “Nobel”

Unë zgjedh varfërinë e njerëzve tanë te varfër, por ndjehem mirënjohëse te marr (Çmimin Nobel) ne emër te të uriturve,te zhveshurve,te të pa strehëve, te të gjymtuarve,te të verbërve,te leprozëve,te të gjithë njerëzve qe ndjehen te lenë, pa dashuri, pa kujdes ne gjithë shoqërinë tone, njerëz qe i janë bere barre shoqërisë dhe përbuzur prej kujtdo. Gjithashtu sapo mësoi për përgatitjet qe po bëheshin për një darke ne nder te saj,ajo njerëzisht kërkoi te anulohej qe te kursente leket për te ushqyer te varfrit.
E ndërsa jemi mbledhur këtu te gjithë te falënderojmë Zotin për Çmimin Nobel te Paqes,mendoj do jete bukur te themi lutjen e Shenjt Françis i Assisit qe gjithnjë me mahnit. Ne e bëjmë këtë lutje çdo dite pasi marrim e Shenjte,sepse na përshtatët te gjithëve. Dhe gjithnjë me bën te mendoj se 400-500 vjet me pare kur Shën Françis i Assisit krijoi këtë lutje njerëzit kishin te njëjtat vështirësi qe kemi ne edhe sot, pra na përshtatet edhe ne. Le te lutemi se bashku: Le te falënderojmë Zotin për mundësinë qe na dha te mblidhemi te gjithë sot këtu, për këtë dhurate paqeje qe na sjell nder mend se jemi krijuar për ta jetuar këtë paqe, se Jezusi erdhi mes nesh qe te na e sjelle këtë lajm te mire tek te varfrit.
Ai duke qene Zot, u be njeri si ne në gjithçka, përveç mëkateve dhe shpalli qarte se kishte ardhur te na jepte këtë lajm te mire. Ky lajm ishte paqja tek te gjithë ata me dëshirë te mire, kjo është diçka qe ne te gjithë e duam paqe zemrës. Zoti e deshi boten kaq shume sa dha edhe birin e tij, ishte një dhënie deri ne dhimbje, aq shume na deshi. La dhe Virgjëreshën Mari, e cila rendi t’i japë lajmin kushërirës Elisabete. Dhe sapo hyri ne shtëpinë e saj, fëmija ne barkun e kushërirës Elisabete, lëvizi gjithë gëzim. Ai fëmijë i porsalindur qe lajmëtari i pare i paqes. E njohu Princin e Paqes, kuptoi se Krishti kishte ardhur te sillte lajme te mira për ty e për mua.
Dhe sikur kjo te mos mjaftonte, ai vdiq ne kryq qe te tregoje një akoma me te madhe dashuri dhe ai vdiq për ty e për mua dhe për atë leproz, për atë burrë duke vdekur nga uria dhe atë person lakuriq shtrire rrugëve jo vetëm te Kalkutës por te Afrikës, Nju Jorkut, Londrës, Oslos, ... Dhe Ai këmbënguli te duam njeri-tjetrin ashtu siç na do secilin prej nesh.
Ne e lexojmë shume qarte ne Bibël: “Te duash siç te kam dashur unë, siç më ka dashur im Atë, te dua unë. “Dhe aq shume sa Ati e deshi te Birin, aq shume Ai na e dha ne dhe sa me shume te duam njeri-tjetrin, aq me shume duhet t’i japim njeri-tjetrit derisa te dhembi. Nuk mjafton te themi: “E dua Zotin por nuk e dua fqinjin”. Shën Jani thotë se je gënjeshtar kur thua se do Zotin por s’do fqinjin. Si mund ta duash Zotin qe nuk mund ta shohësh, nëse nuk do fqinjin me te cilin jeton? Është e rëndësishme te kuptojmë se që dashuria te jete e vërtetë, duhet te dhembe. I dhembi Jezusit te na doje ne, i dhembi. Dhe qe te sigurohej qe ne do e kujtojmë dashurinë e tij te madhe, e beri veten buke te jetës sonë, te na ushqeje uri për dashurinë e tij, uri për Zotin sepse jemi krijuar për atë dashuri. Ne kemi qene krijuar ne imazhin e tij.
Ne kemi qene krijuar te duam e te na duan dhe Krishti u be Njeri qe te na mësojë qe ne te duam ashtu siç na deshi ai. Ai e bën veten te uritur, te zhveshur, pa strehe qe thotë: “Ti ma bere këtë mua”. Ai është i uritur për dashurinë tone, kjo është uria qe ne duhet te gjejmë. Mund ta gjejmë ne vete shtëpinë tone. Kurrë s’mund ta harroj vizitën time ne atë shtëpi ku jetonin gjithë ata prindër djemsh e vajzash, futur ne atë institucion te harruar. Kur shkova, pashe se i kishin te gjitha, plot, por te gjithë sytë i mbanin tek dyert. Dhe nuk pashe askënd te buzëqeshte. U ktheva dhe pyeta motrën pranë:”Pse? Pse këta njerëz qe kane gjithçka, sytë i mbajnë tek dera? Pse nuk buzëqeshin? Unë jam mësuar te shoh buzëqeshje ne njerëzit tanë, edhe atë te vdekjes buzëqeshje”.Ajo me tha: “Kështu është çdo dite. Ata presin duke shpresuar se një djalë a vajze do vije t’i shohë. Vuajnë sepse janë harruar”
E shihni pra, këtu e gjen mungesën e dashurisë. Kjo varfëri është tamam këtu, ne shtëpinë tone, bile nuk kujdesemi te duam. Ndoshta ne familje kemi dike qe ndjehet vetëm, sëmurë ose i shqetësuar, sepse te gjithë kemi dite te vështira. A jemi ne aty?
U jemi ne pranë? Është nena pranë ta pranoje fëmijën? Ne perëndim çuditem tek shoh kaq shume djem e vajza te reja qe i jepen drogës. U përpoqa te gjej “psenë”. Pse ndodh kjo? Dhe përgjigja është: “S’ka asnjë ne familje qe t’i pranoje”. Babai dhe nena janë aq te zënë, sa nuk kane kohe .Prindër te rinj përfundojnë institucionesh dhe fëmija shkon prape ne rruge te përzihet ne diçka. Gjithçka kemi bere deri me sot nuk do kishim mundur ta bënim, nëse ju nuk do te kishit ndare me ne lutjet tuaja, dhuratat tuaja, këtë dhënie te vazhdueshme. Por unë nuk dua te me jepni prej bollëkut tuaj. Unë dua te me jepni derisa te dhembe. Dje mora 15 dollarë prej një burri qe ka qene ne kurriz për njëzet vjet dhe e vetmja pjese e lëvizshme e trupit është dora e djathte. Dhe e vetmja gjë qe i jep kënaqësi është duhani. Me tha: “Nuk do pi duhan për një jave, sepse dua te t’i dërgoj këto leke”. Do ketë qene një sakrifice e tmerrshme për te, por shikon sa bukur e ndau  dashurinë e tij? Me ato para bleva buke dhe ua dhashë te uriturve, një gëzim i dyanshëm: Ai dha e te varfrit morën.
Kjo është diçka qe unë e ti mund te bëjmë, është një dhurate e dhenë prej Zotit - te mund te ndajmë dashurinë tone me te tjerët. Dhe le te jete ashtu siç qe për Jezusin. Le ta duam njeri-tjetrin ashtu siç na deshi ai. Le ta duam me një dashuri te pandare. Dhe gëzimi i dashurisë për te, për njeri-tjetrin është gëzimi i te dhënit tashti qe Krishtlindjet po afrohen. Le ta mbajmë atë gëzim te dashurisë për Jezusin ne zemrën tone dhe ta ndajmë këtë gëzim me te gjithë ata qe jeta na sjell çdo dite. Ky gëzim rrezatues është i vërtetë, nuk kemi shkak te mos jemi te lumtur, Krishti është me ne. Kemi Krishtin ne Zemër. Krishti është ne te varfrit qe takojmë, Krishtin e kemi ne buzëqeshjen qe japim e buzëqeshjen qe marrim.
Le ta theksojmë edhe njëherë, asnjë fëmijë te mos jete i padëshiruar dhe gjithashtu ta takojmë njeri-tjetrin gjithmonë me buzëqeshje, veçanërisht atëherë kur është e vështirë te buzëqeshësh. Kurrë nuk do harroj ca kohe me pare, rreth katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga Shtetet e Bashkuara, nga universitete te ndryshme, ne Kalkuta, ne shtëpinë tone. Kishin qene ne shtëpinë për te vdekurit.(Ne kemi një shtëpi për te vdekurit ne Kalkuta, ku kemi mbledhur prej rrugëve me se 36 000 njerëz, prej te cilëve mbi 18 000 prej tyre kane pasur një vdekje te bukur. U kthyen ne shtëpi tek Zoti). Pra këta profesorë erdhën ne shtëpinë tone e ne folëm gjate për dashurinë, dhembshurinë ... Njeri me pyeti: “Nene, te lutemi, na thuaj diçka qe ta mbajmë mend”. U thashë: “Buzëqeshni njeri-tjetrit,leni kohe për njeri-tjetrin ne familjen tuaj. Buzëqeshni njeri-tjetrit!” Një tjetër me pyeti: “Je e martuar?” U thashë: “Po, dhe ndonjëherë e kam te vështirë t’i buzëqesh Jezusit sepse ai behet shume kërkues ndonjëherë. “ Kjo është me gjithë mend e vërtetë. Dhe aty vjen dashuria, kur është kërkuese, dhe prape ia japim atij me hare.
Ashtu siç kam thënë sot, nëse nuk shkoj ne parajse për ndonjë gjë tjetër, do shkoj për gjithë publicitetin, sepse me ka pastruar, me ka sakrifikuar, vërtet me ka përgatitur te shkoj ne parajse. Mendoj se kjo është diçka qe na tregon se duhet ta jetojmë jetën ne mënyrë te bukur, kemi Jezusin me vete dhe ai na do. Vetëm nëse mbajmë mend qe Zoti na do dhe na është dhenë mundësia te duam te tjerët ashtu siç na do dhe Ai, (jo ne gjera te mëdha, por ne gjera te vogla, me dashuri te madhe), atëherë Norvegjia behet fole dashurie.
Dhe sa bukur do te jete qe prej këtej te dale një qendër për paqe nga lufta. Qe prej këtej te dale hareja e jetës se te porsalindurit. Nëse bëhesh një pishtar drite për paqen ne bote, atëherë vërtet Çmimi “Nobel” i Paqes është një dhurate e popullit Norvegjez.
Zoti iu bekoftë! Do shpërbleheni për këtë!
E përkthyer nga anglishtja, Ejvis-Maria Xhajanka

Disa thënie nga Nene Tereza

Për mjerimin
* “E shoh Zotin ne çdo qenie njerëzore. Kur ia laj plagët leprozit, ndjej se jam duke u kujdesur për vete Krishtin. A nuk është një eksperience e bukur?” -- nga një interviste me 1974.
* “Kur shoh shpërdorim këtu, zemërohem brenda vetes. Nuk ia lejoj vetes zemërimin, por s’ke ç’ bën kur sheh Etiopinë.” -- Uashington, 1984.

Për luftën
* “Nuk kam qene kurrë ne lufte, por e kam pare urine dhe vdekjen. Dhe pyesja veten: Çfarë ndjejnë ata qe e shkaktojnë luftën, ata qe vrasin?’ Nuk e kuptoj! Te gjithë janë fëmijë te Zotit! Pse e bëjnë? Nuk e kuptoj!” -- Bejrut 1982, gjate luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe guerrilasve ne Palestinë.
* “Te lutem, zgjidh rrugën e paqes! Është çështje kohe e shume shpejt do dale kush është fitues e kush i mundur nga kjo lufte. Por kjo kurrë s’mund e kurrë s’e justifikon dot vuajtjen, dhembjen dhe humbjen e jetës qe do shkaktojnë armët tuaja!” -- Letër drejtuar Presidentit te ShBA, Xhorxh Bush dhe Presidentit irakian, Sadam Husein, Janar 1991.

Për abortin
* Aborti është vrasje ne mitër ... Fëmija është dhurate prej Zotit. Nëse nuk e do, ma jep mua! Mos vrit!”

Për daljen e saj ne pension
* “Zoti do gjeje dike tjetër, me te përulur, me te devotshëm, me te bindur ndaj Tij dhe kështu organizata do vazhdoje punën e saj.” -- Kalkute 1989, pasi shpalli qëllimin e saj te daljes ne pension.
* “Po prisja te isha e lire, por Zoti ka planet e veta.” -- Kalkuta 1989, kur motrat e urdhrit te saj, e binden ta anuloje dorëheqjen.

Për punën e jetës se saj
* “Dje pashe ne ëndërr se isha ne portat e parajsës. Dhe Shën Pjetri me tha: ‘ Kthehu ne Toke! S’ka varfëri këtu!’” -- Thënë Princ Mihalit te Greqisë me 1996.

***
Me shume modesti bera përpjekje te paraqes para lexuesit te gazetës “Dukagjini” pjese nga jeta dhe vepra e te Madhes Nene Tereza, për te cilën jam dhe duhet te jemi krenar. Sigurisht, qe është e pa mundur ne një faqe gazete te paraqesësh gjithë jetën dhe punën e Nene Terezës. U mundova te beje aq sa munda, jo vetëm se muaji Tetor është muaji i Lumturimit te Saj nga Papa Gjon Pali i Dyte, por edhe për t’u thënë atyre gojëve te “liga”, kote mundoheni te mos pranohet jeta dhe vepra e Nene Terezës, se Ajo, me punen e Saj, me thëniet e Saj, me krijimtarinë e Saj, me vlerësimin qe i kane bere personalitet me te larta te botes, na ka detyruar ta duam dhe te jemi krenar për te. Kristiani, myslimani apo ateisti, eshte NJERI, dhe si i tille duhet te respektoj vepren njerezore dhe shenjetore te Nene Terezes, sepse edhe ajo ishte NJERI, por me nje nje diçka me te veçante nga te tjeret, se Ajo kishte shume dashuri njerezore, te cilen ia dha njerezeve me ne nevoje, dhe aq me shume qe ishte shqiptare, prandaj mendjet e gojet e “liga”, nuk jane ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur me qendrimin e nje anshem, te paragjykuar te tyre ndaj Nene Terezes.
I përgatiti Ndue Sanaj

LE TË FLASIM PAK PËR NDRYSHIMIN

Pak filozofi...
Që në zanafillën e zhvillimit të vet, mendimi filozofik është munduar t’i jap përgjigje kësaj pyetje. Mund të themi se kjo ka qenë ajo habia e parë e filozofëve, të cilët duke parë se materia ndryshonte pyesnin se ç’mbetet e pa ndryshuar. Në fillim disa kishin mendimin se nuk ndryshonin elemente të tilla si: uji, zjarri, toka dhe ajri. Më vonë ishte filozofi grek Herakliti i cili thoshte se i vetmi fakt i pandryshueshëm i botës është fakti që çdo gjë ndryshon. Ky mendim filozofik do të kalonte shumë shekuj që nga Greqia e lashtë për të ardhur tek shekulli i kaluar ku gjeti vërtetimin më të saktë matematik tek “teoria e relativitetit” e Ajnshtajnit. Pra të gjithë janë të bindur se edhe ato koncepte që në mendjen tonë janë absolute si p sh: koha, masa, dimensionet e te tjerë, në fakt janë relative. Diçka shumë abstrakte për mendjen tonë apo jo? Por ky relativizëm i materies ka provokuar edhe relativizëm vlerash. Kjo do të thotë se shumë nga ato që ne i quajmë vlera si dashuria, familja, apo idealet e jetës në përgjithësi janë duke u venitur në shumë vende të botës. Menjëherë pyetja që i vjen njeriut në mendje është: Kur çdo gjë qenka relative, a mos janë edhe këto vlera relative? Besoj se këtu lind edhe keqkuptimi i madh në botën e sotme. Këto vlera nuk janë relative sepse nuk i kemi krijuar ne. Ato janë të shkruara në shpirtin e njeriut. Kudo që njeriu lind ai ka dëshire që të dojë dhe të jetë i dashur. Në mënyrë më artistikë do thoshim se zemra ka arsyet e veta që mendja s’i njeh dot. Pra vlerat nuk janë pjesë e materies, por pjesë e shpirtërores se njeriut. Për këtë arsye ato nuk i përgjigjen ligjeve të materies.

Pak histori...
Në qoftë se shohim historinë e botës ajo gjithmonë është përballur me këtë fjalë. Kudo mendimtarët, politikanët e kanë përdorur dhe vazhdojnë ta përdorin pambarimisht. Vështirë të gjendesh sot ndonjë slogan politik që të mos e përmbaj këtë fjalë. Kjo ka lindur nga pakënaqësia e njeriut për atë çfarë është dhe dëshira e tij për ditur dhe pasur më shumë. Këtë pakënaqësi apo më mirë të themi dëshirë të njeriut për të fluturuar drejt të panjohurës e kanë shfrytëzuar njerëzit herë për mirë, herë për keq. Të gjithë ne ndryshojmë. Vetëm dy kategori njerëzish janë të pandryshueshëm: gjenitë dhe budallenjtë. Këto dy kategori nuk kanë çfarë të ndryshojnë dhe pse të ndryshojnë. Ndryshimi mbart në vetvete dy rreziqe. I pari është ndryshimi i përnjëhershëm. Si shembull për këtë mund të përmendim përvojat e tmerrshme të revolucioneve të cilat kanë qenë shumë shkatërrimtare. Edhe në jetën tonë na duket shumë paradoksale që një njeri një ditë të bukur të ndryshoj me 180°. Në këtë mënyrë edhe ndryshimet e kursit me 180o  kanë qenë shumë të rrezikshme në jetën e kombeve. Rreziku i dytë është ndryshimi si qëllim në vetvete, që do të thotë nuk ka rëndësi se sa vlerë ka ideja apo edhe akti novator mjafton që ai të jetë i tille. Nuk ka rëndësi çfarë veshje veshim, çfarë muzikë dëgjojmë, çfarë shkruajmë apo flasim, rëndësi ka që këto të jenë të reja dhe në kundërshtim me të mëparshmet. Kjo dëshirë e papërmbajtur për ndryshim shpërthen nganjëherë përmes formave të tilla duke ç’ mitizuar çdo personazh historik apo edhe çdo vlerë shpirtërore si familja, dashuria apo edhe vlera e jetës në përgjithësi. Ndaj ndryshimit ka pasur dy qasje nga shoqëria, njëra pranuese që quhet liberale dhe tjetra skeptike që quhet konservatore. Në periudha të caktuara ato kanë humbur e fituar terren përkundrejt njëra-tjetrës në përputhje me kushtet historike, politike e shoqërore. Sot në periudha historike në të cilën jetojmë po merr përditë e më shumë përcaktimin si “periudha postmoderniste”. Shprehje të tilla si liberal apo konservator po zëvendësohen nga fjalët neoliberal dhe neokonservator që në thelb janë e njëjta gjë. Pra me fjalë të thjeshta mendimi intelektual dominues është se ka gjëra për të cilat duhet të jemi liberal ashtu si ka edhe gjëra për të cilat duhet të jemi konservatorë. Pra rreziku i ndryshimit si qëllim në vetvete ka tendencë të kufizohet. Problemi i dytë i ndryshimeve radikale mbetet ende problem sot. Shoqëria po priret gjithmonë e më tepër drejt ndryshimeve të ngadalta, kalimeve të buta nga një gjendje në tjetrën. Të gjithë e dimë historinë e revolucionit francez apo edhe të krejt revolucioneve në përgjithësi. Thuhet se revolucioni francez u ideua nga mendjet e ndritura abstrakte, u realizua nga guximtarët, por u shfrytëzua nga të paskrupullt. Prandaj mund të themi se ndryshimet duhet të jenë sa më racionale dhe në të njëjtën kohë duhet të realizohen në truallin e njerëzve me ideale, kuptohet aq sa është e mundur. Nuk mjafton që të zotërosh mendime të bukura, shumë më vlerë ka që t’i besosh ato.  Çdo ndryshim ka nevojë për mendimtarë, guximtarë e idealistë. Në qoftë se edhe vetëm një hallk mungon atëherë ndryshimi ka gjasa që të jetë shpesh përkeqësues.

Ndryshimi në Shqipëri...
Për shumë shkaqe të cilat tashmë dihen ndryshimet në Shqipëri kanë qenë në vonesë faze me Evropën. Në kemi mbetur aq prapa sa shpesh tek ne janë përplasur rryma mendimi të ndryshme duke mos respektuar atë kronologji që kanë pasur në Evropë. Në kohët që jetojmë ajo që të bie në sy është fryma tepër individualiste në kontrast të plotë me atë kolektiviste të mëparshme. Nga të gjitha këto sa u thanë mund të nxjerrim disa përfundime në lidhje me ndryshimet tona si shqiptarë:
1- Ne duhet t’ju shmangemi sa më shumë që të jetë e mundur gabimeve të Evropës që të kapim kohën e humbur. Ne duhet të mësojmë jo vetëm nga përparimi i saj, por edhe nga gabimet e saja. Mësimi nga gabimet që historia mbart është mënyra më mbresëlënëse e përsosjes se gjinisë njerëzore. Nuk duhet të ecim drejt përparimit, duhet të vrapojmë drejt tij.
2- Një pjesë e traditave duhen ruajtur si pjesë e identitetit tonë. Pjesa tjetër duhet të ndryshojë në përputhje më kërkesat e kohës. Rregullat dhe traditat janë krijuar për t’ju shërbyer vlerave. Në momentin kur këto tradita nuk janë funksionale, ne nuk kemi pse të mbetemi peng i tyre. Ne i kemi krijuar ato, nuk na kanë krijuar ato ne.
3- Duhet të nxisim një qasje më racionale ndërmjet frymës individuale dhe asaj kolektive. Gjithmonë të tentojmë drejt të mesmes së artë.
Pyetja që lind në përfundim është se ku dhe nga kush duhet të filloj së pari ky ndryshim? Një ditë kur isha në Itali po mahnitesha nga disa ndërtesa shumë të bukura. Pyeta një profesor italian: Çfarë duhet të ndryshojmë ne shqiptarët që edhe ne t’i kemi këto gjëra madhështore? Ai mu përgjigj: Ndryshoni së pari zemrën tuaj, pastaj të tjerat do ju ndjekin pas.
Folëm për ndryshimin në botë dhe Shqipëri sepse dukagjinasi para së gjithash është qytetar i botës dhe i Shqipërisë. Në vazhdim duhet të flasim për ato ndryshime specifike tonat në lidhje me pjesët tjera të Shqipërisë dhe botës. Ju ftoj të gjithëve që të bëheni pjesë e këtij debati.
nga Florenc Buxha,
student ne fakultetin e mjekësisë

TOLERANCA

Toleranca është një tipar i shoqërisë demokratike. Ndaj synohet që ajo të depërtojë në të gjitha pamjet e jetës qytetare, në të gjitha qelizat e shoqërisë. Peshë dhe rëndësi të veçantë merrë kultivimi i saj në familje, në jetën e përditëshme, në shkollë, në vendet e punës dhe kudo. Problematika sado “të vogla” e intime, por gjithsesi të ndërlikuar sjellin nevojën për tolerancë. Këto janë problematika  që përshkojnë jetën njerëzore.
Toleraca është aftësia racionale dhe emocionale e njeriut të lirë për t’iu afruar kuptimit të njeriut, për ta respektuar atë, për të gjetur gjuhën e komunikimit me të, për ti bërë atij lëshimet e nevojshme, madje edhe për të duruar, aq sa mundë të durohet, pa cënura personalitetin tënd. Pikërisht kjo është ana psikologjike dhe etike e tolerancës.
Njeriu, duhet të kalojë një shkollë të vërtet tolerace. Kjo, fillimisht, do të varet nga fakti se sa ky njeri ka njohuri për jetën dhe si e jeton atë, personalitetin dhe individualitetin e tij, tiparet dhe cilësit e tij vetiake, madje shijet dhe huqet e tij.
Në jetë kjo njohje është e diferencuar, hera-herës dhe e kufizuar. Varet tek personi, vendi dhe koha dhe si realizohet si lidhje, si komunikim, realitivisht si “hapje” apo si “mbyllje”.
Qëllon që njeriu nuk e ekspozon tërësisht vetveten, demostron më shumë anët e mirë të personalitetiT, ruhet të mos shfaq ato anët negative që mbartë në vetvete. Kjo ndodhë më shumë tek ata njerëz që janë të mbështjellë me mantelin e krenarisë dhe të dyftyrësisë. 
Gjatë jetës kur fatkeqësisht këta njerëzit kanë kaluar një kohë njohje dhe bashkëpunimi me të tjerët, këto anë negative dalin në pah dhe kjo gjë e dobëson  imazhin  e “mirësisë”. Pra kemi përpara personin që e zbuloj koha dhe jo vetvetja. Në këtë rastë përballë tij kërkohet toleranca në qoftë se ai e pranon në të mirën e përmirësimit të tij. Por në shumë raste kemi përball njeriun që vazhdon ti thotë vetës dhe të tjerëve se jam i perkryer. Por kujdes nuk duhet të vazhdojme kështu, duhet të pranohet toleranca që të tjerët të japin dhe kjo nuk duhet të merret si “Mëshir” por si dashuri që të tjerët kanë ndaj teje. Kujdes,  gabimi të çonë në gabim. Mund të ndodhë që gjatë kësaj kohe ata kanë njohur te njëri ose te tjetri anë apo cilësi, mënyra sjellje e te tjera; që nuk u kanë pëlqyer, e me të cilat nuk janë dakord, të cilat ndoshta edhe  do të dëshironin të ishin ndryshe. Ata mund të bëjnë ndonjë përpjekje për të ndikuar te tjetri, për ta vënë atë në rrugën e ndryshimeve që ata dëshjirojnë. Por, po ta marrim rastin kur ky veprim nuk jep rezultatin e duhur. Cilësitë e tjetrit, që mund të konsiderohen të pa pëlqyera, paraqiten disi të ngulitura thellë. Siç dihet njeriu është qenie që nuk del kollaj nga lëkura e vet. Atëherë del prablemi: a do ta pranojmë tjetrin? A do t’ia pranojmë atij edhe mangësitë dhe huqet? A duhet ti tolerojmë ato, që në fazën e parë të njohjes a po ti falim? Ja ku del i mprehtë problemi i tolerancës. Çeshtia është se, në qoftë se kemi pranuar të komunikojmë nga afer me një njeri, aq më teper të lidhim jetën, punën apo shoqërin me të, duhet ta pranojmë atë ashtu siç është. Çështia mund të nderlikohet më shumë në vazhdim. Mund të ndodhë që, ato që i quajm mosmarveshtje, të konstatuar të lehta në fillim shfaqen më dendur, madje dhe më rëndë. Ato janë në cilësit personale të individit, por që i nxjerr jeta, i “zbulon”, i evidencon, me telashet që burojn prej tyre. Ky është një realitet që nuk mund të neglizhohet, që nuk mund të mos meret parasysh. Pse, a nuk duhet edhe në këto raste tolerance? Pyetjes sonë “Çështe jeta njerëzore?”, një njëri ui përgjigj kështu: “Jeta njerzore është para së gjithash, lëshime të ndërsjellta”, pra tolerancë. Objektivisht mund të jenë krijuar kushte të veçanta, të cilat mund të na gjejnë të papregatitur ose, të pakten, pa pregatitjen e duhur. Shumë probleme, shumë anë të jetës individëve që lidhen në jetën, mund të kenë “zierë” në mënyrë të “heshtur”. Por pas një kohe njohje dhe bashkpunimi ato fillojn e dalin hapur dhe, në një mënyrë, i vënë të njerëzit përball njëri- tjerit, shpesh në konflikte kundër njëri-tjetrit. Në këto raste duhet qëndrim objektiv, por gjithësesi dashamirës ndaj tjetrit, ballafaqim idesh e konceptesh për jetën, parashtrime zgjidhjesh të mundëshme. Ky mendoj se është mjeti më i mirë për të treguar një minimum tolerance, pa të cilin jeta njerzore nuk mund të  ecë përpara. “Uni”, është armiku më i madhë i njeriut, është “Tenja”, që duke e grryer traun mbi kokën tonë ne mësohemi me zhurmën e tij dhe harrojmë se kjo “Tenjë” ka për ta grryer “traun” deri në atë masë që vjen një ditë dhe ky “tra” na bie kokës. Me dashuri dhe toleranc njeriu duhet ta shoh tjetrin si një mundësi më shumë për ti thënë jetës eja dhe jo shko. Duhet ti themi njeri-tjetrit jemi të thirrur në jetë që atë çka jeta na e ka mësuar ta vëmnë së bashku në shërbim të së bukurës dhe të mirës, të paqes dhe lumturisë. Çdo njeri jetën e gëzon i bashkuar me të tjerët.
“Lumturia e jetës suaj varet nga cilësia e mendimeve tuaja, prandaj ruajini ato; dhe kujdes, mos i lini vend asnjë mendimi të papërshtatshëm për virtytin dhe arsyen!”- thekesonte  Markus Aurelius Antoninus.
Nga Roza Pjetri

KULTUSPROTEKTORATI AUSTRIAK DHE SHQIPTARËT

Aktualitet ...
Me datën 20-26 tetor 2009, në shkollën “Peter Mahringer”, u hap ekspozita e dokumentave arkivore e fotografit kushtuar lidhjeve tradicionale Austri-Shkodër, në vitet 1845-1944.
Me datën 26Tetor te çdo viti është Festa Kombëtare e Republikës se Austrisë. Ne Hotel “EUROPA”, tashme është bere e zakonshme, qe nga Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë, ne Shkodër –Gjergj Leqejza, te organizoje përkujtimin e Ditës se Festes Kombëtare te Austrisë, një dite pas festimit te Saj ne Tirane, nga Ambasadori e Austrisë ne Republikën e Shqipërisë, me datën 27 Tetor.
Ne këtë feste përkujtimore, Festen Kombëtare te Austrisë, morën pjese personalitete te fushave te ndryshme ne qytetin Shkodër, personalitete te pushtetit Qendror dhe vendor, personalitetet e komuniteteve fetare ne Shkodër, Deputet te Kuvendit te Shqipërisë dhe punonjës se Ambasadës se Austrisë ne Tirane. Këtë feste, ne mënyrë te veçante e nderoj pjesëmarrja Ambasadori i Austrisë ne Republikën e Shqipërisë, zoti Klaus Derkowtch.
Pasi, zoti Gjergj Leqejza hapi festen, falënderoj pjesëmarrësit për kohen e tyre te çmuar qe vunë ne dispozicion te kësaj mbrëmje festive, theksoj: kontributin qe ka dhenë Austria ne histori ne favor te çështjes shqiptare dhe qe ka dhenë dhe po vijon te japi  drejt integrimit ne strukturat e Bashkimit Europian, dhe veçanërisht ne Shkodër.
Mbrëmja festive kaloi ne një atmosfere te shkëlqyer, me gota ne dore duke uruar njeri-tjetrin, sa ne një grup, ne grupin tjetër, e te tjera.

Pak histori ne mes Austrisë dhe shqiptareve ...
Ndikimi austriak ne Shqipëri ishte i lidhur dhe me te drejtën e mbrojtjes se kultit e te kishës se krishtere ne Perandorinë Osmane te siguruar nga një sere traktatesh ndërkombëtare. Duke filluar nga viti 1615, vit ne te cilin u nënshkrua paqja ne mes Perandorit Matie dhe Sulltan Ahmetit II, duke filluar ne ato te viteve 1682, 1718, 1769, 1791 mori përvijim ajo qe njihet si politika e kultusprotektoratit. Perandoria Austro-Hungareze kishte te drejtën e kontrollit te zbatimit te këtyre traktateve dhe me 1837, Papa ia kaloi Austrisë mbrojtjen e te drejtave te katolicizmit ne Shqipëri.
Ne kuadrin e kultusprotektoratit, Vjena zhvilloi një veprimtari te gjere kulturore, arsimore, shkencore, fetare e propagandistike. Masat e përcaktuara nga ajo morën emrin “Programimi i veprimit” me dy drejtime themelore: shkollat e kishat, duke parashikuar përdorimin e gjuhës shqipe ne shkolla dhe pajisjen e saj me tekste shqipe.
Ne Vjene u përqendruan studimet albanologjike. Dhe një ndihme te gjere iu dha shtypit. Gradualisht kultusprotektoratin Austro-Hungaria e shtriu jo vetëm ne popullsinë e krishtere, por ne fakt edhe mbi popullsinë jo te krishtere. Ne Shqipëri, sidomos pas vitit 1890, politika arsimore austriake dhe rritja e ndikimit te saj ne zhvillimet kulturore e arsimore nder disa nacionalitete është e lidhur dhe e ndihmuar edhe nga disa dispozita ligjore te qeverise se Vjenës. Ne vitin 1884, ajo hartoi ligjin, sipas te cilit ne shkollat fillore, fëmijët duhet te mësojnë ne gjuhen e tyre amtare dhe u shtrua detyra qe mësimi te zhvillohet ne gjuhen amtare te atyre fëmijëve qe vijojnë shkollat. Një gjë e tille u përforcua me dispozitat ligjore te vitit 1849, si me 17 Maj te atij viti, ligji shtetëror austriak i datës 21 Dhjetor, po i atij viti, për problemet e arsimit, theksonte se çdo nacionalitet ka te drejte te ruaj dhe te kultivoje individualitetin e vet nacional dhe gjuhen e vet popullore, dhe se ne këto vise ku disa nacionalitete jetojnë se bashku, shkollat duhen rregulluar ne atë mënyrë qe ne te, te kultivohet edhe gjuha e nacionalitetit tjetër. Ne kuadrin e kësaj politike dhe këtyre synimeve Austro-Hungaria e përqendroi vëmendjen ne ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kishave e përgatitjen e klerit katolik, ne hapjen e shkollave për shqiptaret fillimisht ne italisht e me pas, ne vitin 1902 ne gjuhen shqipe, drejtimin e se cilave ia besoi klerit katolik.
Deri ne shpalljen e Pavarësisë, Austro-Hungaria subvenciononte ne vilajetin e Shkodres  47 shkolla fillore, nga te cilat 10 shkolla femërore. Austro-Hungaria mbështeti krijimin e shoqatave kulturore dhe botimet e organeve te shtypit ne gjuhen shqipe. Kështu, me 27 Dhjetor 1904 u themelua ne Vjene shoqëria kulturore “Dija” me kryetar dr. Gjergj Pekmezin, dijetar e atdhetar, i cili dha një kontribut te rëndësishëm për botimin e teksteve mësimore për shkollat shqipe. Me 10 mars 1918, u krijua ne Vjene shoqëria studentore “Albania”, me kryetar Fuad Asllanin. Gjate viteve 1912-113, ne Austri u botuan 8 gazeta e revista ne gjuhen shqipe. Prandaj zhvillimet arsimore ne periudhën 1916-1918 janë nga njëra ane shprehje e synimeve politike, ushtarake, fetare e kulturore te monarkisë se Austro-Hungarisë, dhe nga ana e tjetër shprehje e dëshirave dhe e kërkesave te popullit shqiptar qe te shkollohet ne gjuhen e vet amtare.
Ne Prill te vitit 1916, pranë Kryekomandës u atashua August Ritter Kral, Konsull i Përgjithshëm austriak ne Shkodër. Kral ishte njohës i mire i problemeve shqiptare, i zakoneve e traditave te popullit tone dhe luajti një rol me rendësi ne zbatimin e politikes arsimore ne zonën e pushtimit. Ai ndihmoi ne organizimin e sistemit arsimor shqiptar e ne ngritjen e administratës shqiptare, bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme te Arsimit duke nënshkruar edhe shume urdhëresa e qarkore për shkollat, besonte ne aftësinë e personaliteteve shqiptare për zhvillimin e drejtimin e arsimit dhe jo radhe u la fushe te lire veprimi. Për administrimin e vendit u ngrit edhe një administrate civile e përberë nga shqiptar. Kjo administrate përbëhej nga tri drejtori: Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit me drejtor Luigj Gurakuqi, Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Bujqësisë. U lejua ngritja e Flamurit Shqiptar, ne zyra krahas portretit. Ne këtë kuadër u ngrit xhandarmëria vendasi, zyrat e tatimeve, ta kadastrës e te gjendjes civile.
Ne këtë kuadër u ngrit Komisia letrare shqipe, qe vendosi gegnishten e Elbasanit si gjuhe nacionale me kontributin shkencor te Lambertzit, N. Nachtigallit, Gj. Pekmezit, Dom Ndre Mjedës e shpalli rregullat mbi ortografie te gjuhës shqipe te shkruar. Komisia letrare themeloi bibliotekën e Shqipërisë ose Nacionale me 16 Prill 1917, e përgjegjës biblioteke u zgjodh Hile Mosi.
U financua botimi i revistës “Albania” qe pati nisur te botonte Faik Konicën ne Bruksel qe me 1897, për te vijuar ne Londër me 1902 deri me 1909. Kjo do te ishte revista e pare me një kontribut shkrimesh letrare, historike, etnografie e folklorike kryesisht te viseve veriore te Shqipërisë. U ngrit stacioni meteorologjik i Kolegjit Saverian, i pari ne Shqipëri qe vepronte ne lidhje shkencore me Akademinë shkencore te Austrisë, prej këtej rrjedhin te dhënat e para meteorologjike shqiptare. U botua harta topografie e Shqipërisë e përgatitur nga Baron Franz  Nopça.
Shteti Austriak ndikoi ne përhapjen e arsimit, kulturës dhe konsolidimin e administratës shqiptare.
Ne shqiptaret u jemi mirënjohës dhe i nderojmë si miq te vërtetë e marrëdhëniet tona miqësore do te forcohen dhe konkretizohen akoma me tej për te mirën e përbashkët.
Nga Gjergj Denelli

MOS LUANI ME FAMILJEN

Bashkimi i dy personave të së njëjtës gjini nuk është martesë
Flet Arqipeshkvi Metropolitanit  Shkodër –Pult, Imzot Angelo Massafra
Deklarata e  Kryeministrit Sali Berisha për nismën  e miratimin të ligjit të martesave mes personave të së njëjtës gjini në sezonin e ardhshëm parlamentar, ka ngjallur jo pak debate në opinionin publik shqiptar,  i menjëhershëm ka qenë reagimi i tre  komuniteteve fetare, të cilat janë shprehur kategorikisht kundër, madje janë pro një nisme të përbashkët sensibilizuese kundër këtij ligji. Arqipeshkvi Metropolitan  Shkodër -Pult Angelo Massafra në një prononcim për gazetën “Dukagjini” jep arsyet përse Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, ditën e djeshme në mënyrë unanime vendosi kundërshtimin e kësaj nisme ligjore si të papajtueshme me doktrinën e krishterë, me ligjësitë natyrore, moralin   dhe familjen shqiptare, model shembullor për shumë vende të tjera.
Imzot Massafra si e shikoni nismën për miratimin e një ligji, i cili lejon miratimin e martesave mes personave të së njëjtës gjini?
Gjatë ditëve të fundit kemi dëgjuar për mundësinë që Kuvendi i Shqipërisë të diskutojë dhe ndoshta të miratojë një ligj të tillë. E dimë se shumë njerëz që u përkasin besimeve të ndryshme , janë shprehur kundër kësaj ideje. Ne Ipeshkvit e Kishës Katolike në Shqipëri, nuk mund të heshtnim përpara një diskutimi të tillë, jo vetëm nga besimi ynë i krishterë, por edhe nga angazhimi ynë për një shoqëri të fortë e të shëndoshë. Një ligj i tillë është i papranueshëm jo vetëm për Kishën ,  edhe për mentalitetin dhe traditën e popullit shqiptar,  sepse edhe ai nuk i përshtatet shoqërisë. Një ligj i tillë që ngrihet kundër natyrës, është kategorikisht i papranueshëm. Respekti ynë ndaj dinjitetit të martesë na detyron të flasim qartë kundër një propozimi të tillë. Në faqet e para të Biblës lexojmë se Zoti e”krijoi njeriun në përngjasimin e vet, e krijoi në përngjasimin e Hyjit, i krijoi mashkull e femër dhe i bekoi duke thënë: “Shtohuni e shumojuni,e mbusheni tokën...” “Burri do të lerë të atin dhe të ëmën e vet dhe do të jetojë bashkë me gruan e vet e do të bëhen një trup i vetëm”. Mjaftojnë këto fjalë se çfarë domethënieje  kishte e ka ende martesa. Gruaja është e të njëjtit dinjitet si burri. Të dy si persona të barabartë, bashkohen në martesë, duke formuar një trup të vetëm. Prandaj dallimi gjinor është sipas planit të Krijuesit, duke marrë parasysh bashkimin e tyre në martesë, që përfshin mundësinë  për  lindjen e fëmijëve, që natyrisht përjashtohet në rast të martesës mes homoseksualëve.
Kreu i Qeverisë ka deklaruar se miratimi i këtij ligji është kusht i Bashkimit Evropian, i cili vjen si miratim i shoqërisë civile, sipas jush është i mjaftueshëm ky argument për një nismë të tillë?
Duke pasur  parasysh situatën në të cilën ndoshta kushtëzohet vendi ynë për hyrjen në Bashkimin Evropian, mendoj se edhe kjo nuk mund të pranohet, sepse shumë shtete Evropiane nuk e kanë pranuar një  ligj të tillë. Unë jam në kontakt të përditshëm me besimtarë  te  të gjitha moshave kudo në gjitha zonat e Shkodrës. Gjithkund vërehet me habi se si është e mundur  të diskutohet në Shqipëri një ligj i tillë, që të vendosë martesën mes gjinive të njëjta, si është e mundur të diskutohet për gjëra të tilla kur qindra e mijra shqiptarë vuajnë nga varfëria, papunësia, mungesa e arsimit, strehimit, infrastruktura etj. Për të hyrë në Bashkimin  Evropian kemi dhjetëra standarde të tjera që duhet të plotësojmë. Nëse Shqipëria nuk plotëson kushtet për në BE  sebepi është  tjetërkund, jo  tek ky ligj që shumica e vendeve të BE –së nuk e aplikojnë për vete.
Argumenti i përdorur është se ai do mundësojë mosdiskriminimin e personave homoseksual. Si e shikoni këtë argument dhe cili është qëndrimi i Kishës ndaj personave homoseksual?
Nuk ma do mendja se kjo çështje shtrohet si çështje  e  diskriminimi të vetë personit, në parantezë duhet të shohim disa gjëra të tjera deri sa të vijë te diskriminimi  apo vetë personi. Homoseksualizmi nuk është çështje diskriminimi, por së pari është plotësisht devijim i asaj rruge të vërtetë që e çon shoqërinë tonë në një gabim të madh fatal me pasoja rrënimtare, që vijnë si rrjedhë  e këtij denatyralizimi njerëzor. Kisha e mbështetur në fjalën e Zotit mëson se veprimet homoseksuale janë thellësisht të çrregullta. Megjithatë homoseksualët duhet të pranohen me respekt dhembshuri dhe ndjeshmëri. Çdo shenjë diskriminimi ndaj tyre duhet të evitohet (Katekizmi i Kishës Katolike, neni 2357-23-58)
Si mendoni se ndikon tek familja një ligj i tillë?
Në të kaluarën familja shqiptare ka qenë model, për familjet në shumë vende të tjera. Fatkeqësisht këto 20 vitet e  fundit është rritur shumë numri i divorceve, dhuna madje dhe vrasjet në familje. Familja është baza e shoqërisë Nëse kemi një familje të shëndoshë, praktikisht kemi edhe një popull me vlera dhe dinjitoz.  Çështja e martesave mes gjinive të njëjta është antipodi  më i  shëmtuar i krijimit të  familjes. Nëse sot nxjerrim ligje që i bien ndesh krijimit të familjes, ligjve natyrore dhe moralit tradicional njerëzor, si mund të diskutojmë nesër për një shoqëri shqiptare të shëndoshtë, me vlera të shëndosha, me të cilën do mund të mbështesim ndërtimin dhe begatimin e vendit? Bërthama e vërtetë  e shoqërisë nuk është individi, por bashkësia familjare. Jo çdo risi është përparim.
Mos të gabojmë duke menduar se me miratimin e një ligji të tillë do të dalim përpara botës si një vend i përparuar.
Kundër këtij ligji kanë reaguar edhe besimet e tjera, a do të jeni të bashkuar në një sensibilizim  shoqëror për parandalimin e një nisme të tillë që mund ta vërë shoqërinë përpara një fakti të kryer?
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha komunitet e tjera fetare, me ne është pjesa dërmuese e gjithë opinionit shoqëror shqiptar, i cili nuk ma do mendja se manipulohet , as se është dakord të bëjë lëshime të padenja duke thënë; “Le ta bëjmë” për hatër të Evropës, siç i pëlqen politikës të justifikohet. Qëndrimi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë me datën 06.08.2009 ishte i qartë: Në çdo kohë, në çdo kulturë dhe në çdo besim martesa ka qenë e përkufizuar si bashkim i plotë mes burrit dhe gruas. Asnjë parlament nuk ka kompetencë të ndryshojë këtë përkufizim. Atëherë në saje të së vërtetës  të mos guxojë ta quajmë”martesë”një bashkim mes dy personave të së njëjtës gjini. Nuk mund të jetë e drejtë një sjellje që nuk  i përket natyrës së vetë shoqërisë dhe që nuk është për të mirën e saj. Ne lusim Zotin që të ndriçojë mendjen e të gjithë atyre që kanë përgjegjësinë e miratimit të ligjve që të mos bien në kundërshtim me ligjet e Krijuesit të tyre,as edhe me traditën e shëndoshë familjare të vendit tonë.
Bashkëbisedoj Prele Milani

Fishta dhe gjuha shqipe

FISHTA - Një ndër mjeshtërit më të mëdhenj të letrave shqipe. Një personalitet i shquar, që me veprën e tij i dha hov letërsisë shqiptare . E kush më bukur se ai do të pasqyronte realitetin  shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX. E kush do  të ishte ai që do të shfaqte bindshëm vlerat humane, pasionet e fuqishme, patriotizmin e thellë. Të gjitha këto lidhen aq bukur me emrin dhe veprën e Fishtës. Fishta ka vazhduar dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë studiuesve si në aspektin letrar ashtu edhe në atë gjuhësor, për vetë larminë, stilin mjeshtëror që paraqet  vepra e tij.  Është për tu theksuar që  gjuha përkatësisht proza e Fishtës përbën  një shembull të pakalueshëm si për nga gjuha ashtu edhe për nga stili. Ka një stil mjeshtëror ; të qetë e vizion të gjerë kur shtron problemin, të mprehtë deri në sarkazëm kur polemizon. Nga studiues të ndryshëm është shprehur mendimi se ndoshta Fishta nuk ishte gjuhëtarë, mbasi nuk la ndonjë kontribut të gjerë në fushën e gjuhësisë dhe nuk u mure direkt me probleme të mirëfillta gjuhësore dhe gramatikore. Ai dha një kontribut të shquar në këtë fushë si pjesëtarë aktiv i Shoqërisë  “ Bashkimi”, si bashkautor i alfabetit  dhe “Fjalor… “ të kësaj shoqërie  dhe si një nga anëtarët më aktiv të Kongresit të Manastirit  dhe të Komisisë Letrare të Shkodrës. Fishta zë një vend të rëndësishëm në vargun e atyre shkrimtarëve që në veprën e tyre kanë bashkuar punën letrare me atë të krijuesit në fushën e gjuhës. Një personalitet i tillë i fuqishëm i letrave shqipe, i pajisur me kulturën enciklopedike e me një formim filologjik të gjerë, dha një shembull të shkëlqyer të bashkimit të punës së shkrimtarit me atë të gjuhëtarit krijues. Ai do të mundohej të gjejë fjalën a shprehjen e duhur që do të përmbushë kërkesat e shijes së tij artistike, si dhe të kryej funksionet si gjuhë.                                      
Gjuha e Fishtës është gjuha e popullit. Fishta shkroi në gegërisht , duke përdorur trajta fonetike dhe forma gramatikore të dialektit që ai përfaqësonte. Ai arriti të kapërcejë të ashtuquajturën “gjuhë e qarkullimit të ngushtë” duke ndërhyrë në teksturën e artit të gjuhës shqipe, në mënyrë të veçantë  të së folmes së tij, gegërishtes, duke u paraqitur si prijës i pakontestueshëm i shqipes. Ai ishte i pari që njësoj fjalët gegërishte të popullit, duke ua mbrojtur identitetin e duke u dhenë të drejtën për të ekzistuar . Fishta zgjodhi me kujdes leksikun e veprave të tij, i cili është shumë i pasur, është leksiku i ligjërimit popullor, që e voli dhe e përdori me mjaft bukuri. Në veprën e tij ka mjaft fjalë me interes gjuhësor. Ai nuk shfrytëzoj vetëm një sasi të vogël fjalësh të përbashkëta të shqipes, por futi në prozë qindra fjalë të tjera krahinore, shumë prej të cilave u dha timbrin e  tij vetjak dhe kjo është një ndër veçoritë që na lejon të pohojmë se ai e pasuroi leksikun e gjuhës shqipe. Rigjallëroj shumë fjalë të harruara, që ai i mori nga gjuha e popullit dhe i ngriti lart. Nga ana tjetër Fishta krijoj mjaft fjalë të reja që plotësojnë e saktësojnë kuptimet ose japin kuptime të reja. Ai  shquhet gjithashtu edhe për frazeologjinë mjaft të pasur e me vlera të veçanta leksiko-gramatikore, që jep përftesa të jashtëzakonshme stilistikore. Fishta shquhet për gjallërinë e dialogut, natyrësi të karakterit. Ka stil popullor, për pastërtinë e gjuhës dhe të mënyrës së të shprehurit. Ai zgjedh lëndën, krijon formën, jep ngjyresën e vërtetë kombëtare duke përdorur shprehje e fraza thjesht shqipe.
Jo më kot sot  në këtë artikull kemi zgjedhur të flasim për kontributin  që Fishta i ka dhënë gjuhës shqipe pasi në të shumtën e rasteve Fishta është parë si shkrimtarë. Por duhet thënë se emri i madh i Fishtës  përveçse lidhet bindshëm me vlerat humane, pasionet e fuqishme, patriotizmin e thellë, pasqyrimin e realitetit shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX, lidhet po aq bukur edhe me aspektin gjuhësor, si një kontribuues i shquar i saj.
Ma. Fatmira SHYTI (SHPATI)

“KANGET E PAKENDUEME”­ KODI I ARTIT ELITAR, NDRYSHE KUR SHKRUANTE MIGJENI, VETE ENVER HOXHA ISHTE KAPITALIST

­13 Tetori 2009 ­ 98 Vjetori i ditëlindjes së poetit tonë të madh, Migjenit­
Nga Kadri Ujka - Kritik letrar
Pa më të voglin dyshim Migjeni është poeti që meriton t’i referohemi si njëri ndër më viganët “e letrave“ shqipe, si poeti i “të ndaluarës”, si identiteti dhe korifeu i letërsisë së madhe, kodi i të cilit vjen si kodi postmodern i fjalës si univers. Është shumë domethënës fakti që edhe në momentin kur vdiq Migjeni u përcoll në një formë shumë të vakët nga kritika letrare e kohës. Mjerisht një koincidencë me të sotmen, çka dëshmon se thellësia migjeniane po aq sa nuk do të arrihej “të lexohej” nën muzikën monotone të vargut klasik 7 dekada më parë, po aq nuk po arrihet “të lexohet” në kohën tonë, në klimën e një provincializmi ekstrem, pa kapacitet menaxhues të një dekodifikimi profesional, po aq kultkonformist modern deri në dhimbje.
Në këtë kontekst aq më pak mund të pritej të dekodifikohej ”Migjeni”, një poet si Ai që vjen mes nesh  me mesazhin më kuptimplotë: Arti i vërtetë u takon elitave. Arti si i tillë është dhe mund të jetë vetëm si një ”këngë e pakëndueme” dhe kurrsesi “vepër e masave”, apo urdive të llastuara të konformizmit të frikshëm të përjetuar në tërë qenien e tyre si “palca” e ADN­së, në epokën e individiumit të njeriut të lirë, që aspiron dhe mund  të realizohet vetëm në hapësirën “pakufi” brenda vetes. Ja thelbi estetikë­filozofik, të cilin na ofron opusi i veprës së Migjenit!
Duke kujtuar gjenialitetin e Konicës, “aristokratit që edhe kur shau, ashtu si vetëm ai dinte të shante”. Profesor Arshi Pipa pohon: “I vetëdijshëm për epërsinë e vet nuk duronte që ndokush të mos ia njihte atë. Të kishte pas rrufenë si Zeusi do të kishte shigjetuar ata që nuk e adhuronin”. Dhe Konica kishte plotësisht të drejtë insiston A. Pipa kur kujton se mjeshtri i fjalës, kritiku brilant dhe stilisti i rrallë “ndërmjet anadollakëve e sharlatanëve  ishte një fenomen anakronik”.
Kujt me i fole për art, anadollakut në mësallë”­përfundon Pipa?(Tirana Observer, 29. 01. 2009). Një paralelizëm i shkëlqyer mes dy epokave: Asaj të viteve 30­të dhe të sotmes sonë të sharlatanëve e anadollakëve postmodern, paçka se vegjetojnë departamenteve të “letrave” shqipe, të cilët “thjesht pse kanë mësue me shkarravitë dy harfe shqip na mbahen për reformator gjuhe”, do të tallej Konica. Migjeni do të ishte reformatori i vargut shqiptar që s’duronte dot patetikën e vargut klasik. ”... duke shënuar shkëputjen prej një tradite që zgjati saktësisht një shekull (“Milosao”1836 ­”Vargjet e lira” 1936)” sipas Prof. Arshi Pipës.(“Letërsia shqipe një perspektivë sociale”, v. 1975). Kështu që tingëllon tejet absurde fakti që “Migjeni”akoma nuk po shijohet si duhet deri në auditorin e fakultetit tonë të filologjisë nën duhmën e atij që unë e quaj “kompleksi i kornizës së boshtit blu”në postmodernizëm..
Sjellje krejt e pafalshme ndaj Migjenit që e deshi aq shumë shkodralocen, pa u marrë me faktin që babai i Migjenit, Gjergj  Nikolla, më 12. 09. 1922 do të ishte përfaqësues i Shkodrës në Kongresin Kishtar të Beratit për ngritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Migjeni, një poet i tëri shkodran, duke u ndjerë i lumtur dhe i privilegjuar si djali i saj shkodralocen e vet e thërriste “Dashnorja e shekujve”, një metaforë kaq fantastike, aspak me ngjyrim përbuzës, tejet dashamirëse. Këtë ndjesi brilante për të, e shpreh aq bukur në tërë veprën e vet. “Dashnorja e shekujve” përjetohej kështu nga poeti si vend i hapësirave, i kulturës, i humanizmit, e pse jo i dashurisë dhe i artit të madh.  Migjeni jetoi pak, vetëm 27 pranvera, me shqetësime serioze nga tuberkulozi. Kujtojmë se nga kjo sëmundje do të vdisnin dhe Naimi, Poeti ynë Kombëtar, kritiku letrar i përmasave botërore, gjeniu i njohur rus, V. Bjelinski.
Ndryshe tuberkulozi do të thirrej si sëmundja e penave të mëdha që brenda vetes janë peng i brengës së madhe të shpirtit, si brenga e fatit të popullit të tyre, por  edhe e njeriut.
Në tërësi Poeti dhe kritiku ynë i talentuar Veli Stafa, i injoruar enkas nga Socrealizmi, në shkrimin e tij “Kur vdes poeti” do të shprehej: “Murgeshë motër, sot Migjeni flenë me kreatyrat e veta të harrueme në një anë, flenë e nuk gërsheton ma ideale...kangëtarësh.(“Vepra”, fq. 346). Megjithatë, derivat i kompleksit modern akoma edhe sot nuk guxohet të operohet në thelbin intertekstual të domethënies estetike­filozofike të veprës së Migjenit(por as të V .Stafës) përmes së cilës Bodleri shqiptar do të sillte një erë të re në letërsinë tonë.
Do të sillte atë shkollë arti që lumturisht do të vlerësohej nga Koliqi duke u bërë botuesi i parë i veprës së Migjenit. Është interesante biseda e Koliqit me K. Gurakuqin dhe B. Merçanin për botimin e “Vargjeve të lira” tek revista “Iliria”, sikurse botimi antologjik, me autorë të tjerë shqiptarë, i “Migjenit” nga Koliqi në nëntor 1942. Po kaq absurde tingëllon tradita gati 7O vjeçare e një politizimi banal të veprës së Migjenit. Kështu, ndërsa Skënder Luarasi  do ta  akuzonte pa asnjë bazë Koliqin në vitet  30­të se po e botonte “Migjenin” me qëllim fashistizimi, nga vitet 70­të, po kaq për absurd, prof. A. Pipa do të shprehej: “Kangët e Prendimit“ janë një himn ndaj revolucionit, sepse ambiguiteti i titullit “Prendim” në këtë poezi do të thotë “rënie”. “Migjeni i këndon fitores së proletariatit mbi borgjezinë çka shikohet e lidhur me ambiguitetin ideologjik të këtij “Krishti” modern revolucionar që duke ndjerë trashëgiminë e vet sllave diskriminuese e penguese, në një atmosferë të ngarkuar me nacionalizëm, e adhuron dhe njëkohësisht e urren Perëndimin, edhe pse është adhurues i kulturës dhe i teknologjisë së tij!?.”(H. Çiftja “Milosao”12.04.2009). Mjerisht një konkluzion fiktiv, pa asnjë argument estetik, as privat nga jeta e Migjenit. Sikur nga ana tjetër mbështetja e Koliqit ndaj poetit nuk mund të akuzohet në asnjë moment si përpjekje fashistizimi, pavarësisht qëndrimit të njohur politik të E. Koliqit gjatë viteve 30­të e deri sa vdiq.
Koliqin me Migjenin i afronte vetëm ndjeshmëria artistike, thelbi i tyre si mjeshtra të fjalës artistike, i pari themelues i novelës moderne shqiptare, i dyti reformatori i vargut në “letrat” shqipe të viteve 30­të. Gjykuar nga ai kualitet i lartë i  vargut dhe i fjalës magjike si univers i vetvetes, me një diapazon dhe kapacitet të jashtëzakonshëm shpërthimi që mjerisht Prof. Arshi Pipën, aq i çuditshëm me standardin e tij të dyfishtë ndaj “Migjenit”, s’do ta shpëtonte nga skllavëria e dogmës antikomuniste. Migjeni të intrigon drejt thelbit të fjalës artistike: së pari, si mjeshtër i simbolikës kontekstuale, i mbretëreshës së tropeve, metaforës, po aq i sarkazmave, apo antitezave dhe alegorive tejet elegante.
Kështu për të gjithë, kështu edhe për lexuesin e ri: nxënës apo studentë. Të gjithë titujt e poezive, por edhe të prozave të tij të shkurtra, skica apo novelëza deri edhe copëza të papërfunduara plazmojnë domethënie estetike­filozofike të jashtëzakonshme: Ose...­ Ose..., Sokrat i vuajtur apo Derr i kënaqur, Legjenda e Misrit, Parathania e parathanieve, Kangë skandaloze, Bukuria që vret, Moll’ e Ndalueme: Shumësi tekstesh, shumësi figurash, shumësi situatash, si një poetikë e kundërthënies, e paradoksit, e lojës me fjalën, e lojës me kode gjuhësore” ku kushtrimon ligjërimi poetik si një lidhje e çmendur: “Malësori vetëm me një këmishë dhe brekë legjendare ... mbi dy këmbë të drejta e të forta si lënda e pyllit ... përpara depos së misrit bjerr cilësinë karakteristike të veten...” Si urdhëron zotni “përsëritet sa e sa herë ... me gjeste majmuni vetëm e vetëm mos me zgjue mninë e ëngjujve që ndajnë misër...”( Vepra­ “Legjenda e Misrit”, fq. 169); stigmatizon, ironizon, satirizon, vesh e zhvesh karaktere, denigron keqas mitin mashkullor, si të thuash krijon e rrënon njëherësh si një përjetim i paimitueshëm.
Migjeni me ekspresivitetin e një poeti e prozatori postmodern: “Merrnie dhe çonie në qytet  këtë shtatore. Vendosnie në një shesh. Kushtonia atij që ka ma shumë merita për këte vend! Po, ndonji ministri a deputeti, o ndokujt tjetër ... E në rast se nuk gjeni ndonjë njeri që nuk ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndisë klasike”(Vepra ­ “Bukuria që vret”, fq. 173); ofron përmes filozofisë së tij estetike një shkatërrim të ligjësisë së unitetit të stileve, falë eklektizmit estetik, përzierjes së kategorive estetike si e bukura dhe e shëmtuara, komikja e tragjikja, e ulëta dhe e madhërishmja e te tjera. Po aq tek gjeniu i fjalës do të “takohemi”me thyerje të tabusë  kompozicionale, të kufijve mes gjinive apo zhanreve, ndryshe  me shkrirjen e këtyre kufijve në kontekstin e së tërës si një hapësirë unike universale: “Idhuj pa krena! Flitë e kohës e cila gjithçka përpin, dhe fli të fatalitetit. Qëndrojnë ashtu të gjymtueme vetëm e vetëm pse s’ duel njeriu i zoti të ndërtoj idhujt e ri të cilët kanë për të qenë morali i kohës, e modeli i tyre ­ njeriu i soçëm”.(Vepra ­“Idhujt pa krena”, fq. 165).
Plazmime metaforash, antitezash, sarkazmash, intertekstesh të fuqishme si dekodifikim filozofish, estetikesh, epokash, “... ndryshe si shumësi tekstesh dhe aspak si relacion me një tekst të vetëm sa si “një rregull i çrregullt”, sa “si ngërçi mes botës së vjetër që po vdes dhe të resë që nuk po mund të lind”, kur Misri është kthyer në legjendë, jeta në Ose... ­ ­Ose... ëndrra në ... “Zoti të dhashtë”: “Në rast se ndonjë ditë të mungon edhe buka, ti merre për lojë, për shaka dhe qeshu, qeshu. Del në rrugë dhe .... bota do ta ketë zili e do të thotë: ah sa i lumtun asht. E kur ...  ta shofi shkakun e gëzimit tand  do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikikikakaka. Sëmundja e të qeshunit do të hapet nder të gjithë dhe njerëzit si majmuna  do të hidhen përpjetë nga gëzimi...”. (Vepra, “Urime për vitin 1937”, fq. 175 ­ 176) ”Gëzim” ku mund të rritet e shëndetshme vetëm “Moll’ e Ndalueme” apo “Bukuria që vret”. Ndryshe kënga e dhimbjes, e dhimbjes në emër të jetës si përballje mes shfaqjes dhe thelbit, mes jetës dhe vdekjes, mes reales dhe ireales: “Kanga e pakëndueme”, arti elitar, si një oponencë e përhershme me antinjeriun, në të gjitha format e shfaqjes së tij, në epokën e njeriut postmodern që ekziston së jashtmi, pasi ka braktisur së brendshmi gjithçka nga vetvetja.
E në se “guxon” të zbresësh në zgafellet e thellësive mister të veprës së Migjenit duke rrokur intertekstin uragan, nuk ka se si injorohet mesazhi universal sa grotesk, sa absurd që ofron “uragani i ndërprerë”. Jo pak njerëz në këtë botë, përfshirë këtu edhe shqiptarë, në pranverën demokratike të globalizmit, frymojnë shumë më poshtë se kafshët në Perëndim, për nga standarti i të jetuarit dhe i të ushqyerit, për të vetmin  “faj”: “... pse janë trumcakë, vetëm pse janë trumcakë nuk mund ta thonë kangën e bilbilit” do të thoshte  Migjeni(Vepra, “Kanga e Trumcakut”, fq. 286). (vijon në numrin e ardhshëm)
Me të drejtë studiuesi ynë Dr. Moikom Zeqo e quan  Migjenin shkrimtari modern  me një fuqi konceptuale ende i pastudiuar si krijues ekzistencial dhe impresionist i madh,  ende i palexuar, i vetmi që mund të krahasohet me Forleanin, me Kërlezhën. Proza e tij konceptuale “Vrasja e Trumcakut”, mund të krahasohet me veprat më të mira të Kafkës, duke na dhanë një nivel konceptimi totalisht të pakrahasueshëm me bashkëkohësit e tij shqiptarë e më gjerë. Le t’i referohemi poezisë së tij “Kangët e Pakëndueme”: Një ambiguitet estetike­filozofik në kontekstin e një titulli poetik si vetë thelbi ynë: kënga dhe vaji, jeta dhe vdekja, “Kangët e Pakëndueme”, ku këngët janë forma, gjuha artistike, stili: arti i fjalës.
Ndërsa e pakënduemja plazmon si e keqja: mesazhi estetike­filozofik, vlerat ideore, “përmbajtja”, domethënia estetike që marrin jetë si: metafora, simbolika, alegoria e asaj që krijuesi përjeton duke i përcjellur tek lexuesi për të ushqyer ndjesitë e tij artistike, botën e tij, me misionin tejet fisnik që t’i ofrojë lexuesit atë botë që aspirojmë, d.m.th botën moderne, ku çajnë penat e mëdha si Migjeni ynë, pa u shqetësuar fare nga elitizimi që aktualisht ka marrë jetë si filozofia estetike apo shprehja e artit të vërtetë. Ja, sa bukur shprehet poeti: Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme / të cilat ende vuajtja as gëzimi s’i nxori / të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme / me shpërthye, me u këndue pa frikë e pa zori / ... (Vepra, “Kangët e Pakëndueme”, fq. 17)
Kangë të pakëndueme, kangë që nuk këndohen, sepse poetët nuk këndojnë në kuptimin e rëndomtë të fjalës. Këto janë fjalët e poetit, ky është vokacioni i shpirtit. Poetët nuk janë të harresës.  Kjo vjen, sepse sa më  e lartë të jetë vetëdija për realitetin, për “baltën” që na rrethon, aq më e lartë është shkalla e dhimbjes, aq më e lartë është shkalla e pakënaqësisë, ndryshe shkalla e protestës.
Në çdo shoqëri dhe nën çdo ideologji ­, sipas Karlo Fuentes,­ shkrimtari është njeri jashtë ligjit. Ai është i pakënaquri i gjithmonshëm, i mospajtuari i gjithmonshëm, sepse janë pikërisht shkrimtarët, ata që e mbajnë gjallë vetë shoqërinë njerëzore duke mbajtur gjallë dyshimin në emër të progresit dhe jo të mohimit të tij”. Poeti është si fetari, Ai beson në një jetë të dytë, në jetën e poezisë, si fetari në jetën e përjetshme, shprehet Dritëro Agolli.”(”Korrieri”, më 28.04.2005).
Poeti akumulon, poeti endet, poeti sheh shumë. Ai përjeton  si dhimbje atë që ndjen në qenien e tij. Poeti i ngjan bletës. Çdo dhimbje e përjetuar artistikisht pasi ka rrokur unin e tij kthehet në vlerë universale. Poeti pyet: A do të vijë dita kangët me u zgjue?  Pra poeti kushtrimon, dyshon, por edhe beson. Ku duket besimi i tij? Por,a do të vijë dita kangët me u zgjua / Apo shekujt prapë me ne po tallen? / Jo, jo! Se liria filloi me lulzue / dhe e ndjej nga Dielli(alegorik)valën.(Vepra, cit. po aty)
Është komentuar sikur Migjeni pati ndjesinë e Diellit (alegorik) si metaforë e adhurimit të komunizmi: Një interpretim totalisht manipulues mjerisht deri në kohën tonë. Në qoftë se komunizmi manipuloi me veprën e Migjenit, po aq  dihet që sistemi “cungoi” edhe Naim Frashërin. Atij nuk iu botua as epopeja “Qerbelaja”, as vjersha të tjera si “Abaz Aliu”, një ndër më të bukurat e poezisë shqipe, sipas Dritëro Agollit”. Në fund të fundit  kjo s’të habitë, se të gjitha partitë politike në këtë botë motivohen pastër nga interesa pragmatiste duke patur “legjetimitetin” e mashtrimit në lojën me turmat, kurse te artisti sjellja me realitetin vjen krejt ndryshe: Arti është shpresa, është ëndrra që ka ardhur në këtë botë të plotësojë njeriun përballë bosh­it të frikshëm të qenies që vegjeton si zgafelle. Është kjo nevojë e brendshme që të çon tek ëndrra, që aq mjeshtërisht, siç e kam nënvizuar tek libri im “Kryqëzimi modern i gjenive”, e konfirmon gjeniu amerikan, shkrimtari i mirënjohur Bernard Shou: “Të jesh 20 vjeç e të mos jesh komunist, je pa zemër / të jesh 40 vjeç e të jesh komunist, do të thotë të jesh pa tru” (fq. 63). Kështu që edhe Migjeni patjetër si çdo qenie njerëzore, aq më shumë me dimension gjeniu kishte të drejtë të ëndërronte. Aspak nuk bëhet fjalë për një ëndërr real komuniste. Migjeni i drejtohet Diellit(alegorik) me atë ndjesi që e përdorte edhe Dostojevski: Bëhu diell, sepse tek dielli, tek përsosja e njeriut, presupozonte gjeniu rus, unë gjej vetveten, gjej të ardhmen e njeriut, gjej pra shpëtimin tim. A nuk shprehej edhe vetë Migjeni duke iu referuar “Otellos” (Shekspirit): “Trupi ynë është një kopsht në të cilin shpirti ynë është një kopshtar”.  (Vepra-Shekspiri “Otello”, fq. 327).
Migjeni nuk e përjetonte realitetin me ndjesinë e fronteve që frymëzojnë ideologjitë, por  me përmasat e dhimbjes që plazmojnë gjenitë: Thellë në veten teme kangët e mia jesin.../ e unë jam vullkani që fle i fashitun / por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qite / në një mijë ngjyra të bukura që nuk vdesin.(Vepra. cit. po aty).Kjo s’mund të ishte ndryshe, sepse edhe koha, kur shkruante Migjeni  për vetë lëvizjen komuniste shqiptare, qe shumë konfuze. Madje vetë Enver Hoxha deri në vitet 3O­të vërtetohet se kishte bindje të djathta liberale. Ai ishte njëri ndër propaganduesit e vendosur të veprës “Creer”(“Të krijosh”) të Edouart Herriot­it, kryetar i Partisë Radikal­Socialiste Franceze, një parti  centriste që shpëtimin e shoqërisë franceze nuk e mbështeste në përdorimin e dhunës revolucionare, si forma themelore e lëvizjes marksiste­leniniste, por në zgjidhjen demografike, ndryshe në rritjen e popullsisë dhe aspak në zhdukjen e sistemit kapitalist.
“Shqiptar është vetëm ai që mendon Shqipërinë. Pra për shqiptarin që mendon Shqipërinë dhe që e ka në thelbin e zemrës fatin e Shqipërisë, këndimi i këtij libri të Herriot­it vlen të quhet punë patriotike dhe kombëtare, theksonte E. Hoxha”­ sipas Prof. Dr. K. Frashrit (”Historia e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri...”, fq. 223). Migjeni njihte simbolizmin, impresionizmin, ekspresionizmin e te tjerë. Në vijim poeti shprehet: O kangët që fleni reliket e mia / q’ ende s’keni prekur asnjë zemër të huej / vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija / unë­djepi juaj,ndoshta vorri juaj. (Vepra, cit. po aty).
Ja domethënia estetike­fikozofike e këtij kumti poetik: Poeti është i lindur për t’u sakrifikuar. “Vetë shkrimtari,­ thotë Kafka­, është arti i flijimit”. Poetët si qenie krejt të veçanta, spak të zakonshme, janë të prirur për t’iu përkushtuar deri në fund të jetës progresit njerëzor, përparimit të njerëzimit Kurse duke iu referuar “Poemës së Mjerimit” lexojmë vërtet vargje, perla poetike: Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme / asht e neveritshme, e keqe dhe e turpshme, / balli që e ka, syt’ që e shprehin, / buzët që më kot mundohen ta mshefin…(Vepra, “Poema e Mjerimit”, fq. 21)                           
Ç’është mjerimi në vështrimin estetike ­ filozofik? S’është aspak fjala për një protestë të instrumentalizuar si e karakterit thjesht politik, si njëfarë antizogizmi. Jo, mjerimi tek poema në fjalë përjetohet nga poeti krejt ndryshe, si një vizion estetike ­ filozofik universal. Migjeni shkruante për qenien njerëzore në tërësi. Ai nuk e kishte sensin e klasës. Pavarësisht se pati shokë të ngushtë Jordan Misjen dhe Kristaq Tutulanin, ky i fundit ishte edhe një poet i talentuar, por parë në të gjithë kontekstin e jetës dhe veprës së tij, Migjeni nuk i kalonte kufijtë e asaj ëndrre, që pati edhe  Sami Frashëri, socialisti i parë shqiptar, në Shkodër qe Shtjefën Ingrizi, çka tregon se Shkodra ka qenë veterania e socializmit shqiptar, kuptohet demokratik. Atëherë, në se ne e paragjykojmë sot, në demokracinë pluraliste, për këtë simpati Migjenin, ne duhet të paragjykojmë edhe Ajnshtajnin i cili shprehej: “E ardhmja e njerëzimit është socializmi demokratik”. Çfarë vërtetoi koha? Koha dëshmoi që Ajnshtajni pati të drejtë, që Samiu, ideologu i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, pati të drejtë, që Migjeni pati të drejtë: Epoka që po jetojmë, Integrimi, nuk është tjetër vetëm epoka e socialdemokracisë.
Le të stacionohemi për të lexuar poetikisht këtë vizion te “Historia e njërës nga ato”. Migjeni përjetoi me shumë dhimbje këtë fat të cilin si gjithnjë ai na e përcjell artistikisht si një fat të  përmasave universale, sepse poetët nuk e konceptojnë aq thjesht problemin. Në qoftë se skllavërimi modern i gruas shqiptare ishte një skllavëri kanunore, mesjetare, brenda familjes, skllavëri në kuptimin e plotë të fjalës ishte biznesi, makabër, pa skrupull, antinjerëzor me femrën, prostitucioni si industria më fitimprurëse aq, sa që në Paris në prag të Luftës II Botërore numëroheshin mbi 200.000 bordello, (sikur mjerisht në ditët tona numërohen rreth 30.000 prostituta shqiptare në Perëndim). Ndaj përmasave të kësaj skllavërie ai stigmatizon gjithë mekanizmat makabre, antinjerëzorë, të çdo kohe që fatin e gruas e plazmojnë si  “Historia e njërës nga ato”, fat të cilin nën trysninë e vuajtjes e të mjerimit, nën peshën e tjetërsimit, po e pësonte edhe gruaja shqiptare, sidomos ajo e qytetit. Përmes detajeve si gjetje artistike model, Migjeni, si prozator postmodern, thyen prangat e një miti tjetër, patriarkal, atij të “nderit të shtëpisë” si pronë e mashkullit:  Para “historisë së njërës nga ato”, ku vendos lufta për ekzistencë dhe jo slloganomania e moralit tabu, moralit fasadë, si dje si sot, kodi i nderit është kodi më fals, në qoftë se dinjiteti i gruas nuk vlerësohet si luftë e përpjekjeve reale të saj për plotësimin e vetvetes si njeri i lirë ... nënkupton poeti.
Gruaja meriton të jetojë me dinjitet kushtrimon Migjeni, por kjo nuk mund të arrihet pa shpëtuar nga “pushteti i arkapive”, i atij fundamentalizmi të tmerrshëm, si mur paragjykimesh, psikologjisisht, tabush apo filozofish që vazhdojnë mjerisht të na mbajnë të ndarë ner vedi, apo të skllavëruar brenda vetes, falë prirjes sonë anakronike për të prodhuar mite, pa injoruar këtu emergjencën për Çeljen e Arkapive shqiptare. Kullave të Ngujimit, një dramë totale aktuale tejet e dhimbshme dhe  skllavëruese po aq mbi jetën e  gruas shqiptare dhe një turp kombëtar i paprecedent, Gruaja sipas Migjenit  meriton të  nderohet në jetë si njeri i lirë dhe të përjetohet me po kaq dinjitet në art. Migjeni me përjetimet artistike ndaj fatit të gruas, ndaj fatit të fëmijëve, apo fatit te  të pambrojturve në përgjithësi shquhet si mjeshtër i fjalës artistike me vizion sa modern, sa postmodern, me një aktualitet permanent. Pamje të këtyre fëmijëve të mjerë, apo grave thuajse fatzeza po i përjetojmë aq bukur në ditët tona përmes reportazheve televizive brilante të Fatos Baxhakut në Top Chanell, por edhe në TV të huaja. “Parathania e parathanieve”e Migjenit jehon si një kushtrim ekzistencial për fatin tragji­komik të familjes shqiptare, e cila në epokën e Internetit, apo të Integrimit të Madh është e detyruar të respektojë kodin vrastar të “Kullës së Ngujnimit”, sepse “Ndër tru të njeriut zoti(dogma) galuç ka ndenjun.”, dhe ... Njeriu nuk e di / a asht zoti pjella e tij / apo ai vetë pjella e zotit..., ironizon poeti përmes  kësaj poezie.(Vepra,cit. fq. 5).
Në këtë vështrim Migjeni paraqitet universal. Prandaj themi që poeti i rrok të gjitha kohët. Pikërisht tek koeficienti gjenerues i mesazheve universale lexohet gjenialiteti i shkrimtarit. Prandaj të gjithë ata që e anatemojnë Migjenin, veprën e tij, që nuk e kuptojnë, apo nuk janë të lirë ta bëjnë këtë gjë nga  “zotërite e tyre”, dogma ideologjike, s’janë tjetër vetëm pengu i injorancës së tyre, aq më keq pastaj kur pranojnë të vetinjorohen si peng i skllavërisë në vetvete. Migjeni me penën e tij arrin të përjetojë dramën e madhe të njeriut në tërësi: sa si një konflikt brenda shpirtit të madh të poetit, sa si një konflikt tejet i dhimbshëm i njeriut brenda vetes, kur ... Ka ardhë një kohë / në të cilën njerëzit po kuptohen fare mirë / për me ndërtue Kullën e Babilonit ... (Vepra, cit. po aty); përpjekje, e ndezur, nën dritën e miteve postmoderne, shfaqur tashmë sa mes nesh, sa para qytetërimit botëror si krizë totale deri në rrënjët (tona) e tij si identitet ... Në këtë sens, Migjeni flet shumë, po aq vjen si një eksplorim i jashtëzakonshëm i energjive krijuese të shpirtit të tij prej gjeniu të vërtetë. 
Në librin tim “Korifenjtë në krizën e dritëhijeve” nënvizoj se po guxove ta prekësh Migjenin, “Rozafa” do të shikojë e egërsuar, sepse Migjeni është pjesë e domethënies sonë si identitet kulturor, si pjesë e panteonit tonë mbarëkombëtar krahas Fishtës, Gurakuqit, Mjedës, V. Pashës, Naimit, Nolit e te tjereve.
Le të jemi dinjitoz me veprën e Migjenit, për çka do ta ftoja edhe departamentin e letërsisë në fakultetin tonë, këtu në Shkodër, që të ndërtojë ura bashkëpunimi me kritikën letrare, apo faktorët letrarë në tërësi, sepse është e lehtë të mohosh vlerat tua, por është shumë e zorshme t’i dekodifikosh ato si pjesë e identitetit tënd si komb, kur nuk je i lirë brenda vetes. Pa këtë liri, pa këtë dinjitet profesional dhe civil ne nuk do të arrijmë kurrë të rrokim universin brilant migjenian “Moll’ e Ndalueme”. Ndryshe artin migjenian si kështjella në të cilën jo kushdo ka nderin dhe privilegjin të kështjellojë, të shijojë ... ­Arti i madh u takon atyre që janë të zotët për ta bërë, po aq për ta interpretuar­, nënteksti i poetit. Në qoftë se ti s’e kupton, apo ndjehesh trumcak para idhujve të tu pa krena, kur duhet ta mbrosh dhe interpretosh profesionalisht veprën e Migjenit, ky s’është faji i poetit, ky është faji yt, apo krisja jote si krizë prej skllavi modern në postmodernitet.
Kjo ngjet se, siç shprehet studiuesi i shquar spanjoll i letërsisë artistike, Damaso Alonso, “... kur një gjykim letrar ngrihet në rangun e dogmës nuk ka fuqi që mund ta rrëzojë ...” ( R. Qosja, “Tri mënyra të shkrimit shqip”, fq. 12)
Nga Kadri Ujkaj, kritik letrar

FRANÇESKANËT-“APOSTUJ” TË FESË E TË ATDHETARIZMIT

- Atë Anton Harapi, Martire  i Fesë dhe Atdheut -
MARK BREGU
Ja si shkruan për atë Anton Harapin, bashkëfshatari i tij, profesor Ernest Koliqi: “E njofta ne fshatin tim kur isha fshatar i vogël. E deshta ma vonë, kur ai më afroi pranë vetës dhe më zëvendësoi babën. E çmova për here e ma tepër, sa ma fort tuj u rrite me moshe, ma qarte e kuptova. E nderova me bindje sa qe gjalle e sot e qaj përmallshëm ne vorr pa kryq fejet as gur kujtimit. Ne jete te vet paraqiti fytyrën vize-premë te Fratit te spikatun, shembullin tërheqës t’ edukatorit te çmueshëm, punëtorin e pa lodhun plot përvujtuni e guxim, shkrimtarin e mprehte dhe Apostullin e flaket te Fesë e te Kombit”.
Ne vdekje përvetësoi heroizmin burrnor te martireve te pare.
Deri sa foli tha: “... njërin e ban shpirti e ndërgjegjja, e paraqet sjellja, e vlerëson puna; apostullin e rrite ideali, qëndresa e guximi; bamirësinë e krijon zemër gjanësia e vetëmohimi. Para pushkatimit dhe plumbit qe e rrezoi për dhe, shqiptoi pa zë: “... lumninë e ep deka, kunoren e ven vorri”. Vlerat e sipër citueme i shohim te shfaqen me te gjithë forcën dhe madhështinë e shpirtit françeskane ne zonën e Dukagjinit.
Ne Pranverën e vitit 1916, malet e Veriut e sidomos bjeshkët e Dukagjinit i shkreton kolera. Këputen halët legjendare te kukeleve vigaj. Rrezohen fatosat e viseve ma shqiptare. Shuhen familje dhe dalin fare troje nen vnerin e lëngatës përbindeshe. Armët e banoreve malore mbesin shkret nder kuja, dhe gratë fisnike ne xhubleta i vjerrin, tepricën nder rrema te thata te lisave mizore. Uja shtere sytë e njome te fëmijëve dhe logjet e burrave dhe oborret e kullave, e mrizet e gurrave mbulohen me te dekun. Vetëm regjistri i Kishës se Shalës shënon nga Prilli deri ne vjeshte 575 te vdekun prej kolere. Atë Antoni ne ma te mirën moshe te jetës, hyn vullnetarisht nder te sëmuret me kolere. Harron se lëngata asht ngjitëse dhe se kjo hapet porsi helmi i gjarpnit ne trupin e njome t’ atij qe e xene. Shpërvjele zhgunin, dhe s’nguron t’u çoje te mbramin ngushëllim te fesë, atyne, te cilët njerëzimi, dhe deri te vetët i përbuzin. Françeskan,-Atë Rrok Vataj, qe rrezohet ne moshën 31 vjeçare, ne shërbim te të sëmurëve me kolere, ne Kelmend, me 4 Gusht 1916.
Theth, Nderlysaj, Kaprre, Gimaj, Lekaj e Curraj asht lama e veprimit veror te Atë Anton Harapit. Vetëm kush i njeh kto vende mund te gjykoje se sa e mundshme dhe e hapet qe fusha e apostullimit. Ai tregon: “... Çohesha me nate. Nga qela e Thethit ndiqshem planin e paracaktuam t’udhetimit. Trokitshem nder dyer, gjysë te çeluna, te kullave, te kasolleve te bagëtive prej kah delte një taft trupash ne zhgatërrim, jetësh ne rektim. Gjamet hove-hove, si t’ardhuna prej nëntoke, ne grisheshim te hyjshëm mrendë. Robët e shpisë, ende te pa prekun nga sëmundja, por kundra, me bërtitshin: “Zotni, për hatër të Zotit, mos e kalo prakun e derës, se po përlyhesh!”. S’veshtrojshem se çka me thoshin ata. Zoti me kishte largue çdo frike. Një gëzim qe s’munde te shprehet, por qe ne tilla raste provohet, me gufonte ne zemër. Buze qe me mezi luejshin, zàje qe memëzi ndijoheshin, krahë te mbytun ne proçka vneri, drejtoheshin nga un: “I bekua, mire se te ka prù Zoti! Vetëm ti ne tanë boten nuk na harron ne kto çaste te vështira. Ku hyn ti, hyn Zoti. Dishërojme te pajtohemi me Lumnine dhe te rahatojmë shpirtin”. Shpesh, pak mà vone me vdisnin nder duer te lumtur e te qete. Ç’ngushllim! Dy muej shërbim me kaluen si era, plot mund, plot ngushëllime, plot gëzim. Rralle kthehesha te qela ne qendër-ne Theth-për te pushue. Trupi vërtetë s’lodhej, por zemra me tërhiqte te të smundet. Kjo qe koha ma e bukura e jetës teme”-përfundonte kallximin Frati. Ky ishte pra-Atë Anton Harapi-Gaspri i Loros e i Çiles, Atë Antoni “Shiroka”, frati-Frat Apostull, te cilit i lëshojnë ne dore rininë françeskane, për t’iu dhanë mësim fëmijëve te qytetit te Shkodres. E ku do te gjendej nji edukator ma i përshtatshëm për te përcjellë mesazhet e Fesë e te Atdhetarizmit. Përfundimi tragjik i këtij martiri duhet te vleje mësim për ndërgjegjen t’ one mbare shqiptare, për te vene ne Piedestal martiret e vërtetë te Atdheut.
“Figure madhështore e Atë Anton Harapit, asht “Diell” qe rrezaton guxim, humanizëm dhe shprese. Ai nderon Shirokën qe e lindi, Kolegjin dhe bashke vllaznit françeskane, e mbi te gjitha mbare Kombin Shqiptar”(M. B.)
Kam shkrue para disa kohesh diçka për “Shirokën” dhe madhështinë e bijve e bijave qe ajo përkundi ne “djepin” e saj. Ne atë djep qe lëkundej e flladitej nga ernat e freskta, por nga nji here edhe te vrullshme te liqenit, fame madh-te Labeateve, mbi kryet e te cilit ngrihej-po me aq madhështi-mali “kreshnik”- i “Shën Markut”, i cili ma vone mori emnin-Tarabosh. I vetmi fshat, te cilin personalisht e quaj qyteze, ku, mendjet e ndrituna bashke udhëtojnë me zemrat e çelikta. Penda ime asht tepër e vogël për te pershkue madhështinë e kësaj qyteze, por, përsëri po ja la fjalën birit te saj plot vlere e madhështi, profesor Ernest Koliqit: “Jeta e Fretënve te mëdhaj-pse kështu duhet quejt Franceskajt qe përmendim sipri-zhvillohet  plot vrull e dinamizëm. Feja e te Pareve qe shpirti gjallues i tyne; Atdheu i trashiguem me gjak, qe zemra ngohse. Ne parzmat zhgun-murrme te tyne, kush desht te shoh, hetoi pa te vështirë-dy emblema te shndritshme: Shejin e Fitimit mes dy duerve te shporueme, shqipen pende-korbe me dy krena t’madhnueshëm: Fe e Atdhe qe ideali i veprimtarisë se tyne. Zot e Shqipni testamenti i fundit qe ata na lane”.
Ne Rilindjen e Kombit ringjallet Provincja Françeskane e shqipnise. Landa shtate shekullore e bijve te pervujte t’Azizjanit, aq here e rrexueme, aq here e pertrime, gjithmonë e gjalle ne rraje, gjethet papritmas, lëshojnë dege, dhe bëhen vigane. Gjeçovi, Bardhi, Dodaj, Fishta, Prenushi, Harapi, Gjoka e Palaj janë rremat e pare, nen hijet e te cilëve Shqipnija blerohet dhe shqiptari-flladitet. Shkodra fretnore bahet log zanash kombëtare. Kishët e fshatave t’Veriut-kthehen ne mrize heronjsh. Malet shkambore te thepisuna e luginat me pyje e qafat, shtigje spartanesh Arbënore, shndërrohen ne roje kufinit, ne prite e llogore ushtaresh qe luftojnë për LIRI.
Këta janë françeskanet, arbrit e vërtetë qe mbulen me lavdi çdo cep te tokës Arbënore te Gjergj Kastriotit. Lavdi veprës se tyne.
Këta janë martiret qe shteti Demokratik duhet t’ju ngreh PERMENDORE. Asht vërtet për te ardhur keq kur ju ngrihen “shtatore” krimineleve ma te skajshëm, si Ali Pashe Tepelenës(autori i therjes se 800 shqiptareve ne hanin e Kardhiqit-Gjonokaster), kur Dede Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Hodo Sokoli, Dasho Shkreli dhe Manush Alimani, s’ kane shtatore ...!!!??? ...

NJE DITE QE NUK HARROHET

-Ne fushën e Remajëve 4 Nëntor 1990-
Pas drekës se 4 Nëntorit 1990 u përhap lajmi goje me goje se ne qytetin e Shkodres e ne rrethina, ne fushën e Remajëve është thënë meshe nga prifti Dom Simon Jubani. Ne këtë meshe te papritur morën pjese dhjetëra besimtare. Kjo ngjarje beri buje te madhe ne qytetin tone.
Me datën  Nëntor 1990, herët ne mëngjes, ne varrezat e Remajëve tek kapela ishin mbledhur shume besimtare. Nga grupi i organizator i kësaj ngjarje u bisedua se me datën 11 Nëntor 1990, ditën e Diele do te thuhet meshe nga dom Simon Jubani. Gjendja e kapelës ku do te thuhej mesha ishte e mjerueshme. Duheshin marre masa te menjëhershme se koha ishte shume e shkurtër dhe baza materiale nuk ekzistonte dhe për burime monetare as nuk behej fjale.
Ne, si grup organizator i kësaj ngjarjeje, kishim nevoje për baze materiale dhe për punëtorë specialiste. Ndihma e popullit ishte e menjëhershme e te gjitha besimeve pa dallime feje: katolike, ortodokse dhe myslimane. Menjëherë filluan te vijnë materiale ndërtimi, si: dërrasa, binare, gozhde, e te tjera e te tjera. Vendi u kthye menjëherë ne një kantier ndërtimi. Puna e pare, u hodh çatia e vjetër e kapelës ne toke, u prenë disa selvia te vjetra ne varre për t’i përdorur si trarë për çatinë e kapelës. Me ane te litarëve u ngjiten ne çati dhe u vendosen aty ku duhej. Çatia e kapelës, duke punuar ditën e natën, ne 24 ore u përfundua. Filloi puna për vendosjen e tavanit te kapelës, i cili përfundoj ne orën 23.°°. U be meremetimi i mureve brenda dhe jashtë objektit dhe përfundoj bojatisja e tyre. Nen strehe te kapelës, ne faqe te murit përballë u shkrua me germa te mëdha. “Jepjau Zot pushimin e pasosun”.
Prej një magazine këtu ne Shkodër sollën 2 kambana kishe, qe i kishin marre ne kishën e Shalës dhe ne kishën e Thethit, ne vitin 1967. Pas kapelës, ne dy selvia u vendosen trarë horizontal mbi te cilët vendosen dy kambanat, 1 m e 50 cm nga toka. Ne njërën prej këtyre kambanave ishte e shkruar: “I dhurohet popullit kreshnik te Shalës”. Kurse ne kambanën tjetër ishte e shkruar: “I dhurohet popullit fisnik te Thethit”. Nga një repart ushtarak i fshatit Shtoj sollën me karroce kambanën origjinale te kapele se varreve qe ishte marre ne vitin 1967 dhe ky repart e kishte përdorur për nevojat e veta deri ne këtë muaj te vitit 1990.
U përgatitë bazamenti i kambanës ne kompanjel dhe me ane te litarit u vendos aty ku duhej, e para kambane e vendosur ne veprat e kultit qe me 1967, pas 23 vitesh. U porositen dy kryqe ne forme U-je prej hekuri. Pasi u përgatiten, njeri u vendos mbi çatinë e kapelës përballë rrugës, kurse tjetri u vendos mbi derën kryesore te varreve. Ne njërën dhome te kapelës u përgatitë podiumi ku prifti Dom Ndoc Noga do te drejtonte korin e kishës, ditën qe do te thuhej mesha. Ne te gjitha selvitë ne dy anët e rrugës nga kapela e deri tek dera kryesore ishin vendosur llamarina ne forme L-je qe te vendoseshin qirinj qe do te përdoreshin për zbukurim. Ne ane te djathte te kapelës ishte vendosur një tavoline mbi te cilën ishte vendosur truporja e Zojës se Bekuar me Krishtin fëmijë, e rrethuar me kurora dhe lule te freskëta ku besimtaret bënin kryq dhe thoshin urate dhe shume prej tyre u dilnin lot nga gëzimi, sidomos pleqve e plakave qe kurrë nuk e kishin besuar se do ta shohin atë dite.
Pak me larg ishte ndezur nja zjarr se nata ishte e gjate dhe e freskët dhe u punonte gjithë natën, dhe pihej ndonjë pike raki sa për te kaluar kohen. Sipër shkalles se fundit, ne dysheme ishte vendosur një tavoline dhe sipër saj një mbulese e qëndisur bukur për atë dite, prej murgeshave qe nuk e kishin besuar kurrë se ajo dite do te vinte. Mbi këtë tavoline ishte vendosur Bibla e Shenjte. Aty afër ishte vendosur mikrofoni nëpërmjet te cilit meshtari do te predikonte ditën e Diele, ne ora 10.°°. Ne dy selvia, ne dy anët e oborrit ishin vendosur dy altoparlantë qe besimtaret ta dëgjonin sa me mire meshën e asaj dite. Gjate gjithë kohës qe u punua ne varrezat e Remajëve, policia dhe sigurimi i shtetit ishin prezent, por ne asnjë rast nuk patëm ndonjë shqetësim prej tyre. Me datën 10 Nëntor 1990, ne orët e vona te natës çdo gjë ishte gati. Ne orët e para te asaj dite te madhe: katolik, ortodoks dhe mysliman, nga qyteti dhe nga te gjitha fshatrat e rrethit, bilës edhe nga Puka, Lezha dhe Tirana te veshur si për dite feste u drejtuan për ne varrezat e Remajëve. Ne orën 9.°° te asaj dite tek dera e varreve ndaloj një makine e vogël, ku prej saj doli prifti Dom Simon Cubani. Si një atlet i përgatitur e me energjinë e një djali te ri, i rrethuar prej shume te rinjsh u drejtua për ne kapelën e varreve, ku besimtaret i lironin rrugën e kalimit. Hyri ne një dhome te saj, veshi petkat e meshtarit qe me aq vështirësi ishin gjetur. Doli nga dhoma me kryqin ne dore përpara atyre mijëra besimtareve qe kishin ardhur për te pare meshën e shenjte. Pjesëmarrja e besimtareve ishte jo me pak se 30 000 vete. Meshtari çoi kryqin me dorën e djathte dhe filloi me këto fjale: “Ne emër te Atit, te Birit e te Shpirtit Shenjte”.
Ne atë moment ra një heshtje varri, e cila nuk do te përsëritet kurrë ne jete te jetëve. Pas disa minutash heshtje vazhdoi predikimin e tij: “Me ardhjen ne pushtet te Partisë komuniste ne Shqipëri, një pakice shqiptaresh me ideologji Bolshevike qe ne fillim te marrjes se pushtetit përdori dhunën çnjerëzore te historisë se popullit te vet. Se pari filloi arrestimin dhe burgosjen e te ashtuquajturave kundërshtarë te pushtetit sidomos atyre katolike ... Hoqi pronën private gradualisht, gjeja me e shtrenjte e njeriut. Mblodhi dokumente dhe objekte kishtare te rreme e te falsifikuara për te diskretituar Klerin Katolik. Ne vitin 1967 mbylli te gjitha veprat e kultit ne Shqipëri me kushtetute.
Këto objekte i ktheu ne kinema, pallate sporti, magazina e te tjera. Po ne atë vit krijoj muzeun e pare ateist ne bote. Kjo situate qe kaloi populli shqiptar gjate qeverisjes komuniste nuk do te përsëritet me kurrë ... Pas përfundimit te meshës, meshtari përdori shprehjen: “Ne emër te Atit, te Birit e te Shpirtit te Shenjte”. Bekoi besimtaret me ujin e bekuar dhe tha: “Shkoni ne paqe”.
Besimtaret u larguan nga fusha e Remajëve te heshtur e te lumtur për ditët me te mira qe i prisnin.
Me datën 11 Nëntor 1990, ditën e Hënë u be një organizim i ri për shërbimet fetare. Erdhën fretërit dhe priftërinj, si: Dioniz Maka, Aleksander Baçli, Leon Kabashi, Dom Ndoc Ndoja, Dom Ndoc Noga dhe xhakoni Zef Buka. Këta fretër dhe priftërinj regjistronin edhe pagëzimin e fëmijëve te papagëzuar. Benin krezmimin e fëmijëve te rritur. Vinin kurore çifteve pa kurore. Ndihmonin Dom Simon Jubanin për thënien e meshave çdo dite. Këta priftërinj dhe fretër punuan me gëzim dhe devotshmëri megjithëse te lodhur e te plakur ne burgjet e vështira te komunizmit.
Ne pranverën e vitit 1991 filloi rikonstruksioni i kishave ne Shkodër, si: Katedralja, Kisha Fretërve, Kisha Arrës se Madhe dhe te gjitha kishave te fshatrave te Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.
Me datën 18 Nëntor 1990, dite e Diele, ne Xhaminë e Plumbit ne Ajasëm u be një tubim madhështor, ne te cilin morën pjese mbi 30 mije qytetare dhe fshatare te Shkodrës: myslimane, katolike dhe ortodokse, ku foli Kryemyftiu i Shkodrës Hafiz Sabri Koçi, i cili tha sheshte vullneti i Allahu qe te vije kjo dite e lumtur për te gjithë ne ...
Nga Zef Nike Kripsi

KUSHTRIMTARI

Tregim nga PRELË MILANI
Pa da mirë dita me natën, Pal Mirashi u çue si zakonisht prej shtratit, bani kryq e tha- Bafi i Zotit kjoftë! Në një kunj thanet afër shkorës,  mori tortën e blinit dhe u nis me marrë një barrë sanë tek livadhi i Mrizit, sipër Rrethit të Brashtës. Kur dita e re  zbardhi me qitë pushkë në shej, Pali  e kishte lidhë barrën,  nji dyrekçë 60 okëshe.  Sa herë lidhte barrën për ngarkesë, i kujtohej porosia e thimbshme e lokës.- More birë, pashë njatë Zot që të ka falë kryet, mos i ngarko barrët sa kjameti! Ti sot je i ri, ka t’ vlon takati, por kur të thehesh në moshë barrët e randa kanë me të  pulkue përpara kohe. Qebesa, atëherë kanë me të ra në mend fjalët e mia, por ka me kënë tepër vonë. – Porosinë e Lokës e zbatonte sa me thanë se nuk e harrova. Kursente  shumë, shumë nji  palë sanë.  Pali  ishte taman burrë zamani. Zoti i kishte dhanë dashuninë e madhe  për punë dhe fuqinë me përballue si duhi dimnat e egër të Rrethit të Brashtës.  Duke qënë varur nën sqetullën e qafës së Agrit, dimni aty  fillonte qysh t’Shumëve e vazhdonte deri natën e Shëngjergjit. Vetëm një trup i lidhun si trung lisi në ledinë, sa i gjanë e i gjatë me muskuj të fuqishëm si kavo buldozeri mund të çante  borën , erën, stuhinë  në çdo ditë të motmotit duke i  ba të lumtura delet e veta. Sado  idhnake te paraqiteshin ditët e dimnit, berreve të tij kurrë nuk u mungonte,  as sana, as dushku i frashnit në grazhd. Pa  u ndalë në asnjë pushim, barrën e sanës e shkarkoi në torishtë tek jerevia e berreve. Pasi  i hoqi leqet dhe e zgjidhi, ma të parën palë sanet ja vuni përpara një mzori të vogël që e kishte lanë për mbarë. Mzorakut balushan vazhdimisht ja mbante dorën herë me bereqet, herë me tagji, pasi i dukej një fillak i mbarë për ta ba lavërtarë kulari. Delet i grazhdiste me të shoqën. - A thue mos janë të trasha palët e tagjisë, e nuk po i hanë;- e qortoi e shoqja. Tash ka fillue me thye moti e delet bubrrojnë edhe jashtë diçka.- Moj grue, berrin ma mirë lene pa darkë se pa  mngjes. Ushqimi i thatë i mngjesit e forcon me kullotë gjatë ditës.
- O nanë, o nanë ;- i bzani Pali  lokës – Ç’ ka po thue, more bir- u përgjigj lokja me duer në magje. -  Berret i vuna  në tagji. Po ti ,a je kurrkund gati me na “tagjisë”  edhe ne? - Të lumshin krahet, more bir! Qetash jam me duer në magje. Një kulaç, e kam vu sipër ceremës t’u e rreshkë mirë e mirë. Në daç po të jap  kulaç të nxetë të zbutun në shllinë djathi, në daç prit bukën sa të dalë prej ceremet.- Tu rritë nera, nano! Mos u “shpenzo “me kulaç e lang djathit kaq herët përpara  mjesditet.- More tobestak, mos të pëlqeftë kulaçi i nxetë,  djathi, shllina e kullueme dhe tamli i lopës mazë, kena edhe tlynë sa të duesh.  Ti je ka ja ban vetë munimin dhe breqavers prej Zotit kena për 300 ditë mos me na hy friga kurrifije me na ra nga 10 burra në derë. - Mue lokjo më pëqejnë te tana, prandaj po pres të nxetën. Kulaçin jepja djalit se  ka ma qefë për kulaç se për bukë. Kur doli buka prej kakinit Pali, nana dhe e shoqja u kthyen në tervesë, dhe vazhduan sipas mënysë që u kishte reklamuar nënlokja. Pas buke, Pali i tha  nanës;- Sot due me dalë në Streziqe me dhën. Koha ashte e mirë, livadhet janë lëshue prej boret, bari pirrak  sapo ka fillue me gjallnue. Tash kur nuk ka tjetër barë, dhënt e piratin pa i ba naze dhe te tanë ditën e lume nuk prajnë së  bubrruemi. - Leni biro, se po i mallojmë në karmë, edhe aty shulla asht dhe gjejnë diçka. Karmave  gjithmonë  fillon me dalë mallimi ma parë. - Karmën njektu e kemi për ditë edhe për mot të mirë edhe për mot të lig. - Sot po dal e ngrehi edhe do kurthë. Ishalla mos çon zoti ndonjë gje e bjen te to. Udha e mbarë e të pruftë Zoti shendosh,  more djalë!- i tha  lokja.- Dhënve u hapi shtegun e vathit dhe i lëshoi drejt bjeshkës sikur të ishte zamani i verës. Në një qoshe të kervetit mori një kurthë ujkut me të shti hatanë  dhe dy doracake të lehta shqarrësh e lepurash. Në krah futi kordumën dhe u nis gjithë hare drejt bjeshkës. Djali  i vogël 5-6 vjeçar e përcolli deri te  shkalla e Rrethit. –Babë, a do me ma xanë një lepur sot?. - Qebesa po ra në kurthë, ta kam sjellë pshtjellun në gozhup si kje lepur, si kje ujk. – Më zën  një lepur se ujkun nuk e due more babë. Amanet po e zune mos e myt, por ma bje gjallë! Unë lepurin due me mbajtë në një kolibe dhe kam me i dhanë ç’ka të donë me hagër.- A e din more bir, se kurtha ja then kamën copë- copë lepurit. - E di, e di, por  kamën po ja lidhim me shpatza si berreve kur gjymtohen . - Shko biro te shpia, të rujtë Zoti!- e këshilloi Pali krijesën e vet, pastaj  e mori grykë edhe e përqafoi me shumë dashuri.
Atë ditë dielli ishte i ngrohte, gjithë ambëlsi. Rrezet e tij  përkëdhelëse ishin trokitja paralajmëruese  për fillimin  e gjallnimit  të  stinës së   re. Sythet e fjetura të lisit në mal, rrajzat barishtore  nën  plisin e thatë e të mardhun të livadhit, insektet e strukuna në galerite e tyre të nëndheshme, folete e braktisura të shpendëve shtegtarë, kopetë  e dala nga ngujimi, së bashku me njerëzit e  çliruar nga lufta dhemb për dhemb më borën e ngricat, të gjithë në unison uronin diellin kryekrushkun e vetëm të pranverës, duke i thanë:  Kjosh bekue, o diell bujar, që së shpejti pa na bjen pranverën me dushk e me barë! Dhënt morën rrugën e zakonshme që i çonte te mallimi i shumëdëshiruem. Në  qafë Plishit, Pali ngrehi kurthet në dy shtigje të ngushta, aty ku gjetë ishin të detyrueme të kalonin si nëpërmes birës së gjylpanës nga njëri shpat në tjetrin. Pikërisht  aty, papritun përballeshin me pusinë vdekjeprurëse të gjetarve. Tu iu ngjitë përbri ashtës së Agrit, syzoi  dy vishkuj frashnit për kularë qeshë. - Gabova- tha me veti, që dola pa spatë, pa kmesë.Qe  edhe një trung palnët e eger, prej të cilit del një lloparë maraku për almise. - Ç’tu desh pushka more Palë?  Ti ma mirë të merrshe spatën e me nxjerrë hallatet e almiseve.- qortoi vetën.  Kur doli në podinë të livadhit, hoqi gozhupin dhe u muer gryka gryka me rrezet e argjëndta të diellit.  Në podinë të livadhit për shtatë palë qefe  filloi të shullahej gjithë gaz e hare. Përpara syve si në pasqyrë iu shfaq  shembelltyra e Shoshit me   nje konfiguracion reljevi me  coptim të dendur  horizontal . Në Pepsumaj, Gjoshaj, Ndreaj, Gjocaj, në pjesën e poshtme të pellgut të Shoshit bujqit kishin fillue lëvrimet e para të pranverës. Brigjeve kumbullat kishin fillue të lulzonin, duke xhelozue shoqet e tyre të pjesëve më të larta të luginës. Tue soditë si natyralist i dashunum  pa kufi me vendin e tij, tufati një kamish duhan, pa ja da sytë herë një mahallë herë një tjetre, aq sa harroi me kqyrë se si po i shkonte tymi duhanit. Sa mbaroi të parin, mbushi kamishin e dytë, tu e rrasë mirë duhanin me bulën e gishtit të madh. Prej qesës mxorri të ndezunat, shkoqi një fije  kafi e vuni mbi ashkën e gurit zermç dhe me kokën e çeliktë të unuerit i ra ashklës së gurit  caf, caf  2-3 herë. Nga kontakti i unuerit me ashklën zermç, shpërthyen një tufëz shkendijash që i dhanë zjarm fijes së kafit. Kaq desht kafi. Zjarmin e mori në gji dhe ja dhuroi duhanit mbi kamish. Tu e thithë kamishin me  efsh si qingji delën në ledinë, Pali pa se tymi i duhanit nuk po ngjitej lart. Përkundrazi   në mënyrë të çrregullt ju shpërnda si mjegullnajë e treti në hapsirën e pafund.- Pi Palo, pi si zotni sot se nesër nuk ta mban me dalë në Qafë të Agrit e me u shulla si bisha në  diell. Jena edhe tri javë përpara Shnjergjit e nuk del vera kaq shpejt, pa gjimue e  lujtë rrasë  e drrasë; -i tha një mendje çobanit të tretun në meditime. Fillin e mëndimeve ja nderpreu trokja e dhenve - Tok e  toket e saj u banë ma të zbehta. Delet,  tue ndjekë  mallimin, kishin kalue në faqën tjetër të livadhit kah Mërturi A doni me ra në Mërturë, a ku po shkoni aq vrap o torollake?! - i qortoi delët sikur të ishin ndonjë çetë shtegtarësh kambshpejtë. - Prry- prry, tok e tok. Prry, tok e tok; - filloi t’i ndillte dhe u vu pas tyne t’u ndryshonte drejtimin. Shpejt e shpejt u doli përfundit dhe i kthej përpjetë shpatit të rudinës në drejtim të Brashtës. Vrapi  dhe e përpjeta thikë   shpatit të livadhit  e  sforcuan, prandaj  sa u ngjit në maje të “Brisë së Logut”, u ul  të mbushej mirë me frymë. Në atë sogjë, ku shifte si në pëllambë të dorës gjithë Merturin mëndoi të kallte edhe një kamish duhan, pastaj të latonte me briçak një lugë druni.  Meditimi i qetë i bariut u pre si stapi i njomë me nje të  rame  sakice  mbi cumër. Tuj pa  në drejtim të Mërturit, u befasue në mënyrën më të çuditshme dhe prej habie, filloi të lutej vet me veti;- Nimo Shejti Shnanue! Nimo Shejti i Shnanue! Nimo Shejti Shnanue! Ç’ka asht kështu?!- Krejt pa ditë pa pritë përpara syve të vetmit frymorë antropomorf të asaj bjeshke u shfaq një autokolonë ushtarake, ku mijra e mijra helmeta nxinin shkëlqimin e begatë të asajë dite të parakohshme pranverore. Prej në Koder të Palçit, deri tek lerat e Salcës. Prej Karronit deri disa qinda metra afër qafës së Agrit nuk të shifte syni tjeter gja veç trupa ushtarësh  hijerandë të armatosur deri në dhambë. Varg pas kambsorisë vinin mushka të ngarkume me mitroloza dhe topa të lehtë të artilerisë malore. Kolona gjigande  lëvizte me një ritëm si një bllok masiv. Zigzaket e dendura  të rrugës, uljet, ngjitje dhe kthesat i jepnin kolonës pamjën e një kulshedre gjarpëruese Kulshedrën gjakatare kreshtëkerleshur,  format e ashpra të reljevit e detyronin të meandronte dhe të ecte pa u ndalur përpara.- O zot i madh, ç’ka asht tanë ky asqer?! Ka ashtë nisë kshtu?! Ç’ka i ba kjo malsia ktyne krajlive që dekadë pas dekade vinë e na shytojnë me pushkë e me topa. Tata em, dritë pastë, së bashku me trimat e Shoshit dhe të Shalës 30 vjet ma parë në ketë qafë kishte kthye mrapa një gjeneral gjakatar me 10 mijë asqer anadollak. Prej kndej kishte ardhe edhe Veshoviqi 5 vjet ma vonë se anadollaku. Tata  me shokë luftuen e u ndanë me faqe të bardhë. –Vertetë Turguti pati një taborr me 10 mijë asqer, por edhe Deli Marashi e Mehmet Shpëndi patën me  vete edhe 500 burra   me 500 martina. Mendt i haheshin ndërveti dhe ziente brenda për brenda si vegshi i baltës mbi prush. Po ti more Pali, ça  ke në mënd me ba sot ?! Ti je fillikat, i vetëm me një pushkë e pesë  fishekë përballë dy divizjonesh. Imazhi i Tatës  dhe luftarët e vjetër nga varri e këshilluan;- Turru, Pal e hyp në maje të thepit e qit kushtrimin siç asht adeti gjithmonë. Me pesë fishekë që ke ti, nuk mund të vrasësh më shumë se 5 ushtarë. Edhe sikur i vrave nuk herret lami për një grusht kokrra. Me 5 fishekë që ke ti mund të zbrapsësh një tufë ujqish që janë nisë me të shqye delet, por jo dy divizone armate. I dyzuar ta harxhonte atë krahën fishekësh  mbi autokolonën, që po afronte, apo të jepte kushtrimin alarmues  malsisë, zgjodhi mençurisht varjantin e dytë. Në curr të livadhit, futi dy gishtat në vesh dhe lëshoi një za  piskamë sa ushtuen malet dhe luginat: - O oo  hiq kushtrim, mo- reee! Ka ra  serbi në Ager mooo -reee dhe tak-kum pushkë, tri herë, duke i dhënë me kuptue gjithë Shoshit dhe Shalës së serb- dushmani ia kishte mrri në prag të derës.
Tue ditë se kjo qafë si vend stategjik paraqiste shumë rrezik për  autokolonën, pararoja e komanduar  nga Kapiteni Markoviç, kishte avancuar me shpejtësi dhe kapë pikat kyçe të saj.   Markoviç si ushtarak i regjur, e kuptoi   thelbin e reagimit  alarmues të  Palit, prandaj iu drejtue drogomanit: - Çfarë thotë ky bari me të thirrurat e tij të lafitura? - Ai po therret kushtrim, ka ra serbi nder ne;- e sqaroi drogomani. Kushtrimi dhe të shtenat me pushkë janë sinjali i malsorve për t’u ngritur në këmbë dhe zanë pritë  çdo të huaj që vjen në vëndin e tyre. D.m.th ky qënka “borizani” i malsorve?! Atëherë çfarë prisni- u tha snajperve që kishte me vete. Kjo bishë e nderkyer me ulerimat  e tij ngre në këmbë një kope ujqish që mund të na shkaktojnë qindra të vdekur nga pas prigjeve dhe gerrxheve  të cilat mund ti kthejnë lehtësisht në varreza për forcat tona. Pa mbaruar për së treti  refrenin  dhe  pasthirrmën e stergjatur kushtrim mo-reee Pal Mirashi u gjend nën  goditjën e një batarje mashinash  inglizit. Ma i pari plumb e mori  krrokull më krrokull.  Dy të tjerë  flakë për flakë i zhbutuan zhabën e barkut  tuj  shprazë  te tana zorrët mbi  djerr. Bataret e pulkuen randë, por pushkën nuk e lëshoi prej dore. Ra përmbys pas një kaçube vosi, me dorën e majtë mblodhi zorret dhe i futi në zgavrën e barkut. Me dorën e djathtë mbajti pushkën  dhe prej aty tuj tërheqë zvarrë me brryla mshefi kryet pas një curri zermç që qëndronte si xhungë në majën e asaj shpatine flishore. -  Jo , jo, Pali nuk vdes kaq shpejt pa e ba vetën belih;- tha duke shternguar dhamtë, nga dhimbjet e tmerrshme të varrve dhe gjaku që i rridhte vazhdarë në ledinë!  - Duart i kam ala të fuqishme! Dy duar për një krye janë! Dy fishekë i kam sa për kusur.  Këtë kusur nuk mund ta mbaj pa e dhanë aty ku asht haku.- Shpirti  luftarak i thëriste -  Qanër Pal! Qanër se nuk të tradhtoj pa marrë hak!  Si nëpër anderr degjoi një za të huaj që i raportonte eprorit të vet. - Zoti komandant, kushtrimtari  kaq e pat. Si nëpër mjegull dalloi nji ujk  e nji çakall. Po, po qebesa,  qe ku kenkan! Mjegull e randë paska ra, por syni nuk asht ka m ‘rre;-  tha Pali tu syzue me thumb të pushkës.  Shejtari i vjetër  që edhe qimen e ndante likpërmjet, mori nishan mbi ujkun gjakatarë. Sa  tërhoqi gishtin e shllinës, për i herë me krismën e martinës së tij degjoi një renkim “ku-ku, le- le, majko”. “Ujku”u rrezue e ra hordovel me putra përpjetë. Nji za i njohun, që i shkoi mallin e zanit të Tatës së ndjerë  i tha: - Të lumtë pushka se ja ke ngjitë. Fishekun e fundit as nuk e kurseu, as nuk e çoi dam. “Ku- ku, le- le majko” ç’na vrau çobani, kje rënkimi  i snajperit të pararojës të cilit i fluturoi në erë kaptina si kungulleshë, tuj ra i vdekur pa jetë pranë filit të vet, Kapitenit Markoviç. -Të lumtë pushka e mire, se ja ngjite edhe çakallit!- e uroj  edhe një herë i njajti  za që i dukej origjinal si zani i Tatës. Pali u “ngrit” në kambë, pa ndije kurrfarë dhimte! Ferkoi sytë mirë e mirë, dhe kur e pa vetën “shëndosh” si molla. Tha – Bah, çfarë anderre të keqe që pava. Tek mrizi i livadhit tue kuvendue  e pi duhan me një çetë burrash të moçëm mes luleve dhe barit të njomë pa tatën.- Hajde bir, mirë se të pruni Zoti!- e uroi tata  djalin. E mori grykë dhe e përqafoi si dikur kur ishte i vogël e kthehej prej ndonje shtegtimi të largët. Musteqekuqi Miter Kola u çue në kambë dhe i lëshoi kreun e vendit. – Qebesa jam i ri, me ja zanë vendin topxhiut të  Dukagjinit, që i ka kallë tmerrin Turgut Pashës - foli me shumë thjeshtësi e respekt  Pali. - Hajde djalo, të pasë plaku! Vendi i parë në ketë çergë burrash sot të përket vetëm ty! Në qilimin e blertë të  asaj ledinë sa të gjanë aq edhe të gjatë, filloi një kuvend homerikësh pafundësisht i gjatë.

numrat

part03