part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

68

Testim i fëmijëve parashkollorë në kopshtin “Nënë Franciska” të fshatit Hot i Ri-Shkodër

HYRJE
Sipas këndvështrimit të psikologëve, gjysmën e zhvillimit psikik që kalon njeriu, që kur lind e deri në pjekuri të plotë, ai e arrin në këtë moshë. Fëmija parashkollor është një “një letër thithëse” universale, me një fuqi kapëse dhe përvetësuese të paimagjinueshme. Këtej del edhe përfundimi për nevojën e trajtimit të intensifikuar e të kualifikuar psikologjik e pedagogjik të saj. Ndryshe nga mendimi se në pamje të parë e të jashtme mund të dallohet fëmija parashkollor për disa karakteristika të posaçme dhe ndryshe është kur ai  lëviz nga mosha tre vjeçare tek ajo gjashtë vjeçare duke u bërë gati për të hyrë në klasën e parë që është një kthesë tjetër në gjendjen sociale të fëmijës. Pikërisht për këto arsye, për të parë dhe për të vlerësuar një punë të një periudhë jo të pakët me këta parashkollorë, të cilët janë bërë gati për të hyrë në klasën e parë, drejtoresha  kopshtit “Nënë Franciska“ Motra Darka ZIMAJ, (e cila është njëkohësisht specialiste fëmijësh prej 16 vitesh); shfaqi dhe parashtroi idenë që këta fëmijë të testoheshin nga një psikologe; në këtë rast nga psikologia Suela NDOJA (e cila po përfundon  vitin e parë DND-Profili Klinik në Tiranë); jo vetëm për të vlerësuar njohuritë që kanë marrë gjatë procesit mësimor,por edhe për të vlerësuar prirjet,prioritetet, dhe mangësitë e caktuara që kanë fëmijët në një drejtim apo fushë të caktuar, si ajo emocionale, sjellore apo konjitive.
Qëllimi i testimit: Për të përcaktuar  nivelin e përvetësimit dhe përthithjes së procesit mësimor gjatë periudhës së kopshtit, për të parë sesa janë zhvilluar dhe pasuruar të gjitha proceset psikike të parashkollorëve, që nga ato sensore-ndijore e perceptimet e deri tek ato më të ndërlikuarat-imagjinata, të folurit dhe të menduarit konkret-veprues apo konkret figurativ..

ZHVILLIMI I TESTIMIT
Lidhur me këto teste, pavarësisht se është viti i dytë që zhvillohen pranë këtij kopshti, fëmijët përballen për herë të parë me  teste të kësaj natyre, edhe pse përmbajtjet e testeve kanë qenë të lidhura me ato që janë bërë gjatë punës së palodhur të edukatoreve të këtij kopshti; të motrës Darka në veçanti dhe gjithashtu të motrës Diana; kanë qenë një mënyrë për të nxjerrë në pah unitetin e zhvillimit të njëkohshëm te të menduarit dhe te të folurit dhe të arsyetuarit logjik të fëmijëve. Gjithashtu, mund të vlerësohet fakti se me anë të përjetimit të kësaj natyre, është pasuruar sfera e jetës emocionale dhe volitive e këtyre parashkollorëve. E themi këtë duke u nisur nga fakti se pjesa më e madhe e fëmijëve e kanë pritur testin nën ndikimin e një “stresi të mirë” në kuptimin se „le ta njohim edhe këtë”…    “ unë kam dëshirë të testohem“, „unë e di pse ndodhem këtu sot“ etj….Këtu po flasim në përgjithësi sepse duhet pasur parasysh se ka temperamente të ndryshme fëmijësh, të cilët (një pjesë e vogël) e kanë përjetuar si me ankth dhe ka ndikuar tek ta gjendja e tyre emocionale, por kjo ka ndodhur vetëm tek ata fëmijë të cilët i kanë shfaqur këto tipare edhe gjatë periudhës së kopshtit.. Janë testuar, pra, gjithsej 28 fëmijë të cilët janë përgatitur për të shkuar në shkollë nga të gjitha anët, nga ana psikologjike e emocionale, por edhe edukativo-pedagogjike.  Fëmijët janë testuar në mënyrë individuale;  për 20-25 minuta. Mënyra e testimit është zhvilluar në këtë formë. Fillimisht me fëmijët është bërë një bisedë e shkurtër psikologjike, për të pasqyruar gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në testim si dhe për të diktuar gjendjen emocionale. Më pas është vazhduar me testet e hartuara në përshtatje me moshën, (Testi 0: Para-testimi:Kush jam unë”), Testi 1 : “Sa i zgjuar je?”(pyetje lidhur me njohuritë e fëmijëve në përshtatje me moshën e tyre), (Testi 2: Test I Përgjithshëm(lidhur me krahasime < dhe > si dhe krahasime figurash, ushtrime dhe problema logjike matematikore, vendosje e figurës që mungon për të plotësuar një të plotë të duhur), (Testi 3: Test Inteligjence(lidhur me fjalorin që zotëron,  me ndryshimin ndërmjet fjalëve, konceptin e numrave, analogjitë e kundërta - SIPAS BINET - SIMON) (Testi 4: Test shumë-mendor (lidhur me gjetjen e fjalës që nuk ka lidhje me të tjerat), (Testi 5: Testim mbi aftësitë konjitive (lidhur me mënyrën e të menduarit dhe të perceptuarit, dhe kujtesën nga ato që kanë mësuar gjatë kalimit të kohës  për të dhënë përgjigjen e duhur), Testi 7: Test Plotësues – Krahasues(lidhur me njohjen e kategorisë së disa objekteve e gjërave), (Testi 8:Test logjik – matematikor (lidhur me hamendësimin ose me njohjen e plotë  me zbritjen dhe mbledhjen e numrave deri tek numri 10), (Testi 9: Përgjigje ndaj nivelit të figurave (vendosja e figurave sipas një renditje të caktuar,duke e shikuar figurën dhe pastaj duke ndërtuar histori rreth saj),   (Testimi I mbylljes: (Reflektime mbi të qënurit i testuar). Fëmijët janë ndihmuar duke i shpjeguar pyetjen nëse nuk e ka kuptuar mirë ose i është kërkuar për të dhënë një shembull të ngjashëm. Pra, në fund, fëmija është pyetur edhe për nivelin që ai mendon se ka arritur në testim (pra si p sh nëse ai ka ditur gjysmën,më pak se gjysma, më shuma se gjysma apo ka qenë  krejtësisht i saktë në test,çfarë i ka pëlqyer apo jo në test,cila i është dukur si më e vështira) si dhe një bisedë motivuese për hyrjen në klasën e parë, se si e pritnin ata e të tjera si këto…

REZULTATET E FËMIJËVE
Duhet thënë me plot bindjen se pothuaj të gjithë fëmijët kanë treguar se kanë ndjekur dhe kanë marrë shumë njohuri në sajë të programit 3 vjeçar të kombinuar edukativo-mësimor që është  zhvilluar në përshtatje me moshën e tyre; pranë kopshtit “Nëna Franciska”, dhe se janë shumë afër “shkollës”, sepse ata tashmë njohin shkronjat e alfabetit, vazhdimësinë e numrave,zotërojnë koncepte matematikore të zbritjes dhe mbledhjes,  dinë të bëjnë krahasime të objekteve dhe figurave të ndryshme,të gjejnë figurën që mungon për të formuar një të plotë, të gjejnë ndryshimin ndërmjet fjalëve, të gjejnë analogjitë e kundërta, të gjejnë fjalën që nuk ka lidhje me fjalë të tjera, të ndërtojnë një histori në bazë të figurës së dhënë, dhe të tjera gjëra; pavarësisht se këtu ka vend edhe për përmirësime të mëtejshme. Vlen këtu të përmenden këta fëmijë që kanë dhënë rezultate të shkëlqyera si  Elona Aramadhi dhe rezultate shumë të mira si: Luelda Stani, Alfons Rrasaj, Rroko Vukaj, Mirela Logu dhe Sara Marketa. Pjesa tjetër kanë dalë me rezultate të mira, mesatare dhe vetëm pak prej tyre kanë dalë në nivel të mjaftueshëm njohurish. Nuk ka rezultuar asnjë fëmijë me rezultate të dobëta..Në fund të përshkrimit të ecurisë testimit, do të hapim edhe një parantezë; nuk e kemi fjalën për një përshpejtim të njohurive apo të zhvillimit të këtyre fëmijëve; por një përpjekje më të madhe edhe nga ana e prindërve të cilët, disa prej tyre i konsiderojnë fëmijët e tyre si “super inteligjentë” apo “shumë të zhvilluar” dhe e kalojnë masën, duke pretenduar apo duke e shndërruar fëmijën në atë që nuk është. Siç e dimë vetë prindëri është një edukues i madh dhe duhet të ndihmojë edukatorët nga përvoja prindërore dhe jo tua lënë atyre të gjithë barrën sepse do të jetë një punë e cila do të konsumohet shpejt dhe do të mbesë shumë pak prej saj nëse nuk praktikohet sadopak edhe në shtëpi….; pikërisht për këtë motër Darka ka menduar të fillojë së bashku me psikologen Suela,  trajnimin e prindërve me titull:   “Prind,integrohu për të mirën e fëmijës” Duke shpresuar më të mirën  dhe përgjegjësi nga ana e prindërve, si dhe duke përgëzuar punën e palodhur të edukuesve dhe në mënyrë të veçantë të drejtoreshës dhe specialistes së fëmijëve, motrës Darka;e cila është një person mjaft i motivuar dhe i përkushtuar në punën që bën, si dhe çdo vit nxjerr breza fëmijësh shumë të përgatitur;  po e mbyllim këtë artikull me shprehjen gati aforistike: “Shpirti i fëmijës është si buzë, thith gjithçka”; duke shpresuar dhe duke uruar  se do të përmirësohen dhe do të thithin edhe më shumë në të ardhmen e tyre sepse bazat e para të njohurive parashkollore tashmë i kanë marrë, në mënyrë që ata të bëhen më të mirët për veten e tyre si dhe të vihen sa më në dobi të arsimit.
Përgatitur: Darka ZIMAJ & Suela NDOJA

Një ditëlindje me shumë miq dhe urime

70 vjetori i lindjes, Mjeshtrit te Madh, Ahmet Oses,
“Anëtare Nderi” i shoqatës “Atdhetare - Dukagjini”

Ne ditët e fundit te qershorit 2009, ne bar-restorant “Blini”-Shkodër, u be një takim i madh shokësh e miqsh te profesioneve e moshave te ndryshme. Morën pjese jo vetëm shkodrane por, dibrane e durrsake, tiranes e korçare, gjirokastrite e vlonjate, pra thuajse nga çdo ane e atdheut. Mjeshtri Ahmet Osja mbushi 70 vjet. Miqtë, shokët e koleget, te gjithë pjesëmarrësit kishin ardhur ti uronin Ahmetit, ditëlindjen,
Ahmet Osja është një nder specialistet me te spikatur te agronomisë shqiptare, gjë te cilën e ka te konkretizuar me punën si specialist, rezultatet e prodhimit, kërkimet  shkencore ne fushën e fiziologjisë  e seleksionimit te bimëve, me shkrimet dhe botimet monografike, pra ne një jete profesionale prej gati një gjysme shekulli. Ai vazhdon dhe sot te punoje dhe kontribuoje fuqishëm ne jetën intelektuale jo vetëm ne Shkodër por dhe me gjere. Ahmet Osja  është i njohur nga veriu ne jug, si specialist i misrit, si politikan i zellshëm i bujqësisë,  blegtorisë dhe pyjeve, por i njohur nga te gjithë si NJERI me te gjitha virtytet me te larta qe meriton kjo fale. Ishin te pare koleget dhe bashkëpunëtoret e tije te sotëm  dhe te djeshëm ata qe  punuan  me te për shume e shume vite qe solemnisht e uruan nga zemra. Ata sollën kujtimet e tyre te veçanta për punën dhe jetën e Ahmetit.
Ditëlindja ishte e organizuar ne formën e një spektakli mjaft bukur,  ku pas çdo përshëndetje jepeshin sekuenca te  një dokumentari te shkurtër për jetën dhe veprën e Ahmetit. Nëse merrej përsipër qe një dokumentar te përjetësonte te tere punën dhe veprimtarinë e  profesor Oses qe ne rininë tije por dhe sot si pensionist, do duheshin ore te tera filmi.  Do kishte me qindra njerëz qe do te flisnin si kane njohur dhe bashkëpunuar me Ahmetin,  si ai komunikonte dhe i njihte me emër, si ai u shkonte tek ngastrat me misër,  për te pare si rriteshin dhe zhvilloheshin ato farëra hibride qe ai prodhonte e eksperimentonte ne Institutin e Misrit dhe Orizit ne Shkodër. nga veriu ne jug.
Përshëndeten ne këtë ditëlindje shume pjesëmarrës, gjithsecili donte te gjente fjalën dhe urimin e veçante, dikush dhe me lot ne sy e uronte Ahmetin si mjeshtri Ndoc Gurashi, për  një jete akoma me te lumtur ne mes shokësh dhe miqsh, ashtu i ri e energjik me laps ne dore dhe me mendje te kthjellet plot krijimtari e pasion. Dikush e quajti atë njeriun model te punës dhe sjelljes, njeriun tipik qe i ka respektuar dhe ka mbështetur te gjithë, dikush veçoi tek Ahmeti shkencëtarin dhe njeriun e ditur, dikush e quajti atë enciklopedi te gjalle, dikush enciklopedi qe flet. Pra, shume e shume vlerësime u bene për atë njeri qe realisht i meriton.
Tek u përshkrua jeta e tije veçova një fakt, se Ahmet Osja punën e tij si specialist e filloi ne Dukagjin ne vitet 70. Periudhe kur kjo zone ishte akoma e pa shkelur nga rrugët automobilistike, kur zhvillimi dhe jeta ne këtë zone ishte nder me te varfrat ne vend. Kjo do te ishte një jete e vështirë për një djalë nga qyteti. Sigurisht kjo ka lenë gjurme ne formësimin dhe intelektin e Ahmetit. Ai dhe pas ardhjes ne Shkodër nuk u shkëput nga Dukagjini, duke shkuar  fshat ne fshat tek arat me misër. Atë e njihnin jo vetëm brigadieret e arave por dhe mjaft kooperativiste te thjeshte. Kujtoj një ngjarje interesante  për mua, te ndodhur ne korrik 1976 ne fshatin Pog (qendër e asaj kohe e kooperativës Pult) si e kam takuar se pari Ahmet Osen. Pashe  një burrë te gjate e  te hijshëm qe po rrinte  diku ne një qoshe te oborrit te  zyrave te kooperativës Pult, nga një pike dominuese vështronte arat e Pogut dhe Megulles, gjithë luginën e Pultit. Mu duk si njeri i huaj, dhe e pyeta nëse mund ta ndihmoja diçka apo ku do shkonte. Ai me tha se jam Ahmet Osja specialist i misrit dhe po priste dike, për te shkuar pastaj tek arat me misër ne Megulle ku ishte brigadier Pjeter Ndoka (emrin e dinte Ahmeti), dua te shoh si po ecin disa hibride te reja misri qe po i eksperimentojmë ne Pult. Ne ato vite kujtoj, Pulti ishte nder zonat malore ku hibridet e misrit po kultivoheshin me sukses dhe jepnin rendimente te mira.  Për hibridet dhe bujqësinë nuk e zgjatem shume bisedën, por sapo ai me tha emrin Ahmet Osja, mendja me iku diku tjetër. Mu kujtuan disa shkrime dhe fakte historike interesante  te cilat me këtë autor ishin botuar  ne kohet e fundit ne gazetën “Jeta e Re” . E pyeta  nëse ai ishte autori,  ai tha se po. Ndeji pak ne heshtje -unë i kam botuar tha ai,  burimi i tyre është pikërisht ky vend ku jemi tani. U drejtua me shikim nga kisha e Pogut dhe me tha:. Tek kjo kishe qe tani ju e keni salle kulture, unë kam ardhe ne vitin 1967 me grupet e rinise, ne fushatën kundër fesë e zakoneve prapanike. Ka qene një  kishe jo e madhe por mjaft e pasur dhe e bukur, është kishe e njohur. Kur jemi fute ne kishe, unë u mrekullova nga ikonat dhe arti qe ishte ne te, nuk ma bënte zemra te prekja asgjë, ndërkohë qe te tjerët filluan heqjen e ikonave pasi për atë pune kishim ardhe, unë ngadalë u shmanga nga grupi dhe po gjurmoja tek mjediset e errëta, kur pashe se isha tek librat, tek biblioteka e kishës, qe ishte diku pas sallës se meshës, e ngjitur disi ne lartësi. Aty ka pas shume libra, një pasuri përrallore qe pas disa çaste do digjeshin. Fillova te shoh titujt ne gjuhe te ndryshme. Kishte jo vetëm libra fetare, por mjaft enciklopedi dhe libra historik, e te tjera. Fillova te ndjehesha tepër i shqetësuar, doja ti merrja te gjitha por qe pamundur, mora shume pak, aq sa mund te fshihja ne një çante, ishin disa libra historie ne latinisht dhe pak ne italisht, enciklopedi, e te tjera. Pikërisht nga ato libra te kishës, Pogut i kam gjete ato fakte dhe shume te tjera qe ndoshta do i botoj me vone tha Ahmeti. Ato libra janë nder thesaret me te vlefshme te bibliotekës time.  Mbeta disi habitur për çfarë me tregoi, tek me fliste për kishën e Pogut dhe pasurinë e saje, unë nuk mund te imagjinoja atë katastrofe te ndodhur, për te cilën  për here te pare mësova një i panjohur për mua, qe quhej Ahmet Osja. Ky qe një çast ku unë e njoha Ahmet Osen, ai mori vesh se, isha një djalë nga  Planit dhe sapo kisha filluar punën si teknik pyjesh ne Pult. Nuk kujtoj saktësisht se si ma përkufizoj punën e pylltarit, por kujtoj,  se për pyjet, ai tha se kishte një dashuri te veçante. Pulti, tha: - është një nder zonat malore me te pasura dhe  përnjëherësh shikoj dhe mu drejtua, këtu ju keni mjaft gështenja e arra, kodrat e Pultit janë te veshura me gjelbërim, ndonëse janë te pjerrëta, këto dy kultura pyjore duhet te zhvillohen fuqishëm .... E gjithë kjo bisede zgjati derisa k/agronomi i kooperativës, me sa kujtoj Gjergj Toni, erdhi dhe na ndërpreu bisedën.  Ai se bashku me Ahmetin do shkonin ne këmbë drejt Megulles tek arat e misrit. Kështu u njoha dhe u ndamë me Ahmetin.
Vitet rrodhen, ne kujtesën time mbeti i fiksuar emri i tije. Ahmeti ishte gjithnjë i dallueshëm, emër me kontribute ne bujqësinë shqiptare. Vetëm pas me shume se 20 vitesh, pra pas shkollimit tim dhe punës si inxhinier pyjesh ne Puke, me  Ahmet Osja u takova ne Tirane, ne një nder ato takimet jubilare qe zhvillohet me te gjithë ish ministrat e Bujqësisë Shqiptare. Tashme po kalon një dekade dhe me profesorin takohemi shpesh, unë dhe koleget e mi inxhinier pyjesh. Gjithnjë me laps e letër ne dore, ne çdo takim te praqet një ide, një projekt, gjithnjë na ve ne lëvizje, ai gjithnjë na këshillon me dore ne zemër dhe na thërret; “Pashe hatrin e Zotit mos pushoni, shkruani, hartoni projekte, gjeni rruge e mundësi te zhvillojmë pyjet, te zhvillojmë fshatin shqiptar, mos u tërhiqni, natyra dhe vendi ynë i ka te gjitha mundësitë për ta lumturuar jetën tone, jetën e gjithë shqiptareve”.  Ai sot drejton me pasion e përkushtim gazetën “Kurora e Gjelbër”,  gazete mjedisore ne dorën e fermerëve e pylltarëve shqiptar. Ai ne disa numra ka veçuar pasuritë,  traditat e përdorimit te burimeve natyrore ne zonën e Dukagjinit. Ai ka paraqitur dhe rekomanduar se si ato mund te zhvillohen me tej. Dukagjinin,  ai e ka veçuar një nder zonat e virgjëra te natyrës shqiptare, me një te ardhme te begate te saje, me njerëz mikpritës, trima e punëtor.
Me Ahmet Osen kane pasur e kane  takime dhe ngjarje për tu kujtuar mjaft dukagjinas. Kjo me se miri shprehet dhe ne atë qe Ahmet Osja është mik, mik shtëpie dhe bashkëpunëtore i dhjetëra dukagjinasve dhe sot. Dukagjinasit, shoqata “Atdhetare-Dukagjini” e kane Ahmetin ne gjirin e tyre jo vetëm thjeshte një “Anëtar Nderi“ por si një kontribuues te fuqishëm ne realizimin e misionit te Shoqatës, kontribuues për zhvillimin e Dukagjinit, si një nismëtar dhe ideatorë te mjaft projekteve dhe konferencave ku  diskutohet e ardhmja e kësaj zone për një jete me te lumtur dhe te begate. Anëtare te shoqatës, pjesëmarrës ne këtë përvjetor, Ndue Sanaj, kryetari i shoqates “Atdhetare-Dukagjini” mik e dashamires i Ahmetit, ne emër te shoqatës i përcolli mesazhe  te ngrohta dhe jete sa me lumtur dhe te gjate ne shërbim te Shkodres dhe Dukagjinit, te cilat i përmblodhi ne këto rreshta: “... Profesor Ahmeti, diti te thith ajrin e freskët te bjeshkëve, Ai diti te mos i fshihet erës se Veriut, Ai diti te mos ti fshihet diellit, Ai diti te zbuloje veten para njerëzve, Ai diti te punoje shume, sepse vetëm nëpërmjet këtyre cilësive plotësohet kuadri i jetës se secilit. Këto cilësi e bën Mjeshtrin te jete një personalitet i nderuar ne malësi, ne fushe, ne qytetet, kudo qe i shërbehet njeriut, te cilin ka nder ta ketë ne mjedisin e tij çdo grup shoqëror, çdo tavoline e rrumbullaket ...”
Lidhja dhe respekti për Ahmet Osen, nga Dukagjini e dukagjinasit ishte domethënës dhe u shpreh mjaft qarte dhe ne mjedisin ku  dhe si u festua kjo ditëlindje me shume urime. Vëllezërit dukagjinas, Gjeta (Zefi e Pjetri) se bashku me Ahmetin e familjen e tije, ju uruan mirëseardhjen te gjithë miqve dhe dashamirësve te shumte ne bar-restorantin e tyre “Blini”.
Ne ritmet e këngëve, valleve popullore te vajzave dhe djemve te veshur hijeshim, me  kostume popullore u ndeshen gotat e urimit, u pre torta dhe u pi vera për ditëlindjen e 70-të te profesor Ahmet Oses. Ne këtë ditëlindje, ai se bashku me urimet dhe dhuratat simbolike te miqve, Ahmetit ju be i ditur dekorimi  nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë  me urdhrin “Mjeshtër i Madh”, nga Keshilli i Bashkise se qytetit Shkodër, duke vlerësuar kontributin e tij, i dha titulli “Mirënjohja e qytetit”, nga Forumi i Intelektualëve Shqiptare, dega Shkoder, ju dha titullii “Intelektual i shquar, embleme e qytetit”. Padyshim shoqata “Atdhetare-Dukagjini” e ka vlerësuar kohe me pare profesor Ahmet Osen me titullin “Anëtar Nderi” te saje. Ne jemi te nderuar për një personalitet te tille qe kontribuon ne gjirin tone. Urime, jete te gjate e te lumtur. Edhe 100 vjet Ahmet Osja, ne mes miqsh dhe shokësh. Ndërsa vete Ahmeti ne këtë ditëlindje do shprehej: “- Është kënaqësi për secilin nga ne të mblidhemi e të respektojmë njëri-tjetrin, të respektojmë punën tonë disa vjeçare, të “shëtisim” në ditët që tashmë kanë kaluar e të kujtojmë vitet kur rininë e gjithçka tjetër ja falëm fushave e maleve, ja falëm bujqësisë, ja falëm zhvillimit të fshatit, në mënyrën si na detyruan e si ditëm, por një gjë është e sigurt që ne me ndershmëri bëmë më të mirën e mundur”.
Ing. Gjon FIERZA, Specialist ne Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave dhe anëtar i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”

Rikthim në të shkuarën

Një ndër poetët më të shquar të shekullit të kaluar Tomas Eliot e quante veten anglez, pavarësisht se kishte shekuj që familja e tij ishte vendosur në SH.B.A. Ai vendosi të shkonte në Angli për të jetuar gjithë jetën. Se ç’mbetet të mësojmë ne nga ky rast besoj se çdokush arrin ta kuptoj.
Miqtë e vërtetë janë ata që i bashkon jo nevoja, por dëshira. Kështu dëshira e një mësuesi që ka lindur e punuar në Dukagjin dhe dëshira e një të studenti dukagjinas për të parë për herë të parë Dukagjinin u bashkuan bashkë. Udhëtimi ishte i gjatë, por na dha mundësi të sodisnim natyrën e të flisnim për Dukagjinin. Njëri kishte dëshirë të shikonte vendet ku kishte lënë një pjesë të rëndësishme të jetës, tjetri të zbulonte sa më shumë nga rrënjët e tij. Njërin e mundonte ideja e rrënimit të atyre vendeve që kishin humbur shkëlqimin e dikurshëm, tjetrin e mundonte ideja e fajit se pse duhet të vizitoja e admiroja malet e vendeve të botës përpara të mijave. Gjithsesi njeriu mund të ndryshoj rrugën që ka përpara e jo atë që ka lënë pas.
Kur hyn në Dukagjin çdo pjesë e jotja bëhet dukagjinase, sepse çdo mendim e veprim sillet rreth tij e këtu nuk bëjnë përjashtim as edhe një bisedë që zhvillohet gjatë udhëtimit. Dikush me të drejtë mund të thotë se janë bërë shumë artikuj në lidhje me udhëtimet në Dukagjin dhe për ketë arsye besoj se është e tepërt të përshkruajmë natyrën dhe mikpritjen e atyre vendeve. Ia vlen të flasim për gjëra që na ranë në sy dhe reflektuam gjatë udhëtimit.
Identiteti dukagjinas
Edhe pse njeriu lind i lirë, gjithë jetën është i lidhur me zinxhirë. Ishte kjo shprehja e një iluministi si Russo dhe ka një të vërtetë brenda si çdo gjë tjetër relative. Njeriu lind në një vend e kohë të caktuar dhe jeton gjithmonë i kufizuar në këto dy koordinata. Asnjë nga ne nuk zgjedh vendlindjen tonë apo të parëve tanë. Ajo lind me ne siç lind trupi ynë. Dhe kudo, kurdo e sido që të lindë njeriu nuk duhet të ndjehet as fajtor as krenar, sepse kjo nuk është rezultat i zgjedhjes sonë, por fryt i rastësisë apo Zotit sipas besimit të individit. Dhe në një botë globaliste do të kishte vend shprehja: Jam qytetar i botës, rastësisht dukagjinas. Pra Dukagjini është pjesë integrale e përbërjes sime fizike, gjenetetike e shpirtërore. E dashuria për këtë pjesë nuk lind si një kundërpërgjigje ndaj antipatisë së disa njerëzve, por si kusht i domosdoshëm për të dashur veten që të mund të duam të tjerët. Rrugës në Dukagjin të mahnitin ahët e lartë. Dhe kjo është dëshire e thellë e shpirtit njerëzor: Dëshira për të ecur lart e më lart, për të pasur një horizont sa më të gjerë, që të mos rritet në hijen e askujt. Për të realizuar këtë dëshirë universale është e domosdoshme të mbështetemi në rrënjët e forta e të thella. Ja pse ka rëndësi identiteti Dukagjinas në këtë rast.
Lëvizjet demografike
Në Dukagjin ka mbetur një popullsi sipas statistikave afro 11000 banorë, ndërkohë nuk dihet sa është popullsia dukagjinase e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë që është shumë herë me e madhe se popullsia që jeton tani atje. Për të kuptuar këtë lëvizje të madhe demografike duhet parë si një nevojë e qyteteve për tu gjallëruar më një popullsi vitale, por mbi të gjitha si një nevojë e popullsisë së këtyre anëve për kushte më të mira jetese. Për të ilustruar këtë ide marrim një ngjarje para viteve 90’. Një kryetar kooperative nga një zonë e thellë malore shkon për të marrë eksperiencë të re në Universitetin bujqësor në Kamzë. Pas një javë qëndrimi aty, një profesor e pyet mbi përshtypjen e kësaj vizite. Ai përgjigjet: «Më mirë të jetoj si viç këtu sesa të jetoj si kryetar atje ku dielli shihet vetëm katër orë në ditë».
Tre paradokse
Besojmë që është fjala më e përshtatshme për të shprehur atë që shkon në kundërshtim me logjikën tonë të më përparshme. Paradoksi i parë ka të bëjë me sjelljen e njerëzve atje. Kudo që të shkosh njerëzit të përshëndesin me shumë përzemërsi. Takon njerëz më pak se kudo, por ata njerëz që takon nuk të lënë të ndihesh i vetmuar. Diçka krejt e ndryshme me mjediset urbane ku je i rrethuar gjithkund nga njerëzit  e megjithatë njeriu ndjehet për ditë e më i vetmuar.
Paradoksi e dytë i thënë krejt pa doreza ka të bëjë me natyrën e njerëzve atje. Njerëzit atje janë shume herë me të përvujtë e të butë se njerëzit që janë vendosur në periferitë apo qendrat e mëdha urbane.
Paradoksi i tretë lidhet me njerëzit që takon rrugës. Rrugës takon shumë turistë e pjesa më e madhe e tyre janë të huaj. Dhe çka është më interesantja turistët nuk janë mosha të thyera, por të rijnë studentë që vijnë jo vetëm për të parë natyrën, por edhe për ta studiuar atë. Na bëri përshtypje rasti i një student inxhinierie, që kishte ardhur të shihte mundësitë e shfrytëzimit të lumenjve për energji elektrike. Ai u habit si nuk shihte studentë shqiptarë që të studionin florën, faunën, mjedisin gjeografik. Në këtë moment bjeshkët e mrekullueshme të dukeshin të gëzuara se të paktën nuk do të ngeleshin të braktisura në mos ne, të huajt do ti studiojnë e shijojnë këto bukuri.
Në fund dëshirojmë të përshëndesim Shoqatën “Atdhetare-Dukagjini” dhe gazetën e kësaj shoqatë. Sepse me punën tuaj të jashtëzakonshme na bën të ndjehemi për ditë e me krenar për emrin dukagjinas që mbajmë. Ky emër punon për ne  çdo çast ndërsa ne punojmë shumë pak për të. Mbase ky artikull është thjeshtë një larje duarsh tamam si Pilati.
Florenc Buxha
Nikollë Bregu

JO VETËM PARA, POR EDHE KULTURE PRESIM NGA EMIGRANTËT 

Dihet tashmë pesha e madhe e kontributit, që  japin emigrantët në zhvillimin dhe rritjen e nivelit të ekonomisë të vendit tonë. Askush në këto vite kalimtare, nuk ka vuajtur, nuk ka sakrifikuar, sa emigrantët tanë. Duke ëndërruar botën e lirë, punë dhe pagë, qindra e mijëra shqiptarë, kryesisht të rijnë, kontingjenti më aktiv në shoqërinë shqiptare, u përballën me policinë e vendeve ku shkuan, me trafikantë, mashtrues, mafiozë, kriminelë e duke u bërë shpesh pre e tyre, duke përfunduar prapa hekurave të burgjeve, nën dhunën e egër të gardianëve. Shumë u dënuan e u persekutuan, duke mos njohur gjuhën dhe as mbrojtur nga avokatë.
Bijtë e një vendi pa shtet që nuk diti dhe nuk u ndërgjegjësua, tu dilte zot shtetasve të vet, mbetën të pambrojtur përballë dhunës ekstremiste të segmenteve nacionaliste, kryesisht të vendeve fqinj, duke propaganduar dhe nxitur urrejtjen etnike për shqiptarët si njerëz problematikë dhe kontingjente të krimit.
Por edhe përballë sfidash dhe barrierash të shumta, shqiptarët u integruan, u sistemuan në punë e profesione të ndryshme, në shkolla e universitete duke konkurruar si të barabartë me qytetarë shtetesh e kombesh me nivele të larta të kulturës, ekonomisë e qytetarisë.
Me dhjetëra e qindra  bijë dukagjinas, u përfshinë në këtë erozion të madh emigrimi, duke u bërë dhe këta aktorë sfidash për një jetë më të mire, duke përballuar gjithçka për të arritur shpresën dhe shpëtimin. Pak familje dukagjinase janë që nuk e kanë provuar dhimbjen e emigrimit, lotët e ndarjes dhe mallin e bashkimit. Pak kush është, që me djemtë, nipat e mbesat, bashkëshortin, vëllain, mikun, shokun e te tjerë nuk e ndajnë male e dete, oqeane e shtete. Shpesh për arsye të ndryshme, mungesa e tyre në dasme e gëzime, në festa por dhe mërzi, që jeta i sjellë, kanë qenë jo vetëm me muaj por dhe me vite të tëra.
Por nëse shohim zhvillimin, përparimin, rritjen e mirëqenies së dukagjinasve, kontributi i emigrantëve ka qenë absolutisht në masë të madhe. Djersa dhe mundi i tyre është shndërruar në vila, biznese, investime në arsimim, punësim të familjarëve të tyre ku jetojnë. Bijtë e Dukagjinit sot kalojnë lirshëm nëpër aeroporte, porte e dogana të ndryshme të Evropës dhe botës, të pajisur me pasaporta, dokumente të duhura, por dhe duke zotëruar gjuhë të huaja. Makina me targa të ndryshme të huaja, që udhëtojnë dukagjinasit  nëpër rrugët e Atdheut janë të shumta. Ata ndihen të sigurte, e të lumtur jo vetëm në superstrada dhe autostrada, por dhe në rrugët malore për tu ngjitur në Dukagjin, ku kanë lindur, apo ku duan të çmallen me kullat, bjeshkë e vendlindjes  të parëve.
Emigrantët nuk sjellin vetëm para, që janë shumë të domosdoshme për ekonominë e kujtdo. Ata sjellin dhe kulturën e vendeve ku punojnë dhe jetojnë. Komuniteti ynë dukagjinas, nuk ka nevojë vetëm për euro, dollarë, paund e te tjera, por dhe për kulturën angleze, amerikane, italiane, belge, e te tjere. Emigrantët janë ambasadorët tanë, modele të qytetarëve perëndimorë, të cilët sjellin risi të reja, të menduarit për jetën, për punën, për shkollën, për shoqërinë, për shtetin, në familjet dhe mjediset shoqërore  kudo të shkojnë e të pushojnë. Ata e dinë shumë mire, se çfarë duhet të ndryshojmë, si duhet të riformohemi, duke e krahasuar evoluimin dhe zhvillimin e vendeve nga vijnë me ambientin që gjejnë këtu. Koncepti se “ky stan këtë bylmet ka”, se ky vend dhe këta njerëz është zor të ndryshojnë duhet zëvendësuar me veprime konkrete,  që janë në unitet me kohën dhe me zhvillimin e gjithanshëm shoqërorë. Jeta ecën, shoqëria ndryshon e zhvillohet, por atavizma të trashëguara nga e kaluara, si bajraktarizmi, mendjemadhësia, patriarkalizmi, euforia e te tjera, te persona e mjedise të veçanta marrin trajta dhe forma të cilat sjellin regres dhe pengojnë integrimin tonë me kohën dhe kërkesat bashkëkohore.
Emigrantët duhet të bëhen faktorë në forcimin dhe njohjen e normave qytetare, në marrëdhëniet e individit me komunitetin,  në mënyrën e sjelljes, në organizimin e ceremonive të ndryshme ne dasma, festa, mort, takime e te tjerë. Shpenzimet e mëdha në dasma, e në veçanti në mort që bëhen tek ne, zor se i takojnë emigrantë në vendet e tjera ku ata punojnë dhe jetojnë edhe pse niveli ekonomik është shumë më i lartë. Shpenzimet në mort, me dreka, darka e përvjetorë shpesh po kalojnë zakonet e përcjelljes dhe ceremonisë  në mort duke zbehur dhe deformuar respektin dhe dhimbjen për familjarët e humbur. E në shumicën e rasteve, këto shpenzime të mëdha mbulohen me paratë e emigrantëve të fituara me mund e djersë.
Shumë nga emigrantët janë kthyer pranë familjeve të tyre, për të punuar dhe jetuar, të tjerë do të kthehen, dhe shumë të tjerë bëhen gati të ikin. Këto lëvizje sjellin patjetër zhvillim, integrim dhe shpresë. Shpresë për një të ardhme më të mire, shpresë për të qenë qytetarë të lire të Evropës.
Evropa për ne është bërë si ylberi edhe pse na duket afër, ajo na largohet. Ajo ndoshta do ta kuptojë, se nëse nuk “na pret” zor se mund ta zëmë me këta hapa që ne hedhim, në krahasim me ata që ajo na kërkon.
ZEF BARI

GJERGJ KASTRIOTIT ISHTE ATDHETARI MË I MADH I ARBËRISË!

Atmosfera aspak e kandëshme qe na krijuan “liliputet” antihistorian, me keqdashjen apo pa aftësinë e tyne ne përkthimin e historisë se Gjergj Kastriotit te autorit Oliver Schmitit, na shtyn t’i referohemi edhe nji here historisë. Janë shume autore qe kane shkrue për Heroin, qe nga Barleti, Noli, Dhimiter Frangu, e sa e sa te tjerë dhe pa dyshim veprat e tyne kane qene te bazuara mbi fakte. Nuk mund te neglizhoje apo te mohoje askush se Gjergj Kastrioti ishte gjeniu me i madh qe ka nxjerre toka Arbënore, me atdhetari i Arbërisë, vepra e te cilit nuk nderon vetëm kombin dhe racën tone, por mbare Europen dhe mbare Krishterimin.
Keta “historiane”, nji nder akuzat ma absurde qe na e serviren ishte edhe kjo: Gjergj Kastrioti u kthye nga Turqia për te marre gjakun e prindit te tij-Gjon Kastriotit!? Pikërisht për te hedhun poshtë me përbuzje këtë hipoteze bajate, ne kete shkrim po i referohemi Dhimiter Frangut:
Tue i  drejtue nji dite trimave, Gjergj Kastrioti u tha: “Kapedane dhe ushtare trima! Si asht as e re, as e pa pritun pamja qe kam sot para jush. Ashtu si ju kujtonja, ashtu si ju gjeta, stërnipa te thjeshte te një race te vjetër dhe bujare, trima dhe besnike te pa tronditur te vendit dhe te mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani qe mund t’ju hap zemrën time. Ju them pa u mburrur qe sa kam jetua, kam pas gjithmonë ketë mall për Atdhene dhe ketë dëshire për lirinë. Kur me ftuat për ketë vepër nga shërbimi i Sulltanit, kisha ne zemër atë dëshire qe kishit edhe ju. Juve ndoshta ju shkoi ne mendje qe e kisha harruar vendin, dhe nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa te helmuar pa ju dhanë asnjë shprese dhe pa ju tregua asnjë ndjejnë bujare dhe shpirtmadhe. Por, unë sillesha ne atë mënyre, se ashtu e deshtë shpëtimi i juaj dhe i imi, se puna ishte e tille se duhej bere dhe jo thëne, se e shikonja se kishit me tepër nevoje për “Fre” se sa shtyrje. Ju a fsheha planet e mija dhe s’ju a shfaqa dëshirën qe kisha ne zemër aq vite, jo se s’ju kisha besim, jo se s’jua dinja shpirtin, po se ju ishit te paret qe e hodhët zjarrin dhe u futet ne ketë valle; por se puna duhej mejtuar thelle, se duheshin gjetur  mjetet, se duhej zgjedhur koha e mire. Ndryshe do te derdhej gjak me kot dhe përfundimi do t’ ishte një robëri me e keqe se e para. Dhe atëherë çdo shprese për te nesërmen fluturonte; se një pune si kjo niset njëherë mire; dhe n’ mos vafte mbare, rasti dhe mjetet për ta nisur ikun dhe nuk kthen kurrë ma. Prandaj s’ia tregonja planin tim as vehtes sime dhe ruhesha mos me rrëshqiste gjuha dhe me dëgjonin muret.
Ndonëse rronim bashke me shume miq, atdhetare, ndonëse te gjithë kishim një zemër dhe një shpirt, me gjithë ketë asnjë nga këta s’ me kish dëgjuar kurrë te zë ne goje, Atdhene, Lirinë dhe Krishterimin, gjersa erdhi rasti ne betejën e Nishit. Ju me pritet me aq dashuri e gëzim, me suallt aq shërbime te çmuara e te pa numërta, sa me betë me tepër ju robin tuaj se sa unë sjelle lirinë ju. Ketë Mbretëri, ketë Qytet nuk jua dhashë unë, por ju gjeta t’ armatosur, lirinë e kishit kudo, ne kraharorë, ne balle, ne shpata e ne ushta; si gardiane besnike t’ emëruar prej tim et; ju ma vute mbi krye ketë kunore, ju ma dhatë ne dore ketë shpate, ju me betë Zot te kësaj mbretërie, te cilën ma ruajtët me aq bese, me aq kujdes e mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e Perëndisë, qe ta çlirojmë Arbërinë.”
Vetëm antihistorianët dashakeqe dhe nihiliste, kërkojnë te hedhin balte mbi “fenomenin“ qi vetëm kjo toke e bekueme diti ta linde. Vetëm pinjollët e ballabaneve dhe feudaleve qe tradhtuan Arbërinë dhe u hodhën si lavire ne krahët e sulltanëve, kërkojnë te minimizojnë figurën ma te ndritun te të gjitha kohnave, mbrojtësin e Arbrit, mbrojtësin e Europes-Nanes se qytetnimit botnor dhe te krishtnimit. Çuditërisht, janë pikërisht ata konformista te skajshëm te cilët çdo dite “çirren” me thirrjet: E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!” Nga bibliotekat me më fame ne Europe e kemi marre historinë e Gjeniut tone. Do te ishte ne nderin e studiuesve, historianeve dhe përkthyesve, te jene objektiv ne përkthime. Nji shembull model, mbetet eruditi Lek Previzi, i cili përktheu me shume korrektësi “Historia e Skënderbeut”, shkruar  nga Dhimiter Frangu.
Nga Mark Bregu

DY LIBRA NGA PEJA

Dy libra nga Peja, njeri me titull “Rrugëtimi i qëndresës”, me autor Rrahman Jashari dhe tjetri “Zemër e madhe ne Malësi”, me autor Rrahman Jashari dhe Ali Daci, te cilët i shërbejnë edukimit patriotik te brezave, i shërbejnë mos harresës se sakrificat e jashtëzakonshme te shqiptareve te Kosovës, te gjithë shqiptareve ne etni sipas kohërave, për pavarësi dhe liri, se te mos harrosh nuk do te thotë te kthehesh ne te kaluarën, por do te thotë se mbi bazën e se kaluarës te ndërtojmë te ardhmen, mbi bazën e se kaluarës te ndërtojmë urat e vëllazërimit, urat e miqësisë se popujve për te bashkëjetuar, për te jetuar ne paqe.
Kush është Rrahman Jashari?
Rrahman Jashari u lind ne fshatin Staraduran te Burimit, me 6 Dhjetor 1960. Është shkolluar për mësimdhënie te gjuhës shqipe dhe letërsi, ndërsa është marre me aktrim dhe gazetari. Qe nga rinia ka provuar te shkruaj tregime, poezi e tekste dramatike. Dramat e tij janë: “Ura e fshehte”, “Fejesa” dhe disa tekste komedish janë vene ne skene qe nga viti 1981 nga teatrot amatore ne Pejës.
Autori ka shkruar edhe skenarët e filmave “Jetimja” dhe “Mirupafshim atdhe”.
Rrahmani është zedhenesi dhe koordinator i aktiviteteve mes trojeve etnie te Shoqatës se Miqësisë ne mes shqiptareve ne Kosove dhe ne Mal te Zi, e pagëzuar me emrin “Martin Dreshaj”.
Ne librin “Rrugëtimi i qëndresës” përmbledh 12 tregime dhe një drame për fëmije, te gjitha me subjekt nga qëndresa e popullit kosovare dhe veçanërisht te banoreve te Pejës për pavarësi dhe liri.
Ja një pjese e shkëputur nga tregimi “Refugjatet shkojnë e vijnë ne fushën e Gilit”:  “-Eh, moj çupe e vogël ... Ti nuk kupton, ngado qe te hedhe fati, te priftë e mbara. Prindërit do te tregojnë me siguri për ne në Fushën e Gilit, dhe kur kjo kohe e mallkuar te ndryshoje, ti me babin e me familjen tende do te vish këtu. Do te vraposh këndej pa frike dhe do te mbledhësh lule te bukura, - tha mikpritësi dhe sytë iu skuqen. Blerina e vogël dhe gjithë kjo zhvendosje si duket i kujtonte atij ndonjë histori te ngjashme qe ka përjetuar shume vite me pare populli i tij, familja e tij … Kjo është jeta! …”.
Një pjese nga fillimi i librit:
“Linë moj Linë ... ke qene e vogël atëherë dhe babi yt kurrë s’ka qene me ne hall. Një burrë i vjetër, qe tash ndoshta nuk është gjalle, te ka mbajtur ne duar. Fytyrën e kishte te zeze nga vuajtja, por zemrën e kishte te bardhe, po nga vuajtja. Ai te ka mbajtur ne duart e tij te vrazhda. Ti ke qene vetëm gjashte javësh. Ky njeri i mire te ka uruar fat. Te ka uruar te kthehesh ne shtëpinë tende dhe te rritesh e lire ... kurrë mos e harro këtë Linë ...”
Ne librin ”Zemër e madhe ne Malësi“, autoret Rrahman Jashari dhe Ali Daci, jo vetëm paraqesin jetën e heroit Martin Dreshaj, mbi bazën e te cilit është marre motivi për te formuar Shoqatën e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe, dhe te pagëzohet me emrin e tij, por edhe për tu treguar brezave mbi punën e madhe qe është bere për te konkretizuar miqësinë midis njerëzve te një gjaku, dhe qe duhet te behet edhe ne te ardhmen.
Për te kuptuar me ne thellësi objektin e këtij libri, po paraqesim një pjese nga hyrja e këtij libri te bere nga dy autoret:
« Te nderuar lexues, miq e vëllezër kudo ne trojet etnike dhe ne diaspore!
I kemi hyre guximshëm punës për botimin e këtij librit me dëshirën e vetme qe t’i leme gjeneratave dhe kohës një gjurme te aktivitetit te përbashkët te veprimtarive kudo ne Malësi, Dukagjin e Kosove. Ky libër ka bere përpjekje qe frymën e dashurisë dhe bashkimit vëllezërve te një gjaku kudo qe ishin e janë, qe e mbolli ne kohe te katrahurave humanisti e vëllai i te gjithëve Martin Dreshaj, dhe te cilën po përpiqet ti mbaje gjalle sot e gjithë motin shoqata jone. Ne faqet e këtij libri do te zëne vend aktivitetet e zhvilluara ne përpjekje për te lidhur penjte e atdheut. Gjithë aktiviteti i bere dhe kjo vepër letrare e ka qëllimin te lartësoje kujtimin për Martin Dreshaj dhe gjithë ata njerëz te zemrës se madhe ne Dacaj, Rozhaje, ne Malësinë e Plavës e Gucisë dhe ne Malësinë e Hotit e Grudës. Nuk do te shpalosim këtu emra e as angazhime sublime te njerëzve nga trojet etnike shqiptare ne ndihme vëllezërve te tyre ne vështirësi. Titulli « Zemër e madhe ne Malësi » ka simboliken qe flet me shume se dhjetëra faqe librash. Ky libër mëton qe pjesëmarrësve ne aktivitet e ngritjes se urave te reja te vëllazërisë dhe gjithë dashamireve te Shoqatës se Miqësisë Kosove-Malësi e Tuzit « Martin Dreshaj » t’u behet dhurate e çmuar përmes se cilës do te rikujtojnë çaste te bukura ...Faqet e këtij libri do te jene vend i aktiviteteve te përbashkëta. Do te jene vend ku lartësohet zemra e madhe e Malësisë dhe shpirti i bardhe i Martinit dhe gjithë bijve te trojeve etnike qe nderuan kombin kur koha kërkoi angazhimin sublim prej tyre ... »
Zotit Rrahman dhe Ali, ju uroj jete te gjate, krijimtari te tjera dinjitoze ne shërbim te edukimit te brezave te ri dhe te miqësisë ne mes popujve.
Nga Ndue Sanaj

BOTA PO PERULET PARA THIUT

-  F e j t o n -
Botës të mbërthyer nga kriza ekonomike, iu u shtua dhe gripi i derrit. Kjo kafshë, që gjithmonë mendoi vetëm për vete, nuk përbuzi asnjë lloj ushqimi, vetëm e vetëm se si ti trashej qafa. Sot ai po e detyron  botën të mendojë më shumë se për fjalimet e presidentit Obama, se për rrezikun që vjen nga armët bërthamore të Iranit apo Koresë së Veriut, apo bëmat erotike të Berluskonit.
Thiu, kjo kafshë më jetëshkurtër, se çdo kafshë tjetër, kurrë nuk mendoi keq për njerëzimin, por u flijua çdo rast, që të kenë më shumë sallame, proshuta, konserva, bërxolla, e mishi i tij të përdoret i thatë dhe i njomë, në zgarë ose i zierë, në tryeza familjare, bankete me dreka e darka, që nga presidentët e mbretërit, ushtarakët në llogoren e luftës, apo lypsët e hallexhinjtë në rrugëkryqe e semaforë.
Derri nuk u kuptua dhe u nënvleftësua shprehja e tij e përhershme “UH” edhe pse ishte i ngopur, i pa ushqyer, ose para se ta flijonin. Ndoshta i erdhi koha, që bota të kujtohet që edhe derri duhet vlerësuar. Natyra e afroi për nga natyra e organizmi më afër se çdo kafshë tjetër me njeriun. Vetëm nga koka ndryshoi derri nga njeriu, sepse derri nuk i futi telashe trurit të tij, kurse truri i njeriut i nxori telashe vetes dhe derrit gjatë historisë të tij.
Ndoshta në Meksikë duhet të fillonte kjo revoltë në formë gripi, sepse ky vend është konsumator dhe eksportues i madh i mishit të tij. Derri s’pati nevojë të dërgojë ambasador apo përfaqësues nga komuniteti i tij nëpër botë. Ai autorizoi njeriun të pajisur me A H1N1 duke e shpërndarë nëpër botë, më shpejt se rrymat atmosferike, që mbartin me vete rrebeshe dhe stuhi. Njeriu e kreu porosinë e derrit edhe ne ato vende ku emri i derrit nuk përmendet, le pastaj të futet i gjallë, apo i konservuar me asnjë lloj dokumentacioni në asnjë doganë, porte apo aeroporte. Tani bota po ndërgjegjësohet, se derri nuk kapërdihet, aq kollaj sa pula para dy vitesh. Derri ka tjetër peshë dhe me virus të nisur nga vendet e Amerikës së Veriut dhe jo si ai i pulave që vinte nga provincat e Azisë dhe Afrikës.
Kohët e fundit, derri ka marrë informacion, se me pandeminë e tij po abuzohet për konkurrencë e biznes të mishit. Këtë ai e lidh me faktin se mishi dhe nënproduktet e tij, konsumohen normalisht si më parë, me po aq oreks dhe shije, nga miliona e miliarda konsumatorë. Ai është habitur dhe se shoqëri të fuqishme farmaceutike po prodhojnë sasi të mëdha “TAMIFLU”, me përfitime  miliona e miliarda dollarë. Për këtë është shumë i zhgënjyer, se njeriu po shfrytëzon njeriun me emrin e derrit, duke e bërë këtë të fundit ti vijë keq, për çfarë po ndodh në botë me emrin, por edhe me figurën e tij.
Derri ka ngelur i habitur me një vend në juglindje te Ballkanit me emrin Shqipëri. Edhe pse nisi, shumë shtetas shqiptarë, që i takoi nëpër botë, të dërgonin virusin A H1N1 në vendin e tyre. Por asnjë nuk ia kreu detyrën derrit, sepse ky virus nuk bënte fare efekt te këta persona. U desh për të dërguar virusin me tre të huaj, bile dy qenë nga Filipinet e largëta. Në këtë vend nuk kontrollonte njeri në pikat e hyrjes nga toka, deti apo ajri. Vetëm me dyqind tableta “TAMIFLU” kishin në dispozicion për panteminë dhe nga këta njëqind i kishin të skaduar. Nuk ishte problem AH1H1, por preokupimi kryesor ishte KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor, për vota të vjedhura e të dala jashtë përdorimit, ku të gjithë ankimonin për vjedhje nga kundërshtarët, por të gjithë shpallnin vetën të fituar.
Gripi i derrit po përparon me shpejtësi. Media e shkruar dhe elektronike si dhe shëndetësia botërore e lokale  aq shumë po udhëzojnë njerëzit të ruhen nga ky virus, sa të shkretët njerëz nuk dine nga t’ia mbajnë. Në heshtje sikur thonë “hajt, ndoshta këtë vit po kalojmë edhe gripin e derrit”. Ndoshta duhet përgatitur për gripin e qenit, të bufit, të maces e te tjerë, por të na sulmojnë një nga një. Po qese ato bashkohen në koalicion kafshët dhe shpendët, atëherë njeriu duhet menduar mire për tu mbrojtur pa shumë pasoja.
ZEF BARI

VARIANT AKTUAL

Nga prof. as. dr. Zef Gjeta

Përralla e kësulëkuqes
Kësulëkuqja me shportën e saj u nis për tek gjyshja. Tek po mblidhte luleshtrydhe në një kodrinë, pa ujkun me qime të ngritura përpjetë. Ajo u frikësua shumë nga prania e tij dhe i tha:
- Uaaa, ujk! Ç’po bën aty, do të më hash?
Ujku nuk i tha gjë, por iku e u largua në drejtim të pyllit, në punë të vet. Kësulëkuqja vazhdoi rrugën duke mbledhur luleshtrydhe dhe manaferra. Më pas, në rrugën për tek gjyshja, takoi përsëri ujkun me qime dhe veshë të ngritur përpjetë. Pyetja e kësulëkuqes dhe reagimi i ujkut ishin njësoj si në rastin e parë. Kur e takoi për herë të tretë, ujku kishte qimet e veshët përpjetë dhe dhëmbët të skërmitur. E frikësuar pa masë nga kjo pamje e egërsuar e ujkut, Kësulëkuqja i tha:
- Uaaa, ujk! Ç’po bën aty, do të më hash?
- A do të më lësh të lirohem në qejfin tim?! – ia ktheu ujku i mërzitur.

Tre vëllezërit që ndërtonin një kioskë
Tre vëllezër kishin vendosur të punonin së bashku për të ndërtuar një kioskë, diku në qendër të qytetit në mes të një lulishteje. Ata punonin gjithë natën dhe vinte policia me disa zyrtarë të bashkisë ditën dhe ua bënte rrafsh me tokën. Një natë, teksa të tre vëllezërit vazhdonin të punonin, kalon andej një plak. Ata i kërkojnë mendim se si mund ta zgjidhnin këtë situatë në të cilën ndodheshin.
Plaku, si u mendua për një copë herë u tha:
- Një natë duhet të rrini pa ngrënë bukë. Ajo nuse që ka radhën për tu sjellë bukën dërgojeni të flejë më një nga ata me influencë në bashki dhe keni për të parë se kioska juaj ka për të qëndruar në këmbë.
Si zbatuan porosinë e plakut, ata arritën ta ndërtonin kioskën, por dy ditë më pas e prishën vetë. U ngatërruan keq me njëri tjetrin për çështje pronësie dhe të ndarjes së fitimit që siguronin nga xhiroja. Në një mëngjes secili prej vëllezërve rrëmbeu ç’mundi: dërrasat, llamarinat e materiale të tjera. Ashtu me materiale në krah (të cilat i përdorin si provë materiale të kontributit të tyre në ndërtimin e kioskës), bredhin dyerve të gjykatës. Nuk dihet nëse do të jenë me fat të takojnë përsëri plakun për ti kërkuar ndonjë mendim.

Kecat dhe ujku
Pasi shkoi nëna dhia në punë, tek kecat erdhi ujku. Trokiti në derë dhe kecat i kërkuan të nxirrte këmbën tek vrima. Kecat refuzuan t’ia hapnin derën pasi ai e kishte këmbën e zezë. Ujku, nuk e bëri të gjatë por shkoi dhe e ngjeu këmbën e tij në drogë. U kthye edhe një herë tek kecat dhe pasi trokiti, tregoi këmbën e bardhë. Kur e futi këmbën tek vrima, në shenjë dashurie, kecat e lëpinë dhe si pasojë i zuri droga. Në hallakatje e sipër, pasi u droguan, ia hapën derën ujkut. Shumë i kënaqur për rrengun që u punoi kecave, filloi e i hëngri një e nga një. Por, nuk kaloi shumë dhe ujku ngordhi.
Pas ekspertizës u pa se shkaku i kësaj ngordhje kishte qenë mbidoza.

Gjinkalla dhe milingona
Një ditë, gjinkalla e veshur me një peliçe të shtrenjtë, e mbushur me bizhuteri shumë të çmuara, takon milingonën:
Hë moj mike, si të shkojnë punët?
Jam mirë vetë, por dhe punët mirë i kam, - ia kthen milingona që kishte veshur ca rrecka. – Po ti si je?
Përgjithësisht jam e kënaqur me fatin tim. Po kthehem nga pushimet në ishujt e Spanjës, se para tyre u lodha në xhirimet e një filmi në Hollyëood. Tani mendoj të bëj një udhëtim në Francë. Çmendem për kullën Ejfel, Harkun e Triumfit dhe Luverin. Pas kësaj do të kthehem përsëri në xhirime. Pa më thuaj ndonjë gjë për veten!
Ç’të them! Thuajse ajo jetë. Tashmë jam martuar e kam nja 10 fëmijë. Jetojmë në një hyrje të ngushtë. Im shoq dhe unë bëjmë nga dy punë, ndryshe nuk përballohet jeta...
Unë u gëzova shumë që të takova pas kaq vjetësh. Po pate nevojë për mua, mos nguro të më thuash.
Ti sikur do të shkoje në Francë?!
Po, nisem pas dy orësh.
Atëherë po të kërkoj një nder. Të lutem të takosh atë budallanë La Fonten e thuaj të thyejë qafën me gjithë ato pallavrat e tij idealiste...

I NDERUAR LEXUES!

Duke filluar nga ky numër, gazeta “Dukagjini” do te fillojë te botojë pjesë-pjesë krijimtarinë letrare te autoreve dukagjinas. Fillimisht, do të botojmë madrigalin “Dranja” te autorit Martin Camaj, e thëne ndryshe “Mbi fatin e një frymori te papërsosur”.
Martin Camaj, 84 vjet me pare, me 21 Korrik 1925 ka lindur ne fshatin Telum, te komunës Temal. Ish presidenti Alfred Moisiu nuk gjeti “kohen” për te firmosur dekorimin e Tij dhe presidenti aktual, Bamir Topi, nuk e gjene kohen për te nderuar këtë personalitet te larte te Kombit Shqiptar me Urdhrin “Nderi i Kombit”, në këtë përvjetor të lindjes së tij. Ne, më mundësitë tona modeste, po bëjmë përpjekje ta nderojmë duke filluar botimin e një pjese të veprës së tij ne gazetën “Dukagjini”.

Kane thëne për Martin Camaj:
Lexuesi ktu nuk gjen interpretime. Lirika Camaj asht tepër shum-shtresore qe te merret me përcaktime ose mënyra përdorimi dhe atë e mërzite, simbas atyne qe me ka thane e qe vete ka shkrue, çdolloj “spekulimi” sidomos rreth gjoja një përmbajtje politike te vargjeve te tij”.
Hans Jochim Lanksch
Parathenie e vellimit poetik Gedichte

Martin Camaj ishte nder shqiptare qe, fare herët, hynte i vetëm fillikat ne ndërtesën e madhe te familjes europiane. Me kambët ne Perëndim e mendjen ne Lindje, ai kishte përjetue dramën dërrmuese te përkatësisë tek dy te kundërta njiheri
Primo Shllaku
Nje Uliks qe s’mbrriti kurr ne Itake, fq. 198

Ne “djegën“ e tij (Martinit) për tu kthyer ne vendlindje, ai asht plotësisht nji Uliks. Ne vethetimin e brengen për “gjoja” fajet e tij ndaj saj i përngjet nji Efialti. Ne dënimin e përjetshëm me krijue pa marre kurr përgjigjen ndaj atyne qe ai i quan te “tjerë” afrohet me Sizifin. Ne marrëdhënien e vet me nanën, te cilën e ka ndrydhe thelle “nen njiqind lëkura” na kujton Edipin. Vonesa e njohjes se veprës se tij prej “atyne qe flasin si unë” i dhanë jetës se tij njifarëlloj vetmjaftushmenie dhe ndeshim Narcizin. Por ai nuk ishte Uliks sepse nuk u kthye kurr ne Itake: por ai nuk ishte Efialt sepse vetëm kishte zgjedhe lirinë e vet: por ai nuk ishte Sifiz sepse ai krijonte Poezinë dhe ajo s’mund te ishte guri qe rrokulliste Sifizin monotonisht e përjetësisht deri ne maje te kodrës: por ai s’ishte Edip sepse mbeti “i virgjen” e kurr nuk ra ne flligshti: por ai s’ishte Nerciz se kurr nuk ra ne dashuni me vetveten e nji jete i lypi “pasqyrat”.
Primo Shllaku
Nji Uliks qe s’ mbrriti kurr ne Itake, fq. 59

Përgatiti Lezer Kodra
DRANJA
-madrigale-

Martin Camaj
Si doli emni prej gurit
Ata që presin barin me drapij dhe kosa të shkurta, posaçe për livadhe me gur në bjeshkën e Cukalit, janë njerëz të heshtun dhe vetëm në dukje të qete: dhimba u bren kocat natën e i kap si në mëngjes në muskuj e gjymtyrë kur sjellin së pari rreptas hekurin në bar. Në parzmin e leshtë u fshehet frika e gjarprit që pret tue njehë në ritëm afrimin e krismës së drapnit në tërfojë. Mbledhësit e barit flejnë në vapën e ditës mbështetë për trungun e ahut nën hije e shohin andrra syçelë.
Ma i riu i zgjoi njëherë e u tregoi atë që kishte gjetë, diçka të gdhendun, gungë e madhe ngjyrë ashti, rrashtën e breshkës e mbi atë gjarprin dredha-dredha, gjithçka të bamun gurë! Mire-thanë ata-na e dimë qëmoti se nema e Orëve ndërron në shkamb çdo gja, edhe bariun me tufe përpara, po puna ashte: si erdhi breshka deri këtu, kaq nalt?
Njeni sish shpjegoi me buzë në gaz: “Unë kam helm në gjak se gjarpni më zuni tri herë, andaj unë di në këtë mes pakëz ma tepër se ju, Breshka-tha ai- e pruni deri këtu në shpine gjarpnin. Shikoni, si janë të ngrimë më një si të mos ishin dy frymorë! Si pela ime, Dranja, e unë mbi të kaluer.”
Mandej folësi mori briskun e me maje ia shkoqi gjarpnin breshkës nga rrashta mbi të cilën gërresa dredha-dredha, si ravë që përshkon gjysmën e globit.
Dranja, e quejtën njëzani ata breshkën ne gurë, pa gjarpën.
---------------------
Njehe – numrue,
Nemë/a – mallkim,
Gërresë/a – gërvishtje, por edhe vegël për kryerje, gërvishtje,
Ravë/a – gjurmë, vijë.

Skotë me troje të veta
Gjithkah merr visi i vutë bri Drinit poshtë, deri aty ku mbërrin fryma e paturbulleshme e detit që këndell bimësinë mesdhetare, fikun, shegën e butë e pjepnin lëpushë-gjanë, janë troje breshke. Aty e nalt, gjithkah merr syni deri ne bjeshkë e maje janë prona te hueja, dhè u ujkut me fulqij si dana dhe zgur-përgjakun.
Skotës së breshkës i kandet rrafshi pjellor, po ma tepër kodrina e veshun në lis e çubë hijedendur, shatorr mbi krye, si për vapë e përshtatun në verë, ashtu në vjeshtë kur barku i rritet e i bahet rrëshiq i pangopshëm, i adnshëm për dardha të egra, të ndulkuni mirë e mirë në dushk, mëndafsh për Dranjen gojëplake. Po atje breshkat e gëzojnë idilin dashnor e çelin bij e bija kur zemra u dridhet nga rigu i vokët i shiut mbi gjethe.
E kjo do të thotë shume për natyrën e saj që gjeti masën e drejtë për ta nda vendin tim lik përgjysmë me ujkun e egër, ai nalt ndër karpa, pisha me akull e borë, dhe Dranja poshtë, pakëz mbi rrafsh!
Por ajo tue hjekë dorë nga bjeshka humbi edhe voli tjera të rralla në jetë si, për shembull, një herë me u ndeshë ballë për ballë me një zog bore.
---------------------
I vutë – u ulët, i sheshtë,
Këndelli – gjallnon, përterinë,
Fulqi/a – nofullë,
Zgur/a – zgavër, golle,
I kandet – i pëlqen,
Çubë/a – kaçubë,
Shator – çadër,
Rrëshiq/i – lloj qesje prej lëkurës së dhisë, përdoret edhe për mbajtje vaji, vene, e te tjera,
Të ndulkuna – të ngjeshuna, te ngulituna,
Karpa – shkamb, shkrep,
Lik – drejt, pikërisht.

Në mitologjinë popullore
Në mitologjinë popullore Dranja ka nam të keq. Në një përrallë ajo na del pula e dreqit, me shtrigën kaluer  mbi shpinë. Dikund tjetër tregohet  se ajo kur e pau të huejin tue ardhë për mik me bujtë, hoqi vorbën me mish prej zjarmit për të mos e ngranë me atë.
Natën i erdhi û, u çue dhe e hangri mishin vetëm dhe Perëndia për ndëshkim ia ngjiti vegshin në shpinë. Në mëngjes e zuni turpi, dhe shi për këtë tashti sa e sheh një të huej, marrohet e ngreh kokën nën rashtë.
Po arsyeja e gjithë këtij zhgarkimi do lypë ne parahistorinë e racës, ne marrëdhëniet mes njeriut veshë në lëkurë dhe asaj me asht të fortë si guri dhe kryesisht në ndamje kufijsh e pronash. Apo-dhe kjo duket shumë afër mendësh-shkaku i përçmimit të breshkës ndër njerëz mund të rrjedhë edhe nga misteri i natyrës së ndërmjeme e i sjelljeve të posaçme të saj.
Për shembull ajo nuk pranon lajka, nuk zbutet porsi arusha, as egërsohet për ndonjë te padrejtë si gjarpni. Shpinën e ka te rrùzullt dhe po qe se insekti i lodhun në vjeshtë mundohet me u kacavare mbi atë, rrëshqet e bie përtokë.
Por gjithë këto rrethana nuk e lirojnë breshkën prej zanit të keq si parazite, e për ma tepër dritë-shkurtër dhe e lanun mbasdore gjithsesi. Mjafton me thanë se ajo motmoti i njeh dy stinë: dimën dhe verë!
---------------------
Û – uri,
Shi – pikërisht,
Marrohet – e zë turpi,
Të rruzullt – të rrumbullakët, globine.

Te kambët e kryezotit
Im atë, plak për një djalë si unë aq fëmijë më prini ma së pari me lanë lugajën tonë në shmang për te kërkue dhena të reja e gjithfarësh. Mbas gjashtë orësh buzë Drinit, nalt e poshtë, mbërrimë të dy në katundin Shllin, salina e lashtë romane.
Përpara derdhjes se Drinit shkambijve pingul, shkumë e bardhë si flokët e tim et në erë, mbeta i shtangun në vend: aq madhështi te fuqishme s’do të ndesh kurrë ma në këtë jetë!
Ndërsa ai pranë votrës së huej merrte e u tregonte burrave mikpritës e grave veshë-mprehta në kambë ngjarje për mrékull trimnie, tue u çue tash e parë prej vendit deri në trenë imë atë sa lis me rremba, ika me moshatarë me pa për të parën herë breshka në dushkaje.
Atje zbulova si pahiri mes shoqesh edhe Dranjen e vogël sa kryet e një luge druni. Nga kjo ditë më ndoq ajo hije përmbas, roje frymë-mirë e dheut të rrepijtë pranë Lumit te Madh, prore ne naltësinë e shputës se kambës, kudo që shkova.
Derisa mbas gjithë asaj rruge në kohë që bana vetëm m’u shfaq edhe te kambët e një kryezoti mesjetar në një pikture voji në galerinë e përmendun gjithkund në botë. Edhe në pëlhurë ajo kishte në shpinë tri ngjyra të ylberit të lumit nën Shllinë.
----------------------------
Lugaje/a – hapësinë e gjanë dhe e hapët, luginë,
Mrekull – bëma,
Trenë – trarë,
Të rrëpijtë – të pjerrtë,
Prore – gjithnji, orë e çast,
Tim et – tim atë.

Shatzanë
Me tru kaq të vogël Dranja, sikur vehej me arsyetue tue ia përngja njeriut, të thomi me njehë, do të njehte  ma së pari muejt e vjetit për së  mbrashpti.
Mbas zgjimit në pranverë, mbasi ajo përpjeku shtatin për blerim, ndjeu pjellorinë e shpendit në rropulli. I kishte mërdhazë pakëz lëkura e ashpër në qafë si ta kishte therë bleta.
Para sysh iu mbështollën valë-valë linjat e bardha, qitë me u terë në gardh; dhe purrizat, insekte shpendi, prej ngrohësisë së diellit iu ngjallën ndër leqet e këmbëve si me qenë ato nën pupla.
Ishte e para ditë me vapë e motmotit, dhe Dranja mashtrohej në kokën e vet të vogël se mjellàza e ndritun e rrezeve përpara  i dalka prej barkut.
-------------------
Njehë – numërue,
Rropulli – përmbrendëse, mbeturina, rraqe pa vlerë, pështjellim, 
Purriz/i – puçër e vockël, e zhveshun.
Mërllazë/a – mërdhijë,
Mërdhasë – pamje, pluhur bore.

Ndërdyzash si të huej mbi dhè
Breshka Dranje gëzon jetën e shkurte të andjes mes vjeshtës e dimnit, jo si grethi za-shtjerrun që ngopet me mushtin dehës të rrushit për ta mbylle gjallnesën si në jerm ashtu si burrat e ngrimë në borë në Qetën e Berishës, përmbas Cukalit.
Dranja thith prej kungullit të tretun nën arë pakëz lang dhe lëpihet mandej si plakë pa dhambë tue shtypë fashollin e mjaltit. Vetvetiu tregon pa të keq mes buzëve të bymueme gjuhën e kuqe.
Dikush fishkëllon ndër gur, dhe ai mund të jetë vetëm gjarpni në kllapi tue u nxe në diell as me qenë rrezja ndër larat e shpinës mëkati i parë, kënaqja  ma e fshehtë. Ai mund të jetë vetëm gjarpni!
Në anën e lindjes skuqet bora mbi kreshta dhe në tjetrën mbi det lëverdhet reja e shprishun si dromëza kulloshtre e asaj dite të mirë. Tash unë dhe Dranja këqyremi ballë për ballë kokërr ndër sy, të dy të ngimë, por ndërdyzash si të huej mbi dhè nga se asnjeri nuk di kah me ia mbajtë përpara territ, në lindje apo në perëndim?
---------------------------------------------
Jerm/i – kllapi, marramendje,
Fasholl/i – hoje mjalti, pite mjalti,
Lëverdhet – zverdhon,
Dromëz/a – dreckë, thërrime,
Kulloshtër/a – qumështi i parë i bagëtive që sapo pjellin,
Ngimë – ngopun.
ATDHETARI NDUE FTONI!
Nga Ndue Sanaj
Dite e Merkur, date 15 Korrik 2009!
Çfarë na kujton kjo date?!
A, po! Ne vëmendjen e secilit dukagjinas është e ngulitur thelle se, muaji Korrik është muaji me kulmor i luftës për liri, i luftës kundër pushtuesit shekullor, atij otoman dhe kundër pushtueseve te rinj, atij malazeze. Ne muajin Korrik 1910, 99 vjet me pare, dukagjinasit ne vendin e quajtur qafa e Agrit, thyen ushtrinë osmane te drejtuar nga pashai me i fuqishëm i asaj periudhe i quajtur Shefqet Turgut Pasha, ushtri e cila u thye për here te pare ne trojet e Dukagjinit pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, data simbolike e se cilës është 10 Korriku 1910. Ne muajin Korrik 1915, 94 vjet me pare, ne mes dukagjinasve dhe forcave te armatosura malazeze u zhvilluan veprime luftarake për jete a vdekje për te mbrojtur lirinë, ne vendin e quajtur fshati Plan-Gjuraj dhe data simbolike përkujtimore e gjakut te derdhur te 104 luftëtarë dukagjinas, është data 15 Korrik e çdo viti ne Qeresh, ne te cilën u vra dhe fatosi i pavarësisë dhe lirisë dukagjinase dhe shqiptare, Mehmet Shpendi.
Ne këtë date historike, do te mbetet ne vëmendjen e dukagjinasve e ngulitur thelle, edhe 5-vjetori i lindjes se Rolandos, djalit te Ndue Ftonit, i cili është gjak prej gjaku i atyre 104 luftëtarëve dukagjinas, qe derdhen gjakun për këtë vend i quajtur Shqipëri, për ketë truall i quajtur Dukagjin. Këtë ngjarje dhe heroizmin e tyre, me mjaft emocione na sollën ne këtë dite këngëtaret e mirënjohur te Veriut te Shqipërisë, Ndue Shytani dhe Fran Kodra.

Kush është Ndue Ftoni?

Ndue Ftoni është një djalë prej fshatit Ndreaj te komunës se Shoshit, me banim ne Miçigan te SHBA. Ai u rrite duke thithur ajrin e freskët te bjeshkëve te Dukagjinit, Ai u rrite duke mos ia fshehur gjoksin erës se Veriut dhe as diellit te nxehte, Ai u rrit duke e zbuluar çdo dite, çdo vit dhe çdo dekade veten para njerëzve nëpërmjet punës kudo qe iu dha mundësia te punoje ne Shqipëri dhe jashtë saj, edhe atje ne Miçigan te SHBA, sepse vetëm kështu plotësohet kuadri i njeriut dhe Ai deri tani e ka plotësuar miri.
Natyralist anglez, Kahlil Gibran, theksonte: “Natyra po na pret me krah hapur, duke na ftuar te gëzojmë bukuritë e saj, por ne na ka futur friken qetësia e saj dhe vrapojmë ne qytetet e zhurmshme” Natyra e jone ishte e mrekullueshme dhe ne na mrekulloi, e egër dhe ne na beri me te vrazhde e me burrërorë, e dashur dhe ne na beri me te ëmbël, punëtore dhe ne na beri te jemi me punëtorë dhe te mbijetojmë ne te ... Ajo na siguroj gjithçka, sa ne, me breza te tere mbijetuam ne te me shekuj. Por kjo natyre ishte e qete dhe qetësia e saj donim apo s’donim ne, te frikësonte ne gjithë jetën tone aq sa shpesh donim te largoheshim prej saj, por jo kurdoherë na u krijuan shanset për tu larguar prej kësaj frike. Ajo erdhi vetëm një here, por e plote. Vetëm pas vitit 1990, kur filloi Demokracia. E ne, u vërsulem, si i thonë një fjale nga sytë këmbët për te jetuar me mire dhe për te zënë sa me shpejte kohen e humbur.
Kështu ndodhi edhe me Ndue Ftonin! Ai është ne Miçigan te SHBA qe prej 13 vjetësh. Ai e ka kuptuar dhe e ka bere te veten konceptin, se: Liria materiale e liria shpirtërore janë te lidhura njëra me tjetrën ne unitet te plote, se qytetërimi njeh njërës te lire, sepse vetëm me njerëz te lire arrihet civilizimi i shoqërisë, arrihet emancipimi i shoqërisë, krijohet shoqëria e hapur ne themel te cilit janë vlerat e individit.
Ai për këtë thotë: “Zogu kur del nga koteci ikën larg. Pra ika larg, ne SHBA, ne shtetin e Miçiganit, me 26 Maj 1996 për një jete me te mire, pa e kuptuar se ushqimin kryesor për njeriun e lash prapa, i cili është vendlindja e jote, njerëzit e dashur te tu me te cilët kalova 40 vite jete. Atje shkova me “duar ne xhepa”, vetëm, pa familje, atje ne Amerike ku është demokracia me e madhe ne bote, por edhe kapitalizmi me i egër ne bote. Mu dha mundësia ti preku me dore dhe prej tyre jo te vuaj pak.
Mbas tre viteve përpjekje te jashtëzakonshme, me 15 Maj 1999 arrita te bashkohem ne Amerike me familjen, me grua dhe fëmijte-4 vajzat. Ky moment ishte gëzimi me i madh ne jetën time. Me vone mu dha mundësia te marre me veti: vëllain-Mehillin me familje, nipin me familje. Ne Amerike  u bëra një familje e madhe dhe atdhetare, një jete plotësisht e re. Atje u binda se te asnjë kombësi ne bote, sa do e emancipuar te jete, nuk mund te gjesh mbështetje e ngrohtësi me te madhe se tek njerëzit e tu.
Ne Amerike, ne qofte se nuk punon me guxim për te ecur përpara, nuk mund te përballosh jetën, del ne rruge te madhe dhe nuk merret kush me ty!  Duke u bere pjese e këtyre kushteve, mora guximin për te ecur përpara! Duke pasur besimin e madh te Zoti, ne muajin Nëntor te atij vitit, ne vitin 1999, fillova një biznes: Kontraktor midis disa biznesmenëve shqiptare dhe një kompanie amerikane për furnizimin e lokaleve. Ne vitin 2006 fillova një biznes te dyte, atë te përpunimit te mishit, ne te cilin kam te punësuar 23 punëtorë. Me këtë rast mu dha mundësia edhe për te sponsorizuar medien shqiptare ne Amerike, gazetën, radion dhe televizorin; shoqatën “Dukagjini” ne Miçigan qe isha dhe themeluesi i saj; shoqatën “Atdhetare-Dukagjini” ne Shkodër, gazetën “Dukagjini”-periodik i kësaj shoqate, si dhe për botimin e librit “Dukagjini ynë” te autoreve Prele Milani dhe Lazer Kodra.
Ne Amerike, me fali Zoti një djalë-Rolandon. Gëzim shume i madh dhe pse kisha 4- vajza si drita. Mendova për te celebruar 5 vjetorin e lindjes se tij ne Shkodër, këtu midis vëllezërve dhe motrave, shokëve dhe miqve te mije, duke pasur parasysh se vetëm Shqipëria është vendi i im dhe këtu janë njerëzit e mije, ku mendja dhe shpirti rrinë gjithmonë. Është detyra e jone qe fëmijëve tu leme ato tradite qe te paret tanë na e kane trashëguar brez pas brezi, veçanërisht gjuhen dhe atdhedashurinë, qe nuk mund ti gjejmë kurrkund ne bote.

Festë!
Oooo moreeee!-Oooo moreeee, çfarë është kushtrimi? Oooo moreeee ka ardhe Ndue Ftoni nga Amerika për te festuat 5-vjetorin e lindjes se djalit te tij-Rolandos, ne qytetin Shkodër! Ne bar-restorant “Endnargen”, ne Shkodër është feste e vërtetë! Ai është mbushur plote e për plote me bije dhe bija te Dukagjinit. Një pjese marrje e jashtëzakonshëm, nga e gjithë zona e Dukagjinit, veçanërisht nga fshatrat e komunës se Shoshit. Ne këtë gëzim merrnin pjese edhe banore te Miçiganit, si Pëllumb Kulla, Sekretari i Shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan, menaxheri i Kompanisë “FTONI” ne Miçigan, e te tjerë, te ardhur për te vetmin qellim, qe te merrnin pjese ne gëzimin e Ndue Ftonit. Këtij banketi i dha një gëzim te veçante pjesëmarrja: e Konsullit te Nderit te RSH ne Miçigan, biznesmenit shqiptar nder me te suksesshmit ne SHBA, zotit Ekrem Bardha; Konsullit te Nderit i Republikës se Austrisë ne Shkodër, biznesmen nder me te suksesshmit ne Shkodër, zoti Gjergj Leqejza; Drejtori i TVSH ne Miçigan, zoti Gani Vila, Drejtori i Policisë se Qarkut te Tiranes, zoti Tonin Vocaj, e te tjerë personalitete dhe figura te nderuara ne qytetin Shkodër
Festa filloi me këngën tradicionale te zonës se Dukagjinit, me atë te “majëkrahut”. Këngë, e cila solli ne kujtese tone thirrjet për kushtrim lufte ne mbrojtje te trojeve shekullore te Dukagjinit dhe te tere Malësisë. Edhe ne këtë rast ishte një thirrje për kushtrim. Kushtrim për te ruajtur traditat patriotike dhe liridashëse ne konceptin e kohës. Festes i dha gjallëri orkestra dhe këngëtaret me emër, si: Hana Nikepalekaj, Zef Beka, Ndue Shytani, Fran Kodra, e te tjerë. Pjesëmarrësi ne këtë gëzim, Drejtori i Drejtorisë se Emigracionit ne MPJRSH, këngëtari Sherif Merdani, me këngët e muzikës se lehte, veçanërisht me këngën “Fqinjët“ dhe “Nena“, e ndezi sallën, vallëzim por edhe lot na solli ky këngëtar i madh i muzikës se lehte. Pse lot? Sherif Merdani, tha: Rolandoja sot mbush 5 vjet dhe e uroj te behet 100 vjet; ndërsa unë sot mbushi 20 vjet qe kam dale nga burgu komunist.
Njerëzit nuk mund te ndalen ne vend, as te ecin vetëm. Ata bashkohen ne grup, se vetëm bashke mund te bëjnë diçka. Ndue Ftoni vjen nga Miçigani për te festuar ne grup, me grupin e bashkatdhetarëve dhe miqve te tij.
Ai, vjen nga SHBA, për ta festuar ne Shkodër, se tek ky njeri janë te mishëruara shume cilësi, por ne mënyrë te veçante është e mishëruar ndjenja patriotike. Ai, me këtë feste ne Shkodër te filmuar, djali kur te rritet dhe te kuptoje me shume dhe do te pyes me shume! Ne mes te tjerave një dite do ti thotë babës dhe nënës: Nga jam? Pse ajo ditëlindje nuk me është festuar ne vendin e lindjes, ne Sterling te Miçiganit?! Prindërit e Rolandit nuk do te gjenden ngushte. Ata me shume krenari do t’i thonë: Vërtete, ke lindur ne Sterling, por vendi i yt është Shqipëria, qyteti është Shkodra, zona është Dukagjini, komuna është Shoshi dhe fshati quhet Ndreaj. Ne këtë fshat kane lindur baba, gjyshi dhe te gjithë te paret e tu, atje kane punuar për te mbijetuar ne çdo kohe, atje kane luftuar për te mbrojtur lirinë, atje është luftuar me turk e me shkja, për jete a vdekje, për te vetmen arsye qe te jetonim te lire. Ti je dhe do te jesh krenar për prejardhjen tende.
Ne këtë gëzim përshëndeten shume te afërm te Ndue Ftonit, te cilët i uruan djalin me urimin tradicional: u befte 100-vjeç, por shprehen dhe kënaqësinë qe njeriu i tyre i bashkoi jo vetëm për ditëlindjen e djalit si një qellim ne vetvete, por mbi te gjitha për te gëzuar ne mes atyre njerëzve qe është lindur, rritur, burrëruar, ne mes atyre qe ka ndare te mirën dhe te keqen, por gjithnjë guximtar, ballëhapur, me kurajë dhe me besim për te ardhmen. Pra me këta duhet te gëzoje dhe te ndaj edhe ketë gëzim te jashtëzakonshëm, festen e ditëlindjes se djalit te vetëm, pas katër vajzave te mrekullueshme.
Përshëndeti edhe Ekrem Bardha, i cili ne mes te tjerave tha: Unë, Ndue Ftonin nuk e njoha thjeshte si një emigrant shqiptare, se te tille ka shume dhe te gjithë i respektoj. Por si një aktivist, si një guximtar, si një njeri me vizion për te ardhmen, si një dashamires dhe human, dhe këto cilësi e bene qe bashke me Pëllumb Kullën, një tjetër dukagjinas i jashtëzakonshëm, bashkuan dukagjinasit ne shoqatën me emrin “Dukagjini”, e cila ka bere qe komuniteti dukagjinas ne Miçigan dhe ne Amerike sot te njihet si një komunitet punëtor dhe atdhetar. Jo vetëm kaq, e njoha dhe si një biznesmen te suksesshëm ne Miçigan, i cili është shembull ne rajonin tone, ne mes emigranteve te tjerë. Nuk mundet një njeri i zakonshëm, sa do pasuri te ketë, te vije ne vendlindjen e vete, ne mes bashkëfshatareve te tij, te afërmeve, miq dhe shokësh te festoje 5-vjetorin e lindjes se djalit, Rolandos, pa pasur tre virtyte te larta qe unë i konsideroj një pasuri te pazëvendësueshme, si: atdhetarizmin, dashurinë dhe vullnetin. Këto e bene qe Ndue Ftoni te na bashkoje dhe ne te jemi se bashku. Unë e konsideroj veten midis dukagjinasve qe kanë bere emër brez pas brezi ne historinë e Shqipërisë, prej te cilëve kemi se çfarë te marrim dhe ta ruajmë si gjene me te shenjte. Prandaj shëndetin e çoj për këto vlera te Ndue Ftonit, për djalin qe ti behet 100 vjeç, për ju qe duke qene shoke dhe miq te Ndues, jeni dhe miqtë dhe shokët e mi. Te paçim Ndue Ftoni! Gezuar!
Përshëndeti dhe Konsulli i Nderit i Republikës se  Austrisë ne Shkodër, zoti Gjergj Leqejza, i cili ne mes te tjerave theksoj: Unë e ndjeje veten krenar qe jam pjese e këtij banketi gëzimi, e gëzimit ne 5-vjetorin e lindjes te Rolandos, djalit te Ndue Ftonit. Duke dëgjuar zotin Ekrem Bardha, qe shprehu konsiderata te jashtëzakonshme ne adrese te Ndue Ftonit, emocionohem dhe me rritet krenaria, respekti dhe dashuria për mikun tone, mikun tim Ndue Ftoni. Ne, dukagjinasit, bëjmë përpjekje qe kudo e ne çdo rrethane te gjejmë vetveten, te kontribuojmë ne mjediset përkatëse. Edhe kjo qe beri Ndue Ftoni sot, qe na bashkoj është një vlere, qe jo kushdo e ka këtë vlere. Duke e mbyllur, them: Ndue Ftoni, te jesh faqebardhe, djali tu befte 100 – vjeç. Te paçim!
Përshëndeti edhe Sekretari i Shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan-Pëllumb Kulla, i cili ne mes te tjerave theksoi: “... Sot, festojmë  5vjetorin  e ditëlindjes se djalit te Ndue Ftonit-Rolandos. Nga Detroiti ishim te ftuar   shume persona te  njohur ne komunitetin Shqiptar te Miçiganit dhe një pjese prej tyre jemi ne këtë feste, por ne mënyrë te veçante, me lejoni te prezantoj: zotin Ekrem   Bardha-Konsulli i Nderit i R SH ne  Miçigan, biznesmen i njohur i diasporës Shqiptare ne SH B A, personi i lidhjes se komunitetit Shqiptare dhe i çështjes  Shqiptare  ne Amerike, i cili me pjesëmarrjen e tij ne këtë ceremoni, nderon jo vetëm Ndue Ftonin dhe familjen e tij, por te gjithë pjesëmarrësit ne këtë ceremoni, te gjithë komunitetin dukagjinas. Ne emrin tuaj, i uroj mirëseardhjen dhe qofte faqebardhe.
Zhvillimi i kësaj ceremonie ne Shkodër,  kishte qellim kryesore  bashkimin  e pjesëtarëve te familjes Ftoni, miq, shoke dhe dashamires, bashkëvendës e te tjerë. Ardhja ne Shkodër ka shume vlera, ne mes te cilave me kryesoret janë: Ruajtja e traditës pozitive dhe bashkimin e njerëzve pavarësisht nga bindjet dhe mentalitet e secilit. Kjo ceremoni është një ure lidhëse  ne mes komunitetit tone  dukagjinas, ne mes miqve dhe shokëve  tone ne Shkodër dhe  kudo.
Uroje nga zemra djalin e Ndue  Ftonit, Ronaldon  qe te mbushin edhe  100  vjet te tjera, te behet i lumtur dhe i suksesshëm ne jete”.

***
Me një grup pjesëmarrës ne këtë feste, gëzimi vijoj me tej. Me zotin Ekrem Bardha, Gani Vila, Gjergj Leqejza, Tonin Vocaj, Ndue Ftoni, Pellumb Kulla, e te tjerë, ne bar-restorant “Idromeno” pimë një kafe dhe ne te njëjtën kohe u shkëmbyen mendime te ndryshme dhe urime, veçanërisht ndaj zotit Ekrem Bardha dhe me miqve e tij te ardhur nga Amerika enkas për këtë gëzim te Ndue Ftonit.
Pastaj, grupi u nis për tek Qendra Industriale e qytetit Shkodër! U ndal tek biznesi i zotit Gjergj Leqejza, tek “SHQIPERIA TRIKOT”-sh.p.k. Një biznes i jashtëzakonshëm, çdo gjë e nivelit bashkëkohor. Nëpërmjet këtij biznesi u pa qarte se po te punohet me vullnet gjithçka arrihet. Ekrem Bardha u shpreh: “Te lumtë, se këtë biznes radhe e gjene ne vendet e tjera, qofte dhe ne SHBA. U impresionova për punën qe bëni, një pune dhe biznes e nivelit bashkëkohor qe keni. Ju lumtë. Gjithçka u filmua, u bën intervista, me qellim qe këto arritje te publikohen nëpërmjet TV Shqiptar ne Miçigan”.
Me kaq u mbyll kjo dite e Merkur date 15korrik 2009, e cila ishte shume mbrese lërese!

Ne mbyllje te kësaj feste!
Edhe, unë, autori i kësaj kronike, nuk mundem te rri pa thëne një mendim, i cili është: “Lufta me e tmerrshme është ajo qe vjen nga egoizmi, nga urrejtja natyrale ndaj te tjerëve, e drejtuar tashme jo kundër te huajve, por kundër bashkëqytetarit, kundër shokut”. Me këtë feste, Ndue Ftoni na dha te gjithëve një mësim shume te madh! Na dha mësimin e bashkimit, se mjaft kemi ecur te ndare, se mjaft kemi luftuar njeri tjetrin ne interes te njërit apo te tjetrit, dhe jo ne pak raste ne interes te njërit apo tjetrit pushtues, se vetëm te bashkuar do te na njohin te tjerët me mire, do te na respektojnë me mire dhe do te zëmë me mire vendin qe na takon. Ne te njëjtën kohe dua ti jap edhe tre urime: Se pari, Ndue Ftoni, te jesh faqebardhe, vlerat tua atdhetare, bujare e fisnike mos tu shterofshin brez pas brezi. Se dyti, Rolandoja, djali tu befte 100 vjeç me gjithçka ti doje zemra, u befte me vëlla. Se treti, dua qe ne jetën e Rolandos te mbizotëroje urtësia dhe për këtë po citoj njërin nder hartuesit kryesor te deklaratës se Pavarësisë se SHBA, Thomas Jefferson: “Shpresoj qe urtësia jone te rritet me fuqinë tone, dhe te na mësojë se sa me pak ta përdorim fuqinë tone, aq me mire do te jete”.

nëkryenumrat

part03