part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

63

MOSVETPËRFAQËSIMI POLITIK, TURP I MADH PËR DUKAGJININ!

-     Së pari intelektualët dhe pastaj dukagjinasit e çdo përkatësie politike, duhet të kuptojnë përgjegjësinë historike të vetepërfaqësimit politik, duke u ngritur mbi hendeqet e llucta që ka ushqyer politika deri më sot.
-     I djathtë apo i majtë, i zi apo i kuq, ky komunitet duhet të vetepërfaqësohet me një emër të përveshëm në kuvendin përfaqësues të shqiptareve
-     Në qoftë se historia përsëritet përsëri, atëherë  nuk më mbetet tjetër veç të uleras me zë  (si  Fishta prej gazepit) duke thënë: Më vjen turp që jam dukagjinas!!!

editorial Nga Prelë Milani

Fenomeni Obama, në SHBA, është një solcist politik me rezonancë të gjerë ndërkombëtare. Vonesat  tona  historike, të kapurit e gjërave për bishtit,  më bëjnë të dyshoj me trishtim se epoka e re  “Obama” na gjeti  përsëri në gjumë, pa ndjesi reflektimi, pa  seriozitetin e duhur qytetar për një ndryshim të ri, në antipod të plotë me sprintin  mburracak të breshkës që na ka sërvirur politika e 20 viteve të fundit.
Si intelektual, si qytetar, por edhe  njeri i fushës së letrave e ndiej, fuqinë, madhërinë dhe përgjegjësinë e barrës së emancipimit nën dritën e lirisë, kultivimit të ndjenjave kombëtare dhe demokratizimit të  jetës shoqërore dhe politike të vendit tim.
Si përqeshës  rebel dhe demaskues i papajtueshëm i formave dhe dukurive arkaike shoqërore, ndihem krenar dhe plotësisht i panënshtruar, ndonëse jeniçerët politikë më kanë diskriminuar e vazhdojnë të më diskriminojnë, pa mëshirë si profesionist, duke më privuar nga e drejta më elementare, të ushtroj profesionet e mia për të cilën kam akumuluar gjithë energjitë intelektuale  20 vjeçare dhe për të cilat ka investuar vetë ky shtet.
Kodi i ri elektoral do të sjellë një konfigurim të ri të partive politike parlamentare, por jo të protagonistëve  të dështimeve të mëdha dhe sherrxhinjve të paskrupullt të politikës 20 vjeçare. Rikthimi njeri pas tjetrit i plangëprishësve, të rrahur tek stanet e tyre të vjetra, tregon qartë se në Shqipëri çdo ligji normal do t’i gjendet grremçi për ta degjeneruar, aq sa edhe votuesi  më i vetëdijshëm e ka gati të pamundur të nxjerrë jashtë loje kumarxhinjtë e monopoleve të vjetra politike, të cilët ndryshojnë fytyrë si kameleoni, marrin kthesa aventureske 360 gradë, dhe ngado që të hidhen, janë një tip macesh të zeza që bien me këmbë në tokë. Kodi i ri elektoral duke qenë made in proporcional, krijon premisa më të mëdha për një përfaqësim më uniform gjeopolitik parlamentar. Duke u rikthyer direkt tek hallet tona, unë do të shtroja pyetjen: Dukagjini, me mbi 30 mijë votuesit e tij në mbarë hapësirën e Shqipërisë, a do të mundë të përfaqësohet në Kuvendin e ri të vitit 2009?! Kjo  pyetje kërkon përgjigje nga dukagjinasit, që militojnë kryesisht në dy skuadrat rivale të politikës së madhe (PD e PS). Duke respektuar bindjet dhe mendimin politik të çdo individi dhe grupacioni, qoftë të djathtë, qoftë të majtë, përsëri dua t’u kujtoj dukagjinasve të politikës: Hidhini vetëm një shikim të shpejtë nga karriget e sallës së parlamentit shqiptar. Ka plot 16 vjet, në çdo legjislaturë, qoftë majtas, qoftë djathtas, qoftë për dreqin, qoftë për të birin, qoftë për të dy bashkë, dukagjinasit kanë votuar dhe mandatuar, herë prapanicën e njërit, herë prapanicën  e tjetrit, duke ua dhuruar pa vetëdije dhe pa faleminderit, frytin e vet politik të tjerëve, që nuk i lidh asgjë me Dukagjini, veç epeshit për një karrige deputeti.
Kur u thirr Kuvendi i Prizrenit për t’i bërë ballë hovit të copëtimit të trojeve shqiptare, aty u gjenden Mark Lula, Gjekë Gega e Marsh Kola. Kur parlamentarizmi dhe ideali demokratik kërkonte flijime, ishte Profesor Kolë Prela, që me gjakun e vet vaditi tempullin themeltar të demokracisë. Ndërsa sot kur kolltuku i deputetit  është shndërruar në ofiqin më të lakmueshëm e më të rehatshëm(fatkeqësisht dhe normalisht  nuk duhet të ishte i tillë), për naivitetin tonë foshnjarak, për paaftësinë tonë dhe truket e paskrupullta të politikës  të pamoral, kemi mbetur jashtë, loje politike  si plebenjtë të përjetshëm të pa denjë dhe të padëshirueshëm nga asnjeri krah i politikës. Në vitin 1945 kemi qenë rreth me statusin e Nënprefekturës njëlloj si Malsia e Madhe, Puka  Lezha,  e Mirdita. Dukagjini u sakrifikua për të krijuar një rreth tjetër, Tropojën, duke i bashkëngjitë Gashit e Krasniqes edhe Nikajt e Merkurin. Të gjithë  këto krahina ndodheshin në nivelin 99,5% analfabet. Shikoni, o dukagjinas, sa janë arsimuar ata për 45 vjet, shikoni sa jeni diskriminuar ju në ketë fushë!  Shikoni  sa mirditorë, tropojanë, malësorë e pukjanë kanë milituar në parlamentin shqiptarë këto 18 vjet! Shikoni mirë vetën në pasqyrë, sa jeni përfaqësuar në tempullin më të latë të politikës! Amanet o dukagjinas më thoni? Për kë, jeni zënë dhëmb për dhëmb. Për kë jeni përçarë gjerë në urrejtje të papajtueshme? Për kë keni vrapuar si të çmendur deri në shpërfytyrim dhe jeni bere servil për pesë pare spec?! O shqipe  o zogjtë e maleve më kallëzoni!? A i ke pa kund dukagjinasit e mi në Kuvendin e Shqipërisë?! Ai ke pa kund dukagjinasit e mi qoftë edhe sa për farë  në qeveritë e Nano-s e Berishë-s? Ai ke pa kund   në ndonjë ambasadë,  drejtori  ministrie, në krye të ndonjë Policie,  Prokurorie, apo  Gjykate Qarku?! - Shqipet e dhe zogjtë e maleve më thanë: - Ule  pak shënjestrën more bir e mos i kërko  ata që zvarriten për hava! Dukagjinasit më të shquar të politikës i ke deri në rangun 2-3  drejtorive më të papesha të Qarkut, i ke  deri në rangun e ndonjë drejtori shkolle fshati.  Intelektual, ju   universitarë që zotëroni një profesion, dhe njerëzit orbitës të   biznesit dukagjinas, pavarësisht përkatësive politike, në qoftë se nuk dilni nga ujërat e ndenjura ku prehemi, duke kërkuar të drejtën themeltare të vetepërfaqësimit politik, pa i hyrë në hise askujt, do të mbeteni gjithnjë duke u zvarritur. Do të mbeteni në mëshirë të spontaniteti si vaka pa busull në det të hapur. Politika rrëmujshme  e dhunshme dhe amorale i ka stepur dhe mënjanuar nga jeta aktive politike  elementet më të emancipuar të komunitetit tonë. Por sidoqoftë  bojkoti i  tyre po thuaj i plotë,  ka qenë shprehje e pavendosshmërisë së intelektualëve tanë për të rriskuar e marrë përsipër barrën e rendë të misionin të  tyre politik dhe qytetar që  u përket.
Politika është konkurrencë, vizionesh, idesh, motivesh dhe alternativash. Pjesa më elitare  e komunitetit dukagjinas, duhet të  përballet me guxim për afirmimin e vetvetes, duhet të jetë  ajo menaxhuse, konkurruese dhe përfaqësuese e interesave të këtij komuniteti. Koha ka vetëtuar se tek asnjëri kamp politik nuk ka ekzistuar, asnjë vullnet i mirë për  përfaqësimin defakto të dukagjinasve në politikë. Si njëra, si tjetra  palë me të njëjtën metodë pavarësisht kallajisjes së teneqeve  tyre të ndryshkura, Dukagjinin e kanë mjelur si ballicë votash, ndërsa,  në kuadrin e përfaqësimit politik kemi marrë frymë përmes gabzherrit të tjetërkujt. Në vitin 1997 PS i la dorë të lirë bazës së saj lokale të zgjidhte kandidaturat e veta për deputet. Miku im Lekë Çukaj kondidoi  vetëm për naivitetin e drejtuesve lokalë socialist të Dukagjinit. Në vitin 2005 duke parandiere se historia do të përsëritej serish, në një kryeartikull të shkruar së bashku me redaktorin Zef Nika bëra apel se “Dukagjini donë një deputet të lemë jo të blemë”. Apeli im ishe një kushtrim i vetëm në shkretëtirën mendjeboshe të vetëdijes politike të dukagjinasve që u turrën  përsëri pas Astrit Bushatit pa ditë se ku i shpije mushka xanxare  partiake. Nuk kam asgjë personale as me Lekën, as me Astritin, por Dukagjini ka dhjetëra Lëka e Astrita, nuk e di pse duhet të lypim hua nga të tjerët! Në ringun elektoral të 2005 truket e pandershme politike e transferuan të shumëvuajturin  Pjeter Arbnori nga Shkodra  në Malësi të Madhe, të rrokej me ish- mundësin Pavlin Strekaj. Mosqenia malësor ishte arma e vetme që e nxori Arbnorin automatikisht nga politika. Votoni për të cilën parti që doni, por brenda partisë suaj të shtrenjtë duhet të përfaqësoni komunitetin tuaj. Në qoftë se nuk  e kuptoni kaq gjë atëherë me trishtim duhet thënë: “Paçi bafti, se Dukagjini ka vdekë”! Nëse  si komunitet i lejojmë vetës të përfaqësohemi në të dy kampet e politikës nga ushtarë të bindur, pa integritet, me difiçenca të theksuara kulturore dhe profesionale, atëherë nuk kemi pse të qahemi me statusin e plebenjve që gëzojmë sot në jetën politike shqiptare. Në qoftë se në listat shumë emërore të kandidatëve të partive politike të Qarkut të Shkodrës, dukagjinasit renditen poshtë numrit rendor 3 tek PS-ja dhe 5 tek PD-ja, telenovela jonë e mospërfaqësimit politik do të vazhdojë si më parë. Sipas të gjitha gjasave vështirë do të jetë që Berisha dhe Rama të tregohen kaq bujarë, me ne dukagjinasit që kurrë nuk kanë qa as kur nënat tyre  të “dashura” (PD e PS) i kanë lënë pa pikë gji. Në qoftë se këto forca nuk e marrin parasysh peshën tonë elektorale në Rrethin e Shkodrës atëherë ato duhet të ndëshkohen që tu bëhet një mësim i vyer, që të zënë mend një herë e mirë. Mit’hat Frashri në librin e tij “Plagët tona”, botuar për herë parë me 1924 shkruan: “I pa dituri, i pa qytetëruari është i lidhur vetëm me një hithkë në tokën e tij:frika e rrojtjes. Kur se të qytetëruarin dhe të zhvilluarin e lidh me truallin e tij gjithë zërat që i kanë dhanë një shkëlqim dhe famë atij vendi”. Fatin e një vendi të një shoqërie të një komuniteti duhet ta marrin përsipër intelektualët. Fatin e perfaqësimit politik, integrimit dhe kultivimit të vlerave kulturore të Dukagjinit duhet ta marrin në dorë intelektualët e tij. Populli, - theksonte mendjendrituri Lumo Skendo,- s’din ç’është dituria, nga shkenca, nga literatura, nga artet, nga muzika dhe poezia e jetës nuk kanë asnjë pjesë”. Fatkeqësisht, ky fenomen i viteve 20-të ka akoma rrënjë të thella kudo dhe aq më tepër në  komunitetin tonë me një trashëgimi rurale të trishtueshme. Detyra jonë intelektuale është të marrim vetë barrën e  përgjegjësinë që na përket dhe jo të qahemi si të mjerë, as ta kërkojmë fajin tjetërkund, jashtë vetës sonë.

SHKODËR - UNIONI I GAZETAREVE TE SHQIPERISE NDAN KARTAT E REJA TE ANETARESISE

Lazër KOdra

Dega e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Prefekturën e Qarkut Shkodër ka organizuar më datën 5 shkurt 2008, organizoi, në ambientet e “GREEN HOUSE”, ceremoninë e ndarjes së kartave të reja të anëtarësisë. Nga Tirana ishin të pranishëm, Kryetari i këtij Unioni, gazetari Aleksandër Çipa si dhe anëtari i Kryesisë Xhovani Shyti. Aktivitetin e ndoqën përfaqësues te zyrës Rajonale e OSBE-së në Shkodër, drejtues të njohur të shoqërisë civile, përfaqësues te pushtetit vendor si dhe personalitete intelektuale të këtij qyteti të ftuara me këtë rast.
Pas fjalës së mirëseardhjes së mbajtur nga Blendi Dibra i organizatës rinore IRSH (“Intelektualët e Rinj, Shpresë”), fjalën e mori, kryetari i Degës së UGSH për Prefekturën e Qarkut Shkodër, Arben Lagreta. Ai, ne mes te tjerave, u bëri të ditur gazetarëve dhe të ftuarve, një pjesë të historikut të këtij unioni kombëtar te gazetarëve duke u ndalur në veçanti për Degën ne Shkodër. “Dega e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Prefekturën e Qarkut Shkodër është formuar në gusht të vitit 2007.  Në këta 18 muaj, së bashku me kolegët, kemi punuar në mënyrë të tillë që anëtarët aktual ne dege, t’i kalojmë në një sitë të imët me qëllim anëtarësimin e atyre gazetarëve apo punonjësve të tjerë të media-s që kanë të paktën 3 vjet punë të pandërprerë në këtë profesion. Kjo kujdesie është bere dhe behet qe te shmangim abuzimet e mundshme, sidomos pas 1 janarit 2008, kur Bashkimi Evropian miratoi disa lehtësirave për procedurën e marrjes së vizave në favor të disa kategorive të caktuara ku përfshihen edhe gazetarët. Aktualisht, në Degën e UGSH, Prefektura e Qarkut Shkodër bëjnë pjesë afro 30 gazetarë, kameramanë dhe punonjës të tjerë të medies se shkruar dhe asaj elektronike. Në rast se kartat e një pjese të anëtarëve të Degës së UGSH në Shkodër u vonuan deri ne 9 muaj, ne te ardhmen nuk do te vonohen dhe se shpejti te gjithë anëtarët e DGSH do te pajisen me kartën e anëtarit te Unionit te gazetareve te Shqipërisë”.
Ndërsa në mbyllje, ai falënderoi për lehtësirat procedurale si dhe frymën e mirë të bashkëpunimit që drejtuesit dhe gazetarët e Degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë kanë gjetur pranë Konsullatës së Italisë në Shkodër, duke nënvizuar: “Këtë impenjim e demonstroi konkretisht edhe Konsulli i Italisë në Shkodër, Dr. Stefano Marguccio gjatë pritjes që na rezervoi në zyrën e tij para pak muajsh së bashku me anëtarin e Bordit Drejtues të kësaj Dege, Prelë Milanin”.
Ndërkohë, Presidenti i UGSH, Aleksandër Çipa, pasi shprehu kënaqësinë që ndodhej në mes të kolegëve shkodranë, në fjalën e tij, duke u ndalur në aktivitetin e tij në mbrojtje të drejtave të gazetarëve, ndërmjet të tjerash theksoi: “Kam kënaqësinë që t’ju informoj se momentalisht Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është në vazhdën e një cikli negociatash me Institutin Shqiptar të Sigurimeve Shoqërore për krijimin e fondit të përkrahjes sociale dhe të asistencës financiare të gazetarëve shqiptarë. Për herë të parë në gjithë historinë e ekzistencën e medieve shqiptare është realizuar arritja e mësipërme. Një fond i cili, për komunitetin e gazetarëve të përbotshëm dhe, veçanërisht për vendet e bashkimit Europian, ka më shumë se 30 vjet që ekziston. Tek Unioni i Gazetarëve Shqiptarë aderojnë mbi 600 gazetarë dhe punonjës të tjerë të medies në shkallë vendi dhe mund t’ju them se jemi sot për sot organizata më e fuqishme në Shqipëri e gazetarëve, e njohur nga organizatat kryesore ndërkombëtare në Evropë dhe në botë. Së shpejti një delegacion i UGSH-së do të bëjë një vizitë pune në Bruksel.”
Në vijim është bërë dorëzimi i kartave të reja të këtij Unioni për një pjesë të anëtarësisë së Degës ne Shkodër, ku gazetarët shkodranë i ka uruar dhe përshëndetur edhe specialisti i njohur shkodran i Institutit të Misrit dhe Orizit, Prof. Ahmet Osja, si dhe ish Ministër i Bujqësisë në vitin 1991.
Kanë pyetur dhe diskutuar në vijim edhe gazetarët Xhovani Shyti, Prelë Milani, Renata Dragusha, Musa Kurtulaj, Gaspër Marku, Gëzim Vuçaj, Dashamir Cacaj, Simon Shkreli, Olti Ferhati e te tjere, të cilët kanë cekur anë dhe probleme nga më të ndryshmet sociale dhe politike me të cilat ndeshen sot gazetarët shqiptarë në përgjithësi.
Dega e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Prefekturën e Qarkut Shkodër, në kuadër të zgjerimit të këtij unioni në të gjithë prefekturat e Shqipërisë, dhe për vetë pozicionin e saj rajonal dhe historik, është një ndër degët më aktive dhe më të rëndësishme në vend.

TUZ - SPEKTAKEL MADHESHTOR PER NDER TE 1-VJETORIT TE SHTETIT TE KOSOVES

TUZ, Unioni Artistik I Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Komunën e Tuzit në Mal të Zi organizuan mbrëmjen e së hënës, më datën 16 shkurt spektaklin e madh “100 vjet për një ditë” me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në sallën e koncerteve të kësaj komune.
Ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Camaj, Ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë Tonin Beci, Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, deputeti Ferhat Dinosha, Ministri i Pakicave Kombëtare dhe Minoriteteve, Fuat Nimani, Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga si dhe të ftuarit nga Shqipëria; Kryetari i Shoqatës “Kosova” Dashamir Uruçi së bashku me bashkëshorten, Esmeralda Uruçi, aktualisht Nënkryetare e Këshillit te Bashkise Shkodër dhe ish-Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në fjalën e tij të hapjes, kryetari i UDSH-së, deputeti Ferhat Dinosha, ndërmjet të tjerash tha: “Mirëserdhët në festën më të madhe të historisë më të re të kombit shqiptar, në ditëlindjen e parë të Kosovës shtet. Unë e kam ditur edhe në kohët më të vështira se festat tona kombëtare do t’I festojmë bashkë. Sonte na kanë mbledhur dy unione; Unioni Artistik I Kombit Shqiptar me në krye të palodhshmin Azgan Haklaj dhe Unioni Demokratik I Shqiptarëve, partia juaj e cila ju ka thënë sa herë se shqiptarin që jeton në Mal të Zi e gjen në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, në Preshevë e deri në Çamëri. Sonte e kemi parë të udhës që të jemi bashkë në Tuzin e Deçiçit dhe të Dedë Gjon Lulit, dhe ta festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Kosovës. Besoj se do ta kalojmë mirë së bashku me artistët shqiptarë te të gjitha trevave të cilët i përshëndes dhe i falënderoj që i shoh sonte të japin këtë spektakël në Tuz, me shpresë së do t’i shohim sa më shpesh në tokat tona.”
Në vijim të pranishmit të cilët kishin mbushur tej mase sallën ndoqën me radhë interpretimet e shoqërive artistike të ardhura enkas për këtë koncert, si “Dedë Gjon Luli”, grupi nga Çamëria, këngëtarët Dava Gjergji, Arif Vladi, Shabn Gjeka, Elizabeta Marku, Artan Kola e te tjerë.
Ndërsa nga ana e tij, Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, në një nga pauzat e këtij spektakli, u shpreh:
“U kemi sjellë sonte krushqit e Kosovës me lirinë nuse. Tashmë pas 100 vjetësh në mileniumin e ri festojnë ditëlindjen e parë të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë dasëm janë bashkë binjakët e lirisë si Dedë Gjon Luli dhe Isa Boletini, është bashkë me ne sonte Adem Jashari dhe Azem Hajdari, është mendja e Ibrahim Rugovës dhe e Ferhat Dinoshës. E filluam nga Tuzi, nga Kuvendi i Deçiçit, sepse në vitin 2006, nga aktiviteti i madh në sheshin “Skënderbe” i titulluar “Një komb një qëndrim” kushtuar Kosovës, ne bëmë thirrje që shqiptarët të bashkohen në Referendumin e shkëputjes së Malit të Zi nga Serbia, vetëm 3 ditë para zhvillimit të tij. Ky ishte preludi i parë i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, më 17 shkurt tek Isa Boletini në Mitrovicë, tek Ali Ahmeti në Shkup. Por jemi edhe për tu thënë vëllezërve të Çamërisë se ëndrra e Bilal Xhaferrit do të bëhet realitet. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe sepse, siç thoshte një shekull më parë i madhi Hasan Prishtina: Ne kërkojmë vetëm folenë që ka shqipja, Shqipërinë natyrale, 4 vilajetet tona”. Jemi krenarë se jemi në mes të flamujve të NATOS. Ne, sakrifikues sa Krishti dhe paqësor sa Muhameti duhet të jemi të gjithë bashkë në një trung të vetëm për ta përmbyllur me sukses ëndrrën tonë, çështjen shqiptare.”
Më pas Haklaj, në mes të duartrokitjeve dhe ovacioneve të fuqishme në sallë i dorëzoi zotit Ferhat Dinosha Titullin e Nderit “Pjetër Bogdani” në emër të këtij unioni me këtë motivacion: “Për kontribut të shquar në mbrojtjen e simboleve kombëtare, kontribut të gjithësishëm për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga qeveria e Malit të Zi. Për një rol të spikatur në forcimin e faktorit shqiptar si dhe në mbështetjen që I ka dhënë Unionit Artistik të Kombit Shqiptar për unifikimin kulturor e shpirtëror të kombit tonë.”
Ka përshëndetur të pranishmit me këtë rast edhe Ambasadori i Shqipërisë në Malin e Zi, Tonin Beci. “Festa si këto nuk kanë nevojë për protokoll. Sot është një ditë e shënuar për të gjithë, festojmë atë që është festa e të gjithëve. Sot kombi shqiptar ka arritur një zgjidhje, atë që quhet jetesa fizike. Unë mendoj se kombi shqiptar, pas shumë shekujsh e arriti. Nuk ka rëndësi se në ç’farë date do të anëtarësohemi në NATO, por ajo zgjidh përfundimisht luftën e shqiptarëve për mbijetesë. Me pavarësinë e Kosovës, çështja shqiptare përfundimisht është futur në zgjidhje të plotë. Unë besoj se pas zgjidhjes së mbijetesës vjen çështja e dytë; që të bindim botën dhe ata të cilët na kanë akuzuar për atë që gjoja nuk jemi të aftë të bëjmë për ndërtimin e shtetit. Sot shqiptarët kanë nevojë t’I tregojnë botës se janë të aftë plotësisht e të ndërtojnë shtetet e tyre. Edhe një herë të gjithëve gëzuar, urime dhe gëzime të tilla na mbledhshin gjithmonë.”
Në mbyllje të këtij spektakli që shkoi mbi dy orë, organizatorët shtruan një drekë për nder të të ftuarve në Podgoricë. Mbrëmë, në 1-vjetorin e shpalljes së shtetit të Kosovës, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka dhënë spektaklin e dytë dhe finalizues në Mitrovicë.              
Arben Lagreta

“TUNGJATJETA”   VASFI  DUKA - “ANËTARI I NDERIT” I SHOQATËS ATDHETARE - “DUKAGJINI”!                      

GJON BRUÇI

Inxhinieri gjeolog në profesion, vlonjati e qytetari shkodran Vasfi Duka është njeri nga intelektualët më të spikatur e më aktiv të qytetit tonë. Ndonëse prej një dekade e gjysmë hedh firmën në listën modeste të pensionistit, ai vijon të jetë i pranishëm në të gjitha aktivitetet sociale e shkencore që organizon komuniteti i intelektualëve, duke dhënë kontribute jo vetëm në fushën për të cilën është specializuar, por edhe për probleme të tjera që shqetësojnë shoqërinë dhe vendin.
Civi-ja e Vasfi Dukës, për rrethana paradoksale të kohës së djeshme e të sotme, nuk ka në krye ndonjë titull bombastik si Docent, Doktor a Profesor, siç shumë të tjerë kanë fituar apo siguruar. Ai përpara emrit të tij mund të vërë vetëm togfjalëshin “Inxhinier gjeolog”, emërtim që e fitoi në vitin 1961 kur mbaroi me rezultate të larta Institutin famoz të Zbulimeve Gjeologjike “ Orxhonikidze” të Moskës. Por ky titull i thjeshtë, i fituar në shkollë, pasuruar me rreth dyzet vite pune në profesion, që nga pozicioni i teknikut të mesëm, të inxhinierit e kryeinxhinierit, në atë të drejtuesit të Ndërmarrjeve Gjeologjike në Mirditës e në Shkodër; e gjer ne pozicionin e punonjësit te Institutit te Studimeve Ekonomike Tirane;  konsoliduar me studime, hulumtime e realizime shkencore në fushën e gjeologjisë, e ngjitën Vasfi Dukën në nivelet më të larta të profesionit. Emri dhe punimet e tij të mirëfillta shkencore kanë zënë vend të nderuar në librin: “Veprimtaria individuale e Specialistëve të fushës së Gjeologjisë”, me autorë Akademik, Profesor Teki Biçoku e Profesore Marie Koçi - botim i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar i vitit 2004; në “Kalendarin Enciklopedik Shqiptar”, me autorë Aristidh Plaka e Ibrahim Xhanaj - botim i vitit 1998 dhe në “Leksikoni i Lezhës”, me autor Kujtim Dashi - botim i vitit 2005. Materialet e tij shkencore dhe aplikative janë botuar në dhjetëra botime periodike shkencore dhe kanë depërtuar denjësisht në medien e shkruar e vizive, në konferenca rajonale e kombëtare e gjer në Konferencën Ndërkombëtarë më 22 - 28 Maj 2006 në Sarajevë,organizuar nga Shoqata Paneuropiane e Trashëgimisë Gjeologjike - PROGEO, anëtar i së cilës ai është.
Por midis gjithë këtyre pozicioneve intelektuale të respektuara, që shoqëria, koha e në radhë të parë mundi e përkushtimi individual i kanë siguruar, Vasfi Duka më shumë e më me emocion flet për pranimin “Anëtar Nderi” në Shoqatën “Atdhetare - Dukagjini “.
Po ç’punë e ç’lidhje ka një lab me Shoqatën “Atdhetare - Dukagjini” ?
Ka qenë fundi i vitit 1976 kur Vasfi Duka erdhi në Ndërmarrjen Gjeologjike në Shkodër. Ndërmarrja në fjalë, për mungesë rezultatesh në zbulimin e vendburimeve të mineraleve, ishte në prag të mbylljes. Kjo nuk ishte një çështje e lehtë. Me këtë Ndërmarrje kishin lidhur punën dhe jetën dhjetëra e dhjetëra banorë të Mbishkodrës, midis tyre mjaft dukagjinas. Inxhinier Duka, duke vlerësuar e marrë në konsideratë çdo të dhënë burimore për zonën dhe mineralet e mundshme të saj, duke filluar qysh nga njoftimet e para të studiuesve udhëtarë, klerikë apo ushtarakë si Baron Franc Nopça, te fillim shekullit të 20-të; të dhënat e përgjithshme të ndërtimit gjeologjik, realizuar nga rusët Dobrecov e Jershov të mes shekullit të njëzet dhe veçanërisht punën serioze, që gjeologët shqiptarë kishin realizuar duke vërtetuar praninë e mineraleve të dobishme në këtë rajon; këmbënguli që t’i riktheheshin punës në teren për zbulimin e mineraleve të dobishme, aq shumë të nevojshme për ekonominë e vendit.
Dhe rezultatet nuk vonuan. Së bashku me kolegët Shazi Bushati, Hadi Tuzi, Burhan Gucia, Ali Duraj e te tjerë, të ndihmuar nga gjurmuesit vullnetarë të mineraleve u arrit të zbulohej vendburimi i mineralit të pasur në Palaj Karmë dhe ai i bakrit për pasurim në Turec. Vënia në shfrytëzim e këtyre vendburimeve  diktoi ngritjen e Ndërmarrjes së Shfrytëzimit të Bakrit në Shkodër.
Sukseset e para do ta çonin Vasfi Dukën në drejtim të Ndërmarrjes Gjeologjike. Nga ky pozicion dhe i mbështetur në mundësitë e krijuara, ai do të organizonte punën për zbulimin e vënien në shfrytëzim të mineraleve jometalorë si lëndët e para për fabrikën e çimentos në Mes; mermerët e Postrribës; kuarci për flus i Vilzës; kaolinat e Domnit; magnezitet e Gomsiqes e te tjerë, mbi bazën e të cilave u ngrit edhe Ndërmarrja e shfrytëzimit të jometalorëve.
Por ajo që do ta afronte e lidhte më shumë inxhinierin dhe Drejtorin me Dukagjinin dhe banorët e tij, do të ishte zbulimi i vendburimit të Fluoritit në rrethinat e Brashtës.
Do të ishin gjurmuesit popullor Ded Ahiri dhe Ndoc Gjergji që, pavarësisht nga njeri tjetri, do të sillnin pranë Ndërmarrjes kampionët e parë të fluoritit, këtij minerali të çmuar e mjaft të domosdoshëm për ekonominë, veçanërisht në metalurgjinë e përpunimit të metaleve. Zbulimi i kampionëve të fluoritit diktonte kërkimin për gjetjen e burimit kryesor. Ndaj ekipi i gjeologëve nisi kërkimin faqeve të shpateve, grykave e përrenjve malorë nga lugina e Shalës e gjer në Qafë të Agrit, kërkime që rezultuan me zbulimin e vendburimit në rrethinat e Brashtës.
-  Isha i bindur, - thotë inxhinier Duka,- se malet e Dukagjinit ishin të pasura me minerale. Por  më të pasura ishin ato me njerëz mikpritës e bujarë, kurajozë e të besës. Dhe për t’a konkretizuar atë që thotë vijon e na tregon:
“Ekipi i gjeologëve sapo kishte zbuluar “rrënjët” e fluoritit të Brashtës. Kjo ndodhi në tetor të vitit 1980. Por për arsye se po afrohej dimri dhe në mungesë të rrugës së transportit, Ndërmarrja nuk ishte në gjendje të fillonte punën para se tereni të mbulohej nga bora, gjë që do të thoshte se punimet do të shtyheshin për disa muaj. Shqetësimin tonë, - vijon Vasfi Duka,- e mori vesh Gjon Marashi, një natë që bujtëm në kullën e tij. Të nesërmen, Kryetari i parë i pushtetit në Dukagjin, patrioti e veterani i nderuar Gjon Marashi, që kishte qëndruar gjithë natën pa gjumë duke menduar për problemin tonë, na kumtoi: - Punën për hapjen e galerisë do ta nisim me njerëzit tanë. Dhe ashtu u bë.
Pas dy tre ditësh, dhjetëra dukagjinas, midis tyre edhe specialistë të galerive, më veglat e tyre të punës nisën hapjen e galerisë së parë të Brashtës.  Pas ca ditësh vendin e mbuloi bora, por ne tashmë, falë banorëve të Dukagjinit, kishim hyrë “brenda” tokës dhe kishim nisur “betejën” për t’ia “grabitur“ asaj mineralin e çmuar, duke nxjerrë kështu tonët e parë të mineralit të çmuar. Përdorimi i këtij minerali në industri kërkonte prova paraprake, jo vetëm në laborator, por edhe drejtpërsëdrejti në prodhim. Do të ishin po banorët e kësaj zone që për nevojat e ngutshme të metalurgjikut të Elbasanit, të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, të Qelqit në Kavajë dhe të Institutit të Pasurimit të mineraleve në Tiranë, transportuan me kafshët e tyre të ngarkesës nga Brashta në Breg lumi mbi 1500 ton mineral fluoriti,që deri atëherë importohej nga jashtë me 200 dollarë toni.
Zbulimi i vendburimit të fluoritit në Brashtë ishte jo vetëm sukses i gjeologjisë e i ekonomisë së vendit, por njëherësh edhe një mundësi punësimi për banorët e Dukagjinit. Por mbi të gjitha ata krenoheshin se tashmë kishin në zonën e tyre një vendburim të mineralit të çmuar si fluorite. Ishte kjo e fundit, që ditën kur plasën minat e para në grykën e galerisë së Brashtës, Gjon Marashi,  nga dritarja e kullës, shtiu me dhjetëshen e tij e thirri fort “Për hair na qoftë”.
Banorët e Dukagjinit, kujton  inxhinieri, gjatë gjithë kohës së punimeve në Brashtë iu gjendën  mbështetje gjeologëve dhe specialistëve të Ndërmarrjes. Që në ditët e para ata, duke u ngushtuar vetë në strehim, liruan dy kulla të tyre e i vunë në dispozicion të gjeologëve. Nga ana tjetër gjatë gjithë kohës bënë furnizimin me ushqime të freskëta nga ekonomia e tyre, duke lehtësuar së tepërmi entet furnizuese të Ndërmarrjes  e duke krijuar kushte të mira për ata që kishin nisur “betejën” me malet mineralmbajtës”.
Të tilla episode e detaje për banorët e Dukagjinit, Inxhinier Vasfi Duka mund të tregojë me dhjetëra. Të gjitha këto detaje kanë brenda konsideratat e larta që inxhinieri nga Vranishti i përmendur i Vlorës ka për banorët e kësaj zone me tradita shqiptarie të spikatura.
Po Dukagjinasit, çfarë thonë për inxhinierin vlonjate, labin - Vasfi Duka ?
Drejtuesit e Shoqatës “Atdhetare - Dukagjini” kanë vlerësuar e vlerësojnë kontributin e tij për zonën, kontribut që ai vijon ta japë edhe sot. Para do kohësh u zhvilluan radhazi dy aktivitete të rëndësishme që kishin  në qendër Dukagjinin. Në fillim ishte Shoqata ajo që organizoi takimin me intelektualet te fushave te ndryshme - Seminarin shkencor, me teme: “Drejtimet e mundshme te zhvillimit te Dukagjinit”, ne te cilin inxhinieri Duka – përgatiti me inxhinier Stak Vuken, dhe mbajti temën: “Te dhëna gjeologominerale, gjeoturizem, mbrojtja nga rreziqet gjeonatyrore për zhvillimin e zonës se Dukagjinit”.  Pak ditë më vonë kemi edhe Konferencën shkencor, te organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër me temë: “Dukagjini në fokus”. Në të dy këto aktivitete të rëndësishme inxhinier Vasfi Duka paraqiti me kompetencë shkencore punimin e tij për resurset minerale të trevës së Dukagjinit, ku përveç mineralit të çmuar të fluoritit, tashmë të zbuluar, foli edhe për praninë e polimetaleve si zinku, bakri, plumbi e bashkëshoqëruesit e tij. Këto polimetale, konkludoi inxhinieri, janë të pranishme në zonë sepse, strukturat gjeologjike të Dukagjinit janë vazhdim i brezit mineralmbajtës të Rrafshit të Dukagjinit të Kosovës e deri në Mitrovicë. Për zbulimin, nxjerrjen dhe përpunimin e këtyre polimetaleve, sugjeron inxhinieri, është e domosdoshme të ngrihen ekspedita të përbashkëta me vëllezërit kosovarë të cilët kanë dekada eksperiencë në nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve të rralla. Është për t’u shënuar se Vasfi Duka, ndër të radhët inxhinierë gjeologë shqiptarë ka argumentuar vazhdimësinë e brezave mineralmbajtës jo vetëm të polimetaleve, por edhe të mineralit të kromit e të jometalorëve në të dy anët e Drinit, këtej e matanë kufirit shtetëror të Shqipërisë.
Ishin e janë këto kontribute të drejtpërdrejta, të djeshme e të sotme, që i nxiti dukagjinasit t’a ftonin inxhinierin Vasfi Duka të bëhej “Anëtar Nderi” i Shoqatës së tyre.
Por vlerësimi më i saktë e më sinjifikativ duket kur dukagjinasit e thjeshtë takohen e përshëndeten me inxhinierin e ish drejtorin e tyre të dikurshëm. Në asnjë nga këto raste nuk do të dëgjosh përshëndetje si “Si jeni shoku, apo zoti inxhinier”. Aq më pak përmendet titulli “Drejtor”. Kur dukagjinasi përballet më Vasfi Dukën në rrugët e qytetit në Shkodër, dhe kjo ndodh pothuaj çdo ditë, ndalet dhe me një zë të plotë, madje dhe të lartë sa tërheq vëmendjen e kalimtarëve të rastit, i drejtohet : “Tungjatjeta  Vasfi Duka”
Është përshëndetja më domethënëse që të bën shqiptari, veçanërisht dukagjinasi, mirditori, dhe malësori. Këtë përshëndetje e bën për njeriun që donë e respekton; për atë që i ka hyrë në zemër, për atë me të cilin ka ndërruar duhan në kryqëzim rrugësh, tek qendra e punës apo pranë oxhakut të kullës së tij. Dhe Vasfi Duka është një nga ata intelektualë i cili  ka ndërruar duhan, ka biseduar e qarë hallet me shumë dukagjinas. Këto marrëdhënie të krijuara në vite ai i ruan e i forcon edhe sot. Ndaj dhe banorët e asaj zone vijojnë ta përshëndesin me “Tungjatjeta”, përshëndetje, që përmbledh në mënyrë të koncentruar gjithë urimet.
Inxhinier Vasfi Duka ka hyrë në muajt e parë të 75 vjetorit të lindjes. Por anëtarët e Shoqatës “Atdhetare - Dukagjini” nuk mund të  presin datën e saktë të përvjetorit jubilar për të bërë urimin. Fundja urimet bëhen në çdo kohë, kur bëhet fjalë për njeriun, të cilin e  respekton dhe e vlerëson. Dhe jo vetëm shokët e shoqatës, por gjithë banorët e Dukagjinit që e kanë njohur dhe e njohin, urojnë thjeshtë e me zemër: “Tungjatjeta Vasfi Duka “. Një urim i cili  kalon kohën dhe përmasat e 75 vjetorit të tij.

IDENTIFIKIMI
- humor -

Prof.as.Dr.ZEF GJETA

Koha e sotme karakterizohet nga fenomeni i globalizmit, unifikimit të vlerave, tendencës maksimale për afrim dhe barazi të vendeve, shteteve, popujve, sjelljeve dhe zakoneve në shkallë botërore, në veçanti në shkallë europiane. Por, akoma vazhdojnë të shfaqen veçanti dhe specifika nga popuj apo individë që me kryeneçësinë e tyre e kanë të vështirë të dalin nga “guacka” e sjelljeve të tyre. Populli ynë që u ka bërë ballë me sukses sa e sa rebesheve të historisë, vazhdon të qëndrojë heroikisht ndaj fenomenit të globalizimit. Në shumë aspekte të punës dhe veprimtarisë njerëzore, ne vazhdojmë të manifestojmë veçantitë tona që lipset ta themi se nuk janë të pakëta dhe as të parëndësishme.
Shumë nga ju mund ta dinë, se unë prej 20 vjetësh jetoj në një apartament të ndërtuar me kontribut vullnetar të viteve tetëdhjetë. Në katin e pestë të kësaj ndërtese, jam i detyruar të ngjitem më shumë se një herë në ditë. Dikur nuk kishte paisje elektro - shtëpiake, ose ishin aq me pakicë sa njiheshin në të gjithë qytetin ata që i zotëronin. Por, edhe sot që i kemi vazhdojmë të mos i përdorim nga frika se mos i konsumojmë para kohe. Ja, për shembull, shumica e familjeve të shkallës sonë, kanë blerë fshesat me korent, por ato i përdorin vetëm në raste festash a gëzimesh të ndryshme. Me sa duket edhe mungesa e dritave ka ndikuar në një përdorim më të rallë të tyre. Kështu që ne jemi të detyruar të fusim brenda organizmit tonë, një sasi pluhuri që varion nga 520-730gr në ditë. Kjo varet nga numri i kalimeve, kati në të cilin banon si dhe nga stina. Përsa i takon orës kur ne kalojmë nëpër shkallë nuk ka ndonjë ndikim të madh, pasi këto kohë, gratë e pallatit tonë, ashtu si shumica e tyre në Shqipëri janë pa punë. Ato i shkundin qylymat, sixhadet, tapetet, çarçafët, batanijet, mbulesat e tavolinave e paisje të tjera shtëpiake në çdo kohë të ditës apo natës, pa patur ndonjë rregull parapark.
Rregulli i vetëm që ekziston (pavarësisht se për këtë punë nuk është bërë ndonjë marrëveshje e posaçme), është se gratë e vajzat e shkallës, ndonjëherë edhe ndonjë burrë a djalë gruaje, i shkundin ato në shkallën e pallatit, pa pyetur për pluhurin që ngrihet, pa pyetur për praninë e kalimtareve a banorëve.
Me të thithur pakës nga ai i shkretë pluhur, dhe çdonjëri nga ne nuk e ka fare të vështirë të lokalizojë me saktësi se kujt i përket qylymi, tapeti, batania, dysheku apo mësalla që shkundet.
Mirëpo një ditë ndodhi diçka jo normale. Ishte ora rreth 7 e gjysëm e mëngjesit dhe unë bashkë me gruan time të dashur po ktheheshim nga një dasëm. Kur iu afrum shkallëve, morëm dozën tonë të zakonshme të pluhurit. Sapo ai i shkretë përshkoi pak centimetra brenda organizmit tonë, ne reaguam menjëherë. Shkëmbyem një shikim sy në sy dhe morëm pamje të çuditshme. Nuk po identifikonim dot se kujt i përkiste ajo re pluhuri. Zgjatëm menjëherë kokat që të mund të dallonim atë që sapo kishte realizuar shpërndarjen e asaj reje. Por ishte vonë. Nuk kishte njeri në shkallë dhe nuk u dëgjua asnjë zhurmë e mbylljes së derës.
Fillimisht, fajin për këtë situatë të turbullt, ia ngarkuam vetes sonë. Natyrisht që vinim nga një dasëm edhe kishim pirë nga një çikë. Megjithatë, ky nuk ishte rasti i parë.
- Mos kemi filluar të plakemi e po na lënë shqisat tona? – lëshoi dyshimin e saj bombë, gruaja ime.
- Ç’është ajo fjalë! – kundërshova unë menjëherë. - Zakonisht sytë ose veshët të japin shenjat e para në këtë drejtim. Sa për nuhatjen nuk ka të dhëna të vërtetuara.
- Mbase, kishte qënë ndonjë mysafir nga fshati, i cili mund të ketë ardhur në orët e vona. Duke mos njohur mirë gropat e rrugës sonë, mund të ketë marrë një sasi të konsiderueshme balte deri brenda shtëpisë ku kishte bujtur, në shkallën tonë. – vazhdoi gruaja ime të nxjerrë xhevahire nga mendja e saj pjellore.
- Edhe mundet?! – sikur u luhata unë. – Por nuk është e mundur! Ne e njohim mirë pluhurin e rrugës sonë. Jo, jo, nuk është e mundur!
Ngjisnim shkallët dhe mendonim rreth mundësive reale të kësaj mos njohje që na u shfaq kaq papritur në këtë mëngjes. Kishim hyrë në shtëpi, por akoma nuk arrinim të gjenim shkakun e vërtetë, ose të paktën të sajonim një hipotezë për të qënë sa më afër së vërtetës rreth këtij fenomeni. Silleshim si të hutuar nëpër shtëpi. Ndjeheshim të lodhur, por kurrësesi nuk mund të flinim pa identifikuar se i kujt mund të ishte ajo re pluhuri.
Dola edhe nja dy herë për të marrë edhe pak nga ai pluhur me shpresën se do ti bija në të, por më kot. Pas kësaj, unë isha gati në të humburit përfundimtar të shpresës. Si gjithmonë, edhe në këtë rast, gruaja ime me sa duket do të na nxirrte nga situata.
- Do të pyes Shpresën! – tha ajo, dhe pa e bërë të gjatë u nis drejt derës së komshiut tonë.
Atje nuk u vonua edhe aq shumë. Pasi kishte bërë rreth gjysëm ore muhabet me komshien tonë të mirë, erdhi dhe më sqaroi se Refiku (komshiu ynë i katit të tretë), paska lëshuar shtëpinë e tij me qera. Qeraxhinjtë na paskëshin qëlluar nga një qytet tjetër, edhe pluhuri po ashtu.
Ramë të flemë të qetë. Së paku shqisat i kishim akoma në rregull.

KOHA  E  SHATËRVANËVE  DHE  E …  e SHALËVE!

Në ditën e fundit të janarit, qytetarët shkodranë u gjendën para një shfaqje të beftë. Punëtorë, me metrapikë, vinça e rrushkull fadrome, mbështetur nga syri vigjilent i forcave të rendit, u kacavorën mbi monumentin e 5 Heronjve, që për një çerek shekulli me radhë ishte simbol i sheshit kryesor ku kryqëzohen arteriet e qytetit të lashtë.
Sulmit të beftë, Heronjtë në fjalë nuk iu përgjigjën. Dhe kjo jo se u mungonte guximi e burrëria. Ato i patën treguar 65 vjet më parë, atëherë kur u flijuan për Lirinë. Heronjtë heshtën para sulmit te të gjallëve, sepse vetë këta të fundit i patën vendosur aty me të vetmin qëllim: Të përfitonin nga Lavdia e tyre. Por siç duket, të gjallët u ngopën me lavdi ndaj ndërruan mëndje. Punë të gjallësh …
Shkodranët patën dëgjuar për një vendim të para ca muajve, por nuk e patën besuar se 27 kartonë pushtetarësh mund të lëviznin 5 Heronjtë e famshëm të Vigut, që nuk mundën t’i shkulnin nga ideali dy taborre mercenarësh e kolaboracionistësh të atij gushti përvëlues të 44-tres. Por kohët moderne të demokracisë, në vend të mercenarëve kanë kartonët. Dhe mjafton një karton të lëvizë në balancë dhe jo një monument, por një qytet e madje edhe një shtet mund të gremiset …
Po pse i hoqën xhanëm? Kujt i patën zënë rrugën? Kujt i patën prishur qetësinë? Kujt i patën terratisur shikimin?
Dakord, i hoqët … Po më tej? Bosh do ta lini sheshin me emër? Në është kështu, qytetarët do të vijojnë të thonë “Tek ish 5 Heronjtë” dhe kjo do të ulë vlerat e veprës suaj të pashoqe. Atëherë? ... Do të ngrini aty ndonjë monument më të bukur, më madhështor, më domethënës se i 5 Heronjve!?
Shkodra ka me dhjetëra Heronj e figura të larta atdhetare, që do të zbukuronin e hijeshonin çdo shesh të qytetit e të të gjithë Shqipërisë. Por kartonët tuaj pushtetarë nuk munden të ngrenë monumente. Ato vetëm të prishin dinë.
A nuk ju ofruan Nënë Terezën, por ju pasi e pranuat me njëmijë e një halle, e vendosët aty në tokë, prapa kioskave të gazetave …. Fishta i madh bëri shumë për Shkodrën dhe vendin, por qesja juaj monetare (dhe ajo mendore) nuk mundi të prodhonte më shumë se një grumbull blloqesh betoni në formën e librave, apo kush e din se çfarë …
Përpara se të hiqnit ata të Pestë, tre prej të cilëve ishin puro shkodranë, përse nuk përgatitët monumentin e Barletit, të Dasho Shkrelit, apo edhe te Karamahmut Pashë Bushatliut … Monumentin e Mjedës, Shirokës, apo Pashko Vasë Shkodranit;  monumentin e Migjenit … ah, jo …, këtë të fundit nuk mund ta pranoni ... Keni frikë sa mos ju djeg kartonët me “diellin e tij alegorik” …
Me droje të madhe pyesim: Mos vallë keni ndërmend të ngrini aty monumente pashallarësh të perandorisë otomane … si ai i Hasan Riza Pashës, qe keni para zyrave tuaja e në krah të Fishtës ?! ....
Dilemës tonë për këtë çështje qytetare i dha fund njoftimi i zëdhënësit pushtetar: “Në vend të 5 Heronjve do të ndërtohet një shatërvan …!”
Në fillim, germat e para të kësaj fjale na u ngatërruan. Na u duk si “shurrëto ...”. Por kur njoftimi u përsërit, u qetuam. U qetuam dhe thamë: “Ashkollsun ju qoftë bre burra! I keni rënë pikës. Një zgjidhje adekuate për kohën që jetojmë. Shqipëria vërtet po ndryshon …”.
Koha e burrave, koha e Heronjve ka mbaruar. Ose së paku ajo ka “ngrirë”. Sot tek ne “valon” koha e shatërvanëve dhe e … shalëve …
O burrani të ngremë shurr- shatërvanë dhe të lajmë shalët. Jo ne, por pushtetarët. Nëse shur – shatërvanët do të kenë 24 orë shurr … më falni ujë.
Aferim  për besë !      Poshtë bustet, shtatoret, monumentet!
Rrofshin kartonët, shatërvanët dhe … shalët.

Gjon Bruçi

KONVIKTOR MARTIRË DHE VIKTIMA TË KOHËS

Nga Kolë Tahiri

Ne vazhdim e ndjeva si obligim te brendshëm qe te ndalem pak me gjate ne disa prej atyre ish konviktoreve te pare, te cilët qene me fatkeqe. Te ndalem ne jetën e atyre pinjollëve te këtij konvikti, jeta e te cilëve u ndërpre, ne moshe fare te re, ose ne kulmin e pjekurisë se tyre. Ata janë dëshmitarë te denje te atij konvikti - pishtarë direkt, hapur fill mbas luftës, ne zemër te Alpe, por i  lenë krejtësisht ne harrese.
Midis tyre përmendim: Maturantin pedagogjikes - Gjergj Ndou(Meshi), arsimtarin -Sokol Marash Shytani, aviatorin trim - Ndue Mehilli dhe inxhinierin - Gege Sokoli.

***
Maturanti i pedagogjikes Gjergj Ndou (Meshi), nga Lekbibaj
Ne vitin 1946, Gjergj Ndou (Meshi) se bashku me te vëllai i vogël Filipin, pranohen ne konviktin e Xhanit. Gjergji beri jetën e stilit spartan ne konviktet “Tom Kola” dhe “Safet Spahiu” ne Shkodër e pastaj ne Peshkopi, ku e patën transferuar. Pasi mbaroi klasën e trete te shkollës se mesme pedagogjike, i duhej, vetëm edhe një «hap» për t’u bere mësues. Por, fati nuk e deshi një gjë te tille.
Vëren e vitit 1955, ata qe ishin ne shtëpi te fëmijës, kane qene grumbulluar ne kampin e pionierëve ne Shiroke (ish vila e mbretit “Zogu I”), për te kaluar pushimet verore.
Një dite, Gjergji, me një grup te vogël shokësh vendosin për te prere, me not Liqenin nga Shiroka për tek Bregu i Ranës, ne anën tjetër te liqenit. Është e mirënjohur rrezikshmëria e kësaj «aventure». Siç tregonte Ibrahim Shabani grupi i tyre i vogël, shkëputet, fshehurazi nga shokët dhe merr drejtimin e bregut tjetër te liqenit. Pasi bëjnë një pjese te madhe te distancës, kur «Bregu i Ranes» dukej fare afër shikojne, se një nga shokët e tyre nga Tropojë(Ibrahimi), i cili e ndiqte grupin ne një fare largësie humbet nga vështrimi i tyre. Çfarë te bënin?? 
Ne ketë situate Gjergj, i cili ishte me i fuqishmi, por qe ishte edhe me i gatshmi për te sakrifikuar për te tjerët vendos te kthehet ne kërkim te shokut. Grupi i lodhur se tepërmi vazhdon notimin dhe me mundime  arrin te dalin ne breg. Nuk dihet, se sa kohe do te ketë mundur te rezistonte Gjergji duke kërkuar shokun neper ujerat, plot barishte te liqenit, deri sa gjeti vdekjen. Kështu, humbi jetën ne lulen e rinis, një djalë i guximshëm dhe i sakrificës, kandidat për mësues dhe një talent letrar, me te ardhme premtuese. 
Gjate kësaj kohe udhëheqësit e kampit, marrin vesh, se disa konviktor ishin larguar, për ne thellësi. Menjëherë niset një varke ne kërkim te tyre. Ne një fare vendi drejtuesit e varkës e gjejnë Ibrahimin i cili kishte mbetur prapa shokëve dhe e marrin ne varke. Kërkojnë edhe për te tjerët dhe pasi binden se ata kishin arritur qe te dilnin ne bregun tjetër vazhdojnë dhe varka del ne breg, atje ku gjendeshin edhe te larguarit. Por, Gjergji mungonte. Vihen përsëri ne kërkim, por pa rezultat.
Trupin e tij, te pa jete, pas tre-katër ditësh e nxori liqeni, tek Ura e Bunës, disa kilometra larg vendit te fundosjes(mbytjes). Kufomën e sollën ne fshatin e lindjes ne Lekbibaj dhe aty e varrosen. Gergj Ndue Meshi, ne lulen e rinis u vetësakrifikua për te shpëtuar shokun. Ketë mund ta beje vetëm një njeri me shpirte te madh dhe i guximshëm.
Për ketë shok te mire ruaj kujtime te shumta. Gjergji shquhej midis shokëve: Ai ka qene i dhëne pas shoqërisë, i dashur, besnik, i guximshëm, kureshtare i madh, shume i shkathet. Gjergji nuk ka pas lenë vrime as skute pa u futur ne «katakombet» e kompleksit te ndërtesave te jezuiteve te cilat i kishin kthyer ne konvikt. Midis mureve te godinave dhe ne tavane kishte gjetur një sasi te madhe librash te cilat i lexonte me kureshtje dhe kënaqësi. Midis tyre edhe veprat e Mjedës te cilat na i recitonte përmendësh. Mua me tregonte për “kërkimet” e veta te çuditshme ku zbulonte libra, rroba, shandanë, pajisje te kishës, rroba te shërbesës fetare e gjithfarë gjerash përdorimin e te cilave nuk e dinte. Për një fare kohe qe dhenë aq shume pas këtyre “kërkimeve” sa qe shpesh mungonte edhe ne shkolle.
Një here, me pat thëne, se atje ne çati  kishte gjetur arme dhe skelete njerëzish për te cilët nuk tregoi nga frika se mos i dilnin telashe. Se si vajti puna e këtyre armeve e skeleteve kurrë nuk e morëm vesh. 
Mbi Gjergjin pat ushtuar ndikim te jashtëzakonshëm mjeshtëria poetike e Mjedës.  Ndiqte edhe rrethin letrar ne shtëpinë e pionierit te qytetit Shkodër. Ishte i  dhenë shume pas leximit te letërsisë se ndaluar, sidomos veprës se lirikut te madh te cilin e adhuronte. Arriti te behej njohës i thelle i veprës se Mjedës.
Nen ndikimin e Mjedës pat nisur te thurte poezi, te cilat i dërgonte ne gazetat “Pionieri” dhe “Rinia”, gjë për te cilën, nga një here me tregonte. Për habinë time, një here me tregoi një flete te gazetës “Pionieri”, ne te cilën kishte shkruar diçka për mua si nxënës i dalluar ne mësime.  Fatkeqësisht, nuk kam, asnjë te dhenë tjetër për krijimtarinë letrare te Gjergjit. Krijimet e veta dhe bashkëpunimin me organet e shtypit i mbante shume sekret. Mbase Filipi, vëllai i tij duhet te dije diçka me tepër.
Gjergji, si tip tepër i veçante, ashtu me shaka me thoshte, se «njeriu duhet ta tregoje veten diku. Ne rast se nuk mundet për te mire te paktën te dallohet për keq». Ishte vete ndjesia e adoleshentit qe kërkon afirmim te personalitetit. Po a mund behej fjale për një gjë te tille ne kushtet e regjimit spartan te konviktit?
Ai kishte shpirt “rebel”, te panënshtruar, nuk e duronte regjimin ushtarak, e mundonte disiplina e mbyllur ne konvikt, kërkonte liri veprimi e krijimi. Jeta e konviktorit i qe bere fort e bezdisshme. Edhe mësimet, te mësuarit për mëndësh, madje edhe qëndrimi ne orët e mësimit e mundonin.
Shpesh sajonte “pretekste”, nga me te ndryshmet për t’i «shpëtuar» mësimit. Zhytej ne leximin e literaturës artistike te cilën e kishte siguruar vete, bridhte me biçiklete ne qytet dhe shpesh dilte ne fushat qe e  rrethonin qytetin Shkodër dhe, andej nga kalaja. Shpirti i tij i ndjeshëm prej poetit kërkonte liri, hapësire, kërkonte natyrën. Ky pat qene edhe shkaku për te cilin e patën transferuar ne Peshkopi. Me shkruante shpesh. Ne njërën prej letrave drejtohej: «Kole! Po te dërgoj porosite e mija, siç ia dërgonte Shiroka nga Egjipti Shkodërloces me ane te dallëndyshes. Lotët e mia, i kam derdhur ne Lumin Drin, me «porosinë» qe kur te arrijnë pranë Rozafës t’i përcjellin ty te falat e mija me shëndet.... !».  Fatkeqësisht, ajo letër me ka humbur ne Shkodër. 
Me vone, ne moshën e pjekurisë  m’u pate përforcuar mendimi, se Gjergji, me dashurinë e thelle për letërsinë dhe talentin e padiskutueshëm, do te behej poet, shkrimtar i dëgjuar.
Ne raste, se do te hulumtohen gazetat e atyre viteve, qe për mënda me lart, besoj se do te gjendeshin poezitë e Gjergj Ndout(Meshi), si gjurme te para te një krijimtarie shprese dhënëse poetike. Nuk përjashtoj mundësinë qe ai te ketë përdorur ndonjë pseudonim, i cili, patjetër duhet te të kujtoje diçka nga vendlindja e tij.  Mbase studiues te ndryshëm, gjate hulumtimeve te tyre ne shtypin e asaj kohe, mund te ndeshen edhe me krijimet e para poetike te Gjergjit. Mbase!!?  Fjale është, për gazetat : «Pionieri» dhe «Zëri i rinise», te viteve 1950 deri  1955.

***
Sokol Marashi, mësuesi – viktime e thashethemeve
Këto shënime qe do te hedh për Sokol Marashin janë opinione te asaj kohe(behet fjale për vitet 1957-1958) te cilat qarkullonin ne ato zona. Ato mi kane treguar persona te cilët, absolutisht nuk e dinin se unë mund ta kisha njohur dikur ketë njeri. Do te shkruaj diçka nga ato qe me kane mbetur ne kujtese.
Sokol Marash Shytani i Lotajve te Shalës, njeri nga ish konviktoret e pare ne Xhan dhe ne Theth, pasi kishte mbaruar arsimin 7-vjeçare dhe shërbimin ushtarak shërbente si mësues, ne një fshat te thelle te Shoshit. Sokol Marashi ka qene trup madh, i fuqishëm, i pashëm, i zoti dhe trim.
Tragjedia e tij, ka qene një ngjarje tipike e atyre zonave te thella, ku krahas virtyteve te mira shqiptare ekzistojnë edhe individ ngatërrestare(intrigant), smirëzinj, inatçinj, te cilët hedhin «gurin» e fshehin dorën. Sipas kanunit, këta tipa quhen «shtica» dhe dënoheshin, gati sa ata qe kryenin mbrapshtinë(krime).
Ne shume raste, njerëz te mire, por te padjallëzuar bien viktime e thashethemeve dhe intrigave te këtyre tipave dinake e shpirtligj. Kështu, me tepër për inate malësoresh, dallaveraxhinjtë, intrigantët, te cilët janë te pranishëm dendur ne mjediset tona thurin rrjetën e tyre te zeze. Tipa te ligj sajojnë thashetheme se «gjoja» mësues Sokoli kishte marrëdhënie me një grua te fshatit.
Thashetheme, ndonëse mund te mos ketë asnjë baze serioze, duke kaluar goje me goje shndërrohet ne opinion negativ. Malësorët janë, jashtë mase te ndjeshëm ndaj opinioneve publike, sidomos ndaj atyre qe kane te bëjnë me çështje nderi. Ne kësi rastesh reagimet janë te shpejta dhe te egra.
Tregonin, se një dite, sapo Sokoli ishte futur ne dyqanin e Breglumit (Shale) për te blere diçka, «rastësisht» aty ndeshet me një adoleshent, rreth 15 vjeçar. Ky djalosh kishte pas qene i asaj shtëpisë, për gruan e se cilës ishin përhapur fjale. Shkëmbejnë disa fjale midis tyre dhe djaloshi e godet Sokolin, ne koke, me një shishe vajguri te cilën e mbante ne dore. Ne atë gjendje te rende Sokoli, reagon fuqishëm. Por, menjëherë, ndërhyjnë te «pranishmit» dhe ia nxjerrin djaloshin Sokolit nga duart duke i dhëne fund grindjes. Duket sheshit, se gjithçka ishte përgatitur me pare.
I goditur rende moralisht, por edhe fizikisht(plaga ne koke ishte e dallueshme) mësuesi, pas një fare kohe vret xhaxhain e djalit i cili e kishte plagosur. Djali, i cili e kishte goditur Sokolin, siç thuhet, ende nuk ishte bere «për pushke». Pas vrasjes qe beri Sokoli detyrohet e kalon ne ilegalitet. Ndërkohe ai «lëne hesape» te tjera, te vjetra, duke u bere person  i rrezikshëm..
Pas disa muajsh tenton te arratiset ne Jugosllavi. Por, ne bjeshkët e larta ne Tropojë, nga qe nuk njihte terrenin bie ne duar te forcave te kufirit te cilat e vrasin si armik te popullit.
Nuk mjaftoi kjo, por punonjësi e degës se brendshme, ne mënyre demonstrative e ngarkojnë kufomën e te arratisurit mbi gomar dhe  e«demonstruan»  neper rrugët e qytetit Bajram Curri. Qëllimi: te ushtrohej terror psikologjik ndaj popullsisë. Duhet te ketë qene viti 1958 ose 1959, çka do te thotë, se Sokoli u be viktime ne një moshe shume te re.
Kështu, situatat e paparashikuara, negative e bene ish konviktorin dhe mësuesin viktime dhe vrasës te cilat, edhe atij i kushtuan jetën. Me ketë, nuk dua kurrsesi te justifikoj vrasjet qe kreu Sokoli, por dua te shpreh qëndrimin tim ndaj këtyre dukurive te prapambetura te cilat na ngatërrohen neper këmbe ne rrugën tone drejt qytetërimit evropiano - perëndimor.
Me sa kam dijeni, tragjedia e Sokolit përben rastin e pare dhe te vetëm te kësaj natyre midis ish konviktoreve, për krahinat e Dukagjinit. Një rast i ngjashëm përsëritet, shume vite me vone ne krahinën e Nikaj - Mërturit, ne fshatin Brise.
Dua te kujtoj këtu, se ne kanun thuhet shprehimisht : «Fjala mort s’ba», çka do te thotë, se njeriu nuk mund te vritet vetëm për fjale, për thashetheme te ultë. Ne kanun përcaktohet, pa nënkuptime, se fajtori duhet te kapet ne kryerje e sipër te veprës penale, ose pas ankese direket, te dokumentuar bindeshim te viktimës.
Për me tepër, për çështje nderi, ne kanun përshkruhen situatat, deri ne detaje te vogla. Pra, lëreni kanunin, hijerëndë ne qetësinë e tij, mos i bini kot ne qafe. Krimet e sotme nuk mund te «justifikohen» me kanunin mesjetar. Fatkeqësisht shpesh, edhe mjetet e informacionit e propagandës, pa dashje ose me dashje bien ne ketë gracke, gjë e cila me fort e nxite se sa e lufton krimin. Prandaj është e domosdoshme qe kriminologet dhe njohësit e mire te kanuneve tona t’i klasifikojnë e te veçohen ato, te cilat kane origjine kanunore nga krimet e sotme me qellim qe te parandalohen, te luftohen e ndëshkohen secila kategori krimi me mjetet përkatëse.
Praktika po tregon, se një kategori shqiptaresh demonstrimi spektakolar i disa krimeve ne mjetet e informacionit te propagandës, me tepër i nxit se sa i frenon ato. Praktiken e mjeteve te informacionit botëror, siç duket ne nuk e kuptojmë dhe as e gëlltisim lehte. Vërehet se kur, ne mjetet e informacionit jepet një krim i caktuar atë e pasojnë edhe disa te tille te po asaj natyre, sidomos kjo është tipike për vetëvrasjet.
Ne demokraci masmedia ka liri te plote. Por, sensacionet me synime  komerciale te cilat, ne kohe dhe mjedise te caktuara ushtrojnë ndikime negative, do te thosha se lypset te orientohen me drejt ne ketë çështje kaq delikate për kushtet e shoqërisë sonë ende larg civilizimit botëror perëndimor.

***
Aviatori trim, Ndue Mhilli, nga Dushmani
Kush ka qene ky aviator trim? Ish konviktori i atyre viteve duhet t’u kujtohet, se Nduja(fatkeqësisht mbiemrin e dokumentit nuk ia di) ka qene nder konviktoret me te vegjël, i urte sa me s’behet, i dashur me shokët, por edhe disi i mbyllur, i ndrojtur. Nuk  kam te dhëna, se ku e mbaroi shkollën 7-vjeçare e te mesme. Arsimin e larte ushtarak duhet ta ketë kryer jashtë shtetit.
Kur bisedonim mes shokësh thuhej, se Ndou shërbente ne forcat tona ushtarake si oficer aviacioni. Krenoheshim me detyrën qe kryente, kujtonim vitet e shkollës, kujtonim ato vite te largëta te fëmijërisë, ne konviktin tone te paharruar.
Rrethanat, detyrat qe kryenim, apo vendet ku punonim qene te tilla, sa qe nuk takoheshim dot, as për te pire një kafe e aq me pak për te shkëmbyer vizita. Vite me pas pata dëgjuar se Ndou kryente detyrën e pilotit, si drejtues helikopteri. Ne raste te veçanta kryente edhe detyra civile.
Duhet te ketë qene marsi i vitit 1973. Kisha vajtur me shërbim ne rrethin Tropojë dhe atje mbeta një jave i bllokuar nga bora e madhe. Mbas disa ditësh erdhi ne qytetin Bajram Curri një helikopter qe solli posten nga Tirana. Atë helikopter me te cilin unë u ktheva ne Tirane e drejtonte piloti trim, shoku im i fëmijërisë, Ndue Mehilli.
Kam vene re, se flitet shume për shoqërinë e shërbimit ushtarak, për shoqërinë e miqësinë e aksioneve te rinis, për vitet e shkollës, po e po, por edhe për shoqërinë e miqësinë e burgjeve. Me se e drejte! Po, fare pak kam lexuar për shoqërinë e miqësinë e jetës ne konvikte, diçka krejt e veçante dhe e ndryshme nga ato te tjerat. Perse valle kështu?! Edhe ajo meriton vend te veçante, sepse është miqësi e thelle e vëllazërore, e sinqerte, e forte, e qëndrueshme dhe dinjitoze. Për ketë, mund te shkruajnë ata qe kane provuar jetën e konvikteve tona.
Pra, meriton te kujtohet e vlerësohet si një dukuri shoqërore qe lidh fëmijët, adoleshentet dhe te rinjtë te moshave te ndryshme, djem dhe vajza te të gjitha krahinave te atdheut, te besimeve te ndryshme fetare, te prejardhjeve te ndryshme shoqërore e te tjera. Ajo miqësi e pastër, pa asnjë interes ruhet për tere jetën e ish konviktoreve dhe u përcillet edhe fëmijëve te tyre.
Jeta ne këto institucione, ku organizohet me mire formimi tek konviktoret i tipare te rëndësishme te personalitetit te qytetareve te ardhshëm. Dëshmitë e paketa e modeste, qe po sjell ne këto shënime te thjeshta flasin ne favor te këtij mendimi.
Pas disa vitesh te tjera mora vesh, krejt rastësisht, se Ndue Mehilli kishte rene ne krye te detyrës, jo ne fluturim po, ne toke, ne stërvitje me njësinë ushtarake. Vetësakrifikimi, i përmasave heroike kishte ndodhur ne këto rrethana: Instruktori ushtarak Ndue Mehilli zhvillonte orën e mësimit mbi cilësitë luftarake te granatës se dorës.
Cili mund te ketë qene shkaku dhe kush e kishte fajin nuk dihej ... Dihet fakti, se gjate demonstrimit praktik te granatës vihet ne veprim ndezësi i saj dhe instruktori nuk gjen rruge shpëtimi tjetër, veçse me guxim, me trupin e vet mbulon granatën e cila shpërthen ne moment. Trupi i  instruktorit hidhet ne ere, por efektivi shpëton. Një akt vetëmohimi, nga me fisniket dhe te një guximi te tille arrijnë ta  kryejnë vetëm heronjtë e vërtete. Te tille e tregoi veten ushtaraku trim Ndue Mehilli. Mendoj, se po te kishte qene me origjine nga ndonjë krahine tjetër  do te ishte shpallur hero, sepse e meritonte plotësisht një nderim te tille. Po, Jo! Nuk dije qe te jene shkruar as pese rreshta ne shtypin tone ushtarak, për ketë hero te heshtur, mbetur i harruar.
Është obligim moral ndaj figurës se tij qe te hulumtohen te dhënat për jetën, karrierën ushtarake dhe rënien heroike te këtij oficeri te denje. Akti i tij nderon te gjithë bashkëluftëtaret, shkollën qe ka kryer dhe armen përkatëse. Figura te tilla ish konviktoresh lypset te shfrytëzohen për formimin atdhetar te konviktoreve ne çdo kohe.
Përfitoj nga rasti, këtu larg vendit tim te pyes: Pa me thoni, Ju lutem! Çfarë i ka njeriu borxh, me tepër atdheut e shoqërisë, se sa vetësakrifikimin e jetës ne krye te detyrës duke mbrojtur jetën e te tjerëve?! 
(Vijon ne numrin e ardhshëm me figurën e Gegë Sokolit ...)

LETER E HAPUR!

Presidentit te Republikës se Shqipërisë, zotit Bamir Topi!
Kryetares se Kuvendit te Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli!
Kryeministrit te Shqipërisë dhe Kryetari i PD, zotit Sali Berisha!
Kryetarit te PS, zotit Edi Rama!
Kryetarit te PLSI, zotit Ilir Meta!
Kryetarit te PDK, zotit Nard Ndoka!
Kryetarit te Grupit Parlamentar te PD, zotit ....
Kryetares se Grupit Parlamentar te PS, zonjës Valentina Leskaj!
Kryeprokurores se Shqipërisë, zonjës  Ina Rama!
Avokatit te Popullit, zotit Ermir Dobjani!

TIRANE

Jam Marta Bjeshka, me banim ne lagjen “10 Korriku”, ne qytetin Shkodër.
Me falni për shqetësimin, por jam e detyruar t’ju shqetësoj!
Me datën 9 Janar 2004, ne afërsi te Karaburunit, ne detin Jon, janë mbytur 28 djem e vajza shqiptare, nga pa përgjegjshmëria e shtetit për ti shërbyer popullit. Nuk janë gjetur trupat e tete prej tyre.
U bene 5 vjet, qe kërkojmë gjetjen e trupave te tyre, por pa asnjë përfundim konkret. Është zhvilluar një hetim dhe një gjyq, për dënimin e shkaktareve, por janë dënuar “peshqit e vegjël”, ndërsa ata qe janë pas tyre, vijojnë te “shëtisin sokakut” te Tiranes. Kjo na bene me te shqetësuar, po na mundon çdo dite e me shume.  Ai qe mbron kriminelin, qe mbron vrasësin, është pjese e tij. Unë nuk mund te them se cili prej jush është i tille, por duke ju drejtuar me një letër te hapur edhe vitin e kaluar, duke bere te gjithë ato kërkesa dhe përpjekje, dhe nuk kemi marre asnjë te drejte, na bene te nxjerrim ketë përfundim. Një nga personalitet e shtetit tone, na thotë: “Ajo është një dosje e sekretit shtetërorë qe nuk hapet kurrë”. Atëherë si mund te besojmë ne drejtësinë tone? Megjithatë kemi besim se kjo drejtësi, dikur do te jap “racionin” secilit qe ka përgjegjësi ne këtë tragjedi njerëzore me përmasa kombëtare.
Çfarë kërkojmë?
Kërkojmë ndihmën e shtetit për gjetjen e trupave te zhdukur ne te premten e zeze te 9 Janarit 2004.
Djali i im, i vetëm, Kreshniku, me shoke dhe shoqe, u detyrua te merrte rrugën e kurbetit për shkak te ekonomisë se dobët. Disa njerëz, qe ishin ne rrjet me disa struktura te shtetit, veçanërisht te strukturës se rendit dhe me vone u bene me te edhe disa struktura te mbrojtjes, këtyre te shkretëve ju premtuan, se nuk do t’ju binte këmba ne ujë. Do te lëvizim me skaf te Guardia di finanxa italiane dhe ne skaf do te vendosen deri ne 15 veta, dhe ne jemi te lidhur me persona qe kane çdo gjë ne dore te tyre.
Fatkeqësisht për ne dhe pjesëtaret e familjeve te përfshire ne këtë tragjedi ankthi sa vjen e shtohet, se deri me sot nuk dimë asgjë për fatin e zi te bijve tanë, trupat e te cilëve ende nuk dimë se ku janë, ne det, ne gropat e Sazanit apo ne murgët e shteteve fqinje.
Një zemër nene, një zë nene, një shpirt nene ju bën thirrje: zoti President, zonja Kryetare e Kuvendit, zoti Kryeministër, zoti Kryetar i PS, zoti Kryetar i PLSI, zoti Kryetar i PDK, zonja Kryeprokurore, zoti Kryetar i Grupit Parlamentar te PD-se, zonja Kryetare e Grupit Parlamentar te PS-se, zoti Avokat i Popullit, për hire te Zotit te na ndihmoni me te gjitha mjetet për te bere te mundur gjetjen e trupave te fëmijëve tanë, qe gjenden te vdekur dhe te humbur qe me 9 Janar 2004.
Ne nuk i urojme askujt fatin tone, dhimbjen tone, por ju bej thirrje te veni veten ne rolin tone. Sikur t’iu ketë ndodhur ju, si do te kishit vepruar? Siç thotë populli: “Kthejeni majën e thikës nga vetja”, dhe atëherë gjykoni e veproni, po me atë dhimbje edhe për ne! Kam bindjen se tjetër preokupim do te ishte nga strukturat e shtetit për zgjidhjen e hallit tone.
Unë sot jam me shume halle! Ne fëmijëri vuajta shume, se me persekutuan për dajën qe u largua nga Shqipëria, se me internuan ne Lushnjë kur isha 3 muajsh dhe nuk kam marre asnjë lloj shpërblimi nga shteti. U martova me burrin pa sy, i cili i la ne kohen kur ishte ne shërbim ushtarak dhe asnjë here nuk u kërkua dëmshpërblim dhe pension i veçante. Pas 5 vajzave, Zoti na fali një djalë dhe ky bashke me shokët dhe shoqet, nuk beri asnjë krim, por deshi te siguronte për veti, prindërit dhe motrat mundësi me te mëdha për te jetuar, dhe për të realizuar ketë qellim  u nis për një vend tjetër. Shteti i pati te gjitha mundësitë për ti shpëtuar, por nuk veproj me dashje apo për mungese aftësie e përgjegjësie te mbroje shtetasit e vete, ketë nuk mund ta përcaktoj unë, te cilën duhet ta përcaktoj drejtësia shqiptare, e cila po tregohet mjaft e ngathte, për mos me thëne e kooptuar. Atëherë, opozita e asaj kohe, sot ne pushtet beri namin kundër asaj qeverie dhe na premtoi: Sa te vijmë ne në pushtet do te japin drejtësinë qe u takon! Ju erdhën në pushtet dhe ne fakt nuk keni bere asnjë përçapje ne këtë drejtim! Pse zotëri u tallet me ndjenjat tona? Çfarë borxhi ju kishim? Ju lutem merrni ne konsiderate shqetësimin tone, se jemi njëlloj para te se drejtës shqiptare, se jemi shqiptare si dhe ju, se e duam këtë vend qe e ka emrin Shqipëri sa edhe ju. E dini zotëri, se kjo familje me 7 fryme, jeton sot me 72 € ne muaj???!!! Mendoj se nuk ka nevoje për koment.
Gjëme e madhe është edhe për ata qe fëmijët e tyre ju kane vdekur ne këtë tragjedi, por janë me te forte, pasi i kane gjetur dhe i kane varrosur, dine se ku e kane varrin e tyre për tu vendosur ndonjë tufë lule, për tu ndezur ndonjë qiri, për tu lutur për shpirtin e tyre, dhe mbi te gjitha për te derdhur me shume lot nene. Humbja e tyre është e rende, por mos pasja e varrit, mos pasja e mundësive ku te vendosësh ndonjë tufe lule, ku te ndezësh ndonjë qiri, ku te lutesh për shpirtin e tyre dhe aq me pak te derdhësh lot nene, është shume me e rende. Ne çdo vit, me 10 janar, shkojmë ne Dhërmi, ne afërsi te Karaburunit, hedhim lule ne detin Jon, ne ata shkëmbej ndezim qirinj, lutemi për shpirtin e tyre, derdhim lot, por nuk jemi te qete, përderisa nuk kemi varrin e tyre, nuk na qetësohet shpirti, i cili çdo dite vijon te tretet me shume. Me 10 Janar te këtij viti, një nene vlonjate, me dha një tufe lule, dhe me tha: “Unë nuk kam mundësi te vi me ju. Merre ketë tufe lulesh dhe hidhe për mua, për nenat vlonjate dhe për gjithë nenat shqiptare, se te gjitha jemi me ju”.
Me date 10 janar 2004 e ne vijim, jemi ne kërkim te trupave te fëmijëve tanë dhe nuk kemi zgjidhur asgjë. Për tu ngushëlluar sa do pak, kemi Zotin, kemi dhe Ju.
Edhe një here, kërkojmë te viheni ne shërbim te plotësimit te kësaj kërkese te njërës prej atyre nenave qe se bashku me te tjerat nena jemi ne një vuajtje te përhershëm. Sa te jemi te gjalle, jetojmë me shpresën se nuk do te vdesim pa pasur varrin e fëmijëve tanë.
Paraqesim emrat e prindërve qe ju kane humbur fëmijët dhe emrat e fëmijëve te humbur.

PRINDRIT                                               FEMIJET E HUMBUR

1- Ndoc Bjeshka                   1- Kreshnik Ndoc Bjeshka
2- Gjin Sana                                           2- Ndue Gjin Sana
3- Ndue Zajeti                                       3- Marjana Zajeti
4- Nikoll Nilaj                                         4- Ermira Nilaj
5- Mark Grizhaj                     5- Gjin Grizhaj
6- Ilir Xhilaj                                            6- Artan Xhilaj
7- Marjana Zagrini                                7- Artan Zagrini
8- Adem Kodra                                     8- Farine Dizdari

Me respekt dhe me shpresën e marrjes ne vlerësim e zgjidhjeje te kësaj kërkese.

MARTA BJESHKA

Kemi filluar një vit të ri

ROZA PJETRI

Në çdo fillim dite, jave, viti, udhtimi apo pune njeriu ndalet dhe mendon;
Çfarë do të sjell tek unë kjo ditë, kjo jave, ky vit apo ky udhëtim e kjo pune? Përgjigjia mbatet enigëm.
Çfarë duhet të bëjë dhe si të sillem përballë asaj që me pret?
Këtu është mirë të hellim shikimin nga ajo që kemi kaluar. Të analizojmë atë dhe të nxjerrim mësimet e duhura nga të mirat dhe nga të këqijat tona, nga sukseset dhe dështimet. Është e nevojshme që te nxjerrim nga vetja dhe familja jonë të këqijat: krenarinë e tepruar, mendjemadhesinë, urrejtjen, hakmarrjen, thashethemet, padurimin, frigën, paditurin e te tjera …
Pastaj të punojmë që ti rrisim të mirat tona: dashurinë, përvujtërin, faljen, fjalen e mirë, durimin, guximin e te tjera ... Të gjitha këto realizohen vetëm duke u venë në shërbim të vetës, familjes dhe shoqërisë.
Familja është shkolla më e plotë e njerëzimit. Mirëpo për të zbatuar plotësisht jetën dhe misionin e saj lypset ndërrimi i sinqertë i mendimeve me njëri - tjetrin, si dhe këshillimi në mes bashkëshortëve dhe bashkëpunimi më i kujdesshëm në mes të prindërve dhe fëmijëve. Pjesëmarrja e babait është shumë e rëndësishme, është  kujdesi i nënës në shtëpi, çka më së shumti iu nevojitet fëmijëve. Fëmijët lypset edukuar ashtu që kur të rriten të jenë plotësisht të vetëdijshëm të mund të zgjidhin problemet e tyre. Detyra e prindërve është të udhëheqin femijet duke i këshilluar urtësisht kur dhe si të formojnë familjen, kurse ata duhet të dëgjojnë me kënaqësi, por gjithnjë do të ruhen që mos t’i shtyjnë përdhuni drejtas apo tërthoras në zgjidhjet e tyre.
Kështu në familje afrohen gjeneratat e ndryshme duke ndihmuar njëri - tjetrin për të fituar më tepër urtësi jetësore dhe për t’i përputhur të drejtat personale me kërkesat e tjera të jetës shoqërore, kjo  përbën themelin e shoqërisë. Të gjithë duhet të ndikoj në bashkësitë dhe grupet shoqërore dhe të kontribuojnë suksesshëm në nxitje të mirëqënies së familjes. Prindërit  të përgaditen për lindjen dhe per edukimin e fëmijëve në gjirin familjar. Të jemi të kujdesshëme dhe të marrim masa të ndryshme për të mbrojtur dhe për të ndihmuar në mënyrë të përshtatshme ata të cilët mjerisht s’kanë mirëqënie në familje. Prindërit dhe shoqëria duke shfrytëzuar kohë, dhe duke dalluar çka është e amshueshme nga format e ndryshueshme, le të nxisin vlerat e martesës dhe të familjes. Le të dëshmojnë këtë gjë me jetën e vet dhe me një bashkëpunim me të gjithë njerëzit vullnetmirë. Kështu, duke mundur vështirësitë, kanë për të fituar për familje çka i nevojitet si dhe çka i përgjigjet kohës së sotme. Këtu do të ndihmojnë shumë ndjenja e dashuris reciproke, ndërgjegja morale  e njerëzve, urtia dhe aftësia profesionale.
Gjatë këtij viti që sapo kemi filluar, nëse njerëzit do të lejojnë që të lindë dhe të rritet e dashuria në zemrat e tyre, sigurisht që do të jenë të lumtur. Nëse nënat do ti rrisin me gëzim të gjithë fëmijët e tyre dhe nuk do ti vrasin me abortin sigurish që do të jetë një viti i bekuar.
Nëse të rinjët nuk do të mashtrohen nga premtimet e rreme të jetës moderne, nëse do të dinë ta pranojnë dashurinë në kuptimin e mirë të saj. Ata nuk do të kenë nevoj për  drogë dhe nuk do ti  gjynjëzohen vdekjes. Por do të bëhen ndërtus  të jetës së ndritur.
Nëse njerëzit nuk do të zihen mes tyre, për karrierë  dhe pasuri, por përkundrazi do ta falin njëri - tjetrin dhe do të quhen vëllëzër, vërtet ky vitë do të jetë i mirë.
Nëse fëmijët të shpërndarë rrugave të botës do të kujtohen se në vatren ku lindën dhe u rritën i presin prindërit e moshuar të ngakuar me plot mall. Kthimi i tyre në këto vatra të mbyshura plot heshtje dhe zhgënjim do të dhuroj gëzimin dhe haren. Nëpër oborret dhe fushat tona do të gjallëroj blerimi aromëmirë aq shumë i dëshiruar nga të gjithë.
Sa shumë NËSE … kemi për të thënë e për të shkruar. Por më mirë secili të mendoj NËSET … e veta dhe tu jap jetë për vete, për familjen dhe shoqërinë. Këto NËSE … nuk janë të pa realizueshme. Zoti çdonjërit nga ne ja ka dhanë mundësi që këto NËSE … ti bëjë realitetin e jetës. Jemi në fillim të një viti të ri i cili na kërkon që ta jetojmë atë të lumtur. E Lumja  Nënë na mëson se kjo arrihet vetëm duke jetuar si instrumenta të Dashurisë. Vit të mbarë të gjithve

“JA SI MBROHEM NGA GJAKESI IM!”

- Cili jeni Ju?
- Jam Kreshnik D., student, banor i rrethit te Shkodres.
- Mund të më thoni të veçantën e jetës suaj deri në këto momente?
- Nëse do të analizoj anët e mira, i tille është largimi nga vendlindja ime dhe vazhdimi i shkollës së larte, ndërsa momentet më të vështira kane qene të shumta, duke filluar që nga momenti kur familja ime hyri në gjak me një fis tjetër, para tre vjetësh.
- Pse jeni ne gjakmarrje me këtë familje?
- Shkaku ka qene banal … Djali i xhaxhait tim po luante bilardo në një lokal, bashke me një shokun e tij, me të cilin u zu dhe e vrau. Për këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë dëshmitar, pasi nuk doli asnjë nga frika e fisit që na ka shpallur gjak neve.
- Po ju, mund të na thoni mbroheni nga gjakësi ?
- Momentalisht, vazhdoj studimet në një universitet të huaj privat, për Ekonomi biznes. Strehohem në një banese pothuajse ngjitur me godinën e shkollës dhe lëvizjet i kam shume të kufizuara. Nuk dal si shokët e mi dhe ata, duke e ditur arsyen time, nuk më kërkojnë. Ata që më mbështesin, më bëjnë shoqëri në shtëpinë ku strehohem.
- Mund të thuash se je gjysme i ngujuar dhe në këtë mënyrë ke siguruar gjysme mbrojtje nga gjakësi?
- Unë të tille e quaj, pasi mbrohem duke bere veç rrugën 10 metra shtëpi – shkolle dhe shume here, i veshur në mënyra të çuditshme, si me kapuça, që s’i heq asnjëherë apo edhe me syze. Prindërit e mi nuk ishin aspak dakord që unë të largohesha nga shtëpia natën, për të vazhduar shkollën, por unë isha i vendosur. Edhe në këtë moment që bisedoj me ju, ata më quajnë si të shënuar nga gjakësi, por ndoshta për fatin tim të mire, unë ende jam gjalle dhe këtë ia dedikoj vetes, pasi deri tani jam mbrojtur shume mire.
- Sa ke pa i pare prindërit?
- Për fat të mire, persona të jashtëm më kane ndihmuar duke më sjelle lajme të mira për familjen time, nënën, babain, dy motrat, bashke me vëllain e vogël, që janë të ngujuar. Nuk i kam pare prej dy vjetësh dhe ndihem mire kur marr vesh që janë shume mire, por jam i lënduar që e jetojnë jetën e tyre në ngujim, mes mureve të shtëpisë. As unë nuk jam i lire, por ndihem i lire për faktin që vazhdoj një shkolle të cilën e kam patur ëndërr.
- A e dine profesorët tuaj problemin që keni ju si student?
- Po, drejtuesit e huaj e dine dhe çuditen se si Kanuni, ky kod civil, qenka kaq i forte sa del edhe para ligjeve të shtetit aktual. Ata më kane mbështetur shume. Në fillim nuk ua bëra të ditur për faktin se mos humbisja studimet, por më vone mora vendimin që t’ua thosha. Isha treguar naiv, pasi ata u treguan të gatshëm që në momentin e pare, duke vene dy roje në dyert e jashtme të universitetit për të bere kontroll të sakte të njerëzve që hyjnë në këtë institucion shkollor.
- Pra, ju e quani veten të sigurte nga kjo ane mendoni se jeni larg hasmit tuaj?
- Jo, unë nuk e thashë këtë, përkundrazi. Ndihem mire që sëmundjen e gjakmarrjes e luftojnë shume persona, por asnjëherë nuk e di sa i sigurte do të jem deri në momentin kur gjaku mund të falet, një gjest që uroj të ndodhe sa më shpejt mes dy fiseve tona.
- Sa i sigurte jeni që gjakmarrësi nuk është në dijeni të vendndodhjes tuaj?
- Nuk e di nëse e dine apo jo, por mendoj se ata mund edhe të dyshojnë se mos jam jashtë shtetit. Mund edhe ta dine që jam këtu, por deri tani, nga fisi ynë janë vrare tre djem xhaxhallarësh, ndërsa familja ime akoma nuk është prekur.
- Mund të na flisni për të ardhmen tuaj pas mbarimit të shkollës?
- Unë rroj me shprese, edhe fale institucionit shkollor ku mësoj. Pas shume bisedave që kam shtruar me drejtuesit e këtij institucioni, ata më kane dhëne një mundësi për t’u punësuar jashtë shtetit, në profesionin që kam zgjedhur të bej në të ardhmen. Jam një nxënës i shkëlqyer! Përveç pasionit që kam për këtë dege që kam zgjedhur është dhe lufta e forte që bej me veten time për t’u larguar sa më shpejt nga ky vend ku jam i rrezikuar. Rezultatet e larta janë një motiv shtytës që të marr mbështetje nga organet e shkollës, të cilat më kane zgjatur dorën që unë t’i shpëtoj gjakësit.
- Po nëse do të rrezikohet familja e juaj, a do të ishit i gatshëm të merrnit hak?
- Të gjithë ma bëjnë këtë pyetje. Unë jam në dilemë, por e di se babai im nuk do të më quante më djalin e tij nëse nuk do të vrisja po të na vrasin. Në letrat e tij, mesazhi që më shkruan gjithmonë është ai për të ruajtur besëlidhjen e vjetër, atë të hakmarrjes. Sipas tij Kanuni nuk vret, por ai që vret dihet se hyn në gjynahet e një jete, ndaj duhet të vritet. Unë  nuk dua ta gjykoj kështu, këtë dua ta ndryshoj në një Besëlidhje të re, ku gjaku falet dhe shpëtohet jeta.
Deri në këto momente, unë nuk gjykoj asgjë, pasi nuk kam të vrare nga familja. Nesër mund të flas ndryshe, por as këtë nuk e di, pasi unë dua të jem një qytetar europian duke i shpallur lufte Kanunit, edhe pse qenka një lufte e vështirë, pasi ne fushën e betejës është luftëtare edhe familja e ime, e cila do të paguaje thjeshte për kapriçio të dy personave që e nisen këtë beteje me pasoja të renda.
-Se fundi, çfarë mesazhi i përcillni gjakësit tuaj?
- Doja t’u thosha shume e shume fjale zbutëse për zemrat e tyre, por e di që ata nuk do më dëgjojnë. Ata janë egërsuar dhe tashme janë në ndjekje të gjurmëve për të marre hak. Nuk është e drejte të vazhdoje kjo lufte që vret prapa krahëve, por ja që tashme, ky është një ligj zakonor. Unë jetoj të tashmen dhe kam shprese se në kohen kur do të vije radha ime për të vrare, ndoshta do të kem kurajën dhe gjykimin për të bere falje të gjakut, gjë që nuk varet vetëm nga unë, edhe pse do të dëshiroja të ndodhte kështu që në këtë moment.

Marre nga gazeta “Intervista”,
nr. 785, date 14. 2. 2009.
Intervistuar nga Aurora Gozhina.

Duke lexuar këtë “rrëfim”, u rrëqetha, mu duke vetja i “vogel”, qe s’kam mundësi te kontribuoje ne zgjidhjen e problemit te këtij studenti, dhe jo vetëm kaq, por te kontribuoje për tere shoqërinë shqiptare, me qellim qe te djegim me zjarr ketë “te drejte vetëgjyqësie”.
Prandaj, mendova ta botojmë ne gazetën tone dhe te bej thirrje komunitetit dukagjinas(studenti nuk e dime se eshte apo jo nga Dukagjini, por e shtroj si fenomen), pjese e te cilit jam edhe unë, te reagojmë me tere forcën e shpirtit ndaj mentalitetit te se drejtës se vetëgjyqësisë, për ta shkulur ketë mendësi nga vetja secili dukagjinas kudo qe ai jeton.
I huaji thotë: “... çuditen se si Kanuni, ky kod civil, qenka kaq i forte sa del edhe para ligjeve të shtetit aktual”. Ai ka te drejte, se nga këto te drejta zakonore, te një shoqërie primitive, ata janë larguar prej disa shekujve; ndërsa ne, në shekullin XXI, akoma jemi me mentalitete te vetëgjyqësisë, te cilat vijnë qe nga lashtësia, nga ajo shoqëri primitive, prej se cilës duhet te largohemi sa me pare. Ne akoma nuk njohim shtetin, se ai nuk vret!!! Ne qofte se drejtësia e dënon vrasësin me heqjen e lirisë përjetësisht, se ky është dënimi maksimal, ne nuk e quajmë se është vendosur drejtësia?! Dhe për ta çuar drejtësinë ne vend duhet te vritet gjakësi, ose te behet ndërhyrja e strukturave jo shtetërore, qe ne baze te se drejtës zakonore, te bëjnë ndërmjetësimin për te vendosur komunikimin ndërmjet familjes se dëmtuar dhe familjes se dënuar ne baze te institucionit te faljes!
“... nga fisi ynë janë vrare tre djem xhaxhallarësh,...”. Mjaft e rende per secilen familje. Te vriten tre njerëz te një familje është e pa besueshme, por ja qe është e vërtetë! Gjakmarrja eshte nje semundje e trashëguar, per te cilin kohet e fundit mjaft veta jane marre per ta luftuar, por rezultati eshte minimal, sepse lufta kunder tij eshte bere me te njëjtin mentalitet.
“...  por e di se babai im nuk do të më quante më djalin e tij nëse nuk do të vrisja po të na vrasin”, thekson studenti. “Në letrat e tij, vijon studenti, mesazhi që më shkruan gjithmonë është ai për të ruajtur besëlidhjen e vjetër, atë të hakmarrjes. Sipas tij Kanuni nuk vret, por ai që vret dihet se hyn në gjynahet e një jete, ndaj duhet të vritet ...”. Te dashur lexues se gazetes “Dukagjini”, me te drejte duhet te shqetesohemi secili nga ne per kete vetëdije absurde.
Mendoj se ka ardhur koha, qe te mos justifikohemi më për një zakon te trashëguar nga shekujt deri ne ditët tona, i cili është antinjerëzore, veçanërisht për kërkesat e kohës, te një shoqërie te hapur ne qendër se cilës janë vlerat e individit. Intelektualet dukagjinas dhe çdo krahine tjeter, duhet te bashkohen, te diskutojnë dhe te vendosin se çfarë duhet te behet, me objekt qe te ndërgjegjësohemi për te zgjidhur konfliktet, i cili mund te jete deri ne ekstrem, marrija e jetës se njeriut, te zgjidhen vetëm ne baze te ligjit, me moton: “Është e drejta e ime vetëm ajo qe me cakton drejtësia, duke e ndjekur deri ne instancat me te larta te gjyqësorit shqiptar, duke e ndaluar me çdo kusht vetëgjyqësinë. Çdo vrasje me paramendim është akt antinjerëzorë dhe si e tille duhet dënuar me ashpërsinë me te madhe nga drejtësia shqiptare”. Ftoj intelektualet për një debate mbi qëndrimet qe duhet te mbahen ndaj fenomenit te gjakmarrjes dhe vetëgjyqësisë.
NDUE SANAJ

PREKË GJELOSHI, NJERIU I VLERAVE

Me 2 mars të këtij viti Prekë Gjelosh Brraka, do të mbushte 78 vjeç, por vdekja e pamëshirshme e mori tragjikisht vetëm 32 ditë përpara ditëlindjes.
Ky burrë i nderuar u lind në Lekaj të Shalës, në familjen e njohur të Deliajve që janë të përmendur për punë e bujari në të gjitha kohërat.
Që në fëmijëri u edukua në gjirin familjar me dashurinë për punën, fshatin,  krahinën dhe atdheun, me tiparet më të mira atdhetare të kohës së bashku me vëllezërit e tij Ndokën, Vatën dhe Nikën.
Preka shkollën fillore e kreu në shkollën e Abatit sepse kaq ishte në atë kohë shtrirja e arsimit në këtë zonë dhe pasi burrnohet dhe fiton konceptet për punë fillon të punojë si punonjës shit-blerje te Ura e Re në Lotaj. Këtu pati një ngjarje që Prekës nuk i kushtoj pak. Një natë dyqani ku punonte ai bëhet objekt i hajdutëve të organizuar, dhe të nesërmen arrestohet e mbahet në qeli për shumë kohë si i akuzuar për vjellje të pasurisë së përbashkët. Pas disa kohe, kur hajdutët që ishin po ata që kishin vjedhur dyqanin dhe kishin arrestuar të nesërmen Prekën, zbulohen dhe dënohen, Preka merr pafajësinë. Por qëndrimi në qelitë e lagështa dhe të ftohta të Kodërshëngjergjit dhe të Shkodrës lanë gjurmë të pashlyeshme në shëndetin e Prek Gjeloshit. Kjo e detyroi që të largohej përfundimisht nga vendlindja e tij e dashur në vitin 1949 dhe pak më vonë të shtrohej për shumë kohë në sanatoriumin e Shkodrës për tu mjekuar nga tuberkulozi që po e gërryente pa nda.
Koha kërkonte që të kishte sa më shumë punonjës shëndetësie e veçanërisht në luftën kundër tuberkulozit që populli e quante “dergja e thatë” e cila po bënte kërdinë në vendin tonë. Kjo sëmundje kosiderohej shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse dhe vertetë ashtu është, e njerzit mundoheshin me të gjitha menyrat për ti u larguar njerzve që e bartnin këtë sëmundje. Ai i përgjigjet kësaj kërkese, arsimohet dhe kualifikohet në detyrën e infermierit dhe punon me përkushtim për rreth 30 vjet në sanatoriumin e Shkodrës.
Të sëmurët e asaj kohe e kujtojnë Prekë Gjeloshin me shumë respekt, i pa lodhur me ilaçe me fjalë të ëmbla për të rritur besim dhe shpresën në shërimin e njerëzve, duke fituar kështu respektin e dashurinë nga të gjithë.
Së bashku me shoqen e tij të jetës Luçin, krijojnë një familje me tipare shumë të mira. Ata lindën dhe edukuan fëmijë me shumë edukatë, duke harmonizuar tiparet më të mira të origjinës me ato të qytetit.
Edhe pas daljes në pension asnjëherë nuk u nda nga rrethi familjar, shoqëria dhe bashkëmoshatarët, deri sa sëmundja e gozhdoi brenda mureve të shtëpisë.
Prekë Gjeloshin nuk i bëri dhuratë askujt asnjëherë të keqen, por shoqëruesit e tij të përhershëm qenë sinqeriteti, dashamirësia, respekti, fjala e ëmbël, balli i qeshur e shpirti i pastër. Këto veti njerëzore ai  diti ti përcjellë edhe në gjirin e familjes së tij, që është dhurata më e mirë që një brez mund ti përcjellë brezit pasardhës.
Mosha dhe sëmundja bënë punën e vet, por Prekë Gjeloshit asnjëherë nuk i munguan dashuria dhe përkujdesja e pakursyer e bashkëshortes Luçi, djalit Juli dhe nuses së djalit Vera që me shumë respekt i qëndruan gjithnjë pranë.
Në këto ditë dhimbjeje për familjen dhe të afërmit e Prekë Gjeloshit, por edhe në ditëlindjen e tij, ngjarje këto që koha i solli afër njëra tjetrës, me respekt dhe pa ndrojtje mund të themi se ai ishte njeri i vlerave.
Njerëz me vlera të tilla, por të thjeshtë e pa bujë, pa zhurmë do të kujtohen me respekt shumë gjatë nga familja dhe të afërmit, nga krahina nga burojnë dhe nga qyteti ku jetojnë.
LUIGJ SHYTI

KULTI I SE KALUARES SE PASTER, SFIDA ME SERIOZE NDAJ THARJES BRENDA VETES

- publicistike -
KADRI UJKA

“Vetëm tek pastërtia e së kaluarës mund të ndërtohet një e ardhme e merituar për shqiptarët në atë zonë të botës ku u takon të jenë”. Ja mesazhi estetiko ­ filozofik, sipas studiuesit A. Gjekmarkaj, i romanit më të ri,”Darka e gabuar”, i vlerësuar si një libër i jashtëzakonshëm, i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare.
Shpesh herë pyesim veten ku po shkojmë me këtë distancim përjashtues ...?!
Ç’po ngjet me ne, me përmasat në rritje të tharjes brenda vetes ...?! Të jesh i majtë apo i djathtë, madje edhe i ekstremit të majtë apo të djathtë nuk është as meritë, as fatkeqësi, por një realitet rutinë në një shoqëri të hapur, kur dihet se finalen e vendos vota e lirë. Kurse të përjashtosh tjetrin aq ma keq grupin duke mohuar vetveten nën ethet e një pragmatizmi kultmohues të vetvetes kjo është e frikshme, e paturpshme dhe totalisht primitive. Madje tërsisht një tradhëti e idealeve demokratike, denigrim i dinjitetit njerëzor, kompromentim i thelbit real të vlerave të një shoqërie të hapur dhe kthim drejt një diktature moderne, rreptësisht të sofistikuar, sa detyrohemi të pranojmë atë që gjymëshekulli më parë e shprehte me aq dhimbje nobelisti i madh francez, A. Kamy: ”Sa kohë që intelektuali do të detyrohet t’ua besojë lirinë e vet kopukëve, të jesh i lumtur do të thotë të jesh fajtor…”.
Një dhimbje  tashmë rutinë për ata që realisht e përjetojnë me dinjitet dhe jo si rezervat gjuetie i kultparcelës së çdo ngjyre qoftë ajo, Djathtas apo Majtas, të të qenit demokrat. Dua të ndalem plot dhimbje dhe respekt në disa stacione të asaj Veteje së cilës asnjëri nuk mund t’i shmangemi, po aq sa kriminalizojmë kur i kthejmë shpinën zërit që meriton të dëgjohet më shumë se kurrë, si zëri i identitetit tonë,  Zërit  të së kaluarës sonë të pastër, në kaosin e madh të tharjes brenda vetes, nën kthetrat e thirrjeve të Nënës(­ave) Parti. Mjerisht krejt si deri dje, sa po injorojmë edhe lidhjet tona të gjakut, të kodit njerëzor mes nesh duke frymëzuar përjashtimin drejt denigrimit total të thelbit tonë.
Vlerat e një komuniteti lexohen në rrugëtimin që ka ndjekur shkollimi, kultura dhe humanizmi  në tërësinë e tij, do të thonin iluministët francezë, shekuj më parë. Një lexim plot domethënie i këtij kumti në kontekstin e një realiteti sa absurd, sa grotesk, madje në jetën e asaj province që në tërë qenien time e ndjej si gjëja më e shtrenjtë nën diell.
Cila është tradita e kësaj province në këtë vështrim?
Kur u referohemi humanistëve të mëdhenj shqiptarë: Buzukut, Bardhit, Biçikemit, Budit dhe Bogdanit të krijohet bindja se gjuha shqipe e shkruar është shumë më  heret nga ajo e dokumentuar nga Meshari i Buzukut (1555), si dokumenti i parë i tillë. E nëse ka patur supozime dhe hipoteza tejet intersante që avancojnë  shkrimin shqip deri në  shekullin e 13-të, prova të drejtpërdrejta të shkrimit nga nxënës ilirë i takojnë shekullit III të erës sonë.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për shkollat që u ngritën në Shqipëri gjatë shekujve 13 - 15, ato dihet që ishin nën vartësinë e iunstitucioneve kishtare ortodokse dhe katolike. Megjithatë   hapja e shkollave  në vendin tonë, si institucione të dijes në çdo kohë, ofron interes dhe hapësira për të kuptuar dhe njohur nivelin e emancipimit kulturor të asaj treve që ka pasur rastin t’i gëzojë në hapësirën e saj.
Dihet që nën sundimin e Venedikut  u ndjenë gjurmët e një okupimi i cili për të shtrirë maksimalisht influencën e vet mbi trojet tona ndoqi edhe taktikën e dhënies të sipërfaqeve toke të tëra  me koncension. Kështu Venediku, koplikasit të shtrirë në 6 lagje, i detyronte secilën prej tyre të  paguanin çdo vit obrukun, katër groshë për shtëpi, t’i prashisnin, t’i krasisin, t’i punojnë të gjitha vreshtat dhe t’i vilnin me shpenzimet e veta siç mësojmë kur i referohemi Regjistrit kadastral të koncensioneve të rrethit të Shkodrës 1416 - 1417, fq.60.
Kopenikasit detyroheshin çdo vit për taksën e verës prej 400 barrësh, të cilën me shpenzimet e veta duhet ta sillnin në prani të Thoma Skjavit, kreut të fshatit Kopenik(Koplik). Gjithë kjo referencë  do të ishte jo aq  kurioze për ne, në se nuk do të përballoheshim me një fakt shumë interesant për të gjithë.
Detyrimeve ndaj bashkisë dhe Sinjorisë së Shkodrës nuk i shpëtonte as  shkolla e Podgorës, e cila zotëronte, gjithnjë duke iu referuar të njëjtit regjistër kadastral të koncensioneve, një copë vreshtë e quajtur Stanovina prej një shati për çka detyrohej ndaj Sinjorisë me gjysmën e prodhinit që mirrte nga kjo vreshtë. Kufinjtë e kësaj toke vreshtë, mes malit  dhe rrugës publike, kufizoheshin nga një krah me Radiq Boksin dhe në krahun tjetër me Drago Radiliqin.
Kur kujtojmë se Venediku e pushtoi Shkodrën në vitin 1396, për t’u larguar në vitin e kolerës - 1479-ën, merr rëndësi shumë të madhe  fakti që kjo shkollë sëpaku i takon të ketë funksionuar para 600 vjetësh, dhe po të kujtojmë  se shërbimet bujqësore në vreshtë kërkonin punëtorë të zotë dhe të ditur si dhe faktin që taksa vjetore ndaj bashkisë dhe Sinjorisë, ishte e detyrueshme rezulton që mosha e nxënësve të kësaj shkolle të ketë qenë, minimalja, e nivelit të arsimit të mesëm të ulët.
Në favor të këtij supozimi na vjen në ndihmë Prof. Dr. Neritan Ceka kur shprehet se ”Ekzistenca e gjimnazeve në qytetet ilire, si në Nikaja(Klos-Mallakastër}dhe në Antigona është e provuar nga  gjetja e mbishkrimeve  që përmendin gimnaziarkun, drejtuesin e edukimit të fëmijeve, krahas strategut, drejtuesit ushtarak dhe prytanit, drejtuesit të qytetit, si autoritete shtetërore të kohës {“Historia e Arsimit dhe e mendimit pedgogjik shqiptar”fq.17-18). Çka dëshmon një traditë të hershme gjimnazi në këto troje. Edhe në Amantia, thekson Prof. Ceka, dëshmohen deri gara gjimnastikore që organizoheshin nga epimeletet, nëpunësit e ngarkuar enkas. Natyrisht gjuha e përdorur ishte  ajo e pushtuesit edhe në shek.14-te, si gjuhë e kulturës apo më saktë e klerit, qoftë greqishtja nën okupimin grek apo latinishtja nën pushtimin venedik ku  kisha ishte i vetmi institucion edukativ për qytetarët  e Kopenikut(Koplikut). 
Në një kontekst më të gjërë nuk është rastësor civilizimi dhe qytetaria e fshatrave të kësaj treve, (ku bënte pjesë edhe Kopliku i Sipërm), të cilët duke u bashkuar shpesh herë në “Republikat” e veta kishin mjaft krerë fisesh, sipas Shuflait në veprën e tij ”Serbët dhe Shqiptarët”, të cilët duke u ngritur mbi të tjerët kishin krijuar dinastitë e veta autonome, dukët e të cilave s’është për t’u habitur që të kenë kodifikuar  ligjet e shteteve me të cilat hynin në lidhje për interesat e dinastive të tyre, aq sa duket që edhe Kanuni i Lekëve (i malësorëve) dhe i Dukagjinit të kenë qenë të kodifikuar më parë, çka vërtetohet me ngjashmëritë mes tyre dhe “kanuneve” të Romës, Bizantit apo të Sllavëve të Jugut, të dhëna këto që dëshmojnë  një shkallë shkollimi patjetër disi  të mesëm të shkollës së Podgorës, në të cilën supozohet se krahas mësimeve të fesë kristiane, merreshin me sa duket edhe njohuri në fushën e kulturave bujqësore, kryesisht për pemëtarinë dhe vreshtat, të përshtatshme për këto toka pa lagshtirë, si veçori, ku lagja në fjalë  dallonte për kultivimin e  këtyre kulturave bujqësore  edhe brenda atij fshati`që sot thirret Koplik i Sipërm, siç dëshmohet numri tepër i madh i varieteteve të rrushit të kultivuar e te tjera, pikërisht në tokat e kësaj lagjeje deri në vitet 60-të  të eksperimentit kolektiv.
Madje, jo rastësisht, por edhe duke iu referuar një dëshmie publike të ripërsëritur nga i ndjeri Hysen Asllan Ujka, ish ­ emigrant politik, bashkëfshatari ynë, mund të kujtojmë me shumë krenari dhe dinjitet faktin se Kopliku i Sipërm,si fshat, gjatë diktaturës të kujtonte një komunitet socialdemokrat. Ky fshat, jo thjesht nuk pati asnjë të dënuar politik gjatë  komuniizmit, por madje dy nga njerëzit e nderuar të tij: Sadik Selman Ujkaj, anëtar partie, sekretar i këshillit popullor dhe gjyqtar popullor i fshatit si dhe Reshit Bajram Çokaj, i pa parti, këshilltar i fshatit, në orët e para të marsit  1956 jo vetëm nuk pranojnë  ta  denoncojnë, por, përkundrazi, e “lejojnë të  rikalojë” drejt kufirit shtetëror bashkëfshatarin e tyre Hysen Asllan Ujka nga  Podgora, lagjia e tij, kur ky i fundit kërkohej nga organet e Sigurimit Shqiptar të arrestohej  si “tradhëtar”, “diversant” dhe ”agjent” i UDB-ës jugosllave.
Këtë akt altruizmi,si solidaritet shembullor,  sa fisnik, sa të guximshëm e kam dëgjuar për herë të parë nga vetë, zoti H. Asllani, një malësor i nderuar, në një ditë morti në lagjen Zeqirmemaj të fshatit tim, në vitet 90­të, kur sapo ishte kthyer nga Franca, pas afro 40 vitesh. Po ashtu disa herë, duke ia dedikuar jetën e vet këtyre dy koplikasve të sipërm, kërkonin ndaj meje, si gazetar, ai dhe të afërm të tij, ta bëja publike një fakt të tillë si një realitet që na nderon të gjithëve, siç thoshte Hyseni.
Kurse në korrik 1970 komunistët e këtij fshati: Col Dashi, Sadri Lulaj, Sadik Ujkaj, Sylo Peraj e te tjere nuk pranuan, jo thjesht, të mos dënohej asnjëri nga anëtarët e Partisë Agrare, Arif Osja, Riza Peraj e te tjere, por madje as të pushohen nga puna  të afërmit e tyre, edhe pse diktatura qe në kulmin e lulëzimit të saj. E këtij profili fisnik e civil nuk mund të lihet në harresë Sofra e shtruar e Bukës, me gjithë zemër e shtëpisë së madhe të Qerim Haxhisë në lagjen  Lujs në çdo kohë të ditës: “Bujrum, mikut, shokut, apo kalimtarit të rastit, buka asht gati!
Vërtet një mrekulli që buronte nga shpirti fisnik. E tillë qe edhe gatishmëria e po kësaj familje për të blerë çdo pëllëmbë tokë pa pasur nevojë, as plan, të cilitdo koplikas të sipërm, që kishte nevojë për ta shitur, me të vetmin qëllim human: Fshati “të mos përzihej”, të mbetej gjithnjë kompakt brenda vehtes, ai fshat që “fizikisht” është edhe sot i tillë, edhe pse është fshati më i madh në tërë Malësi të Madhe.
Ky ishte shpirti demokrat, dinjiteti civil dhe kultura e komunikimit  e  koplikasve të sipërm, si fshat, siç ma ka ripohuar në korrik të 2006­ës edhe vetë Caf  Nuzi, ish­kryetari i Partisë Agrare opozitare në vitin 1970, nga fshati Reç i M. Madhe, modeli i një antikomunisti të ndershëm, kur po zhvilloja me të bisedën përgatitore për një intervistë pranë TV­ Koplikut, i impresionuar nga deklarimi i tij dinjitoz 36 vite më parë, në Shkodër, në gjyqin e dytë si antikomunist: Zoti gjyqtar më jepni atë që më takon, mos më vononi. Ju e dini: “Unë jam dhe mbetem armik i Partisë së Punës së Shqipërisë!” Mjerisht kjo shqiponjë e fjalës së lirë ende banonte në barakat e ish ­ ndërmarrjes “Muhamet Gjollesha” Shkodër, në pritje për të marrë një hyreje të re 1+1, në janar të 2007­ës, por shumë i qartë në vizion, shumë dinjitoz dhe objektiv në vlerësimin e së djeshmes e të sotmes gjatë asaj bisede dyorëshe. Ndanim mjaft qëndrime të njëjta dhe bisedonim me respekt ndaj njëri tjetrit. Enkas e kisha planifikuar në intervistat Vip, menjëherë pas Dritëro Agollit - ”Nderi i Kombit”, intervistë e cila për fat të keq dështoi për arsye financiare të Shoqatës të të Përsekutuarëve Politikë, dega Shkodër, që ai drejtonte.
Kalova tangent disa stacione në rugëtimin e  të kaluarës sonë të pastër si fshat e më gjërë, si model ekuilibri e respekti  mes vedi, në kushte e rrethana rreptësisht të vështira, kur mund të të priste: Pushkatimi politik, internimi, përsekucioni përbindësh brenda llojit, ferri total disa breza. Një e kaluar, si pjesa jonë e shëndetshme, që meriton t”i referohemi në ditët tona të entuziasmit modern, të krizës brenda vehtes.
A po “sakrifikojmë” në drejtim të konfirmimit të këtyre vlerave dhe resurseve që i kontribuojnë hapësirave të komunikimit, humanizmit dhe integrimit mes nesh, ndryshe Vetvetes sonë si identitet, si pjesë e një treve që aspak rastësisht u quajt  Malësi e Madhe, si një ambicie e shëndetshme përballë tharjes në rritje?!?
Aspak ...! Përballë kësaj tradite të spikatur, po dimensionohet në rritje cinizmi mes vedi duke injoruar ndjenjën e përgjegjësisë për të njohur e respektuar vetëveten: si histori, si kulturë, si identitet real, duke sakrifikuar aq shumë kohë barcoletë me tablotë sinoptike të persekucionit të shtirur, militantizmit pervers, apo veteranllëkut komercial, pas afro 20 vitesh tranzicion, ndryshe postkomunizëm, aq më tepër në një hapësirë province të dëshmuar dhe të vlerësuar gjatë diktaturës komuniste përgjithësisht indiferente gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Dëshmitë e një tradite të tillë, në memorien tonë, të mbërthyer nga braktisja sa groteske, sa absurde e vetvehtes, vinë si  rebelim ndaj një shmangiejeje të dhimbshme në ditët tona nga Vetvetja nën ethe ”frontesh” deri brenda gjakut, familjes apo fshatit të një lufte defakto klasore e të tjera idiotësi moderne  shqiptare si këto, sa provinciale, sa kombëtare, që Konicën do ta detyronin të shprehej në  vitet 30 ­të: “Më parë shes  m ... njeriu se të merrem me budallallëqet e shqiptarëve”(Faik Konica,“Çështë estetika?”fq.3).
Vallë ende të mos i kemi shpëtuar kurthit të Besnikërisë së Mallkuar ndaj Nënës Parti, si prerje  bese ndaj kultvlerave të pastra të së kaluarës sonë, në epokën e postfronteve dhe të postideologjive, nën ethet e mitpolitizimit idiot, skllavërues dhe përjashtues brenda vehtes?!?!
E tmerrshme kur po shohim që arsimlartësit tanë memecë, qorr ­ qorrsumbulla, që disa media, pjesë e këtij stani, na i quajnë deri intelektualë, thjesht pse militantisht mund të mbajnë një post qeverisës apo partiak, me konformizmin dhe depersonalizimin total po shkelmojnë prosperitetin tonë demokratik, kur kemi aq nevojë për një gjithëpërfshirje reale, në diversitet, të të gjitha vlerave tona si qytetarë apo si individualitete të dijes e të kulturës, larg prangave të politizimit të skajshëm, në emër të së ardhmes sonë të përbashkët në këtë vend që mund ta prosperojmë vetëm të bashkuar.
Vërtet nuk dua ta besoj, por fatkeqësisht, misioni  i Besnikërisë së Mallkuar për paradoks vazhdon: Tharjet e marrëdhënieve me të shkuarën e pastër rrezikojnë të thajnë marrëdhëniet me të ardhmen e ëndërruar ndër breza, ndryshe kulti i së kaluarës së pastër nga politizimi, larg gjellës së helmuar të Besnikërisë së Mallkuar dekada më parë, vjen aktualisht si sfida më serioze ndaj tharjes moderne brenda Vetes.

LUIGJ GURAKUQI – “APOSTULLI” I SHQIPTARIZMIT

MARK BREGU

“Nuk ka burrë shteti te shekullit XX qe mund te konkurroje ne “pistën” e atdhetarizmit, me “Maratonomakun”, Luigj Gurakuqi” – M. B.

Ne ket njëqind e tridhjete vjetor te lindjes se tij, Shkodra, me plote te drejte mund te mburret, se lindi nji nga korifejt ma te mëdhenj qe ka nxjerre nga gjini i tij trualli arbenor. Luigj Gurakuqi asht dhe mbetet kurdoherë nji figure shume dimensionale, objekt për t’u studiue ne shume fusha meqë diapazoni i tij qe mjaft i gjane. Ai mbetet si nji “minier” e pa shterrshme ne te cilën sa ma thelle qe te “sondosh” aq ma i pasur do te dale “minerali”.
Përparësia e Gurakuqit mbetet kurdoherë ne sensin e thekshëm patriotik, dashunia për Atdheun dhe për Shkodër – Locen, nga e cila u largue qe ne moshe fare te re. Kjo ndodhi ne vjeshtën e vitit 1897, kur Ai u ul për here te pare ne bankat e liceut te “Shën Mitër Koronës”. Këtu pati shoke nga Maki, fshati ku ishte linde De Rada dhe shum shoke te tjerë nga fshatrat për rreth, si: nga Abusati i Varibobes, Shën Sofia e Santorit, Sigari i Serembes, Frashineti i Viçens Dorses e te tjerë, emra kaq te lidhun me lëvizjen patriotike arbenore. Te gjith këta djem e rrethuan ma dashuri te veçante Luigjin qe vinte nga Arbenia, nga atdheu i te pareve te tyre. Me nji dashuni te tille e priten edhe pedagoget dhe arbëreshet e thjeshte te Shën Mitër Koronës te Mikit. Veçanërisht, Ai pati fatin te kishte mësues te tij, Jeronim de Raden e te ishte nji nder nxënësit me te shquar te tij. Këtu ne Shën Mitër Korone, Gurakuqi do te kalonte dy vjet te jetës se tij. Aty pati rastin te lexonte korrespodencën mjaft te pasur te De Rades  me personalitete te shquara te kohës dhe te ishte i pari qe pas vdekjes se poetit do t’ju bante te njoftun bashkatdhetarëve disa nga mendimet e ketyne personaliteteve rreth veprës deradiane. Por korrespodenca i hapi sytë ne mjaft drejtime, mbasi De Rada mbante lidhje me përfaqësuesit ma te shquem te Lëvizjes Kombëtare, si me Naim e Sami Frashrin e te tjerë. Ai u njof me shum vepra dhe dorëshkrime te shkrimtareve arbenesh te asaj kohe, ku mëkoi dashurine për token e tij arbenore, e cila rënkonte nen zgjedhën e pushtimit pese shekullor osman, dhe peshën e rande te klasës feudale, pjelle e atij sistemi barbar. Sa here Gurakuqi ja puthi duart mësuesit te tij, De Radës, dhe sa here ja « njomi » ato duar te thara nga pesha e moshës, me lotët e tij – rinor!
Gurakuqi ne dhe te huaj do te shtonte pa rreshtun njohurit e tij, do te bahej nji njohës i thelle i kulturës klasike te cilën do ta asimilonte me shum përfitim, do te njihte me themel te gjith trashëgimin kulturore dhe letrare te vendit te tij. Ne ketë kohe ai do te njihte ma mire Bokdanin e Bardhin, Naum Veqilharxhin e A. Kulluriotin, Pjeter Zarishen e Zef Jubanin, Naim Frasherin e Pashko Vason, Thimi Mitkon e Kristoforidhin e te tjerë e te tjerë, te cilët do ta shtynin dhe ti jepnin zemër, siç do te pohonte vete: “… për te bere pune te bukura e te dobishme …“ 1). Te gjitha këto do ta lidhin Gurakuqin me nyje te pa zgjidhshme me Atdheun. Kjo, nji nyje e fuqishme dhe sublime do t’i dhjetëfishohej sa here te sillte ndërmend si e kishte lanë Atdheun e tij: te zhveshun, te uritun e te shtypun nga pushtuesi turk e feudalet vendas. Do te ishte ky mall për Atdheun, kjo dashuri e madhe qe do te përcaktonin përfundimisht dhe rrugën e tij, dhe formimin e nji personaliteti te pa përsëritshëm.
Gurakuqi përveç edukatës familjare te mëkuar prej familjes se Pjeter Gurakuqit, i ati i tij, Ai pati nji edukate fetare kristiane, dhe nji formim patriotik te marrun ne kolegjin Saverian, i cili përgatiti nji brez te arte atdhetaresh. Duke luftuar për nji kulture nacionale, Gurakuqi nuk mendonte t’ia kundërvinte atë kulturës botërore, ose qe ajo te zhvillohej jashtë saj. Përkundrazi, mendonte se edhe kultura jone me arritjet e saj ma te mira do te mund te kontribuonte ne thesarin e saj. Ketë raport jo vetëm e kishte kuptuar drejt, por edhe e ka interpretue ne mënyrën ma te kjarte. Ai gjithashtu ishte njeni nga stilistët ma te mire te kohës se tij, dhe “qe ka lanë modele te prozës fletorare dhe te gojëtarisë”, nji stilist plotësisht me karakteristikat e veta te veçanta, qe e dallojnë atë nga stilistët e tjerë te kohës, si Fan Noli, Konica e te tjerë. Stili i tij i kandshem spikate qe ne shkrimet e para, dhe vjen gjithnji ne rritje te shumanshëm. Gurakuqi, asht nji nga publiçistet e oratoret e paket qe e përdori me shum sukses ne stilin e tij frazën tepër te gjate.
Karakteristike e veçante dhe qe e ban atë te pa vdekshëm, asht shpirti i madh, karakteri i papërkulur dhe atdhetarizmi, cilësi keto qe e bajne te pa krahasueshëm dhe te arritshëm nga asnjeitjetër. Vitet 1908 – 125, janë vitet ma te vrullshme dhe ma frutdhanese ne shërbim te Atdheut. Askush, mbas Gjergj Kastriotit, nuk mund te “garoje“ me ketë “maratonomak“, dhe faktet flasin vete: shkëlqen me te gjith madhështinë ne Kongresin e Manastirit- 1908, për krah Fishtës, Mjedes, Deçit, Logorecit e sa te tjerëve, ku zgjidhet N/kryetar. Drejtor me shum sukses, shkollën e pare “Normalen e Elbasanit“- 1909, ne te cilën bashke me shokun dhe mikun e tij, Aleksandër Xhuvanin, përgatisin “pishtarët“ e dijes, dhe çajnë erresinen pese shekullore osmane.
Pabesia xhonturke dhe mbyllja e kësaj shkolle, e revoltojnë pa mase Gurakuqin, e bajne ma te zjarrte dhe ma aktiv ne veprimtarinë e tij. Ketë mllef, Gurakuqi  e shpreh përmes nji artikulli, ku fshikullon te gjith te “lëkundurit“. Asht me mjaft interes te trajtojmë ndonji “pasazh“ te këtij shkrimi, nëpërmjet te cilit Gurakuqi i drejtohet Avdyl Ypit, kryetarit te klubit qendror te Stambollit, te titulluar “Ja shqiptare, ja halldup!“. Kjo asht nji nga letrat ma interesante te botuar ne shtypin e kohës e nga me te rradhat qe jep jo vetem mendimin e nji personi, por edhe te Lëvizjes Kombëtare. Me te i behet nji diagnostikim i forte gjendjes ne Shqipni e ne Perandorinë Turke: Si kritikonte rolin e Abdyl Ypit, si ndërmjetës ne dështimin e kryengritjes ne toskeni, e naivitetin qe ai tregonte duke shoqnue Haxhi Beun ne Shqipni qe gjoja do te përgatiste reformat, Gurakuqi i bante nji përshkrim te plote te politikes anmiqësore qe ndiqte qeveria turke ndaj çështjes Shqiptare, me qellim qe t’ju hapte sytë te mashtruarve dhe te ndriçonte te vërtetën ne opinionin publik ndërkombëtar. Ajo qe e shqetësonte Gurakuqin vazhdimisht ne atë kohe ishte bashkimi kombëtar ne nji unitet te fuqishëm për te perballue me sukses sfidat e kohës. Me kte shpjegohet qe ai ne fazat e ndryshme te kohës dhe jetës se tij, bashkepunon me krahun ma patriotik dhe ma përparimtar. Inkurajon kryengritjet shqiptareve te Kosoves dhe merr pjese dhe ideon Kryengritjen e Malësisë se Madhe qe drejtohej nga “luani“ i maleve, Dede Gjon Luli. Aty asht bashke me patriotet dhe intelektualet e shquem, bashkëqytetarët, si Hile Mosi e Risto Silqi. Pa dyshim, data 6 prill 1911 dhe ngritja e Flamurit mbi Deçiç asht “perludi“ i Shpalljes se Pavarësisë. Tashma, ndërgjegjja nacionale kishte arrite limitin e pjekunisë, dhe shqiptaret ishin ndergjegjesue se, Turqia ishte ne grahmat e fundit. 28 nandori 1912, vulose njehere e pergjithmone shkeputjen nga Perandoria Turke, Shqipnia fiton Pavarësinë. Sa mund e djerse, sa gjak u derdh gjate pese shekujsh per te arrite tek kjo Pavarësi?
Asnje shqiptar tjeter i shekullit XX, nuk kishte kontribue aq shum se sa Luigj Gurakuqi, per arritjen e kesaj dite te Shenjte. E pra asht teper e çuditshme dhe krejtesisht e pa pranueshme, qe figura e ketij “Super atdhetari” te mos gjendet e skalitun ne “Monumentin e Pavaresise” ne Vlore, kur aktiviteti i tij i “supermon” te gjitha figurat e gdhendura ne ketë monument. Aty nuk figuron as N/kryetari i qeverise, dom Nikoll Kaçorri???!!! Qeveritaret e sotem, dhe ne veçanti Ministri i Turizmit, i Kultures, te Rinise dhe te Sporteve, duhet t’i kthejne syte nga historia, sepse asnjehere nuk asht vone me korigjue gabimet apo fajet e se kaluarës.
Shpirti i madh i Gurakuqit duhet te mbetet shembull frymëzimi për edukimin atdhetar te rinise. Vlene te kujtojme se, ne vitin 1923, ishte Gurakuqi qe do te propozonte ne Parlamentin Shqiptar qe “Legjendës se maleve”, Dede Gjon Luli, t’i ngrihej monumenti ne mes te Tiranes. Ketë porosi nuk e kreu as Ahmet Zog dhe as Enver Hoxha! I mbetet shtetit demokratik dhe qeverise se saj qe ta kryejnë ketë porosi. Jugu, i ngriti monument Ali Pashe Tepelenës! Ne qytetin tone, i ngrihet memoriali Hasan Riza Pashës, pashait turk, pashait pushtues! Asht planifikuar t’i ngrihet Karamahumut Pashe Bushatliut përmendorja, i cili si mjaft te tjerë shqiptar i kane shërbyer pushtuesit osman! Ndërsa figurave atdhetare, si Dede Gjon Lulit, Mehmet Shpendit, mbretëreshës Teuta dhe mbretit Genti, Albanologut te shquar Martin Camaj, e te tjerë nuk u ngrihen përmendore!!!??? Ky qëndrim le nji shije te keqe, nji shije për diçka te dyshuar!!!??? Pra, Shkodra dhe Veriu Shqiptar kan nxjerre figura te shquara ne te gjitha periudhat e historisë, ne te gjitha fushat, qe nga lashtësia e deri ne ditët t’ona por çuditërisht, shum pak prej tyne  janë perjetue ne monumente!
Dy figurat  e shquara, ajo e Gurakuqit dhe e Nane Terezës, mbesin si dy monumente qe i shtojnë shkëlqimin dhe madhështinë qytetit te Rozafës, por akoma ma e ndritshme do te ngjasoje Shkodra kur sheshet e saj do te “ndriçohen” me figurat qe kemi trajtue ma nalt. Sa ma nalt te ngremë, Hado Sokolin, Dasho Shkrelin, Dede Gjon Lulin dhe Mehmet Shpendin, e te tjerë, e te tjerë aq ma nalt do te ngremë krenarinë e qytetit t’one.
Për Gurakuqin mund te shkruhen volume, por une gjej rastin te pershendes shkrimtarin patriotik, zotin Pirro Take, për veprën plote vlere qe ka kryer, duke perjetesue Luigj Gurakuqin, gja te cilën duhet ta kishin kryer shkrimtaret shkodrane.
Lavdi veprës se pa vdekshme te birit te shquem te Shkodres, Luigj Gurakuqit!

part03