part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

57

Aspekte Psikologjike të nxjerrjes nga Koma në Perspektivën  e Familjes

Në ditët e sotme, është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se si janë duke ia dalë mbanë  anëtarët e familjes me njerëzit e  tyre të dashur duke qënë në një komë dhe pas zgjimit nga koma. Ndërsa pacienti është në koma, variabla më e rëndësishme është kura e  mirë mjekësore dhe programi përkatës i stimulimit. Variabla më e rëndësishme nga anëtarët e familjes është mbështetja dhe mirëkuptimi. Anëtarët e familjes janë çelësi dhe stadet e mëposhtme janë ato që vazhdojnë nga momenti i parë që ata dëgjojnë rreth njeriut të dashur të tyre që është duke qënë në koma deri në pikën në të cilën njeriu i dashur është funksionalisht i pavarur ose plotësisht i shëruar.
STADET: 1. Reagimi Fillestar, 2. Trazira, 3.Frustimi,  4. Dorëheqja, 5. Pritja, 6. Zgjimi, 7.Stabilitimi, 8. Rikualifikimi 9. Marrja e vetes
REAGIMI FILLESTAR
Ky është stadi në të cilin familja së pari informohet për lajmet tragjike që njeriu i dashur është në një komë. Ka shumë shokime, mosbesime, histeri, mpirje, - të gjitha llojet e reagimeve. Familjet, në disa raste duken të jenë në gjendje të dëgjojnë çfarë u tregohet atyre, pa më të voglin reagim. Ajo mpirje është një jastëk mbrojtës që i mban ata nga prishja e të gjithëve së bashku. Familjarët dëshirojnë të vdesin vetë, e cila është drastike, por është një mënyrë në të cilën ata nuk kanë të bëjnë me këtë tragjedi. Janë ndjenjat e lutjes, panikut dhe përpjekjes për të marrë nga ndokush informacionin e duhur që do ti ndihmojë ata ti dalin mbanë me këtë. Faji fillon në këtë kohë dhe familjarët thonë, “Sikur të kisha qënë me të” ose     “Sikur vetëm ti kisha treguar atij që e doja edhe më shumë; sikur, sikur…”.Sikur - at” vazhdojnë e vazhdojnë dhe sigurisht nuk janë logjike. Eshtë totalisht një reagim emocional por një që mund të jetë shkatërrues për anëtarët e familjes. Stadi i reagimit fillestar zakonisht zgjat nga 12 deri në 48 orë. Ky është një stad arbitrar (i paarsyeshëm) i caktuar jo që t’ju japë ju një kohë specifike referuese, meqë ato mund të ndryshojnë në çdo person, por më tepër është një referencë subjektive e asaj çfarë është përjetuar.
TRAZIRA 
Mpirja hiqet dhe realiteti fillon të hyjë dhe shkatërrimi fillon ta manifestojë veten shumë qartë. Stadi i trazirës mund të jetë emocional dhe praktik. Shumë ankth dhe frikë për të ardhmen do të hyjë nga një pikëpamje emocionale, në mënyrë të veçantë në qoftë se pacienti është “fituesi i bukës”. Do të dalë  çështja lidhur se si do tu bëhet ballë shpenzimeve dhe se si do të vazhdojë familja për ti përmbushur përgjegjësitë e tyre. Një rënie e fuqisë të aktiviteteve normale është e zakonshme. Njerëzit që ishin në gjendje të funksionojnë shumë mirë mund të kenë vështirësi në kryerjen e shumicës së detyrave shërbyese. Depresioni është një nga reagimet emocionale më dominuese në këtë kohë. Disa anëtarë të familjes nuk munden as të flasin, nuk dëshirojnë as të dëgjojnë, kanë shumë vështirësi për tu marrë me situatën, dhe kanë tendencën të mbyllen në vetvete. Ndonëse kjo është një pikturë negative, nuk është gjithmonë kështu. Ka zakonisht dy tipe njerëzish në stadin e trazirës. Ato që nuk mund të funksionojnë, nuk mund ta përballojnë ose nuk dëshirojnë ta përballojnë çfarë është duke ndodhur, ose thyhen dhe mbyllen në vete emocionalisht dhe fizikisht. Tipet e tjera janë shtëpitë e fuqishme. Ato duken të jenë kaq të forta saqë ti  çuditesh se çfarë i  bën të tillë. Çështja për këta njerëz është nëse ata janë duke ia dalë mbanë me situatën apo nëse ata janë duke e përdorur atë si një mekanizëm mbrojtës. Ne nuk e dimë. Janë disa njerëz të shtëpive të fuqishme që mund të veprojnë në atë mënyrë të pacaktuar sikur ajo të jetë natyra e tyre. Janë disa të tjera që thjesht janë duke e bërë atë si një fasadë. Eshtë një pamje e jashtme e ashpër që u jep mundësinë atyre tu bëjnë ballë gjithçkaje sepse presioni është mbi shpatullat e tyre. Por në qoftë se ia del mbanë dikush tjetër  dhe i lehtëson ato, formon pak nga presioni, ku atyre iu duket se shkrihen në një pellg të mpiksët. Atëherë ti duhet ti shikosh ata nga një perspektivë tjetër. Gjatë stadit të trazirës të pyeturit është me dominues. Anëtarët e familjes do të pyesin pyetje ndokujt që ata të mund të flasin rreth diçkaje se çfarë ata mund dhe duhet të bëjnë, çfarë përmban e ardhmja etj…Problemi është që ASNJE NUK E DI. Askush nuk e di kur do të dalë pacienti nga koma. Informacion i mundshëm është kaq i mjegullt dhe i papërcaktuar rreth çështjes saqë përgjigjet nuk janë të disponueshme. Këto e diferencojnë problemin për të cilin  anëtarët e familjes edhe profesionistët  kanë qënë duke marrë masa në mënyrë të ngjashme  për pacientët në koma dhe familjen. Domethënë, në qoftë se ti ke një këmbë të thyer apo diçka të tillë, ti e di që ka një proçedurë të përcaktuar. Në fund të njëfarë  kohe, marrja e vetes do të zërë vend  dhe kur familja pyet, ti mund të tregosh kërkimin që thotë se pas “x” numër javësh pacienti do të jetë në gjendje të funksionojë. Ti nuk mund ta bësh atë me pacientët në koma, nuk ka përgjigje të tilla. Një problem tjetër është që në të kaluarën, koma është konsideruar të jetë një shenjë paralajmëruese e vdekjes. Kur një njeri i dashur ka qënë në koma ti ke qënë gati për ta pranuar vdekjen e atij personi. Kështu që i gjithë reagimi emocional i familjes ishte pregatitja për procesin e vajtimit që do të zinte vend pasi njeriu ynë i dashur të kishte vdekur. Ky proces vajtimi është i dhimbshëm, emocional, shkatërrues dhe mërzitës, por megjithatë ka përfunduar. Kërkimi ka dokumentuar që zakonisht pas dy vitesh një korrigjim apo përshtatje  zë vend dhe familja është përsëri në gjendje të shkojë andej e këndej në jetën e tyre dhe njeriu i dashur është një kujtim i këndshëm por jo kaq emocionalisht traumatik sa në kohën e vdekjes. Kjo nuk ekziston në koma. Pacienti është akoma gjallë por duke funksionuar sikur të kishte vdekur. Kështu që tani, familja është duke ecur në një periudhë “braktisjeje/harrese”, ku një korrigjim i tillë nuk mund të fillojë, sepse nuk ka një situatë të qetë e të mirëfilltë për ta rregulluar atë.
FRUSTACIONI 
Në këtë pikë stadi i thellë i trazirës ngjitet në një nivel tjetër dhe zemërimi ka tendencën të futet. Kjo është kur familjet janë të të hidhëta rreth faktit që nuk po bëhet asgjë. Tre stadet e para nga të katërtat presupozohen mbi faktin që pacienti është akoma në komë. Familja nuk e ka braktisur njeriun e dashur, siç ndodh nga hera në herë. Stadi i frustacionit për familjen është shumë i thellë në marrëdhënie me zemërimin. Zemërimi mund ti drejtohet një numër burimesh. Zemërimi  drejtohet më të shumtën (kryesisht) drejt mjekëve me makinat e tyre dhe gjithë atyre viteve trainimi të cilët nuk mund të bëjnë ndonjë gjë për ti nxjerrë njerëzit e tyre të dashur nga koma. Zemërimi kundër infermiereve që nuk janë aq mbështetëse ndaj anëtarëve të tjerë të familjes. Madje edhe drejt pacientit ata pyesin “Përse nuk mund të bësh gjë për të ndihmuar veten?” Zemërimi drejtohet shpirtërisht, “Përse unë, çfarë kam bërë për ta merituar këtë? Përse e la Zoti të më ndodhë një gjë e tillë mua?”. Një ndjeshmëri e tillë zhvillohet gjatë peridhës së kohës që edhe problemi më i vogël brenda familjes është monumental. Të bëhesh dash për  kurban është shumë e zakonshme gjithashtu. Eshtë shumë e lehtë të fyesh dikë tjetër për diçka. Përsëri “sikur vetëm“ futet në lojë. Gjithë këto reagime janë emocionale, shumë pak bazohen mbi çështje praktike. Në qoftë se e di se çfarë janë duke ndjerë anëtarët e familjes ti mund të bësh më mirë së paku ti ndihmosh ata për të kapërcyer këto kohë të vështira dhe mbështetja jote është e paçmueshme. Anëtarët e familjes në këtë stad nuk kanë ku të kthehen. Kë njohin ata të ketë përjetuar çfarë ata  janë duke e përjetuar? Ata janë në një gjendje harrese.
DOREHEQJA
Kjo është rradha kur anëtarët e familjes kanë filluar të pranojnë faktin që pacienti nuk është duke dalë nga koma aspak ose së paku nuk është duke dalë për momentin. Familjet janë në dijeni që pacienti është akoma gjallë dhe ka të ngjarë të mbesë për një periudhë të pacaktuar kohe. Depresioni do të dalë përsëri në sipërfaqe gjatë këtij stadi dhe fakti që familja e ka dorëzuar veten në një bartje të gjatë, nuk do të thotë që jeta është e këndshme. Ka një shkallë rregullimi gjatë këtij stadi dhe mund të vendoset njëfarë funksionimi normal. Kjo është periudha që anëtarët e familjes fillojnë të rebelohen. Mosmarrëveshja fillon të hyjë brenda harmonisë familjare. Motrat dhe vëllezërit e pacientit do të fillojnë të veprojnë, duke treguar se u mungon vëmendja, të tjerët në familje mund të shfaqin probleme me shëndetin, qoftë reale apo psikosomatike. Ndodh konflikti martesor. Një nga partnerët është duke dëshiruar të kalojë më shumë orë në spital. Partneri tjetër thotë, “PërseSi është puna? Ne kemi qënë duke kaluar x orë në ditë për x muaj dhe nuk ka shërbyer. Përse nuk i vëmë jetët tona në vijë? Një pikë shumë e rëndësishme, e bërë për anëtarët e familjes në këtë stad, është se  ka shumë që ata mund të bëjnë për të ndihmuar. Ata nuk mund të bëjnë shumë për të ndihmuar pacientin por më e rëndësishme është se duhet të ndihmojnë veten e tyre. Anëtarët e familjes duhet të jenë në gjendje për të shkëputur veten nga çfarë është duke ndodhur dhe të rigrupohen. Të kalosh x orë në ditë të caktuara me pacientin NUK është përgjigjja.
Profesionistët janë besuesit më të fortë për cilësinë e kohës e jo për sasinë e saj për familjet që të jenë mbështetja dhe dobia më e mirë për pacientin. Familja duhet të ketë këmbët e tyre në tokë të sigurtë. Me qëllim që të bëhet kjo nënkupton kohë larg nga pacienti, dhe mbrëmja ose fundjava e madje pushimet nuk janë jashtë çështjes për sa kohë që dikush është me pacientin. Eshtë e nevojshme për të gjithë individët e tanishëm që të gjejnë pak kohë. Faji duket të dalë përsëri  në sipërfaqe me sa duket për shkak të reduktimit të kohës së harxhuar me pacientin. Ka zemërim drejt anëtarëve të tjerë të familjes të cilët nuk vijnë aspak ose më pak të shpeshtë.
(Vijon në numrin e ardhshëm)
Suela NDOJA

SHKOLLA VERORE NË THETH - 2008

Nga blloku i shënimeve
Vera e këtij viti solli për Thethin edhe një të re tjetër, regjistrohet edhe një veprimtari që do të pasurojë historikun e këtij fshati me histori e bukuri të radhë. Në verën e këtij viti, për herë të parë, për 8 javë u zhvillua programi veror me nxënës dhe banorë të këtij fshati e quajtur ndryshe edhe “Programi veror”, i pari i këtij lloji në një fshat të Shqipërisë veriore.
Ky program, pjesë e Programit Ballkanik të Paqes, pati qëllim kryesor rritjen e kapaciteteve të banorëve të këtyre anëve për ruajtjen e mjedisit dhe dhënien e njohurive të para apo edhe të thelluara të gjuhës angleze.
Programi u zhvillua në dy drejtime. I pari dhe kryesori ishte shkolla verore me nxënës dhe i dyti ngritje kapacitetesh me banorët për zhvillimin e Parkut Kombëtar të Thethit, turizmin etj. Në këtë shkrim do të ndalemi më shumë në pjesën e parë dhe në të ardhmen mundë të trajtojmë edhe drejtimin e dytë të këtij programi.
Në programin më nxënësit u regjistruan 87 nxënës prej të cilëve 47 ishin femra. Nxënësit ishin të moshës nga 9 deri në 18 vjeç të ndarë në katër klasa paralele dhe të sistemuar në dy grup mosha. Dy grupe qenë me nxënës të vegjël dhe dy grupe me nxënës më të rritur. Në regjistrimin e nxënësve ishte veçori sepse në këtë program u përfshinë jo vetëm nxënës të banorëve të përhershëm të fshatit por edhe të banorëve sezonal apo edhe të pushuesve që ishin në Theth. Gjeografia e nxënësve pjesëmarrës ishte e shtrirë që nga Tirana, Lezha, Laçi, Malësia e Madhe, Shkodra dhe rrethinat e saj, Tropoja, fshatra të tjera të Dukagjinit, por pati edhe nxënës nga Kosova familjet e të cilëve kishin ardhur për pushime në Theth.
Në program u zhvilluan 160 orë mësim për edukim mjedisor, që kishte njohje për mjedisin, zhvillimet e sotme në këtë drejtim, turizmin dhe ndikimet e tij, efekti serrë, njohuri për ozonin, pyjet, ajrin, ndotjen e mjedisit menaxhimin e mbeturinave, të ushqyerit, kimikatet, vizita dhe njohje me pika të veçanta të fshatit, bimësisë, historisë, bukurisë, monumentet e natyrës, relievin etj.
Gjithashtu u zhvilluan edhe 160 orë për mësimin fillestar gjuhës anglezë por edhe me të përparuarit, në të cilën u përfshinë teori, bashkëbisedime, lojëra gjuhësore, këngë në anglisht, dialogë, testime, vizatime, emërtime te llojeve te ndryshme të bimëve në anglisht etj.
Duhet përmendur edhe rreth 60 orë mbledhje, ndoshta jo të gjitha të nevojshme, por në fakt u bënë.
Për realizimin e këtij programi punuan me shumë përkushtim vullnetarë e mësues nga Anglia, Amerika, Kanadaja, Skocia dhe Shqipëria. Konkretisht u përfshinë, Antonia Yong, Tolld Walters, Mark Rupa, Arian Gjuraj, Daniela Koçi, Bea Shelley, Luigj Shyti, Pranvera Çarku, Miranda Tërthorja, Antonela Melanori, Chris Whichelo, Peter Spofford, Meri Spofford, Alec Forss, Alfred Chow, Eralda Nikshiqi, Clare Backwell, Gwen Backwell, John Backwell, Penny Munden dhe Alma Shkreli.
Duhet përmendur puna e kujdesshme e drejtueses së këtij programi Antonia Yong, koordinatorit të këtij projekti, të palodhurit Mark Rupa, si dhe koordinatorit lokal të projektit Tolld Walters i cili ishte i kudo ndodhur dhe kërkonte që çdo gjë e në çdo vend të ishte i pranishëm. Është vendi të kujtohet me shumë respekt edhe vullnetari John Hoknes nga Anglia i cili kishte shprehur gatishmërinë për të ardhur në Theth për këtë program por vdekja ja ndërpreu realizimin e kësaj dëshire. Në kujtim të tij, vullnetari i mirë shoku i tij Chris Whichelo, në oborrin e shkollës në Theth mbolli një pishë. Në ditën që do të largohej ky vullnetar nga Theth, kur u pyet për përshtypjen e tij këtu u përgjigj: “Vend i bukur, shpirt i bukur” dhe sytë i u mbushën me lot. Edhe në momentin e fundit kur po largohej nuk harroj që me ujin që mbante me vete për ta pirë, pasi ishte burrë plak, që ta ujitë edhe një herë pishën e mbjellë në kujtim të shokut të tij. Ai nuk e dinte se ne po shikonim nga dritarja. Kjo pishë do të quhet “Pisha e John-it” (Pisha e Xhonit) sa të jetojë. Chris, kur u largua, u përqafua me nxënësit e këtij fshati si të ishin fëmijët e tij, kaq shumë i deshi.
Ceremonia e mbylljes dhe dhënia e certifikatave pjesëmarrësve që u kualifikuan qe një festë e vërtetë me këngë e valle, lojëra popullore, futboll, voliboll. Në të morën pjesë banorë të Thethit dhe të Komunës së Shalës, familjarë të fëmijëve dhe dashamirës të këtij programi nga Tirana, Laçi, Lezha, Shkodra dhe rrethinat, Malësia e Madhe, Tropoja. Ishte e ardhur me këtë rast edhe zëvëdës presidentja e Projektit Ballkanik të Paqes, Kryetari i Komunës së Shalës, Kryetari i degës së shoqatës “Atdhetare Dukagjini” për Tiranën Ndue Frani, kryeredaktori i gazetës “Dukagjini” Lazër Kodra etj. Me këtë rast përshëndetën Kryetari i Komunës Shalë Dedë Tonaj, Zëvëndës presidentja e Projektit Ballkanik të Paqes Ann Cennard, koordinatori i këtij projekti Mark Rupa, Tolld Walters dhe pjesëmarrës nga komuniteti. Të gjithë falënderuan për punën në realizimin e këtij projekti dhe kërkuan që të vazhdohet edhe në vitet e tjera.
Në ditën e festimit të mbylljes së këtij programi Kryetari i Komunës dhe koordinatori lokal i projektit vendosën një gurë, si kujtim, afër pishës së mbjellë nga Chris, ku është gdhendur emri i vullnetarit që vdekja nuk e lejoj që të merrte pjesë në këtë program.
Përfundimisht, pa mëdyshje, mund të thuhet se kjo eksperiencë ishte shumë e mirë, frutdhënëse dhe programi i parashikuar për këtë verë u realizua më shumë se mirë. Kjo veprimtari me rezultatet e saj të mira, të padiskutueshme, duke pasur parasysh edhe diskutimet e sinqerta dhe shumë të arsyeshme nga të gjithë vullnetarët dhe mësuesit që morën pjesë në këtë program, në konkluzionet e mbylljes, në vitet në vazhdim rezultatet do të jenë më të arrira në cilësi dhe sasi.
Alpet Shqiptare dhe Thethi si “qendër e bjeshkëve të Shqipërisë”, siç shprehej E. Hofman në vitin 1932, meritojnë akoma më shumë. Një prej këtyre mund të jetë edhe shpallja e një dite feste të përvitshme në një të shtunë apo të diel të muajit korrik. Këtë mund dhe duhet ta realizojnë në bashkëpunim midis tyre Shoqata “Atdhetare Dukagjini”, Këshilli i Komunës Shalë, Projekti “Parku Ballkanik i Paqes”, dhe Ministria e Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sportit. Tashmë caktimi dhe zhvillimi i veprimtarive në një ditë të veçantë për Alpet Shqiptare është një domosdoshmëri e kohës dhe emërtimi më i përshtatshëm i kësaj dite do të ishte “Dita e Alpeve Shqiptare”.
LUIGJ  SHYTI

BREGU ME KODRA MBAS BREGUT

“I fitova të gjitha betejat, më mundi injoranca, pleshtat qenkan të tmerrshëm” - Napoleoni       
Replikë në boshllëk­                            
(Etika e gazetarit ma sugjeron  t’i kërkoj mirëkuptim me këte rast diplomatit të një vendi mik, anëtar i Natos, funksioni i të cilit  do të lakohet si “bashkëbiseduesi” im, kurse si shqiptar dua t’i shpreh përmes tij mirënjohjen e përjetshme  pilotit turk të Natos, që me 24 mars 1999 pranoi të jetë bombarduesi i parë mbi Serbinë e Millosheviçit në emër të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, në emër të dinjitetit të kombit tim.)
Por ja që duke abuzuar me vlerat universale të hapësirave të lirisë, ashtu si virusi në botën kompjuterike, i nderuar diplomat, ka edhe pleshta, të cilët thonë se e tmerronin dikur edhe Napoleon Bonapartin i cili shprehej se “i fitova të gjitha betejat, por jo atë me injorancën, pleshtat qenkanë të tmerrshëm”. Ti vërtet mund të habitesh me shqetësimin në fjalë, por po të kujtoj se nga fjalët e mia: “Në klimën e debatit mjeran dhe abuziv të “rishkrimit”të historisë kur mësova nga media se ambasadori turk në Kosovë na sugjeruaka që historia e pushtimit osman në rastin tonë të mos konsiderohet si e tillë”, në shkrimin tim “Kur kthetrohemi nga nostalgjia për Armikun e Çlirimit”{“Shqipëria Etnike”dhe “Dukagjini”korrik 2OO8), miku im i vjetër Mark Bregu, pasi” pushtoi tre kontinentet” me librin e tij “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”, siç e shkruan me dorën  e vet,(po aty, “Shakaxhiu që nuk di të bëjë shaka”, 6. O9. 2OO8} për të vetmin krim se “mjerisht” nuk e aprovova deklaratën tuaj, duket, pasi kaloi një problem serioz me veten, shkarkoi të gjitha bateritë ndaj meje mikut të tij të vjetër, madje mik nderi në promovimin e librit të tij,  “sa më shpalli edhe antishqiptar, profan, revolucionar, i paatdhe, servil i klasit të parë i juaji, konformist me ju, makiavalist, e te tjera.  Kuptohet si i juaji, kurse për ju më këshilloi që t’u them mos abuzoni me miqësinë(?!?!) për të vetmin faj se nuk kupton se mënyra habitore e foljes sugjero, sugjeruaka shpreh çudi, habi, disaprovim, ndaj deklaratës suaj duke e kthyer veten i tëri në një shaka të dhimbshme.
“Mos ka luajtur gjë ... ai miku yt”? ­ u shpreh diplomati.
Për kuriozitet të gjitha fjalët me domethënie të spikatur kur flet i shoqëron me pikë(toçka) (nga rusishtja), kur i shkruan i fut ndër thonjëza, d.m.th ua tjetërson kuptimin duke mohuar me shkrim atë që  e pohoi me gojë ­ u përpoqa ta sqaroj.
Ndërsa duke analizuar foljen sugjeruaka arrin të kuptojë deri tek sugjeru, siç i thonë shkodranët  denbabaden ... kurse pjesën aka e ngatërron me akua(italisht), e lexon ujë, çka duket ia ka kuar krejt mendimin, saqë kur lexon shkrimin e tij, jo thjesht, të duhet me qeshë deri të therin në  thembër të këmbës, por po aq ndihesh si para një seance gjyqësore të Grupeve Anti: antikulturë, antiushtri, antiekomomi”të viteve 7O­të.
Kështu e hëngra vetë nga leximi që m’i bani formës habitore të foljes sugjero. Do,s’do ti. vendosi ai: pikë, toçka, e mori ferra uratën, edhe po qe në mes të Akademisë së Shkencave. Ka patur edhe një moment tjetër krize pas 90­ës. kur si fitoi dy çmime të para në festivalin kombëtar për të rinjtë në Shkodër dhe në anketën muzikore  nëntor 1988 , si poet që i këndonte  “Të ardhmes sonë pa të ardhme”, me t’u kthyer pllaka ja hodhi keq diktatorit me atë “Tempullin e turpit”. Diktatori dinak, si iku për vete në  botën tjetër, i pashë hajrin. i tha  kontributit tënd, se sinqerisht e meriton për ato që ke dhënë si këngëtar i  socializmit ... Duke u marrë me librin “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit ” disi korr e mos lidh, aty këtu, thjesht për huqet e mia  paskam shpërfillur jehonën në glob që paska narrë libri i tij, duke e ka kaluar disi në heshtje këte “eveniment kulturor”?!
Merret me mend kur “harrojmë” vepra madhore si ato të vipave të letrave shqipe si: Kadare, Agolli, Qose, Spahiu, Aliu, Kraja e te tjere. që na i dhurojnë miqësisht ç’krim kryekemi!!   Nën frymëzimin e avujve të fitores së dy çmimeve të para kushtuar veprës së Atij, dreqi i hangërt shpirtin, thonë një pjesë e madhe, pastë dritë apo rahmet pastë një pjesë e rrjedhur, miku im nuk arriti të kuptojë që “me popullin për popullin” si Ai kurrëkush nuk ia  futi aq bukur këtij populli, sa edhe në demokraci, nuk rrimë dot pa kultin e “parcelës” apo kultin e Njëshit që unë i them” kulti modern i duambabizmit”(haxhiqamilizmit) apo  “Kthetrimi nga nostalgjia për Armikun e Çlirimit”, në shkrimin tim.
Ka ndonjë nostalgjik, zoti ambasador, si puna ime, miku i tij ,profan, pagan, urryes i nacionalistëve, ateist, i pa atdhe, revolucionar, bile edhe me shfaqje të huaja,indiferente e liberale, sa të heshtë për kushtrimin antiSkënderbe të një farë dr.Sabaudin. Ferra, akoma më keq për një farë Neshat Tozaj që malsorët i quaka imoralë dhe sifilitikë, thua se unë, si kritik letrar, apo analist  jam zyrë kuadri e krijuesve shqiptarë.
Tani lidhur me të parin i jap të drejtë, se ai me të mësuar habitoren e foljes, sëpaku sugjero dhe kuptimin e fjalëve vlerësim akoma më kritik{më vlerësues, më analizues, më dekodifikues i thelbit)  dreqi ta hajë, se i krijuan edhe hijen e një fondamentalisti me alergjinë ndaj  një diplomati të besimit tjetër, do t’i lexoj prononcimet e mia për Skënderbeun , brenda e jashtë vendit, në internet ,sepse të gazetave i harron shpejt.
Tani, zoti ambasador, mos e merr mikun tim aq të rrezikshëm, aq ma pak fondamentalist kristian, se bash këtu në Shkodër, që Perandoria e juaj e konsideronte si motra e Romës, siç presupozon Barleti, nuk e çau potologun fare, kur një miku ynë, fatmirësisht i mirëkuptuar kohët e fundit, ia futi ashtu si me ata topat e ishperandorisë suaj: “Fishta, Koliqi e Migjeni i takojnë kohës së majmunmërisë”. Për këtë hakun e mora vetë, nga  që e kundërshtova publikisht po në “Shqipëria Etnike” duke humbur një mik, kurse Bregu, ky kristian i thekur, u bë ultësirë, heshti për mrekulli... Mund ta quash njëfarë provokatori mikun tim Bregu?!?! Jo, jo. Gabon rëndë, zoti ambasador! Ai ka një shpirt të mrekullueshëm, por i rënë në lloqet e miqve tanë të përbashkët, që në emër të komercialitetit, disesi edhe tallen me punën e bashkëpunëtorëve, në vend që t’u ofrojnë redaktim profesional e transparencë që të mos provokojnë, por as të provokohen fiktivisht, si në rastin e habitores sugjeruaka e te tjere.
Kështu, si për qejf të tyre, miku im ka filluar të rrëshqasë nga origjinali, vetvetja, Si ka afruar projektin për heqjen e shqiponjës nga flamuri(shih librin e tij), ka “konkurruar” me dinjitet me “Benzin”, tashma këtë e di e gjithë bota shqiptare. Ndërsa unë, miku i tij, kujtohem pas tri vjetësh, madje shkel e shko, si i thonë, as për të tretë, duke u përqëndruar vetëm në  1O ­15 faqe libër nga 265 gjithsej, edhe pse miku im paska zotëruar me penë ato hapësira që Aleksandri i Madh, me diellin ­ perëndi si pagan që ishte,  i ka synuar me shpatë apo “Benzi” i ka arritur me fuqinë motorike.
(Paska patur të drejtë Baleta  të bjerë në “kurthin e reciprocitetit” duke pranuar të debatojë publikisht, si me një homolog, me elektricistin tonë “të paidentifikuar”!?!?)
Do të thuash nuk të kuptoj, ç’hyn këtu origjinali?!? Ta shpjegoj shumë thjesht zoti diplomat. Kurrëkush më bukur se i yti, thotë populli ynë, nuk ta fut, prandaj te i yti mbushe me dy grykë, sepse me thanë të drejtën këto mediat tona duke filluar nga ato qëndrore: Top Chenel apo Vizion plus si shumë e nxjerrin kunjin me moshën e tretë për atë qyqe lekut. Mirëpo ku ta dijë miku im i ndershëm, nacionalist në shpirt(edhe pse nacionalizmi konsiderohet si streha e fundit e politikanëve të dështuar ), se tashma armiku nuk luftohet me topa, por me dialog, sepse historia u kaloi muzeumeve...
Ju e lexuat se si mua “antishqiptarit” më tërheq vërejtejn se po injoroj faktin që “Populli ynë, siç thoshte Xhaxhi, e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”. Nejse këtë të fundit ta kujtova në konfidencë si “servili” juaj. Do të thuash është i rrjedhur ky. Jo, jo, përsëri gabohesh. Miku im ecën me hënë. Hënën e përcakton zakonisht humori i parcelës, parcela mund të jetë lloj ­ lloji, si nga ngjyra, si nga aftësia për t’ia futur tjetrit. Nuk dua të besoj të jetë në krizë të plotë  nga komplimentet në boshllëk.
Personalisht herën tjetër  kam patur “fatin” ta ketë Hënën ndenjë, të bereqetshme ,si i thonë plakat. D.m.th miku im ishte në origjinal, jo si kritik i kritikës, se me  thanë të drejtën kësaj s’ia ka haberrin, por si njeri i sinqertë thoshte atë që  kishte ndjerë, të cilës i jam përgjigjur po me atë respekt njerëzor, në respekt të moshës, që po u drejtohet të 8O ­ave, të miqësisë, por edhe të përpjekjeve të tij për të dhënë një mesazh publik, sado modest kur mjerisht po heshtet për turp deri nga studiues serioz.
Sa s’u çmend  një shoku im, tepër horllekxhi ,kur pena ime krahasohej me të Gëtes. Nuk ma beson?J a, saktësisht nga origjinali, vetë ai, i tëri, Mark Bregu, pikë, toçka “Lundrim në hapësirat universale të kritikës letrare” ­ “Shqipëria Etniuke,2.O2.2OO4”:  “.... Kadri Ujkaj bën pjesë në plejadën e kritikëve më të mirë të kohës, i temperuar me një lëndë antikonformiste, rrënjtë e së cilës duhen testuar në genin e tij fisnik, të malësorit të shkolluar, që reflekton karakter të hekurt, cilësi mjaft e rrallë në prozën e tij në përkushtim të gjeniut Lukë Kaçaj, me penën e tij mjeshtërore, derdh në prozë të gjithë talentin e tij kristal duke na kujtuar vargjet perlë të Gëtes, të cilat i kthente në simfoni i madhi Mozart. Nuk mund të lë pa nënvizuar leksionin tepër të vyer që zoti Ujkaj i jep me shumë kompetencë kritikës letrare shqiptare: “Servilizmi modern apo moderniteti kallp nuk janë gjë tjetër vetëm forma të sofistikuara për të mbajtur gjallë frymën e nacionalizmit folklorik......”. Pastaj “kritiku i kritikës” vazhdon:  Këtë lloj globalizmi do ta krahasoja`me internacionalizmin proletar, ose thënë më qartë kalim nga bunkeri në nudo”(Në paragrafin e fundit e “ka përsosur” shprehjen!): Kadri Ujkaj është pena e Artë, njëri ndër modelet më të përkryera të kritikës letrare shqiptare. Madje do ta quaja “fishkulli” i saj”. (Kadri, të forcoftë zoti mendtë e kokës ­ i  thoja vetes!) e te tjera. afro 3OO rrjeshta …”. Po atëhere ç’ndodhi mund tëmë thoni? ­ insistoi diplomati turk. Asgjë e re, por ndryshoi hëna, më saktë, u prit simetria e shkrimit, e provokuar mjeshtërisht nga euforia. deliri i madhështisë, paçka se unë nuk kisha arritur të kap “gjenialitetin” e mikut tim që po “rrezikonte” pushtimin e tri kontinenteve!?! .
Kështu unë në vend që të ndiqja dinamikën e kurbës në ngjitje “të pallogaritshme” të jehonës së librit të tij publicistik merresha krejt përciptazi me disa fragmente që më interesonin si analist në stilin e një kritike totale, sipas modelit konician.                     
“Si t’i kuptoj fjalët e tij: Do ta kesh të vështirë me i konkurua priftit dhe hoxhës”, ndërhyri i tronditur diplomati? Krejt e qartë: Ky është momenti kur hënën e zënë retë, hijet d.m.th injoranca, lloqet enkas, pleshta të njohur për ndotjen si parazitarë. Kurse mendimi im është se po aq sa krishtërimi, kristianizmi përendimor, meriton të vlerësohet si njëra nga  shtyllat e qytetërimit botëror, po aq  islamizmi meriton të vlerësohet për faktin që arriti të shpëtojë nga shkatërrimi i plotë antikitetin grek, si pjesë e njërës prej tri shtyllave të po këtij qytetërimi krahas arritjeve të shkëlqyera në fusha tjera si mjekësia me “Kodin e mjekësisë” të të famshmit Avicena, letërsia, matematika, lundrimi, astronomia e te tjera.
Provokimi fetar i Bregut vjen krejt artificial, kur dihet se ne, si popull, shquhemi për bashkëjetesë dhe harmoni fetare shembullore për të cilën “merita i takon instinktit natyror për mbijetesë të popullit tonë, përvojës shumëshekullore dhe vetëdijes së tij se fetë janë ideologji të ardhura dhe jo të krijuara apo të lindura në  këtë truall”(R.Qosja,”Shqip”, 21.O9.2OO8), paçka se miku ynë s’arrin ta kuptojë.(Bie fjala, nga tri vajza kristiane të martuara brenda gjakut tim, njëra është  nga Puka e Mark Bregut e te tjera. E te tjera.raste). Ndërsa duke dënuar si sjellje anakronike, idiote filozofinë e patriotizmit folklorik, kur aspirojmë për një patriotizëm modern, iluminist, shkrimi mjeran i Bregut, pa pikë argumenti, me logjikën e mbledhjeve të dikurshme të Frontit Demokratik. më detyroi, që jashtë çdo etike normale, përmes gjuhës së fejtonit t’i bëjë leksion publik një miku të vjetër, pa mohuar asgjë nga vlerësimet për librin e tij, kur normalisht miqtë sqarohen pasi kanë sqaruar shumë e shumë herë vetvehten në raportin konfidencial dhe aspak publikish, aq më tepër kur gjithçka vjen krejt e provokuar, sa nga vetja, po aq nga jashtë saj.
Një replikë prej së cilës nuk pres asgjë. Si asgjë?!?! Mos  thua nuk do ta besoj kush këtë bashkëbisedë tonën, të provokuar nga padija e mikut tuaj, nga që ne nuk njihemi ,as nuk kemi mend të njihemi? Jo, zoti diplomat, po nxitoheni. As Dante nuk u takua  me Virgjilin, pavarësisht asaj që  thuhet në “Komedinë Hyjnore”,  por e gjithë bota e ka besuar  këtë “takim” si real. “Si, nuk e kuptoj!?” ­ insistoi diplomati. Shumë e thjeshtë ­ iu përgjigja: Ata u “takuan” në ferr, në strofkën e ndëshkimit të antiNjeriut, sikur ne po “takohemi” në kurthin e asaj vrimës së zezë, që unë e quaj kalbësira moderne e kultpragmatizmit, rrezikshmërinë e të cilit e shoh si homologun e perdes së hekurt, ndryshe si ferrin  brenda nesh, i cili po thanë për ditë shpirtin tonë duke na kthyer në skllevër të një të ardhmeje të frikëshme... Bjelinski, kritiku i madh rus, i cili të ardhmen e Rusisë e shikonte tek kapitalizmi, afro dy shekuj më parë, duke iu referuar tregimit të shkëlqyer  të Gogolit “I sëmurë për mend ” i kujtonte mikut të tij që po kalonte një moment krize, disekuilibri, brenda vehtes: “Ka poshtërësi të ashpra, të ulta, lakuriqe,të pafshehura, të ndyra, që qelben tërë zhele, por ka edhe poshtërësi krenare, të kënaqura nga vetvetja egoiste, pompoze, që shkëlqejnë dhe që venë në dyshim për ndonjë punë të mirë shpirtin më të pastër dhe më të ndershëm, pra poshtërësi që përshendeten me respekt, aq sa ju zhdukeni para tyre sinqerisht” (Bjelinski Vepra, “Letër Gogolit”)  Nga pikëpamja psikologjike ne harrojmë se të gjitha krizat kanë të  njëjtën pasojë sa tragjike, sa komike, shtjetërsimin modern të qenies, mesazh që vjen aq brilant nga tregimi i Gogolit “Shënimet e një të çmenduri”. Jo rastësisht, në kryeveprën e tij “Gjylistani dhe Bostani”, Saadiu dënonte aq ashpër tek njeriu abuzimin me vetëvehten: “Nga gjuha mbi kafshët / u bëre i parë. / Më vlerë ka një kafshë / në se nuk flet mbarë”
Miku im! “Nuk duhet të pendohet se jetoi kot, vetëm ai që foli gjithnjë me gjuhën e së vërtetës”, ­ thoshte Sokrati. Unë e di që është gjuha më e vështirë, sepse duhet kapërcyer mbi murin e krenarisë së rremë, por krejt miqësisht: Në se për mua je i qartë si në dritë të diellit, Zoti të ndihmoftë të jesh i qartë me veten brenda Vetes. Mosha juaj, disniveli total kulturor e profesional, marrëdhëniet e sinqerta disa dekadash  s’më lejojnë të humbas kohë tjetër.
KADRI UJKA

EXTREME

1 Njëherë e një mot një burrë shprehej: Për ç’ka ndiej i lumi unë, për çka shoh i mjeri unë. Jo me larg se para dy javësh një burrë qe do te operohej për prostatë vajti ditën e operimit, por e papritura e pare ishte kur i thane se pajisjet për dhomën e operacionit duhej ti blinte vete. Burri i shtangur kërkoi listën për pajisjet dhe menjëherë doli dhe i bleu. Ato kushtuan 6 100 leke. Ne radhe takoi edhe njerëz te tjerë si veten. Pajisjet e sallës ishin me te paktat ne “çmim“ krahas te tjerave qe erdhën me pas. Porositim te gjithë ata qe vuajnë nga “prostata” se listën e pajisjeve për sallën e operacionit i gjeni te afishuara pranë zyrës se drejtorit. Mos u çuditni! E gjithë kjo behet ne kuadrin e uljes se korrupsionit ne vendin tone. Larg qofte te sëmureni me zemër sepse për një operacion ne zemër patjetër qe do t’u lere zemra.
2 Unë e di se jeni mërzite për mësues Cufin, komshiun tone te nderuar, por ai ka katër vite qe është ne Kanada. I shkreti ç’po heqë ne Kanada tujë punua e tujë fitua. Për ju qe u ka marre malli shume për te, u afrojmë vetëm një ngushëllim: Mund ta gjeni ne listën e borderove si mësues tash katër vite ne një shkolle qe nuk ekziston fare. Shyqyr qe e merr atë rroge se me çfarë fiton i kishte “vdekur” e shoqja dhe djali urie!!!
I dashur Cuf! Te urojme  vish shëndoshë! Te fala nga gazeta “Dukagjini”.
3 A e dini se ne shtetin tone nuk ka dy punësim ne sektorin buxhetor? Ju do te thoni: Po! Gaboheni zotërinj, pasi një rast është edhe ai i Nafijes e cila është edhe mësuese(sa për emër) ne një shkolle por njëkohësisht drejton edhe një institucion shtetëror. Ne shkolle merr pjese ditën e Marte dhe te Xhuma dhe jep lenden “Fizkulture dhe Mësim pune”, ndërsa institucionin e frekuenton ditët e tjera. Tek shkolla thonë se e ka çuar partia për te mbajtur te “ngrehur” vigjilencën e mercenareve. E gjitha kjo ndodh ne një kohe kur dhjetëra intelektual te dy diplomuar enden rrugëve te qytetit tone ne kërkim te një vendi pune!!!
4 Paradoksale, por e vërtetë. Një palo minipushtetar me ne fund afrohet pranë gazetës sonë. Artikulli ishte mjaft sensacional: Gjyshja ime ka vrare Perlat Rexhepin!!! Ai madje shkon me gjate, ne vetëlavdërim duke thëne: Gjyshja ime ka luftuar përkrah italianeve kundër Perlat Rexhepit, Jordan Misjes dhe Branko Kadise, por për fatin e keq ajo u vra ne atë beteje. Unë kërkoj – vazhdon ai – qe nëpërmes gazetës “Dukagjini” te kërkoj për ta shpallur “martire e demokracisë”, ose me pakta ”Dëshmorë e Atdheut”. Pasi u kundërshtua nga gazeta e jone, Ai na etikoi si “komuniste” e te tjera, e te tjera, dhe qe te mos dorëzohej tha: Mos u qofsha fale pasi do te propozoj ne këshillin e komunës dhe jam i sigurte se do ta miratoje njëzëri. Rreziku: A do t’i mbetet memorie historike këtij populli??!!
LAZER KODRA

KUVENDON GJYSHI ME MBESEN
- Satire -
Kuvendon gjyshi me mbese:
Nadja e mire moj pëllumbeshë!
Pse je çue kaq herët,
Pse te k ara ky siklet,
Tu ka mbush mendja për dreq,
Pa u ba gjashtëmbëdhjetë vjeç,
ti boll bukur qenka veshe,
por ma shume ke lanë zhveshe,
bukuri me t’fute ne thes,
me t’vendose surrat nder qepe,
për surrat nder qepe e lakna,
me tremb sorra e laraska,
bark e spine lanë përjashta,
fund lëkure sa për ëmën,
s’ka si e veshe asnjë femen,
as ne gjysem mbulue kofsha,
me u ule te bahet copa,
bahet qepja fije – fije,
si me ken lëkure dhie,
rryp metali rrathë te bardhe,
qenit hekurat ia ke marre,
flokët ba ne elektrik,
perdredhue e bas i spik,
e ngjyros me boje te verdhe,
me u duk si piliherdhe,
e leshue përmbi sy,
po t’verbojne medet për ty,
ne qafe zinxhirë te trash a t’holla,
te mungon vetëm kumona,
e ne veshe rrathë prej ari,
si me kenë rrathë tinari,
hundën shpue me bira te vogla,
japin drite se xixëllonja,
sa mire vetullat çue përpjetë,
diku shkule e diku qethe,
e qerpikët me llak te holle,
po me dukesh si bishtsorre,
po mire buzët i ke zigate,
vnue bakam një gisht trashe,
pikturue nishan ne faqe,
infektohesh moj budallaqe,
me i shnoshe duhen ilaçe
fytyrën ba me krem e pudër,
te asht ba si veze e sllukun,
ç’ka te ka ndodhe tek kërthiza,
pulle e zeze po te ban xixa,
s’ka si duket me për dreq,
mos te pafte syni i keq,
barku zblue te mbet përherë,
me shijue dimen e vere,
lye thonjte me boje te kuqe,
ti je vajze e nuk je nuse,
e i ke me te gjate se micat,
me unaza ke mbushe gishtat,
e ne këmbe vendose zinxhirë,
me difto kush te ka lidhe,
se nuk je kafshe grabitse,
apo i ke për rrufe pritëse,
çizme lëkure si tub shporeti,
kur po ece te kap gazepi,
e me ty po qesh mileti.
Sahat te madh numrat me vija,
nuk po din me ardhe te shpia,
ne dorën tjetër zinxhirë te bardhe,
me habite te urte e t’marre,
këpucët i ke maje lopate,
një pllam takat e kan gjate,
me thye qafen ne sokak,
çorap te holle moj burrneshe,
s’di si veshe as si zhveshe,
s’jan për te ftoftë as për te nxehte,
kur me veshe fustan te gjate,
i holle si rreza me xan djathë,
edhe te brendshmet duken jashtë,
me pantolla po len nam,
s’di si këmbët po ti xan,
mbush patenta e ba rrëmuje,
e te shkurta përmbi gjunjë,
mos te lagen kur hyn n’uje,
ku t’jan shkye moj e zeze,
mo ska hy neper therra,
lye n’parfum e erna tjera,
deri ne rruge po te vjen era,
s’po ushqehesh drek as darke,
ba si steka ne bilarde,
me shkon rrugës tujë u përdredhë,
a thua koka t’ka marre ere,
telefon tash e pare,
s’po pushon ai celular,
tuj ti pa gjith kto hata,
s’kan faj djemtë me te gerga,
n’pasuni t’madhe ke ra,
paske ba shpenzime t’medha.

Pa marre borxh as kredi,
pa shite toke e pa shite ship,
ku i kam marre s’po duhet ty,
mir e di e s’mund po rri,
mbese s’po i ke dy para mend,
nuk po t’xan vendi – vend,
fjal t’medha e s’pyet kerkend,
ku e mësove ket lloj veshje,
ne qytet nuk e gjete,
as katundi nuk e njofti,
ta ka pru televizori,
ne orët e vona ne ekran,
e s’po din ç’je ka ban,
mbese një gjë s’je tuj e dite,
se shpejt mendja tu ka rrite,
as kerkend s’po ke frike,
prej katundit dje ke ike,
mos ja ban me sy vetit,
je ba gazi i qytetit,
te ka rrejte mendja e madhe,
shpejt u bane qytetare,
te duket vetja porsi zonje,
me kulture e mendje te holle,
porse shqip s’po din me fole,
marre me mik tete klase shkolle,
thirri mendjes sa s’je vone,
se ne qytet u bane hor,
ç’ka me thane gjyshi i shkrete,
u koritem gjalle e vdeke,
mos harro këshillat e sodit,
një fjale t’urte e kan than motit,
mendja e madhe e zeza e t’zotit.
PJETER GERA

PËR ATË QË RRIN TUJ SHA
- Satirë -
Për atë që rrin tuj sha
vetë Allahu ka me e vra,
se ky farë e soj mileti
po na digjet prej sikleti,
i ka hy meraku në zemër
për me lanë njerëzit pa emër,
u vë nofka si do vetë
Zoti na ruajtë mos asht i metë.

Nuk asht mirë me folë pa pra
mbarë e mbrapsht nëpër Dynja
tuj lye tjetrin me bojë të zezë
të janë lirue “vidat” e kresë,
e fut “botën” në një thes
gjyshi yt e ka pasë këtë ves.

Ti je pjellë e biografisë,
njeni i lopës tjetri i dhisë
dhe i treti, Palokë Cuca
diversant, ka mbajtë derkuca.
Edhe Hasani që lot veshët
që ka pasë shtëpinë në Tresht
ka pas qenë dikur monist,
axha i tij bile, ballist.
Ej kuku dhe vaj medet
Kjo s’asht mirë për këtë milet.

Ke kenë qitës rekordmen
çdo herë dhjetës i ke ra në vend.
S’ke lanë kend pa përgojue
edhe kur burri zihet me grue,
larg prej nesh, nuk po baj be,
kur plakën e ndërrove me të re
dhe me e mbulue se ke pasë
nuk len send pa nxjerrë jashtë.

Por kujdes, o lum kumbara
Një fjalë po ta thotë daja:
Ato s’janë si kokra arra
që na duhen për bakllava.
Ruaju fort mos të zajë lakmia
t’i merr mendtë porsi rakia.
Ti nuk rrin pa hangër“mollë”
dhe mandej të vjen era por...

Në kaptinë t’asht futë ndryshku
që dhuratë e ke nga mushku,
por kujdes mos i rri mbrapa
se nga gazi shpërthen tapa
dhe në qoftë se e ngacmon
me dy shqelma ai të largon,
se po i dole ballë për ballë
nuk i dihet çfarë ndodh vallë.

Të do tjetër halla File
banu i mirë njeri pa hile.
Vëne gishtin mblidhi mendtë
se ma vonë s’i hanë as qentë.
Mos mendo kurrë për të keq
ndahu shpejt nga çdo lloj dreq.

Burri i ditun përnjimend
nuk e lëshon fjalën pa vend.
Fjala e urtë dhe me njerëzi
ka vu në paqë një mbretni.
LUIGJ TEMALI

JEMI TE GJITHE NE KETE LIBER

Është interesant libri “Te fshehtat e gruas” i Leke Imerajt. Mjaft interesant do te thoja. Sepse nganjëherë te bën nervoz. Unë, se paku, disa here u bëra nervoz dhe e ndjeva veten keq. Dhe, meqë nuk gjeja rruge tjetër veç te tund kokën, si i zëne ne faj, nuk me mbetej tjetër veçse te buzëqeshja idhshëm e te thoja me vete: “Ku dreqin e di autori se si sillem unë me gruan time dhe si sillet ajo me mua? Ku i di ai marrëdhëniet tona te përditshme, deri dhe intime? Sikur te ishte edhe ai, diku pranë nesh, kur dilnim ne shëtitje, kur shkonim ne ndonjë lokal apo për vizite tek ndonjë i njohur, sikur te ishte edhe ai ne tryezën tone kur hanim, bile edhe ne dhomën e gjumit kur flinim ose kur bënim dashuri?! E si te mos bëhesh nervoz, kur kujton se ne shume raste ka ndodhur me ne pikërisht ashtu siç thuhet ne libër, bile ndonjëherë edhe me keq?!
Ne faqet e para te librit, kur nis dhe e lexon, te kujtohet një përshtypje disi përçmuese. Te duken gjepura dhe sajesa primitivi “aktoret” me te cilët fillon te merret autori, një mundim pa vlere te merresh me “vogëlsira” te jetës se përditshme te njeriut, me një fjale, kohe e humbur kot edhe nga autori edhe nga lexuesi. Por, flete pas flete te shtohet kureshtja dhe dashur pa dashur bëhesh edhe ti vete “aktor”, ose me mire personazh. Çifti simpatik, Maksi dhe Liza, me te cilët merret libri, duke i ndjekur ata hap pas hapi, dite pas dite, dhe vit pas viti ne jetën e tyre te përditshme, sikur njësohen me ty, biles sikur te thonë: “Nuk jemi unikalë dhe aspak te veçante. Ne jemi Ti, ne jemi pasqyra jote!
Edhe nëse gjate leximit ke përshtypjen e një tendence për paanësi gjinore, nga ana e autorit, prapë se prapë ti vete si lexues e pranon një lloj anësie ne peshën e fajit. Pranon se “për pese pare spec”, siç thotë një fjale e urte, je ti si mashkull, si burrë, qe bëhesh shkak i grindjeve, fërkimeve, problemeve shqetësuese dhe me pasoja qe shkaktohen nga marrëdhëniet bashkëshortore. Pak kujdes me shume, pak lëshim nga ana jote dhe shume nga ato qe thashë me lart nuk do te ndodhnin. Ti, si Maks del me fajtor se Liza, se cilës  i falet ndonjë teke apo shpërthim i çastit, sepse rutina e punës se përditshme si grua dhe si nene, e mbi te gjitha si femër, e bëjnë me emocionale, i krijojnë me tepër strese.
Ne përgjithësi shume burra vuajnë sindromën e maskilizmit, te cilën, dashur pa dashur e manifestojnë vend e pa vend. Kështu bën Maksi ne periudha te ndryshme kohore ne marrëdhëniet e tij bashkëshortore. Maksi, si mashkull klasik i te gjitha vendeve dhe kohëve. Por, me qe autori me dashamirësi mundohet ta shqiptarizoje çështjen, patriarkale dhe kanunore. Dhe ti, si lexues, me keqardhje e ndjen veten këmbe e krye Maks. Dhe varet tek shkalla intelektuale dhe graduacioni nervor i karakterit tënd si lexues nëse skuqesh sadopak apo nuk skuqesh fare. Mvaret nga ti si lexues, nëse sadopak i jep te drejte apo jo Maksit, i dënon aktet e tij rituale apo vazhdon te rendoje mbi ty sindroma e “fishekut ne paje”, te cilën autori i librit e citon disa here. Pyetja shtrohet thjeshte: Martesa, jeta bashkëshortore si nukli i vazhdimësisë njerëzore qe nga koha e Adamit është për ty një domosdoshmëri jetike apo një diçka si rutine, mërzi e fatkeqësi e domosdoshme? Duke iu referuar shume psikologeve dhe sociologeve te shquar botërore dhe duke i cituar ata, autori i librit nuk jep receta se si duhet vepruar gjate kësaj “domosdoshmërie jetike” apo “fatkeqësie te domosdoshme”. Ose me mire te themi se recetën ta le ty ne dore si lexues qe ta plotësosh. Libri vetëm konstaton, tregon, te merr për dore dhe te shoqëron gjate periudhës se gjate, delikate dhe te vështire te jetës bashkëshortore te një çifti ne përgjithësi dhe te Maksit e Lizës ne veçanti. Përgjithësimet dhe konkluzionet bëji vete si lexues, si shoqërues i çiftit. Por e keqja është se, shpesh, ne si meshkuj nuk i kemi fort qejf.
Thashë me lart se autori i librit përpiqet te jete i paanshëm kur e shkarkon barrën e fajit dhe te përgjegjësisë ndërsa analizon konfliktet, fërkimet dhe problemet e krijuara ne marrëdhëniet bashkëshortore. Nuk është  se e çliron gruan, pra femrën nga kjo barre. Ka edhe ajo pjesën e përgjegjësisë dhe te fajit, qe ne disa raste dhe për disa tip femrash barra dhe përgjegjësia është e madhe, për te mos thëne se është vetëm e tyre. Por, duke analizuar me gjakftohtësi etapat e ndryshme te marrëdhënieve mes Maksit dhe Lizës, autori del ne konkluzionin se ne ketë mes ai qe duhet te lëshoje pe është Maksi, se kjo i kushton pak atij, për te mos thëne se nuk i kushton asgjë. Ai, autori, ka gjetur një çelës magjik për te hapur portat e “Sesamit”. Ka gjetur titullin e librit “Te fshehtat e gruas” dhe një kopertine shume domethënëse dhe intriguese. Një grua, ne rastin tone Liza, gjysme lakuriqe, rrethuar nga ferra qe te therin dhe te gjakosin, ferra me gjakosëse, është akti final, i padëshirueshëm, por nganjëherë bisturi e domosdoshme për te hequr, për te prere tumorin vdekjeprurëse ne marrëdhëniet bashkëshortore. Dhe, sipas autorit, heqja e këtij tumori, pra ndërprerje e marrëdhënieve te një çifti te martuar, divorci nuk duhet marre si tragjedi, megjithëse shkakton dhimbje  me tepër tek gruaja dhe shume me tepër te fëmijët, te cilët e pësojnë me keq, sepse, ose ngelin pa baba, ose pa nene, ose … pas asnjërin prej tyre. Por, divorci, prerja e tumorit, ne kohërat qe jetojmë duhet marre me gjakftohtësi dhe gjykuar me filozofi. Pikërisht siç thotë një filozof i shquar se “Nuk është turp e as dhimbje divorci. Turp e dhimbje është te bashkëjetosh ne çift kur mungon dashuria reciproke e si rrjedhoje mirëkuptimi”.
Libri është divulgues, sepse i takon çdo moshe dhe çdo kategorie shoqërore. Ai mund te lexohet nga te moshuarit, nga ajo moshe kur dëshirat janë shuar dhe lulëzojnë kujtimet. Mund te lexohet nga burrat e gratë e martuara për te ndrequr diçka e vitet bashkëshortore qe kane përpara, për t’u jetuar te qeta, pa ferra, pa gjakosje. Mund dhe duhet te lexohet nga çiftet e porsamartuara dhe ata qe duan te martohen, sepse Liza dhe Maksi ne ketë libër mund t’i ndihmojnë sadopak me eksperiencën e tyre “tatli sert”(te idhet dhe te ëmbël), qe te marrin te ëmblën dhe t’i shmangen te idhtes.
Them se ketë libër duhet ta lexojmë te gjithë, sepse te gjithë jemi aty, jemi brenda tij, duam apo nuk duam, na pëlqen ose jo.
Libri “Te fshehtat e gruas” është shkruar me një stil te veçante te autorit, mes letërsisë dhe filozofisë, historisë dhe biologjisë, se shkuarës dhe se ardhmes. Thjeshte, pa stërhollime dhe larg proliksit, se vështirës, te pakuptueshmes.
Është shkruar shqip dhe shqiptarisht.
FADIL KRAJA, Mjeshtër i madh

part03