GAZETA “DUKAGJINI”, TE JETE NDER SHOQET ME TE MIRA ...
I nderuar zoti Anton!
Lexova me vëmendje artikullin tuaj “Kritikë dashamirëse për gazetën tonë “Dukagjini”.
Para se te shpreh disa mendime, ju falënderoj për mendimet qe keni, për ngritjen e nivelit te gazetës tone te dashur “Dukagjini”, te cilat tregojnë për dashurinë e madhe qe ke për vendlindjen tuaj, për prej ardhjen tuaj, për kontributin tuaj dhe qe mendoni te jepni edhe ne te ardhmen te futeni ne boten e kësaj zone, veçanërisht te dukagjinaseve, sepse kane nevoje te jene me te ndjeshëm, me te dashuruar rreth virtyteve qe i qëndrojnë kohës dhe i shërbejnë se ardhmes, qe i shërbejnë emancipimit shoqërore te tyre për tu vendosur ne rreshtin e shoqërive qe mendojmë dhe dëshirojmë te vendosemi. Edhe një here ju përgëzoj dhe shpreh bindjen time personale se si i ri qe je, do te kesh mundësi për te kontribuar, veçanërisht ne fushën shpirtërore, për te cilën vijoni shkollën.
Me lejoni qe edhe unë te jap disa mendime rreth atyre qe shtroni ne rritjen e nivelit te gazetës. Mendimet do ti nisi nga një mendim i juaj i fundit:
1- Ju shkruani: “Nuk mund te justifikohet asnjë redaktor apo anëtar i gazetës, me atë justifikim tashme tradicional “nuk është një gazete fetare”, sepse edhe vete përfaqësia e besimit islam i ka shprehur urimet e saj hierarkisë se kishës dhe krejt besimtareve katolik. Pse ndodhi kjo???”.
Gazeta “Dukagjini” ka një rregullore, ne te cilën janë katër kode:
a) Nuk lejohet te shkruhet ne favor te një partie dhe kundër një partie tjetër.
b) Nuk lejohet te shkruhet ne favor te një besimi dhe kundër një besimi tjetër.
c) Nuk lejohet te shkruhet ne favor te një krahine(fshati) dhe kundër një krahine(fshati) tjetër.
d) Nuk lejohet te shkruhet duke prekur ndonjë familje.
Ne e konsiderojmë gjithësesi te domosdoshme t’i respektojmë këto kode, sepse kemi konstatuar se ato kane krijuar një komunikim tejet të frytshem, qe ka mundësuar zbulimin e te vërtetave, aq te domosdoshme për te përparuar. Mund te kemi kritika, por jemi te pa tundur ne zbatimin e tyre. Gazeta nuk është gazete fetare dhe as nuk kemi ndërmend ta kthejmë te tille, sepse nuk është e moralshme te “hamë racionin” e tjetërkujt. Gazeta del njëherë ne muaj, me mjaft vështirësi financiare. Ajo botohet duke lypur here njërit e here tjetrit. Prandaj shpesh del pasi kane kaluar festat. Por asnjë here nuk ka pasur rast qe te mos ketë pasur materiale dhe urime për festen e Krishtlindjeve dhe te Pashkëve. Asnjë rast nuk ka qe Kryesia e shoqatës te mos ketë përshëndetur nëpërmjet televizorit “Rozafa” festat e katolikeve dhe te islameve. Krahasimi qe bëni dhe aq me shume dyshimi qe hidhni nuk qëndron. Petku, qe synoni për te veshur, nuk ju lejon te jeni dyshues, se pastaj humbni detyrën tuaj dhe ktheheni ne një hetues. Shpresoj se do te me kuptoni drejte. Gjithashtu nuk mund te lejoj te biem ne prehrin provokues te organizatave apo shoqatave te cilit religjioz qofshin.
2- Gazeta është e “Një anshme dhe artikuj lavdërues”, duke u nisur nga disa artikuj qe është shkruar me shume për një fshat se për fshatra te tjerë, është shkruar për shume portrete te figurave te ndryshme gjalle apo te vdekur.
Anton, secili shkruan atë qe ndjenë dhe kërkon ta publikoje, prandaj këta kane shkruar për fshatin e tyre, për fisin e tyre si e kane menduar. Askush nuk është ndaluar te shkruaj për fshatin e tij, për fisin e tij. Qofte për fshatin apo për fisin diku do te shkruhet dhe kjo nuk ka asnjë te keqe te shkruhet ne gazetën e tyre “Dukagjini”. E keqja është se shkruhet pak, shkruhet nga një grup i kufizuar dhe për rrjedhoje dalin me shume artikuj te një zone te kufizuar apo dhe njerëzve dhe fiseve te veçante prej kësaj pjese te kufizuar. Bej thirrje qe te afrohen dukagjinasit te gazeta “Dukagjini”, se duke ardhur tek ajo do te gjendet vetja, se duke ndenjur jashtë saj nuk mund te gjendet vetja. Me afrimin qe ju bëni te gazeta dhe afroheni se gjeni veten. Ju uroj te gjeni veten gjithnjë e me shume dhe me mire.
3- Ju shkruani: “Lenia mënjane e personazheve te famshëm dhe ngjarjeve historike te Dukagjinit dhe zëvendësimi i tyre me artikuj krejt “kot”, pa dashur te fyej kurrkënd. … për kishat, për komunizmin, për jetën e familjes dukagjinase, për gjakmarrjen, për traditat e festimit te festave te ndryshme fetare, për përshkrimin e fshatrave përbërëse te kësaj krahine, për blegtorinë, bujqësinë ??? … për ngjarjen e vitit 1926 … fretërit …” .
Anton, qe gazeta ka pasur dhe mund te ketë artikuj te rëndomte, është e pranueshme. Por nuk jam i një mendimi me ju për lënien ne harrese te figurave personazhe te historisë se Dukagjinit. P. sh. Për atë Daniel Gjeçin, për atë Ndrevashen, për atë Lumen, për atë Benardin Palaj, e te tjerë, është shkruar aq sa mendoj se edhe gazetat apo revistat fetare te këtyre viteve nuk mund te kenë shkruar me shume. Për atë Jak Marleken apo profesor Luigj Marleken, janë shkruar disa shkrime, është përgatitë dhe zhvilluar një simpozium shkencor, me titull “Një misionar ne shërbim te kombit”, ne te cilën morën pjese dhe pedagog te Universitetit “Luigj Gurakuqi”. U referuan 11 tema, te cilat janë botuar ne një libër te veçante, me titull “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”-2. Ne gazete, qe nga numri i pare dhe deri ne numrin e 54 te saj, shkrimet për personazhet fetare, për kishat, për besimin ne pikëpamje historike, zëne rreth 25-30 % te gjitha shkrimeve. Mendoj se kemi bere diçka te mire, e cila duhet pasur parasysh edhe ne te ardhmen, se ata njerëz kane bere përpjekje te jashtëzakonshme për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare e te tjera. Megjithatë, nuk kemi penguar asnjë te shkruaj për personalitete fetare dhe publike, për festat e veçanta, e te tjera te kësaj fushe, por pak na kane prure artikuj te kësaj natyre.
Por mendimi i im është disi ndryshe dhe nuk jam shume përkrahës i shkrimeve te tilla. Ne nuk duhet te marrim përsipër epiqendrën fetare apo atdhetare. Feja nuk u ruajt vetëm ne Dukagjin, vetëm ne Ipeshkvin e Pultit. Feja u ruajt edhe ne fushe, edhe ne Zadrime. Te paret tanë nuk jetuan ne këto male për te ruajtur fenë, nder dhe burrëri. Ata jetuan ne këto male se nuk ju hap drita jeshile për te banuar ne rajone te tjera te Shqipërisë dhe për te rrite mirëqenie e tyre pa cenuar normat e tyre morale dhe atdhetare. Pushtuesi i tha: “Ti, o dukagjinas rri ne ato male, me atë te drejte zakonore te vetëqeverisjes te një shoqërie primitive përderisa mua nuk me shqetëson. Sa me shume te jesh i padijshëm aq me pak me shqetëson...”. Pastaj duhet ditur, se ne male nuk jetuam vetëm ne. Ne malet shqiptare jetuan edhe te besimit islam!!! Ketë i dashuri Anton është fatkeqësi qe akoma nuk po e kuptojmë si duhet nga shume prej nesh!
Këto personalitete fetare janë ne piedestal te shërbimit te tyre, veçanërisht ne boten e jashtme, ku edhe u ngritën ne këto nivele qe ne i njohim sot. Por mendoj qe gjithçka te jete ne raport te drejte. E theksoj ketë, se ata nuk bene te pamundurën ne edukimin e njerëzisë me normat e besimit katolike, duke mos i shkëputur ata nga ideologjia pagane, qe edhe sot fatkeqësisht ato zbatohen ne dasma dhe ne morte ... Ata mund te bënin me shume? Unë them: Po. Atëherë gjithçka duhet te pare me atë qe mund te behej me shume. Po ndalemi tek fenomeni i gjakmarrjes?! Ky fenomen na vjen nga shoqëria primitive, qe kur njerëzia filloj te bashkëjetoje ne grupe, dhe kur u vendos ipeshkvij ne ketë zone, pra besimi katolik, ai ishte prezent. Kemi rreth 12 – 13 shekuj qe ne ketë zone është besimi katolik dhe ata klerik, abacitë, bazilian apo françeskan nuk mund ta edukoni ketë komunitet me besimin te Zoti, qe thotë: Mos vra ...???!!! Dukagjinasi a është fetare? Po. Atëherë si është e mundur, qe qysh ne vitin 877 kemi dokumentin e themelimit te dioqezës se Pultit, e cila mund te jete edhe me pare, dhe ky komunitet nuk është edukuar me zbatimin e këtij urdhnimi te Tenzot??!! Pra, ata mund te bënin me shume, se është e pa pranueshme qe sot, ne shekullin e XXI, komuniteti i ynë akoma ecën me mentalitete te një shoqërie primitive. Ne mbyllje te këtij mendimi, them se duhet te bëjmë përpjekje si unë, ju dhe te tjerët qe ne shoqërinë e hapur, ne themel se cilës janë vlerat e individit, te emancipohemi me shume, se vetëm ne ketë mënyre do te jemi me te pranueshëm ne shoqërinë moderne, do te jemi me dinjitoz dhe me krenar ne te duke zëne vendin qe meritojmë.
4- Theksoni: Pseudo – intelektualizmi … dhe tregoni shembuj për mos njohjen e gjuhës shqipe nga disa artikullshkrues …
Ne bashkësinë tone qe te ketë pseudointelektual, nuk është ndonjë çudi e madhe, se ne çdo bashkësi ka te dy llojet, intelektual dhe pseudointelektual dhe aq me shume ne bashkësinë tone qe ka një keqkuptim për nocionin e intelektualit! Disa mendojnë se te mbarosh shkollën e larte, je intelektual! Kjo nuk është e drejte. Kush mbaron shkollën e larte, quhet i shkolluar me arsim te larte dhe ka mundësi te behet intelektual. Gjithashtu, gjuha e jone e mrekullueshme është e mbushur me fjale te huaja, te cilat po i përdorin edhe te rinjtë, qe juve, ju takon detyra ta pastroni nga te gjitha huazimet e saj. Për ketë citoni Atë Gjergj Fishtën, mendoj se është me vend. Unë nuk jam gjuhëtare, por beje përpjekje te jem sa me shume shqipfolës. Zbatimi konsekuent i fjalorit te gjuhës shqipe, është mënyra me e mire për te qene i barabarte me ke do. Me vjen shume keq kur dëgjoj përdorimin e fjalëve: “ciao”, “ok”, “ishalla”, “sofer”, e plot te tjera! Pse te përdoren këto ne mes nesh, kur mund te thuash “mirupafshim”, “tungjatjeta”, “po”, “jo”, “shpresoj”, “tryeze” e ...???!!! Redaksia ka nevoje për një korrektor, por nuk po e gjejmë vullnetar. Do te bëjmë përpjekje, se është e nevojshme te bëjmë me kujdes ne shkrimet qe botojmë.
5- Struktura e gazetës është e ndryshme.
Kjo është e drejte, qe duhet te jete e pandryshueshme. Kështu janë te gjitha gazetat e mëdha. Mos mbajtja e një strukture është rrjedhoje e daljes se saj një here ne muaj dhe ne pa mundësinë te kemi materiale te bollshme dhe për te gjithë strukturat e saj. Duhet te bëjmë përpjekje ta ruajmë strukturën e saj, qe gazeta “Dukagjini” te jete nder me te pranueshmet ne treg, ne mes shoqeve me te mira, por duke marre pjese me shume dukagjinas intelektual dhe biznesmen.
Anton!
Ju faleminderit për shqetësimet qe tregoni ndaj gazetës “Dukagjini”. Te kishim shume si ju, te shqetësuar, gazeta do te ishte me e plote, me e bukur, me e pasur dhe me e pastër. Prandaj edhe një here, te falënderoj nga zemra dhe Zoti te bekoftë.
Me respekt
Ndue Sanaj, kryetari i shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”
Lazer Kodra, kryeredaktori i gazetes “Dukagjini”
VESHTRIM PANORAMIK MBI FSHATIN LOTAJ
Fshati Lotaj është pjese përbërëse e fisit te Shalës. Duke i hedhur një vështrim historisë vëmë re se ky fshat ka qene pjese aktive ne te gjitha betejat e zhvilluara për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë se zonës se Dukagjinit. Burrat e këtij fshati kane marre pjese ne luftërat e Qafës se Agrit, Qafës se Boshit dhe te Gurit te Kuq, ne te cilat kane treguar heroizmin e tyre ne fushën e betejës.
Fshati Lotaj përbehet nga dy vëllezër: Lot Deda qe i përket fisit te Gecajve dhe Mark Deda qe i përket fisit te Kolmarkolajt. Këta ishin vëllezërit qe u ndanë nga e njëjta shtëpi dhe me kalimin e kohës Lotajt u bene 80 shtëpi me 650 banore. Është për tu lavdëruar pasi ne ketë fshat as ne kohen e komunizmit as ne kohen e demokracisë nuk ka pasur asnjë vrasje apo vjedhje për t’iu drejtuar burgjeve apo formave te tjera.
Fshati Lotaj ka një sipërfaqe te madhe toke, te ndare ne bjeshke e verri, pyje, livadhe, kullota, peme frutore, te cilat kane krijuar kushte për një jete normale. Fshati Lotaj ka burime natyrore me ujë te bollshëm e te një cilësie te larte për tu pire, njëkohësisht me ujë te bollshëm për ujitjen e tokës bujqësore. Ky fshat, nga pozita gjeografike kufizohet ne Lindje me fshatin Vuksnaj, ne Perëndim me bjeshkët e fshatit te Planit, ne Jug me komunën e Shoshit dhe ne Veri me fshatin Breglumi dhe fshatin Nenmavriq. Kufiri me komunën e Shoshit është tek varrezat e vjetra ne Kodërshëngjergjit për te vijuar pastaj me zgjatimin e kodër Markoçit – koçeku i Martinit - perroni i Pllasit - koçeku i fushës se Malhutes – kodra e Qukut te Kunores koçeku i Gjelosh Markut. Me fshatin Vuksanaj vija kufizuese është lumi i Shalës deri tek dy shkembejte e portës se Shalës. Me fshatin Breglumi kufiri është tek koçeku i Vat Gjeloshit. Me fshatin Nenmavriq vija kufizuese është nga perroni i Shkafit deri ne bjeshkët e Tajlanit ne fushën e Llabunit tek uji i ftohte e ne rrethinat e Lekçet, quku i Sukes e livadhi i Marash Sokolit. Brenda këtij rrethi kufizues ka dhjetëra e qindra toponime te ndryshme. Bjeshkët janë te ndara ne te ashtuquajturat bjeshke te ulëta siç janë fusha e Malhutes, fusha e Pllasit, fusha e Dardhës, ara e Mollës, livadhi i Lek Nikes, mjaxhi i Poshtër, ne te cilat dilej me bagëti për verim qe nga muaji maj e deri me 13 korrik, ditën e festes se Shqurkut te Shoshit. Ndërsa bjeshkët e larta janë kodra e Çetinës, Ndergurrcat, quku i Sukës afër Sukës se Kunores, kreja e Shpatit, Çuka, poti i Rrëgallës, logu i Lterit, e te tjera. Kjo bjeshke karakterizohet nga një freski e mahnitshme, ujë te ftohte saqë nuk mund te ngopesh pa e ndërprere dy – tri here, kullota te pafund, e te tjera. Lteri i Sukës mbi Sukën e Kunores është pika qe dominonte horizontin nga ku mund te shikosh Shalën, Shoshin, Planin, Xhanin, qafen e Valbonës, Bregun e Bubës, bjeshkët e Thethit, Denellin, qafen e Pejës dhe shume zona te tjera. Ne këto bjeshke ka shume ortiqe, te cilat nuk shkrijnë as gjate periudhës se Verës. Ne token qe përshin fshati Lotaj ka 35 kroje me ujë te pijshëm dhe 12 vija vade te gjalla për te përballuar ujitjen e tokës se fshatit.
Ky fshat është mjaft i njohur për virtytet e larta njerëzore qe kane karakterizuar zonën e Dukagjinit, si: besa, nderi e burrëria, por njëkohësisht ne te gjitha kohërat ka rene mbi te bujshëm kamxhiku i persekutimit. Me marrjen e pushtetit nga Partia Komuniste, Dukagjini u be rreth me qendër Kodër – Shëngjergjit, me dege te brendshme, me dege ushtarake, ne te cilën ne lagjen e Gjelaj u zunë te gjitha shtëpitë për tu bere zyra, dhe nga këto ishte shtëpia e Prek Lulashit, Çuk Gjeloshit, Ndoc Marashit, Lulec Ndout; ndërsa shtepijat e tjera ishin ne dispozicion te partizaneve.
Fshati Lotaj ka emrat e bijve e bijave te tyre me te cilët kane te drejte te krenohen, prej te cilëve mund te theksojmë: Kole Mark Kola, i quajtur Gardian i fesë se Krishtit: Ernest dhe Mikel Koloqi me origjine nga ky fshat; Mehill Mark Delia i diplomuar ne Itali dhe me vone vijon studimet universitare për Fizike Bërthamore ne Amerike. Nga ky fshat ka shume burra qe e dhanë jetën për Atdheun duke bere sakrificën me sublime ne emër te patriotizmit, si: Mirash Pal Vuksani i pushkatuar ne kampet e nazizmit ne vitin 1944; Dode Biba vdes ne burgun Shkodër nga torturat, Gjergj Biba arratiset ne Jugosllavi dhe atje vdes. Te gjithë këta ishin kundërshtar te vendosur te Zogut, te fashizmit e nazizmit. Te tjerë qe dhanë jetën, janë: Lina Zef Gjoni, e cila ra heroikisht gjate ndërtimit te hekurudhës duken dhëne jetën ne lulen e rinise; dëshmori Petrit Mehill Doçi qe u vra pabesisht tek shërbente me devocion ne radhët e policisë se shtetit; dëshmori Market Pjetra, oficer i luftës qe dha jetën ne krye te detyrës.
Shume djem nga ky fshat kryen studimet ushtarake dhe morën profesionin e oficerit, si: Martin Gjon Ndocin, Marash Kole Vaten, Lazer Pjetrin, Mirash Binoshin, Ndoc Grimen, Jak Ndreun, Martin Kole Delija, Gjin Mushaku, Edvin Jak Ndreu dhe Mushak Deda.
Një kontribut shume te madh ne edukimin e brezave te këtij fshati kane dhëne mësuesit qe nxori ky fshat përkrah atyre qe ishin te ardhur nga zona te ndryshme te Shkodres e me larg. Meriton te përmendim: Ndoc Mehill Xhurin, i cili ishte mësuesi i pare qe hapi shkollën fillore ne Lotaj, pastaj vijojnë vëllezërit Prele e Ndoc Grima, Sokol Marashi, Lulash Ndoci, Prenda Pjetri, Shkurte Likja, Prele Ndoc Vata, Mark Gjon Pjetri, Martin Gjon Pjetri, Pal Bregu, Luke Shullani, Age Binoshi, Sokol Binoshi, Pep Lushi; ndërsa te ardhur nga Kodër - Shëngjergji janë Mehill Leke Cama e Dede Pjeter Leka.
Kontributi qe kane dhëne bijtë dhe bijat e fshatit Lotaj ne fushën e sportit është ne përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, te cilët janë: Mundësi i talentuar Dede Bregu, atletja me fame kombëtare Vera Bregu, futbollistet Nikoll Gjergji dhe Armir Grima, te cilët me punën e tyre te palodhur kane hyre ne radhën e atyre sportisteve qe do te mbahen mend gjate.
Ne fushën e mjekësisë theksojmë me respekt punën shume vjeçare te infermierve Dila Leka dhe Age Bregu. Duhet vlerësuar dhe respektuar kontributi bashkëkohorë qe djemtë e Lotajve: Leke Sokoli dhe Prele Ndoci po japin sot ne nivel kombëtar për edukimin e brezave. Nder ngjarjet zinxhir qe i kane rritur nderin Lotajve dhe Shalës janë: Miter Kola qe shpiku topin prej “dardhe” për te luftuar turkun ne qafe te Agrit; Kole Mark Kola qe vrau begollin e Pejes vetëm për te ruajtur fenë e Krishtit; Lulash Sokol Vata qe dha jetën ne qafe te Boshit duke luftuar kundër malazezeve; Ndue Delija qe ne përpjekje me xhandarët e Zogut ne livadhet e qafës se Agrit vrau një prej tyre dhe shpëtoj vete, ndërsa Grimc Ndou u vra ne ketë përpjekje; Tulan Lulashi ishte pjesëtar ne frontin e luftës ne provokacionet e 2 gushtit te vitit 1949.
Ky është një vështrim i shkurtër panoramik mbi fshatin Lotaj për t’ia lenë se ardhmes studimin e njëpërnjëshem te këtyre figurave qe ka nxjerre ky fshat me plot histori e virtyte te larta njerëzore.
FRAN VUKSANI
BESA E AMZONËS SHQIPTARËS
Tregim sipas një motivi të moçëm dukagjinas!
Kanga e mëngjezit e zogut të verës dhe rrezja e parë e diellit i b’zanë si perditë Ndre Delisë : -“Çohu, he burrë, se erdh vakti me i mjelë delet e me i lshue në rudinat e larta të bjeshkëve të Kakisë” - Tek bunet e Shalës, atje lart mbi çatinë e Apleve, njeriu zgjohej prej gjumit i lehtë, si flutura kur vallzon mbi petale. Këtu njeriu rron i përqafur buzë për buzë me flladin e dashur e ledhatues, parajsën e pasusur të mushkrive të njeriut. Ndre Deli Shala pas atij gjumi të rahatshëm pa kurrfarë vezvezje, u çue prej shtratit, doli në qoshe të stanit, u hodhi 3-4 palë grushta ujë syve nga burimi i akullt i Kronit të Zanave. Mbushi bucakun me ujë dhe i thirri nanës: - Si ke njehë, Lokjo?- Mirë, paste nana- iu përgjigj ajo tek çarraniku! - Qe ku e ke ujit me shqilue koritat e tamlit:- Të lumtë krahu e ta mbushtë nusja ! -Ju përgjigj nënlokja. Ndreu mori strugën hyri në torishtën e deleve, i mjeli mirë e mirë, pa harrue asnji në njiqind kokë që kishte, bile disa që e mshefnin tamlin në gji, i cerkati nga dy herë. I kënaqur nga e mjela e bereqetshme i uroj delet: Kjoshi n’ dorë të Zotit! Mos u paftë syni i keq , e ua njomtë Shëngjergji gjirin! Tamlin e mjelur e kulloi dhe e holli në porcak. Nji gjysëm kusie që i teproi, e vuni në vargoj, e vljoj morë e mirë dhe thermisi në nji bludë përshesh në tamel. U dha një valë të lehtë dhe bani “barrë”mirë e mirë për një vakt!Për mjesditë e ama ia mbushi deng nji strajcë leshit të endur në vek e të thurur me ngjyra ku dominonte e kuqja. Në strajcë i futi nji kungull 3 okësh me bulmet, nji t’preme të bashme djathi, nji të katër buke kakini dhe nji shplakë mish të thatë thiut. – Birë, bukën e ke gati. Udha e mbare të kjoftë e të pruftë Zoti shëndosh! - Mbarë paç lokjo, e mirë të gjetsha!- iu përgjigj djaloshi - Ndreu mori strajcën në njerin krah, fyellin e tunxhit e futi në brez dhe manxerrën e gjatë të Karadakut në krahun tjetër. – Biro, je ngarkue randë ! Lene njatë shejtane pushke se nuk po të duhet gja me veti!- e këshilloi e ama çobanin - Po m’ ra ujku në dele si me ja ba?! - Delet që janë për dam, i han ujku. Dami ka hisen e vet gjithmonë, por pushka asht ma e keqe se ujku se ajo po han vit për vit krena njerzish në këto male. – Mos u ban merak moj loke, se pushkën nuk e kam vu sot për herë të parë në krah! : Besa lokja boll vezveze ashtë ditë për ditë, për njatë dreq ngatrrese që kanë Shale e Nikaj për shefi. - Na kurrkuj borxh nuk i kena, as nuk po i biem kërrkujt n’ qafë. - Po na cenoi kush fytyrën pushka për erz asht, - tha Ndreu dhe u nis duke i futë një mendje të lehtë këshillës së zgjuar të nënës zemërdhimbshme.
Delet u shpërndanë kullotës së gerdhatave alpine, tam-tumet e trokeve, blegërimat e qëngjave, cicerimat e zogjve, gurgullimat e krojeve dhe tinguj e fyejve, ishin orkestra e përsosur e këtij oazi të vetmuar baritor. Ndreu delet i shtini mallim, ndërsa vetë u ngjit dalë nga dalë shpatit të Zharit përpjetë dhe doli në Qafë të Lisit. Në nji rrem ahi vari strajcën e bukës, pushkën e mbështeti me tytë përpjetë për trup të list dhe vetë u ul kamkryq në hije, duke soditë ato livadhe plot gjelbërim e gjallnim bjeshkatar në çdo kënd. Pas asaj soditje magjepse, mjeshtri nxori prej brezit instrumentin e tij të dashur, fyellin gjashtë vrimësh, prej tunxhi. Intermezon e parë fyrymore e luajti për delet në kullotë. Sipas ritit të lashtë baritorë bagëtitë mrizojnë, pinë ujë e kullosin më mirë nën përkëdheljen e joneve të fyellit. Jehona e joneve të Nder Delisë ishte një ujdisje mjeshtrore e stilistikës baritore që dëgjohej me endje disa kilometra larg. Timber që depërtonte thellë brenda e të thekte shpirtin, të zgjonte kujtime, ndjesi të fjetura e të therte me afshin e mallit të panjohur. Çobani i rrembyer nga vala e pasjonit të tij mjeshtror dhe mundësitë shprehse të këtij instrumenti sa të thjeshtë, aq edhe të magjishëm, vazhdoi të luante disa improivizime të lira tipike lirike, përmes së cilës shprehte drithërimat shpirtërore plot butësi mall e brengë, të papërmbajtur për vashën bareshë që po e dëgjonte diku në hije të një mrizi tek bunet e Nikajve. Sorkallës bjeshkatare nën shaminë e bardhë si bora i vareshin dy bistekë të mëndafshtë deri aty ku beli i ngushtohej sa një përçik. Dranja, emrin ja kishtë vjedhë një lulje. Por ajo ishte lulja më e bukur e florës alpine, me dy sy të mëdhenj plot shkëlqim, më poshtë dy faqe të ëmbla me një përskuqje të lehtë dhe dy buzë trandafilore për të cilat Ndre Delia ishte gati të bënte kurban tufën me gjithë ogiç. Çobanesha trup hedhur me forma të rregullta, veshur me xhupletën vajznore, kishte një bukuri ekzotike që mund të gjendej vetëm tek disa femra të rralla, mbi të cilën kullotnin qindra sy, duke i iponuar një mbikqyrje të rreptë nga të afërmit që nuk e lenin ma të shkonte në mal me gja. Ajo tash ishte rritë e ba gati për martesë: E kishin fejue pa e pyet diku në një derë të mirë në Mërturë. Çika mendjën dhe zemrën i kishte te Ndreu me të cilin pati ba do ditë verim verën që shkoi. Patën mrizue bagtitë tek i njëjti mriz në pikun e vapës. Patën pi tamël e borë dhe me grushta të saj i pati shue etjën e kallë zemrën flakë në ortek të borës djalit të dashtun që i kishte hy pa ditë pa pritë në skutën e vathit të zemrës. - Ndersa çobani ulur këmkryq në pllajën përballë duke vibrue mbi tytën e fyellit dhe lëvizur gishtat gjithë delikatesë e shkathtësi u ngashërua në një melankolizëm të thellë për mallin e një dashurie të pa fat të motit të shkuar. Pas asaj melodie Ndreu e uli fyellin më një anë dhe ja nisi një këngë të përmadhshme.
“Moj e mirë që shkon me gja
Mal më mal të njofta n’ za”.....
Pas atyre vargjeve sa të kthjellta e lakonike, aq qumështore e të lëmuemë nëper rrymën e moteve në thelb të së cilës dalloheshin hov- hov nota trishtimi, këngtari e mbylli këngën me një ofshamë të thellë pikëllimi.
Kush na ndau mue e ty
Kurr mos paftë diell me sy
Ai vraftë vetën me allti!
Mali malit ja prcolli dorë më dorë jehonën e këngës së mallit. Çika mal më mal ja njohu zanin çobanit ,ajo po qëndiste xhubletën e nusnisë. – Prej habimit çikës i pshtoj nga dora gjylpana e rruzat i ranë për dhe. Disa kokrra të kristala loti u rrokullisën vazhdarë nga qepallat e zeza e ranë mbi mollzat e njoma të faqeve. Lotët e ngrohtë të shpirtit, që buronin nga syri i kaltër. Çika i fshiu lotët me cep të shamisë si malli i pashuar i ndjenjës me fisnike të zemrës së saj. Dy zemra në distancë, vuanin të njejtën brëngë, të njejtin mall për një dashuri të ngrohtë si stina e verës dhe të shkurtë e të bukur sa vetë kjo stinë.
Ndre Delia i zhytur në kujtimët më të bukura të ndjenjave të tij të fisme, kishte harruar delët. Ato duke kullotë lirshëm në atë oqeanishte barishtore në pafajsinë e tyre, hynë në livadhet e Nikajve, atje ku e kishin të ndaluar rreptësisht. E ku dinin gja delet e shkreta se Shala e Nikajt ishin pa besë, pa ndore për këtë shefi me kufij të pa përcaktuar qartë! Më mirë do ishte sikur të kishin shkuar në guvën e ujkut se aty! Delet kan Zot çobanin e ai do ua kishte mbrojtur kokën. Po çobanit të tyre kush do ja mbronte kokën ?! Koka e shkretë e të cilit u bë tabelë qitje nga dy haramzade Nikajsh, që kishin da kusht se nuk lenin këmbë berrri të huaj me shkelë në rudinat e Kakisë pa kercitë pushka. - O Uka ? - O va, iu përgjigj Uka Keqanit – Apo i sheh njato dhën të Shalës sa mirë po kullosin në livadhet tona!- Po besa boll mirë po i shoh!- A janë ka të dukën ndo pak?
Qebesa o nji, o nji qind po! A e din ,si e kena kushtin me Shalë?! E di e di por ç’ka ban i forti, çuditet i ligu! – Marrte dreqi për darkë kryet e Keqanit, në kjoftë bajraktari Shalës çobani tyre po nuk kërsiti pushka qetash mbi ta. – Keqana moshën e ke, me ba vetën belih për burrë! Uka, a po më ndihmo kurgja ti ,se asht kaollaj ti me fole me gojë e me lujtë gishtin tjetërkush?: Na i prush qetu njato dy maxerre që i kemi varun tek mrizi . Hamdreq ç’ka kam Nikaj nuk po të hjeku hile der të mbarohen të tanë fishekët që kena me veti.- Pashë gjakun e jaraninë që kena bashkë, mos e nisni pushkën me Shalë sot!- u bani be Shpënd Mala!- Po shkojmë e marrim dhënt. Ata janë të detyruar me shtrue pengjet, se kanë shkelë osullin, e nuk po vritena për planca me Shalë!- Shpenda, në kjosh ka tutesh, nisu e shko te Raza, se më duket nuk ta ka da gjitë hala! - Merr vesh Keqan Murreci . Në kjosh burrë e përseritë edhe një herë njatë fjalë që fole ;- i tha Shpedi me dorë në dorzë të alltisë: - Unë e Zoti ndermjet burra nderhyni pa frymë Ukë Sadria. Keqan, Keqan :- i tha Ujka. Burri nuk kcen si zorra në prush ! Shpendi ashtë djali yt me moshë. A e din se asht i biri i Mal Vukës?- që ja ka ndie zanin tanë Dukagjini ! A din se asht nipi Terak Sylës Merturit?! A e din se Razë Terakja ashtë grue burrneshë, me të cilën krenohën tetanë Nikaj- Mërturi?!- Ujka i di boll mirë tetana njito gjana, se jena kushri. Më ma vra kush këtë djalë larg kjoftë mue më tokon me qitë para teje, mej marrë gjakun! Unë nuk kam pushkë për ty as për Shpendin . Në paçi pushkë qe ku e keni Ndre Delinë e Shalës, ka na kullotë livadhet, ka i bjen fyllit me na shitë mënd, e ka u këndon për lakmi çikave e grave tona! Uka, pushkën ti e Shpendi drejtojani Delisë jo mue! Qatij Delisë që ka kënë mësue senën tjetër me pi bore e tamël te mrizet tona. – Kujtova se çka po na thue more Keqani se bore e tamël pinë te tanë çobania. – Uka, ti nuk i din do gjana.Taml e borë ka pi me nji rruspi tonën!- Keqan, mos fol njashtu, se burri nuk qet gjithçka për gojet!- Po u kallzoj unë, mbasi ju nuk e dini . Qajo rruspi ashtë Dranja, kushrina jeme e juaj që e kena feju në Btoshë. Asaj, i madhi Zot ja theftë qafën, pa e qitë kurr duvakun mbi krye!- Po ça ke pritë der tash?! A ke pritë me u rritë! - i tha Uka! - Nuk ka shkue fort vonë jo;- shfry gjithë inat dufin e vet Keqani . Instikti gjakatar nuk e la rahat, prandaj turr shkoi e kapi pushkën, i futi fishekun në gojë dhe mori shej . Ndre Delia , kur pa delet se kishin hy në livadhet të Nikajve u turr pa frymë me i marrë. T’u ec vrap, thoshte vet me veti; - prapona Zot sherrin! Kur krisi pushka tak-tum, plumbi gjurmë lënës, fluturoi derjt objektivit. Flaka e zjarrtë i përzhiti vetullat dhe qerpikët, gjëmimi tronditës ja shurdhoi veshët. - O ç’më vranë,- tha Nderu dhe ju dha dora me prekë ballin, aty ku ndjeu afshin përvelues të fishekut dinamit. –Dy gisht mbi ballë plumbi i kishte shpuar kapuçin tej e përtej, baruti dhe flokët e djegun, vinin erë shkrumb. Plumbi i dytë goditi në një plis dheut ku bubrrecat kishin ngritë stehzën e tyre konike mes asaj njomishtje të gjelbër. Tymi e pluhni u çuen hava përpjetë, duke i pënguar shenjtarët e nderkyer të dallonin për një çast objektivin – Ndreu erdhi në vete dhe e kuptoi se po të rrinte si hu mes livadhit plumbi i tretë do ta rrafshonte lik përmjet. Duke përfituar nga tymnaja u rrezua mbi barë dhe duke u rrokullisur shkoi e ra pas një kaçubje.
Gjaksoret kokëkrisur thanë me vete e çuem tek të shumtit, prandaj dolën prej pritet në cuhal në mes të rudinës! - Nder Delia prej pas nji kaçube mrajash bashkoi thep e shkjekëz dhe me të parën të shtime i bjen në lule të ballit Shpend Vukës dhe ja derdhë tana trutë në mes të livadhit. – Eh! Na vrau Shpëndin he vrafta Zoti!- piskati si i çartun Keqan Murreci. E Keqan Keqan ,e kam një plumb edhe për ty; tha Nderu në heshtje dhe i dha zjarr gackeqës. Keqan Sadria shkaktari i gjithë kësaj gjillurdije të përgjakshme që ma me fat se i pafajshmi Shpend. Thonë se dreqi nuk e han dreqin! Gjithësi Keqani nuk u nda fort lehtë, plumbi e mori në klavikul , të cilën ja bluzhditi copë-copë, i zhbutoi shpatullën e djathtë dhe u rrxue e ra për tokë pa ndjenja si derr i plagosur i mbuluar nga gjaku i një varre sakate. Që të mos e pësonte si shokët e vet Uka u turr me vrap me gjetë strehë pas nji lisi, ndersa çobani i Shalës shprazi edhe dy- tre pushkë përpjetë dhe mori iken drejt imshtës. Të ndjemet e pushkëve çuen në kambë te tanë çobanët e të Thermes së Nikajve ka nji e dy për konak.
Kur panë dy vishkuj djelsh të ri të mbytur në gjak mes livadhit instikti i shpagimit shperthej si baruti kur merr shkëndi. Tue pvetë shoqi- shoqin ka hyni gjaksi, u sulën pas tij pup më pup si gjetë. Prit e bje këndej, prit e bje andej, e dytyruan gjaksin me msy të parën shpi në krye te tanë Nikajve. Në atë valikë të tmerrshme të shpirtit Ndre Sadria, hyni pa za turr e mbrendë: Sa kaloj pragun e derës tha me za të lartë “Ndorën tande e të Zotit ,o shpijak”!.Mrena qëlloj e zonja e shpisë Raze Terakja e Terak Sylës së Mërturit. Ku dinte gja gjaksori i hutuar se në ç’portë kishte trokitur?! Razë Terakja ishte grue, por ishte burrneshë si burrat e vërtetë. Kishte një djalë deshirit që i jati e la jetim që në bark pa le. Djalit ju kishte ba nanë e babë, vëlla e shok, shtëpinë e kishte mbajtë plot me gja e me mall, si mali me dushk me nderë e burrni. Dera e Mal Vukës ishte hapur e sofra shtuet në çdo orë të ditës e çdo ditë të motit për miq, bija, kumbarë e dashamirë. Djalin e kishte rritë edukue me tipare burrnore ndonse nuk i kishte vu hala brisk mbi faqe. Kishte tokë me vadë, livade e homalla, bjeshkë vrri e gja e mall plot. Ma të madhën deshirë në jetë kishte me i gjetë edhe një nuse të mirë e bijë sojtë Shpëndit të cilin e donte sa të gjithë botën. – Shpendi, ishte martue sot me një plumb në lule të ballit! Gjaksori vjen e hyn në atë portë së cilës me pushkën e tij vrastare i vurri ferrën e zezë për gjithë jetën: - Futja shulin derës shpejt e shpejt i tha Raza.
Prej ka të kena more trim, e ç’rrezik të ka shty me qitë pushkë? Jam Ndre Delia prej Shalet. Kam qitë pushkë për rrezik. Pasha besën e Zotit e tanden moj sojnike nuk e kam nisë unë pushkën. Nuk e di kush më ka gjuejt veç kqyrma kapuçin si ma kan shbirue me plumb.Kam qitë e vra një njeri e varrue nji tjeter, por se kush janë ata nuk e di se jena gjuetë për kundra. Pas mejet janë vu tetanë çobant e Nikajve, prandaj kam hy me pshte kryet. -Je në besë të Zotit e Razë Terkës së Mërturit. Ke hy në shtëpi të Mal Vukës së Nikajve që dritë i baftë shpirti! Futu në qiler se nuk guxon kush me të prekë pa u kallë flakë tetanë kjo kullë e me u djegë edhe unë me ty mbrenë. – Nikajt për pushkë e poterë kanë qënë gjithmonë të fortë si bishat dhe të idhtë si toksat, prandaj tue ndjekë kamba kambës gjaksin e panë se hyni në kullën e Raze Terakës.Tuj mendue se Raza ishte grue e nuk i del për ndore një gjaksori të një fisi tjetër,u turrën gjithë vrerë t’a merrnin gjakun e Shpendit flakë për flakë . Tridhjetë burra rrethuan kullën në tre fij prita. Ukë Sadrisë nuk i zinte vëndi vënd. I kërleshur si kulshedra në stuhi, i betuem për jeta vdekje për shpagim, thirri në mënyrë kercenuese me gjithë fuqinë që pati O Raze ! O Razë Terakja – Çka po thue more Ukë Sadria;- u përgjegj në dritare amzona luftarake. - Hape deren e nxjerre njatë njeri jashte se ka qitë pushkë e ashtë pa besë me tanë fisin e Nikajve.- Nuk e hapi derën as nuk e nxjerri jashtë. Ky gjaksorë ka ra në dore të Zotit e të shtëpisë së Mal Vukës. Oj Razë. nxjerre jashtë gjaksorin, o hyni te tanë fisi e t’a vrau mbrënë. Në mbështetje të Ukës bertiten me të madhe edhe tridhjetë burra të tjerë -Nxirre jashtë! Nxirre shpejt gjaksin o te tanë fisi ta sulmoi kullën e ta bani zhare! – O burrat e fisit, ndigjoni mirë. Gjakun lypeni një ditë tjetër, jo sot. Pasha Zotin si më ka falë, mikun nuk e dorzoj pa u ndezë edhe vetë flakë e tym megjithë kullë. - Hape derën moj shtrigë e vjetër,- bertiti një ftigan gojkeq prej pas gardhit të oborrit dhe shprazi një pushkë përpjetë.– Njekjo ashte kulla e Mal Vukës. Unë jam Razë Terakja e Merurit, por nderën e njektij oxhaku nuk ka burrë nanet qe cenon pa dekë vet. Raza nxorri pushkën në dritare e gjuejti pese herë rresht përpjetë - Mos kujtoni se jam grue edhe vini e ma preni mikun në derë të shpisë. A more vesh more Shytan Cani. Mos bani gabim me gjuetë ma se pasha Zotin, jam ka gjuej me shëj mbi rrashtat tueja. Mos kujtoni se kjo kullë asht shpi grash e bani si të doni ju. Mal Vuka ka dekë, por ka lanë pas një djalë. –Ujkë Sadria në mënyrë të papërmbajtëshme ulëriu t’ue lëshue mallkimin bombë që kishte shkretue atë kullë e ndezë flakë gjithë fisin e Nikajve . Hape derën ,more të thashin krahët! Hape derën e nxirre jashtë gjaksin e djalit tand! Sokolesha e goditur me shigjetë të helmatisur në zenër nuk u lëkund as nuk u ligshtue:”Paçim Zotin se miku asht ma i madh se djali”! –Ndre Delia doli prej qilerit dhe me lot në faqe renkoi. – Mu thafë dora, mu thaftë! Si e paskam qitë këtë shpi faret! Po dal moj nanloke, ma mirë të më vrasin qetesh se nuk më duhet ma gja kjo jetë.- Ty të thashin krahet ç’ma paske tha zemrën e barkut dhe mbyllë me ferrë derën e konakut! T’ma kish vra i Shënkolli atë djalë pak më duket me e ba copa-copa! Hyn mbrënë, ty të vrafë Zoti i qiellës larg shtëpisë temë! Por mbasi ke hy në derën temë, kjosh falë deri sa të shkosh në tokë të Shalës! Ty njetu nuk ka burrë që të prekë;mbasi, ashtë ma e ranë premja e mikut se deka e djalit të vetëm! - Qite more gjaksin jashtë të qitë Zoti pikën! ulerinin si të çmendur Ukë Sadria, Shytan Cani ,Dash Matia, Col Kukeli et etj burra të fisit që kishin shternguar martinet e dalë në atë poterë të çuditshme. - Bjeni burra- thirri Ukë Sadria.- Unë jam ma i pari kushri i kësaj kulle. Në ketë derë nuk e kanë ba kurrë ligjin gratë! Kur e shprazi Uka pushkën pas tij shpërthyen qindra plumba si breshri n’ rrmore mbi kulmin, perzoret dhe murët e gjana të kësaj kulle të lashtë. Pushka vloj si në lodertunë për nji kohë të gjatë. Burrat e fisit qit, e Raza Terakja kunderpërgjigju prej në frëngji të katit dytë. Fatmirsisht nuk pati asnjë të vramë, as të varruem mbi të dy palet gjuanin nga pozicjone të mbrojtura mirë! Kur ra muzgu i mbramjes, tentuan me u avite me i hedhë zjarrin shpisë me i djegë gjallë në kullë. –Ku po i çoni ato un zjarri more?- u vikati Raza prej mbas frengjiet. Ka je nisë o Ujkë Sadria?- se sherri yt dhe i Keqan Murrecit më ka lanë sot pa djalë. Djali më shkoi, kurse tash po vjen edhe me m’koritë për s’ gjalli: Prapsou se pasha shpirtin e njati djalit n’ ta mbajnë me hy në atë shteg oborri, shkove gjak hupte në jetën tjetër! - A ka krenë, a bajraktarë ky vënd?! A ka burra kanuni ky fis që vinë me i pre mikun një gruje?!- Pikërisht në momentin më kulmor të konfliktit, ja mbrrini bajraktari i Nikajve Bash Bajrami së bashku me të kater kambet e fisit.- O burra!- thirri Bash Bajrami me një za të thekshëm e me ton urdherues. Shujeni poterën. Ulni armët. Tash e mbrapa unë dhe të katër kambët e fisit jena ndermjet jush.!- Ulni armët e qetsoni gjakrat bre burra e mos e hulumtoni bajrakun! Burrat në malet tona nuk luftojnë me gra. Me kanu djali falet, baba e vellau falën, por miku i premë nuk falet kurrë! Kësaj sokoleshe na duhet me i ndihmue me varrosë djalin, gjaku i të cilit nuk hupë edhe 100 vjet! Oj Razë! Hape derën në besë të Bashë Bajramit thirri bajraktari. Raza doli në kervet të kullës me gjithë pushkë në dorë – Bajraktarë, qe ku e ke pushkën teme për pëng. Në dorën tande tash e mbrapa jam unë dhe miku jem- gjaksi i djalit tem e i te tanë fisit. Je në besë të zotit, temën e te tanë fisit të Nikajve ti dhe ai!- premtoi me serjozitetin më të madh bajraktari. Gjaksi i Shalës ka besë për tre ditë deri sa të bahet gjama e të hynë Shpend Mala në dhe. Bajraktari hypi në kervet dhe i dha dorën sokoleshës dhe duke i forcue kryet i tha: - Zoti të dhashtë kivet e forcë për ç’ka të ka gjetë!- Zoti të ndoimoftë e paç faqën e bardhë! - Bajraktar ,kjosh e pleqnosh! Të pastë fisi e të pastë Dukagjini! - Ndigjoni more burra;-qortoi me zgjuarsi bajraktari. Keni gabue randë që ja keni rrethue kullën kësaj burreshe.E di se vrasja e Shpndit ja ka ba gjakun xeher për shpagim te tanë fisit. Por në qoftë se ju ka tha kujt zemra, ashtë tha zemra e nanës për loçkën e vet! Razë Terakja sot ka nderue babën në vorr, djalin në drrasën e dekës, Nikaj-Merturin e te tanë Dukagjinin. Historia e saj nuk ka me u harrue kurrë për mirë sa të jetë besa dhe ndorja shqiptare. - Në nantë bajrakët e Dukagjinit ushtoi zani :- O oooo Ka vdekë Shpend Mala i Nikajve e hyn neser në dhe! Nën tunin e spatës u plasi rrashta dy qeve të kularit dhe nji mort i madh filloi. T’ nantë bajrakët e Dukagjinit lëshuen varg e vijë. Gjama e burrave terbushëm, dridhi tokën dhe tmerroi edhe zanat në malet përreth. Po mbydhej një herë e përgjithmonë dera e një kulle fisnike. Ndre Delia hyri në rradhën e parë të burrave gjamatar. Nji herezi, tue u gevishtë faqet deri në gjakosje, tue rrahë me grushta gjokin me një za të fortë thellsisht tragjik përseriti klishin e njohur dhe të përmotshëm “A oooooo i mjeri unë ,miku jem”! ... aaah, aaaha, aaaha, aaa ha,ha, ha. A ka burrni ma të mbinatyrshme se sa nana me hy ndore për gjaksin e djalit?! Në fund të këtij rituali të vjeter sa reja e lashte e trungut arbnor. Ndre Delia ra mbi të vdekurin që e kishte vrarë me gishtin e vet. E përqafoi në shenjë dhimbje e respekti. Derdhi lot dhe qau me denesë, sikur ta kishte vëlla!- U ngrit në këmbë e faqe nanës shami zeze e gjithë fisit armik tha: Paç dritë e dielli o Shpend Mala! Ti paske kënë jetë shkurtë e unë rrezik zi! Razë Terakja, burrnesha e madh e malsisë Zoti të dhashtë kivet e qanër! -A ka gja ma të vështirë për një nanë se me pa gjaksin tue ra përmbys, bashkë me gjamatarët, përmbi të vetmin djalë e me nderue veç të tjerësh, për mos me shkelë kanunin?! - A ka forcë më të çeliktë karakteri në botë se sa ditën e tretë pas varrimit të djalit të vetëm nana, i thanë gjaksit të djalit:- Çohu se po të përcjell!- Razë Terakja e veshur në të zeza, e mbetur si qyqe pa frutin e saj të vetëm të kësaj jete e përcolli gjaksorin deri sa kaloi Qafën e Ndermanjës dhe hyri shëndosh në tokë të Shalës! Amzonat luftëtare sipas mitologjisë greke mendohet se kanë jetuar në Azinë e Vogël, në Kaukaz apo në stepat ukrahinase. Në qoftë se amzonat e verteta kanë jetuar tek ndonjë popull në histori , ato kanë jetuar në malet tona shqiptre. Amzona shqiptare Razë Terakja, triumfoi utopisht mbi dhimbjen e thellë të një nënë zemerplasur nga vdekja e djalit të saj të vetëm . Ajo u shenderrue ikonë e kultit të fjalës së nderit. Kult që thirret besa e shqiptare. e cila është fjala më e njohur në fjalorin e gjuhës sonë të vjetër – Raza jonë amzonë është sinonim i visareve tona më të shkëlqyera kombëtare. Kush nuk i njeh këto visare, ai nuk kupton as nuk e çmon Shqipërinë, as nuk ka me ditë me edukue shqiptarizmin, as me ruajt personalitetin tonë kombëtar si nji nder kombet më të vjetra të Evropës se re.
PRELË MILANI
ATRIBUIMI I RASTËSISË: MBI LEKË DUKAGJININ APO KANUNIN?
(vijon nga numri i kaluar)
Vendi ynë, ndër shekuj, që nga lashtësia, gjatë Mesjetës dhe Kohës së Re, ka qënë i pushtuar ngga pushtues të ndryshëm. Dhe në këto rrethana nuk u formua asnjëherë një shtet kombëtar, që të bashkonte së paku pjesën më të madhe të trojeve të veta; nuk pati as ligje kombëtare dhe as principata shumë të fuqishme me ngjyrë kombëtare. Këtë e dëshmon edhe sundimi për një periudhë shumë të gjatë kohore nga perandoria osmane, prandaj nevojitej edhe më shumë një Kanun i tillë, ku ndër të tjera, për ta përdorur si ligj organizimi për luftë. Ligjet kanunore, në brendësi përmbanin mjete dënimi të ashpra, arkaike, mesjetare e të egra, dhe njeriu e ndjente veten disi të kënaqur nga ana psikologjike ngaqë dinjiteti nuk po i nëpërkëmbëj. Sipas të dhënave historike, në shek 19-të në Shkodër funksiononte një zyrë e veçantë, që njihej me emrin “Xhibali”, e cila kishte si funksion të zbulonte se ku nuk përputheshin ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për tu tërhequr para konfliktit. Ky Kod zakonor ishte e vetmja e drejtë paralele që mbeti për të vënë rregull e ekuilibër social si dhe lidhje krahinore dhe ndërkrahinore. Kanuni i Lekës është, bene pjesë tek Kanuni i pushkës së gjatë dhe është zbatuar në Dukagjinin Mesjetar, që përfshinte pjesën qendrore të Shqipërisë veriore, në jug të Drinit (Lumë, Pukë, Mirditë por edhe në Kosovë). Gojëdhëna flet për kodifikim ligjesh dokesore nga Lekë Dukagjini dhe Skënderbeu, por kjo realisht nuk ka mbështetje shkencore pasi ato kanë qenë pleqësime sipas kanunit dokesor. Kjo formë “e kërkimit të antonimisë” nxjerr në dukje karakterin popullor e kryengritës me një psikologji lirie krejt të veçantë, dhe të ndërgjegjes së përkatësisë etnike-arbërore.
Në këtë kod kanunor, gjenden shtresimet kulturore që nga periudha e lashtësisë, pastaj shtresime mesjetare e më të vona. Aty është materializuar përvoja historike e masave të gjera popullore për rregullimin e marrëdhënieve familjare e shoqërore, në kushte shumë të vështira të zhvillimit historik të tij; dëshmohet krijimi, ruajtja dhe zhvillimi i kulturës juridike kombëtare, shprehje e aftësive për të vetëqeverisur dhe për të treguar një psikikë të fortë shpirtërore. Atë Shtjefën Kostandin Gjeçovi e paraqiti këtë të drejtë dokesore, Kanuni i Lekë Dukagjinit, si një i tërë, unitare, për të tërë Shqiptarët, edhe pse atë e kishte mbledhur kryesisht në Mirditë. Pas vrasjes së Gjeçovit nga serbomëdhenjtë (1929), Kleri Katolik Françeskan e botoi veprën e tij: Kanuni i Lekë Dukagjinit Shkodër 1933, me parathënie të Fishtës 2. Ky ishte një kontribut i madh për kulturën kombëtare.
Këtë përmbledhje normash juridike, thjesht popullore, filloi te gjurmohet dhe te botohet në “Albania” të Konicës që në vitet ’90 të shekullit XIX. Më 1913, siç njofton Konica, kishte mbledhur dhe sistemuar një material shumë të gjerë prej 1000 faqesh nga kjo e drejtë zakonore. Do të vazhdojë ndërkohë dhe ta botojë pjesë-pjesë. Është ribotuar në Prishtinë më 1972 dhe pastaj më 1988, në Tiranë, i risistemuar dhe i plotësuar nga materiale të tjera të Gjeçovit.
Tek “Hylli i dritës”- Shkodër (1913- 1944), periodik i Françeskanëve, drejtuar nga Atë Gjergj Fishta deri në vitin 1940, dalin të cituara dhe te analizuara zakone dhe doke të Kanunit të Lekë Dukagjinit; ku, pra, tematika e shkrimeve në këtë revistë, ishin në rrafsh mbledhës të materialit në terren, pra në radhë të parë të dokeve dhe zakoneve popullore, rite e besime, mite, gojëdhëna, toponime e antroponime vendase, që ruheshin akoma të gjalla në viset fshatare ku vendin kryesor pra e zinte mbledhja e normave dhe të së drejtës kanunore, bashkë me dukuritë e tjera sociale që lidheshin me të. Doli më pas revista kulturore “Leka”, botuar në Shkodër (1929-1944). Për më tej, nga dora e Eqerem Çabej dolën disa studime sintezë me tema etnologjike si “Zakone e doke të Shqiptarëve”, botuar në “Revue Internationale Etudes Balkaniques” qysh në vitin 1935, dhe në veprën “Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe” qe përfshiu Kanunin në antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Gjithashtu, përmbledhje të së drejtës kanunore, u bë edhe nga të huajt siç mund të përmenden: E. Durham, F. Nopça, Artur e Mikail Haberlant, M. Shuflai, M. Lamberçi, M. Hasllëk e te tjerë.
Studiuesi i mirënjohur i historisë të së drejtës, F. Patetta thekson: “Tani për tani unë besoj se doket karakteristike që paraqet kanuni, janë rrënjë që para krishtërizimit dhe përbëjnë bërthamën primitive të dokeve dhe institucioneve juridike të përbashkëta në periudhën fillestare për të gjithë popujt”( P.Stefano, C.Gjeçov, Kodice di Lek Dukagjini..Roma,f. 4)
Studiuesja angleze Edith Durham, eksploruese e malësive shqiptare, falë dijeve të saj të gjera, njohjes shkëlqyeshëm të serbishtes dhe shqipes, pasionit për njohjen e kulturës tradicionale popullore, bëri kërkime të shumta në malësitë e trojeve shqiptare dhe në fillim të shekullit XX, thotë tek “Mbi origjinën e viseve shqiptare” se malësorët shqiptarë besojnë e respektojnë më shumë ligjet e Lekë Dukagjinit, pra këtë të drejtë dokesore, sesa Dhjetë Urdhërimet e Zotit. Kjo shpjegon nga ana psikologjike se sa thellë kishte hyrë dhe ishte rrënjosur ky ligj popullor në psiken, mendësinë, gjykimin e popullit, dhe se si kjo formon me të drejtë një simbiozë(*kur bëhet njësh me jetën e tyre)
Shkrimtari ynë Ismail Kadare, në mënyrë figurative, në një ese të tij, e ka quajtur këtë kod zakonor“ jus albanicae”- e drejtë juridike shqiptare.
Veçanesi dhe shtresime të kanunit të Lekë Dukagjinit
Kjo e drejtë dokesore me frymë popullore u ruajt dhe u zhvillua duke u mbështetur në disa faktorë:
1 Kultura etnike komplekse e popullit malësor
2 Sistemi fisnor është i një rëndësie të veçantë
3 Ligjet e pushtuesit ishin kundërshtare me kërkesat dhe nevojat jetike të popullsisë malësore të lirë
4 Mosfunksionimi i shtetit
5 Vlerësohej shumë etosi i luftëtarëve.
6 Tradita është armë e fortë ruajtëse e kohës më të vjetër
Kjo e drejtë dokesore ishte shtrirë e vepronte në të gjithë damarët e jetës shoqërore të bashkësive fshatare nëpër male, por nuk mund të barazohej kurrsesi me ligjet e plota të një pushteti shtetëror e me një centralizim të theksuar rreth organeve të shtetit. Duke qenë se kjo mungonte, atëherë nuk ishte e vështirë që të zhvilloheshin, ndër të tjera, vetëgjyqësia, dokja e hakmarrjes dhe e gjakmarrjes: “sy për sy e dhëmb për dhëmb” që do të thotë “ veten ruaje dhe përgjigju kundërshtarit me të njëjtën monedhë” ndryshe mund të asgjësohesh. Gjakmarrja në thelb nuk është thjesht një dok malësor, një mendësi ( pasi populli gjithmonë kërkon rrugën paqësore) por ndoshta kjo ka qenë e vetmja dhe më e sigurta mundësi për të zgjidhur konfliktin e egër, me peshë të rëndë, për një rast apo për një tjetër. Pra rruga e zgjidhjes ishte mjaft tragjike.
Por këto ligje zakonore, nga koha në kohë, kanë filluar të evoluojnë: Shpesh herë në popull thuhej: “Në kanunin e vjetër ka qenë kështu” ndërsa në “Kanunin e ri kështu” (p sh nëse dikur vritej edhe ai që nuk e ka vrarë personin, pra një në fis apo në familje, u bë atëherë vetëm për dorasin (autorin e krimit).
Një ndikim të veçantë në këtë dok zakonor kanë pasur edhe urdhrat fetare, qoftë të krishterë, apo islame, sipas kohës. Mendohet historikisht se ndikimet e huaja të ligjeve shtetërore në këtë të drejtë dokesore janë futur më së shumti nga krerë vendës që kanë qenë përfaqësues të pushtetit shtetëror të pushtuesit të huaj, norma që binin në kundërshtim me frymën popullore, demokratike të kanunit të bashkësive të lira fshatare.
Kush është sot Lekë Dukagjini?
Emri i Lekë Dukagjinit na sjell menjëherë ndërmend Kanunin, i cili është përcjell brez pas brezi sikurse gjuha apo folklori, si një traditë gojore. Kanuni nuk ka qenë botuar dot deri në dekadat e para të shekullit që kaluam. Kjo shpjegon edhe faktin se Kanuni nuk ka qenë një e drejtë ligjore, ai nuk njihej nga pushtetet zyrtare o kalimtare që kanë qenë. Ai është mësuar përmendësh si një trashëgimi kulturore, njësoj sikur mësoheshin ninullat, rapsoditë, legjendat, etj, me qëllim që mbi bazën e tij të ndryshohej morali. Kanuni i Lekë Dukagjinit është përfolur dhe vazhdon të përflitet nga historianë të ndryshëm si dhe të shkruhet nga shumë autorë, artistë, dhe novelistë dhe e kanë quajtur në një mënyrë të përbashkët si një vepër unike dhe si një vepër monumentale në Shqipëri me një shpirt humanist të periudhës së Rilindjes Europiane.
Përveç atyre që kam sipërpërmendur si dhe përmbledhësin e këtij Kanuni, mund të përmend edhe poetin e kohëve të sotme, Dritëro Agolli (“Grua, unë për ty luftova me Lekë Dukagjinin, poezi), i cili thekson atë përballjen me normat e vështira të vendosura kundrejt gruas, pra ai nëpërmjet kësaj kërkon ta çlirojë gruan nga ajo zgjedhë e dikurshme, në mënyrë që të mos vazhdohet përsëri duke dominuar ligjet mbi të, por edhe ajo të emancipohet. Kjo tregon se prania e atyre ligjeve ende po duket në horizontin e jetesës së shumë grave, fëmijëve, burrave dhe familjeve. Çfarë do të thotë kjo? Mos vallë njerëzit po e keqinterpretojnë sot? - Ja, pra, ky Kanun i shkruar sa ka pasur anën pozitive me qëllim që ne të gjithë të njiheshim me këto ligje të përdorura, duke e shndërruar të drejtën zakonore në të drejtë të shkruar që është një shkallë më e lartë e zhvillimit e saj; ka pasur dhe vazhdon të ketë edhe anën negative, pasi njerëzit në ditët e sotme, në vend që ta njohin si burim dhe fakt kulturor, po e keqpërdorin duke thënë “Kështu është shkruar në Kanunin e Lekës” dhe e marrin ende si orientim për të zgjidhur problemet e tyre të ndryshme(për zgjidhjen e konflikteve, për tokat, për vrasjet,larje hesapesh, borxhe e te tjera). Një veçori, kjo, se ky kod, po vazhdon të ruhet në disa zona të Shqipërisë së Veriut, që ruajtën dhe po ruajnë njëfarë autonomie administrative lokale, për shkak të eksistencës së marrëdhënieve patriarkale - fisnore. Kjo ndodh se shumë prej tyre e dinë thjesht si gojëdhënë apo nuk e studiojnë si duhet atë, por thjesht i referohen atij si për të dashur që të shfajësohen dhe për të treguar se nuk kanë besim tek ligjet e Kushtetutës tonë. Kjo po lë pasoja të mëdha sociale e ekonomike, plagë të mëdha psikologjike, të cilat po përfshijnë të gjithë Kombin Shqiptar. Por këtu nuk duhet harruar se kemi dy fjalë: “Lekë Dukagjini” dhe “Kanuni” që do të thotë se rastësive të problemeve të tyre, njerëzit po ua atribuojnë pikërisht këtyre të sipërpërmendurave dhe po veprojnë në emër të Lekës dhe të Kanunit dhe po largohen përditë e më shumë nga kuptimi i ligjit dhe vlerësimi i Kushtetutës si ligji më i lartë.
Kush do të jetë nesër Lekë Dukagjini?
Pra, fjala Kanun është e lidhur ngushtë me emrin e një Duke të përmendur të arbërve të shekullit 15-të, me vetë emrin e Lekë Dukagjinit. Kronikat historike vazhdojnë ta prezantojnë atë si një nga figurat e shquara të qëndresës kundër-osmane, si prijës e komandant të malësorëve, bashkëluftëtar të Skënderbeut. Unë sapo nënvizova, vazhdojnë, dhe në këtë vazhdë, them se po vazhdoj edhe unë, që po shkruaj në këtë ditë, tek gazeta e Shoqatës “Atdhetare - Dukagjini” pikërisht për emrin, personalitetin dhe veprat e tij si një fakt historik, i cili me sa unë kuptoj nga gjithë këto shkrime mbi të, si dhe duke analizuar Kanunin, edhe sikur të mos i kishte pasur gjithë ato cilësi që thuhen dhe theksohen për të, pa trimërinë që i atribuon historia, pa pjesëmarrjen në luftërat dhe rezistencat kundër pushtuesit osman dhe vetëdijen e të qënurit një arbër, Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm në sajë të atij nderi që i bëri popullit duke vënë emrin e tij si autor për kanunin malësor. S’ka dyshim që Lekë Dukagjini, mund të jetë një “Gjeçov” që mblodhi me gojë të drejtën arbërore dhe e përcolli brez pas brezi duke ua ngulitur në mëndje edhe pasardhësve të tij derisa një testament i tillë juridik arriti edhe në duart tona në sajë të një Atë Gjeçovi pasardhës pas gjithë asaj periudhe kohore. Përderisa ky emër është i gjallë, do vazhdojë të mbetet i përfolur derisa jo vetëm të ketë historianë, psikologë, analistë, sociologë, autorë, artistë etj, por derisa të dalë një “Lekë Bashkëkohor” i cili do ta ndihmonte shumë Shqipërinë duke vendosur ligjet e duhura dhe orientuese në përputhje me kohën aktuale. Thënë, kjo e fundit në prizmin e një ane pozitive, pasi nuk duhet harruar fakti se ka njerëz me temperamente të ndryshme të cilët fare lehtë mund t’ia atribuojnë bëmat e tyre një kodi tashmë shumë të vjetruar dhe që nuk i shërben aktualitetit. Por, nuk duhet harruar se nuk do mungojnë as njerëzit e arsyeshëm të cilët do ta kujtojnë emrin e tij nesër, duke u bazuar vetëm në atë ligj kanunor i cili edhe sot “pjesërisht” nuk bie poshtë dhe është ligj universal dhe njerëzor.
Përfundime
1- Në përfundim, mund të themi se ne nuk jemi në gjendje, në ditët e sotme, as të ndërtojmë një kështjellë apo një pallat princor të Lekë Dukagjinit, por mund të vlerësojmë atë që është e vërtetë dhe reale, pa përdorur një shkallë sipërore apo pa ekzagjeruar një realitet të jetuar në trojet shqiptare, sidomos duke përmendur këtu se vendi ynë ka qenë i përjashtuar nga shtetet e pavarura.
2- Por, duhet thënë, gjithashtu, se disa mbijetoja të kanunit gjallojnë diku-diku edhe sot dhe po bëhen pengesë dhe barrierë në emancipimin shoqëror dhe duke e parë këtë nga një këndvështrim psikologjik: “kjo e mbyt zhvillimin shpirtëror dhe social të një kohe të re e cila është duke u përpjekur të lulëzojë dhe të ngrihet në piedestalin e një bote perëndimore të zhvilluar.”
3- Prandaj, që ky Kanun duhet të mbetet si një dorëshkrim në Muzeun Kombëtar dhe të mbetet në duart e studiuesve, etnologëve, juristëve dhe historianëve. Në të vërejmë një të kaluar e cila është një dëshmi e aftësive krijuese në fushën juridike, të domosdoshme për rrethanat në të cilat është ndodhur populli ynë shqiptar.
4- Megjithatë, duke u nisur nga argumentimi se e tashmja ka dalë nga e kaluara dhe e ardhmja do të dalë nga e tashmja, duhet të merren vetëm ato ligje të mira të cilat mund të jenë në dobi të kohës së sotme dhe të zëvendësohen ato të cilat janë vetëm penguese dhe përkeqësuese të realitetit aktual demokratik.
5- Sot kanuni është një “opus finita”, pra një herë e përgjithnjë, është “një botë e mbyllur”, pra duhet të shihet si një botë juridikisht e pasur dhe artistikisht e pasur dhe ti atribuohet jo një rastësie, se “kështu thotë Kodi Kanunor i Lekë Dukagjinit”, me justifikimin për ta përdorur në një ditë të sotme, sepse duhet të mbajmë gjithnjë parasysh se Lekë Dukagjini e përdori atë për të zbutur ashpërsinë e kohës së kaluar dhe nuk duhet të fajësohet apo të gjykohet apo të përdoret e të përfolët emri i tij për ta përdorur atë për qëllime vetjake.
6- Të gjitha këto, jo vetëm sepse ne kemi dhe duhet të zbatojmë ligjet e sotme por duhet të përpiqemi të arsyetojmë si njerëz bashkëkohorë.
Rekomandim
- Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve i cili është zbatuar gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, e cila ka jetuar 6 shekuj, duke luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e kombit shqiptar, prandaj që, qeveritarët, juristët apo legjislatorët specialistë mund të bazohen në elementë të veçantë të kanunit të Lekë Dukagjinit sepse ato shprehin psiken dhe prakticitetin e popullit të djeshëm, urtinë e tij me ngjyra kombëtare për të mirën e përbashkët e si trashëgimi të shekujve, dhe të ndërthuren me ligje bashkëkohore, në mënyrë që ta bëjnë Ligjin Bashkëkohor si ligjin e vetëm që duhet të ndiqet dhe në këtë mënyrë krijohet edhe besimi tek Ligjet Kushtetuese aktuale.
- Gjithashtu duhet që pushteti të shqyrtojë më hollësisht se sa përputhet legjislacioni aktual me konstitucionin shpirtëror të shqiptarit të thjeshtë, të atij që njeriu që ende kërkon të mos i nëpërkëmbet dinjiteti lidhur veten, nderin, pronën dhe familjen. Nëse ligji thjesht qëndron i shkruar në fletë të bardhë dhe nuk zbatohet, atëherë njerëzit do rrezikojnë ta marrin përsëri si pikë referimi Kanunin e Lekës.
- Duhet që shteti të hartojë një platformë të përcaktuar afatgjatë, ku protagonist të jetë vetë ai dhe të bashkëpunojë me organizata të ndryshme për zbatimin e tij si p sh – “Përdorimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit ndalohet të zbatohet. Ai që e zbaton do të përballet me masa ndëshkimi”
Masat parandaluese
- Për të parandaluar një problem, nuk duhet trajtuar vetëm në mënyrë sipërfaqësore, por duhet hyrë edhe më thellë, duhet të kuptohet problemi, pastaj të pranohet; pra pranimi i pranisë së këtij atribuimi që po i bëhet kanunit të Lekë Dukagjinit
- Një hap tjetër është ndërgjegjësimi sepse është e pamundur të të mos jesh sipërfaqësor në disa raste pasi kur bëhet fjalë për tu integruar në një botë perëndimore, duhet të jesh i përgjegjshëm për punën që bën dhe rrugën që ndjek për ta kryer këtë punë.
- Pasi mbërrihet tek faza e vendimit se ky është vërtet një problem që meriton trajtim të thellë, përballesh me marrjen e vendimit se për të ecur përpara kërkohet frymë e re dhe besimin tek e mira dhe dinjiteti se tani ka ardhur koha për ndryshim.
- Provo pastaj të japësh rezultatin e kësaj, mos rri duke mbikëqyrur se kujt po ia atribuojnë të tjerët zgjidhjen e problemeve të tyre, por fillo edhe ti të qartësosh këto rezultate të dëshiruara, duke u përpjekur ti bësh ata përgjegjës të vetëm për mosardhjen e këtyre rezultateve.
- Të mos i lëmë gjithnjë të huajt të analizojnë dhe të bëjnë vërejtje për problemet tona bashkëkohore sepse kështu tregojmë dobësi, po biem ndesh me vlerat njerëzore universale, po tregojmë mentalitet prej të cilit nuk po dimë të dalim; po lejojmë që të ndikojë dukshëm e djeshmja dhe po e ngatërrojmë emancipimin njerëzor; pasi edhe ne duke filluar të gjithë nga vetja dhe duke kërkuar më të mirën prej saj, mund ti japim zgjidhje këtyre problemeve, ti përballim ato si njerëz me dinjitet dhe jo duke ia atribuuar rastësisht ose autorit të Kanunit apo vetë Kanunit.