part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

gazeta 53

TRAGJEDIA E GËRDECIT: “VIKTIMË E MENTALITETIT APO SHKAK  NATYROR?”

Mbi arsyen dhe Drejtësinë
Çdo agresion i kryer nga një njeri kundrejt një tjetri mund të gjykohet në dy nivele të ndryshme: niveli etik dhe niveli i Arsyes. Gjykimi etikor supozohet të vendosë nëse agresioni ishte moralisht i drejtë apo i gabuar. Të gjykuarit nëse diçka është e gabuar apo e drejtë përfshin vënien në përdorim të fakulteteve intuitive dhe prandaj nuk mund të prodhojë konkluzione të qarta. Arsyeja nga ana tjetër gjurmon shkaqet që çojnë  në agresion, duke vënë në përdorim fakultetet racionale; si dhe duke shqyrtuar në dukje të vlefshme, kontekstin psikologjik, sistemin ligjor, rastet e mëparshme, etj.
Arsyeja fut në punë shqyrtimet racionale dhe analitike, prandaj mund të reduktohet në një argument me rezultate të pakundërshtueshme. Me qëllim që të vendosim nëse agresioni ishte i justifikuar, ne duhet të sintetizojmë edhe gjykimin etikor dhe Arsyen. Kjo sintezë është vlerësuar zakonisht si “Drejtësi”.
Është e rëndësishme të shënojmë që kjo sintezë është larg nga “të qënurit i përsosur”  apo “i lirë nga fajet” por është ende procesi më i pranueshëm që njeriu mund të ndjejë për të arritur një gjykim të drejtë. Sadoqë, marrja e vendimit etikor dhe Arsyeja i përkasin kategorive shumë të ndryshme të mendimit, “dikush” ka provuar të jetë i zoti për ti sintetizuar të dyja.
Ky proces i sintezës mund të bëhet edhe më i komplikuar kur ne përballemi me shkallën më të madhe të agresionit që portretizon një padrejtësi të dukshme. A ndodh kjo kur përfshihen shkaqe natyrore që ndodhin spontanisht apo kur përfshihet politika?.
Në vijim, unë do të përpiqem të tregoj me imtësi mekanizmin politik që skllavëron aftësitë e njeriut për të dalë vetë me një gjykim të drejtë. Unë do të përpiqem të shoh brenda krimeve më të mëdha kundër njerëzimit dhe të vlerësoj lojën politike të përfshirë në transformimin e domethënies së tyre në fuqinë politike si dhe do përpiqem të argumentoj se ku bazohet fuqia e politikës aktuale; në Arsyen apo në nocionin e rënë të drejtësisë së njeriut?
15 Mars 2008
Kjo datë ka nxirë ditët në kalendarin e vitit 2008. Sulmi në Gërdec ishte një shkallë e madhe agresioni i kryer ndaj shumë personave të pafajshëm. Askush nuk mund ta justifikojë një sulm të tillë në terma morali. Ky sulm a mund dhe a duhet të vlerësohet si akt agresioni? Me fjalë të tjera a duhet të analizohet edhe në terma etikorë edhe në termat e Arsyes?! Pra, mund të kërkojmë për të gjetur Arsyen që qëndron prapa sulmit? Cilat shkaqe çuan drejt atij shkatërrimi vrasës? A duhet të quhet ky sulm si deklaratë e luftës politike apo si shkak natyror? Është pikërisht një akt i çmendur, i poshtër dhe vrasës  apo më tepër një betejë e ligjshme drejt lirisë së politikës aktuale?
Këto lloj pyejtesh janë shumë të rëndësishme për ti pyetur, jo sepse përgjigjet e tyre janë të qarta por pikërisht sepse përgjigjet e tyre mund të jenë shumë të turbullta. Së paku, këto pyetje mund të na çojnë ne për të njohur kufinjtë tanë racionalë. Duke ngritur këto pyetje, madje, mund të na çojnë në lejimin e arsyetimit të ndryshëm. Vetë, ne shqiptarët duhet  të parët ti pyesim vetes tonë këto lloj pyetjesh. Arsyeja për këtë është e qartë. Në sipërfaqe, është shumë e ndjeshme të argumentojmë që pyetje të tilla, janë plotësisht të tepërta meqë asnjë shpjegim racional nuk mund ta shpjegojë një krim plotësisht jonjerëzor.  Ky argumentim është shumë popullor dhe madje shihet si i mbështetur moralisht por aktualisht është i padobishëm. Ai e bën shoqërinë plotësisht të verbër karshi vetes. Edhe më shumë, e bën shoqërinë të verbër ndaj mundësisë së alternativës tjetër dhe duke kundërshtuar pikëpamjet e botës.
Unë do të argumentoja që dështimi për të kërkuar arsyet që qëndrojnë pas krimeve kundër njerëzimit, është një krim fatal në vehte. Është një manipulim politik apo superior i sofistifikuar që synon ta mbajë botën në rregull në të cilën të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfërit mbahen të privuar përgjithmonë. Kjo mënyrë të menduari, të cilën do ta përkufizoj si “viktima e mentalitetit”, është mundësisht, armiku i vërtetë dhe i vetëm jo vetëm i kulturës moderne, por i vetë përparimit dhe zhvillimit të sadopakët të shqiptarëve. Në qoftë se ne jemi dakort që arsyetimi racional dhe argumentimi i mirëfilltë shihen si majat më të larta të idealeve të botës perëndimore, duhet të jemi më dakort që skllavërimi i njeriut është një ofendim i qartë dhe i hapur kundër këtyre idealeve perëndimore.
Duhet thënë se të gjithë përfaqësuesit e qeverisë aktuale(krahu i djathtë dhe i majtë) e dënojnë sulmin në Gërdec në mënyrë etikore, por në të njëjtën kohë ata e shpëtojnë veten nga ballafaqimi i Arsyes që ka çuar në atë sulm, pavarësisht se deklarojnë në media se: “do të bëhen hetime se çfarë çoi në një katastofë të tillë”. Ata në mënyrë të qartë përpiqen të përkufizojnë nocionin e drejtësisë, i cili nuk është më një sintezë ndërmjet gjykimit Etikor dhe Arsyes, por më tepër një gjykim etikor. Siç, e theksova pak më përpara: kur dikush e privon veten nga Arsyeja: ideja e plotë e drejtësisë bëhet e tepërt kështu që  drejtësia kthehet thjesht në një intuitë dhe juridiksioni nuk nevojitet më sepse mund ti shpëtohet dyshimit nga shqetësimi për  mbrojtjen e vetes.
Është e lehtë të shpjegohet se përse politikanët preferojnë ta shpërbëjnë idenë e “drejtësisë” në një “etikë të pastër”.
Së pari: meqë etika vë në përdorim fakultetet intuitive, i lejon politikanët të komunikojnë me hamendësimet e tyre mbështetëse me tepër sesa me arsyetimin e tyre të plotë.
Së dyti: meqë në periudhën e medias elektronike, një mesazh duhet të jetë i fortë, i qartë dhe i shkurtër. Është më e lehtë dhe më efektive të stimulohen hamendësime me metafora dhe gjuhë emotive sesa të paraqitet një argumentim i mërzitshëm racional  “i përpunuar mirë”
Së treti: meqë politikanët do të preferonin të mbajnë linjën kufi - ndarëse ndërmjet Arsyes dhe  Etikës sa më të paqartë të jetë e mundur sepse ajo u lejon atyre të ripërkufizojnë nocionin e drejtësisë për të regulluar rendin e tyre ditor(Arsyeja mund të vihet në rrezik si një veprim)
Së katërti: meqë shmangia e Arsyes i shpëton politikanët për të siguruar  votues  në të ardhmen, me ndonjë motiv konkluziv të dukshëm.
Së pesti: meqë politikanët nuk parashikojnë edhe “pasojat e papritura natyrore”, si psh zhdukja e një vendi nga harta e Shqipërisë.
Këto shpjegime mund të hedhin pak dritë mbi retorikën e çuditshme që qëndron në zemër të “ tragjedisë së Gërdecit”. Unë apo të tjerë si unë, mbase nuk mund të sjellim para gjyqit dënues fajtorët që e shkaktuan këtë tragjedi sepse ende e dimë mirë se e kemi dhe do ta kemi shumë të vështirë për ta zbuluar sepse nuk kemi se si ta provojme nëse ka qënë një shkak natyror apo një pasojë e shkaktuar qëllimisht.
Lindja  e  “ Viktimës së Mentalitetit”
Viktimat, siç e dimë, janë njerëz, që vuajnë ndërkohë dhe që janë plotësisht të pafajshëm(së paku në sytë e tyre dhe brenda botëkuptimit personal apo ndërpersonal).
Unë do të përpiqem të argumentoj që “ viktima e mentalitetit” ka të bëjë shumë me mohimin e Arsyes. Në shumë raste mohimi i Arsyes është plotësisht i kuptueshëm. Psh: Është e natyrshme që viktimat e shpëtuara të Gërdecit, ta shkëpusin veten e tyre nga kjo ngjarje që ndodhi dhe të arsyetojnë që kjo tragjedi ndryshoi rrjedhën e jetës së tyre. Duke e parë në këtë këndvështrim themi se kemi të bëjmë më shumë me një model psikologjik represioni sesa me një “viktimë mentaliteti”, pasi “viktima e mentalitetit” është një term politik që i referohet diçkaje më të përgjithshme. I referohet komuniteteve që adaptojnë një mohim të plotë të Arsyes. Rasti i 15 Mars-it është shumë i ngjashëm.
Pyetja vendimtare është për të pyetur nëse mund të bëjmë diçka rreth kësaj, pra për të parandaluar vazhdën e kësaj tragjedie? Sepse kjo është lindja e një “tragjedie të re”.
- Nëse themi po, çfarë duhet të bëjmë, si duhet të veprojmë ne si shqiptarë të cilët jemi pjesëtarë të një familjeje të madhe të Shqipërisë?
- Nëse themi jo, përse nuk mund të ndihmojmë në këtë drejtim?
Mbase, sepse kur jemi të “izoluar” nga tjetri, ne duhet ta lirojmë veten, por kur kemi “izoluar veten” atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mbetemi të mbyllur pas grilave të hekurta që i kemi vënë vetes.
Cili lloj i formës psikike na çon në një performancë të tillë?
Unë them, mbase mund të jetë pikërisht:”viktima e mentalitetit” e cila duhet dënuar, sepse ajo harton një formë neveritëse që shkon përtej Arsyes. Siç mund ta shohim viktima e mentalitetit na lejon të performojmë një logjikë të re që na lejon të themi: “Kjo çështje ka rëndësi” apo “Nuk ka rëndësi”.
Kjo lloj logjike e dukshme bëhet  e mundur vetëm kur gjykimi etikor e mohon ekzistencën e Arsyes plotësisht.
Pasojat natyrore
Sikurse dihet, pasojat natyrore ndodhin për shkak të një vendosjeje gjeografike dhe nuk mund të evitohen. Si rrjedhojë njerëzit janë ata që përballen me një fenomen të tillë. Mirëpo, nëse ne arsyetojmë se në një performancë shkatërruese  mund të na çojnë “pasojat natyrore”, ne duhet ti lutemi më shumë Zotit që të kemi një drejtues sa më të mirë në këto kohëra tranzitive, në mënyrë që ti orientojë të gjithë banorët e tij, që ti ndërgjegjësojë  dhe ti bindë ata se në vende të tilla si Gërdeci nuk duhet jetuar për faktin se pasoja të tilla janë shumë të mundshme. Dhe lind pyetja tjetër: ‘Sikur në Gërdec të mos kishte qënë një vendbanim, ku njerëzit kishin zhvilluar dhe hapur kampin e tyre të jetesës, a do të kishte ndodhur një katastrofë e tillë, pavarësisht nga ‘shkaku natyror’?
Përfundim
Pra duke logjikuar në një mënyrë të tillë, duke vënë në punë etikën njerëzore, mund të parandalohet “gjetja e arsyes së mëvonshme”. Për këtë ekziston edhe shprehja popullore: “Më mirë një parandalim sesa një kurim” .
Mbase,  unë në përfundim, kam nxjerrë disa përgjigje dhe pyetje  të turbullta për të cilat jam e sigurtë se edhe ju, “viktima të mbijetuara” apo ju “njerëz”  që e keni  përjetuar prej së largu, duke e parë këtë lëkundje, shkatërrim dhe  trazirë jetese, nëpërmjet medias, radios apo që keni qënë kalimtarë, mund ti  turbulloni edhe më shumë sesa kaq duke pyetur: Çfarë është duke u bërë, dhe, kush do të vazhdojë ta  marrë në dorë jetën e të mbijetuarve? A do të mund të ribëhet harta e Shqipërisë për ta rivendosur atë vend? Po njerëzit a do të rimëkëmben nga e gjitha kjo traumë në jetën e tyre?
Pyetje që presin përgjigje dhe përgjigje që ngjallin përsëri pyetje retorike...
Le të shpresojmë... dhe le të bëjmë lëvizje duke u bazuar në etikë dhe arsye
Suela Ndoja

Mbi romanin “BALADA E NENES”

Ketë libër, ma dha dhurate, autori, i cili është mik i imi dhe i dukagjinasve, dramaturgu, poeti e shkrimtari, Mjeshtri i Madh i Punës, Imazhi i letërsisë 2007, Anëtari i Nderit te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, Fadil Kraja.
Vlerat e autorit, emri i personalitetit te tij, por edhe titulli i romanit, me tërhoqi për ta lexuar. Ne përfundim te leximit te romanit, i thashë: “- Faleminderit zoti Fadil”!, se me solle ne kujtese ato tradita te radha te bashkëkombëseve tanë, te dukagjinasve e shkodraneve te atyre viteve te vështira për fatet e emancipimit shoqërore te tyre.
Duke lexuar romanin, me kujtohen dy ngjarje analoge me ngjarjen qe zhvillohen ne kete roman:
Ne Dukagjin ka ndodhur një ngjarje. Vrasesi i bie ne bese zonjes se shtepise, nenes se viktimes, e  cila kishte burrin dhe djelm te tjere. Nje pjesemarreje me e gjere ne mbrojtjen e vrasësit, por edhe ne faljen e gjakut.
Tjera - pa lindur djali, i vrasin babën. Djali lind, rritet dhe informohet nga gojët e liga, se kush ia ka vrare babën. Niset te kërkoi dhe te gjeje vrasësin e babës. Pas disa ditësh, takon një bujk qe livronte arën. Afrohet djali dhe i thotë: Puna e mbare! Bujku, ndalon qete dhe i thotë: Te mbare paç o burrë! Sipas zakonit, takohen te dy, i japin dorën dhe ulen, ne anën e arës. Nxjerrin kutitë e duhanit dhe ia drejtojnë njeri tjetrit. Pasi bëjnë cigaret, i ndezin dhe fillojnë ti pijen, djali pyet bujkun: A mund ta njohësh “A B-ne” dhe te me drejtosh tek ai?! Po, e njoh! Perse e kërkon, more burrë? Kush je? – Djali, pasi i dëfton se kush është, i thotë se ai më ka vrare babën!!! – Bujku pasi mendohet pak, i thotë: Jam unë, ai qe te ka vrare babën! Unë nuk e kam dite se ka lëne djalë dhe aq me pak se i është rrite djali dhe i është bere burrë. Prandaj, te kërkoj dy jave bese, qe te përgatitem, për gjithçka qe mund te ndodhi. – Djali, pasi e dëgjon, i thotë: Pasi, ju jeni vrasësi i babës tim dhe me kërkon dy jave bese, për hire te respektit qe me bane dhe te duhanit qe ndërruam dhe pimë bashke, te qofte fale gjaku i babës … !!! E, forma te faljes se gjakut ka plot, shembujt e se cilës nuk kane fund.
Ju faleminderit qe me sollët ne kujtese këto pjesëza te jetës sonë te pa merituar.
***
- Ndalem ne objektin për te cilën po shkruaj.
Fadil! Te me falni qe ju drejtohem direkt me emër, se niveli i juaj, emri i juaj, mosha e juaj nuk me lejojnë, por po këto te veçanta me kane bere te afrohemi, sa te drejtohem si një bashkëmoshatari, te një kolegu, te një shoku te veçante, te një miku te radhe dhe te besueshëm. Na jep ne dore, një ngjarje, një plage te shekujve ne një forme artistike, atë te romanit. Na sjell ne kohe një ngjarje mjaft te goditur. Ajo plage e shoqërisë shqiptare, sikur zhvillohet sot, po te thuash ne te gjitha aspektet e saj, me te gjitha përmasat e saj, por vetëm me një ndryshim: ne zgjidhjen e saj nuk janë bajraktarë e vojvode, shoqata te pajtimit te gjaqeve e analfabete.
Kush e zgjidhi çështjen, ketë konflikt?
Ketë konflikt e zgjidhi opinioni i shëndoshte i komunitetit shkodrane qe e mbyti atë pjese te negativit. Ku është ky zë sot, ky opinion sot?
Marrja ne bese e vrasësit te djalit te shtëpisë, nga ana e nënës Laje dhe përcjellja e tij nga vëllai i viktimës, hapet ane e mbanë, jo vetëm brenda qytetit te Shkodres, por ne te gjithë Shqipërinë e Veriut! Te gjithë e përgëzojnë, i shkojnë ne shtëpi Lajes, shkojnë ne pune te djalit, sa edhe shofer Xhemali, kur njihet me ngjarjen ndalet dhe  e përgëzon djalin. Ne dyqanin e djalit shkojnë më shume njerëz për t’u njohur, me ketë djalë. Nënës Laje i shkojnë me e pa me qindra vete qe jo vetëm me fjale, por edhe me heshtje, pa fjale e përgëzojnë nëne Lajen për fisnikërinë e saj. Pra komuniteti shkodrane, fushat dhe malësitë ndjejnë krenari për fisnikërinë e kësaj nëne. Ku është përgjegjësia e këtij komuniteti sot? Pse te ndodh kështu? Pse ky indiferentizëm i komunitetit shkodrane dhe malësore, sot?
Kush ndërhyri për mbylljen e këtij konflikti? Njerëzit më me emër te qytetit! Jo bajraktarë e vojvode, por intelektualet e kohës, si: Dervishe Curri, Hafiz Abaz Golemi, klerik i madh; Abdulla Kazazi, një nga njerëzit me bujar te qytetit, At’ Gjergj Fishta, At’ Shtjefen Gjeçovi, Dom Ndoc Nika, e te tjerë personalitete te kohës. Ne zgjidhjen e këtij konflikti marrin pjese edhe njerëzit e thjeshte, por te zgjuar e te përgjegjshëm, siç ishte nena Dave. Pra, atëherë, rreth viteve 20-te te shekullit te kaluar, ne tere ngjarjen e këtij romani, nuk na dalin bajraktarët dhe vojvodët, dhe as misionaret e pajtimit te gjaqeve. Pse? Sepse, kjo strukture mbaroi se funksionuari qe me 28 nëntor 1912, me largimin e pushtuesit shekullor otoman nga Shqipëria. Ata ishin strukture e tyre. Dhe sot, ne vitin 2007, për rreth një shekulli me pas, ne një kuvend te shoqatave te pajtimit(misionareve) te gjaqeve, një ish inxhinier pyjesh dhe sot klerik, duke përshëndetur pjesëmarrësit e kuvendit, ju drejtohet: Te nderuar bajraktarë dhe vojvode …! Aty afër një shqiptar nga Maqedonia, me tha: Ky person kush është dhe ne cilin shekulli jeton?!
***
Bashkëpatriot dukagjinas dhe shkodrane! Fisnikëria  e misionareve te pajtimi, e këtyre njerëzve është e madhe, por indirekt janë duke na bere një shërbim jo te mire! Janë duke na çuar ne “këmbe”, atë strukture qe ka qene pjese e strukturës drejtuese te pushtuesit ne shekuj, qe ne një apo ne nje tjetër menyre, i ka shërbyer atij; po edukojnë brezin e ri me norma, doke e zakone te një shoqërie primitive. Këto pasoja janë te papranueshme pas një shekulli pavarësie. Te gjitha këto pasoja ndodhin ketu, para nesh!? Absurditet i jashtezakonshem!
Nuk po hyj ne pjesët e ngjarjes qe trajtohen ne mënyre artistike te jashtëzakonshme, por dua te ndalem edhe ne një fakt tjetër: Ne roman trajtohet me mjaft vërtetësi se si pushtuesi otoman sundoj ketë vend dhe ketë popull me mjaft lehtësi nëpërmjet përçarjes se tij, duke përdorur ne mënyre te veçante fenë!
Ky roman na bën thirrje, qe te shkëputemi sa me pare nga  ajo bote e errësirës otomane, se akoma nuk jemi shkeput plotesisht nga pasojat e saj, te cilat jo ne pak momente vijojne edhe sot, megjithëse kane kaluar mbi tre breza nga dita e shkëputjes politikisht nga  ai. Ne te vërtete nuk kemi pase dhe nuk kemi lufte ndërfetare, por kontradiktat dhe mentalitetet qëndrojnë edhe sot, te cilat bëjnë përpjekje disa fare shoqatash apo individ qe përfaqësohen nga një fare Arditi, ti thellojnë ato.
Kthehem ne dialogun e Martinit me Lajen:
-   Martin ma thonë emrin. Martin … Hasi …
- Kaurë qenke?
- Po … i krishtere jam, por shqiptar si ti … dhe rrezikzi … Unë besoj në Krishtin, ti në Muhametin, por Zotin, Allahun e kemi një … Ne emër te Zotit … Allahut …”. Sa bukur e thotë Martini: “… jam shqiptar si ti …”. Atëherë, a nuk duhet ti themi këtij personazhi se ke te drejte dhe ne duhet te jemi prioritar ne realizimin e këtij qëllimi, e kësaj thirrje?!
***
Historia e ndau Shkodren ne dy pjese. Një pjese ne lagje katolike dhe një pjese ne lagje myslimane. Ketë ndarje e beri pushtuesi otoman, sepse te përçare ata na sundonin me lehte. A duhet ti qëndrojmë ne ato pozicione te një shekulli me pare? Them se jo. Një histori e tanë, e cila do te sillte edhe pasoja fatale. Por sot pas tre brezash është me fatale, po te qëndronim ne te njëjta pozicione. Ajo qe eshte bere ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar, qe qyteti eshte perzier, ka qene e mire dhe duhet te vijoje edhe sot, per te cilen autoritet shteterore te qytetit duhet ta kene ne projektet e tyre strategjike.
***
Ne roman përdoren 33 fjale turke, çka paraqitet një realitet edhe ne ditët e sotme. Ne muajin tetor 2007, isha ne Kruje me një hungarez, bashkëshorten dhe përkthyesen, për te pare muzeun e Gjergj Kastriotit. Pasi pame muzeun, vizituam pazarin dhe hungarezit i bleve një dhurate, Gjergj Kastriotin ne kalë, te bere prej bronzi. Shitësi, pasi i dhashë leket, me tha: Bismilah! Me “vrau” veshin dhe me tepër se ishte djalë, rreth te 30-ve. Nuk mund te largohesha pa i thëne: Me fale djalë, je shqiptar? Po. – tha, qe kur është banuar kjo treve nga te paret tanë iliret. Pra me 10-tra shekuj. Atëherë, pse përdore fjale ne gjuhen turke?- i them. Me fal, por me është bere shprehi. Gjuha është mjaft e rëndësishme, është themeltare për t’u larguar nga mentalitetet anadollake, qe nuk kane asgjë te mire përveç përçarjes kombëtare. Atëherë këtij emancipimi duhet ti prijnë intelektualet, por jo ata intelektual qe janë te ndare ne shoqata fetare, por nga ata intelektual qe janë patriot, qe janë nacionalist, qe janë idealiste.
Ne një bisede, me një mik te besimit mysliman, po i tregoja se pas vitit 1990, 8 martesa kam nga fisi i im me besim mysliman. Tregoi habi! Unë u habita me shume se ai me veten dhe i them: Çfarë ke?! Me habit ky fakt - me thotë! Pra ky i shkolluar, se nuk mund ti them intelektual, se te ishte i tille nuk mund te habitesh, mendjen e kishte te fanatizmi fetar dhe jo tek nacionalizmi shqiptar. I drejtohem bashkebseduesit: Jo o i mjere, për mua nuk ka habi, se jemi njerëz, jemi shqiptar …
Mendoj se këto fakte nuk kane nevoje për koment. Gjithashtu mendoj se nuk ka nevoje për koment edhe ajo pune qe duhet te bëjnë intelektualet nacionaliste për t’i prire progresit, emancipimit shoqëror, te shoqërisë shkodrane dhe me gjere, qe te mos lihen te dalin si “kerpulla” te tilla helmuese. Shoqeria duhet te largohet nga mentalitete te nje shoqerie primitive, duhet te emncipohet, duhet te kaloje ne shoqerine e hapur ne themelet e se ciles jane vlerat e individit, qe ne te mos vuajme me nga pasojat e se kaluares.
Çdo brez njerëzor ka iluzionet e veta ne lidhje me qytetërimin, disa besojnë se kontribuojnë për sublime, te tjerët janë dëshmitare te rënies se tyre. Ne realitet iluzionet janë një flake vetmie, qe lindin e shihen nga këndi apo pika qe ne i shohim. Uroj qe te mos mbesim thjeshte dëshmitar. Koha është një monedhe, te cilen pa hezitim duhet ta shpenzojmë. Prandaj, intelektualet duhet te shpejtojnë, se monedha po mbeti ne xhep, humbet vlerën.
Gorge Graddeck, theksonte: “Njeriu sundohet nga një ligj ku ka dashuri dhe urrejtje, ku ka respekt dhe përbuzje, ku ka admirim dhe zili. Është një ligj universal nga i cili nuk shpëtojnë as nënat”. Uroj te kemi sa me shume dashuri, sa me shume respekt dhe sa me shume admirim për njeri tjetrin. Këto tre virtyte duhet te jene objektivat tona sot e ne te ardhmen.
Ju faleminderit i nderuari Fadil, qe me dhatë mundësinë te jap mendimin tim modest për krijimtarinë tuaj dhe disa refleksione për lexuesin e gazetës “Dukagjini”.
Te uroj shendet dhe jete te gjate, qe te jepni sa me shume vepra ne shërbim te emancipimit shoqëror, për edukimin me normat demokratike, për një edukim te shoqërisë pa dhune, pa krime, pa hakmarrje, me dashuri te pakufishme te njeriut për njeriun. Ju faleminderit!
NDUE SANAJ

GAC ÇUNI, NJE AKUZE PER DY KOHRA

Me satin e 52-vjetorit të vdekjes
Janë te paket ata shkodrane te moshës dhjete vjet e sipër qe nuk e njohin Gac Çunin. Ata qe tani kane moshe te thyer, e njohën Gacin nga afër dhe po ti pyesësh sot për Te menjëherë do te shikosh ne sytë e tyre shenjat e lotëve ndërsa ne fytyrat e tyre reflekset e dhimbjes qe e përjetojnë gjithë thellësi e ndjenje. Po te pyesësh te rinjtë, te cilët nuk e njohën nga afër Gac Çunin, patjetër do te përgjigjen: Po, Gacin e njohim, është ai qe ka kompozuar këngën “Kaçurrelat e tu”, e cila është prelud ne hapjen e çdo dasme apo gëzimi familjar ne sofrat shkodrane e me gjere, madje edhe ne konkursin e Mis Botes qe u zhvillua ne Durrës para disa viteve kjo kënge hapi aktivitetin nene interpretimin e shkëlqyer te Kastriot Tushës dhe Manjola Nallbanit. Tani na lind e drejta për te pyetur: Gac Çuni a ishte vlere me te cilin Shkodra ndjehet me mire ne fushën e përfaqësimit dhe te identitetit kulturor apo nuk ishte antivlere dhe për ketë anashkalohet ne përvjetorët e vdekjes se tij vetëm si njeri i thjeshte i cili me 26. 4. 2008 mbushi 52 vjet qe i ishte përcjelle “jetes se perteme” ne mënyrën me te dhunshme me barbare nga regjimi i asaj kohe: Vdeke ne burgun famëkeq te Burrelit, varrose tek qershia!!! Pushteti para nëntëdhjetës i beri me te keqen: E burgosi e torturoi, e la te vdiste për dhjete penicilina(kaq kushtonte vlera e një artisti), ndërsa pushteti i viteve te pas nëntëdhjetës jo vetëm e harroi, por duket sikur sipër figurës se tij ka hedhur një vello te patejdukshme si për ta asimiluar përfundimisht nga memoriet e njerëzve te këtij qyteti(ky është impenjimi për figura qe i dhanë emrin këtij qyteti e njerëzit qe e drejtojnë rrahin gjoksin ne emër te tyre). I vdekur flet. Ai flet me veprën qe ka lenë pas, flet me gjuhen e njerëzve qe e deshën, e njohën, e respektuan, flet me gjuhen e atyre qe dine te respektojnë vlera te qenësishme. Te mbërthyer ne një lloj amullie qe e ka përfshire sferën e artit dhe te kulturës ne ketë qytet fare mire mund te bëjmë pyetje te tilla: A ka njeri te ngarkuar ne administratën e bashkise për te mbuluar sektorin e kulturës? O ne qark a ka njeri te tille? Po shoqata e përsekutuarëve politik a ekziston? Nëse përgjigja është “Jo”, atëherë ne duhet te pranojmë se Virtyti ka vdekur e kjo shoqëri udhëhiqet vetëm e vetëm nga parime komerciale. Ç’fatkeqësi për një shoqëri qe pretendon se kërkon te behet bashkudhëtare e Evropës moderne!
I shture nga ky pesëdhjete dy vjetor i vdekjes se tij, dhe heshtjes se pamotivuar nga institucionet përkatëse, desha t’ua beje me dije pushtetarëve se kush ishte Gac Çuni.
Gac Çuni lindi ne korrik te vitit 1925, ndoqi mësimet ne shkollën e Jezuiteve dhe vazhdoj gjimnazin e shtetit. U arrestua me 31 gusht te vitit 1945 nen akuzën: “veprime kundër regjimit komunist për komplot kundër shtetit” se bashku me Loro Vaten, Ndreke Pjetrin, e te tjerë. Gjyqi u be ne Kuvendin Françeskan, i cili ishte kthyer ne burg e vend torturash për te gjithë ata qe ishin kundër shtetit diktatorial. Gaci u dënua me dhjete vjet heqje lirie. Nga burgu i Shkodres u dërgua nder kampe te ndryshme shfarosje, si: Bedeni i Kavajes, Omen Pojan te Korçës dhe pasi u sëmure rende me T. B. C. e kthyen ne burgun e Shkodres.
Viktor Luka, thotë: “Ne vitin 1951, na çuan ne burgun e Burrelit. Aty gjetëm edhe profesor Arshi Pipen, i cili i kishte dhenë mësim Gacit ne gjimnazin e shtetit ne vitin 1942 – 1943 dhe, duke qene se edhe profesori ishte i sëmure i dërguan ne një dhome tjetër. Kjo vërtetohet me se miri edhe nga poezia e Arshi Pipes e titulluar “Elegji për Gac Çunin”, botuar ne vëllimin poetik “libri i burgut”, ne te cilin nder te tjera thuhet: Vdiq një tjetër! Qajnë shoke te gratin! / Banja t’madhe gjamen! Vdiq tue sose afatin! / Si pat hjeke e vujtun, mbasi shume qe rreke / Tue luftue me morden! Vdiq; e lanë me vdeke!. A është akuze për “ditën e djeshme?” Po për te sotmen? Gac Çuni u nda nga kjo jete pak muaj ara afatit te lirimit nga burgu dhe kjo ndodhi vetëm për efekt te mungese se ndihmës mjekësore.
Gjate viteve te burgut, ai. u dallua për qëndrimin e tij burrëror, i patundur ndaj dhunës u be shembull qëndrese për te gjithë bashkëvuajtësit e tij. Tek Gaci ata gjegjshin vjershëtorin, kompozitorin, këngëtarin e talentuar, zërin e bilbilit qe te përmadhonte me ëmbëlsinë e tij. Ne partiturën e tij gjeje madhështinë e qytetit te vendlindjes, Shkodren, madhin e Atdheut, etjen për liri, ndjenjën fisnike te dashurisë, malet, fushat, liqenin, shokët e vrare ne kufi, e te tjera. Ja se çfarë shkruan i njohuri Mikel Prendushi për Gac Çunin: “Me te drejte një gazetar i huaj pasi bisedoj me ata qe kishin mbijetuar nga burgu i Burrelit ka shkruar: “Ferri i Dantes është purgator para tmerreve te Burrelit”, por Gaci mbante gjithnjë moralin lart: Shokët e tij te burgut kujtojnë se ne momentet me te vështira kënga e tij, kuptohet, nen zë u jep force e shprese. Ai mbajti kurdoherë moralin lart,po shëndeti po i shuhej dita – ditës”.
Gjon Mark Ndoi ne librin e tij “S’mujta me e ndal kohen”, shkruan: “Shpesh na te rinjtë mblidheshim rreth Gacit se ishte “magnet” qe na tërhiqte e nigjojshim pa fryme ndoj kange qe e këndonte lehte sepse nuk lejohej çuemja e zanit. Një nate na kapi gardiani dhe nuk e mohuam por thamë se kena kendue e gjithë. Ketë nate Gaci e kaloj ne biruce. Ishte një nate e ftohte por Gaci e përballoj, ndërsa na e kaluem atë nate me shume mërzi”. (faqe 140)
Bashkëvuajtësi i tij, Ahmet Kopliku, ne një bisede te drejtpërdrejte me te(me date7 tetor 2006, se ka vdekur), shprehet për Gacin: “Ishte i pazëvendësueshëm nder ne, i pakursyer për shoqnine, na i shëndoshte plagët e torturave me parfumin e zanit te tij i paepun ne bindjet e tij, i pamposhtun përballe torturës, nuk duhej me vdeke kurrë, mua me ka marre përkrahu e tujë u sjell përreth burgut kena knue bashke kangen e tij te sapo kompozuar “Kaçurrelat e tu”, pa vdeke unë nuk  vdes as ti ne mënden teme”.
Ndërsa artisti i merituar Bik Ndoja ne gazetën “Dukagjini” te muajit shkurt 2008, shprehet: “Familja e Gacit ishin te tanë këngëtar, kurdo qe te shkojshe ne shtëpinë e tyre i gejshe te gjithë tuj kendue. Gacin m pak e njofta për se gjalli sesa për se vdekuni. Me te vërtete ishte një vlere e madhe muzikore për te tanë Shkodren e me gjere”.
Vellai i Gacit, Lazeri, shprehej(ka vdekur) për ne aty rreth vitit 2006: “Kur erdhi profesor Arshi Pipa ne Shqipëri, ne vitin 1992, unë shkova për me e takue. Qëndrova diku larg ne një karrige ne atë dhome te madhe dhe te them te vërtetën u ndjeshim jo mire, duke pas parasysh se me ka dojshe me u takue, por kur e mori veshtë se kush ishim unë, Ai u çue prej karriget dhe erdhi tek unë. U shtanga ne vend, por Ai me tha: - Ti je vëllai i Gac Çunit? – Po iu përgjigja me gjyse zanit! Atëherë, Ai hapi krahët, me rroku fort e fort dhe duke kjajte te dy bashke, kujtoj vetëm këto fjale te tij: kurrë ne jetën teme nuk kam pa djalë ma te mire se Gac Çunin … Edhe unë kurrë ne jetën teme nuk kam kjajte ma shume …”.
Njerëzit emërmëdhenj qe here pas here kujtohen nga qeveritë mund ta kenë një fund, por ata qe kujtohen nga ndërgjegjja dhe vetëdija kulturore e Gjeniut “Popull”, nuk do te kenë fund asnjëherë. Nuk ka gjë me te amoralshme se mosmirënjohjen ndaj atyre njerëzve qe fale sakrificës sublime te tyre te tjerët ndërtojnë karrierën pa u ra ndërmend se kush ishin ata qe hodhën themelet e kësaj dite. T’i kujtosh është me e pakta, t’i respektosh është njerëzi, e t’i nderosh nuk është privilegj, por vetëm detyre. Mënyra sesi u sollën dje dhe si po sillen sot është testimi me i mire për te pare se ne ç’batak janë zhytur. Sidoqoftë, dikush e kujton edhe Gac Çunin e ndoshta ata janë mbartësit e vlerave!
LAZER KODRA

MARTIRI GJELOSH  LUSHI,  KRYETARI I PARË I  F.N.Ç TË DUKAGJINIT

BIRI I NJE GJENERATE TË VJETËR ATDHETARËSH.
Gjelosh Lushi ka lindur në fshatin Pepsumaj të Shoshit në viti 1913.
Gjenologjia  atdhetare e të cilit fillon në thellësi të shekullit 19 me stërgjyshin e tij  Lulash Bala, një burrë i urtë e atdhetar i përmendur në fisin e  Shoshit.
Pas vrasjes së bylykbashit të Shkodrës Sulejman Agë Hoti nga Pal Gjoka  në Kirë, me 26 maj 1872, 24 krerë të fisit të Shoshit u thirrën për bisedime,  u arrestuan tradhëtisht nga Valiu i Shkodrës dhe u dërguan në intërrnim në vapën përvëluese të shkretirës së Libisë.
Kënga e motit kushtuar kësaj gjëme thotë:…Na rrejti mbreti/Na shiti Shkodra… Nga të masakruarit e kësaj hakmarrje mizore janë të evidentuar Lulash Bala, Ndue Mëhilli, Nikë Mala, Nikë Luca,Vuksan Nika, Mirash Ndou, patën mbijetuar vetëm Marash Kola dhe Prekë Ndou nga Ndreajt e Shoshit të cilët  fatkëqsisht  kur vdiqën i morën me vetë në vorr edhe emrat e shokëve të tjerë të denuar e mbeten  përjetësisht anonim.
Ujkë Lulashi, vëllau i madh i gjyshit të Gjelosh Lushit ka luftuar kundër turqëve me 1910 në Qafën e Agrit dhe kundër malazezve në vitin 1915. Kamiljo Libardi prifti italjan i Shoshi në vitin 1910 në librin e tij të botuar në Itali”Lëvizjet para patriotike”1910-191-1912- evidenton emrin e Sokol Ujkës si një nga luftëtarët e kësaj qëndrese madhështore të dukagjinësve kundër ushtrisë osmane të Turgut Pashës. Ja si përshkruan Libardi   një polemike që kishte pasë me Ujkë Lulashin: “Në qelën e Shoshit ato ditë kishte ardhë një prift nga Shkodra R.P Pal Çurçia O M. Për shkak të rrugës së gjatë -sqaron Libardi, ky meshtar erdhi në mushk  nga Shkodra, fjeti në Prekal duke mbajtur me vete dy hejbe me ushqime. Në popull u hap fjala se frati i kishte sjellë famullitarit të Shoshit një sasi të madhe paresh të dërguar nga Valiu për tu mbushur mendjen rrebelëve të ulnin armët.“Nuk dihet sa kohë do të kishte zgjatur akoma kjo punë nëse një fare Ujkë Lulashit prej Shoshit, një nga krerët e urtë e bujarë, të mos kishte deklaruar haptas, se si  ishte puna e asaj dhuratës që kishte  sjellë një frat më një mushk nga qela e Prekalit. Të gjitha fjalët e bukura s’pinë ujë për ta bindur, prandaj puna shkoi tek fjalët e ashpëra e ankesat  saqë edhe sot nuk mungojnë prej atyre njerzve që s’mendojnë shumë që thonë se fretërit janë majmur me të hollat e derguara nga pashai për krerët”( -Kamiljo Libardi”Levizjet e para patriotike 1910- 1912”. Fq 57).Në qafën e Agrit 1910 dhe Qafën e Boshit 1915 në dy përballjet e mëdha me turq e shkja Pepsumajt dhe Molla morën pjese masivisht të prirë nga
Lekë Prelë Alia (kreu –vojvoda i madh i Shoshit) dhe Ujkë Lulashi (djalë pas kreut vojvodë i vogël).Në obeliskun memoristik të këtyre datave  historike.kanë skalitur emrat  e tyre Milan Çuni, Ukë Staka , Dedë e Mark Ndou, Mark Milani, Bibë Doda, Mirash Gjoni, Mark Marashi, Mark Mëhilli, Lulash Gjoni, Sokol Marashi, Ndosh Lulashi, Mark Jaku, Mëhill Pjetra, Pal Vata, Bal Leka.(Sipas informatorve Gjon Marashi, Bal Marku, Ndue Biba e Pjetër Koca)
Gjelosh Lushi që i mitur ( në moshën 3 vjeç) mbeti jetim, pasi në pranverë të vitit 1916 së bashku me babanë e tij Lush Gjeloshi, vdiqën edhe kater pjestarë të tjerë të kësaj familje nga epidemia e tmerrshme e kolerës . Gjelosh  Lushi u rrit jetim nga kushriri i tij i parë Mark Milani i cili më vonë do të shendërrohej kryeidhulli i besë.
ANTIFASHISTI I VJETËR I DUKAGJINIT
Vitet kalojnë dhe bëjnë punën e vet ndersa fisi Fan Nolist i Gjelosh Lushit (Mark Milani i denuar në litar, Prekë(ose Shor) Sokoli i denuar) 101 vjet nga diktatura Zogiste), gjatë LANÇ lidhet totalisht me këtë levizje (Kolë e Mark Prela - Gjelosh e Dedë Lush Fiku  -  Bal e Pepë Milani  -  Lulash e Prekë Sokoli (Urani) Ndue Sokol Shpatina, ) të gjithë janë vënë aktiv në shërbim të luftës  me armë, me gjë e mall, me shtëpia e konak duke sakrifikuar në mënyrën më patriotike dhe rrezikuar gjithçka : jetën, familjet dhe shtëpitë e tyre .
Gjelosh Lushi duhet vlersuar në dy plane: së pari si patriot që nuk hezitoi të kapte pushkën dhe diti të orjentohej drejt në atë situatë ku përgjumja naiviteti dhe padituria   i bëri shumë malësorë të ndershëm  miop, sa nuk ditën të dallonin  dot vlerat e antifashizmit dhe për rrjedhojë ose fjetën gjumë, ose u rreshtuan kundër tij si rezultat i propogandës së shfrenuar  kundër komunizmit që paraqitej si një e keqe më e madhe se agersori i përbotshëm fashist.
Gjelosh Lushi në planin tjetër duhet vlersue si demokrat i vërtëtë që u martirizua në altarë për demokraci. Ai nuk ishte nga ata prototipa që kishte fituar imunitet  të trashiguar nga përllogoritja e zareve.  Nuk ishte nga ata të “zgjuar “që proklamonte proverbin e shpifur e poshtërues që ka zënë rrënjë të thella në shumë shqiptarë gjatë kohrave të invadimeve. “Jam me atë që sundon kalanë”. Gjelosh Lushi është në krye të listës rëndore të partizanve antifashist dukagjinas dhe njëkohësisht nga më të vjetrit e Qarkut të Shkodrës. Natyrisht kuptohet se ideatori politik, inspiruesi dhe inicjatori i ngritjës së  bërthamës antifashiste   të përberë nga Gjelosh Lushi, Gjon Marashi, Bal Marku, Market Pjetri Ndokë Gjeloshi, Ndue Sokoli,Lulash Sokoli, ka qënë Profesor Doktor Kolë Prela. Këta kanë qënë boshti rreth së cilës janë mbledhur më pastaj gjithë partizanët e Çetës së Dukagjinit  të cilët erdhën duke u shtuar dhe kur u mobilizuan fillimisht në Bataljonin Perlat Rexhepi dhë më pastaj në Grupin e Shkodrës. Ishin një kompani e cila siç dihet pati komandat Gjon Marashin. Fillimisht si njesit,  ashtu edhe Çeta partizane e Dukagjinit u formua në Pepsumaj ku Gjelosh Lushi  është pa dyshim figure qëndrore  e kurorzimit të kësaj përpjekje sa patriotike aq edhe të vështirë. Gjelosh Lushi ka qënë luftëtari i Bataljonit Perlat Rexhepi i Grupit të Shkodrës dhe i Brigadës së 27 –Sulmuese. Ka marrë pjesë në luftën e Reçit në data 30 -31 gusht të vitit 1943. Ai së bashku me Ndue Sokolin, Bal Markun, Market Pjtrin, Nikë Shytanin etj  qyshë përpara dates 1 nëntor 1943 u  gjendën në Theth pasi kishin marrë njoftim nga komanda e Bataljonit Përlat Rexhepi se pjesa kryesore e këtij bataljoni prej 121 partizanësh të lëviznin përgjatë sektorit, Bogë-Theth- Vuthaj dhe do të kalonin në sektorin Plavë- Guci të bashkpunonte me forcat e Brigadës së II proletare në Mal të Zi. Gjelosh Lushi me shokët e vet partizan dukagjinas të Grupit të Shkodrës gjatë natës se 26 nëntorit 1944 u vëndosën në vijën luftarake Kodrat e Bokist- Ura e Mesit- Shkodër  në krahun përtej   Kirit.  Në Kodrat e Bardhajve ishin rreshtuar një pjesë  tjetër e forcave të kësaj njesie, kurse nga drejtimi jugor i Shkodrës vepruan brigadat e 22-të, e 7-ta,e23-ta dhe 24-ta të cilat në ndjekje të forcave gjermane u futën në qytet mëngjezin e 29 nëntorit 1944(Rexhep Haka  Bataljoni “Përlat Rexhepi” fq 131-132). Gjatë vitit 1943-19944 punoi intensivisht edhe për ngritjen e Këshillave NÇ në Shalë, Shosh, Mërtur, Toplanë etj dhe në prag të çlirimit dhe në muajt e parë pas luftës   ato u ngritin në gjithë Dukagjin. KNÇ  u morën edhe me organizimin e zgjedhjeve të para të Asamblesë Kushtetuese ku në mënyrë spektakolare    fitoi Prof, Dok Kolë Prela si kandidat i Frontit Nacionalçlirimtar duke qënë defakto deputeti i parë dukagjinas në histori i zgjedhur me votim mbarë popullor.
Duke shfletuar shtypin e kohës (Gazeta “Koha e re” e Shkodrës                 3 shkurt 1945) dallova një fakt interesant  që    pasqyronte  zgjedhjen e Këshillit N.Ç.L të Nënprefekturës së Dukagjinit. ”Edhe Dukagjini, me 1 .02. 1945 në Ditën e madhe historike, ditën e hymjes ndër rradhët tona të çelikta të pushtetit demokrarik Shqiptar…Komandanti i Rrethit Gjon Marashi, hapi mbledhjën, tue spjegue rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve. Në mes të tjerave ai tha se sot,në Dukagjin për herë të parë po zgjedhim një Qeveri që e don populli…Mandej thjeshtë paraqiti delegatin e K.N,ÇL të Prefekturës Shkodër Mark Ulin. Delegati foli mbi vuajtjet e popullit shqiptar në të kaluarën, pastaj spjegoi gjithashtu rëndësinë dhe detyrat e Këshillit që po zgjidhej…Zgjedhjet filluan dhe u banë shumë propozime dhe nga të gjitha propozimet u formue një listë prej 40 vetësh.Prej këtyre u zgjodh  Kryesia e K. N.ÇL të Nënprefekturës së Dukagjiniit si vijon.
Kryetar Gjelosh Lushi-Pepsumaj – Shosh.
(Gazeta Koha e re”3 Shkur 1945 me lstën e plotë të këtij Këshilli do të niheni në pjesën e dytë të Librit Njerz të shquarztë Duakgjinit)
Duke studjuar me kujdes këtë listë të bije në sy se ky Këshill,  ishte organi më përfaqësues popullor i zgjedhur deri atëherë në historinë e shteti shqiptar, për këtë krahinë, madje nuk do ta teproja pa ta quaja më përfaqësuesi në hsitorinë e pushteteve të mëvonshme vëndore.(duke përfshi edhe vitet pas nëntëdhjetës)
Ky këshill përbëhej në masën mbi 95 përqind nga  përfaqësues jo komunist, kishte në përberje patriotët më të afirmuar të kësaj zone gjatë LNÇ, kishte Nënktyetarin dhe dy Përgjegjës Seksionesh priftërit e Abatit, Thethit dhe Shoshit, kishte disa përfaqësues  nga kreret dhe paria e Dukagjinit të pa implikuar direkt kundër LNÇ si Ndokë Nika-Plan, Fet Sadiku-Mërtur, Can Tahiri- Theth, kurse Prelë Marku – Pecaj   dhe Bekë Delia –Shosh u punësuan me rrogë në atministratën e Rethit Dukagjin dhe morën armë me leje nga pushteti i ri.
KRYETARI I PARË I KËSHILLIT NÇL TË DUKAGJINIT MERR PLUMBIN BALLIT
Ngjarjet më vonë do të precipitonin në mënyrë të dhimbshme jo pak nga këta përfaqësues në një të ardhme të afërt do të viheshin në oponencë të plotë me rregjimin e ri i cili vetëm në këtë drejtim nuk bënte asnjë lëshim dhe godiste pa pike mëshirë çdo kundërshtar. Në këto pozita vihet edhe Gjelosh Lushi i cili nuk kishte luftuar, as edhe nuk mund të pajtohej me një rregjim diktatorjal nën komandën e një partie të vetme. Në atë kohë në Dukagjin vepronin si të arretisur disa element nacionalist kundërshtar të betuar të rregjimit të ri që gjatë luftës. Duke mos i humbur lidhjet me misjonet e huaja anglo- amerikane që edhe i nxitën dhe u premtuan përkrahje ata shpresonin që të bënin për vete sa më shumë përkrahës me qellim që të përmbysnin rregjimin e Hoxhës, i cili sipas tyre nuk do ta kapte pranverën e vit 1945.  Elementet antikomunist pro përendimor duke pritë mrekullitë e aleatëve dalëngadalë filluan të veprojnë, të organizohen dhe të afrohen  jo vetëm me krerët dhe parinë, por edhe patriotët që kishin luftuar për liri dhe për një  pushtet të vertet demokratik. Një nder figurat e para oponencës anti komunste ishte nacionalisti Gjelosh Lushi që së bashku me Prof Kolë Prelën kishin hy në luftë, për të luftuar fshizmin, ndersa pas çlirimit aspironin një sistem politik demokratik me shumë parti dhe jo një diktaturë të një partie staliniste. Në dhjetor 1945 në vendin e quajtur Karma e Bobit u bë një takim i këtyre nacionatisteve në ilegalitet. Gjelosh Lushi  ndonëse ishte Kryetarë i Këshillit N.ÇL i Profekturës së Dukagjinit  u akuzua se mori pjesë në këtë mbledhje i ftuar nga disa miq të tij. Fillimisht në mënyrë rutinë do të arrestoheshin vetëm pak persona  si të dyshuarit e mundëshim të cilët nuk arritën të rezistonin dot turturave fizike dhe dekonspiruan gjithçka. Pas kësaj natyrisht më shterjtë se gjithkush tjetër do ta paguante Gjelosh Lushi  i cili  aso kohe ishte autoriteti më i lartë i pushtetit ekzekutiv në Nënprefekturën e Dukagjinit. Gjelosh Lushi për konçidencë është arrestuar ditën e arratisjes së Lekë Vojvodës (Kapiten i parë) dhe  konfrontimit të përgjakshëm në  Pyllë të Shoshit  ku u vranë tre ushtarë të mbrojtjes nga Bekë Dela dhe u arratis edhe bajraktari i Shoshit Lulash Gjeloshi.
Shefi i Seksionit Sigurimit  të Rrethit Dukagjinit Xhemal Selimi dështoi në mënyrë të turpshme, të  ndaluarit i ikën për duarsh, gjithashtu humbi edhe jetën e tre ushtarve të pa fajshëm.
Famkeqit Selimi i irrituar në shkallën sipërore erdhi me vrap nga Pylla e Shoshit në Kodër Shëngjergji  të realizonte epilogun e fundit të skenarit të tij top sekret. Trimi i dështuar i mejdaneve shkoi në Zyrën e Kryetarit të Këshillit FNÇ të Dukagjinit së bashku me ty-tre polic gjoja për t’i rrefyer ndodhinë e hidhur dhe me hipokrizi i kërkoj një shkresë Kryetarit të KNÇ  të Dukagjinit. Gjelosh Lushi filloi të gjurmonte pa asnjë dyshim për ta gjetur atë shkresë në sirtarin e tavolinës së punës, kur befasisht i’ju vërsulën tre sigurimsa dhe e prangosën duke  i thënë lamtumirë për gjithmonë lirisë dhe fare shpejt edhe jetës.
PUSHKATIMI:
Gjelosh Lushi  qëndroi në hetuesi plot 18 muaj, duke u përballuar në mënyrën më dinitoze,  llojëve më të tmerrshme të gjinisë së turturës . Armik i popullit, tradhtar i atdheut që ka tentuar të rrezojë pushtetin popullor në Shqipëri në bashkpunim me rreaksionin e brendshëm dhe të jashtëm anglo-amerikan, ishte akuza e pa mëshirshme që e ndeshkoi me denim kapital. Gjygji politik është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ekzekutimi me plumb është bërë pesë javë më vonë në Zall të Kirit. Drane Gjeloshja nëna e Zef Marashit të Pepsumajve e ka pa rastësisht përpara Kishës Madhe kur e kanë nisë për ta pushkatuar të lidhur dorë për dorë me Zef  Nikën e Breg Lumit Shalë. Dedë Lushi i vëllaj i gjendur në shtëpinë e Bal Pjetrës së Mollës afër varrezave të Rrmajve(kishte ardhë për ta pa në hetuesi)  ka dëgjue me veshët e tij breshërinë e batareve shokuese që i shkimatën jetën Gjelosh Lushit. Pepë Marku, vëllaj i vogël i Bal Markut nuk është përmbajtur, ka shkuar mënjëherë te vendi i ngjarjes dhe nuk është shkulur prej andej deri sa e kanë varrosë disa civila. I ka marrë kapuçin si shejin e vetëm të njeriut të tij të dashur.Drane Gjeloshja i pati vënë një kryq te vendi ku e groposën, vend që nuk do të identifikohej më kurrë , prandaj akoma sot nuk i dihet varri. Gjelosh Lushi prehet në gjirin e tokës së vet duke u bërë një dhe i pandarë me materjën që lindi. Gjelosh Lushi është materja ideale e ndergjegjjës sonë nacinale dhe e aspiratës për humanizëm, liri e demokraci. Gjelosh Lushi vjen me vonesë në faqet e Gazetës Dukagjini, nuk ka qënë harresë, por një pritje  e zgjatur nga ana ime që ta sillte dikush tjeter dhe jo unë kusheriri i tij. Çdo pritje ka një kufi. Gjelosh Lushi përsonifikon antifashistin që i doli zot atdheut në momentet më kritike dhe martirin që u flijua për demokraci në ditët më të vështira, prandaj   si i tillë ai i përket historisë së Dukagjinit më parë se fisit dhe familjes së tij.
PRELË MILANI

FRAN MIRASH ÇARDAKU, NJË JËTË NË SHËRBIM TË EDUKIMIT
Mësuesi ka kënaqësi të madhe kur dikush e ndalon në rrugë, i zgjatë dorën apo edhe e përshëndetë gjithë ëmbëlsi: “si je mësues”, “mirë dita mësues”, “ditën e mirë mësues”. E mësuesi ndalon, e shikon, i kthen përgjigjen, por njëherësh fillon dhe shfleton fletët e kujtesës, ndërsa kalimtari largohet për në punë të vet, ndoshta me mbesën apo nipin për dore, me thinja në kokë sepse vitet bëjnë punën e vet. Shumë i kujtohen mësuesit por edhe shumë të tjerë nuk i kujton emrat e tyre. Koha bën të sajën, vitet ikin. Shumë nxënës kalojnë nëpër duart e mësuesit dhe mundësia për t’i kujtuar të gjithë është e pa arritshme. Ndërsa mësuesi pak do të ndryshojë sepse rritja e tij ka përfunduar, por do t’i zbardhen flokët, në qoftë se nuk i kanë rënë fare, do ti ulet shikimi apo dëgjimi, edhe dora ndoshta nuk e ka shkathtësinë e dikurshme etj, ndërsa zemra ruan përgjithmonë dashurinë për nxënësit e tij e ndjehet mirë kur e përshëndetin me emër “mësues” e aq më tepër duke i a rritur vlerën shoqërore me emrin “profesor”. Mësuesi kujtohet nga nxënësit jo vetëm për veçoritë e tij fizike, por në radhë të parë për punën e bërë për edukimin e nxënësve.
Nuk ka si të ndodhë ndryshe edhe për shokun tim Fran Çardaku. Ky u lind në Nicaj-Shalë me 15 janar 1946. Shkollën 7 vjeçare të kohës e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në fshatin e lindjes dhe në vitin 1964 mbaron me rezultate shumë të mira edhe shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër.
Para pak ditësh po rrinim së bashku edhe me Gjergj Çunin ish nxënës në shkollën pedagogjike, por Frani ka qenë më përpara Tij. Gjergji kujton fizkulturën e mëngjesit që bëhej në shkollë nën tingujt e fizarmonikës që luante Frani.
Pas mbarimit të shkollës së mesme i përkushtohet arsimit. Emërohet në shkollën fillore në Mgullë të Pultit, por gjatë viteve të punës së tij kalon në shumë shkolla të tjera brenda dhe jashtë Dukagjinit si në Toplanë, Nënmavriq, Abat, Lotaj, Breglumi, Vukpalaj e Koplik.
Fran Çardaku nuk i u nda punës për ngritjen e tij shkencore dhe profesionale. Në vitin 1976 mbaron Universitetin e Tiranës për histori-gjeografi. Për disa vite nuk lejohet që të japë provimet e pjekurisë, pasi në biografinë e tij kishte një “njollë”, sepse babai i tij kishte qenë në burg politik disa vite dhe kjo e pengonte pasi nuk i jepej një karakteristikë nga organizata e partisë e arsimit në Shalë më mendimin për tu futur në provimet e lirimit. Më në fund dikur i jepet ajo karakteristikë dhe lejohet të mbarojë shkollën. Frani i përkushtohet punës me vëmendje të madhe. Ishin diku fillimet e viteve ’70. Në shkollën e Bregut të Lumit do të bëhej një mësim i hapur me të gjithë mësuesit e zonës së Shalës. Për arsye që nuk vareshin prej nesh, në ditët e fundit na u dha detyra që të bënim një kod të vendlindjes. Me materialet që kishim së bashku me Franin i hymë punës, por nuk bëhej lehtë. Natën e fundit kemi punuar së bashku me të gjithë natën dhe të nesërmen këndi qe gati dhe doli mjaftë i mirë sa që edhe sot pas mbi 30 vjetësh po të jenë një i tillë do t’ia vlente.
Frani për 20 vjet ka punuar në shkollën e mesme të Bregut të Lumit dukë qenë edhe nëndrejtor për konviktin pranë kësaj shkolle.
Mësues Frani nuk është vetëm mësimdhënës. Ai është një veprimtar shoqëror shumë i mirë. Ka marrë pjesë në veprimtaritë kulturore artistike që në moshën 11 vjeç. Në vitin 1957 është laureat i çmimit të festivalit folklorik kombëtar në Tiranë. Ka qenë përgjegjës i shtëpisë së kulturës në Kirë për disa vjet. Mendja, dora dhe tingujt e fizarmonikës së tij kanë qenë të pranishme në çdo veprimtari kulturore të zhvilluar në zonën e Dukagjinit për 44 vjet të punës së tij, prej të cilave 38 drejt për drejt në arsim.
Frani merr pjesë në brigadën vullnetare për ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë Fier në vitin 1967 kur bie gjatë punës Shkurte Pal Vata.
Edhe gjatë shërbimit ushtarak në një repart special në Tiranë dallohet për punën e tij të mirë. Për tri vjet është drejtuesi kryesor i rinisë së repartit.
Si mësues i përgatitur dhe metodist për 20 vjet ka qenë kryetar i komisionit metodik-shkencor për shkencat shoqërore të shkollave të zonës së Shalës  si dhe kryetar i organizatës profesionale në shkollat ku ka punuar.
Për punën e mirë të mësues Franit në vitin 1987 është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Naim Frashëri”.
Me fillimin e proceseve demokratike, Frani është mjaftë aktiv duke krijuar seksionin e parë të Partisë Demokratike në Shalë që u pasua me krijimin e 15 seksioneve të tjera. Për 4 vjet ka qenë kryetar i nëndegës së PD në Dukagjin.
Në fillim të vitit 2008 Fran Çardaku mbyllë karrierën e mësuesisë dhe del në pension. Duke i uruar shëndet e jetë të gjatë, besoj se do të ketë dëshirë dhe mundësinë që përvojën e vet shumëvjeçare shkencore dhe shoqërore tua bëjë të njohur brezave që do të vinë. Ai ka çfarë tu thotë atyre sepse ka një jetë në arsim por edhe si veprimtar shoqëro
LUIGJ  SHYTI

SHKODRA PA MJESHTRIN E MADH TE FOTOS

Me datën 19 prill 2008, Shkodra është pa mjeshtrin e fotos, Angjelin Nenshatin. Ai ishte ikona e brezit te vjetër te fotografisë shkodrane. Angjelini ka vdekur me daten18 prill 2008 fizikisht, por jo nga vepra qe ka lenë. Ai nuk ka lenë pak, por mbi 500 mije foto me siglën “Nenshati”.
Mjeshtri Nenshati lindi ne Shkodër, me 12 dhjetor 1929. Qe ne rini ka pasur pasion te madh për profesionin e fotografit, duke e ushtruar atë qe ne moshën 14 vjeç. Ne Puke, ku punonte mësues, ne vitin 1948 ka krijuar laboratorin e pare fotografik, por gjithsesi, deri ne vitin 1957 është marre me fotografi si amator. Pas këtij viti  ka punuar si profesionist. Veçanërisht, pas shtetëzimit te repartit te fotografisë ne vitin 1958 e deri ne vitin 1990, ka punuar fotograf profesionist, duke bere qe Angjelin Nenshati te gjurmoje jetën shoqërore ne qytetin e Shkodres. Pas vitit 1990 e deri sa  u nda nga jeta, ishte një profesionist i fotos i lire, duke qene prezentë me aparatin e tij te fotos, ne te gjitha momentet kulmore te jetës se qytetit te lindjes, Shkodres.
Te gjithë banoret e Shkodres e njihnin fotografin e zellshëm se është e vështire qe te mos ketë ndonjë njeri prej tyre foto nga mjeshtri Angjelin Nenshati, dhe jo vetëm banoret e qytetit, por te gjitha krahinave te Shkodres, dhe po te thuash edhe te gjithë te Shqipërisë se Veriut. Pra edhe te gjithë dukagjinasit mund te kenë foto me siglën „Neneshti“, te cilët u kane për ta harruar kurrë sjelljen njerëzore te Angjelinit. Ai pavarësisht viteve mbi shpine, me aparatin e zakonshëm, por karakteristik, ne duar dilte çdo mëngjes ne rrugët kryesore te qytetit duke u bere pjese e pandashme e tij.
Pak nga pak, fale pasionit te pareshtur arriti te krijonte arkivin personal, për t’u lenë brezave çdo kujtim te fiksuar ne fotografitë e tij. Për punën e madhe dhe me pasion te tij për vendin e lindjes dhe banoreve te tij, Këshilli bashkiak i qytetit Shkodër i ka dhenë titullin e larte „Qytetar Nderi“.
„Qëllimi i jetës është te mbetemi gjalle“, theksonte Michael Crichton.  Ketë, pavarësisht ne se e ka lexuar apo jo autorin përkatës, Angjelini e ka kuptuar me kohe, se me kohe ka punuar për ti lenë qytetit te tij te lindjes një pasuri te madhe, te pavdekshme te krijimtarisë se tij ne fushën e Artit te fotografisë. Ai ne ketë fushe ishte një gjeni. Dhe siç theksonte Francis Skot, „Gjeniu ka aftësi për te zbatuar ne praktike atë qe ka ne mend“. Ai asnjë here nuk u shkëput nga ajri i freskët, nga natyra, ai asnjë here nuk ju fshiu erës se veriut, ai asnjë here nuk ju fshiu diellit, për te zbuluar veten para njerëzve, për te qene afër atyre ne çdo çast te jetës se tyre, për te qene prezent ne çdo moment te jetës se qytetit te tij, duke pasuruar historinë e tij nëpërmjet fotos.
I themi mjeshtrit Angjelin, Ju faleminderit për pasurin e madhe qe na ke lenë, jo vetëm për pasurinë e madhe te fotografisë, por mbi te gjitha për trashëgimtaret e tu te devotshëm, Leonin, Aleksin dhe Enerin, te cileve ju urojme jete te gjate. Kemi besimin e plote se do ta çojnë me tej gjenin tuaj te fotos.
Shpirti tu pushofte ne paqe.
NDUE SANAJ

Dashuria e nënës dhe fëmija

Në numrin e kaluar të dashur lëxues ju keni lexur «Një thirrje që kërkon jetën», ku fëmija i palindur i kërkonte nënës së tij ...!
Nënë, mos më mbyt!
Nënë, më lejo të shikoj dritën, më lejo t’i sodis qiellin, djellin, hënën, yjet, pemët, lulet e detin......
Aborti është vrasje. Ai është shkatërruesi më i madhë i paqes në botën e sotme. Prandaj të dashura nëna që Zoti ju ka dhuruar në krahrorin tuaj një dhurat të paçmueshme ju duhet të kini shumë kujdes për këtë dhurat të paçmueshme.  
Lajmi se është shtatzënë mund të jetë lajmi më gazmor në jetën e nënës. Menjëherë pasi e merr lajmin e ri, përnjëherë nëna mund të ketë ndjenjë tjetër ndaj trupit të saj dhe mundohet të kujdeset me më shumë vëmendje dhe dashuri. Një jetë e re që ka trokitur në trupin e nënës kërkon dashuri që duhet ta shoqëroj gjatë gjithë jetës.
Që në vitet e para të jetës kanë një vështirësi të madhe për fëmijën, i cili pak nga pak fillon të formojë personalitetin e tij. Në këtë kohë del në pah roli dhe rëndësia e mjedisit familjar ku ai rritet, e nënës dhe e babait.
E fillojm me nënën sepse është ajo që i jep fëmijës mësimet e para mbi jetën. Dashuria e nënës ka një rëndësi të dorës së parë. Për sa kohë që fëmija ndodhet në barkun e nënës marrdhënjet e tij biologjike me të janë shumë intestive. Dhe jo vetem ato biologjike por edhe psikologjike. E kemi fjalën për dialogun e brendshëm të nënës më fëmijën, që i jep asaj një kënaqësi  aq të madhe si dhe e përgadit për të kaluar një moment të bukur të jetës. Për fëmijën nëna është qendra e  mardhënjeve të tij me mjedisin dhe gjithçka që e rrethon. Ajo përfaqëson të ushqyerit, të parit, të dëgjuarit, lëvizjen, përkdheljen, prehjen dhe sigurinë, kënaqësin dhe pakënaqësin. e komunikimit emocional që lidh të porsalindurin me nënën kanë ndonjëherë natyrën e një ndjenje. Pra, ajo është për foshnjen e vogël ushqimi kryesor i zhvillimit të tij mendor dhe fizik.
Çdo fëmijë që privohet papritur nga përkujdesja e nënës së tij, humbet, varfërohet, bie nga ana intelektuale, sepse të gjitha proçeset e sferës njohëse, emocionale, pësim frenimi … qoftë edhe të përkohshme ashtu siç bien nga ana fizike për atë perjudhë. Tek ai kultivohet një dukuri negative në formën e ndjenjës së inferioritetit, të braktisjes që mund të kthehet në një kokë fortësi dhe revolt të brendëshme. Madje edhe disa prirje për vetmi e melankoli apo ndjeshmëri të madhe që shprehin këtë varfëri të dashurise së nënës në agim të jetës së tyre.
Kur themi se dashuria e nënës ka rëndësi jetike për fëmijën, për rritjen dhe zhvillimin e tij, duhet kuptuar që ajo mund të bëhet dhe e dëmshme në qoftë se i mungonjnë në rradhë të parë cilësit e nevojshme, qofshin këto cilësi të karakterit apo sferës emocionale të saj. Nga kjo pikëpamje themi se ka nëna - fëmijë, nëna - egoiste, nëna të dhimbsura, nëna - agresive, nëna që për arsye të ndryshme klinike apo shoqërore nuk arrin ti duan plotësisht fëmijët e tyre. Nga kjo rrjedhin edhe disa vështirësi në marëdhëniet që do të krijojnë nënat me fëmijët e tyre më vonë, sepse këto mardhënie ndonjëherë marrin formën e presioneve të vërteta shqetësuese. Kështu psh: Ka nëna që, kur u drejtohen fëmijëve për probleme nga më të ndryshmet, mundohen ti prekin vazhdimisht dhe intensivisht në ndjenjat e tyre më të holla, madje duke spekulluar me to si me shprehjet «..ti nuk më do..», «..nuk sillesh mirë me nënën..», «..ti e bën nënën tënde të vuaj..», «..nuk të dua në qoftë se nuk ha..», «..nëna do të vdes prej teje..». Nënat që e shprehin në këtë formë dashurinë e tyre e kërkojnë me pahirë që fëmija i tyre t’u nënshtrohet në çdo momente ndjenjave, kërkesave dhe qëllimeve të saj, qoftë edhe duke dalur nga natyra e tij. Pra nëna do ta donte fëmijën vetëm për kënaqësinë që do t’i falte ai si lodër dhe jo si një objekt i ndryshëm prej saj, që por sa ka filluar rrugën e gjatë të formimit dhe të afirmimit të tij.
Po si duhet të jetë dashuria e nënës. Ç’të themi …e natyrshme, e lirshme, e ngrohtë, e sinqertë, shprehëse, as të mos e ndrydhë fëmijën, por as të mos e lerë pas dore atë. E rëndësishme është që nëna të njohë dhe të kontrollojë vetveten, të bëhet e ndërgjegjëshme për misionin e saj të madh.
Nga ana tjetër, çdo nënë duke njohur etapat e mëdha të zhvillimit të fëmijës, të luftojë që vetë fëmija të «zbulojë» jetën, vështirësitë dhe kontraditat e vetë zhvillimit, pra ta ndihmojë atë për t’u rritur duke i frymëzuar gjithmonë  besim dhe siguri. Duhet ta mësoj se ka ardhur në jetë nga dashuria dhe gjatë gjithë jetës duhet të jetë instrumet i DASHURISË.
Roza Pjetri

NE DITEN NDERKOMBETARE TE LIBRIT, MIRENJOHJA E QYTETIT

nga NDUE SANAJ
Ne ditën e Ndërkombëtare te librit, ne mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” te qytetit Shkodër u festuan dy gëzime: Përkujtimin e kësaj dite ndërkombëtare te librit dhe dhënien e titullit “Mirënjohja e qytetit”, shkrimtarit te madh te humorit shkodrane dhe kombëtar, Pavlin Selimit.
Ne këtë feste morën pjese mjafte personalitete te letrave shqipe, ne mënyre te veçante nderuan: Mjeshtri Fadil Kraja, shkrimtari Skënder Drini, poeti Prele Milani, poeti Dashamir Cacaj, profesor-doktor Tomor Osmani, profesor as.dr. Tef Topalli, e te tjerë, e te tjerë, dhe familja e Pavlinit, bashkëshortja, Donika, vajza, Vanda dhe djali Eltoni.
Këtë ceremoni modeste, te bukur dhe mjaft te dashur e hapi drejtori i bibliotekës, Gjovalin Çuni, ne mes te tjerave tha:
Njëzetetre prilli është dita ndërkombëtare e librit, por për çudi dita e autorit nuk shënohet të jetë asgjëkund. Libri është bashkësia e fletëve në një volum, për më tepër të shtypura, të lidhura e të pajisura me kopertinë, ndërsa shkrimtari është ai që e koncepton me ide dhe i plotëson fletët e lidhjes. E pra, po të mos ishte shkrimtari, çfarë do të të bëhej? Menduam, bota feston Ditën e librit, pse ne të mos caktojmë një ditë që mund t’a quajmë “Dita e autorit”? Nëse mbështetja nuk do të na mungojë, kjo mund të kthehet në një festë lokale e më vonë kushedi…..!
Kush hyn zakonisht në bibliotekë ka parasysh të ecë ngadalë gati pa u ndjerë; të flasë me ton të ulët, aq sa mos t‘a kuptojë se çfarë thotë edhe një njeri që është afër tij; të respektojë më të moshuarit sidomos njerëzit e letrave të fushave të ndryshme duke nënkuptuar se biblioteka është vendi ku lindin studimet e mëdha akademike. Sot në përshtatje me idetë për ta bërë sa më popullore bibliotekën, dëshirojmë ta thyejmë pak qetësinë. Duke i kërkuar falje të tjerëve, të qeshim apo buzëqeshim, pak, shumë ose edhe aspak. Të gjithë ju që jeni këtu besoj ta keni lexuar ftesën që ju ka ardhur dhe të gjithë keni pohuar: “Sa mirë, edhe Pavlini, po merr medaljen “Mirënjohja e Qytetit”.
Jeta e një shkrimtari fillon nga “Curricul Vitae”, që është mjeti për ta njohur shkrimtarin, për atë që nuk e njeh, dhe për t’a përsëritur për atë që e njeh “.
E pra Pavlini ka lindur në dhjetor të vitit 1947, në një shtëpi dykatëshe në njërën nga rrugët e Gjuhadolit. Ai ishte komshi i sa figurave të njohura të kësaj mëhallë. Përballë shtëpisë së tij ndodheshin shtëpitë e piktorit Kole Idromeno, këngëtarit të njohur popullor  Kolë Gurashit dhe e historianit Gjush Sheldija; ndërsa fare pranë në krah ajo e shkrimtarit të dëgjuar Gaspër Pali.
Arsimin fillor, tetëvjeçare dhe të mesëm i mbaroi në shkollat pranë shtëpisë. Shkollën e lartë e kreu në Tiranë në vitin 1969, dhe për shumë vjet nuk iu nda profesionit të mësuesit të letërsisë, kudo që të ishte nevoja, në qytete dhe fshatra. Pas një eksperience të gjatë në këtë lami, fati deshi që ai të provojë edhe postin e drejtorit të shkollës artistike të qytetit tonë: “Prekë Jakova”
Paulini ka një karrierë të gjatë si shkrimtar. Ai gjithnjë ka shkruar në fushën e humorit në zhandra të ndryshme si: tregime humoristike, tregime dhe novela humoristike, epigrama, humor dhe satirë etj.
Frymëzimin për të shkruar Pavlini e ka gjetur sa tek autorët vendas aq edhe tek autorët e huaj, mes të cilëve Umberto Eco. Bazë për punën e tij krijuese janë këshillat e Ecos për shkrimin. “Shkruaj - këshillonte ai- shkruaj të lutem. Të paktën dy rreshta, edhe nëse shpirti i trazuar dhe nervat nuk mbajnë më. Për çdo ditë. Me dhëmbët e shtrënguar, qoftë edhe dokrra pa pikë kuptimi, mjaft të shkruash. Të shkruarit është një ndër iluzionet tona nga më qesharakët e më patetikët”.
I shquar për kujdes dhe rregullsi të tepruar, morisë së tregimeve e novelave i ka vënë datat përkatëse, në mënyrë që të mos ngatërrohet e të mos përsërisë të njëjtën temë në forma të ndryshme. “Vitet, temat, personazhet, qëndrimi i autorit, luhatjet ideoartistike, janë diagrama të krijimtarisë ose dy anë të së njëjtës medalje të një Don Kishoti shqiptar që fluturon më presh” – shkruan me humorin e tij Paulini. Gjithsesi shkrimet e tij mbajnë edhe disa “grimca” vlerësimesh të marra në konkurse të ndryshme.
“Jeta është e shkurtë, arti është i gjatë”. Paulini  edhe në ditët e sotme jeton me emocionet që të jep një lloj letërsie shumë e vështirë, por, edhe e garantuar. Letërsia artistike e krijuar nga ai, i është përcjell jo vetëm lexuesit por edhe spektatorit përmes pjesëve të vëna në  estradën e Shkodrës  dhe në skena të tjera estradash në Shqipëri. Mbi letërsinë e Paulin Selimit kanë krijuar rolet të shumta, aktorët brilante të skenës shkodrane si: Tano Banushi, Zylyha Miloti, Gëzim Kruja, Paulin Preka, Zef Deda, Drande Xhai, Besnik Çinari, Edmond Halili, Anton Kocaj, Nexho Shabani e te tjerë.
Pavlin Selimi mban urdhrin: “Naim Frashri i Artë”, …
Përshëndeti poeti Dashamir Cacaj, i cili theksoi: “… Diku ne fillimet e shekullit te kaluar, një britanike zonje e mike e vendit tim, u shpreh: “Nuk mund te ketë kaq lavdi ky qytet pa kështjellën hijerënde qe ka …”. Unë them diçka tjetër ne ketë rast: Humori Shkodrane nuk mund te ishte ai qe është pa Paulin Selimin … Pavlin Selimi ka profil intelektuali me dije universale … Shkodra qe e nderon Pavlin Selimin, do ta mikloje birin e saj, për vijuar krijimtarinë e tij. Ne ketë binom mendoj se qyteti ka nevoje për Pavlin Selimin dhe Pavlin Selimi ka nevoje për ketë qytet!
Me pas u shfaqen sekuenca filmike nga trupa e humorit shkodrane ne vite me krijimtaritë e Pavlin Selimit. Secila ishte me brilante se tjetra, edhe për faktin se ato janë për çdo kohe, por e pavdekshme mbetet komedia “Kunati i shokut Xhemal”.
Kontributet e Pavlin Selimit ne fushën e krijimtarisë humoristike, Këshilli i Bashkime te qytetit Shkodër, i ka versuar maksimalisht duke i dhëne titullin “Mirënjohja e qytetit”. Me ketë rast, fjalën e mori Kryetari i Këshillit, Burhan Lohja, i cili pasi lexoi vendimin e Këshillit, i dorëzoj Pavlinit titullin përkatës.
Emocionuese ishte momenti, kur pas marrjes se titullit, vajza, Vanda, i dha një tufe lule dashurie, mirënjohje dhe respekti për babën, Pavlinin. Me pas Pavlini, falënderoi pjesëmarrësit, Këshillin e Bashkime për vlerësimin e punës se tij rreth 40 vjeçare, dhe tha: Unë, ky qe ame nuk do te isha, pa ndihmën e qytetit tim dhe te tuajin, Shkodren! Prandaj nderi i përket këtij qyteti, qytetit tone te dashur, Shkodër.
U mbyll kjo feste e bukur, duke merre secili me vete detyrimin ndaj qytetit tone, Shkodër.              

DUAJE EMRIN TEND...

E zgjodha këtë titull jo sepse është një titull filmi i viteve më parë, por për t’u bërë një thirrje dashamirëse, edukative, prindërore, veçanërisht bashkë krahinarëve të mijë, shumë prej të cilëve tashmë të vendosur në qytete apo zona fushore, por edhe në tokë të huaj.
Për çdo njeri, të qenit nga një vend i caktuar është rastësi, por njohja, pranimi e publikimi i prejardhjes është kulturë. Çdo kush ka të drejtë e vet të thotë pa asnjë problem se është prej këtu apo prej andej, por sa i besuar je, sa serioz paraqitesh kur mohon prejardhjen. Është tjetër të tregosh se ku banon dhe tjetër se prej nga vjen.
Vendi i origjinës, prejardhja, me të mirat dhe dobësitë e vetë është e jona, vendi i të parëve tonë. Atje janë lindur, jetuar dhe vdekur, atje janë varret e të parëve, atje është e kaluara, historia, gjeneza, kultura dhe nuk është e paktë.
Duhet ta kemi të qartë se e sotmja është produkt i të kaluarës që përgatitë të ardhmen. E shkuara nuk është aq e shkuar sa ç’mund të mendohet. Ajo është urë lidhëse midis të shkuarës dhe të ardhmes. “E kaluara dhe e ardhmja kanë në mes të tashmen” shprehet një personazh të filmi “Kloni”. Atëherë a mund të mohohet apo fshihet ?
Vitet e fundit udhëtonim për në punë me një autobus që e drejtonte Ferid Drinasi, një burrë i gjatë, shumë i shoqërueshëm, me humor të këndshëm dhe shofer shumë i mirë. Megjithëse ka mbi 500 vjet që të parët e tij kanë ardhur në Shkodër, kur e pyet se nga është, gjithë krenari të përgjigjet “jam nga Siria”. Ai nuk di asnjë fjalë në gjuhën arabe, flet, këndon dhe kërcen shumë bukur vetëm në dialektin shkodranë.
Të shkojmë më tej. Një pinjoll i Dukagjinëve i vendosur në Stamboll shekuj më parë dhe që bën emër të mirë në letërsinë turke nuk nguron aspak të thotë “ i sojit Shqiptar jam”. Pak kohë më parë intelektualja e mirë, Ledia Dushi, në një tubim bën një reçensë shumë të mirë dhe kur ulet në vendin e saj, një grua e vjetër por e mbajtur mirë, që ishte pranë saj, e pyet: “e kujt derë je moj bijë”, duke e menduar të ndonjë familjeje qytetare të vjetër. Ajo i përgjigjet prerë e shkurt: “jam nga Dukagjini”. Kardinali i parë shqiptar Mikel Koliqi në predikimet e Tij nga fillimet e viteve ’90, në Kishën e Madhe thotë “... t’i duani malësorët sepse edhe unë malësorë prej Dukagjinit jam”. Familja intelektuale e përmendur “Shllaku” kurrë nuk e mohoj dhe gjithnjë mbajti mbiemrin e origjinës së saj. Po kështu familja “Gurashi” ruajti këtë mbiemër si kujtim i Gurit të Lekës prej nga vinë, etj.
Edhe anasit që gjithmonë kanë qenë në minorancë asnjëherë nuk e mohojnë prejardhjen e tyre, por e pranojnë dhe e publikojnë hapur.
Në një intervistë të pak viteve më parë ish kryeministri Aleksandër Meksi  nuk nguron të thotë se fisi i tij rrjedh nga fisi “Doda” i Mirditës. Politikani Petro Koçi pranon prejardhjen e familjes së tij nga Dukagjini, Isa Alibali publikisht pranon prejardhjen e tij nga Gimajt e Shalës. Mund të përmendim këtu edhe ish deputetin Valentin Palaj që mburret me prejardhjen e tij nga Palajt e Shoshit, Tonin Gjuraj  deklaron pa mëdyshje prejardhjen nga Gjurajt e Pultit. Dhe mund të bëjmë një listë mjaft të gjatë me shembuj të tillë.
Të gjithë i shikojmë të afërmit tonë por edhe më gjerë se sa madhëngjehen, lotojnë, brohorasin, duartrokasin gjatë tubimeve të tyre nëpër botë kur shpaloset flamuri shqiptar, këndohen këngë shqiptare, zhvillohen veprimtari sportive, panaire etj, në kujtim dhe përkrahje të atdheut mëmë dhe janë krenar për prejardhjen e tyre. Ngado shikon shqiptar, të rinj por edhe të moshuar, që blejnë qeleshe të bardha, apo rroba të tjerë popullore, bëjnë fotografi me këto lloje veshjesh, blejnë vegla muzikore popullore, flamur kombëtar , i edukojnë fëmijët e tyre me vlerat më të mira të të parëve të tyre, blejnë veshje ku janë të stampuara flamuri shqiptar, fjalët “Albania”, “Shqipëria” etj. Në një panair birre në Bavari të Gjermanisë, një vizitor dukagjinas shkon nga Italia e në xhupin e tij kishte të shkruar shprehjen e njohur të krahinës së tij “Paste axha”.
Të gjithë këtyre, që përmenda, u duket krenari, kulturë e burrëri të pranojnë e publikojnë prejardhjen e tyre. Dhe vërtetë ashtu është. Nuk ka asgjë të keqe, as mungesë kulture, e nuk ke pse ta ulësh kokën aspak kur tregon origjinën tënde. Ngado dëgjojmë që gjithë krenari thonë “jam i Shaljanë”, “jam prej Shoshit”, “jam i Merturës”, “jam prej Pultit”, “jam i Kiçuer”, “jam nga Gegajt”, “vi nga Temali”, “jam Dushmanës”, “Jam i shtëpisë së Vladit”, “Jam i shtëpsë së Bashotës”, “Jam i shtëpisë së Avdi Kolës”, ‘jam i shtëpisë së Nikë Ndokës”, “jam i shtëpisë së Lul Gjokës”, “jam i Ndreaj”, “jam i Bobçuer”, “jam i Nicaj”, etj.
Dukagjinasit në tërësinë e tyre janë integruar e po integrohen me shpejtësi në jetën e vendbanimin e ri. Kjo duket fare qartë. Kjo duket edhe në vendin e origjinës, sepse njerëzit, veçanërisht rinia, ka parë botë me sy, ka siguruar të ardhura dhe ka ndikuar në mënyrën e jetesës, të sjelljes, të të folurit, të ekonomisë shtëpiake, ka ndikuar në fjalorin, veshjen etj.
Dhjetëra familje e qindra persona dukagjinas mbajnë me krenari mbiemrin e familjes, fisit, lagjes, fshatit apo krahinës nga kanë ardhur si Shala, Shoshi, Plani, Thani, Kiri, Gjelaj, Gimaj, Dnelli, Pogu, Gurashi, Shllaku, Gjeçaj, etj.
Unë nuk do të shkruaja për këto raste e shumë të tjera, jo se nuk meritojnë vëmendje, por për mua dhe shumë të tjerë u bënë më të dukshëm dhe të nevojshëm për tu marrë si shembull kur shikohen disa shfaqje të kundërta me to.
Me lëvizjet e reja të popullsisë pa tjetër që do të krijohen histori të reja, por nuk është aspak mirë të mbulohen e mbyllen vlerat pozitive të së kaluarës, edhe anët jo të mira duhet t’i njohim që të mos barten dhe përsëriten.
Nuk është aspak normale dhe nuk e kërkon asnjeri, që të sillemi si dikur nëpër male, të flasim me zë të lartë, tu imponohemi të tjerëve me forcë apo me moshë, të mos vishemi bukur dhe në mënyrë bashkëkohore, të mos marrim pjesë në veprimtaritë që zhvillohen në vendbanimin e ri, të mos arsimohemi e integrohemi me realitetin e ri tashmë të pakthyeshëm. Ketë nuk e do dhe as nuk e kërkon askush që do qytetërimin, përparimin bashkëkohor pjesë e së cilës jemi edhe ne.  Çfarë vlerash shoqërore ka ai djalë i ri që nënë e babë i janë lindur dhe rritur në Shalë, dhe pasardhësit e tij atje i kanë varret, pse vetëm rastësisht i ati ka qenë me punë diku në jug të Shqipërisë e ky është lindur atje, që kur pyetët se nga është të thotë jam nga Saranda, apo ndonjë qytet tjetër jugor. Çfarë vlerash merr kur mohon të kaluarën tënde e të prindërve të tu dhe pranon origjinën nga një vend tjetër vetëm se je lindur e banuar një apo dy vjet atje. Një vajzë në Universitetin e Shkodrës, me nënë e babë intelektual që nuk kanë më shumë se 10 vjet në qytet, por edhe gjysh e gjyshe, axha e daja i ka nga Dukagjin, që edhe vetë është lindur dhe bërë mbi 10 vjeç atje, të thotë “jam prej Shkodre”, sa e besueshme është, sa vlera i rrit vetes së saj.
Të besueshëm nuk të bën mohimi i të vërtetës, përkundrazi ajo të bën fare të pabesueshëm. Të besueshëm të bën puna, sjellja e mirë, edukata personale e familjare, paraqitja e kulturuar, mënyra e mirë e të folurit, respekti për të tjerët, disiplina në punë e shoqëri, sinqeriteti. Kur i kemi këto nuk është aspak me rëndësi të mohosh se nga  je, nga Dukagjini apo nga ndonjë vend tjetër. Edhe kur këto janë mangëta, përqasja me një emër gjoja të madh, të mirë, të fortë etj. nuk të sjellë asgjë pozitive sepse nuk je vetvetja. Shembulli i mirë është pa tjetër udhërrëfyes gjithnjë, por vetëm me mohimin e emrit nuk vjen asgjë e mirë.
Shumë vite më parë e pyetën një njëri se ku punonte babai i tij. Ai, për tu prezantuar sa më fuqishëm përgjigjet, “burri i motrës punon në ministri”. Bashkëbiseduesi me një humor të kripur i thotë: “të pyeta për atë që fle me të t’amë e jo për atë që të fle me motrën”.
Diku në një mjedis privat në Shkodër, midis të tjerëve, punon edhe një i ri, i mirë, i përgatitur. Kur pyetet se nga është, të thotë se është andej nga prindit e nënës, megjithëse babën e ka gjallë dhe njeri mjaft i mirë, që është dukagjinas. A mund të punojë për zhvillimin dhe emancipimin e Dukagjinit ky lloj personi, sa i besueshëm është edhe për komunitetin që kërkon tu varet në qafë. Atje do të kenë vendin vetëm si nip, por vend as nuk mund të kërkojnë dhe as nuk do të gjejnë. Është e drejta e tij, por edhe të tjerët kanë të drejtë të thonë: “kur mohon prejardhjen e vet çfarë pret prej tij”.
Sigurisht Dukagjini nuk ka aspak nevojë për të tillë persona, por këta do të kenë nevojën e dukagjinasve dhe Dukagjinit.
Nuk kemi dëgjuar të thotë ndokush se jam andej nga ka nënën, por andej nga është baba. Kjo ka ndodhur si rezultat i eksperiencës qindra vjeçare për të mos u bërë çorbë marrëdhëniet midis njerëzve e këto rregulla kanë marrë formën e dokeve dhe zakoneve për rregullimin e marrëdhënieve midis tyre. Natyrisht ruajtja e gjakut nga nëna është e mirëqenë, është kulturë dhe shkencë.
Një vajzë me shumë shkollë, dukagjinase dhe e martuar ndër dukagjinas, përton të tregojë se nga është. Edhe kur bën dasmën veçon qytetarët dhe malësorët, por dielli nuk mbulohet me shoshë.
Katër herë kemi kërkuar të dhëna për të bërë një shkrim për një burrë të nderuar nga Shala, tashmë i vdekur, dhe familjarët nuk kanë pranuar të në ndihmojnë. Mendojmë se nuk ka asnjë arsye tjetër vetëm për të mos u prezantuar si malësorë, si dukagjinas. Në një rast tjetër një tregtar privat na ndihmon një herë për botimin e gazetës “Dukagjini” por nuk pranon që t’i publikohet emri dhe se çfarë gazete ndihmoi.
Emri e mbiemri nuk të dëmtojnë, nuk të përulin, por të lartësojnë në atë shkallë që ti i lartëson ata, kur i mirëmban dhe i mirë përdorë.
Ndërrimi i emrit apo mbiemrit në vartësi të kushteve të çastit apo interesave, ai që përpiqet të fsheh apo të mbulojë prejardhjen, të kaluarën e vet ose familjes nuk bën asgjë më shumë vetëm kërkon të shkëputet nga mbështetja e tij. Një veprim i tillë nuk të bën të kulturuar, nuk të bën person vip, nuk të bën të ditur, nuk të bën me emër në shoqëri. Përkundrazi të ndërpret burimin dhe duhet ditur se burimit i dihet rëndësia kur të shterohet, por ndoshta ka qenë vonë atëherë. Tipare aq shumë të kërkuara nga të gjithë, arrihen me vullnet të fortë, me studim, me punë, me kulturë. Këto nuk arrihen duke ikur nga mësimi e qëndruar në kafe apo ndokund tjetër, duke fjetur gjithë ditën e dukë qëndruar gjithë natën klubeve të natës, duke hyrë në provime pa u përgatitur, por duke u mbështetur në xhepin e fryrë apo fustanin e shkurtër, mikun e fortë apo presionin fiziko-psikologjik.
Abuzimi në emër të lirisë është me pasoja shpesh të pallogaritshme. Liria për të gabuar është liria më e keqe që mund të kenë, mund të kërkojnë ose mund tu jepet njerëzve.
Jo kështu vëllai im, motra ime, biri im. Dashuria për vendin ku të parët derdhën djersë e gjak, ku u varrosën dhe janë eshtrat e gjysh stër gjyshërve tonë, është mirënjohje, përkushtim, respekt, por edhe detyrë nëse duam të jemi dikushi. Asnjeri nuk kërkon që të punohet e jetohet si dikur, në familje patriarkale ku i zoti i shtëpisë të vendosë për të gjithë prestarët e familjes pa i pyetur, nën dritën e pishës apo bishtukut, në shtëpi me frëngji, të flemë përtokë etj.
Ai që nuk njeh të kaluarën e tij, sido që të jetë, ai që e mohon atë, ai që mohon emrin e vet, nuk ka asnjë perspektivë për të ardhmen. Kur nuk duam veten tonë, kur nuk duam njerëzit tonë, kur u largohemi atyre, kush do të na afrojë, kush do të ndihmojë, kush do të na njohë, kush do të na besojë.
Të mirë dhe të dobishëm jemi atëherë kur të duam emrin tonë, të punojmë për rritjen e tij me veprime që çojnë përpara shoqërinë.
LUIGJ SHYTI

part03
   
   
     
 

nëkrye

 
 
numrat