part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

gazeta 51

KOSOVË, MA GËZOFSH PAVARËSINË!
Me 17 shkurt 2008, shqiptaret e Kosovës, populli i Kosovës realizuan ëndrrën e tyre pas 95 vjet robërie.
Presidenti i Kosovës – Fatmir Sejdiu, ne Kuvendin e jashtëzakonshëm te Kosovës, ne mes te tjerave tha: “…. Pavarësinë e Kosovës e kane krijuar breza te tere me veprën e tyre jetësore, me punën e palodhshme dhe me sakrificat qe kane bere. Pavarësinë tone po e shpallim para dhe me bekimin e botes, ne mes miqsh tanë qe u gjeten pranë nesh gjate dekadave e sidomos para një dekade kur e keqja kishte përfshire këtë pjese te Ballkanit. … Sot kujtojmë shume sakrifica qe i kane paraprire kësaj dite te jashtëzakonshme. I kujtojmë nenat dhe baballarët te cilët përjetuan vështirësi te papërshkrueshme ne mënyre qe bijtë dhe bijat e tyre te mund te jetonin te lire …”
Liberi i UÇK-se, Kryeministri i Kosovës – Hashim Thaçi, ne këtë Kuvend, ne mes te tjerave tha: “ …, duke iu përgjigjur thirrjes se popullit për te ndërtuar një shoqëri qe respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetareve te saj, te zotuar për t’u përballur me trashëgimin e dhembshme te se kaluarës se afërt ne fryme te pajtimit dhe faljes, te përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit te diversitetit te popullit tone, duke riarfimuar dëshirën tone për t’u integruar plotësisht ne familjen euroatlantike te demokracive,…, duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës ne Kosove qe shqetësuan ndërgjegjen e te gjithë popujve te civilizuar, mirënjohës qe bota intervenoi me 1999 duke hequr ne këtë mënyre qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën …, te shkohet përtej konflikteve te se kaluarës dhe te realizohet potenciali i plote demokratik i shoqërisë sonë, duke nderuar te gjithë burrat dhe gratë qe bene sakrifica te mëdha për te ndërtuar një te ardhme me te mire për Kosovën: … Ne, udhëheqësit e popullit tone, te zgjedhur ne mënyre demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet te Pavarur dhe sovran. ”.
Pak histori
Toka e Kosovës një here motit ishte fis Ilir, fis i Dardanisë. Ne fillim te shekullit III para Krishtit Mbretëria e Dardane del si një organizëm politik i rëndësishëm me qendër ne Shkup, kur fiset serbe nuk ekzistonin askund. Ajo, si e gjithë Iliria u pushtua nga Perandoria Romane ne shekullin I para L K dhe qendra me e rëndësishme e kësaj periudhe ishte Ulpiana. Dyndjet e popujve sllave ne shekullin e VI – VII e penguan zhvillimin ekonomik te Dardanisë dhe e detyruan popullsinë ilire ne tere trevën e Ballkanit Perëndimor te rrudhe territoret e veta, por s’munden ta asimilonin atë. Ndarja politike e Perandorisë Romane ne Lindje – Perëndim ne vitin 395 pas Krishtit, e la Ilirinë, Dardaninë nen ndikimin e pjesës lindore. Megjithatë, dardanet mbeten te orientuar kah Roma dhe jo kah Bizanti, qofte edhe për shkaqe gjeografike. Ndonëse shqiptaret ishin “zyrtarisht” te shënuar si lindore, mbeten ne thelb ne mes, ne kufi. Padyshim, ky fakt ka ndikuar ndjeshëm për shekuj ne zhvillimet politike ne ato rajone, qe pësuan intrigat e ndryshme nga Lindja dhe nga Perëndimi.
Me 1389 u zhvillua beteja e Fushës se Kosovës. Nder fisniket shqiptare u shqua Gjergj II Balsha dhe Teodor II Muzaka qe mbeti i vrare ne fushën e luftës. Me 1448 Kosova u shndërrua serish ne fushe beteje, midis ushtrisë hungareze te Janosh Huniadit dhe ushtrisë osmane te Sulltan Muratit II. Me 1455 pjesa me e madhe e Kosovës u pushtua nga osmanet. Nisi dhe islamizmi i popullsisë. Nga fundi i shekullit XVI, 90 % e Pejës, 80 % e Vushtrrisë, 60 % e Prizrenit ishte islamizuar. Ne shekullin XVII islamizmi u përhap edhe ne fshatra. Sipas statistikave zyrtare, Kosova kishte ne vitin 1878 një popullsi te përgjithshme prej 840 000 banoresh, ndërsa ne fund te shekullit XIX, vilajeti i Kosovës(i përbëre nga Sanxhaku i Shkupit, i Prishtinës, i Prizrenit, i Pejës, i Pazarit te Ri dhe i Tashllixhese(Plejvjes) kishte një sipërfaqe pre 32 900 km2 dhe një popullsi prej 1 066 891 fryme. Me 1910 popullsia arriti 1 270 000 fryme, ku shqiptaret ishin 800 000 dhe serbet 226 000, sllavo-maqedonas 204 000 fryme., e tj.
Ne janar 1878 Serbia, bashke me Malin e Zi kishte hyre ne lufte kundër Turqisë, pushtoi viset verilindore dhe juglindore te vilajetit te Kosovës, Nishin, Pirotin, Kurshmeline, Vranjen, Leskovcin dhe Gjinalin; ndërsa Mali i Zi, viset veriore te vilajetit te Shkodres, Tivarin, Ulqinin, Podgoricën, Shpuzën, Zhabjakun, e te tjera. Pushtimi i territoreve te Vilajetit te Kosovës dhe te Shkodres u shoqërua me masakrimin e popullsisë shqiptare, duke përfshire gratë, fëmije dhe pleqtë, dhe me shpërnguljen nga vatrat e tyre te 150 000 shqiptareve.
Traktati ruso – turk i Shën Stefanit – 3 mars 1878, qe u aneksoi Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi gjysmën e territoreve shqiptare. U mblodh Kongresi i Berlinit – 1878 -, por asgjë ne favor te shqiptareve. Këto, ndikuan te shqiptaret ndjenjën e bashkimit. Prandaj u organizua - Lidhja e Prizrenit - e cila u themelua me 10 qershor 1878, synonte mbrojtjen e territoreve shqiptare nga copëtimi. Kryengritjet vazhduan por ato e arritën kulmin ne vitet 1908 – 1912, te cilat çuan ne shpalljen e Pavarësisë se Shqipërisë, me 28 nëntor 1912. Këtë dite nuk e gëzoi Kosova dhe populli i saj. Lufta vijoje e tmerrshme nga pushtuesi serbe. Vetëm, ne Luftën e Pare Ballkanike, ne dy muajt e pare, u vranë 25 000 shqiptare, qytetet u rrënuan, fshatrat u shkrumbuan, ne krahinën e Lumes u masakruan 700 shqiptare, rreth 150 000 shqiptare u detyruan te shpërngulen.
***
I madhi Gjergj Fishta, ne vitin 1918, shkruante artikullin “Kosova është e jona”, ne mes te tjerave theksonte: “… duan me çdo mjet e me çdo mënyre ta bëjnë te tyren përgjithmonë Kosovën tone. Nuk gjendet ne tere Evropën një tjetër minoritet qe te vuaj aq sa vuajnë kosovaret ne Serbi. …, te cilët Serbisë i pëlqen t’i trajtoje si turq e jo si shqiptare, qe te bëjnë te humbëse gjurma e kombësisë se tyre …”. Një aktivitet i madhe është zhvilluar nga autoritet e Beogradit, nga institucionet e Beogradit, duke përfshire te gjithë personalitetet fushave te letërsisë, te historisë, te arkeologjisë, te artit, e te tjera, për te bindur te tjerët se territori i Kosovës është, territor i Serbisë se Jugut dhe populli i tij është kombësi turke. Për këtë Fishta vijojnë: “Ne fillim për t’i mbërritur këtij qëllimi, bene vegla te tyre disa hoxhallarë turçelinj, te cilët barisnin fshat me fshat e bënin propagande qe popullsia te ngriheshe te shkoje për ne Turqi, ku, thoshin, e presin te mirat e Parajsës. Përmbi 100 mije shqiptare, burra, pleq dhe çuna, meshkuj dhe femra, u binden nga fjalët e hoxhallarëve, qe merrnin 1 mije dinarë për çdo krye te emigruar: dhe u nisen për ne Azi te Vogël. Disa syresh humben rrugës, te tjerë u arratisen neper malet e Bullgarisë dhe një pjese mbërritën ne Turqi, ku po shuhet dita – ditës nga shkaku i fukarallëkut dhe i klimës. Ne vatrat e shqiptareve qe shkuan kësisoj, u vendosen serbe dhe malazias … kosovaret tanë … filluan te mos kenë me besim ne hoxhallarët sharlatanë”. Qeveria Serbe, atëherë ndryshoj formën: “… formuan çeta kusarësh te përkrahura prej organeve qeveritare dhe me anën e tyre vazhduan te terrorizojnë popullin shqiptar. Qëllimi i tyre është një: t’i shtrëngojnë me hir a me pahir te shkojnë ose te shpërndahen ne gjithë Jugosllavinë. Këto radhe … i shkruajmë vetëm për burrat e Kosovës trime, për kosovaret patriote, qe te mos lëvizin nga vendi i tyre, sado i madh qofte terrori dhe sado e vështire jetesa e tyre. Te mbeten atje ne truallin e stërgjysheve, ne postin e detyrës, se dita e bardhe e lirisë nuk do vonoje te lind edhe mbi Kosovën kreshnike, q’e jona ka qene dh’e jona do mbetet. Se te derdhet gjaku i shqiptarit, kjo nuk asht nji pune e re ne jete, historija e jone me gjak asht shkrue. Shqipnia e jone me gjak asht la. Nuk ka ne mal nji gur, nuk ka nji fushe, nji buce qe t’mos te kisht kenë la, me gjak te ndonji fatosit, te ndonji nierit te shkrete ose te ndonji trathtari te huej” , theksonte Fishta.

I paraqita keto rreshta te Fishtës, marre ne gazetën “Tirana Observer”, nr. 897, date 16 shkurt 2008, për dy arsye: E para, për te hedh poshtë mendimet e disave, qe sipas tyre Fishta ka thëne: “E duam Kosovën pa kosovaret”. Dhe e dyta, për pak histori te gjenocidit te pa shembull serb ne Kosove dhe ndaj kosovareve, me qellim qe te boshatisnin Kosovën nga kosovaret dhe mbushnin me serbe e malazeze. Prandaj i madhi Fishta, i bënte thirrje burrave te Kosovës qe te mos ta lëshojnë Kosovën për asnjë arsye, sa do e rende te jete ajo. Dhe kështu u be. Kosova nuk u lëshua nga burrat e gratë e Kosovës. Megjithëse gjate një shekulli janë vrare rreth 200 mije shqiptare nga gjenocidi serb, vetëm gjate viteve 1998 – 1999 janë vrare, ekzekutuar apo masakruar nga forcat serbe 15 mije shqiptare, Kosova e fitoi Pavarësinë!
***
Me shpalljen e Pavarësisë se Kosovës dhe mbështetja Ndërkombëtare, nga vendet me te zhvilluara te rruzullit tokësore, ju hap rruga e bashkimit Kombëtar. Prandaj gëzimi është i dyfishte. Gëzimi për fitoren e popullit te Kosovës, për pavarësinë e Kosovës, qe mbas sakrificave te pafund, sot populli është i lire dhe te qeveriset nga përfaqësuesit e tij legjitim. Gëzimi, se pas 95 vjetëve Evropa i hapi rrugën Kombit Shqiptar, qe gradualisht te bashkohet ne një komb te vetëm, ne një flamur, ne një shtet. Këtë gëzim e pame ne te gjitha qytet e Shqipërisë, ne te cilat pjesa e popullit me vital e shprehu hapur këtë gëzim, veçanërisht populli i Vlorës ne sheshin e Flamurit, për te cilën gazetarja Edlira Gjoni, ne një artikull te saj theksonte: “Festova ne Vlorën e Ismailit dhe qava bashke me Ise Boletinin. Ia mora këngës labe për ty: dhe nuk doja fare te frenohesha e kërkoja llogari për ndjesitë e mia te vrullshme kuqezi. Ngrita dolli për pavarësinë tende ne Tirane, Kosove. Dhe përjetova njëlloj si ne Fier, ne Lushnjë, ne Durrës, ne Shkodër, ne Gostivar, ne Shkup, ne Tetove, Rome, Londër, Boston, New York, Gjeneve … kudo ku kishte një shqiptar. Gëzova ...”. Edhe unë zonja Edlira, me shokët dhe shoqet e mi ndjemë po ato lot gëzimi, përjetuam ato çaste te jashtëzakonshme te 28 Nëntorit 1912, kur Ize Boletini ulet ne gjunjë përpara Flamurit te shqiptareve dhe e puth, dhe kur Baca Ismail i thotë “E paçim Shqipërinë e lire”, te cilat na i pruri ne kohe, Vlora e Flamurit. Kudo valëvitej Flamuri Kuq e Zi, Flamuri me sfondin e kuq, qe simbolizon gjakun e derdhur ne shekuj nga te paret tanë për liri dhe ne mes te tij Shqiponja me dy krena, qe simbolizon qëndresën e pamposhtur te tyre ndaj te gjithë invadoreve, veçanërisht ndaj invadorit Osman. Ky ishte Flamuri i Gjergj Kastriotit, i cili simbolizon sakrificat e jashtëzakonshme te popullit te Arbrit dhe te Epirit qe bene luftën pa kompromis me sulltanët me te mëdhenj te kohës, qe bota dridhej para asaj Perandoria qe ata udhëheqin. Dhe për 25 vjet nen këtë Flamur, populli i Arbrit, me ne krye Gjergj Kastriotin, Mbretin e Arbrit dhe te Epirit, i beri balle kësaj hordhie, i qëndroi heroikisht asaj.
Këto dite kam dëgjuar disa mendime disi te çuditshme, pa ndjejnë patriotike, pak dyshues për Pavarësinë e Kosovës … ! Edhe organizimi i festimit te kësaj dite te Madhe për Shqiptaret, nga personalitet zyrtare te Qarkut dhe te Bashkise ne Shkodër, nuk ishte ne lartësitë e kësaj feste, prandaj populli ju qëndroi larg! Vetëm ne koncertin e darkës u mblodh pak popull, dhe ishte diçka e veçante se shumica ishin te rij, për te cilët ndjeva krenari për atdhetarizmin e tyre. Secili ka një pale prind, ka bashkëshorten, ka fëmije, dhe mban përgjigjes për ta!? Secili ka një vend, ka një cope toke, ne te cilën ka ndërtuar një shtëpi për familje dhe punon për te siguruar te ardhurat e jetesës, për te cilat nuk kursen asgjë për ti mbrojte, … Pra kështu, nga familja, nga vendi i banimit, nga komunitetit qe jeton, nga krahina e me rralle arrin deri te çështja Nacionale. Vërtet, secili ka mendimin e tij, por mendimi për qëndrimin ndaj çështjes Nacionale, brenda një bashkësie duhet te jete Një. Ata qe janë ndare ndaj këtij qëndrimi kane vetë marre një emër tjetër … Ju drejtuesit e popullit te Bashkise dhe te Qarkut te Shkodres, ne darken e datës 17 shkurt 2008, i keni pare lajmet e festimit te kësaj dite te shënuar për popullin Shqiptar?! E pate se si u festua ne Vlorën Heroike, ne Vlorën e Flamurit?! Unë, duke pare atë skene feste te jashtëzakonshme ne Vlore, lotët me rrodhen! Sigurisht lot gëzimi për popullin vital te Vlorës dhe për Pavarësinë e Kosovës, por dhe per qëndrimin e mefshte te tuaj! Si është e mundur te ngrihet ne mënyre simbolike Flamuri i Pavarësisë ne Kala, pa njerëz, pa popull!? Pse nuk janë ftuar Shoqatat? Unë nuk kam dëshire te paragjykoj qëndrimin tuaj, por atij organizimi i vjen një “ere” jo e mire për çështjen nacionale! Para disa viteve, një “analiste”, një “patriot” i madh, shkruante artikullin, me teme: “Shkodra flamurin dhe Vlora shkopin”. Atij artikullshkruesi, i them: hape arkivin e media vizive te darkës 17 shkurt 2008 dhe atë te shkruar me date 18 – 19 shkurt 2008, dhe mendoj se ne fund te shikimit ose te leximit, do te pendohesh për atë artikull qe ke shkruar para disa viteve ne një nder gazetat qe lexohet ne gjithë globin!!! A mundet një intelektual te mbaj një qëndrim përçarës ndaj çështjes Kombëtare?! Unë nuk jam as me këtë individ pavarësisht se a përfaqëson ndonjë grup te caktuar shoqërore dhe as me mefshtësinë e personaliteteve publike te qytetit tone.
Prandaj u përkushtova te beje këtë shkrim modest për gëzimin qe ndjeva për shpalljen e Pavarësisë se Kosovës juridikisht, se praktikisht e ka fituar qe me 12 qershor 1999, kur Forcat Tokësore te NATO-s u futen ne territorin e Kosovës dhe shporren nga ky territor ushtrinë pushtuese Serbe.
Po e mbylli këtë opinion duke thëne: E vërteta mund te prese, sepse ka para vetes një jete te gjate, mjere ata qe nuk e kuptojnë.
Kosovë e gëzofsh PAVARËSINË. Jam me ty.
nga Ndue Sanaj

KUSH E VRAU HASAN RIZA PASHEN?!
Sipas librit “Ballafaqime politike, qysh nga ngritja e Flamurit ne Vlore, 1912” te autorit Sejfo Vellamsi. Vellamsi, ishte kandidaturë me Ahmet Zogun për Princ i Shqipnis, ish anëtar Parlamentit, me opozitën Popullore te Fan Nolit. Pjesëtare i ngjarjeve politike te kohës. Unë si person e falënderoj për realitetin e te gjitha ngjarjeve te jetueme. Ai ka vdekun ne vitin 1975, mbasi ka vuajtun 9 vjet ne burg nga diktatura. Shpirti i pushofte ne paqe!
Ne faqen 83 te këtij libri akuzohet Ndoc Deda i Shoshit për vrasjen e Hasan Riza Pashës, sipas Esat Pash Toptanit, i shtim prej Malit te Zi. Këto janë te dhënat e servilit Alush Lohja, i cili ishte adjutant i Rizajt, i cili kishte ndodh ne momentet e fundit kur po e lëshonte shpirti dhe simbas tij thotë këto dy plumba deshta ti marre ne lufte e jo këtu.
Hasan Rizaj lindun ne Bagdat, ishte gjeneral turk ardh me forcat pushtuese.
Mbas 1912, pas shpalljes Pavarësisë dhe u largue turku nga Shqypnia, Riza Pasha kishte te dy djemtë e gruen, ambasador ne Egjypt, por vete qëndroj me kokëfortësi te mbante Shkodren, andrren e tij te përjetshme. Alush Lohja nji puthadorë servil, i cili muer Esat Pashe Toptanin e strehoj ne shpi te vete e u ba veqel i tij, Esati me Rizan ishin kundërshtar për vdekje te njani – tjetrit, kurse Alushi ju shërbente te dyve, here njanit e here tjetrit sipas interesit. Ky baktaçi nuk mund te injoronte figurën e Ndoc Dedës.
Ndoc Deda lindi ne mahallen e Gurit te Lekes, e vogël por ka rrite shume trima. Ndoc Deda, kushri i Sokol Tones qe asht djege me Oso Kuken ne kulle te Vranines, kushri i Bush Delise qe u vra ne luftën e Koplikut, me Ndue Gjonin.
Sokol Tona si Volbona / Larg permenet ne male tona / Si për pushke e bese te dhanun / Si për buke ne shpi te granun …
Ndoc Deda, sipas te dhënash nga prindërit e mi e te burrave te Shoshit, ka qene djalë shume i pashëm e i hedhun, me trup te gjate. Ka qene kushri prej nane me deputetin Kole Prela, nipat e nji shpie te nerueme te Dukagjinit, sot Zef Gjeloshi i Dakaj, i cili ka marre pjese ne lufte kundër Shefqet Turgut Pashës ne Qafe te Agrit te drejtuem nga Deli Marashi ne korrik 1910, ne ngritjen e Flamurit me 1911 ne Deçiç, ne luftën e Koplikut me 1911, ku 1000 djelm çoj Shala e Shoshi me Pultin dhe 500 Prele Tuli(Lahuta e Malësisë), aty me te edhe kushrini i tij, Bush Delia ne lufte ma malazezet për token shqyptare. Me 1913 u vra Riza Pasha qe kish mundësi te ish i shtime prej Malit te Zi, kur vete ish ne lufte me to, por duhet kuptohemi edhe ne nji variant tjetër, amos kishte organizue ndoni lufte kundër malësoreve, kundër Dede Gjon Lulit(shih lahutën …): … / se ka nis pushkën me asqer te mretit / del tellalli neper Shkodër / kush është turk bashibozuk / merr rrugën për Koplik e ka ra dini ne rrezik / …. Mjerisht, shume fanatik te asaj kohe kujtueshin se me ik turku, ik dhe dielli. Na, malësoret e Dukagjinit, te Malësisë se Madhe e Mirdita i kena ruejt lidhjet qysh me traktatin evropian ne kohen e Kastriotit dhe te princit tone Leke Dukagjini. Me te gjithë shtetet rrotull janë furnizue me arme sa kane desht, pavarësisht se ishim nji pjese e vogël, por nime i kemi dhane edhe lëvizjes antiturke, por gjithmonë tujë mos lshue asnji pëllëmbe toke pa lufte. Edhe beteja e Kosovës, ku u vra Sulltan Hamiti me besëlidhjen qe kishim, luftuem se bashkut me serbet. Ka kene nji kange e vjetër; Nau kan xane sulltanet nerveti / sulltan Hamiti e sulltan Mehmeti / sulltan Mehmeti e sulltan Hamiti / kurrkush luftën smun jau nisi / veç Kosova e naçallniku / … Pra, si tham ma nalt, kundër turkut kem pas gjithnji ndjenja atdhetare.
I bana këto shënime, për te paraqite shkaqet e vrasjes se Riza Pashes!?
Kalojmë përsëri tek dokumentet e Sejfo Vellamasit, formimit e te gjitha qeverive mbas 1912. Lufta civile qe shkaktuen vrasjet e mijëra shqiptarevet me ardhjen e princit Zog dhe me vone Mbret i vetëshpallur, u formue qeveri bejlerësh me nate administrate qe ishte me turkun. Kur dulen me lyp vota, thotë Sejfoja, me tha: populli boll na zhvatet 500 vjet edhe tash doni me na zhvat prapë, edhe nga kjo kalova ne opozite me Nolin.
Te gjithë bejlerët u nënshtruan te paret nga turku, dhe ju dhanë shpërblime te mëdha, edhe çifliqe tujë plaçkite te tjerët. Ne maj te vitit 1914 u be besëlidhja e Krujës kundër princ Vidit dhe bashkimin e Shqipnise me Turkine(S.Vellamsi, faqe 114). Autori nënvizon, se asht shume e vështire me ba shtet pa shkëput lidhjet shpirtërore dhe tradicionale orientale me Turkine e vjetër, i cili i referohet Konferencës se Londrës me 1913. Ne ketë rast, Superfuqitë e kohës u ndan ne dysh: Austria dhe Italia theksonin: Te gjitha viset shqyptare qe janë te banueme me shqytar ti jepen Shqypnise; ndërsa Rusia me Francën kerkoshin Shkodren me ia dhanë Malit te Zi, Kosovën me ia dhanë Serbisë, Epirin me ia dhanë Grekut. Austria përkrahu princ Vidin; ndërsa Rusia e Franca përkrahen Esat Pash Toptanin. Me 17 janar 1916, Austria pushton Shqipnin, vendos komanden ne Shkodër, hap shkolla ne gjuhen shqipe. Preng Pash Mirdita u vra me 22 mars 1922, se nuk pranoi ushtrinë italiane ne Mirdite. Ai i shkroi nji letër kapedanit! Letra u kap ne rruge dhe i përgatiten atentatin qeveria e Durrësit, i cili me 25 dhjetor 1918 ishte ne duert e italianeve.
Lexues te dashtun, nuk kam shkrue asnji fjale qe nuk qëndron. Deshta te pasqyroj vuajtjet e popullit te Dukagjinit shkurt ne ato male mbi pese shekuj me kambe zbathur e me arme ne duer kundra çdo okupatorit tuj majt vendin te pashtypin tuj ngjesh Flamurin për krye, deri ne ditët e sotme tuj ruejt trashëgimin e princit tone legjendar, Leke Dukagjini.
Lavdi u qofte trimave, njerëzve te ditur te kësaj treve qe ruajtën ato çka ka kerkue Evropa deri ne ditët e sotme.
nga DEDE TOKA

KOLË PROGNI, MIKU I PËRHERSHËM I ALPEVE SHQIPTARE
Një buzëmbrëmje së bashku më time shoqe,Gjysten, shkojmë gjithë qef për një vizitë në shtëpinë e mësuesit të palodhur Kolë Prognit. Për punën e bërë, për përkushtimin dhe vjetërsinë e tij, me të drejtë e thërrasin të gjithë Profesor Kola. Na presin me shuma mirësi së bashku me gruan e tij Maria. Një shtëpi më shumë rregullsi. Çdo gjë në vendin e vet, çdo gjë me shijë. Kësaj ja shton bukurinë edhe më shumë tavolina, që na u mbush plot gjëra të mira. Mbi të gjitha është mikpritja tradicionale e ruajtur më fanatizëm nga kjo familje, balli i qeshur e shikimi drejt në sy. Pasi pimë e hëngrëm sa kishim dëshirë, profesor Kola në fton në dhomën e tij të punës. Ajo ishte një studio e vërtetë, më ballin e murit të mbuluar nga librat, tavolina me mjetet bashkëkohore të punës, ngrohja normale, skeda, negativë, foto bardh e zi dhe me ngjyra të përmasave të ndryshme, CD me plot etiketa të sistemuara. Çfarëdo që të kërkosh për punën e tij e gjënë në moment, kaq rregull ka në këtë studio. Profesor Kola nuk pushon duke lexuar, shkruar, skeduar, studiuar, me datë e me orë, me persona kontakti e emra vendesh.
Pasioni i Tij janë Alpet Shqiptare. Ngado, në shtëpinë e tij shikon foto të zmadhuara me pamje nga Alpet, në disa prej të cilave duken imazhe të fytyrës së ndonjë njeriut gjigand, kafshësh, që janë pasqyruar në momentin e fotografimit. Ky nuk lodhet duke kërkuar momentin për fotografim, deri sa të plotësojnë dëshirat e veta.
Për të na relaksuar, Maria na sjellë kafenë. Megjithëse e pashë kur erdhi dhe e falënderova, kur u kujtova për ta pirë ajo ishte ftohur fare, nga që isha tretur në fotot, skedat, hartat, projektet, librat, shënimet e bisedë që nuk kishte të sosur me profesor Kolën.
Kur po ndaheshim Profesor Kola më propozon që të shkonim së bashku në një nga shpellat më të bukura të vendit tonë, në Shpellën e Jubanit. Unë pranova menjëherë.
Në një nga këto ditë dimri, gjithë lagështi dhe erë të ftohtë, me shumë dëshirë udhëtuam së bashku për në këtë shpellë. Ai e kishte vizitur edhe herë të tjera. Me ne erdhën edhe tre nxënës të klasës së tetë të shkollës 9 vjeçare të Jubanit, Alberti, Aureli, e Refaeli. Ata ishin nxënës të mirë, të kulturuar dhe shumë dashamirës, pavarësisht se takoheshim për herë të parë dhe kishin dëshirë për të hyrë në shpellë. Rruga është shumë e përpjetë dhe e mbuluar me ferra e shkurre të tjera, por nuk ndjenim lodhje, pasi kishim shumë dëshirë për të vizituar këtë shpellë, që është një perlë e natyrës shqiptare.
Po kush është Kolë Progni ?
Në një shkrim gazetaresk është shumja e vështirë që të jepet i plotë portreti i Tij. Gjithsesi do të bej një përpjekje që lexuesit t’i krijoj një mundësi për të marrë sa do pak njohuri për këtë njeri që të lodhë me heshtjen e tij të zhurmshme.
Kolë Progni u lind në Salcë të Nikaj-Merturit në vitin 1944. U lind në një familje malësore të varfër por me dëshirën për më mirë. Hyri në rrugën e shkollimit e ju përkushtua mësuesisë me dëshirën, që varfëria, mjerimi dhe errësira e një populli të tërë, do të merrte fund vetëm nga pasioni i dijes dhe kulturës, që do të vinte nga dritëza e të nxënit. Jeta dhe vitet e pjekin si mësues e studiues pasionant, veçanërisht e tërhoqën Alpet Shqiptare, me bukuritë dhe rezervat e shumta, të pashtershme dhe të shumëllojshme që bartin në gjirin e tyre.
Profesor Kolë Progni në vitin 1969 mbaron Universitetin e Tiranës dhe mbron diplomën më temën “ Vështrim fiziko-gjeografik mbi Alpet Lindore” e cila merr vlerësimin më të mirë, duke u diplomuar kështu mësues i histori-gjeografisë për shkollat e mesme. Më pas për 36 vjet punon në 12 shkolla të ndryshme të rretheve Tropojë dhe Shkodër.
Me mbarimin e shkollës së lartë më rezultate shumë të mira, katedra e gjeografisë mendon që ta mbaj aty si pedagog i kësaj lënde, por nuk që e thënë sepse një “njollë” në biografinë e tij bën që të mos mundësojë qëndrimin e tij në Universitet me gjithë përkushtimin dhe përvetësimin e lartë shkencor të lëndës së gjeografisë.
Me gjithë shtyrjen që i bënë, pa asnjë të drejtë që me sa duket ndikoi më shumë xhelozia por u shfrytëzua biografia, profesor Kola nuk e dha veten. Përsëri përpiqet për të marrë gardën shkencore dhe për këtë likuidoi tre provimet pasuniversitare me cilësi të lartë, por përsëri nuk u bë e mundur mbrojtja e disertacionit për gradën shkencore sepse e ndiqte ajo “njolla” e përzier me xhelozinë.
Përsëri nuk dorëzohet. Kërkimi shkencor dhe veprimtaria botuese e tij kanë qenë dhe janë të pandara gjatë gjithë jetës.
Ai merr nga Rektorati i Universitetit të Tiranës vetëm një autorizim dhe një aparat fotografik, kjo ishte e vetmja ndihmë që i u dha, dhe u qepet Alpeve Shqiptare cep më cep. Nuk la mal as luginë, kodër apo pyll, kreshtë apo shpellë, burim apo mrize pa pare, pa shkelur me këmbë e prekur me dorë, dukë bërë mbi 6500 km rrugë kryq e tërthore këtyre maleve. Ai njohu bukuritë e këtyre maleve, por dhe jetën e malësorëve të tyre, gjendjen sociale, psikologjinë e tyre, gjenezën etj. etj. Me aparatin në dorë, me fletoren e laps në çantë fotografoi e shënoj gjithçka që i doli përpara me durim e këmbëngulje.
Në fototekën e tij janë mbi 10000 filma nga Alpet, 6000 prej tyre me ngjyra janë të skeduara në kompjuter dhe në CD.
Profesor Kola nuk i grumbulloi, dhe vazhdon që të grumbullojë përsëri, materialet për alpet vetëm që të mbyllë në sirtarët e vet, ti lejë të vdekura, të harruara. Ai nga koha në kohë i ka publikuar në revista e gazeta, në radio e televizor shumë herë. Ka shkruar mbi 200 artikuj publicistik rreth aspekteve të ndryshme gjeografike, për traditën e popullsisë së këtyre zonave, por edhe shumë trajtime shkencore ne revista dhe veprimtari shkencore. Kolë Prognin e gjejmë edhe si përgatitës dhe zbatues të projekteve të ndryshme, veçanërisht për Alpet Shqiptare, apo edhe që presin që të aplikohen.
Fotografitë e Profesor Kolës i gjejmë në shumë botime, guitë turistike etj. Zëri i Tije është dëgjuar jo radhë në Radio Tirana, Radio Shkodra, e TV të ndryshme. Ai ka botuar monografinë “Malësia e Kelmendit” që është edhe më i rëndësishme deri tash. Themi deri tash, sepse ka pothuaj gati një grumbull materialesh me karakter shkencor dhe social që presin për tu botuar.
Për punën e tij të përkushtuar është dekoruar me Medaljen e Punës dhe atë Naim Frashëri.
Profesor Kolën e gjejmë të publikuar edhe në faqet e shtypit si “Studiuesi i shpellave” në gazetën “Zëri i Rinisë” në vitin 1973, “Ç’ke shkruar për zonën tënde” në “Zëri i Popullit” në vitin 1983, “Me pasion pas shkencës së gjeografisë” ne gazetën “Mësuesi” në vitin 1980, “Studiuesi i Alpeve” ne gazetën “Albania” në vitin 1995, “Ky Kelmendi shkëmb e gurë lidh si shqipja me flamurë” në gazetën Ilyria që botohet në SHBA, në vitin 2001, “Alpet i pushtoi Universiteti i pambërritur” në gazetën 55, 2003 etj.
Profesor Kola është nismëtar i krijimit të shoqatës shkencore-didaktike të gjeografëve të Shkodrës, kryetar i të cilës është që nga vitin 2002.
Objektivi i punës së këtij studiuesi të pasionuar është që të botojë materialet që pothuaj i ka gati si: Album gjeografiko-turistik për Alpet, Bjeshkët e Nëmuna (vështrim gjeografiko-turistik), Shpellat e Alpeve, Monumentet e Natyrës në Alpe, Guitë –Alpet e Shqipërisë (vështrim social-ekonomik e turistik) etj.
Sot Profesor Kolë Progni është në pension, por gjithë ditën e ka të racionuar, nuk ka shumë kohë të lirë, gjënë punë, lëvizë shumë, është energjik, flet ngadalë por i zen fjala vend, dëgjon shumë dhe mban shënime, është bashkëbisedues i kujdesshëm dhe shumë miqësor me të gjithë.
Në festën e mësuesit, 7 Marsin, i urojmë përzemërsisht shëndet e jetë të gjatë, dhe suksese në punën e tij kërkimore shkencore. 
nga LUIGJ SHYTI

FALEMINDERIT PROFESOR TONINI!

Stazhin pas përfundimit të shkollës së mesme e kam bërë si mësues provizor i lëndëve të dyta në shkollën 8 vjeçare Ndreaj Shosh. Atë vit shkollor (1982-83) pata fatin të punoj me një kolektiv mësusesish të talentuar, mësimëdhënës profesionist, edukator shembullorë dhe aktivistë shoqërorë të përkushtuar, të cilët nxitën tek unë pasionin dhe dashurinë e madhe për të vazhduar maratonën e vështirë drejt profesionit fisnik të mësuesit. Kolektivi im i parë natyrisht mbetet perjetsisht i pashlyer në kujtimet e mija, duke filluar mësuesin e matematikë –fizikës Tonin Vasa (Ndoci), të gjuhës Fran Luli, ish mësuresit e mij Fadil Daka i biologjisë Dodë Uldodaj i historisë , ish -drejtorin tim Zef Fusha (përseri drejtor), moshataret e mija ish- nxense të kësaj shkolle Marie Logu, Bradhe Gështenja, të cilat së bashku me Myzejen Zaganin e Marie Bregun plotësonin trupën mësimore të ciklit të ulëtë të kësaj shkolle. Mosha e re , mungesa e përvojës nga njera anë dhe nga ana tjetër qënja koleg me tre nga ish mësuesit e mij të nderuar të tetvjeçarës dhe me dy mjeshtra të mësimdhënjes si legjenda e toponomisë Fran Luli dhe kavaljeri i shkencave ekzakte Tonin Vasa, ishte shumë emocionuse për mua aq sa më dukej sikur çdo ditë po jepja nga një provim pjekurie. Emocionet e fillimit kaluan duke u shënderruar në energji pozitive falë klimës së ngrohtë, thjeshtësisë, dashamirsisë dhe siqeritetit që tegoi kjo trupë , duke më konsideruar si bashkëmoshatarin e tyre ndonëse unë nuk isha tjeter veçse një nxënës i tyre. Përkushtimi, korrektësia, pasioni dhe harmonia në kolektiv kanë qënë në shkallën maksimale. Një shkollë e re e mirë kompletur për kohën, një përsonel sa i aftë aq edhe kerkues me shumë reputacin me një vullnet stoik (duke shkuar lagje më lagje , shtëpi më shtëpi për të parë se ç’bëjnë nxenësit pasditeve, plus punë të diferencuar dy herë në javë) për punë, është vështirë të gjenden sot. Nëse shumë nga ish- nxenësit e Tonin Vasës nuk u dashuruan me matematikën dhe fizikën e tij, ora e mësimit të fizikës për asnjerin nga ta nuk ishte as “gogol” as “ferr” siç ngjet shpesh më mësuesit e lëndve ekzakte. Nxënësit që vazhduan më tej jo vetëm që nuk e “ç’burrëruan” mësues Toninin, por ata edhe sot flokëthinjur ndihen krenarë për mësuesin e tyre shembullor. Mësues Tonini herë me fjalë, herë me mjete konkrete, herë me vizatime e kaligrafinë e tij fine , bënte ç’bënte, por edhe më të pabindurit ia nguliste në kaptinë ndonjë një formulë, ndonjë ekuacion apo rrugë zgjidhje etj. Kemi luajtur futboll deri sa na u kanë grisur këpucët. Kemi bërë aktivitete kulturore artistike, kemi dalë e ekskursion lart në bjeshkë duke i shpallë bejlek edhe shkollave të tjera. Kemi bërë mbremje argëtuese duke kënduar e shkundur gotat. Kemi shkuar fshatrave për informacion politik dhe në punë prodhuse, madje kemi gjetë rrespekt shumë dhe bujari nder ata njerz të varfër, por zemërmëdhenj për të cilët mësuesit ishte i shenjtë. Mberslënëse mbetën edhe shtegtimet në dasma të ndryshme. Në çdo dasëm që bëhej në fshat ftoheshin pa përjashtim edhe mësuesit jabanxhi, për ta sigurohej një sofër e veçantë së bashku me kuadrot e tjerë të cilët “diskriminoheshin” në mëyrë pozitive. Tonin Vasa ka qënë një mësues shembullor në shkollë e jashtë saj, një intelektual i aftë të debatopnte në çdo ambient, një sulmues i rrezikëshëm në lojën e futbollit, hokatar në tavolinë, gotës ia dinte kimetin, por nuk abuzonte kurrë me të, këndonte bukur madje filloi të mësonte edhe këngët gazmore të putirva që këndohen në dasmat e Duakgjinit. 
nga PRELE MILANI

KENGETAR ME BERI RUSI I VOGEL, Interviste me artistin e merituar Bik Ndoja
I nderuar Bik, dëshironi ta fillojmë intervistën me disa komplimente për ju, te cilat i meritoni, apo disi ndryshe?
Oh, falemnerit për intervistën dhe mirëserdhe ne shpine time. Si te doni le ta fillojmë, vetëm me komplimente jo. Ato nuk i kane shërbye askujt ne asnji kohe.
Atëherë le t’ia fillojmë me origjinën tuaj?
Origjina jone, sipas thanieve te baballarëve, fillon kur nder shtate vellazen, gjashte prej tyne vdesin ne luftra me turkun dhe për gjake. Mbijeton vetëm gjyshi im, Gjergj Mirdita, dhe për te mos u shue ky fis e merr nji familje e forte nga Gjakova, te cilës fatkeqësisht nuk ia di emrin, dhe e mban ne bese derisa u fal gjaku. Gjyshi kthehet ne Mirdite, martohet, i lindin tre djem e nji vajze. Nji djalë i vdes e kështu mbeten gjyshi, gjyshja – Dila, Marku, Ndoja e Marija. Ne vitin 1880 gjyshi im vjen ne Shkodër, tek nji mik i tij për banim. Ne ketë kohe im atë ka qene nënte vjeç. Babai im u martua me Gjysten e Frano Kikes dhe lindem Gjergji, Ludoviku(Biku), Pjerini dhe Albina. Pra, origjina jone asht mirditore.
Mund te na tregosh se si zuri rrënje kënga popullore qytetare tek ju?
Ketë, unë ia dedikoj lagjes Rus i Vogël, ku u rrita. Nuk mund te rri pa i thane disa fjale për ta. Ishin njerëz te mire, te ndershme, shume humane, i qanin hallin njeri – tjetrit, i banin vizita njeri – tjetrit, ndihmueshin njeri – tjetrin. Ne nuk ishim te pasun, por shpeshhere im at me jepte nji zymyl kashte te mbluem me kashte e me thoshte: “sa te erret, ke me e çue tek dera e “filanit” e ki kujdes mos te shohin kush …”. Gjith ajo lagje e këndonte kangen, kërcenin vallen shkodrane e bisedojshin për folklorin. I merrja leje babës e shkoja neper festa familjare dhe tu them te vërtetën hipnotizohesha nga bukuria e atyne kangeve e valleve. E kështu more bir! Mua me pushtoj kanga qe nuk mu nda te tan jetën, te cilës i fala çdo gja me dëshire.
Te lutem, a mund te na i thuash disa nga familjet e njohura te lagjes Rus i Vogël ne lëmin e këngës se atëhershme?
(Ofshan). Ishin shume. Ishin te gjithë. Kush nuk këndonte, kërcente. Kush nuk kërcente, këndonte. Kush nuk bante asnjërën, bisedonte për artin dhe folklorin, e ndoshta ua kalonte te dy palëve.
Bik, unë nuk te shkoqem pa me thëne disa emra, ose do te rri edhe për darke?
Dukagjinasit e kane darken e vet ne çdo shpi, por unë po te them disa prej tyne: familja e Gjon Markut e kalueshin gjith naten me kange e humor, familja e Ndok Kirit dhe Kel Kirit te knaqshin kur i ndigjojshe tuj kendue, Palok Gjushit edhe pse ishte larg i vinte zani shungullim, sidomos kur pinte ndoj gote raki. Nder këto familje qeflie bante pjese edhe rrethi im familjar, pasi axha im Mark Gjergji kishte gjashte djem e dy vajza, babai im Ndoj Gjergji kishte tre djem e nji vajze e qe te gjith kendonin. Si organizator kishim kusherinin tim, Gjonin, i cili thoshte: “Ne familjen tone e ne lagje edhe pulat kendojne”. Por do te veçoja familjen e Hil Mark Palit e sidomios Kolec Hil Mark Palin e Pina Hil Mark Palin, e cila kishte nji za natyral, kolorature te fuqishem, a thue se ka ba shkolle.
Te kujtohet momenti kur ke kënduar këngën e pare, le ta quajmë solo?
Nji nate erdhi baba nga puna e tuj ndenje poshtë tanes se hardhisë bashke me nji shok, pine nji shishe raki e filluan tjetrën, atëherë baba me tha: kendona nji kange! Une ngurrova se me vinte marre e pasi mu luten edhe tri here, fillova dhe e kendova. Kur e mbarova, baba mu drejtue përsëri: kendona kangen “Karjfili kuq si gjaku” se e ke mesue prej Pinës! E fillova dhe këndova strofën e pare, kur papritmas strofën e dyte e këndoj Pina prej maten murit te avllisë e kështu kangen e çuam deri ne fund. Te nesërmen pyesnin: kush ka kenë ai fëmije qe ka kendue mbrame? Po Biku more, djali i Ndojes! Nga ky moment e ne vazhdim filluan te me quanin “kangetari i vogël i lagjes”. Tani brenda vetes ndjeja diçka qe po rritej, me bënte përshtypje çdo gja, sidomos kur ajo lidhej me artin. Ndihmoja babën ne dyqan ku punonte llastertar dhe aty improvizova nji fyell kallami te cilit i çila nji vrime dhe tek gryka i vura nji letër duhani e me ane te dridhjes se zanit i bija melodisë se kanges, kështu qe ne Pazar filluan te me quanin: djali i fyellit. Kur kanga filloj te bulonte tek unë, me vdiq nana, e cila la motren time 6 muejsh, vellain e vogel 4 vjeç, mue 9 vjeç e vellai i madh, Gjergji - 19 vjeç, te cilin e martoi baba shum te ri, pasi duhej nji grue ne shpi.
Vdekja e nenës suaj a u privoj nga kënga qe ju e kishit me aq pasion?
Patjetër qe po. Babai me shum mundime bleu pak toke ne rrugën Canaj dhe bani dy oda shpi, ne te cilën hymë pa i ba dyer as dritare. Unë u hoqa nga shkolla dhe u bana shegert si rrobaqepës. Kisha dëshire te këndoja si fëmije qe isha, dhe sapo ia nisja me kujtohej nana e kanga vdiste ne buze. Por jeta vazhdonte. Rritesha unë e rritej kanga brenda meje. Me kujtohet nji piknik ne Razem, ku me moren edhe mua. Organizator ishte rrobaqepsi Ndoc Tivari, ahengun e kryesonte Zef Hile Gega – kangetar e komik, Ganxhe Bedenja e Leze Gabja – komike. Orkestra perbahej nga Kin e Ndoc Kumrija – klarinete e violine, ne dajre Mark Doda e Palok Gjini kangetar. Ne te vërtete, kurr nuk kam dijte me e pershkrue ahengun e humorin e asaj dite te paharruar!
Ju keni punuar si rrobaqepës nga viti 1934 deri ne vitin 1946. A keni pas aktivitet artistik gjate kësaj periudhe dhe cili ka qene ai?
Unë kam punuar tek mjeshtrit Marash Preçi, Pjeter Kçira, Kole Franja e Lin Pepa, qe te gjith te pasionuem te artit, prandaj dyqani frekuentohej nga kangetare, humorist, instrumentiste, aktore e piktore, si: Shuk Prifti, Palok Gjini, Kole Lufi, Kole Tivari, Zef Hile Gega, Ganxhe Bedenja, me te cilët pata rastin te njihem e te këndoje. Ne lagjen time, Rus i Vogël zhvilloheshin aktivitete te shumta e te ndryshme, si: Festat e Shenkollit, Shën Gjergjit, shtregullat, karnavalet, dasmat, ku për secilën organizohej nga nji aktivitet mjaft i bukur. Mjeshtër timin do te quaja Marash Preçin.
Kole Tivari është një personazh humoristik ne gojën e popullit. Meqenëse ju e paskeni njohur, a mund te na tregoni ndonjë gjë te veçante qe mbani mend prej tij?
Kur vinin ne dyqan Kole Tivari, Adem Mani, Zef Hile Gega, Palok Gjini, Shuk Prifti krijohej nji situate qe zor se e gjen sot ne asnji vend, nji teater i vertete. Koles i shkonte ne dyqan nji katundar qe fliste shum e gjysen e kishte rrena. Nji dite, katundari i kishte thane, se: “Aq ftoftë kishte ba ne katund saqë ishte ngri nji mice ne hava duke kërcyer”!? Mirëpo Kola i kishte thane: “Nuk asht kurrgja puna e maces, pasi ne Luftën e Pare Botenore tuj luftue me gjyle asht ngri gjylja ne hava prej te ftohtit”. Katundari i kishte thane: “Nuk ka mundësi me u ngri gjylja ne hava, prandaj ule pak zoti Kole”! E Kola i ishte përgjigje: “Kur te ulish ti micën, uli edhe unë Gjylen”!. Kola kur mbetej pa leke nuk dilte jashtë me dite te tana. Njihere kishte mbete pa lek e i kishte thane te shoqes: „Mi gjej pak leke për nesër se me ka ardhe nji shok nga Tirana“. E shoqja i kishte thane: „Nuk i kam pasha sytë e ballit …“. Atëherë, pasi e shoqja kishte fjete, çohet Kola natën e ia lyen me tutkall te shkrim ne ujë te ngrohte. Kur i del gjumi ne nadje grues e nuk mund hap sytë ia fillon e bërtet: „Kole more, diçka me ka gjete, nuk me hapen sytë“! Kola i përgjigjet: „A e din pse te ka ndodh kjo, se ke ba be ne rren për sytë e ballit. Tash a po me tregon se ku i ke leket e te shëndoshen sytë”. Shko e merri more Kole se i ke mbas qypit te djathit ne çarranik. Mbasi merr paret ia lanë sytë grues me ujë te ngrohte sa për ti shkri tutkallin.
(vijon ne numrin e ardhshëm)
Intervistoi LAZER KODRA

DJALI I LOTAJVE, ZOT I TAPETIT
Ne qofte se do ti hedhim një sy sportit te mundjes ne rrafsh qyteti, apo ne rrafshin kombëtar nuk mund te anashkalosh malësorin nga fshati Lotaj, te krahinës se Dukagjinit, “Mjeshtrin e merituar te sportit”, Dede Bregu.
Ne vitin 1939 ne Lotaj, lindi një djalë, i cili me vone do te behej si te thuash “padron e tapetit”, ne sportin e mundjes.
Qe ne vogli, atje midis maleve kreshnike e legjendare, filluan te shfaqeshin cilësitë e një sportisti te ardhshëm, trup plote, me muskuj te kërcyer, shpatullgjere, këmbëngulës, iniciator e i guximshëm duke krijuar kështu një lloj paralelizmi me fenomenet e natyrës qe e rrethonin.
Uji i ftohte i dëborës, flladi i pastër i bjeshkëve te Dukagjinit mbushen plot force e temperament ketë djalosh qe ne te ardhmen do te behej kampion absolut i vendit.
Bashkëmoshataret e tij tregojnë, se: - edhe pse ishte i vogël gjithnjë nuk ngurronte te përballej edhe me te mëdhenjtë.
Kisha shume dëshire te beja mundje, - shprehet Deda, por isha larg e nuk me spikate askush. Ndoshta edhe kjo dëshire e madhe e Dedës shërbeu si shtyse qe familja e tij pas viteve 1950 te transferohej nga Lotajt ne fshatin Grude e Re, ne ish fermën “Perlat Rexhepi”.
Këtu , - thotë Deda, - ëndrra ime filloj te merrte jete, përveç punës qe e kisha detyrim, fillova te merresha me sportin e mundjes. Atë e kishte rrëmbyer dëshira për t’i shfaqur vlerat e tij, te integrohej ne jetën e sportit, t’i bënte ëndrrat e tij realitet. Nga fshati Grude kishte mundesa te talentuar qe mbushnin radhët e “Vllaznise”. Legjenda e mundjes shqiptare, i pamposhturi, “mjeshtri i merituar i sportit”, Mirashi Vuksani, një dite e tërhoqi Dedën pranë ekipit te qytetit. Ajo dite do te mbetej dita me e paharruar për Dedën, pasi do te prekte nga afër ata dyshek qe përbente endërren e tij nder vite. Duke pare cilësitë e tij te shkëlqyera, ish trajnerët Njazi Bushati e Qazim Elbasani, nuk ngurruan, por e përfshinë menjëherë ne radhët e “Vllaznise”. Kur me thane se do te vish ne stërvitje dhe do te jesh pjese e ekipit, gati sa nuk fluturova – shprehet Deda. Përkushtimi dhe vullneti ne stërvitje bene qe krahas forcës fizike te kapte shume shpejt anën teknike e për rrjedhoje te behej titullar ne gjirin e ekipit. Edhe gjate kryerjes se shërbimit ushtarak ne Korçe, Deda do te behej pjesëtar i ekipit te “Skënderbeut”. Edhe gjate qëndrimit ne ketë pati rritje te nivelit teknik e taktik, rezultatet erdhën ne rritje duke zëne shume shpejt vend nderi. Fale cilësive pozitive e rezultateve mbi tapet, Deda fiton respektin e shokëve dhe adhurimin e sportdashësve. Pas përfundimit te ushtrisë, Deda inkuadrohet menjëherë ne radhët e ekipit te mundjes se lire nen drejtimin e trajnerit Hamza Çela. Këtu fillon karriera e një kampioni te vërtete. Vullneti, karakteri dhe sedra janë shembull për te gjithë ne stërvitje. Çdo dite vinte nga Gruda, pasi realizonte normën ne pune dhe stërvitej për te realizuar ëndrrën e tij. Detyrat shtoheshin – thotë Deda -, pasi përballe kisha kundërshtare tepër te fuqishëm, kampionë vërtete madhore. Por përballe këtij djali te Dukagjinit u detyruan qe te “puthnin” tapetin me shpatullat e tyre dhe për t’ia dhuruar kampionatin e fituan me plot merite.. Te tille ishin Islam Bala, Nuhi Marseli, Ivzi Muça, për te cilët, tani Dede Bregu ishte një barrierë e pakalueshme, ishte vërtete “zot i tapetit”. Regjimi ditor, vullneti, forca fizike, perfeksionimi e anës teknike dhe taktike, burrëria e guximi mbi tapet bene qe Deda te mos dilte asnjëherë kokulur nga tapeti.
Nuk dëshiroja qe shpatullat e mija te binin përtokë – shprehet Deda. Vitet ecnin, por Deda nuk dorëzohej, fitoreve nuk u ndahej, titujt e medaljet e spartakiadave nuk i lëshonte. Edhe përtej te tridhjetë viteve rrëmbente medalje e tituj kampione. Figura e tij u be si një magnet qe tërhoqi pas vetes elementet e rinj ne ketë fushe sporti, duke u dhëne atyre me te mirën e mundshme. Mendjemadhësia e egoizmi i sëmure ishin te huajat për Dede Bregun, lumturinë e ndjente midis shokëve. Gjithë jetën ia kushtoi sportit. Ka stërvitur e vazhdon te stërvite breza te tere sportistesh, qe nga moshat e vogla e deri tek te rriturit. Pasioni për mundjen nuk e le asnjëherë rehat. Është për tu lavdëruar Dede Bregu, i cili ne vitet e tranzicionit, kur mundja ne qytetin tone thuajse u shpërbe, e ngriti dhe e mbajti “gjalle” ekipin dhe ketë lloj sporti pa ndihmën e askujt, bile arriti te nxjerre edhe kampion e te fitoj pese kupa vendi. Mjafton te përmendim mundësit qe kane dale nga duart e Dedës, si: Emiljan Leka, Mirsad Dekovi, Jetmir Elezi, Nazmi Ceka, etj.
Figura e Dedës plotësohet edhe si një familjar i shkëlqyer, prind dhe bashkëshort shembullor. Cilësitë e tij pozitive ai i përcolli edhe tek rrethi I tij shoqërore. Është pikërisht Deda qe sportin e bën njëlloj si pjese te ushqimit ditor edhe për familjen e tij.
Këtu mund te përmendim djalin e tij, Pavlinin si basketbollist apo Mirën si volejbolliste dhe rekordmenen ne kërcim se gjati, sportistja me e mire e shekullit ne ketë disipline, Vera Dede Bregu, e cila disa here ne veprimtaritë ndërkombëtare ngriti lart Flamurin Shqiptar. Dhe me te drejte, sot Dede Bregu ndjehet krenar për arritjet e tij dhe te fëmijëve te tij. Edhe sot, ndonëse ne një moshe qe shumëkush preferon rehatinë, Dedën e shikon plot energji, pasion e vullnet duke stërvitur te tjerët me te njëjtin përkushtim si për fëmijët e vet. Ka mposhtur moshën, ka siguruar bazën materiale për stërvitje, vazhdon te stërvite, e te gjitha këto i kane dhëne atij një respekt te jashtëzakonshëm nga bashkëqytetaret e tij. Karakteri burrëror, ndershmëria, komunikimi njerëzor, sjellja e kulturuar mund te kompozojnë figurën e djalit te Lotajve, dukagjinasin e besës. Ne çdo bisede qe mund te besh me Dedën është e pamundur qe ai te mos flasë për vendlindjen e tij, për Lotajt e Dukagjinin, për te cilët ndjehet krenar.
Jam krenar – thotë Deda – qe jam nga ato vende, qe kam gjak nga troje burrash, te cilët u flijuan me vetëdije për liri e dinjitet. Kontributi i tij ne jetën shoqërore ka bere qe komuna e Rrethinave, ne vitin 2002 ti jap titullin “Qytetar Nderi”i kësaj komune.
Ky ishte dhe është djali i Lotajve, “Mjeshtri i merituat i sportit”, Dede Bregu.
nga SKENDER KURTI

THEMELUESI I KIRURGJISË VETERINARE SHQIPTARE, PROFesor ZEF SHALA
Sa më shumë dite që kalojnë nga themelimi i shoqatës dhe botimi i gazetës “Dukagjini” aq me i madh është dhe numri i emrave i portreteve qe do zënë vend ne këtë gazete. Janë personalitete qe kane bere emër ne profesionin e tyre, me krenari pohojnë origjine nga kjo treve. Bërja te njohur e këtyre intelektualeve qe nuk jetojnë por dhe te atyre qe jetojnë, është një detyrim moral, për te treguar vlerat e vërteta te Dukagjinit, për ti bere te njohura tek me te rinjtë, ata janë krenari për ne . 
Një intelektual me emër jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit, njeri nder themeluesit e kirurgjisë veterinare shqiptare, qe para disa ditësh mbushi 81 vjet, është profesor Zef Shala. Ata qe kane pasur fatin te kryejnë studimet ne ish Institutin Bujqësor, sot Universiteti Bujqësor i Tiranes qe nga themelimi i tij dhe deri ne mesin e viteve 80, kane dëgjuar, disa e kane njohur nga afër profesorin Zef Shala. Profesori i kirurgjisë veterinare Zef Shala, për me se 30 vjet ushtroi profesionin e pedagogut dhe te kirurgut. 
E ftova për një kafe profesor Zefin dhe i kërkova te thotë diçka për jetën e tije. E njoha shkurt me shoqatën dhe gazetën “Dukagjini”.
Profesori me te folurën e tije prej shkodrani, me humorin dhe xhentilesen qe ja kujtoja qe ne vitet e mia studentore (pra 27 vitesh) e manifestonte dhe tani, filloj te prezantohet….: - Unë mbiemrin e kam nga vendi ku kane lindur prindërit, pra origjina ime është nga Shala e Dukagjinit. Babi im Ndoc Shala, u shpërngul nga Dukagjini para viteve 1900, ne fillim ai vendos ne Zogaj, pastaj ne qytetin e Shkodres. Ai filloi te merrej me tregeti e zejtari, ishte pronar i një restoranti te njohur ne qytet. Babi ka qene i lidhur ngushte me lëvizjet patriotike te kohës. Do te veçoja, kontributin e tije ne shpërndarjen e librit shqip sidomos ne Kosove. Me karvanë, babai im dërgonte libra te vëllezërit tanë, te cilëve ne mënyra te ndryshme u ishin mohuar. Duke qeshur profesor Zefi shton - se ai ishte një “ Dhaskal Toder” nga Dukagjini. Kam pasur axhë Pashko Shalën si dhe hallë, Gjyste Mosin, nena e Hil Mosit. Babi im e donte arsimin dhe kulturën. Për shkollimin tone ai beri gjithçka, pasi te gjashte fëmijëve na mundësoi shkollimin e larte jo vetëm brenda por dhe jashtë vendit. Ne kemi qene tre vëllezër dhe tre motra. Vëlla i madh, Kola, studioj ne Rome dhe Zagreb dhe be skulptor me emër, Pjerini studioj për financa ne Itali, Angjelia u shkollua ne Laipzig, Roza mbaroi Liceun e Korces pastaj vazhdoi ne France, Bepina u be mjeke gjinekologe, me i vogli jam unë, shpjegon profesori. Secili prej tyre ka kontribuar dhe ka bere emër ne profesion.
Zef Shala, ka lindur ne Shkodër me 2 shkurt te vitit 1927. Pa e mbushe një vit nga lindja e Zefit, familja u vendos ne Tirane. Femijrine e kaloi ne Tirane, mbaroi shkollën fillore 5 vjeçare, vazhdoi Liceun Klasik “Naim Frashri”, te cilën e përfundoi me rezultate te shkëlqyera. Zefi tashme kishte te drejte dhe kishte mundësi te studionte dhe ndonjë dege tjetër. Ishin prindit e mije qe me këshilluan te shkollohesha për këtë dege me te cilën e lidha jetën. Ata me thoshin se për specialiste veteriner Shqipëria kishte mjaft nevoje. Ti do bëhesh i dobishëm për njerëzit dhe me këtë profesion. A e din se pas jetës tyre (njerëzit e varfër te Shqipërisë qe ne atë kohe përbenin mbi 98 % te popullsisë) sytë i kishin tek bagëtia, me ato siguronin jetën e tyre. Gjendja shëndetësore e blegtorisë pas çlirimit dhe disa vite me vone ishte mjaft e keqe. Ishin këto disa nga motivet kryesore, qe u lidha me këtë profesion sa te bukur aq dhe te vështire shton profesori. 
Studimet e larta i kryen ne Bullgari ne Fakultetin e Mjekësisë Veterinare te Universitetit “Klemend Ohridsiki” te Sofjes, diplomohet shkëlqyer me 5 gusht 1952. Po atë vit ai kthehet ne atdhe dhe menjëherë caktohet shef i veterinares ne Ministrinë e Bujqësisë. Me vone caktohet k/veteriner e zv. drejtor ne N. B. Xhafezotaj Durrës, këtu punoi deri ne shtator te vitit 1955. Ishte kjo ndërmarrja blegtorale me e madhja ne vend nga ku sigurohej qumështi për kryeqytetin, ku doktori i ri po vinte ne jete ato qe mësoi ne auditorë. Por kërkesa dhe vendi për Zefin do te ishte diku tjetër, aty ku do te formoheshin veterineret e ardhshëm Prej këtij viti dhe deri sa doli ne pension ne vitin 1983, ka qene pedagog ne Fakultetin e Mjekësisë Veterinare ne Institutin Bujqësor Kamez. Ai gjate kësaj periudhe ka drejtuar shërbimin veterinar ne disa kooperativa e ndërmarrje ne Tirane. Edhe pas daljes ne pension profesor Zef Shala është aktivizuar si pedagog i jashtëm.
Për rreth 30 vjet si pedagog dhe shkencëtar ka dhëne një kontribut te rëndësishëm ne fushën e mësimdhënies dhe shkencës veterinare nëpërmjet hartimit te teksteve mësimore si dhe studimeve me vlere aplikative. Ne fakultet, ka zhvilluar rregullisht leksionet dhe praktikat e lendeve: kirurgji e përgjithshme dhe speciale se bashku me ortopedinë dhe oftalmologjinë. Për 5 vjet ka zhvilluar kursin e plote te lendeve te histologjisë dhe embriologjisë. Orët e leksioneve dhe te praktikave me profesor Zefin gjithmonë ka pasur te papritura kujtojnë ish studentet e tij. Me qindra janë rastet kur ato janë kthyer ne veprimtari konkrete te drejtpërdrejte, kur janë sjelle kafshe kryesisht lope qe te operoheshin. Doktor Zefit se bashku me studentet e tije kane kryer me qindra operacione te një vështirësie te larte ne sallën operatore te fakultetit. Kështu pra ne qindra raste ai ka shpëtuar jete kafshësh me vlera mjaft te mëdha.
Puna e tij pedagogjike-shkencore është vlerësuar si mjaft frytdhënëse ne përgatitjen e specialisteve te ardhshëm, për te cilat ka marre vlerësimet e duhura. Ai mund te quhet si profesor i profesorëve, pasi janë me dhjetëra ish studente qe me vone u bene kolege te tije.
Zef Shala është i pari pedagog ne Fakultetin e Mjekësisë Veterinare qe ka mbrojtur disertacionin duke paraqitur punim te plote shkencor duke fituar gradën, “Kandidat i Shkencave Veterinare”. Studente krijues veteriner, kane pasur impresionet e tyre nga profesori Zef Shala, fakt ky qe vërtetohet nga poezi te kushtuar atij, te botuar ne shtypin e fillim viteve 80.
Për aftësi pedagogjike e shkencore te mbështetura dhe me veprimtarinë botuese i jepet titulli “Docent”. Profesor Zefi ka udhëhequr me dhjetëra disertacione, tema diplome dhe ka zhvilluar leksione te nivelit te lart ne kurset pasuniversitare.
Aktiviteti i tij pedagogjik - shkencor përmblidhet ne 5 tekste mësimore te nivelit universitar, ne 12 studime shkencore te botuara, ne 2 monografi, ne 4 libra dhe 6 broshura shkencore, 2 skenarë filmash si dhe 18 artikuj shkencore qe te gjitha se bashku janë rreth 5 mije faqe. Ne vlerësim te punës se tij me vendim te Këshillit Shkencor pranë këshillit te Ministrave me nr. 351 date 30.06.1993, i jep gradën shkencore “Doktor i Shkencave Veterinare”, me vendim nr. 177 date 25.04.1995, i jepet titulli “Profesor”. Profesor Zef Shala flet ne pese gjuhe te huaja
Pas viteve 90 profesor Zef Shala, është ftuar dhe ka dhenë ligjërata ne Universitete Italiane, Bullgare, etj. Ai si një figure e njohur ne kirurgjinë veterinare dhe jashtë vendi, ka qene pjesëmarrës ne forume dhe konferenca te ndryshme ndërkombëtare.
Profesor Zefi, mundohet te sjelle ne vëmendje origjinën e tij, duke nënvizuar se nuk pata mundësi te krijoja lidhje me vendlindjen e prindërve te mije. Tek unë nuk ka munguar dëshira për te njohur dhe mbështetur me sa kam mundur shkodranet ne përgjithësi, dukagjinasit ne veçanti. Këtu ne Tirane, para viteve 60, ishin pak intelektuale nga Dukagjini, për shume arsye ne nuk arrinim te bashkëpunonim…!
Tani me vjen mire qe ne Tirane numri i intelektualeve dhe familjeve dukagjinase është me i madh. Ata me cilësi te larta qe i karakterizojnë, përpiqen te integrohen ne jetën e kryeqytetit, te kontribuojnë ne fusha te ndryshme te jetës. Degën e shoqatës “Atdhetare -Dukagjini” këtu ne Tirane duhet ta forconi. Është e rëndësishme te shtoni pjesëmarrjen e te rinjve dhe zonjave dhe ata duhet ndjehen dukagjinas te vërtetë- shton profesori.
Ndjehem disi i shqetësuar thotë profesori duke lenë modestinë, se me një veprimtari te tille; një jete ne shërbim te veterinarisë shqiptare, te shpërblehem me një pension kaq te ulet!?. Unë nuk dua ti trokas kujt ne dere për këtë, por shoqëria, organizatat apo shoqatat ndoshta duhet te bëjnë me shume për te na vlerësuar, për te na dhenë atë qe na takon.
Ishin këto disa rreshta qe mundem te formulonim gjate “bisede kafeje” me kërkesën për ndjese nga lexuesi dhe ata qe kane pasur rastin ta njohin nga afër profesor Zef Shalën, se është thëne pak, pasi personaliteti dhe veprimtaria e tije është shume me madhe. U ndamë me profesorin Zefin, duke i uruar jete te gjate, shëndet dhe humor, duke i premtuar se tashme gazetën “Dukagjini” do kishte ne dore rregullisht. U ndamë, por për tu takuar përsëri, jo vetëm ne kafe por dhe si i ftuar ne veprimtaritë e degës se Shoqatës “Atdhetare - Dukagjini” ne Tirane dhe ne Shkodër.
Ing. GJON FIERZA

 

 

part03
   
   
     
 

nëkrye

 
 
numrat