part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

gazeta 49

BENARDIN PALAJ – POET NË FLETËT E PAKTA TË STUIUESVE

Më 8 dhjetor 2007 u bënë 60 vjet pa shkrimtarin, folkloristin, muzikologun dhe etnografin dukagjinas Bernardin Palaj. Me këtë rast ia kemi për borxh këtij njeriu pak fjalë përkujtuese, pasi, po të shprehemi me fjalët e shkrimtarit dhe studiuesit Alfred Çapaliku “Palaj mori në popull diçka pastaj i ktheu atij gjithçka”. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të hulumtojë Bernardinin poet, por më së shumti të paraqesë një “shtrirje gjeografike” të tij ndër shkrimet e studiuesve.
Bernardin Palaj na ka lënë gjithsej 5691 vargje poetike (përjashtuar poezinë “Kosova e robnueme“ dhe një pa titull kushtuar Koliqit). Nuk duhet vënë në dyshim se ky numër do të  ishte rritur edhe më, nëse ai s’do e “frenonte” veten. Bernardini nuk e la të lirë frymëzimin e lindur prej poeti, sidomos atë epik. Arsyeja ishte “mos me dhanë përshtypjen që donte të matej me Mjeshtrin e Madh (Gjergj Fishtën-shën.im-A.F.)”. Se sa potencial kishte ai në epikë, pos´ vargjeve që ka lënë, e dëshmon edhe vetë Fishta kur thotë “mund t´ma kalojë edhe mue“.
Në shpërthimet e tij të para poetike, Palaj është maskuar nën pseudonime jo gjithmonë të njëjta. Në poezinë e parë “Prej burgut të jetës”, ai fshihet nën pseudonimin Kukël Lapaj. Më pas, emrin e tij do ta gjejmë të fshehur pas Costandinus e Viator.
Në qarqet letrare, sidomos në rang kombëtar, Palajt nuk i njihen vlerat e meritat ashtu siç duhet, pavarësisht se ai konsiderohet si një ndër ata shkrimtarë të viteve ´30 që e nxorën letërsinë shqipe nga monotonia e temave dhe e formave.
Alfred Çapaliku, i vetmi që ka hartuar një monografi mbi Bernardin Palaj, me të drejtë vë në dukje se përhapja e botimeve të Palaj nëpër organe të ndryshme shtypi të asaj kohe do të sillte si pasojë mungesën e interesimit të studiuesve, por edhe lexuesve për vlerat e krijimtarisë së dukagjinasit Palaj. Por jo vetëm kjo. Ashtu si mjaft shkrimtarë të tjerë klerikë, duke nisur që nga Fishta e të tjerë, mospërfshirja e tij ndër libra antologjie apo studimorë ishte e qëllimshme.
Përpjekjet e Koliqit për hulumtime rreth poezisë së Palajt janë cilësore, por sporadike. Atij i mjaftoi vetëm cikatja e disa krijimeve të Palajt për t´i dhënë një „vend të ndershëm” në letërsinë shqiptare. Këto i botoi nëpër faqe gazetash e revistash duke mos vonuar të sinjalizojë lexuesin dhe studiuesin: Bernardin Palaj ishte talent i lindur dhe nuk meriton të lihet në harresë. Jo më kot revista prestigjioze “Shêjzat” e ka pasur gjithnjë në gji të vet Bernardinin, kjo falë Koliqit, Gradilones etj. Te kjo revistë mori shtysën Angela Cirrincione për të mbledhur krijimtarinë e Palajt. Është pikërisht vepra e kësaj studiueseje të huaj, që do të na kujtojë se ne kemi një Bernardin, një djalë me prejardhje malësore, që di të shkruajë bukur poezinë epike dhe lirike, por që është edhe fort i dashuruar mbas pasurisë së gjuhës popullore e folklorit shqiptar. Në vitin 1969, 22 vjet pas vdekjes së Palaj, ajo boton “At Bernardin Palaj. Vepra. Vëllimi I. Poezi.“, ku ka përfshirë gati gjithë krijimtarinë e tij poetike. Kjo vepër u bë referentja bosht për studiuesit e tjerë, që u kujtuan për Bernardin Palaj. Këtu ata patën mundësi të njihen me vargjet e poetit, por edhe me analizën e shkurtër, megjithatë me vlerë, që i bën Cirrincione poezive të Palaj.
Në shkrimet e studiuesve që janë marrë me Palajn, disa prej tyre e “mitizojnë”, disa janë më objektivë, veçanërisht kur i referohen poezisë “Valët e një shpirtit”. Isak Ahmeti, shqiptar nga Kosova, në librin e tij “Kleri katolik shqiptar dhe letërsia” i anashkalon disa dukuri të poetikës së Palajt që nuk janë shumë të arrira artistikisht. Dukuritë më të spikatura do t’i rreshtojë Ernest Koliqi në shkrimin“Bernardin Palaj dhe një poemth i tij i pakryem”. Për “Valët e një shpirtit”  Koliqi vë në dukje përpjekjen e poetit për të shkrirë dy idetë: lavdinë ilire dhe ngadhënjimin e krishtërimit, por që nuk ia del; metrikën jo të duhur si dhe titullin e papërshtatshëm “…valët e një shpirtit nuk i përshtatet si titull nji hartimi epik”.  Edhe Çapaliku dhe Cirrincione, tek ecin nëpër vargjet e Bernardinit, në përgjithësi ia pranojnë ndonjë zbehje frymëzimi, sepse, siç shprehet studiuesja italiane “…edhe dielli nuk shkelxen, nuk nxenë, nuk ndritë në të gjitha orët e ditës me të njajtën forcë ngrohësie e drite.”
Sipas një mendimi përgjithësues të studiuesve, në krijimtarinë poetike të Palajt nuk ka ndonjë rrëfim të karakterit personal. Alfred Çapaliku mendon se “…ajo [për poezinë “Vorreve të flamurit”-shën.im- A.F.] për herë të parë e të fundit në të gjithë poezinë e Palajt, e deklaron hapur heroin lirik, gati si në një monografi”.
Ndërsa Cirrincione bindëse pohon se “asnjena ndër veprat e tija ka karakter biografik.”
Në ishtë më së pari poet a folklorist, mendimet janë të ndryshme. Koliqi dhe Çapaliku i lënë vend të parë folkloristit, pasi ishte pikërisht “vepra e tij si folklorist [që] e brumosi[…] prodhimin letrar”. Për Cirrincionen dhe I. Ahmetin, më së pari nga të gjitha, Palaj është poet “i  pajisun me të gjitha ato kërkesa që lyp vepra e artit, i hapun ndaj të gjitha pamjeve të jetës,[…] intuitiv dhe depërtues, me një shije shumë të hollë”.
Studiuesit vërejnë, se pavarësisht ndikimeve të Palajt nga autorë të ndryshëm (Fishta, Carducci, D`Annunzio etj.), pa harruar dhe popullin-poet, krijimi që del nga pena e Bernardinit është i ri, përfundimisht i pastër për të mbajtur veç emrin e tij.
ARJETA FERLUSHKAJ

DERI KUR KOSOVA DUHET TE PRESË PËR TE FITUAR PAVARSINË?

Bisedimet maratone midis SERBISE dhe KOSOVES tashme kane përfunduar, por te dy palët nuk kane gjetur një gjuhe te përbashkët për te zgjidhur çështjen e pavarësisë se Kosovës. Deri kur duhet te prese populli i Kosovës dhe ai mbare shqiptar qe Kosova te behet një shtet i pavarur. Trojka i kërkoi qeverise kosovare qe te mos e shpallte pavarësinë e njëanshme me datën 10 dhjetor ashtu siç ishte paralajmëruar ,por ta shtynte atë. Olli Rehn deklaron ne një gazete finlandeze se: Statusi final i Kosovës do zgjidhet ne pranvere gjithashtu OKB ka një qëndrim unik për Kosovën. Situata aktuale nuk është e qëndrueshme pranon Rehn. Edhe pse ne Kosove madje dhe ne SHBA shqiptaret bene protesta paqësore ne mbështetje te pavarësisë se Kosovës, kryesore për popullin e Kosovës është qe te tregohen te duruar. Kancelaria gjermane MARKEL shprehet se BE ka rolin kryesor për Kosovën. Ne takimin e Lisbonës tema e diskutimit do jete pavarësia e Kosovës. Blloku evropian presin te përfundojnë zgjedhjet ne Serbi ne mënyre qe te evitohen veprimet qe mund te ngacmojnë ndjenjat nacionaliste. Kosova ka mbështetjen kryesore te SHBA-se dhe vendeve te BE-se, ndërsa Serbia dhe aleati i saj Rusia nuk pranojnë qe Kosova te jete e pavarur. Populli i Kosovës duhet te ketë besim e shprese qe një dite do te fitojnë pavarësinë dhe do te jete një shtet i lire dhe demokratik. Vetëm nëse Kosova fiton pavarësinë do te garantoje sigurinë ne Ballkan, përndryshe populli kosovar do te këmbëngule me mjete paqësore për te fituar te drejtën e tij, e cila i është mohuar prej shekujsh.
ARMINDA MELENGU

SHQIPNIA EUROPIANE ME KULTURE DHE RRAJE KRISTIANE

Nji nder premtimet e zotit Berisha gjate fushates zgjedhore, te vitit 2005, ka qene dhe ky: do te bëjmë kartat e identitetit dhe pasaportat e reja, net e cilat, përveç kombësisë dhe nen shtetësisë, do te shënohet dhe besimi fetar. Ky premtim(vërtete i motivuar), duhet aplikue, dhe kjo për shumë arsye, pikërisht sepse ky problem(për arsye te ndryshme), asht lakue ma shume se nji here, sidomos ne mediat shkodrane, duke abuzue dhe spekulue ne shifra. Nuk duhet anashkalue se, ne Shqipni, nji mase e  konsiderueshme janë ateista. Dhe nji çështje tjetër e cila(sipas mendjes t’ime kërkon vëmendje te veçante), asht, mungesa e deklarimit te  minoriteteve “te pa deklarueme, te cilat na i la ne dere” Perandoria Osmane, dhe qe për fatin t’one te keqe(ndonëse kolone), drejtuan shtetin shqiptar për afro nji shekull, mbas shpalljes se Pavarësisë. Gjithnji(sipas mendjes t’ime), ketu qëndron dhe fakti qe jemi vendi ma i varfër n’Europe.
Për t’iu kujtue te gjithë atyne “pseudo intelektualeve”, te cilët nuk e dine apo nuk duan ta dine se ne, i përkasim Europes, dhe se rrënjët t’ona janë me Krishterimin Europian, dhe qe ne, jemi nder te paret qe e aplikuam ketë besim, do t’i ofroj lexuesit, nji faktor historik te cituem nga njeni nder historianet ma presticioze dhe qe i përket besimit mysliman: - Tajar Zavalani, shkruar ne “Historia e Shqipnise”(Mendimi shqiptar) Phoenix&Shtepia e librit, fq. 78, 79, 80, te cituar: “Krishterimi ne Shqipëri”. Ketë shkrim do t’ia përcjelli lexuesit tue i qendrue besnik ne çdo rresht te tij: “Sipas gojedhanes se vendit, Shën Pali vete, predikoi Ungjillin e Jezu Krishtit ne Durrës. Farlati shkollari Jezuit i Venedikut qe jetoi ne shekullin XVIII, shkruen se Apostulli shkoi vete ne Durrës dhe pagezoi shumë njerëz ne fenë kristiane. Shën Pali shkruen ne letrën e tij drejtue Romakeve: “Prej Jeruzalemit e rreth e përqark dhe deri ne Ilirycum kam predikue vazhdimisht Ungjillin e Krishtit”. Shën Jeronimi, i cili ishte prej origjine Ilire, mbasi kishte linde ne Dalmaci ne shekullin IV dhe ishte i pari qe përktheu Ungjillin latinisht, përmend gjithashtu se, Shën Pali kishte qene ne Iliri, e cila n’at kohe përfshinte, ndërmjet tjerash, Dalmacine, Maqedonine dhe Epirin, dome thane te tri provincjet ne te cilat ishte nda Shqipnia e sotme. Shën Pali u ndalue edhe ne Nikopolis, kryeqendra e Epirit, dhe s’andejmi i shkruejti dishepullit te tij, Titit te shkonte me e takue. Gjate kohës qe ndejti ne Nikopolis, Apostulli caktoi parimet morale për sjelljen e njerezve te motshem ne jetën e përditshme, tue i formule ne po atë letër drejtue dishepullit te tij. Gojëdhana e Përmetit përmende se, Shën Pali transformoi vete ne Kishe nji tempull pagan te vjetër ne malin e Nemërçkës. E para prove e dokumnetueme e themelimit te Kishes  kristiane ne Shqipni asht ne Martirologun roman qe për mende emnin e nj Shenjti – Astio, Peshkop i Durrësit ne shekullin e II. Dihet me siguri se ne Kuvendin Kishtar qe u mbajte ne Nicea ne vitin 325, janë ndodhe Peshkopë qe përfaqësonin disa krahina te shqipnise; ndersa ne Kuvendin e Serdika(qe u mblodh me 343 – 344) ishin perfaqesue se paku pese peshkopata Shqiptare te Perandorise romane. Keto përmenden mbas ndarjes administrative qe dekretoi Diokleciani, dome thane, Epirus Nova, ne mes te Vjosës dhe Drinit; Prevalitana, ne veri te Drinit, Dardhania, qe koncidonte me Kosovën e sotme, dhe pjesa e Maqedonisë, ne Perëndim te liqejve t’Ohrit e Prespës”.
Kuvendi i Nicias, ne Bithini t’Azise se Vogel, u mblodh me iniciativën e Kostandinit te Madh, i cili e kryesoi vete dhe muer pjese ne bisedime. Besohet se 318 dinjitarë te Kishës Kristiane, shumica e tyne Peshkopë te krahinave lindore te Perandorisë, moren pjese ne Kuvend. Peshkopi i Romes, i cili ishte vete i kaluem nga mosha, dergoi dy mekembes ne vend te tij.
Kuvendi i Niceas dënoi herezinë e Arianizimit qe predikonte Arins, nji dinjitor i Kishës se Aleksandrisë. Atje u pranue Credo, qe asht baza e dogmes katolike te sotme. Nji proklamate solemne i njoftoi te gjithë komuniteteve kristiane, t’asaj kohe, paqen dhe harmoninë e plote qi ishte sigurue ne gjiun e Kishës se Krishtit. “Satani” do te mos ketë ma fuqi mbi ne, - shkruante Kostandini vete, - mbasi te gjithë kurthet qe kishte ngrehe, por me na përça dhe për me na largue prej rrugës se vërtetës i çduku, me urdhen te Zotit, grindjet, herezite, dhe si me thane, helmin vdekje prures te përçarjeve”(ref: A. Vasiliev – hostiry of the Bizantine Empirej, fq. 56). At’ Valentini shkruan se ne epoken e Kuvendeve Ekuimenike ne shekujt IV dhe V, mbas J. Krishtit, organizioni i Kishes Kristiane ne Iliri kishte arrite sa me pase 3 deri ne 5 Peshkopata ne Prevalitane(Shkoder), 5 deri ne 7 Peshkopata ne Dardhani, 7 deri 8 Peshkopata ne epirin e Ri, dhe 10 deri 11 Peshkopata ne Epirin e Vjetër. Peshkopatat ishin bashkue ne Krye Peshkopata ose Metropoli  simbas ndarjes administrative te Perandorisë Romane. Metropoli i Dardhanise e kishte selinë ne Shkup(deri sa u ndertue Justiana Prima ne shekullin e VI) dhe prej tij mvareshin peshkopatat e Naissus(Nish), Ulpianës(afër Prishtinës se sotme) dhe Remesiana. Me 343, Mitropoliti i Shkupit muer pjese ne Kuvendin Kishtar te Serdika(Sofje). Ne shekullin e VI, Selija e Kryepeshkopatës se Dardhanise u transferue ne Justiniana – Prima, qe u ba kryeqendër e Prefekturës Pretoriane t’Ilirise, atje u transferue nga Selaniku edhe selija e Mekembesit Apostolik me vendimte Justinianit. Kjo shkaktoi kundershtime nga ana e Papës se Romes, i cli ma ne fund dha pelqimin e tij.
Shkodra, si kryeqendër e Prevalitanes kishte gjithashtu nji Metropolit nga i cili mvareshin peshkopët e Diokles dhe te Lleshit(Lezhes). Durresi ishte Metropoli kishetare e Epirit te Ri dhe nga metropoliti i saj mvareshin peshkopët e Pojanit, Byllis(Gradisht), Liehnidas(Ohri), Aulone( Vlone) dhe ndoshta Ajbanopulis, Skampa(Elbasan). Albanopulis, besohet se ka qene ndertue ne vendin e Krujës se sotme. Ne Epirin e Ri, selija e Metropolise ishte ne Nikopolis dhe peshkopatat qe dipendonin prej saj ishin; Anchesmus(ndoshta Saranda e sotme), Dodona, Aurea(Ajdonat e sotme), Andrianopolo(Dropulli), Feniki, Butrinti dhe Korfuzi. Prestigi i ketyne metropolive ishte kaq i nalte sa me i u sigurue titullarëve te tyne nji vend te caktuem ne hierarkinë e Klerit Katolik bot nuer. Ne kuvendin kishtar te Efezit qe u mblodhe me 431, ne mes te 35 dijetareve te kishës Kristiane, metropoliti i Nikopolit okuponte vendin e 15, ai i Durrësit vinte fill mbas tij, dhe metropoliti i Shkodres kishte vendin e 24. Durrësi përmendej asi kohe për Katedralen e Shën – Maris dhe për disa kuvende te ndërtuara nga murgjët Benediktine, Domenicane dhe Françeskane”. Kleri i Durrësit, shkruente Ferlati, i dha Kishes shum sherbestare te ndigjuem per ditunin dhe virtytet e tyne, te gjithë burra te zgjedhun te Perëndisë qe i shtuan ngadhnjimin shpirtnuer Shqipnise”(ref: Iliricum Sacrum, V – I. V. VI fq. 339). Titullari i nji peshkopati emrohej nga Sinodi i peshkopeve te provincjes, mbas rekomandimit te klerit dhe benikeve lokale. Metropoliti zgjidhej nga sinodi i peshkopeve. E gjithe organizata kishtare e Ilirisë mvarej nga Selaniku, ku kishte selinë e tij Mekambesi apostolik i emnuem nga Papa i Romes. Kur kleri i Selanikut filloi te anone nga Patriku i Stambollit, Papa emnoi si mekambes Metropilitin e Nikopolit ne Epirin e Vjetër. Ma ne fund Justiniani vendosi qe Justniana – Prima qe ndertoi ai vete te bahej qendra fetare e mbare Ilirisë.
Kryepeshkopi i fundit i justinjanes permendet ne korrespodencën e Papës – Shën Gregor i Madh ne mbarim te shekullit te VI. Ne Peshkopaten e Ohrit dihen emnat e katër titullarëve. I fundit prej tyne përmendet nne shkrimet e Legatit te Papes, Armisdas, ne fillim te shekullit VI. Ne Shqipnine e Jugut, simbas studiuesit çek, Dvornik, ekzistonin peshkopatat e Butrintit dhe te Fenikit. Deri ne kohen e invazionit sllav, te dy Dioqezat e Epirit ashtu edhe ato te Dardhanise dhe Pervalitanes(Shkodres) mvareshin nga Roma, drejt për se drejti, ose nëpërmjet Legatit Apostolik te Selanikut. Dome thane se kjo gjendje vazhdoi ma shumë se dy shekuj, mbasi Perandoria Romake u nda midis Romes dhe Bizantit ne mbarim te shekullit IV, ndërsa administrata civile e tokave Iliriane mvarej nga Bizanti. “E gjithë kjo organizate kishtare, bashke me shumë monumente te kulturës Kristiane, u ç’duken kudo qe shkeli kamba sllave. Për gati nji shekull i gjithë gadishulli I Ballkanit u zhyt ne gjak dhe ne zjarr dhe shumë qytete te lashte dhe te lulezueme u bane hi e pluhun”.
Shif: Dvornik – vepër e citueme: “Nuk ka mëkat me te madh se sa te keq interpretosh historinë, për interesa plitike te çastit apo per afeksione religjioze, pa asnji baze apo argument”(M. B.).
Çuditerisht ketë fenomen e ndeshim shpesh here edhe ne ndonji liber te shkruem, nga ndonji i “ashtuquejtun” intelektual, dhe qe mbane dhe ndonji titull apo grade shkencore. Protestat ne mediat e shkrueme, nga shoqata te ndryshme(te ashtuquejtuna “intelektual”), sidomos ajo ndaj fenomenit Shqiptar – Nane Terezes, nuk pasqyrojnë asgja tjetër përveçse injorance anonim, duhet te ketë te kjarte se, historia e Shqipnise nuk fillon me pushtimin osman. Duhet te ndërgjegjësohen gjithashtu, te gjithe kolonet dhe mbeturinat qe na i la ne dere, pushtuesi Osman, se: Shqipnia asht Europe, dhe me rraje te thella ne Kristianizem.
Fakti historik i sipër trajtuem duhet te ndërgjegjësoje çdo shqiptar te vërtete, se demonet e përçarjes janë “ardhacaket” e stepave, te pa afte dhe te pa guximshëm me u vete deklarue por qe fshiheshin me emna shoqatash. Janë këta vandale qe ma se njëherë përmbysen kryqat, dhe shteti hesht! Protesta e fundit e disa shoqatave myslimane per te mos vendosun Nene Terezën ne kartat e identitetit, dhe “zbatimi” i kerkeses se tyre absurde, ven ne pikëpyetje Laicitetin e shtetit Shqiptar.
Ky “fenomen” na kujton Sulltanet e Turqise, te cilet asnji vendim nuk mund te merrnin pa lejen e “Sheh – Ul – Islamit”! … At’here vetvetiu na lind pyetja, me kete mentalitet dhe psikologji absurde, do te pretendojmë për t’u ba pjese integrale e europes?! Se fundi: Europes duhet t’i bashkëngjitmi me vepra dhe jo me slogane e parulla qe na kujtojnë periudhën e “ndritun” te komunizmit.
Ne qofte se, Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti, do te ndryshojne vendimet, sa here qe protestojne “fanatiket” dhe adhuruesit e Haxhi Qamilit, at’here nuk ma mbetet gja tjeter veçse te deklarohemi Shtet Islamik. Mjaft, me “sofizma e bizantizem …”.
Sa here asht lakue nga autore dhe menda te ndryshme, hyrja e Shqipërisë ne “Lidhjen Islamike”, dhe asnjëherë nuk asht dhane nji përgjigje konkrete dhe bindese. Sot, kur protestat e pa motivueme te shoqatave islamike(dhe ne veçanti ne Shkoder), dhe, shteti dhe qeveria shqiptare(me emen te te ashtuquajturit “unitet”), ka heshte, ky qëndrim ma e forcon bindjen për nji anshmeri te dukeshme dhe qe bie ne kundershtim te plote me Nenin “3” te Kushtetutes se Shqipërisë, ku theksohet shprehimisht: “Pavarësia e Shtetit dhe tërësia e territorit te tij, dinjiteti i njeriut, te drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptareve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyre t’i respektoje dhe t’i mbroje”. At’here, si munde te shpjegohet qe për kapriçiot e ndonji(apo disa) shoqatave fanatike myslimane, Shteti Shqiptar te tërheqë versionin e tij, për vendosjen e figurës se shenjtëreshës se ardhshme, - Nane Terezës, nga kartat e identitetit.
Ne qofte se Shteti dhe Qeveria do te behet pre e ketyne mentaliteteve(sa absurde aq dhe primitive), kjo don te thotë se po i kthehemi ligjit otoman te Sheriatit, ose atij komunist, te zbatimit te vijës se masave. Ne rast se do te vazhdojnë te ecin ne këto “shina”, Europa për ne do te jete ma larg se sa Alaksa apo – holo Luluja … “Nane Tereza”, nuk asht nji “Dekor” për te mbulue “zgavrat” e nji injorance te trashegueme ne shekuj, por nje “Embleme”, me te cilën duhet te mburret çdo shqiptar!(M. B.). Kush nuk njeh dhe nuk respekton “Nane Terezën” nuk njeh asnji norme dhe ligj te shoqnise njerëzore(M. B.). Duke i u referue edhe njihere Nenit “3” te kushtetutes disheroi dhe e quaj obligim qytetar t’ju kujtoi te gjithë atyne(cilitdo qofshin), qe i quajnë katoliket “minorance”, se kjo e ashtuquajtur minorance, asht “berthama” e etnitetit Shqiptar, dhe “sulucioni” qe i jep Shqipërisë “ngjyrën” e vërtete Europiane me nji përfaqësim dinjitoz, qe fillon me Gjergj Kastriotin dhe deri tek Nane Tereza, dhe ne te gjithë periudhën e Mesjetës, prodominon duke u perfaqesue denjësisht, me, Beçikemin, Barletin, Budin, Bardhin, Bokdanin e deri tek Gjeçovi, Doçi, Fishta e Gurakuqi. Asht pikërisht kjo perfaqesi e shumë te tjerë te këtij religjioni, te cilët me veprat e tyne te pavdekshme e banje Shqipërinë pjese te pandame te Europes, dhe, kështu duke qene se, Europa, qofte ajo Perëndimore apo Lindorja i përkasin Kristianizmit, dhe ne duke qene gjeografikisht pjese e këtij Kontinenti, askush nuk duhet te shohë anderra(me sy hapur) se munde te kalojnë ne ndonji Kontinent tjetër. Por ne ketë kontekst kontinental, jemi dhe duhet te konsiderohemi nji mazhorance e denje për tu bere integruese e plote e Europes Perëndimore.
MARK BREGU

Thethi, mrekullia e Alpeve shqiptare !

Bri Alpeve shqiptare, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohime, Shenik, Papluk, me lartësi mbi 2500 m, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750m deri 950 m mbi nivelin e detit, me një siperfaqe prej 2630 hektaresh.  Kjo zonë karakterizohet  nga një peisazh i shkëlqyer turistik alpin, me malet madhështore, pyjet e ahut, livadhet, burimet e ftohta dhe potencialet e veçanta që ka Thethi si zonë malore turistike dhe klimaterike, të mirënjohura për bukuritë natyrore, e cila të ofron mundësi turizmi për të gjitha stinët e vitit.
Fshatrat e kësaj zone shtrihen në  të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpite karakteristike që, të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë.
Pasuria ujore
Gjatë rrugës  Shkodër- Theth – Rapshstarë ka dy lumenj që ndeshen gjatë udhëtimit. Njëri është Kiri, që vjen nga malet (Kiri fshat) dhe kalon përbri qytetit të Shkodrës duke u bashkuar me lumin Drin dhe pastaj me Bunen, në rrëzë të kodrës ku ngrihet Kalaja e Rozafës. Kiri, në pjesën e ulët të tij është i thatë në periudhën e verës por në tre sezonet e tjera ai është me ujë.
Lumi tjetër është ai i Shalës, që kalon nëpër lugina të thella. Shtrati i tij është me gurë të mëdhenj me siperfaqe të ashpër. Ngjyra e ujit të këtij lumi është e mrekullueshme. Ai ka ngjyre të kaltër të ëmbël shumë të veçantë. Vetëm po ta shohësh me sy e kupton bukurinë e tij. Peisazhi është fantastik për të bërë foto. Në këtë lumë rritet edhe trofta. Ky lum të shoqëron deri ne Theth.
Kanioni i Grunasit ndodhet në Ndërlysaj pranë lagjes Mardedaj. Ky kanion ka gjatësi afërsisht 2 km, gjerësi 2-5 metra dhe thellësi 30-60 metra. Pranë këtij kanioni ndodhet Ujevara e Grunasit me lartësi 25 m, një monument natyror vërtet interesant, magjik dhe piktoresk me ujërat e tij që zbresin nga një lartësi prej 30 m.
Malet
Pamja madhështore e maleve përreth me maja shkëmbore është patjetër një tërheqës  real i turistëve. Këtu zhvillohet sporti i alpinizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Majat kryesore janë:
Maja e Jezercës – 2679 m, Maja Poplluka – 2555.7 m , Maja e Alisë – 2374 m,  Maja e Arapit – 2221 m , Qafa e Pejës – 1680 m, Qafa e Valbonës- 1682 m.    “Vorri i Triepshit” është një nga pikat më të rëndësishme sepse nga këtu shihet Lugina e Shalës, më madhështorja në udhëtim. Nga juglindja peisazhi është shumë alpin dhe përfaqësohet nga tetë maja malesh me një lartësi të madhe.
Atraksionet kulturore
Kultura e veçante e zonës që po flasim është vërtet e veçantë me veshjet, traditat, mënyrën e të ushqyerit  etj. Shqipëria është e njohur
për kostumet e saj të bukura dhe të ndryshme në zona të veçanta, pothuaj gati çdo zonë ka një kostum të veçantë tradicional. Edhe Dukagjini ka veshjet e tij të veçanta. Xhubleta për gratë është një veshje e leshtë në pjesën më të madhe. Ajo ka  ngjyrë të zezë dhe është e stolisur me stoli të arta. Veshjet e burrave janë gjithashtu të veçanta por ato nuk përdoren sot ndërsa gratë përdorin veshje tradicionale në raste festash, ndërsa zakonisht përdorin veshje gjysëm moderne.
Traditat
Këtu ka lindur “Kanuni i Lek Dukagjinit”, që është libri i parë që përshkruan rregullat e jetesës në këtë pjesë të Shqipërisë së atëhershme. Ky libër më vonë u bë “Ligji” i të gjithë shqiptarëve. Në këtë libër, një pjësë të rëndësishme zë edhe mikpritja, si normë e detyruar por që tani është bërë pjesë e karakterit të gjithsecilit shqiptar por në mënyrë të veçantë e banorëve të kësaj zone. Po të shkosh në Dukagjin, derën e ke të hapur në çdo kohë dhe ndihma për çdo gjë nuk të mungon. Kur je në Dukagjin, je në besë të tyre, kështu që je i sigurtë.
Mënyra e gatimit është tradicionale ku mund të përmendim: ferlikun, mazën e zier, jardumin.        
Shtëpitë janë alpine dhe kanë kuzhinën, dhomën e ndenjës, dhomën e gjumit.
Dhoma e gjumit është mjaft e vecantë, me oxhak ku akoma dhe sot ndizet zjarri çdo ditë. Por në shumicën e shtëpive janë bërë modifikime me divana që nuk shkon me traditën. Disa pronarë shtëpish kanë filluar ta kuptojnë që tradita vlen dhe po përpiqen që të kthehen në traditë, kjo si pasoje edhe e disa projekteve të GTZ për rikonstruksionin e shtëpive tradicionale në fshatin Theth.
Aktivitetet që mund të realizohen nga turistët në zonën e Thethit.
Një shëtitje mbresëlënëse është nga Qafa e Pejes për në malin e Jezercës, udhëtim i cili mund të përshkohet në këmbë, ku ekzistenca e liqeneve të vogla me origjine tektonike, dëbora e përjetshme dhe format e majave përreth e bën këtë udhëtim shumë të këndshëm për të apasionuarit e turizmit aventuresk dhe atij malor. Mbresëlënëse është edhe shëtitja për në Malin e Radoines, e cila të ofron një pamje panoramike, nga ku mund të shikosh Bjeshket e Namuna dhe alpet në përgjithësi.
Tipet e aktiviteteve të tjera që  mund te praktikohen janë: eskursionet, skitë, sportet e ajrit, alpinizmi, kanotazhi, speleologja, çiklizmi.
MIRSADA FERLUSHKAJ

KUR DUAMBABIZMI NA SERVIRET SI IDOLATRI MODERN

Duke shfletuar librin publicistik te poetit dhe publicistit Mark Bregu “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” m’u kujtuan vitet “80-te, kur si shume te rinj ndiqnin me pasion festivalet e këngës dhe anketat muzikore qe organizoheshin ne RTV Shqiptar. Pikërisht nga ky kënd sensibiliteti me erdhi ne mend viti 1988 kur Mark Bregu me dy poezitë e tij: “Ne brezare rrinje”(Festivali II Kombëtar për te rinjtë ne Shkodër, kënduar nga Frederik Ndoci) dhe me poezinë tjetër “Vite dhe kënge” ( kënduar nga Gj. Sulioti dhe P. Lulo) do te ishte fitues i çmimit te pare te këtij festivali si dhe i anketës muzikore te atij viti ne nëntor.
Kështu nga një “Shakaxhi” i suksesshëm i vargut pas afro tri dekadash takohemi me publicistin Bregu, qe duke kaluar nga poezia ne proze, nëse perifrazojmë Deraden, ka arritur “te krijoje atë armoni brenda vetes qe i shkon përshtat harmonisë se një teksti kënge me muzikalitetin e saj”, çka natyrisht ka ridimensionuar shprehjen e tij letrare si publicist, me akses bashkëkohor. Sado qe, siç shprehet autori i parathënies se librit, poeti Prele Milani, Mark Bregu “… nuk vjen nga jeta akademike …”, fale sensit kritik dhe qytetar, përgjegjësisë civile dhe ndjenjës qytetare guxon te operoje dhe te polemizoje me një nerv emancipues dhe kurajoz “shakaxhiu”, por edhe hulumtuesi për t’ia pasur zili studiuesit tanë te mbyllur ne “kullën e fildishte” te jetës akademike kur kemi aq nevoje për pjesëmarrjen e tyre ne debatin publik, nëse duam vërtet te bëhemi pjese integrale e Evropës se Re, te hapur dhe pa komplekse.
Duke u ndalur tek libri i tij “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” pa humor kohe me vizionin e ndonjë diplomati te mbartur nga e kaluara nga pikëpamja filozofike, te bie ne sy gjakftohtësia e analizës dhe bisturia e argumentit qe përgjithësisht, Bregu e nxjerr suksesshëm duambabizmin si filozofi dale boje ne shekullin e ri.
Ndalesa ime neper stacionet e këtij libri synon te evidentoje dy aspekte te abuzimi me fjalën publike përballe se cilës, duke ruajtur përgjithësisht sensin e masës, Mark Bregu arrin te polemizoje jo pa ngarkese argumenti, aq me tepër pa kompleksin e inferioriteti jetik ne arenën e debatit publik, po aq i nevojshëm dhe i shëndetshëm me një vend demokratik, edhe pse ndodhet përballe një ish-diplomati, si Baleta, zotërues i 4-r gjuhëve te huaja, fatlum gjate regjimit komunist, pa dashur te paragjykojmë zbritjen e tij përrallore nga malet drejt selive te vlerave universale, si OKB-ja, shans qe s’do ta refuzonte asnjë shqiptar i ndershëm dje. E para, te anatemosh Bregun nga kompleksi i superioritetit ndaj një “elektricisti” për katolicizëm, kur guxon te argumentoje faktin historik mbi te ashtuquajturin nacionalizëm shqiptar, aspak “produkt” i asnjërës prej feve, po aq i “te gjithave” se bashku ne vendin tone, do te thotë te injorosh me vetëdije pasojat tejet te kushtueshme pikërisht për çështjen nacionale shqiptare te kompleksit evropian mbi Shqipërinë si “Turqi e vogël” ne Ballkanin Perëndimor, pasoje  e pushtimit osman, me konsekuenca deri ne ditët tona e ndoshta pa limit, për jo pak qarqe antishqiptare. Pa dashur te hyje ne detaje për pushtues e perandori te ndryshme, te cilat kane pasur te njëjtin thelb, atë te pushtuesit për interesat e veta aspak për te mirën tone, paçka se Perandoria Osmane njihet si me liberalja. Nga ana tjetër te pretendosh se “paraardhësit tanë qene me fat historik te jetonin nen sundimin osman gati 500 vjet apo te pranosh, se “ata qe u konvertuan ne myslimane ishin mëkatare” nga kushdo qofte e thëne edhe nga miku im me i madh, përben një kundër argument historik, qe te vjen keq jo për pasaktësinë e padiskutueshme, kur po përjetojmë konvertimin kaq aktiv si ne sjellje pragmatiste e shqiptareve sot ne perandorinë e tregut, por për autorësinë e dy versioneve qe frymëzohen njëra nen kompleksin orientalist te “Baba – Dauletit”, tjetra nen kompleksin e konjuktures duke kompromentuar progresin natyral te një populli si i yni, gjuha  e te cilit është gjuha e Jafetit, te birit te Nohut, babait te racës se bardhe, siç shprehen studiues serioz shqiptare e te huaj, siç shprehet E. Kostaqi( shih “Roli pellazgo – ilir ne formimin e kombeve evropiane ne antikitet”, te Elena Kostaqi). Me shume interes nisur nga thelbi i tij abuziv është koncepti mbi “Vonesën e Shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë” qe e paska sjell konvertimi ne mysliman (ne rrethana historike aspak te dhunshme, por aspak po aq vullnetare ne kuptimin e ngushte te kësaj fjale). Pohimi, mjerisht mjeran deri ne skaj kur kujtojmë se Egjipti, Siria, Libia, e te tjerë kombe myslimane do te ishin te paret qe shpallen, fituan pavarësinë nga Perandoria Osmane. Po kështu, nga ana tjetër duhet pohuar se shqiptaret si pragmatiste ne gen “ditën” te përshtaten ne rrethanat e këtij realiteti global, qe ne thelb synonte asimilimin e tyre si identitet, por kurrsesi nuk do arrinte te shteronte nacionalitetin shqiptar, aq mire kur dihet prirja jone pagane e shprehur ne besimin ndaj “Orëve”, “Zanave”, “Diellit” apo “Hënës”. “S’e kam pare Perëndinë / Shoh ngaherë dashurinë ...”, shprehej Çajupi.
 “S’e kam pare Perëndinë, / Shoh ngaherë dashurinë”, shprehej Çajupi.
Me shume te drejte Bregu i referohet thënies se Nolit: “Ne Shqipëri ka 4-r besime qe nuk kane zëne rrënje ne zemrën e këtij populli pagan”. Ne ketë vështrim “Vonesa shqiptare për Shpalljen e Pavarësisë” nuk qe derivat i fesë islame, por i alergjisë se Fuqive te Mëdha ndaj kësaj feje, kur ende ne Evrope ekzistonte koncepti përjashtues për popujt me besim mysliman, duke e konsideruar kontinentin me plak te globit si ekskluzivitet i te krishterëve. Për analogji turqit myslimane dhe myslimanet shqiptare, jo turq, konsideroheshin si mish i huaj ne trupin e Evropës, vizion qe i shërbente qarqeve antishqiptare, sidomos “Megali idesë”, duke i konsideruar shqiptaret ortodoks greke, kurse ata myslimane turq. Do te krijohej kështu, nënvizon prof.dr. Kristo Frashri: “aleanca midis koncepteve politike dhe ideologjike osmanishte te Portës se Larte dhe platformës se “Megali idese””, qe domosdoshmërish te çonin ne mohimin e se drejtës shtet formuese te shqiptareve si komb, siç paralajmëronte ideologu i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashri.
Gjithë kjo esence historiko – filozofike do ta gjente veten ne shprehjen sentence te diplomatit te shquar, Plakut te Vlorës, shqiptarit te madh te Flamurit, Ismail Qemali: “Fatet e kombeve te vegjël dalin nga dyert e tragjedive te mëdha”. E thëne me gjuhen e Konicës: “Shqipërinë do ta hane shqiptaret” edhe teksti i shprehjes nga Bregu, drejtuar Ismail Qemalit lidhur me kantonet shqiptare vjen si sentenca me e goditur përmes se cilës mund te transkriptohet ne esence komunikimin i këtij te fundit me princin evropian. Është pikërisht ky thelb qe e detyronte diplomatin e urte te insistonte ne vendosjen patjetër te një përfaqësuesi ndërkombëtar qe te siguronte paprekshmërinë e kufijve shqiptare te 1913-te, pas dorëheqjes se tij te detyruar përballe rolit tradhtar dhe antishqiptar te Esat Pashe Toptanit dhe lëvizjes fshatare te Haxhi Qamilit, një precedent i njohur edhe ne Francën e 1793-shit, kur ne emër te monarkisë do te kërkohej shkatërrimi i fitores se Revolucionit Demokratik Borgjez, nje vlere universale ne civilizimin botëror. Duke iu rikthyer “Vonesës shqiptare te Shpalljes se Pavarësisë”, është interesant një fakt ne retrospektive: Me 1621, kur procesi i myslimanizmit kishte marre përmasa te papara, Budi i drejtohej kardinalit Gazzadino ne Rome: “Shqiptaret e krishtere ne marrëveshje te fshehte me ata myslimane po përgatisin një kryengritje te armatosur kundër zgjedhjes osmane”. Mark Bregu ne librin e tij shkruan plot respekt te merituar për figura te tilla komplekse, si: Ernest Koliqi, Mit’hat dhe Mehdi Frashri, apo për brezin e B-ve te Mëdha te shqipes, si: Buzuku e Buiçekemi, Budi, Bardhi, Bogdani, e te tjerë … figura qe padyshim përbenë brezin e para te të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ne gjirin e mesjetës osmane. Padyshim ata ishin dhe mbeten, larg çdo sentimentalizmi religjioz – llogari personale e kujtdo qe i pëlqen kjo “sjellje”, humanistet e mëdhenj shqiptare me përmasa evropiane, kur Porta e Larte s’lejoi te hapej shkolla shqipe deri ne 1887-ën ne Shqipëri, por as shkolle turke për arnautet shqiptaret: Një Mesjete vërtete brilante! Vetëm ne ketë kontekst ata duhen pare dhe vlerësuar si formacioni ne thelb elitar arbëror, ndryshe do te ishin “prehur” pranë mjediseve te Vatikanit dhe jo te jetonin deri ne shpella, si ne atë te Rrjollit te Malësisë se Madhe, ku i madhi Bogdani do te kalonte rreth një çerek shekulli te jetës se tij.

***
Vërtete Himara dhe Mirdita te përshkruara me aq konsiderate nga autori i librit ne fjale, do te ishin kështjellat shqiptare qe do ta detyronin Portën e Larte tua njihte vetëqeverisjen me kodet e tyre te traditës, por po kaq kjo Himarë qe edhe një urë fantastike e komunikimit tone me faktorin arbëresh siç thekson Bregu. Edhe pse nuk ishte nen mbretërinë e Skënderbeut, ajo kërkonte përmes konsujve te huaj qe t’ia bënin te ditur Heroit se ata ndjeheshin te gatshëm ku ti thërriste zëri i tij si simbol, i identitetit kombëtar, si simbol i lirisë, apo siç shprehej Fishta “… si fatos i lirisë, e jo feje, si fatos i pavaresis s’kombeve tuj kene dishiri i tij qe ma s’parit e shtyni at burrë te përmendun me rroke armët për Shqipni”.
Ne ketë kontekst Bregu ka te drejte te habitet me absurditetet e markës Ferraj qe arrin te doktorohet me Antiskendergbejaden e tij duke ua dhuruar Heroin tone Kombëtar armiqve tradicionale historike te shqiptareve. Mos te habitemi: Jemi ne epokën e shtjetersimit modern te qenies nene trysninë e komplekseve moderne deri ne mohim te vetvetes, një hobi shqiptaresh qe s’është e vetmja ne llojin e vet, ne kontekstin e te cilave haxhiqamilet moderne patjetër do te manifestojnë format e veta origjinale te veteshprehjes karakatureske. Mjere ai popull qe injoron identitetin e vet! Duke vlerësuar Deraden si poet dhe personalitet qe ka kontribuar si krah madhor i Rilindjes sonë Kombëtare po aq ne krijimin e Italisë moderne, Bregu dëshmon përmasat e një kombi vital, i cili ne asnjë rrethane nuk ka pranuar mbylljen ne vetvete. Ndërsa lidhur me figurat madhore, edhe pse komplekse, si Koliqi, Mit’hat dhe Mehdi Frashri nuk duhet ngurruar ne analizën e tyre kurdoherë si figura madhore komplekse, te cilat krahas meritave substanciale si gurthemeli tashme ne panteonin tone si komb, patën edhe kontradiksionet e veta ne kontekstin historik te njohur botërisht, duke mos i shpëtuar përmbajtjes se tragjizmit strategjike te kolaboracionizmit shqiptar qe shpresonte pa sens tek Fuqitë autoritariste pushtuese, Italia dhe Gjermania, për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Kjo nuk do te thotë qe kolaboracionizmi shqiptar qe identik me atë evropian. Kjo kurrsesi jo, sepse kolaboracionistet tanë mjaft prej tyre qe figura madhore me kontribute te konsideruara kombëtar qe ne Shpalljen e Pavarësisë ne krah te Ismail Qemalit. Bashkëpunimi me okupatorin, ne rastin e Koliqit, mjerisht frymëzoj deri ne ekstrem pikërisht kur “nuk duhej” nga antikomunizmi, si shprehet prof. dr. Kristo Frashri, sikur komunizmi shqiptar nen trysninë e interesave ngushtësisht partiake, ideologjike do ta rriste disi artificialisht konfrontimin Brenda vetes kur kujtojmë se mjaft nga nacionaliste te ardhur ne vitet “39 – “44 plot pasion për çlirimin e atdheut nga nazifashizmi, lëne auditorët evropiane dhe jo thjesht luftuan, por u bene pjese e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar shqiptar, duke definuar mjerisht si pjese e te masakruarve ne dhjetor 1945, edhe pse Kushtetuta Shqiptare deri ne vitin 1955 e njihte pluralizmin me ligj. Tejkalimi i masës ne “Mukjen” apo “Muklja” e kthyer ne kompleks nga komunizmi shqiptar si dhe naiviteti politik i ballisteve duke mos u përfshire ne mase te gjere dhe aktive ne Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, komprometuan rrënjësisht te nesërmen demokratike te Shqipërisë, kurse vete ballistet si force politike shteroi se brendshmi. “Nuk ka shqiptare budalla te mos e kuptoje se ballistet vdiqën, kur bashkëpunuan me fashizmin”, i shkruan Noli, Mit’hat Frashrit. Nga ana e tjetër Perëndimi, jo vetëm nuk do ta njihte Zogun ne mërgim me taktiken “as ngrohte, as ftohte me te”, por po aq për absurd, nen trysninë staliniane nuk do te përfshinte Shqipërinë brenda vetes, edhe pse komunistet shqiptare si ata greke udhëhoqën me vendosmëri dhe pa asnjë kompromis fitoren mbi nazifashizmin si pjese e strategjisë se koalicionit botëror antifashist. Madje Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare nuk pranoi asnjë këmbe ushtari te Ushtrisë se Kuqe ne token shqiptare gjate kësaj përballje luftarake 5-vjeçare me nazifshizmin, siç nënvizon albanologu i shquar gjermano-amerikan B. Fisher.
Ne ketë aspekt nga studiuesit tanë nuk duhet hidhet balte si qellim ne vetvete ndaj këtij kontributi te shkëlqyer ku kane pjesën e vet edhe mjaft nacionaliste te ndershëm me vizion evropian mbi te nesërmen demokratike te shqiptareve, siç veprohet shume here nen trysninë e antikomunizmit si kompleks. Ne ketë kontekst yshtjet me artific te llojit “Kristianizmi” apo “Islamizmi”, i grisje artificiale ngado qe te vijnë janë ne dem te çështjes kombëtare, ne tërësi ende te pazgjidhur edhe pse aktualisht kane rene poshtë te gjitha protokollet evropiane, ndryshe te tilla, qe na ndanë kaq dhimbshëm  Brenda vetes ne pse shtete. Kurse lidhur me simbolin tone kombëtar shqiponjën ne flamur, problem qe zoti Bregu ngrëne ne ketë libër, kam idenë se i shkon ky shpend i etur për te rroke hapësira te pafundme, stërnipave te ilireve. Ilir do te thoshte i lire, një popull qe kurrë s’e njohu shtypjen e te tjerëve dhe si vazhdues te pellazgeve hyjnor, popull me një kualitet te larte te shpirtit sipas Pauzanias, nuk kursyen asgjë ne emër te të qenit te lire.
Shqiponja ne flamur behet edhe me e pranueshme, po te kemi parasysh etjen e shqiptarit për te pare njëherë faqe shekullit, plot frymëmarrje brenda vetes, nëse duam te shprehemi si njerëz te lire, Nenën tone te Madhe – Shqipërinë Vërtete, jo atë artificiale. Cili djalë nene ne bote do te dëshironte ta shihte nenën e vet te gjymtuar apo te cunguar krahësh tere jetën???!!! Ne ketë vështrim kam idenë se funksionon ne thelbin e vet fatit tone tragjik simboli kombëtar me shqiponjën dy krenare ne mes, me shpresën e madhe se tashme, shekulli i XXI do te jete shekulli i shqiptareve ne kuptimin e realizimit te vetvetes brenda hapësirës sonë natyrore, jashtë kthetrave te artificialitetit., qe koçidon me “objektivin” e shpendit tone gati magjik dhe mistik, si një simbol brilant krejt origjinal me gjithë forcën e tij ne intenerarin e një realiteti global integral qe aspirojmë.
Kurse emrat: Ujk, Luan, Skifter, e te tjerë si këta, mendoj se duhen lexuar fale prirjes gjenetike pagane te albanëve, shqiptareve te sotëm, qe fenë nuk e ndjejnë si komponent themelor, por plotësues ne spiralen e jetës drejt realizimit te vetvetes. Madje mjafton te kujtojmë se pellazget shenjtëruan lisin, drurin, me fenë e tyre druide, iliret shenjtëruan gjarprin, sikur sot ne kemi te shenjtëruar bie fjala Ditën e Shëngjergjit, si feste pagane për te gjitha fete, kur dihet se nuk ka ekzistuar ndonjë shenjt me emrin Shëngjergj. Gjithashtu konsideracionet e tipit “vëllezërit e tu selinë e kane ne Vatikan”, apo “Hardhia e harlisur e Vatikanit” vine jo thjeshte si mungese etike, por si mungese e plote dinjiteti ne komunikim kur ne kodin e një diplomati ekuilibri i shprehjes është parim i njohur i xhentilmences diplomatike, qofte edhe ne formën e një diplomacie publike për te amortizuar një problem te caktuar larg kompleksit te reciprocitetit”, ne rastin konkret. Ne jemi te gjithë shqiptare, shume pak për t’ia dhuruar njeri-tjetrin dikujt tjetër. Le te pranojmë siç jemi vetveten duke kultivuar diversitetin ne emër te rikonfirmimit tone si komb me vetëdijen se vete qenia njerëzore nuk është kurrë puritane. Duke u ndalur ne përformancen e librit, njeri nder kriteret e cilësisë se botimit, mund te themi qe libri është mjaft i realizuar duke filluar me formatin, madhësinë e shkronjës, cilësinë dhe peshën e letrës, kolorin e faqes, sidomos kopertinës se bashku me ikonën përkatëse, e te tjerë, fale këto punës serioze te botuesit, i cili duhet përgëzuar. Mjaft sinifikativ është si pari i librit me sentencën sokratike ne mbrojtje te se vërtetës dhe po aq mbyllja e librit me sentencën e viganit tone liberator, Heroit te Popullit – Luigj Gurakuqit:
“Vetëm një qellim i nalt te ban me durue / e zemrën te forcon, nder kundërshtime s’vyen / kurrë me u ligshtue, jer ai qe s’qindron”, mbi qëndresën ne emër te kësaj te vërtete, qe peruan leitmotivin e librit “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”, te Mark Bregut. Bregu ne librin ne fjale shquhet përgjithësisht për objektivitetin duke na dhuruar një publicistike qe ka merita për stilin, tematiken me tehun e saj stigmatizues ndaj orientalizmit te kapërcyer apo kompleksit te modracionit qe investon çdo dite ne injorimin e vlerave tona me te mira te traditës.
Megjithatë këto vlera te padiskutueshme do t’ia ridimensiononte një redaktim profesional, sidomos një korrektim gjuhësor e letrar. E gjithsesi libri dallon për vlera te rezistueshme ndaj kohës, fale një argumenti te shprehur me aq lirshmëri dhe vlerave njohëse për lexuesin e gjere dhe atë te kualifikuar, duke na afruar një publicistike qe gjithsesi meriton vëmendje për përkushtimin dhe sensin qytetar te problematikes qe bën objekt te saj kur fjala si krize, sjelljet e demoduara dhe filozofie anakronike si ajo e duambabizmin verdallojne rreth nesh si dhe skllavëri mendimi, idolatri moderne kundër argument ndaj asaj qe objektivisht meriton te respektohet. Kështu publicisti dhe poeti Mark Bregu përmes këtij libri sikur na thotë: “Mos marroni se historitë nuk do te shkruheshin kurrë nëse nuk do te ekzistonte bindja kategorike se ajo qe harrohet apo injorohet ne rrugëtimin e dhimbshëm te popujve, mund te përsëritet”.
KADRI UJKA
Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, dega Malësi e Madhe

GU – GU NE KOMITET
(Satire)
Unë quhem Col, Col Fatpremi. Nuk e dij se si ka ndodhur qe ma kane vene emrin Col, por gjithmonë mu ka duktë vetja si i paket, e ndoshta ka qene ky emër qe duke qene i shkurtër ashtu kane punuar edhe fatet. Unë nuk kam festuar ndonjëherë datëlindje pasi kemi qene shume fëmije, e nena ka ngatërruar datat e lindjeve. Nuk kam ndonjë shkolle te madhe, vetëm tetëvjeçaren, te cilën e kam mbaruar me dy drejtore drejtoreshe e dy kryetare komune te sotëm, por ja qe ata u ngjiten fale stilit ndërkëmbës e për nen dore. Ju lumtë ish shokëve te mijë te klasës! Si gjithë te tjerët edhe unë zbrita nga malet, ndoshta me vetëdije e ndoshta si delet pas dashit kopil qe i mbyt te gjitha ne ujë, sidomos ato qe nuk kane b..the. Kam mbijetuar deri tani here si Col Heroi e here si Col Cofëtina. Faleminderit Zotit qe sot jam i gjalle e një dite mu afrua një shprese për një dite me te mire. Këto partitë tona shkojnë e vijnë e nga pas i shoqëron një çete njerëzish qe sapo marrin pushtetin vjellin edhe ryshfetin. Qindra here kam kaluar aty afër komitetit, por asnjëherë nuk ia kam shkelur pragun sepse qe nga rruga dalloja disa police, te cilët me kallin një lloj frike dhe me kujtonin ato kohet e vështira kur një polic sundonte një krahine. Për te mos i rene larg e larg po ua dëftoj fatin qe mu afrua. Ishte krejt e papritur kur me thane se nipçja ime, ai roboti siç e quanim ne për tu tallur me te, kishte shkuar me pune ne komitet. Se ç’punë bën ne komitet pak rendësi ka. Mjafton te jesh aty, e ne fakirët e pamësuar te veshim me kostumin e rybes me  te larte, bile shpeshherë themi: Ky është nga ata te komitetit. Komiteti është si koka, po s’pate koke edhe trupi është pjerdhur, po kështu po s’pate komitet edhe populli është zhdredhur. Po nejse pak rendësi ka, rendësi ka qe nipi im, Tush Kryemadhi ka filluar pune ne komitet e për mua kjo do te thotë me tepër mbështetje, me tepër shans, me tepër diell shprese. Ju ndoshta nuk e mësoni, se pak shpatullat e mija qe janë mbështetur pas murit. Tushi im për një kohe te shkurtër u be me celulare te modelit te fundit e me pas edhe me një benz te tanë lara – lara. Bukuria e Zotit! Me marre madhi edhe Miset e Evropës me i ndesh tulet e prapanicës njëherë ne te. Një dite prej ditësh vendosa te bëhesha trim e ta mësyja nipin tim, Tushin, për te me gjetur një vend pune sa për te hëngër buke me pese fëmijët e mijë. Dikur, Tushin e vëllezërit e tij i ushqeu me buke e bylmet im atë. Vesha rrobat  me te mira qe kisha, sepse i thonë komitet aty e jo nevojtore! Aty nuk shkohet me duar ne rrip te pantallonave. Kalova midis dy policeve qe qëndronin ne dere, nuk fola as nuk folën, por me shikuan me bisht te syrit. Me sa duket me kuptuan se isha i ri ne front! S’ke ç’bën – kur e ke për here te pare nuk mund ta besh si ata qe e kane për te qindin here. Po nejse, se nuk ka asnjë vazhdim pa një fillim. Ne atë korridor te madh te mbuluar nga merimangat dallova një burrë te moshuare, i cili për te ruajtur barkun qe mos ti fryhej e kishte shtrënguar me një rrip sa dukej si një tollumbac i fuerun ne përmjet, por fryrjet i kishin ne kohen e vjetër kurse shëndetin poshtë e kishte fituar ne kohet e reja. Ishte i vjetër ne komitet, mbi njëzet vjet ne atë godine te madhe kishte luajtur rolin e spiunit duke paditur te tjerët. O Zot sa shume janë njëzet e sa vjet ne komitet! Llogarite vetëm hale sa i ka takuar për te bere ne atë komitet! Nejse, atë e pyeta për zyrën e nipit tim dhe ai mu përgjigj po, tamam njeriun e duhur keni pyetur pasi unë jam babaxhani i këtij komiteti, jam babai i te gjithëve! Babe me shume fëmijë – i thashë vetes time! Nipin tuaj e njoh – me tha, - Vip-Vip e keni, torollak ma bir kurve nuk kam pare ne jetën time. Gu – Gu e quajmë këtu ne komitet. U ndjeva keq për një moment. E si te mos njehëm keq kur djalit te motrës përpara syve te mi i thane “bir kurve”! Por babaxhani i komitetit vazhdoi: - ja ku e ka zyrën nipi i juaj – duke bere me gisht ne drejtim te një dere. E falënderova dhe iu qasa derës për te pritur nipçen time. Prita disa ore derisa erdhi. Ishte shëndoshe e bere si kokrra e mollës, dreqi! Me shikoj ftohte, por dorën ma dha gjithë delikatese duke thëne: - i forte je more Col, edhe komitetin ke arrite me e gjete se ku është. Ne mendje me shkoi menjëherë ligji i pronave, pasi mu krijua ideja se edhe komiteti do te jete prone e dikujt, e unë ndoshta i kam hip sipër pronës se tjetrit! Tani unë isha Coli e jo daja i Tushit! Me tha qe ta prisja sepse do ma zgjidhte hallin qe kisha. Dikush nga fundi i korridorit i thirri – Gu – Gu, o Gu – Gu! Nipçja ktheu kokën, shkeli syrin me stil dhe hyri brenda ne atë zyre qe nuk i mungonte asgjë. Pasi hyri ne zyre u kthye, hapi derën dhe me tha: dëgjo Col, mos i thuaj askujt qe ti je daja im, pasi do te na akuzojnë për korrupsion. Jo, jo i thashë unë. E si mund ta luaj unë atë loje qe nuk e di se ç’do te thotë as si fjale, e nuk di as rregullat e lojës! Prita e prita pas derës se tij. Kaluan orët varg e vij e unë aty se aty. Here pas here vinin njerëz qe dilnin prej dyerve te tjera te atij komitetit, çelnin derën e nipit, futnin brenda vetëm kokën, dorëzonin disa letra dhe përshëndeteshin “Gu – Gu çau”! Pas disa orësh doli nga zyra. Ne dore mbante disa çelësa. U drejtua ne fund te korridorit, çeli një dere dhe pas pak u kthye prej andej duke e kyçur atë përsëri. Ku ishe o Tush? – e pyeta unë.
Ne banja – u përgjigj ai.
A ka mundësi te shkoj edhe unë njëherë se lëmsh mu ka bë barku?
Ti Col je me te vërtetë budalla, sepse këtu ka banja vetëm për ata te komitetit dhe qe ta dish ti, haletë e komitetit nuk janë si haletë e miletit.
Me fal Tush, por dallimin ne hale nuk kam arrite kurrë qe ta bej, ti me te vërtetë ke te drejte edhe pse kemi shkolle te njëjtë ti ke ecur me përpara, dëfton se me ke rrinë.
Tush i kënaqur nga fjalët e mija mi hodhi çelësat ne duar e me tha: - shko Col, por për këtë ndere qe po te bej me ke borxh një birre.
Shkova e mbarova pune, arrita edhe unë qe te çlirohem njëherë ne komitet! Kjo për mua përben një arritje.
Zbritem ne katin e pare te komitetit, kaluam prapa një muri dhe u ulem ne një tavoline gati ne errësirë. Porosità dy birra e ndërkohë i fola Tush nipit: - kam nevoje për një pune sa për tu dhëne buke fëmijëve te mijë Tush. Mos u mërzite Col sepse e kam menduar atë pune, nuk me thoni kot Gu  -  Gu te gjithë këta te komitetit. Ti do te fillosh pune qe nesër ne ndërmarrjen e pastrimit. Por Col … daje te kam e diçka duhet, ti e din gjë pa gjë nuk ka, dhe këto pune nuk bëhen vetëm nga një dore, besoj se e kupton o Col! Kuptoj, kuptoj – i thashë. E kuptova se tre – katër rroga te fituara me duar ne plehra do te shkonin për llogari te komitetit e sa për te tretur muhabetin vazhdova duke i thëne: Tush, kur e pyeta atë burrin e shëndoshtë për ty, ai me tha: nipin tuaj e njoh, Vip e keni, torollak ma bir kurve nuk kam pare ndonjëherë! E di more Col, se ai mushku me ka shume dashamire, asnjë fjale te keqe nuk e flet për mua, është i regjur ne komitet, bir kurve e mbi bir kurve është. Kisha mbetur i rrënuar e tarafyl, nuk dija se çfarë te thoja, por neper mend me kaloj një ide: këtu postet u zënkan sipas shkalles se birkurvësise!!!
Shko tash Col – mu drejtua Tushi – nesër ne nadje ta bie unë vendimin ne shtëpi. Ti e di atë shprehjen “as nena babës … pa pare”. Tre – katër rroga paradhënie s’janë asgjë për një vend pune. Unë luajta kokën ne shenje miratimi dhe dola përjashta ne mes vetëdijes e pavetëdijes. Hej dreq, me hy ne komitet e me dale shendosh nuk është e lehte! Por prapë se prapë mire, pasi derri hyn derr ne fabrike e del sallam te tanë i lidhun si kastraveca mishit.
Shkova ne shtëpi, u shtriva ne krevat dhe deri te nesërmen nuk u ngrita. Gjithë natën ne dritare me dukej se diçka cikaste here – here Gu – Gu e here – here Ku – Ku. Rrogat paradhënie i kisha bere gati e strukur poshtë jastëkut. Sapo zbardhi drita nga pas dritares u dëgjua një e thirrun Gu – Gu, Gu – Gu … U ngrita dola menjëherë: Ia dhashë ne dore ato plaçket dhe ai me la ne dore një cope letër. Dëgjo tani me tha: - kjo pune kreu, ti do te merresh me pastrimin e qytetit, por po te le pak porosi: Te jesh i pastër sepse i thonë ndërmarrje pastrimi kësaj! Kujdes femrat, janë mashtruese dhe u takon te dalin qysh natën ne pune. Po kalova ndonjëherë andej nga puna e jote ti menjëherë kthehu me prapanice nga unë, sepse nga prapanicat nuk njihemi se jemi te afërm. Dëgjova, janë pune korrupsionit këto o Col Fatpremi! Iku. Edhe unë hyra brenda. Isha djersitur edhe pse jashtë rrahtë një fllad i lakmueshëm për ata qe ishin njerëz. E hapa atë vendim. Tani, unë isha bere me pune, por nuk e dija se ç’vegla duheshin për atë lloj pune, nejse puna te mëson vete. Ka pasur pune me te vështira për tu gjetur veglat dhe ua kanë bë dermanin. Vendimi mbante një vule, sipër saj një emër pak te çuditshëm: Tahir Tarasi dhe firmën e tij! U nisa për ne pune, por nga pas me ndiqte një si jehone e zeze Gu – Gu, Gu – Gu! Mu kujtua nena ime qe na thoshte kur ishim fëmije: hani bukën herët ne nadje qe kur te këndojmë qyqja Ku – Ku, Ku – Ku, ju ti përgjigjeni: ta kam mujte, ta kam mujte dhe ashtu bënim. Po kësaj Gu – Gus çfarë mund ti them përveçse: ma ke mujt, ma ke mujt! Mirupafshim ju bashkëshkollarët e mi, drejtorë e kryetar komunash! Nëse u merr madhi për mua mund te me gjeni tek kazanët e plehrave te mbushur me m..t, por nuk prish pune se ua kam me borxh, pasi edhe unë i kam shkrehe haletë njëherë ne komitet.
LAZER KODRA

GJOKE PJETRI DHE SHOKET E TIJ MESUES TE NDERUAR TE DUKAGJINIT

Ne vitet e punës sime disavjeçare ne Dukagjin, kam njohur shume mësues vendas dhe te ardhur, te cilët kane punuar me përkushtim për edukimin dhe përgatitjen e nxënësve te tyre me sa me shume dije e kulture. Unë, si koleg i tyre, ndieja kënaqësi kur ndeshesha me punën e palodhur, plot pasion, me shume përpjekje për te justifikuar misionin e ndritur qe ka mësuesi, si rrezatues i dijes dhe i progresit edhe ne malësinë tone.
Kontributi i tyre është shume i madh dhe i gjithanshëm. Disa prej tyre, me te vjetrit i përkasin atij brezi qe zhduken plagën e analfabetizmit duke e mbyllur si proces ne vitin 1957. Ja disa prej tyre këtyre pishtarëve, para te cilëve përkulem me shume respekt: Ndoc Mehill Xhuri – fshati Lotaj, i cili vdiq ne moshe te re, duke lenë prindërit ne mjerim, si djalë i vetëm qe ishte, nusen e re, vajzën, motrën, por edhe një emër te nderuar ne fshatin Pog. Gjok Pjetri – fshati Nenmavriq; Gjin Kola e Prele Gjeloshi – fshati Gimaj; Zef Gjeloshi e Ndoc Marashi – fshati Theth; Shkurte Rusheta, Mirash Zef Preka e Mehill Deda – fshati Lekaj; Pjeter Kola – fshati Abat; Mirash Zef Shytani – fshati Vuksanaj; Mehill Pjeter Mici e Mehill Leka – fshati Ndreaj; Mire Kokrri –fshati Palaj; Gjelosh Kole Micani – fshati Brashte. Për te gjithë këta mund te shkruash jo vetëm një shkrim te thjeshte si ky, por shume me tepër mund te shkruash, për te vlerësuar punën e shkëlqyer, plote pasion e sakrifica te tyre ne punën për ti dhëne dije e kulture bijve dhe bijave te Dukagjinit.
Ne ketë shkrim dua te ndalem ne njërin prej tyre dhe ky është Gjoke Pjetri, i cili me ka lenë mbresa te veçanta, disa prej te cilave po i rendisë me poshtë.
Gjoka, ashtu sikurse dhe mësuesit e tjerë dukagjinas te brezit te tij, nuk kishte kualifikimin e plote, arsimin përkatës, por ai kishte një vullnet te jashtëzakonshëm për punën. Nëse e ka merituar njeri vendin e punës, ka qene Gjoka. Ai dallohej për një ambicie te shëndoshe për te bere me te mirën e mundshme. Unë dhe shokët e mi, ne ato vite te punës se përbashkët kemi folur me respekt për te, kurse sot e kujtojmë me nderim e respekt, fale cilësive vetjake te tij, përkushtimit e vullnetit, ndershmërisë e thjeshtësisë qe e karakterizuan gjate tere jetës se tij, ne pune e ne jete, ne shkolle me nxënësit, me prindërit e tyre, qe ishin njëkohësisht bashkëfshataret e tij, me koleget e punës, me pushtetin vendor, e te tjera.
Si mësues, punën e fillonte nga një përgatitje serioze, qe te zotëronte sa me mire programin e lenden për çdo klase. Ai zotëronte aftësi te mira për organizimin e orës se mësimit me katër klasa kolektive, një pune  e vështire qe kërkonte jo vetëm dije, por edhe aftësi për te vene ne pune çdo klase e çdo nxënës, për te komunikuar e kontrolluar sa me shume dijet e fituara. Me nxënës te veçante, bënte pune te diferencuar.
Gjoka, kishte mësimdhënie dhe komunikim te mire me nxënësit dhe prindërit e tyre. Dinte te ruante personalitetin e nxënësit duke i dhëne kurajë, duke e nxitur sedrën qe te ecin me më te mirët. Është kjo arsyeja qe ish nxënësit e tij, tashme burra e gra, bile dhe gjysha, qe e kujtojnë me respekt e dashuri. Ai nuk i thoshte kurrë askujt “plaç”. Mirësjellja dhe respekti, gjuha e ëmbël ne komunikim me te tjerët, ishin prone e tij.
Ne marrëdhënie me koleget ishte korrekt, me shume dëgjonte, por kur fliste “nuk i binte fjale ne toke”. Nuk këmbëngulte qe te triumfoje mendimi i tij, por e linte shtegun hapur, për mendimet dhe vlerësimet e shokëve ne rrethet metodike, ne mësimet shembullore, ne analiza pune e te tjera.
Gjoka ishte jo vetëm një mësues shembullor, por edhe një mjeshtër i talentuar. Punonte shume ne shkolle, për rregullimin e saj, për ta bere te hijshme e te bukur atë qe nxënësit te vinin me kënaqësi për te mësuar e për tu argëtuar.
Si njeri, Gjoka, ishte model. Ai nuk te imponohej, nuk bërtiste, ne fjalorin e tij nuk ekzistonte asnjë fjale banale, qofte dhe me shokët e ne rrethe te ngushta, bashkëbiseduesin e dëgjonte me vëmendje, nuk ia priste ndonjë here fjalën, qe te arrinte ti thoshte: “… te mos ta preftë armiku fjalën …”. Ai nuk e kushtëzonte vërtetësinë e fjalës se tij me përbetime gjithfarësh. Njeriu nuk ka nevoje te beje be, se duhet te jete i sinqerte ne shoqëri dhe kudo.
Ai, si bashkëshort dhe prind, ishte shembullor. Donte ne veçanti vajzat, por djemtë edhe ne moshe te vogël i trajtonte si te rritur, ndërsa kur u rriten, edhe si shoke. Te gjithë janë te shkolluar.
Ne vatrën e tij familjare kishte harmoni e mirëkuptim. Kishte respekt te veçante për nenën e tij, për axhat dhe gjithë trungun e familjes se madhe e te nderuar, Bale Marku.
Te tille e njoha unë, mësuesin e nderuar e te respektuar, Gjoke Pjetri.
PRELE GRIMA

NENMAVRIQI - PJESË E VLERAVE MË TË MIRA TË DUKAGJINIT

Si çdo dukagjinas edhe unë ndjej obligim për te shkruar për vendlindjen time-Nenmavriqin, për historinë e tij te pasur, për njerëzit e tij te mrekullueshëm, te cilët e kane pasuruar historinë e Dukagjinit, pjese aktive e te cilit janë.
Fshati Nenmavriq shtrihet ne krahun e djathte te lumit te Shalës, me një sipërfaqe rreth 25 km2. Ka një sipërfaqe me te sheshte se fshatrat e tjerë. Kufizohet ne veri me Gimaj, ne lindje me Breglumi, ne jug me fshatin Lotaj, kurse ne perëndim, qe është edhe pjesa e bjeshkës, me Shoshin, Pogun e Planin. Nuk disponojmë dokument se nga e ka marre këtë emër, por sipas gojëdhënës aty ka qene i vendosur fisi Mavriqi, paraardhësit e banoreve te sotëm, janë vendosur poshtë tyre (nen ta) te cilët i kane detyruar edhe te largohen. Kështu ka marre emrin Nenmavriqi.
Nenmavriqi është ne përbërje te fisit te Shalës, pjese përbërëse e vëllazërisë se Pecnikajve. Të tre vëllezërit e Pecnikajve i kane përfaqësuesit aty, pikërisht ne lagjen Quke, janë: - të Pecaj, ne Dakaj - të Nicaj, dhe Mekshajt, te cilët kane qëndruar ne harmoni te plote, duke ndare bashke gëzime e hidhërime, kane përballuar bashke vështirësitë qe u a ka diktuar natyra. Ne këtë fshat janë edhe Demajt qe nuk kane lidhje gjaku me pjesën tjetër, por qe kane jetuar ne armoni te plote me ta te lidhur ngushte edhe me kumari. Banoret e këtij fshati kane pasur, e kane një solidaritet te pashoq, ku shume pune i kane kryer bashke, shërbenin pa hile tek njeri-tjetri ne rast dasmash apo vdekjesh. Si rezultat i këtij solidariteti edhe pasojat e ndonjë fatkeqësie natyrore eliminohej me shpejt se askund tjetër. Po theksoj një episod: për te transportuar ne krahë te vdekurin për ne varreza një te Dakajve e transportojnë Mekshajt, kurse te mekshajve i Dakaj.
Fshati  Nenmavriq ka një histori mjaft te pasur, por duke folur për ketë te vonshmen, pjesa me e madhe e se cilës është e jetuar, mendoj se do te jap bindjet e mjaftueshme për ketë pasuri te historisë. Marash Pali ishte nga Dakajt dhe një nder 7 Shaljanet qe dhanë jetën ne Sarajet e Shkodres për te mbrojtur interesat e fisit dhe Dukagjinit duke mos iu nënshtruar Perandorisë Osmane. Është përjetuar ne kënge trimëria e Kole Nikes se Qukës me te bijtë, apo Nike Vuksanit te Mekshajve ne mbrojtje te nderit dhe prestigjit te fshatit e fisit.
Ndoke Gjeloshi – me grada e ofiqe, i shkolluar ne perëndim e me te ardhme për kohen – i beri atentat mbretit te vetëshpallur, Ahmet Zogut ne Vjene te Austrisë, ku e shpëtoi vetëm dinakëria e tij sepse pati këmbyer uniformen me shoqëruesin e tij – major Lleshin i cili mbeti i vrare. Ketë akt nuk e beri si kundërshtar politik, por Zogu pati ekzekutuar shume bij dukagjinas duke përfshire edhe birin e Nenmavriqit Gjelosh Markun, i cili kishte kundërshtuar administratën e tij, ishte vrare Kole Binaku ne lëvizjen antizogiste si dhe ne Dukagjin Zogu kishte çuar përkrahësit e vet duke djege, terrorizuar e vrare njerëz te pafajshëm, ku pasojat e kësaj reprezalje i pati edhe Nenmavriqi, te cilit ju dogjën shume shtëpi, mbas vrasjes se birit te këtij fshati – Pellumb Lulashit.
Banoret e këtij fshati, kane marre pjese aktive ne te gjitha luftërat qe Shala e Dukagjini ka bere, duke luajtur nganjëherë edhe rol vendimtar. Për këtë mund te sjellim ne kujtese: Pjesëmarrjen ne luftën e Qafës se Agrit, ne korrikun e 1910, kundër forcave ushtarake turke te komanduar nga Shefqet Turgut Pasha, ne te cilën dha jetën biri i këtij i këtij fshati, Pjeter Ndou; qëndresën ndaj ushtrive Malazeze, ne datat 3-5 korrik 1915, te cilat kontaktin e pare e patën me nemavriqasit, te cilët bashke me gimajt i detyruan te dorëzohen e te kalojnë te turpëruar neper dy pushke te kulmuara ne Breglumi dhe i përcollën derisa u larguan nga Dukagjini, pra nuk vunë dore mbi ushtaret dhe oficeret  e zëne rob edhe pse kjo përpjekje luftarake pati dëshmorët e vet, si : Ali Leka, Deli Kola, Deli Xhuri, e te tjerë. Nenmavriqi përkrahu pa rezerva luftën Nacional-Çlirimtare dhe qe me formimin e çetës se Dukagjinit ne Pepsumaj u bene anëtare te saj banoret e tij: Vat Gjeloshi, Zef Sokoli, Pjeter Prelashi, pastaj këta e te tjerë si : Nike Pali u rreshtuan ne formacionet e tjera partizane. Ne elitën e burrave te shquar te Shalës e Dukagjinit “te forte për pushke e te urte për fjale” i ka pas edhe Nenmavriqi, si : Marash Sokoli, Bale Marku, Gjelosh Vata, Lulash Sokoli, Çun Kola, Vogël Bala, Ndue Pietra, Nosh Baci, Dake Vuksani, e te tjerë, prej te cilit, te tille burra me shume vlera ka edhe sot.
Banoret e fshatit Nenmavriq janë shquar për punëtore te zellshem, veçanarisht ne bujqësi dhe blegtori, siç thotë populli – jetojnë ne rrase te gjalle. Bile, qe herët prof.as.dr., shkencëtari Ahmet Osja ne një mbledhje duke dhëne udhëzime për punët e stinës tha: “... toka duhet punuar cilësisht dhe uji duhet shfrytëzuar siç bën Nenmavriqi ...”. Janë shquar për humor e sidomos për kënge, ne veçanti atë “majëkrahut”. Ne dasma, gëzime apo bashkime e pune te përbashkëta ishte kënaqësi ti dëgjoje sesi shpotiteshin, çfare gjuhe lakonike përdornin, por kurrsesi duke kaluar ne ofendim. Te tille kishte çdo lagje herët e vone, deri tek i ndjeri Mark Gila – bir i këtij fshati. Ishin te përmendur ne tere Dukagjinin këngëtaret e Nenmavriqit, prej te cilëve  mund te veçojmë: Zef Sokolin, Zef Gjelosh Markun, Nike Çunin, vëllezërit Zef e Ndoc Gjoni, Lulash Zefin e te tjerë. Kënga u trashëgua nga brezi ne brez, deri ne ditët tona me te tille, si: Ndue Shytani, Bardhok Luca, Pjeter Toma e te tjerë.
Ky fshat ka qene dhe është shume arsimdashës duke e konsideruar arsimimin domosdoshmëri për te pasur progres. Te gjithë bijtë e bijat e këtij fshati janë shkolluar, si ne shkollën e fshatit, ne Gimaj, ne Breglumi apo jashtë Dukagjinit, duke bere edhe sakrifica, por duke qene edhe te diferencuar ne përparimin shkollor. Këtu, ka ndikuar pozitivisht shkolla fillore e fshatit – me e konsoliduar ne zone, për te cilën merite te veçante ka pasur mësuesi i pare i këtij fshati, i ndjeri Gjoke Pjetra dhe pastaj u kthye ne tradite. Mbi 40 bij e bija te këtij fshati kane mbaruar shkollat e larta – me shume se shume fshatra te marra se bashku, te cilët kane dhëne e japin kontributin e tyre ne te gjithë sektorët e jetës, ne arsim, shëndetësi, ekonomi, art, sport, drejtësi, administratën shtetërore dhe ne biznes. Nje kontribut te veçante ne zhvillimin e artit skenik ka dhëne aktori i mirënjohur Viktor Bruçeti me rolet e tij brilante.  Bije te këtij fshati kane kontribuar edhe ne ushtri, me mjaft sukses, si: Nike Pali, Marash Malaj, Preke Gjeloshi, Gjergj Shytani, Ndoc Pali e te tjerë, duke u  ngjite deri ne majat e larta te hierarkisë ushtarake.
Kam pas rastin te jem disa here ne institutin e larte, sot Universiteti, Bujqesor, ne Kamzë dhe i interesuar dhe si arsimtar, kam ndjere kënaqësi kur kam pare te evidentuar nder studentet e dalluar te këtij Universiteti kane qene bashkëvendlindasit e mi, si: Dede Prendaj, File Shytani, Kristina Marku, Vate Staka, Gjin Pjetri, Shan Staka, Prele Camaj, Nosh Ndreshaj e te tjerë, apo ne institutin e larte, sot Universiteti Luigj Gurakuqi, ne Shkodër, si: Pal Marku, Nikolle Ndreshaj, Ndue Shytani e te tjerë.
Sot nga fshati Nenmavriq jane mbi 20 mësues qe japin mësim ne shkolla te ndryshme ne Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhe e Tirane. Edhe sot, ne te gjitha kategoritë e shkollave kudo qe ndodhen dallohen bijtë e bijat e Nenmavriqit për përkushtimin për tu arsimuar, qe tregon, se domosdoshmërinë për dije e kane ne gen. Pra janë pjese e krenarisë se shume shkollave ne qytetin e Shkodres, komunën e Rrethinave, Vrake, Lezhe e Tirane.
Banoret e këtij fshati gjithnjë janë shquar për virtytin e paqes dhe ne unitet me njeri-tjetrin. Ka mbi një shekull, qe ka pasur vetëm një vrasje brenda fshatit. Asnjëherë ne burgjet shqiptare nuk ka pasur e nuk ka nga ky fshat për çështje ordinere. Pra, nuk janë keqbërës. Asnjë nga plagët e tranzicionit, si: krimi, droga, prostitucioni, e te tjera nuk i ka infektuar bashkevendelindasit e mi.
Nder te paret kane përkrahur gjithmonë ndryshimet qe i ka diktuar koha, përfshire edhe ato demokratike duke u treguar me aktivet, duke u reshtur ne këto procese edhe bijtë e ish-komunistëve. Ketë e tregon edhe fakti qe ne zgjedhjet e para pluraliste u zgjodh Dede  Prendaj kryetar komune nga fshati Nenmavriq. Shume aktiv u treguan edhe gjate migrimit dhe emigrimit te diktuar nga dëshira për një jete me te mire. Bile, edhe ne vitet e diktaturës ka pasur te larguar nga fshati për ne qytet apo zonat fushore me shume se nga fshatrat e tjera.
Ndonjë lexues mund te beje pyetjen: pse vetëm ane pozitive paska ky fshat? Unë do i thosha edhe ato, sikur e gjithë gazeta te ishte ne dispozicionin tim, por nuk do te me mjaftonin me pasqyruar anët pozitive te fshatit Nenmavriq, sepse ato kane qene ne rritje, duke u shtuar nga viti ne vit e vazhdojnë te shtohen. Sigurisht qe do te kishim dëshire te ishin me shume e do gjera mund te ishin bere me mire.
Me keqardhje shpreh indinjatën time për braktisjen masive te këtij fshati ne vitet e fundit.
Ne qofte se ne vitin 1990 ishin 150 familje qe banonim aty, ne dimrin e 2007 - 2008-ës dimërojnë ne vetëm 15 familje. Aq me keq kur shume familje te larguara nuk dalin as ne stinën e Verës, bilës as te papunët. Shume keq, por megjithatë ne ketë drejtim nuk mungon shembulli pozitiv as brenda fshatit. Pavarësisht kushteve shume te mira te jeteses, qe kane krijuar një pjese e te larguarve nga ky fshat, fale vitalitetit te tyre, apo ndihmëses se emigranteve, nuk duhet braktise ne atë mënyre vendlindja për shume arsye, qe duan një analize te veçante. Aq me tepër nga ata qe nuk kane asnjë burim jetese. Me tingëllojnë shume keq ndonjë shprehje sporadike, se: “ ... me vjen turp me dale kur ia kam kthye njëherë shpinën vendit tim”. Si more qenka turp për te shkuar aty ku ke rrite shtatin, ku edhe ëndrrat atje i sheh, dhe, ne qofte se ke ndopak vlera, atje i ke marre!?
Paraqita një pjese shume te vogël te historisë se vendlindjes sime si detyrim, sidomos ndaj te rinjve, te cilët jo vetëm nuk e njohin, por pak behet përpjekje për ta njohur atë. Për këtë duhet te punojmë me tepër, sidomos te moshuarit, për te ngjallur tek brezi i ri krenarinë e dashurinë për vendin nga e kane prejardhjen. Duhet vlerësuar e marre si shembull puna disa vjeçare e te ndjerit Nike Pali qe nuk rreshti se hulumtuari dhe pat përgatite një libër monografik për vendlindjen e tij, Nenmavriqin, por vdekja ia ndaloi mundësinë e botimit. Shpresoj se pasardhësit e tij e te tjerë bashkevendlindas do ta vazhdojnë punën e tij për t’ua lenë brezave, sa me te plote historinë dhe vlerat e Nenmavriqit, si pjese aktive e historisë se Shalës dhe Dukagjinit.
PRELE SHYTANI

KARTOLINA DEPUTETIT
Anembane u perhap zani
Thon ka le Nexho Shabani
Krisi pushka e u ba nami
Toebestak , ka le shejtani.
Sa ka le, kam nga me vrap
Njezet kilesh sa nje zdap
I hini tmerri te tane njerzise
Nuk pushonte dera e shpise
U habiten te tane kojshia
Kso fare fejet me le fmija.
Mbas tre muejsh nisa me fole
Si talent me çuen ne shkolle
E nuk pyeta per kerken
E gjithkujt i shita men
Isha  klysh e u bana qen.
Gjithçka shkoj ne vend te vet
Kur u bana deputet
Por mu shtue nje kasavet
Per me leh ne parlament.
Kam nje mende shume te holle
Te tane kryet mu ba kertolle
Gjith me thone: - ku je moj molle
M’u ka ba krejt ftyra sholle
Se prej rrenave shume jam lodhe
Veçse puna me shkon fjolle.
Tash i msova tri gjuhe te hueja
Asnje fjale s’e kupton gruaja
Kur i flas asaj anglisht
Bash si qeni çohem ne bisht
S’due me fole ma gjuhen shqipe
Veç  me lehe neper kalibe
Se ketu i thone – shtet
Milion – kater mue mi jep
Te tane diten pi fernet
Doren kurr s’e futi n’ xhep
Kur teshtij me thone: Shendet
Se me kan me kismet
Oh keshtu ka lezet
Te duket vetja porsi mbret
E te tane i ban terbjet
Jo keta nuk kan shoke
Veç ku ka ferma me lope
Nuk kam frike e nuk do vdes
S’e kam menden me ndrru ves.
Une kam kene çerekxhi
Porse puna me shkoj vij
Rrofsh  e qofsh moj severi
Me dhe vila me tapi
Shetis rruget me bens te ri.
Jam fry pak si komardare
Se punoj veç me kollare
Une i blej votat me pare
Jam njeri krejt pa marre
Mbaj ne bens dy sekretare.
Mbaj me veti nja gjashte roje
Ftyr shperlame e pa pike boje
I kan kpucet krejt pa shoje
Jaken e kmishes nje gisht koje
Deputet mos me ik vesit
Bajme fytyren opang thessit.
Shetis  boten te tane mbare
Pij vermut e luej kumbare
Paskam  kene njeri me zare
Se krejt populli me duket i marre.
Krejt pa prite me doli gjumi
E te tane mi mori lumi
Mbyte ne hale nga mollumi
Tash un kam asistence sociale
Rri shetis neper Zdrale
Porsi mini neper kanale
Se keshtu me ka hije
Me hi borxh veresije
Lum kush eshte krejt i qete
Se veç rrene qenka kjo jete.
NEXHO SHABANI

DEMOKRACI
Djep i endrrave te mia
Ç’mi shprishi vegimet varg
Feksi befas ne kujtese
Apo iku diku larg?

Ah, te mesone eunuket mbreme
Mbollen re, vetetima shkrepen
Ne kete agim qe po agon
Para teje do te stepen.

Mesazhin tend hiç s’ia prishi
Reja qe u zbraz bri teje
Dinjitetit ia zgjat jeten
Gjaku qe me rrjedhe neper deje.

SYTE E MI
Syte e mi
Thelle shikojne
Syte e mi
Diku takojne

Syte e mi
Mbi sy pushojne
Syte e mi
Gjithnje kerkojne

Syte e mi
Veshtron edhe ti
Ne syte e mi
Pozohesh gjithnji

Syte e mi
Dijne te pervelojne
Syte e mi
Dijne te qetesojne

Ne syte e mi
Dielli pushon
Ndaj ke te drejte
Qe ti i dashuron.

PER TREQIND, TRE VETE LUFTOJNE
Mengjes heret, dite vere
Te trokitura pas nje dere
Ne Fushe Firej nis beteja
Nga tre gjokse del rrufeja

Del rrufeja nga tre zemrat
Trima t’tille rritin nenat
Luftojne shqipet per vatan
Per treqin u bene tufan

Brankua ra ku çelin lulet
Jordani Misja nuk perkulet
Porsi mal Perlat Rexhepi
Trupin djege, por pushken shkrepi

Mengjes heret, dite vere
Te trokitura pas nje dere
Pushka – top e atij mengjesi
Zemrat popullit ia ndezi.
GJYSTE LUMAJ

NJË EMËR, NË KUJTIM TË VËNDLINDJES !
-Skicë-
Profesori i nderuar Ahmet Osja, me një tufë lule do të nderonte mikeshën e largët.
Atë ditë kur, ajo po shpallej “Antare nderi e shoqates Dukagjini”, profesori i tha:
- Martin Camaj, tashmë spikat si figurë qendrore në fondin e letrave shqipe, gjithnjë veprat e tij po marrin vlerën që meritojnë. Ai po zë vendin që meriton në panteonin shqiptar. Tek Camaj spikat dashuria; ai gjithnje do të kujtonte atdheun, vëndlindjen e tij, në shkrime, me gjuhen, me doket dhe zakonet, me natyren e mrekullueshme. 
A e dini zonja Erica, se Martin Camaj, ndoshta perveç dashurisë që i lindi per Ju, pati dhe nje arsye me teper që; djali nga Temali i Dukagjinit jetën e lidhi me ty, ju zgjodhi ju si bashkëshorte, ku ju tashme mbani të hapur në Gjermani derën e Camajve.
Është emri juaj “Erica”  është i njejtë me atë të një bime përherë të blertë, me lule të bardha, lajmtare të pranveres, me shumë aromë, një bimë e dashur për bletët, me dru mjaft të përdorshëm nga njerëzit, qe rritet ne vendlindje. Behet fjalë për bimën e shqopës. Erica arborea, është emri latinisht (i përbotshem) i saj shtoi profesori.
Erica Camaj, tashmë jo vetëm gjermane, por dhe një shqiptare e nderuar, bashkeshorte e të ndjerit Martin Camaj, antare nderi e Shoqates Dukagjini, u mrekullua nga ky fakt. Ja pra dhe nje lidhje tjeter me natyrën shqiptare, me Dukagjinin, me Shqiperinë.
Tashmë zonja Camaj, me më shumë dashuri e respekt për njerezit dhe natyren shqiptare, për bimet e saj, ku njerës prej tyre “i mori dhe emrin”
Ing. GJON FIRZA

part03
   
   
     
 

nëkrye

 
 
numrat