part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

DUKAGJINI NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË

Me datën 25 nëntor 2012, dega e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” në Tirane, ne mjediset Muzeumit Nacional, zhvilloi simpoziumin, me teme “Dukagjini në 100 vjetorin e Pavarësisë”. Ne ketë simpozium morën pjese anëtarë të degës, miq nga krahina Nikaj-Merture, simpatizantë të shoqatës dhe djem e vajza dukagjinase, mori pjese shkrimtari Lazer Stani, poeti Ndue Vatnikaj e të tjerë. Nga kryesia e shoqatës, mori pjese kryetari i saj, Ndue Sanaj dhe sekretari Luigj Shyti.
Simpoziumin e drejtoi prof. as. dr, Zef Gjeta.
Pas himnit Nacional, prezantimin e programit e urimin e mirëseardhjes së pjesëmarrësve, e beri prof. Zefi.
Me pas u mbajtën kumtesat:
Veterani Marash Kola, mbajti kumtesën, me teme: “Kontributi i Dukagjinit për Liri e Pavarësi qe i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm”.
Kryetari i degës për Tiranën, mësuesi Zef Bari, mbajti kumtesën, me teme: “Figurat dukagjinas nder vite, kane merita te madhe ne zhvillimin e kulturës, artit, sportit, mjekisë e te tjera fusha te jetës shoqërore te vendit”.


Avokati Pal Marku, mbajti kumtesën, me teme: “Traditat e mira te zonës sonë, baze e identitetit dhe i vlerave tona edhe për te ardhmen”.
Shkrimtari Lazer Stani, mbajti kumtesën, me teme: “Dukagjinasit po integrohen jo vetëm zonat urbane, por dhe ne vende te ndryshme te Evropës dhe ne mbare boten deri ne SHBA e Australinë e largët”.
Ne fund përshëndeti dhe kryetari i shoqatës, Ndue Sanaj, i cili pasi solli arritjet e shoqatës ne ketë jubile te Pavarësisë dhe ne dhjete vjetorin e krijimit te saj, ne baze te vendimit te kryesisë se shoqatës, nderoi me titullin “Mirënjohja” e shoqatës: Degës se Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, për Tiranën, me motivacion: “Për vullnetin e mire, këmbënguljen e vazhdueshme, pjekurinë e madhe dhe ndihmesën e përhershme në ngritjen dhe funksionimin e shoqatës në realizimin e misionit të saj. Në punën e bere në  integrimin më të thellë të komunitetit tonë në jetën e shoqërisë demokratike”; Nike Pali, pas vdekjes, me motivacion: "Veprimtar i palodhur në shërbim të shoqatës, komunitetit dukagjinas dhe gjithë shoqërisë, si qytetar dhe anëtare i shoqatës, në veçanti në detyrën e kryetarit të parë të degës së shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" për Tirane” dhe Gjergj Vocaj, me motivacion: “Për përkushtim te vijueshëm dhe për kontribute financiare qe ka dhënë Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, ne realizimin e misionit te saj”
Për realizimin e kësaj veprimtarie, mundësoi Gjergj Vocaj, të cilin e falënderojmë dhe e urojme të këtë dhe të japi përsëri!

part03