part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

EMIGRANTI SOKOL PRELA

Me datën 16 Maj 2009, ne mjediset e bibliotekës “Marin Barleti”, u be paraqitja e dy librave me poezi “Përtej vetvetes” dhe “Kur shkëputen yjet”, te autorit Sokol Prela, emigrant ne Itali, lindur me 23 Mars 1971, ne fshatin Prekal, te komunës Postribe.
Ne këtë ceremoni morën pjese personalitete  te letrave ne Shkodër dhe ne Malësi te Madhe, te afërme dhe miq te autorit, anëtarë te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”.

vep8

Ne hapjen e ceremonisë, Kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, ne mes te tjerave theksoi:  Te gjithë jemi te gatuar nga e mira dhe nga e keqja, por këtë te fundit duhet ta mundim. Dhe për ta mundur te keqen, duhet ta mundim me dashuri, me pune, me respektimin e secilit për mendime ndryshe, për besime ndryshe, për race ndryshe, për prejardhje ndryshe, për grupe shoqëror ndryshe, e te tjera “ndryshe” te pafund, te cilat janë tregues te një shoqërie te emancipuar, te një shoqërie te hapur qe ne themelin e se cilës janë vlerat e individit.
Për vlerat e këtyre dy librave, dhanë opinionet e tyre: Poeti dhe publicisti Prele Milani, poetja Tone Deda, gazetarja e Radio-Maries Roza Pjetri, Kritiku Kadri Ujka dhe redaktori i librit Luigj Mila.

 

part03