part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

KONFERENCA E IV E SHOQATES “ATDHETARE-DUKAGJINI”

Me datën 28 Mars 2009, ne baze te statutit, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” zhvilloi Konferencën e IV te saj, me rend-dite: a) Analiza e punës se bere ne periudhën 2006-2009 dhe përcaktimi i drejtimeve kryesore te punës se shoqatës ne realizimin e misionit te saj ne te ardhmen, b) Zgjedhja e strukturave te reja drejtuese te shoqatës. Ne konference morën pjese delegate qe përfaqësonin degën e shoqatës Shkodër, Tirane, Kurbin, Lezhe dhe Malësinë e Madhe; anëtarë te degës ne Shkodër. Nderuan Konferencën: Anëtarët e Nderit te Shoqatës: Dramaturgu dhe shkrimtari-Fadil Kraja, Mjeshtri ne pikture-Ndoc Gurashi, shkencëtari Ahmet Osja, Nipi i Piktorit te Madh-Lin Delija-Tomi Delija; Kryetari i shoqatës “Integrimi ne Evrope”- Gjergj Perluca; Kadri Ujka, kritik letrare dhe publicist, Nineta Verbica – piktore e mirënjohur me çmime ndërkombëtare; Tom Ndoka - Drejtori e ekzekutiv i fondacionit për bujqësinë ne Shkodër; Aleksandër Laçaj – Drejtori ekzekutiv i qendrës amerikano-shqiptare për Informacion dhe Bashkëpunim, ne Shkodër; Anëtari e këshillit dhe kryetari i komisionit te kulturës ne këshillin e bashkiak te qytetit Shkodër-Nike KodraNdoc Bjeshka – Presidenti i shoqatës se verbërve “Shpresa Katolike”; Aleks Dushi – koordinator i AFTD- Agjencia për zhvillim e trajnim për zonat rurale,
Arritjen e qëllimit te punimeve te Konferencës e ndihmuan diskutimet e mëposhtme:
1- Gjergj Leqejza,  Zef Bari,  Lazer Kodra,  Ndue Vata,  Lulash Brigja,  Fran Molla,  Dede Toka,  Zef Gjetja,  Mjeshtri Fadil Kraja,  Nike Kodra,  Mjeshtri Ndoc Gurashi dhe Nosh Vuksani.
Me përfundimin e diskutimeve, u miratua materiali i analizës i mbajtur nga Kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj; u miratuan disa ndryshime ne statutin e shoqatës, plani i veprimeve te shoqatës për periudhën 2009-2014 dhe projektbuxheti i realizimit te këtij plani.

kryesia


Zgjedhja e strukturave drejtuese te shoqatës:

a) Kryesia e shoqatës:

1-  Ndue Sanaj, oficer ne pension me gradën Kolonel, rizgjidhet kryetari i shoqatës.
2- Gjergj Leqejza, Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, rizgjidhet N/Kryetari i shoqatës,
3- Luigj Shyti, Drejtori i shkollës 9-vjeçare ne fshatin Rragam, komunën Guri i Zi, rizgjidhet sekretari i shoqatës,
4- Lazer Kodra, poet, rizgjidhet dhe do te vijoje te kryej detyrën e kryeredaktorit te gazetës Dukagjini”,
5- Roza Pjetri, gazetare ne Radio-Maria, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e z/kryeredaktores se gazetës “Dukagjini
6- Ledia Dushi, poete dhe përkthyese, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e kryetares se seksionit për marrëdhënie publike dhe me jashtë,
7- Prele Milani, poet dhe historian, rizgjidhet dhe do te vijoje te kryeje detyrën e kryetarit te seksionit te veprimtarive te shoqatës,
8- Tush Shqau, mësues, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e z/kryetarit te seksionit te veprimtarive te shoqatës,
9- Mehill Perroni, biznesmenë, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e kryetarit te seksionit ekonomik te shoqatës,
10- Gjovalin Kodra, drejtori i rrugëve rurale te Qarkut Shkodër, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e z/kryetarit te seksionit ekonomik te shoqatës,
11- Florinda Ndoja, ekonomiste ne komunën e Rrethinave, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e shefes se financës se shoqatës.

b) Komisioni i kontroll-revizionimit te shoqatës:
1- Pal Lera, ekonomist-inspektor ne drejtorinë e kontrollit te larte te shtetit ne Prefekturën e Qarkut Shkodër, rizgjidhet kryetari i komisionit,
2- Fra Marku, ekonomist, biznesmenë ne Lezhe, rizgjidhet anëtar i komisionit,
3- Mri Kroj, financiere ne komunën e Pultit, zgjidhet për herë te pare anëtare e komisionit.
c) Komisioni i disiplinës se shoqatës:
1- Prele Shytani, N/drejtor ne shkollën 9-vjeçare “Dede Gjon Luli”, ne Hot te Ri, rizgjidhet kryetari i komisionit,
2- Suela Ndoja, psikologe, zgjidhet për here te pare anëtare e komisionit,
3- Karlo Kamsi, inxhinier ne pension, zgjidhet për here te pare anëtarë i komisionit.

 

part03