part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Libri “Dukagjini”, është një pasaporte qe te jep mundësin te ecësh …

Me datën 15 nëntor 2008, ne mjediset e bar – restorant “Blini”, ne Shkodër, si asnjë here tjetër, u bashkuan anëtare te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, dashamire te Dukagjinit, intelektual dhe personalitete te Shkodres dhe Malesise se Madhe, veçanërisht te letrave shqipe, për te zbuluar një “nuse” jo te zakonshme, një studim po te thuash enciklopedik për Dukagjinin dhe dukagjinasit, me autor dukagjinasin – shkrimtar, profesor as. dr. Zef  Gjeta.
Hapjen e kësaj paraqitje, e beri Kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, i cili pasi beri prezantimin e qëllimit dhe te autorit, i dha fjalën: Redaktori i librit, profesor as. dr. Ahmet Osja, Luigj Shyti, sekretari i Shoqatës, historiani dhe poeti, Prele Milani, poeti, Lazer Kodra, Aleks Dushi, ing. Gjon Fierza, pjesëmarrësit i përshëndeti, Nikoll Gjeta, axha i autorit te librit – Zefit. Opinionet u mbyllen me mendimet e Mjeshtrit te Madh, “Anëtarit te Nderit” te Shoqatës, dramaturgut Fadil Kraja dhe me autorin Zef Gjeta, i cili ne fjalën e tij theksoj: falënderoj shoqatën për organizimin e kësaj ceremonie për paraqitjen e librit te tij, pjesëmarrësit, folësit qe dhanë mendime  vlerësuese dhe inkurajuese për një pune te mëtejshme krijuese dhe shkencore. Por, ne te njëjtën kohe ftoje te pranishmeve, qe te bëhen pjese e punës për përgatitje e një enciklopedie për Shkodren tone.
Falënderojmë Nënën Tring dhe vëllai Pjeter Gjeta qe mundësuan realizimin e ceremonisë se paraqitjes se librit “Dukagjini”.

zefi1

 

part03