part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

“NE MES TRADITES DHE TE ARDHMES”

Qendra e Gruas “Hapat e lehte”, ne bashkëpunim me Shoqatën “Atdhetare – Dukagjini”, prej kohesh ka ndërmarrë një sërë iniciativash që ka të bëjnë jo vetëm me promovimin e të drejtave njerëzore, por mbi të gjitha me promovimin e vlerave të qytetarisë.
Në këtë kuadër, të financuar nga projekti i MAE ( Ministero Degli Affari Estero), në lagjen “ Mark Lula” për të dytin vit radhazi, me 22 nëntor 2008, është organizuar  Panairi “Mes Traditës dhe së Ardhmes”. Ky panair fillimisht është konceptuar si një traditë dhe aktivitet që shfaq dhe shpalos vlerat e këtij komuniteti, në fusha të ndryshme siç janë ato artistike, etnografike, artizanale, bujqësore dhe blegtorale.
Vlen për t’u theksuar se për ketë panair, ideja, puna dhe produktet, të gjitha ishin organizuar dhe përgatitur nga gratë që frekuentojnë Qendrën Polivalente “Mark Lula”, pjesë e qendrës së gruas “Hapa të Lehtë”, për mundësi më të mira jetese, punësimi dhe studimi, kanë sjelle me vete vlerat e forta të tyre.
Qendra polivalente “Mark Lula” sot frekuentohet nga gra dhe fëmije me një dëshirë shume të madhe për kontakt, për formim dhe edukim, me një perspektiv në rritje nga dita në ditë. Ishte pikërisht dëshira dhe energjia e madhe e këtyre grave që bëri të mundur realizimin e këtij panairi “Mes traditës dhe së Ardhmes”, të përkrahur fort nga stafi i Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë” dhe të financuar nga MAE. Në këtë panair dhe feste shprehen mesazhet e tyre të bashkëpunimit, integrimit dhe të një të ardhme më pozitive  përfaqësuesja e Qendrës së Gruas znj. Alketa Leskaj, e Bashkisë znj. Juli Cepi dhe e COSPES znj. Maria Teresa Battaglini.
Duke shpresuar që e tashmja sotme të jetë një pike e fortë lidhëse mes së shkuarës, traditës dhe së ardhmes … besojmë se komuniteti i kësaj lagje është në rrugë të mire, ka bërë shume, por ka dhe shumë punë për të bërë … për të arritur standardet që ato i kanë vendosur vetes.

panairi

 

part03