part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Manifestimi  “Zëri i Vëllazërisë – 2017”

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj"  në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare “Dukagjini “, në vijim të  traditës, organizoi Manifestimin tradicional ,”Zëri i Vëllazërisë – 2017”. Ky manifestim u zhvillua me datën 22 prill 2017, në Peje.
Në ora 15: 00 në vijim të veprimtarive, u zhvillua në  teatrin “Istref Begolli”  promovimi  i  librit ”Gjurajt", me autor Ndue Sanaj, Arben Gjuraj dhe Vat Gjoni. 
Fjalën e hapjes e mbajti koordinatori  i Shoqatës “Martin Dreshaj”, Rahman Jashari, i cili i njohu të pranishmit me programin e veprimtarive dhe ftoi studiuesin, poetin dhe kritikun, Anëtarin e Nderit të SHAD, Prend Buzhala.
Në fjalën e tij, zoti Prend Buzhala i beri një analize librit,  duke evidentuar vlerat e librit,  theksoi se,  libri ka vlera të larta për forcimin e vëllazërisë ndërmjet nesh, në të dyja anët e kufirit. Librat nuk kane kufij dhe ato tregojnë, ndoshta më mirë se shumëçka, se ne jemi vërtetë vëllezër. Banoret e Dukagjinit, të Pejës, Gjakovës e të tjerë s’kanë  kufij. Libri nuk i njeh kufinjtë. Një pjesë e konsiderueshme e dokumenteve që përdoren në libër, e bisedave për Gjurajt janë bëre dhe këtu tek ne dhe janë evidentuar në faqet e librit dhe për ketë i falënderojmë autoret.  Më poshtë vuri në dukje vlerat historike dhe etnologjike të librit, të cilat secili lexues mund ta gjeje të shkruar qarte në faqet e librit. Vuri në dukje se libri është shkruar teknikisht dhe sipas teknikave të hartimit të një monografie, me një gjuhë të thjesht  por të sakte. Argumentet, dokumentet dhe faktet, të nxjerra nga një dokumentacion serioz, nga bisedat me banore të fshatit Gjuraj si dhe shumëë banorë të vendeve të ndryshme. Në të gjithë këto bashkëbisedime ndjehet dashuria e madhe për vendin nga ato kane prejardhjen dhe tani kur librin e kanë në dore të jeni të sigurt se do të ndjeheni krenar për ato që janë shkruar. Fjalën e tij e mbylli duke falënderuar autoret dhe ftoi pjesëmarrësit të ndërmarrin nisma të tilla.
Më pas ju dhe fjala z. Aleks Dushi, i cili kishte ndihmuar në përgatitjen e librit si konsulent. Duke folur për librin “Gjurajt”, ai vuri ne dukje se, është e vështirë të flasësh për këso librash, sepse aty autoret na sjellin shpirtin e tyre e s’ bashku me te një fare krenarie që është e lidhur me vendin, me njerëzit e ngjarjet, që kuptohet se për to janë shumë të rëndësishme. Ndjenja kombëtare është e mbrujtur në këto libra sa ato janë gati ta krahasojnë me dëshirën e ndoshta me vete kuptimin e jetës.
Të shkruarit e këtyre monografive kërkon një formim të caktuar kulturor, aftësi historike dhe gjuhësore dhe sigurisht pak nga ajo që njihet me emrin talent për të shkruar.
Në këtë libra gjendet histori, etnografi, gjeografi, sociologji, kulturë dhe shpirti i banorëve, e të tjera, por në mënyre të veçante i kushtojnë rendësi shumë të madhe popullsisë që ka banuar dhe banon në këto zona.  Shikon pemë gjenealogjike të ndërtuara me kujdes, megjithëse duhet theksuar se në asnjërën nuk ndiqet askund linja e femrave. Ndryshe ndodh në jug ku ajo ndiqet me të njëjtin kujdes si e meshkujve.
Më poshtë u ndalua në dy problem, të cilat i quajti unikale në ndërtimin e monografive që ndërtohen në ketë forme ku evidentoi;
-Pjesëmarrjen e madhe në plotësimin dhe hartimin e librit. Kjo gjë është e ndare në dy pjese: -  Banor të fshatit Gjuraj, në 214 faqe, dhe puna e madhe  për të ndjekur ngulmime të fisit Gjuraj kudo ku ato janë dhe sigurisht një pjesë janë nga fshati Gjuraj, ndërsa të tjerët thjesht kane mbiemrin Gjuraj. Udhëtuan në 19 vende të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë të paraqitura në libër me rreth 100 faqe.
Duke e konsideruar veten: “si në mes të pjesëmarrësve në promovimit  e bere në Shkodër“ , ai vlerësoi mësuesit, nxënësit, anëtarët e  “Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe Martin Dreshaj"  dhe qytetar të qytetit Peje, të cilët kishin mbushur sallën e teatrit “Istref Begolli”.
Në fund të veprimtarisë, në emër të autorëve të librit e mori fjalën, zoti Ndue Sanaj. Fillimisht falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në ketë promovim.  Më pas ai i njohu pjesëmarrësit me rrugëtimin e bëre nga autoret për ndërtimin e librit duke falënderuar dhe banoret e Pejës, Deçanit dhe Gjakovës, të cilët kane mbiemrin Gjuraj. Ne, shtoi ai: “kurrë nuk do të harrojmë gatishmërinë dhe mikpritjen e tyre, e cila përveç se respekt ishte dhe shembulli më i mirë që tregonte se ne jemi të një origjine “.
Ne, tani vërtetë jemi në dy anët e një kufiri të çuditshëm, por pothuajse asgjë tjetër s’ka kufi ndërmjet nesh dhe ketë gjë jemi munduar ta tregojmë nëpërmjet faqeve të këtij libri, tha Ai.
Veprimtaria vijoj me lexime nga autore e  anëtarë të shoqatës.
Në fund të kësaj veprimtarie, nga Kryesia e Shoqatës “Martin Dreshaj” u ndanë vlerësime e tituj nderi për veprimtare të saj. Në mes tyre, ju dha titulli “Mirënjohja e Shoqatës Martin Dreshaj” dhe veprimtarit tonë të paharruar,  Anëtarit të Nderit të Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, Zef Lulash Sokolit.
Në ore 1800  u zhvillua një  Manifestimi më këngë e valle në Restorantin ,”Vëllezërit Lukaj" më pjesëmarrës nga Shkodra, Malësia e Madhe, Peja, Istogu, Klina, Skenderaj, e të tjerë.  Grupi kulturor “ Rugova”, me vallen e tyre popullore ftuan të gjithë pjesëmarrësit. Gjate kësaj veprimtarie e morën fjalën, përfaqësues zyrtare dhe anëtar të shoqatave. Në mes tyre foli dhe njeri nga autoret e librit, z. Arben Gjuraj. Ai falënderoi organizatoret dhe të gjithë ato që dhanë mendimet e tyre për librin. Ne, tha Ai, shkruam për një  fshat të vogël, por me një dashuri të madhe, besoj  se ja kemi arritur këtij qëllimi, sepse bashkëpunuam me shume gjurjane brenda dhe jashtë asaj, që e quajmë Shqipëri, dhe kudo gjetëm gjithçka na duhej. Ju tha nëse libri ju ka pëlqyer, kjo gjë na gëzon shumë, por dhe ne presim me shumë gëzim çdo gjë që ju do të na shkruani për vendlindjen tuaj.

Kjo veprimtari u mundësua nga Arben Gjuraj, N/Kryetari i Bashkisë Shkodër

part03