part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Në Qeresh

Me datën 15 korrik 2017, ditë e shtune, në Qeresh, u përkujtua 102 vjetori Qëndresës së Dukagjinit kundër ushtrisë Malazeze, në mujain korrik 1915, në Plan – Gjuraj.
Në ketë përkujtimore morën pjesë banorë të fshatit Plan, Gjuraj, Mgulle, familjare te të renëvedhe të tjerë. Morën pjesë N/ kryetari i Bashksisë së Shkodrës, zoti Arben GJuraj;Administratorii Njësisë Administrative të Pultit, zoti Tome Ndoka; Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, zoti Ndue Sanaj; kryetari i Shoqatës kulturore “Spani”, zoti Mhill Pali, kryetari i Ansamblit “Treva”, zoti Fran Kodra e të tjerë.
Pranë Lapidarit kushtuar të renëve në ketë Qëndresë u vendosen kurora. Nëemër tëfAmiljareve te të renëve, vendosi Kryeplaku i fshatit Plan, zoti Pjeter Rushi; në emër të Bashkisë Shkodër nga zoti Arben GJuraj e Tome Ndoka; në emër të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” nga Ndue Sanaj e Vat Gjoni; në emër të Shoqatës “Spani” nga Mhill Pali e Fran Kodra.
Ceremininë e hapi, Kryetari i Shoqatës Kulturore “Spani”, zoti Mhill Pali. Në emër të Bashkisë përshendeti zoti Arben Gjuraj. Në emër të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, përshendeti Ndue Sanaj.
Ata që pershendeten mbi të gjitha theksuan, se ne sot dhe përherë, në fakt nderojmë veten, se ata e kanë kryer detyren e tyre ndaj bashkësisë, ndaj atdheut, me gjakun e tyre, me jeten e tyre për liri e pavarësi. Detyra e jonëështë, që ti respektojmë këtosakrifica, se duke respektuar gjakun e jeten e tyre, respektojmë veten tone.  Ky respekt, ky nderim duhet të trashëgohet brezave.
Pas vendosjeve të kurorave dhe përshendetjeve të rastit, nga vendasit ishte përgatitë për miqtë një drekë me plotëllojshmëri ushqimore.
Këngëtarët e ansamblit “Treva”, me Kantautorin Fran Kodra, me këngëtairrin e mirëjohur Ndue Shytani dhe me fizarmonike, Ndok Leka, me këngët e tyre krijuan një admosfere festive dhe e mbajtën mjedisin gjallë gjatë gjithe kohës.

Kjo veprimtari përkujtimore u mundësua nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zonja Voltana Ademi, të cilën e falenderojmë përzemërsisht.

part03