part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

15 vjetori i Muzeut Etnografik “Ivezaj”

Me datën 1 maj 2017, Muzeu Etnografik “Ivezaj” , në Lekaj, të  Komunës  Tuz, kishte 15 vjetorin e themelimit të tij. Një pjesëmarrje e madhe, nga Shkodra, Malësia e Madhe në te dy anët e kufirit, gazetar e media, artist, shkrimtar, poet, historian, diplomat, anëtar të Shoqatës Atdhetare “Malësia”, të Shoqatës “Malësia e Madhe – Nderi i Kombit”, nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, dhe veprimtar të fushave të ndryshme.
Nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, ishte një grup, Ndue e Vera Sanaj, Gjergj Leqejza, Prele Shytani, Lazer Kodra, Aleks Dushi, Roza Pjetri, Anton Kosteri, Lulash Brigja e Vuksan Sokoli, Mhill Prroni e Pal Lera.
Një pritje mjaft  me dashamirësi, ashtu siç e ka në tradite malësori, me shumë bujari, me shumë mirëseardhje, që në fillim nga Shtjefen Ivezaj.
Përshëndeti kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj. Me ketë rast ky Muze, Muzeu “Ivezaj”, kryesia e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” e nderoi me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, me motivacion:  "Për vlera të spikatura e të veçanta në gjurmimin dhe koleksionimin e vlerave të kulturës kombëtare popullore në fushën e etnografisë; për vetëdije, përkushtim e frymëzim shembullor për sot dhe brezat e ardhshëm", të cilin e dorëzoj N/kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, zoti Gjergj Leqejza.

 

part03