part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

KONFERENCЁ SHKENCORE

- 100 vjet arsim dhe kulturë nё Dukagjin -

Me datën 14 tetor 2017, për rreth katër ore, nё sallën e konferencave tё rektoratit tё Universitetit tё Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloj punimet Konferenca shkencore, me teme:  “100 vjet arsim dhe kulturë nё Dukagjin” organizuar nga kryesia e Shoqatës “Atdhetare Dukagjini”. Merrnin pjesë shumë tё ftuar nga bashkësia dukagjinas, personalitete tё shkollës dhe kulturës tё Bashkisë Shkodër, Kryetarja e bashkisë Shkodër, zonja  Voltana Ademi, nënkryetari i këshillit tё Qarkut Shkodër,  Maxhid Cungu, pёrfaqёsuesja e Ministrisë sё Kulturës Majlinda Laçej, Drejtori i Drejtorisë sё Arsimit tё qarkut Shkodër Kadri Ymeraj, Rektori i Universitetit tё Shkodrës, Prof. Dr. Adem Bekteshi, i dërguari i Monsinjor Angelo Massafra, Dr. Dom Nik Ukgjini. Ishin tё pranishëm  tё ftuar edhe nga shoqata Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër  ne Peje, zotëri, Ukshin Jashari dhe Frashёr Racaj; nga gjimnazi natyror profesional “Skёndёrbeu” Kaçanik, drejtori i kësaj shkolle, Ibish Vieshi; kryetari i veprimtarisë letrare “Ora e Maleve” Rozhajё, Ali Daci; pёrfaqёsuesi i shoqatës “Mirdita”,  Gjan Bruçi; shoqata “Malësia e Madhe Nderi i Kombit”,  Sytki Ndreca”, shoqata atdhetare “Postripa”, Kadri Fikaj; Shoqata patriotike “Spani”, Mhill Pali; Shoqata “Treva”, Fran Kodra. 
Ishin tё ftuar edhe shumë mësues dhe ish mësues nё vite, nё zonën e Dukagjinit, mësues tё vjetar, punonjës tё kulturës dhe kёngёtar e instrumentist tё folklorit popullor tё zonës, artizan popullor nё fusha tё ndryshme, veprimtarë tё kulturës, shkrimtar dukagjinas dhe për Dukagjinin.
Konferencën e hapi kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj. Pas falënderimeve tё rastit për pjesëmarrësit, filloj punimet konferenca. Sipas programit, u fillua me referatin “100 vjet arsim dhe kulturë nё Dukagjin” paraqitur nga Luigj Shyti, pastaj u kalua nё ligjërimin e trajtesave. Trajtesën, me temë “Reforma arsimore e vitit 1946 dhe roli i konvikteve nё Dukagjin” u mbajt nga z. Prelё Shytani, ajo me temë “Mbi punёn kulturore nё Dukagjin nё vite” u mbajt nga Fran Kodra; “Mbi punën e bёrё dhe rёndёsinё e gazetës “Dukagjini” përgatitur Ndue Sanaj dhe Lazer Kodra; “Mbi përhapjen dhe rolin e arsimit tё mesëm nё Dukagjin”, ёshtё përgatitur nga Zef Fusha; “Puna dhe roli i mësuesve nё përhapjen e kulturës nё fshat”, përgatitur nga Tereze Brigja; “Mbi rolin e klerit katolik nё hapjen e shkollave nё gjuhen shqipe nё Dukagjin dhe vlerën e tyre”,  përgatitur nga Gjyste Shyti;  “Mendime dhe konkluzione rreth studimeve arkeologjike ne Luginën e Shalës”, mbajtur nga arkeologu Zamir Tafilica.
Konferencës i dhanë freski dhe emocione mjaft kujtime tё hollësishme tё ish mësuesve nё vite nё Dukagjin, tё cilët e konsideronin punën dhe jetën nё kёtё krahinë si një universitet tё dytë. Kanë përgatitur dhe paraqitur kujtimet e tyre nga puna dhe jeta nё kёtё zone, Prof. Gjavlin Kolombi, Kadri Ujkaj, Kolё Funiçi, Muhamet Ganjolla, Muhmet Shala, Ndoc Odri, Ndue Vata, Paulin Pero, Ruzhdi Poda, Sebiha Kopliku, Zef Bari..
Krahas materialeve tё paraqitura, nё pushimin midis seancave u vizitua edhe një fotoekspozitë me fotografi tё mbledhura nё vite, e përgatitur sistemuar dhe redaktuar me kujdes nga Aleks Dushi, e cila pati mjaft interes për tё pranishmit.

Për miqtë nga jashtë Shqipёrisё u shtrua një drekë.

part03