part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Ndreke Luca, në pendën e Dr. Luigj Martini

NDREKË LUCA.... Krenari e Dukagjinit që e lindi... Njëra ndêr ikonat e kulturës të qytetit të Shkodrës... Aktori, dramaturgu dhe “Artist i popullit, me vlera kombëtare, sot,me datën 29 tetor 2016, u nderua në tempullin e kulturës, në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, që  në bashkëpunim me Teatrin “Migjeni”, zhvilluan ceremoninë e paraqitjes së librit, të autorit Dr. Luigj Martini, “Monografi - Nrek Luca”.
Një pjesëmarrje elitare, artistë, shkrimtare, kolege, gazetare, miq dhe familjare. Kumtesa, kujtime, falënderime, nderime, lot dhe emocione, të gjitha në një mbrëmje të paharruar. Ketë ceremoni e kishte përgatitur dhe e drejtoi shkëlqyeshëm, Astrit Fani.
Folën: Gjovalin Çuni, Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti; Fadil Kraja, Mjeshtër i Madh; Eduard Grishaj, punonjës i bibliotekës së Muzeut Historik të Shkodrës; Zef Deda, Mjeshtër i Madh; Gjovalin Gjoka, aktor; Agron Dizdari, aktor i mirënjohur i teatrit “Migjeni”.  Dr.Luigj Martini, autori i librit, falënderoi pjesëmarrësit, organizatoret dhe opinionett që u dhanë për te. Falënderoi Kryesine e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, për nderimin që i bën punës së tij.
Me vendim të kryesisë së Shoqatës u ndanë disa tituj nderi për: Artisti Popullit, Ndreke Luca, pas vdekjes, u nderua me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, me motivacion: “Bir i nderuar i Dukagjinit, Artist i Popullit, që jetën, mendjen dhe zemrën ja kushtoi artit dhe kulturës kombëtare. Për realizmin me mjeshtëri të rrallë të dhjetëra karaktereve njerëzore në kinematografi në shqiptare. Emri dhe vepra e tij ja rritin vlerat Shqipёrisё çdo ditë e më shumë”; Artisti  i Popullit, Pjeter Gjoka, pas vdekjes, u nderua me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, me motivacion: “Bir i nderuar i Dukagjinit, Artist i Popullit, qё jetёn, mendjen dhe zemrёn ja kushtoi artit dhe kulturёs kombёtare. Për vlerat e çmuara si regjisor, pedagog dhe përçues i fjalës artistike në skene dhe ekran. Emri dhe vepra e tij ja  rritin vlerat Shqipёrisё çdo ditё e mё shumё”;  Artistja e Popullit, Tinka Kurti , u nderua me titullin “Anëtare Nderi e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, me mti vacion: “Bij e nderuar e Dukagjinit, Artiste e Popullit, Nder i Kombit, qё jetёn, mendjen dhe zemrёn ja kushtoi artit dhe kulturёs kombёtare. Për pasionin, përkushtimin dhe aftësive të shkëlqyera interpretuese në skenat shqiptare”; Autori i librit, Dr. Luigj Martini, u nderua me titullin “Mirënjohja Marti n Camaj”, me motivacion: “Intelektual i përkushtuar në hulumtimin dhe vlerësimin e figurave të veçanta me vlera kombëtare dhe shoqërore”; Piktori Zef Muri, u nderua me titullin “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, me motivacion: “Pasqyrues  i shkëlqyer vlerave të spikatura të lëmit etnografi k të Dukagjinit për mes daltës dhe penelit të tij”
Kryesia e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, në shenjë respekti e mirënjohje, për bashkëpunimin në organizimin e zhvillimin e veprimtarive në fushën e kulturës e të artit, i dhuroj Portreti n e Artistit të Popullit dhe të Anëtarit të Nderit të Shoqatës, Ndreke Luca.

***
Për përgatitjen e zhvillimin e kësaj veprimtarie na mundësinë, Meritan Spahija (Drejtues i Shtëpisë Botuese FIORENTIA), Pal Lera dhe Mark Kulla, të cilët i falënderojmë dhe i urojme me shprehjen popullore “Paçin e dhënçin!”
Në fund, për pjesëmarrësit, nga familja e Artistit të Popullit, Ndreke Luca, në restorant “Peshku” u shtrua një koktej

part03