part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

EKSPOZITA “SHAN PICI-1938”

Një ftesë përcjellë miqve të artit nga ana e organizatorëve, Shoqata “Atdhetare Dukagjini” në bashkëpunim me Fototeken "Marubi", bëri që mjediset e Galerisë së Arteve të Shkodrës, me daten 15 shkurt 2014, të mbushen me pjesëmarrje të gjërë vizitorësh për të ndjekur foto-ekspoziten "Shan Pici-1938". Mes pasionantëve të fotografisë, drejtuesve vendorë e më gjërë, si dhe një përfaqësie të gjërë të familjes së madhe “Pici”, spikatin antarët e shoqatës “Atdhetare Dukagjini”, krenaria e të cilëve qëndron në faktin, se me aparatin e tij fotografik, autori i kësaj ekspozite ka pasur në fokus historinë, traditen dhe mrekullitë turistike të zonës së Dukagjinit, dhe në përgjithësi të alpeve veriore Në ekspozitën në fjalë, por edhe në albumin fotografik të përgatitur enkas për këtë qëlim, rreth 90-të përëqind e tyre janë me pamje nga Dukagjini, pastaj nga Tropoja, Puka, por edhe nga Shkodra. Kanë qënë pikërisht këto foto me subjekt natyrën e Alpeve Shqiptare në vitet 30-të të shekullit të kaluar, me të cilat tregoi vlerat profesionale dhe artistike, duke e bërë Picin shumë të njohur në opinion nacional dhe atë ndërnacional.
Ne bijtë dhe pasardhësit e atyre banorëve që paraqiten aty, duhet, dhe i jemi mirënjohës të nderuarit Shan Pici dhe gjithë atyre që e nxiten dhe e mbështeten, ndër të cilët, në mos kryesori, ishte biri i Dukagjinit, poeti, themeluesi i tregimit modern shqiptar, romancieri, përkthyesi dhe publicisti, Ernest Koliqi, që pasqyrohet edhe në faqet e albumit”, thotë sekretari i shoqatës “Atdhetare Dukagjini”, Luigj Shyti. Me këtë rast, Shyti, kërkon, që: “...  në emer të shoqatës që ai përfaqëson, të shprehë gjithë respektin dhe mirënjohjen e të gjithë dukagjinasve, për fotografin e nderuar Shan Pici, por edhe për Fototeken “Marubi”, stafin e saj dhe veçanarisht të drejtorit të saj, Luçjan Bedeni, për punen që po bëjnë në ruajtjen dhe publikimin e vlerave të tilla që i bëjnë nder gjithë nacionalitetit tonë”.

Natyrshëm, krahas vlerësimeve dhe konsideratave maksimale në adresë të Shan Picit, për atë që me artin e tij fotografik ka përjetësuar një pjesë të mirë të historisë së atyre viteve për Dukagjinin dhe dukagjinasit, kryetari i shoqates “Atdhetare Dukagjini”, Ndue Sanaj, pati kënaqësinë t’i dorëzonte dy djemve Shan Picit, Nikolinit dhe Pjerinit, titullin “Mirënjohje e Shoqates Atdhetare-Dukagjini”(pas vdekjes) për fotografin, Shan Pici, me këtë motivacion, “Për hulumtimin dhe pasqyrimin e vlerave kulturore, artistike, historike e turistike të Dukagjinit në vitin 1938, të pasqyruara në albumin “Shan Pici 1938”.” Gjithashtu, titulli “Mirenjohja e Shoqates “Atdhetare-Dukagjini”, ju dha dhe Fototekes “Marubi”,  me motivacion: “Për punën e  bere në ruajtjen dhe publikimin e vlerave të jashtëzakonshme që mbart e veçanërisht në botimin e albumit “Shan Pici-1938”, në botimin e kalendarit për vitin 2014, në hapjen e fotoekspozitës, që pasqyrojnë jetën në Dukagjin, në vitin 1938”, i cili ju dorëzuar Drejtorit te Fototekes “Marubi”, Drejtorit te saj, Luçian Bedeni. Në prononcimin e tij për ATSH-në, kreu i Shoqatës “Atdhetare Dukagjini”, Sanaj, tha se shoqata që ai drejton prej disa vitesh, është mjaft aktive në organizimin e aktiviteteve kulturore-artistike, në objektivin e së cilës është promovimi i vlerave historike e turistike të zonës së  Dukagjinit, që në këtë rajon janë me të vërtetë tipike për vendin tonë.

part03