part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Kronike nga takimi ne Peje, me teme: “Te ndare e te pambrojtur”

Takimi u zhvillua ne qytetin e Pejes, me daten 5 gusht 2010.
Tryeza e takimit u organizua nga shoqata e Miqesise Kosove-Maesi e Madhe “Martin Dreshaj”. Ne te moren pjese: Shoqata “Martin Dreshaj” me deget e saj: Ne Mal te Zi, ne Kosven Lindore, ne Rrafshin e Dukagjinit, ne Maqedoni, Levizja “Vetevendosja”, shoqata “Integrimi” dhe “Atdhetare-Dukagjini”, e cila perfaqesohej nga kryetari i saj, Ndue Sanaj. Pjesemarresit u priten ne mjediset e hotel “Dukagjini”, ndersa takimi u zhvillua ne mjediset e Asamblesë Komunale të Pejës- Qendra e qytetit.

01

02

03

Takimi u ndal ne këto probleme:
- U bën përpjekje për te njohur dhe për te sensibilizuar opinionin lidhur me gjendjen reale ne Malësi dhe trevat e tjera te administruara nga shteti i Malit te Zi, shteti i Serbisë për Kosovën Lindore dhe te trojeve te tjera shqiptare.
- Te njihet përpjekjet e qeverise se Republikës se Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë për të kërkuar ne Republikën e Malit te Zi, te Serbisë, te Maqedonisë dhe te Greqisë plotësimin e te drejtave te shqiptareve ne këto Republika sipas kërkesave te se Drejtës Ndërkombëtare te Drejtave te Njeriut.
- Ne fund te takimit u duel me nje rezolute, ne adrese te institucioneve shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, për ti njohur me shqetësimin e pjesëmarrësve ne këtë tryeze dhe me kërkesë ndaj tyre, qe ato te merren me seriozisht me shtetet fqinje për te plotësuar  me mire te drejtat e shqiptareve ne këto vende sipas kartës se te Drejtave te Njeriut.
Pas këtij takimi, bëmë nje takim me Kryetarin e komunës se Deçanit, zotëri Selmani, i cili na njohu me historinë e Komunës, gjendjen dhe perspektiven e saj.
Ky takim u mbyll, me urimin e realizimit e tryezave te tjera ne te ardhmen.

Mundesoi pjesemarrjen e perfaqesuesve te shoqates "Atdhetare-Dukagjini", biznesmeni Nikolin Dedvukaj

part03