part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” domosdoshmëri e kohës për komunitetin dukagjinas

Me datën 11 qershor 2011, ne mjediset e Shtëpisë se Ushtarakeve, u zhvillua Mbledhjen e Përgjithshme te Anëtarësisë se Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, me rend-dite: Paraqitja e realizimeve te Shoqatës, ne periudhën 2003-2011 dhe përcaktimi i drejtimeve kryesore te punës se Shoqatës ne realizimin e misionit ne te ardhmen, si dhe diskutimi dhe miratimi i disa ndryshimeve ne statutin e Shoqatë”.
Ne mbledhje morën pjese anëtarë te shoqatës se degës ne Shkodër,  Tirane,  Kurbin,  Lezhe dhe ne Malësi e Madhe; Anëtari i Nderit i shoqatës, mjeshtri Ahmet Osja dhe Ndoc Gurashi; kryetari i Shoqatës “Integrimi ne Evrope”, Gjergj Perluca; Kritiku Kadri Ujka; Kryetari i  Shoqatës kulturore “Spani”, Mhill Pali; Shoqatës te Zhvillimit te Zonave Malore, Alfred Hanxhari; anëtarë te Këshillit te Bashkise se qytetit Shkodër, Mhill Prroni e Nike Kodra; Sekretari i Komisionit për Drejtësi e Paqe, Luigj Mila; kryetari i Forumit Intelektual ne Shkodër, Gëzim Uruçi, e te ftuar te tjerë.
Sekretari i Shoqatës, Luigj Shyti, pasi beri prezantimin e Mbledhjes, rendin e ditës, ju uroj pjesëmarrësve, mire se ardhjen dhe cilësoj normat e punimeve te Mbledhjes se Përgjithshme, i dha fjalën Kryetarit te Shoqatës, Ndue Sanaj, i cili mbajti materialin ne emër te Kryesisë se Shoqatës.


Ne këtë periudhe janë realizuar 219 veprimtari, me 27 veprimtari mesatarisht ne nje vit. Veprimtaritë kryesore janë: Përgatitja dhe zhvillimi i 6 simpoziumeve shkencore dhe nje seminari shkencor; nxjerrja e 90 numrave te gazetës “Dukagjini”; studimi i vepres se tyre dhe arritja e nderimit te personaliteteve kryesore te Dukagjinit: Mehmet Shpendi, dekoruar me “Medaljen e Arte te Shqiponjës”; Piktori Lin Delija dhe albanologu Martin Camaj, me urdhrin “Nderi i Kombit”; Albanologu Martin Camaj, Kole Prela, Artisti i Popullit Pjeter Gjoka, Kompozitori Gac Çuni, me titullin “Qytetar Nderi” qytetit Shkodër; futbollistin e madh, Dode Tahiri, me titullin “Mirënjohja” e qytetit Shkodër; nje bashkëpunim te shkëlqyer me shoqata analoge ne Kosove, si me “Martin Dreshaj” me qendër ne Peje, me te cilën kemi zhvilluar 5 veprimtari te ndryshme; përgatitë dhe dhenë katër koncerte folklorike ne Teatrin “Migjeni”; paraqitja e 44 librave te autoreve dukagjinas, e shume e shume te tjera. Kemi pasur nje korrespodence te pasur me mjaft institucione dhe struktura te shtetit Shqiptar dhe deri me Atin e Shenjte, Papa Benidktin XVI.
Ne realizimin e gjithë te këtyre veprimtarive ne funksion te realizimit te misionit te Shoqatës, është përkrahja dhe opinioni i shëndoshtë te qytetarisë shkodrane, është përkrahja e intelektualeve te qytetit tone, është përkrahja e medieve lokale, është përkrahja e strukturave lokale te qytetit Shkodër dhe deri ato qendrore, nder te cilat me lejoni te veçoje: Akademinë e Shkencave dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike ne Tirane; Bibliotekën “Marin Barleti”, Këshillin e Bashkise se qytetit tone, komunën e Pultit, te Shllakut dhe te Temalit; Qendrën e kërkimeve shkencore-albanologjike dhe Departamentin e Letërsisë e Gjuhësisë ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”; Komisionin për Drejtësi dhe Paqe me qendër ne Shkodër; Organizatën e gruas “Hapat e Lehte”; Shoqatën “Integrimi ne Evrope”; MADA-n, Bar-Restorant “Tradita G&T”, Shtëpinë e Ushtarakeve Shkodër dhe shume organizata dhe struktura te tjera, kontributi i te cilave na ka frymëzuar për te ecur me te sigurte ne realizimin e misionit tone. Nje falënderim te veçante meritojnë edhe drejtuesit e këtyre institucioneve: Bardhyl Lohja, Tomorr Osmani, Ledri Kurti, Ardian Marashi, Gjovalin Çuni, Luigj Mila, Alketa Kabashi, Gjergj Perluca, Gjon Gilaj, Alfred Hanxhari, Tonin Gjonpali e te tjerë e te tjerë dhe ju premtojmë se nuk ka për te munguar vijimi i bashkëpunimit tone dhe ne te ardhmen, me siguri ne nivele me te larta se deri tani.
E gjithë kjo veprimtari nuk do te ishte realizuar pa mbështetjen financiare te biznesmenëve dukagjinas ne Shkodër, ne Tirane dhe deri ne SHBA. Nga Financuesit e realizimit te veprimeve te shoqatës janë arkëtuar 3 902 474 leke, me te cilat janë mbuluar 86 % e shpenzimeve te gjithë veprimtarisë se shoqatës. Ata janë te shumte, rreth 91 te tille qe kane kontribuar financiarisht. Te gjithë i falënderojmë, me urimin popullore: Paçin faqen e bardhe, paçin e dhënçin! Por me lejoni qe nder ta te veçojmë: Ndue Ftoni, shqiptarin dukagjinas, biznesmen ne Miçigan te SHBA; Gjergj Leqejzen, Mhill Prroni, Sokol Cubin, Pal Gjolaj, Gjergj Vocaj, SIGMA, MTRKS, INSIG-u, Pal Lera,  e shume e shume te tjerë, te cilët kane mbajtur peshën e kryesore te financimeve.
Nje falënderim i veçante duhet dhenë për komunën e Pultit dhe te Shllakut, te cilët  kane kontribuar duke mbuluar gjithë shpenzimet për kancelarinë e nevojshme te shoqatës, dhe qe drejtohen nga Sokol Cubi dhe Hile Kodra.
***
Ne ketë Mbledhje diskutuan: Lazer Kodra, Zef Bari, Fran Molla, Dede Marashi, Kadri Ujka, Mhill Pali, Gjergj Leqejza, Zef Fusha dhe Mjeshtri Ahmet Osja, te cilët miratuan materialin e paraqitur ne emër te kryesisë, nga Ndue Sanaj, për punën qe është bere ne periudhën 2003-2011. Gjithashtu, theksuan se puna e bere deri tani vërteton se, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” është domosdoshmëri e kohës për komunitetin dukagjinas dhe me gjere. Ajo duhet te ekzistoje, duhet eci më me ritëm dhe duhet te mbështetet me fuqishëm nga biznesmenët dukagjinas.
Mbledhja e Përgjithshme, miratoj dhe dy komisione te përkohshme, mbi bazën e shqetësimeve qe paraqiti anëtari i Shoqatës, Zef Fusha, te cilat janë:
a) Komisioni për marrjen e masave për hipotekimin e pronave te dukagjinasve ne bashkëpunim me kryetaret e komunave te Dukagjinit (Shale, Shosh, Pult, Temal dhe Shllak), i kryesuar nga anëtari i Shoqatës, Zef Fusha.
b) Komisioni për njohjen e gjendjes arsimore te dukagjinasve dhe sensibilizimi i saj, me qellim qe fëmijët dukagjinas te shkojnë ne shkolle rregullisht dhe te ndalin gjendja e keqe qe po shkon drejt analfabetizmit, i kryesuar nga  kryetari i komisionit te disiplinës ne Shoqate, Prele Shytani.
Ne fund te kësaj mbledhjeje, u shpërndan dhe disa tituj “Mirënjohja” te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, për kontributin qe kane dhenë ne realizmin e misionit te Shoqatës, si: Gjergj Leqejza (kompaninë Ma.di.sh-shpk), Mhill Prroni, Ndue Ftoni, Pal Gjolaj, Pal Lera, Gjergj Vocaj, Sokol Cubi, Zef Gjeta, Lazer Kodra, Roza Pjetri, Ndue Shytani, Fran Kodra dhe komuna e Shllakut.
***
Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, bën përpjekje, qe kurdoherë te bëje gjene e duhur për interesat e komunitetit dukagjinas dhe te komunitetit ku jetojmë dhe punojmë; bën përpjekje te respektojmë te gjithë dukagjinasit kudo qe jetojnë, kudo qe kane ngritur çerdhen e tyre familjare, si qytetar te barabarte ne liritë dhe ne te drejtat e tyre; bën përpjekje dhe jeton duke u munduar te ndryshoje për mire, te ndryshojë për mire Dukagjinin dhe dukagjinasit ne baze normave te demokracisë. Prandaj, mirënjohje dhe respekt për te gjithë ata qe e kane mbështetur Shoqatën ne këto 8-9 vjet jete dhe pune te saj dhe qe vijojnë ta mbështesin edhe ne te ardhmen. Dhe, nga ky forum, forumi me i larte i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, i bëhet thirrje te gjithë dukagjinasve, intelektualeve dhe biznesmenëve, te rinjve e te rejave, kudo qe janë te afrohen e te behën pjese e kësaj shoqate, se jo vetëm do te gjeni vetveten, por mbi te gjitha do te jeni pjese e atyre kontributeve te rëndësishme dhe te lavdishme për Dukagjinin tone te shtrenjte, qe brezat e ardhshëm do t’u jene mirënjohës.
***

Për realizmin e kësaj Mbledhje mundësuan Ndue Shurlaj, Gjergj Vocaj dhe Sokol Cubi.

 

    gjatë vitit 2009
box  
box2  
box3  
box4  
box5  
box6  
box7  
vep8  
vep11  
vep9   Të gëzojmë së bashku
     
    gjatë vitit 2010
vep11   Paraqitja e librit "Pengu i Diellit", me autor F.Kraja
vep11   Kur moshës i bëhet sfidë - &5-vjetori i Vasfi Dukës
vep11   Pjetër Gjoka - Qytetar Nderi i Shkodrës
vep11   Manifestimi "Zëri i vëllezërimit - 2010" - Kosovë
vep11   Paraqitja e librit "Vikamat e heshtjes"
vep11   Nga vizita në Rumani
vep11   Ceremoni përkujtimorepër piktorin Lin delia
vep11   Njoftim
vep11   Kronikë nga vizita e Presidentit Topi në Theth
vep11  

Konferencë shkencore: Martin Camaj

vep11   Pejë: Të ndarë e të pambrojtur
vep11   Camaj, në fokusin e konferencës, Tiranë
vep11   Martin Camaj, nderi i kombit
vep11   Gjakmarrja, realitet apo retorikë
     
    gjatë vitit 2011
vep11   Respekt për Gjovalin Likën, deputetin e zonës së Dukagjinit
vep11   Promovimi i dy botimeve te anëtarit te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Engjëll Gazhdaj
vep11   Shoqata "Dukagjini" pjesëmarrëse në "Zëri i vllazërimit" - 2011
vep11   Aty ku kujtesa takohej me dhimbjen
vep11   Shoqata "Dukagjini", domosdoshmëni për komunitetin dukagjinas
     
    gjatë vitit 2012
vep11   Festa e numrit 100 të gazetës "Dukagjini"
vep11   Manifestimi "Zëri i vllazërimit - 2012"
vep11   Ekskursion nëthellësitë e shpellës së Çokut
vep11   Gjakmarrja - plagë ende e pambyllur
vep11   Monografia "Shoshi"
vep11   "Shtatë shalianët"
vep11   Dukagjini në 100-vjetorin e Pavarësisë
vep11   100 vjet Pavarësi, 100 vite drejt së ardhmes
     
    gjatë vitit 2013
vep11   Prezantimi i librit "Atentati që tronditi dy shtete"
vep11   Bashkë mund të bëjmë më shumë
vep11   Biznesmeni shqiptari-amerikan Ndue Ftoni, "Nderi i Shqoqatës Atfhetare Dukagjini"
vep11   Dodë Tahiri, kreshniku i portës shqiptare
vep11   Prezantimi i librit "Mjegull" i poetit Lazër Kodra
vep11   Shoqata Atdhetare Dukagjini në 10-vjetorin e saj
vep11   Konferenca V e shoqatës
vep11   10-vjetori i lumnimit të Nënë Terezës
vep11   Veprimtari për Martin Camën
vep11   "Mirënjohje" për Luigj Shalën dhe Ismail Bekën
     
    gjatë vitit 2014
vep11   Ekspozita "Shan Pici - 1938"
vep11   Manifestimi tradicional "Zeri i Vëllazërisë - 2014"
vep11   Një muze etnografik në Tuz - i veçantë në të gjitha hapësirat shqiptare
vep11   Misteret e një Kreshte
     
    gjatë vitit 2015
vep11   Dukagjini - rrugëtim në gjenezë
vep11   I paharrueshëm gjaku i të rënëve në luftën për liri
vep11   Paraqitja e romanit "Guxo...", të autorit Fadik Kraja
vep11   Në 15-vjetorin e themelimit të Shoq. "M.Dreshaj"
vep11   90-vjetori i Martin Camajt
vep11   Mehmet Shpendi në piedestalin historik
vep11   Në Kosovë...
     
    gjatë vitit 2016
vep11   Një traditë kulturore
vep11   Paraqitja e librit "Gjurajt"
vep11   Ndrekë Luca në pendën e dr. Luigj Martinit
vep11   Dy takime dhe shumë kujtime
 

nekrye

part03