part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, pjesëmarrëse ne Manifestimin “Zëri i Vëllazërimit - 2011”

Me datën 16-17 prill 2011, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” ishte pjesëmarrëse ne Manifestimin “Zëri i Vëllazërimit-2011”, ne Kosove e përfaqësuar nga nje grup prej 28 vete, ne kuadrin e 100 vjetorit te fillimit te kryengritjes antiosmane te Malësisë se Madhe dhe 100 vjetorit te ngritjes se Flamurit te Gjergj Kastriotit ne Deçiç. Grupi përbëhej: Prej 6 këngëtaresh (Ndue Shytani, Petrit Gjini, Pëllumb Vrinca, Bardhok Prebibaj, Gëzim Zefi dhe Agostin Preka); 5 vajza dhe 6 djem valltare me ne krye koreografin Aldo Nika, si dhe Ndue Sanaj, Roza Pjetri, Lazer Kodra, Prele Shytani, Hana Rrgalla, Aleks Dushi, Luigj Ujka,  dhe shoferet, Sokol Mirakaj dhe Vullnet Dushaj
Manifestimi, me datën 16 prill 2011, u zhvilluan ne Prizrenin e Historisë dhe ne Deçan; ndërsa me datën 17 prill 2011, u zhvillua ne Istoge.
Pjesëmarrësit e Manifestimit u bashkuan ne qytetin e Prizrenit, te cilët përfaqësonin po te thuash te grithe hapësirën etnike Shqiptare, si: Shoqata “Atdhetare-Dukagjini" - Shkodër, Ansambli "Shpëtimi"- Medvegje e Kosovës Lindore, Ansambli "Visaret e Kërrabës" - Bashkia e Tiranes, Ansambli "Majat e Karafilave" nga Plava e Gucia, Ansambli "Selman Kadria" nga Istogu, Ansambli Autokton "Rugova", Ansambli "Dervish Shaqa" nga Deçani, Grupi i valleve "Flutura" nga Gjilani, Dueti i njohur Hane dhe Kole Nikprelaj, rapsodi i njohur Mhill Krasniqi dhe Grupi Bijtë e Marash Krasniqit.
Ne Prizren, takimi u be ne hapësirën e shtëpisë se Lidhjes se Prizrenit. Uroj mirëseardhjen Kryetari i Këshillit te komunës se Prizrenit, Nijazi Krasniqi. Pastaj bëmë nje vizite ne varrezat e dëshmorëve te atdheut, ne Gllogjan. Aty, manifestuesit u priten nga përgjegjësi i muzeumin, luftëtari i UÇK-se Xhafer Sejfijaj, i cili i njohu pjesëmarrësit mbi jetën e dëshmorëve dhe mbi ngritjen e muzeumin ne hapësirën e këtyre varreve, e cila ishte nje ndërtesë katër kate, qe simbolizonte qëndresën për liri, vendosem lule mbi varrin e gjeneral Shkëlzen Harajdini, u mbajtën fjale te rastit, erdhi dhe vëllai i tij, Avdyl Harajdinaj, i cili dhe ky ishte i graduar me gradën e gjeneralit dhe përfunduam me vizitën qe bëmë neper varreza.
Ne pasditen e kësaj date shkuam për te dhenë nje shfaqje para banoreve te Deçanit, ne ndërtesën e kuvendit komunal. Këtu, pjesëmarrësit i priti Kryetari i Komunës se Deçanit, Rasim Selmanaj. Ne emër te komunës, uroj mirëseardhjen luftëtari dhe drejtuesi i UÇK-se, me vone ne TMK-ves, poeti Ali Geci.
Ne ditën e dyte, rreth orës 10. 00, filloi parakalimi ne qytetin e Istogut, vendosja e luleve ne memorialin e dëshmorëve te kombit, i cili u mbyll me nje valle te interpretuar ne mënyrë te shkëlqyer nga grupi i valleve “Rugova”. Ne orën 12. 00 filloi koncerti ne pallatin e kulturës se qytetit. Mirëseardhjen na uroj kryetari i komunës Haki Rugova.
Kryetarit te Komunës se Prizrenit, te Deçanit dhe Istogut, ju dorëzua “Logu” i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjinit”, me motivacioni e përgjithshëm: Për kontributin e dhenë ne mbështetje te shoqërisë civile ne vite, shoqëri e cila ka pasur dhe ka për mision integrimin nacional ne te gjitha fushat përbërëse te saj, ne veçanti ne fushën e traditës artistike dhe kulturore, që është baze e rëndësishme e këtij bashkimi”.
Ne këtë manifestime, përfaqësuesit e Shoqates, ne përgjithësi u paraqitem me këtë repertor:
Ndue Shytanin dhe grupi i burrave me këngën “Zana Vajton”; Petrit Gjini, me këngën “Jam krenar se jam malësore”; Pellumb Vrica, me “putpuri tropojane” dhe këngën “Dy jetimet”; Bardhok Prebibaj, me këngën “N’ bjeshke te Shalës”; Agostin Preka me këngën “Dola ne bjeshke”; vallja “Cep e ne cep”.
Manifestimi përfundoj me mjaft sukses, i cili u udhëhoq me shume dinjitet nga organizatori i këtij Manifestimi, Kryetari i shoqatës “Martin Dreshaj”, Ukshin Jashari, duke pasur nje bashkëpunim te shkëlqyer me pushtetin vendor te qytetit Prizren, Deçan dhe Istog. Manifestimi u drejtua me mjaft kompetence nga koordinatori i Shoqatës se Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, Rrahman Jashari.
Te gjithë përfaqësuesit e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” ishin te mrekullueshëm, si: Ndoja, Petriti, Bardhoku, Pëllumbi, Agostini dhe grupi i valleve me ne krye Aldon. Jo vetëm qe repertori i tyre ishte i mrekullueshëm, por dhe mbajtën nje qëndrim dinjitoz duke treguar kulture ne çdo marrëdhënie me grupet e tjera pjesëmarrës dhe me banore te qyteteve qe u zhvillua manifestimi. Mbi te gjitha, e mrekullueshme ishte interpretimi i këngës “Zana Vajton” e kënduar nga këngëtari i mirënjohur Ndue Shytani, i shoqëruar nga këngëtaret e mrekullueshëm Bardhoku, Petriti dhe Pëllumbi, si dhe e shoqëruar ne nje interpretim te shkëlqyer nga grupi i valleve.

Arritjet ne ketë manifestim i dedikohen punës se palodhur, kryetares se seksionit te kulturës dhe artit, Rozës; i dedikohet përpjekjeve te pakursyera te kryetarit te seksionit ekonomik, Mhillit, dhe zëvendësit te tij Gjovalinit, te cilët se bashku me dashamiret e përhershme te shoqatës, si: Ndue Ftoni, Sokol Cubi, Parid Gjeka, Keti Bazhdari e Gjovalin Kodra, bene te mundur te sigurojnë mundësitë financiare për te përballuar shpenzimet e pjesëmarrjes ne këtë Manifestim.

 

    gjatë vitit 2009
box  
box2  
box3  
box4  
box5  
box6  
box7  
vep8  
vep11  
vep9   Të gëzojmë së bashku
     
    gjatë vitit 2010
vep11   Paraqitja e librit "Pengu i Diellit", me autor F.Kraja
vep11   Kur moshës i bëhet sfidë - &5-vjetori i Vasfi Dukës
vep11   Pjetër Gjoka - Qytetar Nderi i Shkodrës
vep11   Manifestimi "Zëri i vëllezërimit - 2010" - Kosovë
vep11   Paraqitja e librit "Vikamat e heshtjes"
vep11   Nga vizita në Rumani
vep11   Ceremoni përkujtimorepër piktorin Lin delia
vep11   Njoftim
vep11   Kronikë nga vizita e Presidentit Topi në Theth
vep11  

Konferencë shkencore: Martin Camaj

vep11   Pejë: Të ndarë e të pambrojtur
vep11   Camaj, në fokusin e konferencës, Tiranë
vep11   Martin Camaj, nderi i kombit
vep11   Gjakmarrja, realitet apo retorikë
     
    gjatë vitit 2011
vep11   Respekt për Gjovalin Likën, deputetin e zonës së Dukagjinit
vep11   Promovimi i dy botimeve te anëtarit te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Engjëll Gazhdaj
vep11   Shoqata "Dukagjini" pjesëmarrëse në "Zëri i vllazërimit" - 2011
vep11   Aty ku kujtesa takohej me dhimbjen
vep11   Shoqata "Dukagjini", domosdoshmëni për komunitetin dukagjinas
     
    gjatë vitit 2012
vep11   Festa e numrit 100 të gazetës "Dukagjini"
vep11   Manifestimi "Zëri i vllazërimit - 2012"
vep11   Ekskursion nëthellësitë e shpellës së Çokut
vep11   Gjakmarrja - plagë ende e pambyllur
vep11   Monografia "Shoshi"
vep11   "Shtatë shalianët"
vep11   Dukagjini në 100-vjetorin e Pavarësisë
vep11   100 vjet Pavarësi, 100 vite drejt së ardhmes
     
    gjatë vitit 2013
vep11   Prezantimi i librit "Atentati që tronditi dy shtete"
vep11   Bashkë mund të bëjmë më shumë
vep11   Biznesmeni shqiptari-amerikan Ndue Ftoni, "Nderi i Shqoqatës Atfhetare Dukagjini"
vep11   Dodë Tahiri, kreshniku i portës shqiptare
vep11   Prezantimi i librit "Mjegull" i poetit Lazër Kodra
vep11   Shoqata Atdhetare Dukagjini në 10-vjetorin e saj
vep11   Konferenca V e shoqatës
vep11   10-vjetori i lumnimit të Nënë Terezës
vep11   Veprimtari për Martin Camën
vep11   "Mirënjohje" për Luigj Shalën dhe Ismail Bekën
     
    gjatë vitit 2014
vep11   Ekspozita "Shan Pici - 1938"
vep11   Manifestimi tradicional "Zeri i Vëllazërisë - 2014"
vep11   Një muze etnografik në Tuz - i veçantë në të gjitha hapësirat shqiptare
vep11   Misteret e një Kreshte
     
    gjatë vitit 2015
vep11   Dukagjini - rrugëtim në gjenezë
vep11   I paharrueshëm gjaku i të rënëve në luftën për liri
vep11   Paraqitja e romanit "Guxo...", të autorit Fadik Kraja
vep11   Në 15-vjetorin e themelimit të Shoq. "M.Dreshaj"
vep11   90-vjetori i Martin Camajt
vep11   Mehmet Shpendi në piedestalin historik
vep11   Në Kosovë...
     
    gjatë vitit 2016
vep11   Një traditë kulturore
vep11   Paraqitja e librit "Gjurajt"
vep11   Ndrekë Luca në pendën e dr. Luigj Martinit
vep11   Dy takime dhe shumë kujtime
 

nekrye

part03