part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Paraqitja e romanit “PENGU I DIELLIT”, me autor Fadil Kraja (2 foto)

Me datën 23 janar 2010, ne bar “Tullat kuqe” u be paraqitja e romanit “Pengu i Diellit”, me autor Mjeshtrin Fadil Kraja.
Kjo ceremoni u organizua nga kryesia e shoqatës, me ide te Aleks Dushi dhe u drejtua nga aktorja e Teatrit “Migjeni”, Merita Smaja se bashku me lexuesen Laura Plishta, nxënëse e shkollës se mesme “28 Nëntori”.

fadili

Dhanë opinione për romanin: poeti Lazer Kodra, shkrimtari Skënder Temali, studiuesi dhe publicisti Luigj Shyti, Riza Spahija, Aleks Dushi, Ndue Sanaj, Zija Dibra, Syka Çarku dhe poeti Prele Milani.
Ne fund, Mjeshtri Fadil Kraja mori fjalën dhe ne mes te tjerave, falënderoi te pranishmit, opnionistet dhe organizatoret e kësaj ceremonie, Kryesine e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, ne mënyrë te veçante për vlerësimin e veprës se tij, romanin “Pengu i Diellit”.
Me këtë rast, u anëtarësuan tre rinj ne shoqatën “Atdhetare-Dukagjini”: Juristia Klodiana Shytani, studenti i vitit te IV për gjuhe-letërsi ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Ndoj Mehilli dhe nxënësja e vitit IV te gjimnazit “28 Nëntori”, Laura Plishta, nga Mjeshtri Fadil Kraja, ju dorëzua Karte anëtarësie.
Autorit te romanit “Pengu i Diellit”, Mjeshtrit Fadil Kraja i urojme jete te gjate dhe mundësi për krijimtari te tjera, për te na bashkuar përsëri dhe përsëri për ti dhenë urime te tjera e te tjera ne vijimësi te krijimtarisë se tij.
Urojme dukagjinasin shqiptaro-amerikane ne Miçigan, zotin Ndue Ftoni dhe anëtarin e kryesisë zotin Prele Milani, për financimin e kësaj ceremonie. Qofshin faqebardhe.

part03